glasgow Archives - Albeu.com

Anija e dytë e lundrimit me refugjatë ukrainas mbërrin në Glasgow
Më shumë se 15,000 njerëz kanë udhëtuar nga Ukraina në Skoci që nga fillimi i luftës, dhe tani ukrainasit e zhvendosur do të mund të jetojnë në një anije lundrimi, MS Ambition, e cila mbërriti në Glasgow të enjten.

Anija e dytë do t’i bashkohet MS Victoria, e cila është ankoruar në Edinburg që nga korriku, si strehim i përkohshëm për refugjatët ukrainas.

MS Ambition, i ankoruar në lumin Clyde, mund të mbajë 1750 njerëz.

Ata që janë në bord do të kenë akses në restorante, ambiente për lojëra për fëmijë, dyqane, pastrim dhe hapësira komunale, dhe anija do të ankorohet në çdo orë me banorët në gjendje të vijnë dhe të shkojnë sipas dëshirës./albeu.com

The post Anija e dytë e lundrimit me refugjatë ukrainas mbërrin në Glasgow appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja për klimën në Glasgow, një fitore e brishtë
197 vende nënshkruan Marrëveshjen për Klimën në fund të takimit të OKB-së në Glasgou të shtunën, duke u zotuar të përshpejtojnë veprimet për trajtimin e ndryshimeve klimatike. Megjithatë, trysnia e minutës së fundit nga Kina dhe India çoi në kufizimin e premtimeve kyçe mbi ndalimin gradual të përdorimit të karburanteve fosile.

Pas dy javë negociatash intensive, 197 vende ranë dakord në fund për një marrëveshje që synon parandalimin e ndryshimeve katastrofike të klimës. Drejtuesi i takimit të OKB-së për klimën e përshkroi atë si një “fitore të brishtë”.

“Ne bëmë histori këtu në Glasgou. Dhe tani duhet të sigurohemi që kapitulli tjetër i zbatimit të angazhimeve për të cilat kemi rënë dakord në marrëveshjen për klimën në Glasgou të jetë i suksesshëm”, tha drejtuesi i takimit të OKB-së për klimën, Alok Sharma.

Objektivi i kufizimit të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet e periudhës para-industriale, i përcaktuar për herë të parë në vitin 2015, mbetet një shtyllë kryesore e marrëveshjes së Glasgout.

Dhe për herë të parë, pakti i klimës përfshinte një referencë për t’i dhënë fund lëndëve djegëse fosile, por shumë pjesëmarrës u zhgënjyen nga presioni i minutës së fundit nga India dhe Kina që çoi në zbutjen e gjuhës për këtë çështje.

“Si mund të presë dikush që vendet në zhvillim të mund të bëjnë premtime për heqjen graduale të subvencioneve për qymyrin dhe karburantet fosile? Vendet në zhvillim duhet të merren ende me axhendat e tyre të zhvillimit dhe zhdukjen e varfërisë”, tha ministri indian i mjedisit, Bhupender Yadav.

Në tekstin përfundimtar të marrëveshjes thuhet se të gjitha vendet ranë dakord të kthehen në takimin e vitit të ardhshëm me objektiva të përmirësuara për uljen e emetimeve, shumë më të shpejta se ato të ciklit të mëparshëm pesë-vjeçar.

Ata ranë dakord të heqin dorë gradualisht nga qymyri dhe karburantet fosile.

Vendet e pasura ranë dakord të rrisin angazhimet e tyre për financimin e përpjekjeve për parandalimin e ndryshimit të klimës, duke ndihmuar vendet më të varfra në çështjet e klimës dhe në uljen e varësisë nga karboni të ekonomive të tyre.

Aktualisht ekziston një kuptim i ri mbi nevojën që vendet më të pasura të kompensojnë vendet në zhvillim për humbjet dhe dëmet nga ndryshimet klimatike.

Është arritur një marrëveshje për tregun ndërkombëtar të karbonit, ku kuotat ose kreditë e emetimit të dioksidit të karbonit mund të tregtohen midis vendeve.

Janë arritur gjithashtu marrëveshje të veçanta për reduktimin e shpyllëzimit dhe uljen e emetimit të metanit.

Marrëveshja ishte një kompromis i arritur nga 197 vende, disa prej të cilave e nënshkruan atë me hezitim. Ka mendime të ndryshme mbi atë nëse kjo marrëveshje është e mjaftueshme në luftën kundër ndryshimit të klimës.

“Ne jemi në fakt më afër objektivit për të shmangur kaosin klimatik dhe për të siguruar ajër më të pastër, ujë më të sigurt dhe një planet më të shëndetshëm”, thotë i dërguari amerikan për ndryshimet klimatike, John Kerry.

“Teksti i marrëveshjes së miratuar ishte një kompromis. Ajo pasqyron interesat, kushtet, kontradiktat dhe gjendjen e vullnetit politik në botë sot. Hapat e parashikuara në marrëveshje janë të rëndësishëm, por fatkeqësisht vullneti politik kolektiv nuk mjaftoi për të kapërcyer disa kontradikta të thella”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Mendoj se marrëveshja është e butë dhe e dobët. Por ajo dërgon një sinjal se përdorimit të qymyrit po i vjen fundi. Pra, kjo është një gjë e mirë. Por ajo nuk i plotëson nevojat e momentit”, thotë drejtorja ekzekutive e organizatës “Greenpeace”, Jennifer Morgan.

Jashtë ndërtesës ku po mbahej takimi, aktivistët e klimës bënë thirrje për veprime më të forta. Disa prej tyre u arrestuan ndërsa po përpiqeshin të tejkalonin barrierat në perimetrin e sigurisë. Takimi i ardhshëm i OKB-së për klimën do të mbahet në Sharm-el-Sheikh të Egjiptit, në vitin 2022./VOA

The post Marrëveshja për klimën në Glasgow, një fitore e brishtë appeared first on Albeu.com.

“Klima” arrin suksesin e parë, 110 vende bien dakord për frenimin e shpyllëzimit
110 vende pjesëmarrëse në samitin e Klimës në Glasgow, kanë rënë dakord për frenimin e shpyllëzimit të rruzullit tokësor.

Kjo ishte arritja e parë e madhe e samitit, një marrëveshje për frenimin e shpyllëzimit të globit.

Firmëtarët janë liderë të 110 shteteve, mes të cilëve edhe vende si Brazili, ku projektet e presidentit Bolsonaro për hapjen e tokave të reja të punueshme, duke prerë mijëra hektarë pyje në rajonet e mbrojtura të Amazonës që konsiderohen mushkëria e globit, kanë ngjallur debate dhe kritika të ashpra.

Mes vendeve firmëtare që mbulojnë 85% të pyjeve të botës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Indonezia e Republika Demokratike të Kongos.  Mes tyre, ndikim në shpyllëzim ka edhe nxjerrja e lëndëve kryesore për prodhimin e ushqimeve, si vaji i palmës, soja e kakao.

Prerja e pyjeve ushqen ngrohjen globale, pasi pemët përthithin një pjesë të rëndësishme të dioksidit të karbonit që çlirohet në atmosferë. Vendet angazhohen për grumbullimin e 19.2 miliardë dollarëve fonde publike e private për këtë çështje, që do të shkojnë për të mbuluar kostot edhe të vendeve në zhvillim.

Gjatë samitit ra në sy edhe përgjumja e presidentit amerikan Joe Biden, për shkak të dy ditëve të gjata të punës. 79-vjeçari mori pjesë edhe në punimet e samitit të G-20-ës në fundjavë në Romë./albeu.com/

The post “Klima” arrin suksesin e parë, 110 vende bien dakord për frenimin e shpyllëzimit appeared first on Albeu.com.