gjalpi Archives - Albeu.com

Luftojnë njollat në fytyrë, cilat janë ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes
Provoni dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në mëngjesin tuaj për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.

Thuaji “po” vezës

Përmban një sasi të madhe të lizinës dhe prolinës, aminoacide që kntribuojnë në formimin e kolagjenit. E verdha përmban vitaminë B12, e cila lufton njollat në fytyrë, dhe ka përbërës hidratues si luteina dhe zeaksantina. Një zgjedhje veçanërisht e mirë janë perimet jeshile të errëta, të tilla si spinaqi, plot me fitonutrientë, karotenoide, të cilat e mbajnë lëkurën të fortë.

Shtoni farat chia kudo

Farë të freskëta dhe super të dobishme, farat chia ju japin rreth 5,000 mg acide yndyrore Ω3 në vetëm 2 lugë. Këto yndyrna të mira forcojnë mbrojtjen natyrore të lëkurës duke parandaluar humbjen e lagështisë. Një studim tregoi se konsumimi i sasive të mëdha të acideve yndyrore Ω3 gjithashtu mbron nga melanoma.

Zgjidhni gjalpin më të mirë

A ju pëlqen gjalpi i kikirikut me bukë? Herën tjetër, provoni gjalpin e bajames. Në vetëm 2 lugë merrni 50% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës E, një antioksidant që përmbys dëmtimin e radikalëve të lirë, i cili çon në plakjen e parakohshme dhe kancerin e lëkurës.

The post Luftojnë njollat në fytyrë, cilat janë ushqimet që duhet t’i konsumoni në mëngjes appeared first on Albeu.com.

“Dimri i madh i çmimeve” ka mbërritur në Tiranë, gjalpi shitet me 17 mijë lekë kilogrami
“Në kaq shumë vite punë, nuk e mbaj mend herën e fundit kur blerjet e qytetarëve në tregjet me pakicë ishin aq të pakta”. Kështu thotë për Gazetasi.al Viktor Kondatçiu, referuar krizës së çmimeve, një tregtar që shet në krye të tregut te ish-Uzina Dinamo, aty ku ditët tashmë duken krejt pa humor me blerjet e vakëta. Shtrenjtimi i çmimeve po vazhdon zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

Ndonëse ushqimet janë kategoria që prej më shumë se një viti po mban gjallë inflacionin, në vend të konsumit, po rriten çmimet. Që në krye të herës, fillimi i luftës në Ukrainë paralajmëroi që tregjet globale do të prekeshin nga një ‘dimër i madh çmimesh’, me rritje të vazhdueshme që do të rëndonin xhepat e konsumatorëve. Dhe për këta tregtarë, ky “dimër” mbërriti që në tetor. Kondatçiu thekson për Gazetasi.al se blerjet prej shumë kohësh vijojnë të jenë të ulta, me njerëzit që kalojnë andejpari vetëm për perimet më të domosdoshme.

“Prodhimi i pakët vendas i ka mbajtur të larta çmimet e fruta-perimeve. Nga ajo që shohim çdo ditë, qytetarët janë në krizë. Ritmet e blerjes kanë ardhur vetëm në ulje dhe të njëjtën ecuri parashikojmë edhe për festat e fundvitit”, vijon mandej ai. Thuajse të njëjtën gjë, pohoi për Gazetasi.al edhe një tregtar tjetër i cili shtoi se është krejt pesimist për fitimet që pritet të marrë gjatë festave.

Nga ana tjetër, konsumatorët ndihen krejt të pambrojtur karshi kësaj rritje çmimesh. Tregjet e pakicës në kryeqytet janë lajmëruar nga grosistët se gjatë dhjetorit do të ketë një rritje të mëtejshme çmimesh kryesisht për bulmetin dhe mishin e nënproduktet e tij. Kjo valë e re do diktohet edhe nga kërkesa e shtuar në treg nga emigrantët që pritet të rikthehen për periudhën e festave.

“Kuzhina shqiptare është e bazuar te mishi, ndaj konsumi i tij pritet të rritet ndjeshëm edhe nga rritja e numrit të vizitorëve. Por reduktimi i prodhimit dhe kjo kërkesë më e madhe nga restorantet do ndikojë shpejt në rritjen e çmimeve”, tha për Gazetasi.al një tregtar mishi. Gazetasi.al tha se që tani çmimi i gjalpit në supermarketet shqiptare është rritur 30-35% duke arritur në 1700 lekë/kg nga 1200 lekë që ishte në tetor.

“Në dhjetor mund të ketë sërish një rritje të lehtë çmimesh për shkak se atëherë janë edhe përgatitjet më të mëdha për bakllavanë, për të cilën gjalpi është ingridient kryesor”, tha një tregtar.

Edhe produktet e tjera të bulmetit kanë ndjerë rritje, kryesisht gjiza edhe djathi. Kjo për shkak të rënies së numrit të krerëve të bagëtive, shtrenjtimit të kostove, energjisë e gazit. Në buletinin e tetorit ku inflacioni arriti nivelin 8.3%, INSTAT raportoi se brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 24.3 %, “bukë dhe drithra” me 17.1%, “mish” me 12.4 % dhe “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 11.8 %. Prodhuesit dhe tregtarët vendas thonë për Gazetasi.al se janë të shqetësuar se, ndërsa do vazhdojnë të furnizohen me çmime shumë të larta, në tregun e brendshëm do vijojë të ushtrojë presion ulja e konsumit./GazetaSi

The post “Dimri i madh i çmimeve” ka mbërritur në Tiranë, gjalpi shitet me 17 mijë lekë kilogrami appeared first on Albeu.com.

Gjalpë apo vaj? Cili është më i shëndetshëm për personat që vuajnë nga zemra
Sëmundjet e zemrës marrin çdo vit një numër të madh të jetëve dhe vitet e fundit ky problem prek jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë që po vuajnë gjithnjë e më shumë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të monitorohet cilësia dhe sasia e yndyrës që konsumojmë për të shmangur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Llojet më të këqija të yndyrës për zemrën

▪ margarina;

▪ vaji i palmës;

▪ vaji i kokosit.

Pra, vaji fiton betejën kundër gjalpit kur bëhet fjalë për një dietë që nuk është e përshtatshme për pacientët me zemër. Megjithatë, është mirë të bëni zgjedhjen e duhur dhe të zgjidhni burimet bimore të vajrave që favorizojnë shëndetin e zemrës. Prandaj, rekomandohet zëvendësimi i gjalpit me vaj ulliri, dhe heqja dorë plotësisht nga margarina, produktet e qumështit, kremi dhe majoneza.

Kur flasim për vajrat, llojet më të shëndetshme janë:

▪ vaji i ullirit;

▪ vaji i lulediellit;

▪ vaji i kanolës;

▪ vaji i avokadove;

▪ vaji i arrave;

▪ vaji i orizit;

▪ vaji i bajameve

The post Gjalpë apo vaj? Cili është më i shëndetshëm për personat që vuajnë nga zemra appeared first on Albeu.com.

Dëshironi të bëni një ëmbëlsirë por nuk keni gjalpë? 3 mënyra si ta zëvendësoni
Gjalpi luan një rol kryesor në gatimin e ëmbëlsirave.

Sigurisht, pakësimi i gjalpit do t’i bëjë vetëm mirë trupit tonë, pasi yndyrat e tij janë në thelb të ngopura, gjë që rezulton në sëmundje të zemrës, bllokim të arterieve dhe rritje të kolesterolit të keq.

Nëse dëshironi të reduktoni gjalpin dhe të përdorni produkte alternative në recetat tuaja, atëherë ky artikull është me interes të madh për ju, sepse ne kemi tre alternativa perfektë që do t’ju ndihmojnë vërtet.

Epo, mund ta zëvendësoni me:

-Pure e avokados – Sasi e barabartë e gjalpit në recetë

-Pure me mollë – Sasi e barabartë gjalpi në recetë

-Kos – Zëvendësoni çdo filxhan gjalpë me 1/2 filxhan kos./albeu.com

The post Dëshironi të bëni një ëmbëlsirë por nuk keni gjalpë? 3 mënyra si ta zëvendësoni appeared first on Albeu.com.

“Shkakton goditje në zemër”, nutricionistja ngre alarmin: Produkti i kuzhinës që nuk duhet futur në gojë
Nutricionistja Diola Dosti foli për kolesterolin e keq në gjak, i cila ndikon dëmton shëndetin tonë dhe mund të shkaktojë edhe goditje në zemër.

Sipas Diolës, ushqimet që duhen eliminuar nga dieta jonë janë mishi i kuq dhe kur të konsumohet të konsumohet i zier. Është sheqeri, ushqimet fast-food, buka dhe gjalpi i sintetizuar, si për shembull margarina. Nutricionistja ka treguar edhe një eksperiment që ka bërë margarinën dhe gjalpin natyral, ku i afroi të dyja tek disa milingona dhe ato shkuan të gjitha tek gjalpi natyral dhe jo tek gjalpi i fabrikuar.

“Margarina, gjalpi, flasim kryesisht për formën e sintetizuar ose gjalpin e fabrikuar thënë ndryshe. Është një eksperiment shumë interesant, e kam parë në rrjetet sociale, por edhe e kam provuar. Kam marrë pak gjalpë natyral dhe pak margarinë dhe kam shkuar në një vend ku ka milingona dhe milingonat e kanë kaluar margarinën dhe kanë shkuar tek gjalpi natyral sepse ato janë më të zgjuara se ne.

Gjalpi i tillë është gjalp i saturuar, me yndyra të ngopura, me yndyra që mund të shkaktojnë probleme me arteriet, kështu që është mirë të qëndrojmë larg. Ndërsa në anën tjetër nëse do zgjidhnim formën natyrale të tij, do të ishte mirë, por jo çdo ditë”, është shprehur Adiola Dosti.

Ajo ka treguar edhe disa nga ushqimet që ulin kolesterolin e keq siç janë, xhinxheri, limoni, qepa, hudhra etj.

Gjalpi i tillë është gjalp i saturuar, me yndyra të ngopura, me yndyra që mund të shkaktojnë probleme me arteriet, kështu që është mirë të qëndrojmë larg. Ndërsa në anën tjetër nëse do zgjidhnim formën natyrale të tij, do të ishte mirë, por jo çdo ditë.

The post “Shkakton goditje në zemër”, nutricionistja ngre alarmin: Produkti i kuzhinës që nuk duhet futur në gojë appeared first on Albeu.com.