geron hasanbelliu Archives - Albeu.com

Provat u gjetën në telefonin e Kasandër Nogës. Si dështoi në sekondat e fundit vrasja e Geron Musabelliut
Një nga provat kryesore të Prokurorisë së Tiranës që solli identifikimin e Kasandër Nogës, Kevin Suçit dhe personave të tjerë në planin për vrasjen e Geron Musabelliut dhe 3 nipave të tij në Tiranë, është telefoni i kapur Kasandër Nogës.

Pikërisht në këtë telefon është gjendur fotografia e Geron Musabellit, teksa qëndron në këmbë në ambientet e bar-kafe “New Focus” në rrugën “Don Bosko”.

Veç Geron Musabelliut në dosjen hetimore janë dhe fotografitë e nipave të tij, Igli Metushi, Ani Metushi, Klaudio Metushi alias Ibishi.

Ndërsa pjesë e linjës fotografike është dhe lokali “New Focus”, i cili lokalizohet edhe përmes fotove screen shoot të mara nga google satelit, por edhe nga foto të bëra në teren nga informatorët e Kasandër Nogës.

Noga kishte arritur të ngrinte një rrjet të përsosur informacioni për sa i përket lëvizjet të Geron Musabelliut, por fatmirësisht ky rrjet gaboi në sekondat e fundit.

Pasi në vend që informatorët të njoftonin për vendodhjen e Geron Musabelliut dhe nipave të tij, ata kanë gabuar objektiv duke ngatëruar Geronin me Erjon Çelën, një person pa asnjë lidhje gjakmarje dhe konflikti me Kasandër Nogën.

Për shkak të kësaj ngatërrese e ndodhur në sekondat e fundit, në 4 Janar 2022 në ambientet e kafe “Focus” Tiranë, mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Personat kanë vepruar si grup i mirëfilltë kriminal dhe për këtë shkak pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të shpallë moskopetencën dhe çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në prokurorinë e posaçme SPAK.

Në këtë krim ku objektiv ishte Erjon Hasanbelliu, pjesëmarrës dhe organizatorë kanë qenë Kasandër Noga, Kevin Suçi alias Zeneli, vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, Ilir Feçi dhe Roland Ahmetsulaj.

Ndërsa vijohet të punohet për identifikimin e dy personave nga Fushë-Kruja, të cilët kanë qenë njerëzit që ka kryer vrasjen.

The post Provat u gjetën në telefonin e Kasandër Nogës. Si dështoi në sekondat e fundit vrasja e Geron Musabelliut appeared first on Albeu.com.

100 mijë euro për “kokën” e Geron Hasanbelliut, telefoni i Kasandër Nogës zbardhi ngjarjen në “Don Bosko”. U zbuluan dy kontrata vdekje në Tiranë
Në foro Geron Hasanbelliu (majts) dhe Kasandër Noga (djathtas)

Një shumë prej 100 mijë eurosh ishte garantuar nga Kasandër Noga, për të vrarë hasmin e tij në Tiranë, Geron Hasanbelliun. Por porosia shkoi keq e më keq.

Pasi në vend të goditjes së Hasanbelliut, grupi i kontraktuar nga Kasandër Noga, Kevin Zeneli alias Suçi dhe dy persona të tjerë nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt anëtarëve të një familje, duke vrarë një person të pafajshëm Erion Çelën dhe plagosur 4 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 Janar 2022 në rrugën “Don Bosko”. Ndërsa dy vite pas këtij krimi të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës mundën të zbardhnin krimin.

Për zbardhjen e këtij krimi, rol parësor ka pasur telefoni i Kasandër Nogës në Belgjikë, gjatë momentit të arrestimit të tij, kur qëlloi mbi Geron Hasanbelliun.

Të dhënat e këtij telefoni janë marë nga prokuroria belge dhe dërguar autoriteteve shqiptare për ekzaminim.

Për shkak të bisedave në gjuhën franceze, është dashur pak kohë që ato të përkthehen nga ministria e Drejtësisë dhe mandej t’i vihen në dispozicion Prokurorisë së Tiranës.

Përmes bisedave, fotove dhe videove, prokuroria e Tiranës ka zbuluar se organizatori për vrasjen e Geron Hasanbelliut në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ishte Kasandër Noga, i cili kundrejt 100 mijë eurove, lidhi një kontratë vdekjeje me Kevin Suçin dhe dy persona nga Fushë-Kruja ende të paidentifikuar.

Nisur nga kjo situatë dhe analizë provash, pak ditë më parë prokuroria e Tiranës i kërkoi gjyqtares Migena Laska, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Kevin Zenelin, Roland Ahmetsulaj nga Burreli i cili ka një servis makinash në Tiranë.

Masë sigurimi është lëshuar dhe për dy vëllezërit që qëndrojnë në burg, Gentjan dhe Indrit Beqiraj, Ilir Feçi dhe Kasandër Nogën që ndodhet në burg në Belgjikë.

I vetmi që u arrestua gjatë aksionit është Roland Ahmetsulaj, ndërsa personave të tjerë i është komunikuar masa e sigurisë në ambjentet e burgut.

Ndërsa Kevin Suçi, vijon të jetë ende në kërkim.

Të njëjtën persona akuzohen edhe për Sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen, ndaj dy nipave të Geron Hasanbelliut që ushtrojnë aktivitet tregtar tabakino në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Shuma për vrasjen e dy nipave, ishte 50 mijë euro për secilin prej tyre./albeu.com

The post 100 mijë euro për “kokën” e Geron Hasanbelliut, telefoni i Kasandër Nogës zbardhi ngjarjen në “Don Bosko”. U zbuluan dy kontrata vdekje në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Pagoi për ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, por vranë gabimisht Erion Çelën! Kush është Kasandër Noga, i dënuar edhe në Belgjikë për tentativë vrasjeje
Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur dy vite më parë në “Don Bosko”, më 4 janar të 2022, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën katër të tjerë.

Sipas policisë Kasandër Noga dhe Keviç Suçi paguan për vrasjen e shtetasit G.H, i cili ishte objektivi për shkak të një hasmërie.

Në deklaratën e sotme, drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj, sqaroi se autorët kanë ngatërruar objektivin dhe në atë atentat mbeti i vrarë Erion Çela.

Gjithashtu drejtori i Policisë Tiranë sqaroi se Kasandër Noga ndodhet i dënuar për vrasje në Belgjikë dhe pritet të kërkohet esktradimi.

“Procedimet penale për këtë ngjarje janë ndjekur të ndara. Të gjitha deklarimet e vëllezërve Beqiraj janë analizuar me detaje dhe kanë qenë të rëndësishme për fillimin e hetimit. Sa i përket ekstradimit të Kasandër Nogës, ai ndodhet i dënuar në Belgjikë për një tentativë vrasje dhe në interes të këtij hetimi dhe disa hetime të tjera, nga autoritetet tona të drejtësisë do të kërkohet ekstradimi”, tha më tej ai.

Por kush ishte Kasandër Noga?

Erion Hasanbelliu dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri.

Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelliut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan Julian Celën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002.

Kur ndodhi masakra e Sanatoriumit

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.

Nga Hakmarrja në Belgjikë tek arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antëerp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”.

Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

Deklarata e policisë (24 shkurt 2024) për zbardhjen e atentatit të ndodhur dy vite më parë (4 janar 2022)

Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot me datë 24.02.2024 u finalizua operacioni policor “FOKUS” si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes se ndodhur më datë 04.01.2022, ku rreth orës 16:10, në rrugën “Don Bosko”, Tiranë, ku persona të panjohur, të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedez Benz”, me ngjyrë të zezë, kanë hapur zjarr me armë në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Për këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithëm Tiranë, ka regjistruar procedimi penal për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” dhe 278 paragrafi i I-rë, të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve intensive dhe profesionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke shfrytëzuar të dhënave e inteligjencës policore, përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit të fakteve dhe të provave, si dhe shkëmbimit të informacionit me agjensitë ligjzbatuese belge, është bërë i mundur dokumetimi ligjor i autorësisë se kësaj ngjarje kriminale.

Nga terësia e veprime të thelluara hetimore, vlerësimit të fakteve dhe provave të siguruara, deklarimet, provave shkresore, të dhënave në ekzekutim të letër porosise nga autoritet belge, krijohet dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se shtetasi Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit G. H., dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërise të vjetër, që shtetasi Kasander Noga, ka prej disa vitesh me vëllëzerit E. H., alias M. R. dhe G. H.

Për të organizuar vrasjen e këtyrë personave, shtetasi Kasandër Noga ka kontaktuar dhe porositur shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i cili më pas ka kontaktuar shtetasin Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare.

Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe Ilirian Feçi, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kryer veprime konktrete, takime dhe biseda, janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj intinerain e mundshëm të lëvizjeve, kanë siguruar mjetet dhe armët, më qëllim vrasjen e shtetasit G. H., duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Nga deklarimet e vellezërve Beqiraj, rezulton se megjithesë fillimisht ata kanë marrë përsipër kryerjen e vrasjes dhe kanë kryer veprime konkrete, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika, dhe për gjetjen dhe vrasjen e shtetasit G. H., dhe nipave të tij, shtetasit Kasander Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë të pa identifikuar deri tani.

Gjithashtu, nga deklarimet e vellëzerëve Beqiraj, ka rezultuar se më datë 04.01.2022, shtetasi Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të pa indentifikuar, si porosi e shtetasit Kasander Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin G. H., por autorët kanë ngatërruar objektiv, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga shtetasi Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit – blerje automjetesh etj. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi).

Pas vlerësimit të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur:

– Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kasander Noga, i datëlindjes 15.05.1997, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave), parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i Kodit Penal,

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i datëlindjes 07.03.1999, i dyshuar për kryerjen e vepave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave),dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” dhe 278/1 të Kodit Penal,

– Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Gentjan Beqiraj, i datëlindjes 30.10.1983, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Indrit Beqiraj, i datëlindjes 01.07.1990, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungese ndaj shtetasit Ilirian Feçi (Feci), i datëlindjes 15.06.1975, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,

– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Roland Ahmetsulaj, i datëlindjes 30.08.1987, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal,

Nga Policia Gjyqësore është bërë ekzekutimi i masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin Roland Ahmetsulaj, dhe ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, të cilët aktualisht ndodhen të paraburgosur në ambientet e Insitucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, të arrestuar për vepra të tjera penale.

– Shtetasi Kasander Noga aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë. Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) është shpallur në kërkim.

The post Pagoi për ekzekutimin e Geron Hasanbelliut, por vranë gabimisht Erion Çelën! Kush është Kasandër Noga, i dënuar edhe në Belgjikë për tentativë vrasjeje appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Francë, kush është 40-vjeçari durrsak që do “hiqte qafe” Geron Hasanbelliun për llogari të Kasandër Nogës
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka finalizuar tre operacione për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Një prej të arrestuarve është 40-vjeçari Alban Skonja, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë në Francë. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Skonja akuzohet se në bashkëpunim me Ilirjan Fecin dhe shtetas të tjerë kanë planifikuar vrasjen e shtetasve Geron Hasanbelliut dhe A.H, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj, akuzohen për krijimin e kushteve e për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari dhe kundrejt pagesës nga Kasandër Noga.

Ata në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Gjatë muajve korrik-gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen. Pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli por edhe Arben.M nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.

Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelli dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskes, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë.

Për ditë më radhë ata kanë vëzhguar një lokal si dhe lokalin tabakino, që janë në pronesi të nipërve të Hasanbellit. Vëllezërit s’po arrinin ta përfundonin punën e marrë përsipër dhe sipas tyre, Kevin Zeneli vendosi të shkonte të kryente vrasjen. Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbellin, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë.

Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës, që aktualisht ndodhet i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj Shtetasit Mikel Rakipllari alias Erion Hasanbellit, vëllait të Geron Hasanbellit. Si ekzekutor në këtë ngjarje, dyshohet Kevin Zeneli. Nga hetimi rezulton se në telefonin celular të Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhur në Shqipëri dhe për marrjen e këtyre të dhënave prokuroria i është drejtuar Belgjikës me letërporosi.

The post U arrestua në Francë, kush është 40-vjeçari durrsak që do “hiqte qafe” Geron Hasanbelliun për llogari të Kasandër Nogës appeared first on Albeu.com.

DOSJA/ Plani që “ngeci” dhe një masakër që tronditi Tiranën, si shpëtoi “hasmi” i Kasandër Nogës nga dy vëllezërit
Ata do të ulen në bankën e të pandehurve për akuzën e kryerjes së kushteve për të kryer vrasjen e Geron Hasanbellit, për llogari të kundërshtarit të tij të përbetuar Kasandër Noga, i cili është autor i masakrës së Sanatoriumit në vitin 2000.

Për të kryer krimin ata në fillim kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin dhe gjatë muajve korrik gusht 2021, të nxitur dhe të kontaktuar prej tyre kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës me qëllim vrasjen,sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se pasi nuk mundën ta kryejnë vrasjen, Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Vëllezërit kanë treguar se në shënjestër të Nogës, nuk ishte vetëm Geron Hasanbelli,por edhe Arben Mërkuri nga Sukthi i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.

Në momentin që njeriu i Nogës ka hyrë në lojë, vëllezërit kanë nisur vëzhgimin e Geron Hasanbelli dhe kur kanë mësuar se ai ishte zhvendosur në Tiranë, në zonën e Don Boskes, kanë marrë shtëpi me qira aty pranë. Për ditë më radhë ata kanë vëzhguar lokalin Focus si dhe lokalin tabakino, që janë në pronesi të nipërve të Hasanbellit.

Vëllezërit spo arrinin ta përfundonin punën e marrë përsipër dhe sipas tyre, Kevin Zeneli vendosi të shkonte të kryente vrasjen. Në përpjekje për të ekzekutuar Hasanbellin, shkaktoi masakrën e Don Boskos, më 4 janar 2022 duke vrarë gabimisht Erjon Celën dhe plagosur disa të tjerë.

Por edhe pas masakrës së Don Boskos, Beqirajt vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës, ky i fundit aktualisht ndodhet i arrestuar në Belgjikë, për vrasjen në tentativë ndaj shtetasit Mikel Rakipllari alias Erion Hasanbellit, vëllait të Geron Hasanbellit. Si ekzekutor në këtë ngjarje, dyshohet Kevin Zeneli.

Nga hetimi rezulton se në telefonin celular të Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhur në Shqipëri dhe për marrjen e këtyre të dhënave prokuroria i është drejtuar Belgjikës me letërporosi.

Pavarësisht këtyre ngjarjeve të rënda dhe zhvillimeve që po ndodhnin, vëllezërit Beqiraj vijuan punën dhe siguruan lëndë plasëse dinamit, nëse do t’iu nevojitej për vrasjen e Hasanbellit. Lëndën shpërthyese ja blenë të pandehurit, Idajet Hoxha, të cilin e kishin njohur përmes Pellumb Hoxhës.

Lënda plasëse sipas prokurorisë ishte siguruar në një minierë në Bulqizë. Në tetor 2022, vëllezërit Beqiraj u mbajtën peng disa orë nga njerëzit e Aleksandër Lahos i njohur me nofkën Rrumi, të cilin po e vëzhgonin dhe bënin plan për ta vrarë. Pasi u liruan ata rrëfyen krime të rënda, për të cilat prokuroria e ka çuar çështjen dhe po vijon hetimet.

Të pandehurit dhe akuzat:

Gentian Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”

Indrit Beqiraj, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve”

Pëllumb Hoxha, i akuzuar për “moskallëzim krimi”

Idajet Hoxha, i akuzuar për “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

Arrestimi i dy vëllezërve dhe zbardhja e krimeve

Dy vëllezërit u arrestuan në kuadër operacionit ‘Porositësi’ të zhvilluar në Durrës. Ngjarja e 2 tetorit 2022 në aksin nacional Tiranë-Durrës, ku u dhunuan vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, u bë shkak për zbardhjen e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 të së shtunës së 2 tetorit të vitit të kaluar kur vëllezërit Beqiraj udhëtonin me një motor tip “Piaggio” nga, i drejtuar nga Gentiani.

Mjeti i vogël u godit nga pas nga një automjet me ngjyrë të zezë. Pas kësaj, pranë tyre është afruar edhe një mjet tjetër dhe disa persona kanë dalë nga mjetet, ku kanë nisur të dhunojnë shtetasit Gentjan dhe Indrit Beqiraj. Më pas, këta persona kanë marrë me dhunë dhe kanë futur në makinë Indrit Beqirajn, duke udhëtuar për disa minuta.

Teksa vëllai tjetër ka lajmëruar policinë, forcat e rendit janë vënë në lëvizje. Në këtë moment, i riu është lënë i lirë dhe personat që e morën peng janë larguar pa gjurmë nga vendi i ngjarjes.

Pas rreth gjysmë ore, dy vëllezërit janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, ku kanë bërë denoncim dhe kanë treguar çfarë u kishte ndodhur, duke krijuar dyshime se autorë të ngjarjes janë persona që kanë lidhje me shtetasin Aleksandër Laho.

Në dosjen hetimore thuhet se Indrit Beqiraj ka deklaruar “me vetë përgjegjësi dhe faktin qe dhe ai në bashkëpunim me Gentian Beqiraj, Ilirjan Feci, Kevin Zeneli (Suçi), duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin, të nxitur kundrejt pagesës nga shtetasi Kasander Noga, e më pas dhe nga shtetasi Flamur Bejko, kanë dashur të vrasin me armë zjarri shtetasit Geron Hasanbelliu, banues në Fier si dhe nipat e tij, si dhe shtetasin Arben Merkuri, banues ne Sukth Durrës, ku për kryerjen e këtyre vrasjeve nga shtetasit Ilirian Feci e Kevin Zeneli iu janë dhënë armë zjarri pistoleta të llojeve të ndryshme, katër copë, si dhe një autoveturë me targa të huaja e kanë marrë dhe një banesë me qira në Tiranë.

Po ashtu, kanë marrë dhe një armë automatik tip kallashnikov e fishekë nga shtetasi Armando Daka, banues në Plazh Durrës, si dhe të shtyrë nga Flamur Bejko kanë blerë një armë pistoletë nga shtetasi Armando Lama dhe kanë siguruar dhe lëndë plasëse dinamit të blera nga shtetasi Idajet Hoxha banues ne Bulqizë, me të cilin do të demonin apo shkatërronin pronën e disa djemve qe kishin konflikt me Flamurin”, mësohet se të kenë deklaruar ata.

Operacioni

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj çoi në realizimin e operacionit “Porosia”, duke çuar prapa hekurave 14 persona dhe duke shpallur në kërkim disa të tjerë. Ndërsa, pjesa më e madhe e të arrestuarve kanë role dytësore në grupin e strukturuar kriminal, “kupola” e tij ndodhet ende në arrati, përkatësisht Kevin Zeneli, i cili ndodhet jashtë vendit.

I riu vetëm 23-vjeç, u largua nga Shqipëria pas vrasjes në zonën e Don Boskos në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 4 janar të këtij viti, duke lënë pas një të vdekur e katër të plagosur, të gjithë të pafajshëm dhe që nuk kishin lidhje me shënjestrën e tij. Ndërkohë, i konsideruar si financuesi i grupit, Kasandro. /Panorama

The post DOSJA/ Plani që “ngeci” dhe një masakër që tronditi Tiranën, si shpëtoi “hasmi” i Kasandër Nogës nga dy vëllezërit appeared first on Albeu.com.

“Alo ‘Fratello’”, zbardhet dëshmia e 2 vëllezërve Beqiraj që do eleminonin nipat e Hasanbelliut: Nuk vras të martën se e kam ters
Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth atentatit të dështuar ndaj Geron Hasanbelliut, të porositur nga Kasandër Noga.

Në dëshminë e vëllezërve Indrit e Gentian Beqiraj janë zbardhur të dhëna të tjera nga planet për të kryer atentate kundrejt pagesës.

Nga dëshmia para hetuesve del se krahas vrasjes së gabuar në “Don Bosko”, vëllezërit Beqiraj në bashkëpunim me Kevin Zenelin planifikonin të qëllonin nipat e Geron Hysenbelliut në zonën e Astirit, pasi ishin paguar nga Kasandër Noga.

Ata tregojnë para efektivëve se do të paguheshin nga 50 mijë euro për secilin nip të Hasenbelliu që do ekzekutonin.

“Gjatë kësaj jave nuk e pamë Geronin fare, por pamë nipat e tij që na vinin para mbrapa. Të gjendur në këtë situatë, Kevi komunikoi me aplikacionin ‘signal’ me shtetasin Kalandër Noga që ishte jashtë vendit dhe që në telefon Kevini e kishte vendosur me emrin ‘fratello’. Na thoshte që ai ishte në Spanjë dhe ky ishte personi qe paguante para për kryerjen e kësaj pune. Na thoshte që meqë nuk po gjeni Geronin, qëlloni nipat e tij. Kemi ndjekur nipat ku për secilin nga Kasandri do të paguhej shuma 50 000€. I ruajtëm për 2-3 ditë nipat ku kemi ardhur në Tiranë me makina me qira së bashku me vëllanë, pra në datën 27/01/2022 kam ardhur në Tiranë dhe ndiqnim nipat te tabakino dhe Kevini kishte marr përsipër detyrën t’na informonte për lëvizjet e nipave.

Disa here Kevini thoshte është vetëm, por kur kam kaluar me makinë me vëllain kam parë që ata ishin 4-5 persona dhe rrinin jashtë. Gjatë këtyre ditëve njëherë, kur ishim te fusha e aviacionit dhe prisnim sinjalin nga Kevi kemi parë që tek zona tabakinos kalojnë dy furgona të FNSH “, dëshmuan ata para efektivëve.

“I thashë të martën e kam ters, nuk e vras, do gjuaj të mërkurën. Geroni erdhi mëngjesin e të hënës, piu kafe dhe pasdite nuk erdhi më. Pasi diskutova me vëllain dhe me Kevin, dyshuam se na kishte tradhtuar Ilirjan Feçi. Pasi larguam Fecin se dyshonim se na shiti, Kevin Zeneli foli në aplikacionin Signal me ‘fratelon’ (nofkë që i kishin vënë Kasandër Nogës). Ai urdhëroi të vrisnim nipat e Geronit pasi ky i fundit s’vinte më në atë lokal. Për nipat do merrnim 50 mijë euro, u shpreh Indriti.

Ndërkohë nga dëshmia e vëllezërve rezultoi dhe se ata kishin frekuentuar lokalin e Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi” për të mbledhur informacione, lëvizje që kishin rënë në sy të njerëzve të “fortit” të Sukthit, të cilët rrëmbyen për disa minuta njërin prej tyre në autostradën Tiranë-Durrës.

The post “Alo ‘Fratello’”, zbardhet dëshmia e 2 vëllezërve Beqiraj që do eleminonin nipat e Hasanbelliut: Nuk vras të martën se e kam ters appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Vëllezërit Beqiraj morën 150 mijë euro për kokën e Geron Hasenbelliut, ngatërruan objektiv
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me masakrën e ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti i vdekur Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.

Sipas burimeve nga policia, vëllezërit Beqiraj që u morën peng në autostradën Tiranë-Durrës, kanë pasur rol aktiv në masakrën e Don Boskos, ku kërkohëj vrasja e Geron Hasanbelliut, e porositur nga Kasandër Noga.

Në një komunikim zyrtar policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth operacionit të koduar ‘Porositësi’, ku edhe është goditur një grup kriminal i cili operonte jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë.

Sipas policisë Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj, porositeshin nga 50 deri në 150 mijë euro për të kryer vrasje. Mes tyre është edhe plani për ekzekutimin e një personi në Tiranë si edhe nipërve të tij, po ashtu edhe plani për ekzekutimin e Rrumit të Shijakut.

“Në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit”, sqaron policia.

Më tej thuhet: “Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.  Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit”

Njoftimi i plotë policisë:

“Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim. Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit. Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit. Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Vrasja e këtij shtetasi nuk u krye për shkak të ngatërrimit të objektivit dhe për pasojë, më datë 04.01.2022 u vra shtetasi A. Ç. alias E. Ç. dhe u plagosën 4 shtetas të tjerë. Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë shtetasi K. Z., i cili pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit, për t’u larguar jashtë shtetit.

Në lidhje me planifikimin dhe marrjen e porosisë për vrasjen e shtetasit A. M., nga hetimet e thelluara rezultoi se 2 vëllezërit kishin siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes së tij. Dy vëllezërit ishin porositur nga shtetasi K. Z. dhe kjo vrasje ka ndodhur pak kohë më vonë, por ende nuk është zbardhur plotësisht se nga kush është kryer kjo vrasje.

Nga hetimet e thelluara rezulton se prosositësi i dy vrasjeve të mësipërme është shtetasi K. N., i cili aktualisht është i arrestuar në Belgjikë. Ky shtetas ka porositur shtetasin K. Z., i cili ka paguar dy vëllezërit, për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve. Gjithashtu, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.

The post DETAJET/ Vëllezërit Beqiraj morën 150 mijë euro për kokën e Geron Hasenbelliut, ngatërruan objektiv appeared first on Albeu.com.