Gazetarja e CNN Archives - Albeu.com

Refuzoi të mbante shami në kokë, Presidenti i Iranit braktis intervistën me gazetaren e CNN
Presidenti iranian Ebrahim Raisi u tërhoq nga një intervistë e planifikuar prej kohësh me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pasi ajo refuzoi kërkesën e minutës së fundit për të mbajtur një shall në kokë.

Rreth 40 minuta pasi intervista ishte planifikuar të fillonte, asistenti i tha Amanpour se presidenti i kishte sugjeruar që të mbante një shall në kokë. Po gazetarja e “refuzoi me mirësjellje”.

Amanpour, e cila është rritur në kryeqytetin iranian Teheran dhe flet rrjedhshëm gjuhën, tha se ajo mbajti një shall në kokë ndërsa raportonte në Iran për të respektuar ligjet dhe zakonet lokale. Por ajo tha se nuk do të vinte shami për të kryer një intervistë me një zyrtar iranian jashtë një vendi ku nuk kërkohet.

“Këtu në Nju Jork, apo kudo tjetër jashtë Iranit, nuk më është kërkuar kurrë nga asnjë president iranian – dhe unë kam intervistuar secilin prej tyre që nga viti 1995 – qoftë brenda apo jashtë Iranit, asnjëherë nuk më është kërkuar të vesh një shamia e kokës”, tha ajo në programin “New Day” të CNN.

“Kam refuzuar me shumë mirësjellje në emër të vetes dhe CNN-it dhe gazetareve femra kudo, sepse nuk është një kërkesë”.

Ligji iranian kërkon që të gjitha gratë të veshin mbulesë të kokës dhe veshje të lirshme në publik. Rregulli është zbatuar në Iran që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979 dhe është i detyrueshëm për çdo grua në vend duke përfshirë turistët, figurat politike që vizitojnë dhe gazetarët.

Protestat shpërthyen në të gjithë Iranin javën e kaluar për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa ishte në paraburgim, pasi u arrestua nga policia morale e Iranit me një akuzë për shkelje të ligjit për shamitë e kokës./albeu.com

The post Refuzoi të mbante shami në kokë, Presidenti i Iranit braktis intervistën me gazetaren e CNN appeared first on Albeu.com.

“Luftëtarja” e fundit lë Kabulin: Dhimbje, shumë dhimbje (FOTO LAJM)
Korrespondentja e televizionit amerikan CNN, Clarissa Ward është larguar nga Kabuli.

Ward ishte një nga përfaqësueset e fundit të mediave ndërkombëtare që mbeti në kryeqytetin e pushtuar nga talebanët.

Ajo është larguar gjatë orëve të vona të natës.

Ward kishte qenë protagoniste në ditët e fundit të raporteve të guximshme që dokumentonin kaosin në zonën e aeroportit dhe dhunën e kryer nga talebanët.

Ajo gjithashtu kishte marrë kërcënime të qarta nga forcat talebane për t’u larguar. Vetë gazetarja postoi në Tëitter një fotografi të realizuar brenda aeroplanit ushtarak që e çoi në Doha.

Raportimi i fundit i Ward

Pas tri javësh në Afganistan, i bashkohemi turmës në aeroportin e Kabulit, e vetmja pikë dalëse nga vendi.

Clarissa Ward: Këtu është bllokuar gjithçka… Ka shumë makina…

Qindra njerëz presin në vapë, me shpresën se do të largohen.

Clarissa Ward: Sapo arritëm të futemi në kompleksin e aeroportit dhe më duhet të them se atmosfera është shumë e nderë, grumbuj njerëzisht të dëshpëruar, fëmijë që ulërijnë dhe nëna me foshnja… Nuk do të ndodh shpesh të shohësh njerëz kaq të dëshpëruar.

Ata pak njerëz që arrijnë deri këtu janë të rraskapitur dhe të frikësuar, por janë më fatlumët.

Ia kanë dalë të kalojnë kontrollet e Talebanëve, rojeve afgane dhe më në fund janë futur në rrethimin e aeroportit. Por nuk mund t’i harrojnë ata që kanë lënë pas.

Gruaja: Ne po ikim, dhe jemi të lumtur për këtë. Por jemi zemërthyer për vendin tonë. Sidomos për ata që nuk mund të largohen, që kanë ngecur këtu. Jemi vërtet zemërthyer.

Clarissa Ëard: Çfarë ndjen për të gjitha nënat me vajzat e tyre të vogla, që do të rriten nën sundimin e Talebanëve?

Gruaja: Dhimbje, shumë dhimbje

Clarissa Ward: Tani jemi në fund të një radhe shumë të gjatë. Sigurisht që prioriteti është largimi i fëmijëve dhe foshnjave sa më shpejt të jetë e mundur. Por mendoj se do të qëndrojmë ca kohë këtu.

Qëndrojmë për orë të tëra nën diellin përvëlues, të gjithë kërkojnë një strehë ku të munden.

Durimit po i vjen fundi.

Është një proces tmerrësisht i ngadaltë, por më në fund na lejojnë të futemi.

Jemi në pistë, tashmë të sigurt, por kaosi vazhdon.

Djali: Kam 2 ditë që pres. Që dje, prej orës 3 të mëngjesit.

Clarissa Ward: Më trego si ishte situata teksa përpiqeshe të futeshe në aeroport.

Djali: Kishte shumë njerëz që përlesheshin me njëri-tjetrin për të çarë rrugën. Por në fund ia dolëm.

Clarissa Ëard: Ne jemi disa prej më fatlumëve. Të tjerë, siç e dëgjuan, presin prej 2 ditësh. Ndërsa disa të tjerë kthehen mbrapsht sepse nuk kanë dokumentet e duhura. Nuk ka diskutim që të gjithë po bëjnë më të mirën, por nuk është e qartë nëse kjo mjafton për t’i larguar të gjithë dhe nuk dihet sa do të duhet të presin akoma për të përfunduar këtë operacion masiv.

Kush është Clarisa Ward

Ajo është një nga gazetaret më të famshme në botë dhe gjithashtu një nga më të guximshmet. Britanikja Clarissa Ward, korrespondente e CNN nga Kabuli, ka tërhequr vëmendjen e publikut botëror për gjakftohtësinë e saj.

E lindur në Londër në vitin 1980 nga një baba amerikan dhe nënë angleze, Ëard ka bashkëpunuar me stacionet kryesore televizive amerikane.

Para CNN, ajo kishte qenë në CBS, kishte punuar si korrespondente nga Moska për ABC Neës dhe më parë për Fox Neës.

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka mbuluar konfliktin izraelito-palestinez, luftën civile siriane, revolucionin ukrainas. Por tani, edhe asaj i është dashur t’i nënshtrohet ngjarjeve, duke u larguar nga Afganistani./albeu.com

The post “Luftëtarja” e fundit lë Kabulin: Dhimbje, shumë dhimbje (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

U mbulua gjatë raportimeve në Kabul, largohet nga Afganistani gazetarja e CNN
Clarissa Ward, korrespondentja e CNN në Afganistan e cila vazhdoi të mbulonte ngjarjet në rrugët e Kabulit për ditë edhe pas mbërritjes së talebanëve, u largua nga vendi mbrëmë.

Lajmin e ka bërë vetë ajo të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Sapo zbritëm në Doha me ekipin dhe pothuajse 300 të evakuuar afganë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, Forcave Ajrore Amerikane që na nxorrën jashtë dhe Katarit që na mirëpriti. Ne jemi fatlumë”, shkruan gazetarja.

Kujtojmë se Ward pas ardhjes së talebanëve u mbulua me hijab./albeu.com

The post U mbulua gjatë raportimeve në Kabul, largohet nga Afganistani gazetarja e CNN appeared first on Albeu.com.