gabime Archives - Albeu.com

Meritoni zbulon arsyen se pse nuk mund të takojë djalin çdo ditë!
Meritoni gjatë një bisede me Sarën dhe Bardhin i ka këshilluar këta të fundit që mos të mbajnë mëri me njëri-tjetrin, po të dhurojnë më shumë dashuri.

Ndër të tjera ai ka treguar se si pasojë e një gabimi të tij në lidhje me ish-partneren, sot nuk mundet të qëndrojë më shumë me djalin e tij.

“Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se me keni bërë nervoz tash. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni këtu stila. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë”, ka treguar Meritoni

The post Meritoni zbulon arsyen se pse nuk mund të takojë djalin çdo ditë! appeared first on Albeu.com.

Gabimet që ti po bën në një lidhje të gjatë dashurie
Vë në dukje mangësitë e tua

Pse e bën këtë?!

Meshkujt mërziten duke ia përmendur gjithmonë mangësitë e tua. Edhe në periudhat kritike, ekziston mundësia e një ndarjeje mes jush.

I bën dhurata të ngjashme me të ëmën

Është shumë e gabuar! Duke dashur të tregohesh e dashur dhe t’i pëlqesh, fare pa dashje pozicionon veten në rolin e nënës, me të cilin ai nuk bën asnjë lloj kompromisi. Nëse mendon se një dhuratë si e së ëmës është shenjë e afërsisë dhe kushtimit të vëmendjes, do ta përjashtosh veten nga roli i së dashurës. Kështu që është mirë që në kohë dhuratash të përqëndrohesh vetëm në ato që tregojnë dashuri.

Nuk mendon çfarë do veshësh para se të flesh

Nëse ju jeni një çift që dashuroheni, mendon se kjo nuk ka fare rëndësi. Pasioni kërkon edhe fantazi për t’u gjetur herë pas here. Dhoma e gjumit nuk është gjithmonë ajo tek e cila mund të shkosh vetëm me pizhame transparente, sepse në këtë mënyrë i zbehet magjia. Konsideroje atë një vend, tek i cili pasioni duhet zgjuar, sepse partneri do të të dashurojë edhe më shumë nëse e tërheq seksualisht, kështu që vëre mendjen në punë dhe befasoje.

Jetën seksuale e bën rutinë

Në një kohë kur e ke mësuar se çfarë kërkon ai në shtrat, bie rehat. Nuk eksperimenton më asgjë, por u qëndron besnike lëvizjeve që kanë pasur sukses. Asnjëherë mos mendo se dashuria ka arritur kulmin dhe as mos u bëj peng i dhomës së gjumit vetëm në orët e mbrëmjes. Mos lejo që të vijë dita të të thotë ai që gjërat duhet të ndryshojnë. Sipas studimeve, meshkujt që tradhtojnë më shumë janë ata që janë mërzitur nga rutina e jetës seksuale. Ndaj, kujdes! Merr një lap e një letër dhe shëno disa gjëra të çmendura, me të cilat do t’i tërheqësh vëmendjen.

Bashkë ditë e natë

Të ngjitesh pas partnerit është një nga veset më të këqija dhe gjëja që askush nuk e duron dot. Jo sepse nuk të do, por sepse secili do të bëjë edhe jetën e tij. Është shumë mirë që fundjavat mos t’i kaloni gjithmonë bashkë, por të gjeni variante të tjera. Të qenit larg, me raste dhe me kohë të shkurtër, është një mënyrë shumë e mirë për të provuar dashurinë.

The post Gabimet që ti po bën në një lidhje të gjatë dashurie appeared first on Albeu.com.

Gabimet që nuk duhet të bëni asnjëherë gjatë periudhës kur jeni me grip
Kur sëmuremi me grip, dëshira për të shpëtuar prej tij është e madhe dhe na shtyn drejt gabimeve që kanë efekt të kundërt.

Më poshtë ju njohim me listën e gabimeve që duhet të shmangni kur jeni sëmurë:

Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut. Anulojini të gjitha planet dhe jepini vetes kohë për t’u ndier më mirë.

Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë më se të kuptueshme ndaj nuk duhet ta anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para të sëmundjes. Ato do të lehtësojnë simptomat dhe do t’i shkurtojnë ato.

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës. Ekspertët thonë se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë janë katër herë më të rrezikuar nga sëmundje të tilla. Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret, ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat.

Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme. Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar, por edhe për t’i çliruar rrugët e frymëmarrjes. Pini sa më shumë çajra dhe hani supë pule rregullisht sa herë që të jeni të ftohur ose me grip.

Kur jeni me grip ose të ftohur, oreksi është i pari që ikën, por kjo nuk do të thotë që duhet të qëndroni larg ushqimit. Kaloritë dhe ushqyesit tek ushqimet e ndihmojnë imunitetin të jetë më i fortë dhe të luftojë virozat më me efikasitet.

Duhani nuk duhet pirë kur jeni sëmurë, sepse do të dëmtojë mushkëritë dhe irritojë fytin. Hiqni dorë nga cigarja dhe qëndroni larg ambienteve me tym duhani.

Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit. Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj ruani toruan.

The post Gabimet që nuk duhet të bëni asnjëherë gjatë periudhës kur jeni me grip appeared first on Albeu.com.

5 gabimet e mëdha që shkatërrojnë një martesë
Ndonjëherë mendimet janë të papajtueshme, ndonjëherë durimi mungon dhe ju ka ndodhur të jeni kapur në furinë e një rutine gjithmonë të nxituar. Por si të kemi një martesë të lumtur?  Në rrallë, të parë duhet të dini disa gabime që mund ta shkatërrojnë atë – ja çfarë duhet të dini.

Mëria është ndjenja e parë toksike në një marrëdhënie. Nëse partneri juaj ju ka tradhtuar, nuk është e lehtë t’i falni. Ka gra që sapo zbulojnë lidhjen jashtëmartesore të të shoqit, nuk mendohen dy herë dhe janë gati t’i japin fund martesës. Të tjerët, nga ana tjetër, preferojnë t’i japin partnerit një tjetër shans, duke shpresuar të lënë mënjanë atë që ndodhi dhe të rikthejnë marrëdhënien e tyre.

Martesa është besim absolut , kështu që pandershmëria ndaj partnerit rezulton të jetë një tjetër gabim serioz, i aftë për të shkatërruar marrëdhënien tuaj. Mos i lini pas dore detajet, shmangni gënjeshtrat dhe mos u kënaqni me gjysmë të vërteta.

Kujdes nga varësitë , të cilat shpesh dëmtojnë marrëdhëniet e besimit midis burrit dhe gruas. Problemet me drogën, alkoolin ose lojërat e fatit mund ta vënë në rrezik marrëdhënien tuaj, veçanërisht nëse partneri juaj nuk e di për këtë. Tregohuni transparent me personin që keni zgjedhur dhe hiqni dorë nga ajo që nuk ju bën të ndiheni mirë.

Dashuria është respekt, kurrë dhunë . Abuzimet, agresionet, kërcënimet, presionet psikologjike nuk kanë të bëjnë fare me një ndjenjë të pastër si dashuria. Ka shumë gra që janë viktima të dhunës dhe shumë që kanë frikë të raportojnë. Të bësh këtë është hapi i parë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje të sëmurë dhe të dhimbshme..

Jepini rëndësi dialogut : biseda me partnerin tuaj është një gjest i thjeshtë por themelor për mirëqenien personale dhe të çiftit. Në këtë mënyrë do të gjeni gjithmonë një shpatull ku të mbështeteni, do të zbuloni një strehë të sigurt për çdo problem, por edhe personin më të mirë me të cilin do të ndani qëllimet dhe gëzimet tuaja më të mëdha. Mos neglizhoni momentet e intimitetit , jini gjithmonë vetvetja.

The post 5 gabimet e mëdha që shkatërrojnë një martesë appeared first on Albeu.com.

Katër gabimet që po ju shkatërrojnë trurin
Zakonet tuaja të përditshme ndikojnë në shëndetin e trurit tuaj. Kjo është diçka që me siguri e dini, por ndoshta nuk keni menduar kurrë se cilat prej tyre rrezikojnë funksionet e trurit tuaj.

Sipas profesorit të neurologjisë Dr. Rudolph E. Tanzi , 4 zakonet e mëposhtme mund të shkaktojnë dëme në aftësitë tuaja njohëse dhe megjithëse i konsideroni ato “normale” në jetën e përditshme, ato në fakt mund të shkaktojnë probleme me kujtesën tuaj, (dhe jo vetëm).

Pra, 4 zakonet më shkatërruese për trurin tuaj janë:

Puna 8-orëshe

Ka shumë mundësi që puna juaj t’i kalojë 8 orë, por siç paralajmëron Dr. Tanzi, presioni që i bëni vetes gjatë gjithë atyre orëve çdo ditë nuk do të “vrasë” vetëm produktivitetin, por edhe qelizat e trurit. Ne nuk jemi të programuar nga natyra që të kalojmë kaq shumë kohë në punë, sipas ekspertit. Puna ka të bëjë me marrjen e një qëllimi në jetën tuaj dhe mbajtjen e mendjes tuaj të mprehtë. Takimet e vazhdueshme dhe puna jashtë orarit mund të shkaktojnë djegie, prandaj sigurohuni që të vendosni një frenë në përditshmërinë tuaj të çmendur.

Introversioni

Nëse jeni shumë introvert, atëherë është më shumë një tipar sesa thjesht një zakon, por mund të jetë shkatërrues për trurin tuaj. Introversioni mund të çojë në nivele të ulëta në funksionet tuaja njohëse pasi ato kanë nevojë për lidhje dhe kontakt njerëzor për të punuar në mënyrë optimale. Në fakt, izolimi social shkakton probleme kardiovaskulare dhe sëmundje neurologjike.

Ekspozimi i tepërt para ekranit

Nëse 1/3 e ditës uleni dhe punoni para një ekrani dhe më pas për t’u çlodhur, për të parë televizor ose për t’u ulur sërish para kompjuterit, atëherë ekspertët kanë një lajm të pakëndshëm për ju. Ekspozimi i zgjatur ndaj ekraneve jo vetëm që shkatërron aftësitë e trurit tuaj, por edhe cilësinë e gjumit tuaj.

“Gjuetia” për të kapur gjithçka

Nëse e shtyni veten deri në kufi për të arritur gjithçka, atëherë truri juaj do të rrëzohet. Ju humbni kohë, energji dhe rezultati është vetëm duke e ngarkuar veten me stres shtesë për diçka që nuk do ta arrini gjithsesi dhe do ta lini pas.

The post Katër gabimet që po ju shkatërrojnë trurin appeared first on Albeu.com.

Gabimet që duhet të shmangni kur konsumoni mëngjesin tuaj
Mëngjesi është thelbësor për të pasur energji, por edhe për të arritur të humbni peshë. Duke ndjekur këshillat më poshtë do të keni mundësi të bëni një mëngjes, që përveç të ushqyerit, do të jetë ideal edhe për humbjen e peshës.

Zgjidhni ushqime të pasura me fibra

Fibrat janë shumë të dobishme për shëndetin tuaj. Mënyra se si fibrat ndihmojnë në humbjen e peshës ka të bëjë me faktin se ato ju mbajnë të ngopur më gjatë. Frutat e freskëta dhe të thata, drithërat dhe tërshëra janë ushqime të pasura me fibra që mund të përfshihen lehtësisht në mëngjes.

Përfshini proteina në vaktin tuaj

Proteina është ndoshta përbërësi më kryesor në programet e humbjes së peshës, dhe me të drejtë, pasi ndihmon në kontrollin e sheqerit dhe zvogëlon urinë. Kosi, vezët dhe kërpudhat janë të pasura me proteina dhe ia vlen t’i përfshini në vaktin e mëngjesit.

Qëndroni larg kalorive të lëngshme

Edhe pse kafeja është pjesë përbërëse e mëngjesit, sheqeri shton kalori të panevojshme.

The post Gabimet që duhet të shmangni kur konsumoni mëngjesin tuaj appeared first on Albeu.com.

“Shkolla e dështimit”, që ju mëson t’ia filloni nga e para pas gabimeve tuaja
Nga Micol Maccario

Nuk ekziston një përkufizim unik mbi “dështimin”. Secili e përjeton atë ndryshe, dhe i jep një kuptim individual. Për shembull, për disa, dështim do të thotë ngelja në një provim apo humbja e vendit të punës. Për të tjerët fundi i një marrëdhënieje në çift apo falimentimi i një kompanie.

E vetmja gjë e sigurt, është se herët a vonë ne të gjithë dështojmë në një mënyrë apo tjetrën. Dështimi ka shumë fytyra. Ka nga ata që e lartësojnë, duke e cilësar si një hap themelor dhe thuajse të dëshirueshëm për rritjen personale.

Në këtë rast flitet për “failozofinë ”, pra artin e të dështuarit me sukses, ose filozofinë japoneze të jetës “shippai”, që tregon një “dështim pozitiv ose konstruktiv”. Por ka të tjerët që e konsiderojnë dështimin si diçka të papranueshme dhe të turpshme, pra si diçka që duhet fshehur.

Qasja e Francesca Corrado, themeluese e Shkollës së Dështimit, është e ndërmjetme. Ajo thotë se dështimi është “pika përfundimtare në një seri gabimesh shpeshherë sistematike, të cilat nuk janë korrigjuar”. Objektivi i shkollës që ka ngritur, është të mësojë njerëzit të pranojë zhgënjimin që mund të burojë nga një gabim, dhe të përpiqen të shohin të gjithë projektin dhe jo vetëm një rezultat.

Ndonjëherë të kesh gabuar do të thotë të ndryshosh drejtimin, dhe t’i shohësh gjërat nga një këndvështrim tjetër, jo domosdoshmërisht negativ. “Falë gabimeve të mia unë themelova këtë shkollë. Përpara se të isha studiuese në Universitetin e Modenës, merresha me mirëqenien dhe mundësitë e barabarta dhe kisha ngritur një start-up trajnimi dhe konsulence. Në një moment dështova. Humba para, marrëdhënie dhe role. Por jo aftësitë e mia, të cilat më lejuan të rifilloja nga e para”- thotë Corrado. Kështu lindi vendimi për hapjen e Shkollës së Dështimit, me kurse të përkushtuara enkas për shkolla, profesionistë dhe kompani.

“Ajo është një shkollë mendimi. Ne kalojmë kohë duke studiuar dhe arsyetuar se si t’i ndihmojmë njerëzit të kenë një këndvështrim tjetër për atë që u ka ndodhur. Ne duam ta vëmë theksin tek rëndësia e të bërit gabime të mira. Në fakt, kur gabon nuk mëson asgjë, nëse nuk ndalesh të analizosh gabimet e tua”- shton ajo.

Hapi themelor qëndron tek të kuptuarit e gabimeve. “Është e rëndësishme të kuptojmë procesin nëpër të cilin kaluam dhe që na çoi tek një zgjedhje e caktuar që rezultoi të ishte e gabuar. Dhe më pas të mos e bëjmë më kurrë atë në të ardhmen”- thotë Corrado.

Analizimi i gabimeve ju jep mundësinë t’i kuptoni ato, t’i zhdramatizoni dhe ta ndani atë përvojë me të tjerët. Kjo qasje nuk do t’ju pengojë të bëni gabime të reja, por do t’ju lejojë të bëni gabime më të mira. Duke dështuar, keni mundësi të njihni më mirë veten dhe aftësitë tuaja, duke ditur se si të menaxhoni ëndrrat të cilat me kalimin e kohës dhe falë edhe gabimeve, mund të ndryshojnë.

Në këtë shkollë mësohet se fundi dhe fillimi shpesh mund të përkojnë. Dështimi mund t’i japë fund diçkaje që nuk ishte më e drejtë dhe të shënojë fillimin e një gjëje më të mirë. Ai mund të jetë një rrugë alternative, e cila nuk do të ishte vlerësuar kurrë në rrethana të tjera.

“Teoria na thotë që të përqendrohemi tek pikat tona më të forta. Por unë them se vetëm duke kuptuar se çfarë janë ato, ne mund t’ia nisim nga e para me një ndërgjegjësim të ri”- thotë Corrado. Marrja në konsideratë e gabimit, varet edhe nga gjinia dhe mosha.

“Gratë kanë më shumë frikë të bëjnë gabime, dhe priren të mendojnë shumë, sepse janë më të mësuara me përsosmërinë. Kjo nuk është çështje biologjike, por varet nga edukimi. Adoleshentët kanë një tendencë për të vepruar më emocionalisht dhe e shohin çdo humbje të vogël si një tragjedi. Fëmijët i përjetojnë ndryshe gabimet, dhe po ndryshe i pranojnë dhe i kuptojnë. Më pas ata hyjnë në një kontekst social në të cilin i rrituri u thotë: “Tani je i rritur mos bëj gabime dhe perceptimi i tyre ndryshon”- thotë Corrado.

Shpeshherë pesha e pritshmërive vetjake por edhe e tjerëve bëhet shumë e rëndë, dhe shpesh harrojmë se jeta nuk është një garë, as një sfidë e vazhdueshme. Ka histori të njohura dështimesh që ngjallin shpresë – si ajo e shkrimtares britanike JK Rowling apo Albert Einstein – por ka edhe episode të njerëzve që, të përballur me dështimin, nuk janë në gjendje t’ia fillojnë nga e para.

E sigurt është se qëndrueshmëria dhe kokëfortësia, janë cilësi thelbësore për të arritur synimet, dhe nëse dështimi përballohet në mënyrë pozitive, tek individi zhvillohet këmbëngulja dhe vetëkontrolli.

Megjithatë, është e vërtetë që këto aftësi nuk mjaftojnë për të shkruar një libër të suksesshëm apo për t’u bërë një nga fizikantët më të njohur në botë. Njëherazi, të dish se si të pranosh të jesh njeri dhe të nisësh nga gabimet, do të thotë të jesh në gjendje t’i shndërrosh gabimet në kënaqësitë e së ardhmes.

E vërteta është se të dështosh është si të shkosh në shkollë, të biesh në dashuri, të mësosh të ngasësh makinën. Ai është pjesë e jetës, një hap i detyrueshëm, që të gjithë e përjetojnë. Ndaj është mirë të mësosh ta përballosh atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Parë nga këndvështrimi i përmirësimit personal, nuk duhet të ndikojë negativisht as tek vetëvlerësimi, dhe as tek dëshirat e ardhshme. Përkundrazi, në disa raste mund të jetë madje një bekim, sepse ofron mundësinë për të hyrë në shtigje të reja. / “Linkiesta” – Bota.al

The post “Shkolla e dështimit”, që ju mëson t’ia filloni nga e para pas gabimeve tuaja appeared first on Albeu.com.

Gabimet që nuk duhet të bëni kur i keni flokët të lagur
Hidratimi i fytyrës dhe trupit duhet të jetë një pjesë kyçe e rutinës tuaj të përditshme të bukurisë, megjithatë ka një gjë që duhet të mbani mend gjithmonë në lidhje me kujdesin e flokëve.

Flokët janë më të prekshëm ndaj dëmtimit kur janë të lagur. Kjo do të thotë se ata kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe ju duhet të shmangni gabimet e caktuara.

Shikoni tre prej tyre…

Mos i kapni fort flokët

Flokët tuaj tashmë janë shtrirë ndërsa janë të lagur dhe çdo tension shtesë që aplikoni mund të shkaktojë thyerje të flokëve. Ju duhet t’i thani flokët plotësisht para gërshetimit dhe të zgjidhni një lidhëse të butë gome.

Krihni flokët duke filluar nga majat

Provoni fillimisht t’i zgjidhni flokët e lagur me gishta për të shmangur thyerjen. Për të krehur flokët e lagur, zgjidhni një krehër të specializuar dhe gjithmonë filloni fillimisht nga majat.

Mos i lini flokët të lagur për një kohë të gjatë

Uji dobëson flokët, kështu që sa më gjatë të qëndrojnë të lagur, aq më të brishtë bëhen. Prisni deri në fund të dushit për t’u lagur dhe lani flokët. Më pas thajini ato sa më shumë që të mundeni me një peshqir.

The post Gabimet që nuk duhet të bëni kur i keni flokët të lagur appeared first on Albeu.com.

Nuk zënë mend asnjëherë, 4 shenjat e zodiakut që “vdesin” të përsërisin gabimet e tyre!
Njerëzit bëjnë gabime gjatë gjithë kohës dhe nuk ka asgjë të keqe për sa kohë që mësoni prej tyre dhe nuk i përsërisni sërish. Megjithatë, ka disa njerëz që nuk mësojnë kurrë dhe përfundojnë duke përsëritur të njëjtat gabime vazhdimisht. E mesa duket kjo lidhet dhe me astrologjinë. Ja shenjat e zodiakut që priren që t’i përsërisin gabimet e tyre…

Binjakët

Binjakët bëjnë gabime, por rrallë mësojnë prej tyre. Jo sepse nuk duan, por sepse harrojnë dhe përsërisin atë që ka ndodhur njëherë. Kjo është pse ata priren të vuajnë shumë dhe gjërat t’u shkojnë keq.

Virgjëresha

Virgjëresha, gjithashtu, nuk mëson nga gabimet e së kaluarës. Ata bëjnë gabime, pendohen, harrojnë dhe i përsërisin sërish. Kjo ndikon negativisht në jetën dhe karrierën e tyre, megjithatë nuk ndryshojnë.

Demi

Demi priret t’u tregojë të tjerëve kur janë gabim, por kurrë nuk mësojnë gjë vetë. Pas një gabimi ndihen të penduar dhe me keqardhje, por është e përkohshme.

Gaforrja

As Gaforrja nuk mëson nga gabimet e së kaluarës edhe pasi vuajnë nga dështime të shumta. Ata mendojnë se çdo situatë duhet trajtuar ndryshe, gjë që është e vërtetë deri diku, megjithatë ata nuk e kuptojnë se duhen marrë edhe disa mësime. Është e vështirë ta bësh Gaforren të kuptojë se humbjet në aspekte të ndryshme janë rezultat i mos mësimit nga gabimet e së shkuarës.

The post Nuk zënë mend asnjëherë, 4 shenjat e zodiakut që “vdesin” të përsërisin gabimet e tyre! appeared first on Albeu.com.

Mos bëni këto gabime, nëse doni të komunikoni më mirë
Për të komunikuar në mënyrën më të mirë duhet të jeni vetvetja

Ka raste kur komunikimi i mirë, përdorimi i fjalëve të duhura me të tjerët ose me veten mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si perceptohemi ose ndihemi për veten tonë. Prandaj është e rëndësishme para së gjithash të mësojmë të vëzhgojmë mirë mënyrën tonë të komunikimit, të vëmë re gabimet dhe të biem në kontakt me “fjalët e duhura” që kanë qenë gjithmonë brenda nesh, ato që shprehin qenien tonë të vërtetë dhe që do të na bëjnë të komunikojmë atë që duam, saktësisht dhe drejtpërdrejt.

Gabimet që duhet të eliminohen për të komunikuar më mirë:

Konceptet e përsëritura: bëheni llafazanë

Sa më shumë të përsëritet një koncept brenda të njëjtit fjalim, aq më shumë humbet efektivitetin dhe shkakton mërzi tek dëgjuesi.

Përdorimi i “kuajve të luftës”: shfaqeni nostalgjikë dhe pedantë

Përqendrimi gjithmonë në të njëjtat tema ose në histori të ngjarjeve të zakonshme na bën të dukemi të mërzitshëm dhe i shtyn të tjerët të na shmangin.

Të flasësh me shembuj është didaktike dhe bajate

Sjellja e një shembulli personal për gjithçka që thotë tjetri, e bën atë të ndihet fëmijë dhe e pengon shpërfaqjen e tij.

Ndërprerja është e padurueshme

Ndalimi i të folurit të të tjerëve me ndërhyrje, sqarime, kundërshtime të vazhdueshme është shenjë vrazhdësie dhe agresioni.

“Hapja e kllapave” prodhon shpërqëndrim

Hapja e vazhdueshme e fjalive rastësore të pasura në detaje e largon fjalimin nga qëllimi.

Përdorimi i shumë nënshtresave sjell ndërlikim

Shakatë, konsideratat e shkurtra personale, gjuha e paqartë e bëjnë komunikimin të ngjashëm me përtypjet personale.

Të bësh gjithmonë “batutën finale” rrezikon të jetë patetike

Gjithmonë mbyllja e bisedës me një shaka që nuk është shumë për të qeshur krijon një efekt sikleti dhe të pakëndshme.

Të shikosh gjetkë është një shenjë mosinteresimi

Është një nga gjërat që dëmtojnë më shumë atë që do të thotë tjetri, si dhe sinjalizon mungesë respekti për bashkëbiseduesin.

The post Mos bëni këto gabime, nëse doni të komunikoni më mirë appeared first on Albeu.com.