fruta perime Archives - Albeu.com

I zoti i dyqanit i dha çmim më të shtrenjtë se klientes tjetër… zotëria nuk u largohet pa ia thënë dy fjalë!
Një burrë shkoi për të blerë fruta. Ai e pyeti shitësin: “Sa është çmimi i bananes dhe mollëve?”

I zoti i dyqanit u përgjigj: “Bananet janë me 20 rs / duzinë dhe mollët 100 rs / kg.”

Në të njëjtën kohë, një grua erdhi për të blerë dhe tha: “Bhaiya (Vëlla), dua një kilogram mollë dhe një duzinë banane. Sa më kushtojnë?”

I zoti i dyqanit tha: “Bananja është 5 rs / duzinë dhe mollët janë 25 rs / kg.”

Klienti që ishte tashmë në dyqan e vështroi shitësin, me ca sy gllabërues. I zoti i dyqanit e vuri re këtë dhe i kërkoi të priste pak.

Gruaja mori frutat dhe i pagoi, përshëndeti e lumtur duke dalë nga dyqani, “Faleminderit Zot, sot fëmijët e mi do të jenë shumë të gëzuar pasi të hanë fruta”.

Pasi gruaja u largua. Shitësi u kthye nga klienti dhe i tha: “Zoti është dëshmitar vëlla, nuk të kam mashtruar”.

Pasi u ndal për pak, ai vazhdoi: “Gruaja që patë tani është një e ve e varfër, nënë e katër jetimëve. Ajo jeton në lagjen time. Jam përpjekur shumë herë ta ndihmoj por ajo nuk është e gatshme të marrë asnjë lloj ndihme nga askush.

Pastaj mendova për këtë mënyrë për ta ndihmuar atë. Tani, sa herë që vjen për të blerë fruta, unë i jap fruta me çmim modest. Në këtë mënyrë, ajo nuk e përjeton atë ndjesinë sikur po ndihmohet dhe varet nga të tjerët. Kjo është mënyra e vetme për të ofruar ndihmën time ndaj saj.

Dhe vëlla, më beso, sa here vjen kjo zonja, pothuajse çdo javë, shitjet e mia shtohen. Është bekimi i Zotit.”

Duke dëgjuar këtë, lotët rrodhën në sytë e klientit, ai përqafoi shitësin dhe i lumtur bleu fruta pa ankesa apo pazare.

Mësimi:

Nëse doni të ndani lumturinë dhe të ndihmoni të tjerët, ju gjithashtu mund gjeni një mënyrë pa i bërë të ndjehen si gjynahqarë. Siç thuhet – Ku ka një vullnet, ka një rrugë.

The post I zoti i dyqanit i dha çmim më të shtrenjtë se klientes tjetër… zotëria nuk u largohet pa ia thënë dy fjalë! appeared first on Albeu.com.

6 gjërat që i ndodhin trupit, nëse nuk hani fruta dhe perime
Frutat dhe perimet përmbajnë disa prej vlerave ushqyese më të rëndësishme për shëndetin tonë. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, vetëm 11% e njerëzve hanë fruta dhe perime përditë. Por çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj, nëse ju nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime?

Ju shfaqen probleme me sistemin e tretjes

Pa fruta dhe perime, ju jeni të prirur të hani më shumë ushqime të thata dhe për pasojë zorra juaj do të përballet me kapsllëkun. Prandaj, dritare.net ju sugjeron të hani sa më shumë fruta dhe perime.

Rreziku nga kanceri rritet

Sipas një studimi, nga Instituti Amerikan për Kërkimin e Kancerit (AICR), asnjë ushqim nuk mund t’ju mbrojë nga kanceri,  por një dietë e mbushur me ushqime me bazë bimore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut ndaj tij. Antioksidantët si: vitamina E, vitamina C dhe karotenoidet mund të zvogëlojnë rreziqet e kancerit duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalët e lirë.

Nëse nuk hani fruta ose perime, ju do të shtoni në peshë

Nëse nuk hani fruta ose perime, ju do të hani ushqime të tjera plot me kalori. Prandaj i kurseni vetes dietat strikte, ose mungesën e ushqimit dhe hani fruta dhe perime çdo ditë, dhe nuk do të shtoni peshë.

Ka shumë mundësi të prekeni nga diabeti

Për shkak se fitimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku për t’u prekur nga ai është me i madh nëse nuk hani fruta dhe perime.

Do t’ju rritet presioni i gjakut

Një dietë e lartë në natrium  dhe e ulët në fruta dhe perime do t’ju rrezikonte ju nga tensioni i lartë i gjakut. Dhe për pasojë ju do të vuani nga hipertensioni.

Jeni të rrezikuar nga depresioni

Fakti se ju nuk konsumoni shumë fruta dhe perime, ju rrezikon  edhe shëndetin mendor. Prandaj sugjerohet të hani sa më shumë fruta dhe perime.

The post 6 gjërat që i ndodhin trupit, nëse nuk hani fruta dhe perime appeared first on Albeu.com.

Jo pije energjike, zgjidhni këto fruta e perime hidratuese dhe lodhja do largohet si me magji
Të mbash veten të hidratuar është shumë e rëndësishme pasi dehidratimi mund të çojë në probleme të lëkurës, dhimbje koke dhe ngërçe të muskujve. Por pirja e ujit të thjeshtë nuk është mënyra e vetme për të bllokuar hidratimin shumë të nevojshëm. Ka disa fruta dhe perime që përmbajnë aq shumë ujë sa që ju në thelb konsumoni ujin tuaj ndërsa shijoni një vakt të shijshëm.

Lexoni më poshtë për cilat bëhet fjalë:

Mango

Përmbajtja e ujit: Deri në 83%

Faktet ushqyese: Ato janë shumë të larta në kalium, vitaminë A, beta-karoten dhe vitaminë C.

Boronica

Përmbajtja e ujit: deri në 84%

Faktet ushqyese: Ato janë shumë të larta në kalium, vitaminë A, vitaminë K dhe fosfor.

Ananasi

Përmbajtja e ujit: Deri në 86%

Faktet ushqyese: Ato janë shumë të larta në kalium, magnez, vitaminë C, folate dhe vitaminë A.

Portokalli

Përmbajtja e ujit: deri në 88%

Faktet ushqyese: Ato janë shumë të larta në fibra, kalium, vitaminë C dhe antioksidantë që luftojnë sëmundjet.

Nektarinat dhe dardha aziatike

Përmbajtja e ujit: deri në 88%

Faktet ushqyese: Dardhat aziatike janë shumë të larta në kalium, ndërsa nektarinat përmbajnë sasi të mira të vitaminës A, kaliumit, beta-karotenit dhe fosforit.

Pjepër

Përmbajtja e ujit: Deri në 90%

Faktet ushqyese: Një filxhan pjepër përmban 2 gram fibra dhe është shumë i pasur me vitaminë A, e cila forcon sistemin imunitar.

Luleshtrydhe

Përmbajtja e ujit: Deri në 91%

Faktet ushqyese: Janë të pasura me fibra, antioksidantë, vitaminë C, folate dhe mangan.

Shalqiri

Përmbajtja e ujit: Deri në 92%

Faktet ushqyese: Ato janë të pasura me vitaminë A, vitaminë C, magnez dhe antioksidantë të fuqishëm, duke përfshirë likopenin.

Kungull i njomë

Përmbajtja e ujit: Deri në 94%

Faktet ushqyese: Ato janë të larta në vitaminë C pasi një filxhan përmban 35% të sasisë së rekomanduar ditore.

Kastravec dhe marule

Përmbajtja e ujit: Kastraveci ka deri në 95% dhe marule deri në 96%.

Faktet ushqyese: Kastravecat janë shumë të ulëta në kalori dhe ofrojnë sasi të vogla të vitaminës K, kaliumit dhe magnezit. Marulja është shumë e pasur me folate, e cila është shumë e dobishme për gratë shtatzëna, dhe gjithashtu ka sasi të larta të vitaminës K dhe vitaminës A./albeu.com

The post Jo pije energjike, zgjidhni këto fruta e perime hidratuese dhe lodhja do largohet si me magji appeared first on Albeu.com.

Ushqimet që na shtojnë të paktën 10 vite jetë
Të gjithë e dimë se disa nga zakonet tona të të ngrënit mund të jenë fatale për shëndetin tonë në planin afatgjatë. Kjo është arsyeja pse ka një tendencë të përgjithshme drejt një diete më të shëndetshme, të pasur me fibra dhe reduktimit të konsumit të mishit.

Hulumtimet e reja do të fokusohen në ushqime specifike që mund të kontribuojnë në jetëgjatësinë. Më konkretisht, sipas rezultateve të studimit, ata që vendosin të ndryshojnë zakonet e të ngrënit, duke zëvendësuar mishin dhe ushqimet e përpunuara fitojnë mesatarisht 10 vite më shumë jetë. Kjo përqindje është 10.7% për femrat dhe 13% për meshkujt!

Ky studim është kryer tek të rriturit në SHBA dhe tregon se kushdo që vendos në kohë të bëjë disa ndryshime në zgjedhjet e tyre dietike, do të përfitojë në të ardhmen, duke rritur jetëgjatësinë. Dieta standarde e një amerikani mesatar nuk përfshin pothuajse asnjë frut dhe perime, dhe është e pasur me mish, qumësht dhe sheqer. Nuk ndryshon shumë nga zakonet e përditshme të të ngrënit të shumë nga ne shqiptarët, qw po ashtu preferojmë të hamë ushqime të gatshme, të pasura me kalori dhe yndyrë, duke anashkaluar vaktet.

Studiuesit nga Universiteti i Norvegjisë kanë zbuluar se duke reduktuar mishin fitojmë rreth 2 vjet jetë, ngrënia e më shumë perimeve rrit jetëgjatësinë me 2.5 vjet te gratë dhe burrat. Nëse konsumojmë produkte me drithëra integrale atëherë jeta jonë mesatare rritet me vite, ndërsa me arrat fitojmë edhe 2 vite të tjera.

Sa më herët të bëhen këto ndryshime në moshën madhore, aq më e madhe është pritshmëria. Megjithatë, nuk është kurrë vonë! Edhe nëse dikush i kryen ato në të 80-at, fiton 3.4 vite jetë, sipas studiuesve. Sigurisht që ka dallime në varësi të profilit ushqyes por edhe të shëndetit të përgjithshëm të personave që vendosin të bëjnë këto ndryshime. Lajmi i pakëndshëm për ata që ushqehen shëndetshëm, pasi ndryshimet në pritshmërinë e tyre nuk janë spektakolare, edhe nëse ndjekin më nga afër rekomandimet e studiuesve./albeu.com

The post Ushqimet që na shtojnë të paktën 10 vite jetë appeared first on Albeu.com.

Kripa shkakton hipertension, por a mundet që frutat dhe perimet të reduktojnë efektet negative
Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i kripës rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton hipertension. Megjithatë sipas shkencës kjo lidhje qëndron edhe kur konsumojmë ushqime të shëndetshme. Në një studim prej 4.000 të rriturish studiuesit zbuluan se një dietë e pasur me fruta dhe perime që lidhen me presionin e ulët të gjakut, nuk kompensojnë efektet e rritjes së presionit të gjakut nga konsumimi i kripës.

Sipas një udhëzimeve të dietës amerikane thuhet se një i rritur duhet të konsumojë vetëm 2.300 miligram kripë në ditë ose vetëm një lugë çaji. Por pavarësisht rekomandimeve kjo gjë nuk zbatohet. Organizata e shëndetit deklarojnë se një dietë e pasur në fruta dhe perime ndihmon për të ulur presionin e gjakut, por a mund të kundërveprojë një dietë e tillë në efektet e konsumimit të tepërt të kripës?

Studiuesit thonë se nuk mund të reduktohen efektet negative të kripës duke konsumuar vetëm fruta, perime dhe drithëra. Gjithashtu është zbuluar se 75% e kripës merret nga restorantet dhe ushqimet e paketuara. Prandaj duhet që restorantet dhe kompanitë që prodhojnë ushqime të paketuara duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

The post Kripa shkakton hipertension, por a mundet që frutat dhe perimet të reduktojnë efektet negative appeared first on Albeu.com.