Frrok Cupi Archives - Albeu.com

“Fshihet dora e Rusisë”, Frrok Çupi plas “bombën”: Në 6 dhjetor, në Tiranë mund të nisë Lufta e Tretë Botërore
Analisti Frrok Çupi thotë se në protestën e paralajmëruar nga opozita në 6 dhjetor fshihet dora e Rusisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çupi u shpreh se Rusia, me luftën në Ukrainë, qëllimin e saj të parë ka ndërhyrjen në BE, gjë që sipas tij mund ta arrijë me një vend si Shqipëria, shumë afër dhe që po organizon samitin më të madh të BE.

Sipas Çupit, për shkak të ndërhyrjes ruse dhe iraniane, ekziston rreziku për agresion ndaj ndonjë prej liderëve të BE, çka sipas tij mund të ndizte një Luftë të Tretë Botërore në Tiranë më 6 dhjetor.

“Pyetja është emergjente, jo më para qeverisë së Tiranës po para BE: do ta lejojmë Rusinë të turbullojë një samit të BE në Tiranë, të bëjë shantazh dhe ndoshta agresion në Tiranë, që të vrasë një nga liderët e Europës që të fillojë Luftën e Tretë Botërore në Tiranë? A do të fillojë lufta botërore në datën 6 dhjetor në Tiranë apo jo?

E dini që luftëra të tëra kanë nisur në Evropë, në Ballkan, ndodhemi para një rreziku të tillë. Ajo protestë mban në vetvete rrezikun shumë të madh të eksplozionit në Evropë për shkak të ndërhyrjes së Rusisë dhe Iranit”, tha Çupi.

The post “Fshihet dora e Rusisë”, Frrok Çupi plas “bombën”: Në 6 dhjetor, në Tiranë mund të nisë Lufta e Tretë Botërore appeared first on Albeu.com.

Frrok Çupi deklaratë të fortë për Metën: Është rasti që atij t’i shpërthejë një raketë ruse nëpër këmbë
Analisti Frrok Çupi ka dalë me një deklaratë të fortë për presidentin Ilir Meta, teksa bën një paralelizëm me atë që po ndodh në Ukrainë, e cila po bombardohet nga raketat ruse.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se presidenti Ilir Meta mund të kishte shkuar në Kiev dhe të një raketë ruse mund ti shpërthej në këmbë.

“Një raketë shqiptare në Kiev. Të paktën sot, presidenti i Shqipërisë mund të kishte udhëtuar për në Kiev. Ka rastin të qëndrojë në sheshin “Nëna Ukrainë”, të paktën deri në mesnatë. Autokolona e gjatë 64 km e ushtrisë ruse me tanke e raketa po i afrohet Kievit në këto orë, që prej mëngjesit. Është rasti që presidenti nga Shqipëria të presë aty derisa një raketë ruse t’i shpërthejë ndër këmbë. Atëherë, po. Atëherë do të kishim një president “pa maskë”.

Presidenti do të shfaqej para publikut e do të deklarohej: “A iu thashë se do të më vrasin raketat amerikane në Malin me Gropa?… Tani lufta e Ukrainës më bëri të ndërroj faqe; lufta më bëri anti- rus; le të më vrasin raketat ruse!”. Kjo mund të vazhdojë të ndodhë edhe nesër, pasnesër, a kur të duash, nëse presidenti ka dëshirë të ndryshojë”, tha ai.

Ndër të tjera, Çupi u shpreh se në vendin tonë nuk dihet se cili është me kë. Ai theksoi, se as shqiptarët nuk e dinë se në çfarë sistemi jetojnë.

“Por, vallë, a do ta bëjë këtë presidenti i Republikës së Shqipërisë? Nuk është fjala për një theror, është fjala për një fenomen me shumë dilema: Dilema e parë, kush është kush? Ukrainasit u shfaqën para ushtrisë armike dhe ky ‘fat’ i dalloi secilin nga secili: Disa mijëra janë edhe me Rusinë, por e kanë dëshmuar këtë, me plot zërin se duam Rusinë!. Ndërsa në vendin tonë, Shqipëri, as sondazhet më të fshehta nuk do të mund të nxirrnin të vërtetën cili është me cilin?. As shqiptarët, kurrë nuk mund të përgjigjen se në ‘ç’sistem jetojnë?, çfarë është lideri i tyre?, i majtë apo i djathtë?, tiran apo pulë?, maskara apo hipokrit?”, tha ai.

The post Frrok Çupi deklaratë të fortë për Metën: Është rasti që atij t’i shpërthejë një raketë ruse nëpër këmbë appeared first on Albeu.com.

Frrok Çupi ndan dhimbjen: I vetmi që e piu një gotë raki pa vjedhur
Gazetari Frrok Çupi ka bërë një reagim të ndjerë për ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londo.

Ai ka folur edhe për mesazhet e ngushëllimit që u publikuan në rrjetet sociale për vdekjen e poetit.

Komenti i plotë:

Poetët presin te vdesë një poet

Pse vdes poeti më shumë se një herë?

E kam parë me sytë e mi dhe e kam përjetuar këtë ‘masakër’ të shpirtit. Ndoshta shpesh herë ka ndodhur, por vetëm një herë po them.

Të premten e kaluar, teksa përcollën për në parajsë Bardhyl London, poet i dy epokave, më përshkoi e po më përshkon trupin mornica e dy a tre vdekjeve për të njëjtin human. Lajmin se ‘Bardhi shkoi…’, e kisha lexuar edhe dy kohë të tjera; njëra para ndonjë viti, e tjetra para pak kohe. Mu kujtuan edhe miqtë e poetit që e kishin detyruar Bardhin, të paktën një herë, që të gjente mënyrën në media e të thoshte; ‘Jo, jo…, këtu jam!’. Tani nuk mund ta bëjë më, sigurisht; kjo koha ‘tani’ është koha kur poeti bëri paqe me vdekjen… Të tjerët nuk e bëjnë dot…

Më erdhi të bëhem një vëzhgues e të shikoj çfarë do të mund bëjnë sot, ditën e vdekjes, këta që lajmëruan vdekjen e Bardhit para një viti. Mendova se do të ishin fshehur, sa për të thënë ‘unë atëherë e dija ashtu, e tash kam bërë paqe’. Jo, ore, ç’ne?! Njëri prej atyre u shfaq përsëri në facebook, sikur po vinte nga një garë vrapimi me lajmin se ‘kush e kishte paralajmëruar vdekjen e Bardhit!… Urraaa, una!’. E shkroi prapë të njëjtin lajm se vdiq poeti. Pastaj gjeti foto të poetit duke ngrënë diçka sa ishte në jetë; dhe postoi prapë… Pastaj ndoqi ku ishin muret me lajmin dhe foton e poetit; dhe prapë në facebook…

Më duket se facebook- u është shpikur vetëm për të shpallur lavdinë e njerëzve të gjallë mbi të vdekurit.

… Pastaj nisën poetët…, poetë pa fund. Dikush sillte yjet përtokë, dikush ujëvarat, dikush shtojzovallet, dikush vuajtjet, dikush ‘si na gatoi nëna’…, o zot, çfarë patetizmi rrodhi nëpër rreshta. Por ama veç një strofë e vetme u soll në gjithë atë shpikje të Mark Zukerbergut; dhe asnjë pjesë e krijimtarisë së poetit. Bardhi u shfaq në qindra dimensione, veçse jo në dimensionin e tij real. Ndodh sa herë vdes një poet.

Shfaqet ashtu siç nuk është:

“Do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese”, shkroi poeti Ilir Meta; dmth ai që është president i Republikës. Si poet u shfaq në Korçë, duke recituar poetët e brezit të harruar. Ndërsa për Bardhin nuk shfaq as më të voglën lidhje e kujtesë. Londo nuk ka pasur asnjë strofë revolucionare dhe ‘frymëzuese’ në letërsinë e tij, siç thotë poeti Meta. Londo është poeti i ‘shpirtit të butë’; por ky e njeh si tjetërkushin. Kështu ndodh me rreshtin e gjatë të poetëve që mbushin facebook-un. Ata derdhin lot për London dhe betohen në mitin e Kadaresë, por asnjëherë nuk kanë lexuar gjë prej tyre.

Shfaqet kudo në foto:

Ditën e lajmit të dhimbshëm, jam i sigurt se shuuuumë poetë janë kthyer me vrik në shtëpitë e tyre, u kanë bërtitur fëmijëve ‘ku e kam kutinë e fotove’, dhe nëse nuk e kanë gjetur atë foton me Bardhin, kanë rropos shtëpinë. Përgjithësisht, poetët e kishin një foto me poetin që shkoi: O te ura, o me një gotë raki, o me një kafe, o në një mbledhje ministrie, o te stani, o me një klarinetë… Këta ishin me fat; këta nxjerrin foton e tyre ‘të shquar’ me rastin e vdekjes së poetit. (Bëhen vetë ‘të shquar’ prej vdekjes së tjetrit)

Poeti i vdekur shfaqet si i ndryshmi që ‘nuk ia diti kësaj jete’.

Kam lexuar një beteritet (a thuhet beteritet për ‘beter’?), në një nga kushtimet me hile për Bardhin. Ky poeti, i gjalli, që i kishte marrë me radhë zyrat e shtetit nga atëherë në të tashmen, shkruan: ‘Bardhi, poet i ndershëm…’. E hidhte fjalën se poeti kishte qenë edhe deputet, edhe autor librash, edhe në ministri…, por ‘i ndershëm’, nuk vodhi, nuk u korruptua, nuk shiti e bleu pisllëk. I dukej çudi këtij si pjesë e poetëve se Bardhi e piu një gotë raki edhe pa vjedhur.., se ‘si mundet ‘Londo me një bluzë, s’e çau kokën!’ për vilë. Poetët e projektojnë veten te poeti që vdiq!

… Po projektohet shoqëria vetë po kaq keq: nga një shoqëri e vjetër, në një shoqëri po kaq të vjetër. Këtu, ende dasma kushton më shumë se shtëpia; e jomë funerali. Turma dhe njeriu i turmës zotëron lotët dhe dënesat; madje edhe kur prishen ndërtim të paligjshëm, i zot merr fëmijën shtatë vjeç që t’i bëjë njerëzit të qajnë. Poetët dhe intelektualë të tjerë, bëjnë të njëjtën gjë: Çoka pa vlerë, fjalë pa kuptim, foto për vete, vjersha për turmat…

Elitat nuk e prijnë dot shoqërinë, veçse e bëjnë të derdhë lot. As i japin dot leksionin e thjeshtë se si të përballet me frikën e vdekjes dhe si të bëjë paqe me vdekjen; as si të përjetohet humbja, as si të kalohen ditët e dhimbjes…

S’ka ‘Perëndim’ pa dalë prej kësaj sjelljeje- kjo duhet me e dijë mirë; në Perëndim të parët dolën poetët e filozofët.

“Mos rri te varri im të derdhësh lot/ Unë nuk jam aty. Unë nuk fle/ Unë jam një mijë erëra që fryjnë.”, shkruan poetja amerikane Mary Elizabeth Frye.

The post Frrok Çupi ndan dhimbjen: I vetmi që e piu një gotë raki pa vjedhur appeared first on Albeu.com.

Frrok Çupi zbulon lëvizjen që Ilir Meta do të bëjë së shpejti : Është e rrezikshme
Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur rikthimin në politikë të Ilir Metës.

“Këtu kemi të bëjmë me një rrugë hamendësime dhe me disa veprime konkrete që ka zhvilluar Ilir Meta gjatë periudhës që po përgatitet për të lënë presidencën”, tha Çupi duke shtuar se kohët e fundit Meta e ka shtuar agresivitetin politik.

“Po përgatitet për të dalë në fushë. Iliri akoma nuk është aq i guximshëm sa të hidhet në fushën e politikës. Po heziton shumë, po iu them një provë. Ai vërtet ndërtoi një koalicion me Sali Berishën, por problemi është se Berisha me Metën janë bashkë. E ndërtuan por deri tani Ilir Meta nuk është shfaqur në krah të militantëve të vetë. Kur them Ilir Meta, as Monika dhe as Vasili. Domethënë e kanë lënë fushën bosh. Ato po mendohen që a ia vlen të investohen apo jo. E dyta kanë një pikëpyetje në kokë se çfarë do jetë nesër nëse përkrahin Sali Berishën”, shprehet Çupi duke e cilësuar koalicion mes tyre si të rrezikshëm.

The post Frrok Çupi zbulon lëvizjen që Ilir Meta do të bëjë së shpejti : Është e rrezikshme appeared first on Albeu.com.

Shpërthen Frrok Çupi: Shqipëria shpëtoi 3 herë nga Sali Berisha! Tani e “hoqëm qafe”, është përtej Lanës
Analisti Frrok Çupi ka folur rreth situatës në Partinë Demokratike pas përleshjeve në seli në datën 8 janar dhe pas përjashtimeve të fundit nga kjo forcë politike.

Çupi thotë se Berisha ka tentuar 3 herë për ta shkatërruar Shqipërinë dhe sipas tij tani ai është përtej Lanës dhe i lau duart me PD-në.

Komenti i Frrok Çupit:

Një atdhe që shpëton tri herë nga një atdhetas

Ndoshta po mendon se gabova me fjalën ‘atdhetas’?… Jo. Fjalën e mirë ‘atdhetar’ e kanë zënë prej shekujsh, nuk kam si e përdor në këtë rast. Një ‘atdhetas’ që e ka çuar atdheun deri në pikën e vdekjes disa herë, nuk mund të quhet atdhetar.

Tani atdheu krenohet se ‘shpëtoi’ më në fund, tri herë: Që nga viti 1992, 97, 98, 2008, 2011… Po edhe nuk u ka hije banorëve të atdheut që të thonë ‘, shyqyr, shpëtuam tri a katër herë’; në fakt duhet të ndjehen të poshtëruar e të thonë ‘u dhunuam disa herë’ nga atdhetasi.

Ja kjo është.

Hera e tretë, ndoshta edhe e katërta apo e pesta, është kjo e kësaj radhe: Sali Berisha me ushtrinë e tij u nxorën nga radhët e ‘këtej Lanës’, tani janë në anën tjetër të lumit.

Po çfarë ka ndodhur kësaj radhe për të cilën po themi se ‘shpëtuam’? Në stilin e përrallës mund ta tregojmë kështu: Një ditë prej ditësh erdhi Amerika, na zbuloi si popull që kishim vuajtur diktaturën komuniste, dhe na mëkoi. Erdhi prapë e na pa se po vuanim një ‘budallallëk’ tjetër; na bëhej sikur kishim kapur demokracinë, por në fakt ishim duke hyrë më thellë në vuajtje. Erdhi prapë dhe prapë na pa që lideri na poshtëronte, na fuste në luftë me njëri tjetrin; na merrte kursimet e familjes dhe na linte ‘nën hënë’; vriste njerëz dhe me të vrarët ngrinte lavdinë e vet para të gjallëve…

Erdhi Amerika përsëri dhe vendosi të flasë si doktori i mirë që ka konstatuar kancerin. Këtë herë Amerika i vuri emrin ’kancerit’, e shpalli Brishën ‘të korruptuar, anti-ligj dhe minues të demokracisë’.

… Kjo është ngjarja e treguar si në përrallë.

E vërteta e treguar si në politikë është kjo:

Partia Demokratike, përgjatë gjithë natës deri në mëngjes sot, mundi të përjashtojë ‘përjetësisht’ Sali Berishën nga Partia Demokratike. PD i kishte shërbyer si ‘dashi’ mesjetar për të goditur si portën e kështjellës, si ekonominë, si çerdhen e fëmijëve edhe sigurinë e atdheut. Berisha, gjatë goditjes me ‘dash’, u përjashtua së bashku me një ‘shtab zyrtarësh’ të tij të korruptuar: Presidentë shteti, ministra deri zëvendësministra. Ora 3.30 e mëngjesit, siç shkruajnë kronikat, i gjeti të gjithë përtej Lanës, nën hijen e pallatit më të lartë që është ndërtuar në vendin tonë. Ata, ‘përjetësisht’ nuk mund ta kalojnë më Lanën për të ardhur ‘këndej’.

Çfarë është ‘këndej’?

Këndej është ana ku rrinë njerëz të zakonshëm, njerëz të frikësuar ose të trimëruar; fëmijë e të rritur; nevrikë me ata që kërkojnë burgosjen e Berishës apo të etur që ta shikojnë prapa hekurave; të pafajshëm apo edhe fajtorë… Të gjithë janë nga ana e Lanës ku nuk mund të jetë më Berisha dhe enturazhi i korruptuar. Nga grupi i njerëzve të zakonshëm të popullit, me siguri, nesër do të dalin disa mëkatarë përkundrejt ligjit ose pronës, që edhe ata do të kenë fatin e grupit ‘Berisha’. Por kurrë nuk do të ketë më njerëzimi ynë atë rrezik që erdhi prej atij grupimi. Kur PD tha sot në ora 3.30 se përjashtohet ‘përjetësisht’, kishte parasysh pikërisht këtë gjë.

Por edhe këtë e bëri Amerika, e cila na pa për herë të fundit që nuk kishim ‘sy për çapje’ që ta shpëtojmë ‘atdheun nga atdhetasi’.

Pesha e aktit të ‘përjashtimit përjetë’, shkon më tej e më tej.

Më tej, fillesa:

Nëse Sali Berisha dhe enturazhi, guxojnë t’i hyjnë me dhunë selisë ose Kuvendit, ose Gjykatës, ose shtëpisë së dikujt…, këtu del një hendek: Berisha nuk ka më mandat politik, as ‘demokratik’, as ‘lesh-e-li’, dhe që këtu merret drejt Prokurorisë. U morëm vesh, zoti Berisha, që nuk mund të këpusësh më asnnjë fije bari, e jo më jetë njerëzish ‘në emër të Partisë’?

Më tej, hapi i dytë:

Në ‘lumin Lana’, si në ujëra të ndotura gjatë 30 vjetësh, po  hidhen rrjetat nga ku do të dalin krime, vjedhje, korrupsion…, me kuintalë. Të gjithë zyrtarët e neveritshëm që mbështetën Berishën, secili prej tyre ka pjesën e vet në krim dhe korrupsion. Këta i ishin ngjitur në lëkurë Berishës dhe Berisha PD-së dhe PD e ngjitur pas atdheut…

Më tej, hapi i tretë:

Tentativa për të krijuar një grupim politik ‘ombrellë’, me qëllim që të përsërisin ‘menynë e 30 vjetëve’, do të jetë e dështuar që në fillim. Secili që i vjen rrotull Berishës dhe fatkeqësisë së këtij dheu, e ka të ndaluar të komunikojë me Shtetet e Bashkuara. U.S nuk është një shtet inatçi, siç duan ta quajnë këta; U.S e di mirë se këta kanë ndërtuar skeletin e një fryme dhe grupimi terrorist anti- amerikan. Vetë Berisha e la vendin, në vitin 1997, me më shumë se 100 celula terroriste, ku përfshiheshin organizatat e al- Qaedas të bin- Laden, etj… Edhe këtej, grupimi që kaloi përtej Lanës, ka përpara tabelën ‘no- pasaran’.

Shumë punë të mëdha vijnë për një arsye ‘të thjeshtë’. Kështu ndodhi edhe në ora 3.30, sot. Kjo mund të jetë dita e fundit kur ‘atdhetarët’ të ndjehen mirë se ‘shpëtuam edhe kësaj here’. Herën tjetër e mendojnë prapë me shpresë se ‘prapë do të kalojë Amerika këtej pari..’/albeu.com/

The post Shpërthen Frrok Çupi: Shqipëria shpëtoi 3 herë nga Sali Berisha! Tani e “hoqëm qafe”, është përtej Lanës appeared first on Albeu.com.

“Do të arrestohet Berisha”, Stresi sulmon Frrok Çupin: Plak i mjerë, të larguan nga fshati se ishe spiun (FOTO LAJM)
Analisti Frrok Çupi hodhi një teori se ish-kryeministri Sali Berisha do të arrestohej katër ditë përpara Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Kjo deklaratë e tij “trazoi ujërat” dhe u ndoq edhe nga deklarata të tjera të figurave të njohura.

Një dër deklaratat me epike ka qenë ajo e reperit të njohur, Stresi, I cili është edhe një mbështetës i flaktë i Berishës.

Ai iu përgjigj ashpër Cupit, teksa shkruan në një koment se analisti është një plak i mjerë dhe se e larguan nga fshati i tij në Mirditë, sepse ishte spiun./albeu.com/

The post “Do të arrestohet Berisha”, Stresi sulmon Frrok Çupin: Plak i mjerë, të larguan nga fshati se ishe spiun (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Palaço e pederast”, plas keq mes Frrok Çupit dhe Lefter Maliqit në emision
Ka përfunduar në sulme personale një debat i nisur mes analistit Frrok Çupi dhe ish deputetit Lefter Maliqi në studion e emisionit “Breaking”.

Teksa po debatonin për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Maliqi e cilësoi të shitur analistin Frrok Çupi.

Kjo nxiti menjëherë reagimin e ashpër të Çupit, i cili i tha: “S’mund të më thuash mua je i shitur, nuk ta lejoj edhe pse je polic.”

Më tej debati kaloi në ofendime si “Ti je palaço, je pederast” mes njëri-tjetrit derisa Çupi zgjodhi të hiqte mikrofonin dhe të largohej nga studio.

The post “Palaço e pederast”, plas keq mes Frrok Çupit dhe Lefter Maliqit në emision appeared first on Albeu.com.