fredi rrushi Archives - Albeu.com

U dënua sot me 15 vite burg, zbardhen lëvizjet e Fredi Rrushit: Si u vra Ruzhdi Hoxha
Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 15 vite burg Fredi Rrushin, për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, duke dhe do të bëjë vetëm 10 vite burg.

Sakaq, në dosjen hetimore tregohet mev detaje itinerari që Rrushi ka ndjekur që nga momenti kur mbërriti në Dajt, ku u ekzekutua Hoxha dhe deri në kthimin e tij sërish në Tiranë, sipas Tch.

Sipas dosjes, vrasësi është parë nga kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit në orën 01:09 drejt Dajtit, ndërsa është parë të kthehet  në orën  03:28.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike në datën 22.10.2022 rezulton se pasi kanë zbritur nga automjeti shtetasit Kledjon Isufi dhe Ajet Fejzo, automjeti me drejtues shtetasin Fredi Rrushi dhe pasagjer shtetasin Rruzhdi Hoxha ka lëvizur duke ndjekur itenerarin nga Rr.’Princ Vidi’ ora 00.29, ne drejtim te Rr. ‘Kastriotët’, rruga ‘Demokracia’, ka vijuar rrugën në drejtim të vendit të quajtur ‘Ura e Babrroit’, pasi ka dalë nga Ura e Babrroit ka lëvizur në rr. Njazi Meka, ka kaluar në Rrugën ‘Niko Avrami’ ne drejtim te vendit të quajtur ‘Kryqëzimit i Bar Gjilanit’ (kryqëzimi i rrugës Niko Avrami me Rrugën i Dibrës), ne drejtim te Komisariatit nr.4, IKV, Fresk dhe më pas automjeti është futur në rrugën e Dajtit, nga këqyrja e pamjeve filmike në aksin Tiranë – Dajt konkretisht te kamerat e një karburanti vërehet automjeti në lëvizje me drejtim Tiranë – Dajt. Në orën 01:09 me orën reale automjeti shfaqet në kamerat e sigurisë së Traut të Hyrjes në Parkun Kombëtar Dajt. Është vijuar me këqyrjen e pamjeve filmike në rrugën e kthimit ku rezulton së ne kthim me drejtim lëvizje Dajt – Tiranë në kamerat e Traut të parkut Kombëtar Dajtit automjeti shfaqet në orën reale 03:28. Është vijuar me ndjekjen dhe këqyrjen e pamjeve filmike në kthim, ku vërehet se automjeti pasi është futur në rrugën Niko Avrani, ka vazhduar lëvizjen në vijim të kësaj rruge, dhe kalimi në rrugën Njazi Meka është kryer nëpërmejt rrugës ‘Shyqyri Peza’ dhe me pas vazhduar në drejtim te urës se Babrrot dhe në Rr. Demokracia në orën lokale 03:57 min. Nga këqyrja e pamjeve filmike vërehet se automjeti në kthim ka devijuar itenerarin e lëvizjes, konkretisht në kthim kalimin nga rruga Niko Avrami në Rrugen Njazi Meka e ka kryer nëpërmjet rrugës Shqyri Peza. Nga këqyrja e pamjeve filmike, të itenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë – Dajt në sendiljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet”, sipas dosjes.

The post U dënua sot me 15 vite burg, zbardhen lëvizjet e Fredi Rrushit: Si u vra Ruzhdi Hoxha appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, Prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 18 vite burg për Fredi Rrushin. Ky i fundit akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021. Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në Malin e Dajtit më 6 nëntor të vitit 2021.

Ndërsa për vëllanë e tij, Pajtim Rrushi Prokuroria kërkoi 1.5 vite burg. Ai akuzohet për moskallzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin. Procesi ndaj tyre u zhvillua me gjykim të shkurtuar duke pranuar provat në gjendjen që janë por jo akuzën.

Në dosjen penale thuhet se i pari që kishte dyshuar tek Fredi Rrushi, ishte djali i biznesmenit.

“Shtetasi Samir Hoxha (djali i biznesmenit) ka telefonuar shtetasin Ferdi Rrushi dhe i ka kërkar takim per ta pytur per babain e tij Rrushdiun, pasi Fredi ishte personi i fundit qe ishte takuar me babain e tij. Fredi i ka thene, se nuk ndodhej ne shtepi, por kishte shkuar tek puna ne Martanesh, pasi ai atje punon si biznesmen ne nje minjere kromi dhe ne telefon i ka thene: ‘Se babain tend Rrushin me date 21.10.2021 e kam lene ne mesnate tek treshi ne stacion te autobuzit, dhe sipas tij do te vinte dhe do ta merrte nje goce, nje shoqe e tij” shkruhet në dosje.

Por ndryshe ka rezultuar nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe lokalizimi i vend-ndodhjes së Fredi Rrushit, i cili rezulton se ka udhëtuar me viktimën drejt Dajtit, ka qëndruar në zonën ku u vra biznesmeni dhe u gropos trupi i tij dhe më pas, është kthyer sërish në drejtim të Tiranës.

Në pretencën prej 14 faqesh, thuhet se nga kqyrja e pamjeve filmike, të itenearit të automjetit të drejtuar nga Fredi Rrushi rezulton se gjatë lëvizjes me drejtim Tiranë-Dajt në sediljen e parë të pasagjerit vërehet një person, ndërsa në kthim në baze të kqyrjes së pamjeve filmike nuk ka pasagjer në automjet.

Fredi Rrushi akuzohet për tri vepra penale, vrasje, armëmbajtje pa leje dhe fshehje të kufomës. Biznesmeni 43-vjeçar u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor 2021.

Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit./Albeu.com/

The post Vrasja e Ruzhdi Hoxhës, Prokuroria kërkon 18 vite burg për Fredi Rrushin appeared first on Albeu.com.

Akuzohet se vrau dhe groposi biznesmenin në Qafë-Mollë, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 43-vjeçarin
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq të pandehurin Fredi Rrushi i akuzuar për vrasjen dhe groposjen në Qafë-Mollë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Rrushi akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës”

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë kërkon dërgimin në gjyq të çështjes nr.7713, të vitit 2021, me të pandehur shtetasit Fredi Rrushi akuzuar se ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal dhe P.Rr sipas nenit 301 të K. Penal.

Prokuroria e Rrethit gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 7713 dt.27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit” të parashikuar nga neni 109 i K. Penal.

Më datë 24.10.2021 në komisariatin e Policisë nr 5. Tiranë ka bërë kallëzim me shkrim shtetasi; S.H. për largimin nga banesa të babait të tij shtetasit R. H.

Në dt.06.11.2021 në vazhdimin e kërkimeve është konstatuar kufoma e një shtetasi e cila dyshohet se është e R. H.

Me vendimin nr. 1999, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” të parashikuar nga neni 283 i K. Pr. Penale ndaj personave nën hetim.

Pas një analize të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim F. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësim i kufomës” të parashikuar nga nenet 78, 278 dhe 303 të K.Penal. Po ashtu, në analizë të plotë të materialit hetimor, veprimeve hetimore të kryera, rezulton se ka prova që krijojnë bazën ligjore të të dhënave të mjaftueshme se personi nën hetim P. Rr. ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” të parashikuar nga nenet 301 të K.Penal.

The post Akuzohet se vrau dhe groposi biznesmenin në Qafë-Mollë, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 43-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi dhe vrasja e Ruzhdi Hoxhës, Prokuroria mbyll hetimet për Fredi Rrushin: Çfarë pretendon organi i akuzës
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrëmbimin dhe më pas ekzekutimin e Ruzhdi Hoxhës dhe ka çuar për gjykim autorin e dyshuar Fredi Rrushi me akuzën e vrasjes.

Sipas burimeve për albeu.com, mësohet se ndaj Fredi Rrushit përveç akuzës së vrasjes rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, zhdukjes së provave dhe zhdukjes së kufomës.

Trupi i pajetë i Rruzhdi Hoxhës u gjet disa ditë pas krimit i groposur në malin e Dajtit.

Nga hetimet ende nuk është gjetur automjeti me të cilin u rrëmbye Hoxha dhe pistoleta me të cilinë është kryer krimi.

Ruzhdi Hoxha u denoncua i zhdukur nga djali i tij mbrëmjen e 24 tetorit 2021.

Djali i tij denoncoi se i kishte humbur kontaktet me babain prej 3 ditësh.

Pas 13 ditësh, më 6 nëntor 2021, Rruzhdi Hoxha u gjet i pajetë në malin e Dajtit.

Policia zbuloi një plagë pas koke e cila ishte shkaktuar nga një armë zjarri.

Pasi u qëllua pas kokës, Hoxha u hodh në greminë, ku u gjet i mbuluar me zhavorr dhe gjysmë i dekompozuar.

Kujtojmë se për ngjarjen u arrestua Fredi Rrushi si autor i dyshuar i vrasjes./albeu.com/

The post Rrëmbimi dhe vrasja e Ruzhdi Hoxhës, Prokuroria mbyll hetimet për Fredi Rrushin: Çfarë pretendon organi i akuzës appeared first on Albeu.com.

Vranë biznesmenin nga Kamza, gjykata vendos arrest me burg për dy vëllezërit Rrushi
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit, Fredinant dhe Pajtim Rrushi, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së biznesmenit nga Kamza, Rushdi Hoxha.

Kujtojmë se, dy javë pas zhdukjes, Hoxha u gjet pa jetë dhe mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë.

Autori i rrëmbimit dhe i vrasjes së Hoxhës ishte shoku i tij, Fredi Rrushi. Policia gjithashtu arrestoi dhe vëllain e tij Pajtim Rrushi 42 vjeç, si i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Pajtim Rrushi sipas burimeve ka fshehur makinën e të vëllait që mund të shërbente si prove për të mbledhur gjurmët e AND-së.

Pajtimi nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Po ashtu ai ka mohuar që të kishte lidhje me zhdukjen e makinës. Por ku i vunë përballë pamjet filmike, ai nuk ka pranuar më të flasë.

Burime bëjnë me dije se, nga ora 3 e mëngjesit që ka bërë ekzekutimin, Fredi Rrushi ka marrë viktimën e ka vrarë direkt, sipas dyshimeve, dhe me pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë Shkollës së Bashkuar e ka hedhur në tokë.

Celulari është gjetur nga një taksist, i cili ka vajtur dhe e ka shitur në një pikë për tregtimin e celulareve. Pronari i servisit të celulareve e ka ndezur dhe e ka përdorur për punën e tij. Organi i akuzës e ka ndjekur me qelizat e celularit ka shkuar dhe e ka gjetur më pas ka marre dëshminë e taksistit, i cili ka rrëfyer se e ka gjetur në rrugë dhe e kishte shitur për 10 mijë lekë. Sipas burimeve gjithçka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celulareve të autorit dhe viktimës./albeu.com

The post Vranë biznesmenin nga Kamza, gjykata vendos arrest me burg për dy vëllezërit Rrushi appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ E rrëmbeu dhe e vrau në Malin e Dajtit, autori u rikthye të nësermen për t’i varrosur trupin
Vazhdojnë hetimet mbi vrasjen e Ruzhdi Hoxhës të ndodhur rreth 2 javë më parë në Tiranë, në Malin e Dajtit, në zonën e Qafë Mollës. Biznesmeni Hoxha u vra me armë zjarri nga miku i tij prej vitesh, Fredi Rrushi dhe vëllai i tij. Ndërkohë që autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë në pranga, policia ende e ka të paqartë motivin e krimit të rëndë pasi mes viktimës dhe autorit kishte një miqësi të ngushtë prej shumë vitesh.

Kontakti para krimit të rëndë:

Nga verifikimet është mësuar se ditën që do kryente vrasjen, Fredi Rrushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i ka hapur telefonin, gjë kjo që ngre dyshime për konflikte mes tyre. Mësohet se autori ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit.

Pasi ka mësuar lokalin ku ai ndodhej ka shkuar atje dhe sipas dëshmitarëve nuk ka pasur konflikte. Më pas e ka marre në makine dhe pas largimit te personave të tjerë e ka dërguar ne zonën e Dajtit, ku edhe e ka ekzekutuar.

Provat në vendngjarje:

Pas vrasjes, autori e ka marrë edhe celularin e Ruzhdi Hoxhës dhe për të humbur gjurmët e ka hedhur në një rrugicë.

Madje kamerat që janë në dispozicion të prokurorisë e kanë filmuar rrushin duke zbritur I vetëm nga zona e Dajtit.

Telefoni i biznesmenit Hoxha, përfundoi në duart e një taksisti, i cili e shiti për 10 mije leke te vjetra në një servis dhe është zbuluar nga prokuroria nga qelizat.

Të nesermen ne orën 5.30 të mëngjesit Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit ku ka tentuar të fsheh trupin e viktimës, duke e mbuluar me zhavor e gurë.

Deklarata e autorit:

Ndonëse policia dhe prokuroria pas një pune afro 11 ditore kanë mundur të bien në gjurmë të autorit të dyshuar, Fredi Rushi, ky i fundit nuk pranon të flasë duke vijuar t’i qëndrojë variantit të parë të dhënë në momentin e ndalimit.

Ai ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se nuk ka lidhje me vrasjen dhe ditën kur biznesmeni u zhduk ai e kishte takuar dhe pasi kishin bërë xhiro me makinë e kishte lënë afër banesës në Kamëz.

Por të gjitha këto alibi të tij kanë rënë, pas pamjeve filmike të siguruara nga policia dhe prokuroria si dhe qelizave telefonike të tij dhe viktimës të cilët tregojnë vendodhje ndryshe nga sa pretendon I dyshuari dhe vërtetojnë akuzat e prokurorisë.  /albeu.com/

The post DETAJET/ E rrëmbeu dhe e vrau në Malin e Dajtit, autori u rikthye të nësermen për t’i varrosur trupin appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit nga Kamza, marrin fund hetimet, Pajtim Rrushi: S’mbaj mend gjë, Covid-19 më la me pasoja
Prokuroria e Tiranës i ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet dy ditë më parë në Malin me Gropa.

Janë prangosur dy vëllezërit, Fredi Rrushi dhe Pajtim Rrushi për ngjarjen e rëndë.

Natën e vrasjes, Rushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Sipas informacioneve, biznesmeni është kontaktuar sërish përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit, duke e çuar më pas drejt Dajtit, aty ku edhe e ekzekutoi.

Telefonin e kufomës e hodhën diku, ku u gjet më pas nga një taksist dhe u shit prej tij në një servis.

Ndërkohë që vetëm një ditë pas vrasjes, Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit, rreth orës 5 të mëngjesit duke e groposur në mal. Ndërsa sipër e kishte mbuluar me dhe e gurë. Lëvizjes e Rrushit u filmuan të gjitha nga kamerat e sigurisë, duke lënë të kuptohet se Dajti mund të ishte vendi i groposjes së biznesmenit. Atje u gjet një xhup me gjak, të cilin familjarët e biznesmenit thanë se i përkiste 43-vjeçarit. Më pas me ndihmën e qenëve, u gjet edhe vendi i groposjes, ku edhe viktima u gjet me dy plumba, një pas kokë dhe në qafë.

Megjithatë Rrushi nuk ka pranuar për asnjë moment autorsinë e ngjarjes, ndërsa Pajtimi, pas ndalimit nga Policia, ai u ka thënë hetuesve se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja. Por tentativa e tij u hodh poshtë nga policia pas paraqitjes së pamjeve filmike, ku Pajtimi duket që merr automjetin i cili transportoi viktimën.

Djali i viktimës ka bërë me dije se i ati ishte një person i “shthurur” e që kishte një të kaluar mes borxheve të shumta. Kjo besohet të ketë qenë edhe shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë./albeu.com/

The post Vrasja e biznesmenit nga Kamza, marrin fund hetimet, Pajtim Rrushi: S’mbaj mend gjë, Covid-19 më la me pasoja appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit Hoxha, detajet dhe provat që “fundosën” dhe vëllain e autorit
Dy javë pas zhdukjes, biznemeni Ruzhdi Hoxha u gjet pa jetë dhe mbuluar me zhavorr në Qafë Mollë, mbrapa Dajtit, në një greminë.

Autori i rrëmbimit dhe i vrasjes së Hoxhës ishte shoku i tij, Fredi Rrushi, i cili dyshohet se e ka vrarë që ai të mos flasë për pazaret e dorgës.

Policia gjithashtu ka arrestuar dhe vëllain e Fredi Rrushit, Pajtim Rrushi 42 vjeç, si i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Pajtim Rrushi sipas burimeve ka fshehur makinën e të vëllait që mund të shërbente si prove për të mbledhur gjurmët e AND-së.

Pajtimi nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Po ashtu ai ka mohuar që të kishte lidhje me zhdukjen e makinës. Por ku i vunë përballë pamjet filmike, ai nuk ka pranuar më të flasë.

Burime bëjnë me dije se, nga ora 3 e mëngjesit që ka bërë ekzekutimin, Fredi Rrushi ka marrë viktimën e ka vrarë direkt, sipas dyshimeve, dhe me pas i ka marrë celularin dhe e ka zbritur poshtë pranë Shkollës së Bashkuar e ka hedhur në tokë.

Celulari është gjetur nga një taksist, i cili ka vajtur dhe e ka shitur në një pikë për tregtimin e celulareve. Pronari i servisit të celulareve e ka ndezur dhe e ka përdorur për punën e tij. Organi i akuzës e ka ndjekur me qelizat e celularit ka shkuar dhe e ka gjetur më pas ka marre dëshminë e taksisit, i cili ka rrëfyer se e ka gjetur në rrugë dhe e kishte shitur për 10 mijë lekë. Sipas burimeve gjithçka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celulareve të autorit dhe viktimës./albeu.com

The post Vrasja e biznesmenit Hoxha, detajet dhe provat që “fundosën” dhe vëllain e autorit appeared first on Albeu.com.

Shoku që dyshohet se i ngriti kurth “kyç” gojën, me sa plumba u vra biznesmeni
Është zbardhur ekspertiza për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës.

Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se nga këqyrja e trupit në morg ka rezultuar se biznesmeni është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks.

Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta për shkak se nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Fredi Rrushit.

Ditën e sotme atij do t’i komunikohet akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa të hënën 43 vjeçari Rrushi do merret ne pyetje nga oficerët e Krimeve të rënda./albeu.com/

The post Shoku që dyshohet se i ngriti kurth “kyç” gojën, me sa plumba u vra biznesmeni appeared first on Albeu.com.