Frakull Archives - Albeu.com

EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, zbulohen 5 personat e tjerë të akuzuar nga SPAK! Tre u arrestuan dhe 2 u shpallën në kërkim
SPAK njoftoi sot goditjen e një tjetër rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Shqipërisë, në kuadër të hetimeve për dosjen e “Laboratorit të Frakullës” në Fier.

Më herët ishin arrestuar, akuzuar, gjykuar dhe dënuar 10 shqiptarë dhe 1 kimist kolumbian, mes tyre edhe ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Cervanaku dhe familjarë të tij.

Kurse sot, SPAK njoftoi edhe 5 masa arresti të tjera të miratuara nga GJKKO-ja, “arrest me burg”, prej të cilave 3 u ekzekutuan dhe 2 persona u shpallën në kërkim.

Mësohet se të akuzuarit janë; Kevin (Arjan) Margjoni, Durim Keçi, Klevent Gjolena, Aldi Zonja dhe Musa Gjikola.

Dy të parët, Margjoni dhe Keçi, janë shpallur në kërkim, kurse të tjerët janë të ndaluar.

SPAK tha se të pestë akuzohen për një tjetër episod trafiku në kuadër të organizatës kriminale me 15 persona, 10 prej të cilëve të dënuar më parë nga GJKKO.

Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe kolumbiani Samir Rosales Rodriguez.

Gjithashtu janë kryer edhe 5 sekuestrime të tjera, kryesisht mjete luksoze.

Njoftimi i Prokurorisë së Posaçme:

“SPAK heton një tjetër episod të trafikut ndërkombëtar të kokainës, shkon në 15 numri i personave të identifikuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit penal nr/141/1.1 i vitit 2026 (pa autor) që lidhet me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Më datë 4.3.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 11, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 5 personave nën hetim dhe ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”.

Më datë 5.3.2026, në zbatim të këtij vendimi, strukturat e Policisë së Shtetit kanë bërë të mundur ekzekutimin e masës së sigurimit për shtetasit K. Gj., M. Gj. dhe A. Z., ndërsa shtetasit K. (alias A.) M. dhe D. K. janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tyre në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Procedimi penal nr. 141/1.1 të vitit 2026 rrjedh nga procedimet penale nr. 141 të vitit 2022 dhe nr. 141/1 të vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme.

Më herët, më datë 13.1.2026, Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 141/1 të vitit 2023 dhe regjistrimin e tyre si procedim penal nr. 141/1.1 të vitit 2026, duke vijuar hetimet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 283/2, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ky procedim penal lidhet me hetimet për trafikimin gjatë vitit 2022 të një sasie prej 485.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e importuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me “pleh organik artificial”, e cila është sekuestruar më datë 24.11.2022 në Frakull të Madhe, Fier.

Për këtë episod trafikimi janë dënuar tashmë 10 shtetas shqiptarë: N. Gj., V. Ç., D. Ç., K. V. (alias K.), Z. Ç., E. F., R. M., J. M., B. M. dhe M. R., ndërsa vijon gjykimi ndaj një shtetasi kolumbian, S. R. R.

Në vijim të hetimeve është bërë e mundur identifikimi i pesë bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar në këtë aktivitet kriminal. Për rrjedhojë, më datë 19.02.2026, është urdhëruar regjistrimi në procedimin penal i shtetasve K. (alias A.) M., M. Gj., D. K., A. Z. dhe K. Gj., ndaj të cilëve ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, për kryerjen e veprave penale të sipërcituara.

Në kuadër të hetimeve dhe me autorizim të Gjykatës së Posaçme janë kryer edhe disa kontrolle në banesa, automjete dhe ndaj personave të përfshirë. Si rezultat janë sekuestruar:

1 automjet Land Rover Range Rover Sport, viti i prodhimit 2018;

1 automjet Land Rover Range Rover Evoque, viti i prodhimit 2012;

1 automjet Land Rover Discovery, viti i prodhimit 2012;

1 automjet Land Rover Range Rover Velar, viti i prodhimit 2017;

2 aparate celularë.

Hetimet vijojnë për administrimin e provave të tjera dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Prokuroria e Posaçme falenderon autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi dhe Kolumbisë, si dhe Eurojust dhe Europol për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”.

The post EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, zbulohen 5 personat e tjerë të akuzuar nga SPAK! Tre u arrestuan dhe 2 u shpallën në kërkim appeared first on Albeu.com.

Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO jep vendimin për 10 të pandehurit
Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, megjithatë GJKKO dha në total mbi 90 vite burg që duhet të vihen në sigurinë e lartë.

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik, e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndërsa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.

Për këtë rast SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “mirditori”.

The post Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO jep vendimin për 10 të pandehurit appeared first on Albeu.com.

Laboratori i drogën në Fier, SPAK çon për gjykim ish-kryetarin e komunës dhe familjarët e tij
Pas disa muajsh hetime prokuroria ka çuar dosjen në gjyq për sasinë rekord prej 485.5 kg kokainë që erdhi nga Kolumbia dhe u sekuestrua në një laborator në Fier në posedim të familjes Çervanaku.

I arrestuar dhe akuzuari kryesor për këtë ngjarje është ish-kryekomunari Viktor Çervenaku. Gjithashtu në dosje jaën edhe vëllai i tij Zenel Çervenaku, djali Denilson Çervinaku, e fejuara Enxhi Ferhati, si dhe Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

E kamufluar si pleh, në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Trafikun e zbuloi DEA amerikane. Dy përpunues kolumbianë arritën të arratiseshin.

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.141 viti 2022 që bën fjalë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a, 334/1 dhe 278 të Kodit Penal.

Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Malit të Zi, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa agjensi të tjera të huaja të zbatimit të ligjit.

Nga hetimet e kryera është provuar fakti se personat e akuzuar në këtë procedim penal, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë planifikuar, organizuar dhe importuar nga Kolumbia për në Shqipëri një sasi lënde narkotike të lloji kokainë.

Lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me “pleh organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi ngarkesa është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Lënda narkotike e llojit kokainë ka qënë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në vëndin e destinacionit, grupi kriminal do të gjente dhe siguronte personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej. Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike që mund të përfitohej nga ekstraktimi i ngarkesës së “plehut organik” artificial, në vlerën e saj maksimale llogaritet të ishte në sasinë 485.5 kg.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.141 viti 2022 në ngarkim të të pandehurve të mëposhtëm:

Të pandehurit Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku, janë akuzuar se kanë kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Këta të pandehur janë akuzuar se janë personat që kanë krijuar, organizuar dhe kanë drejtuar grupin kriminal.

Të pandehurit Zenel Çervanku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe Samir Rosales Rodriguez (shtetas kolumbian), janë akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Këta të pandehur janë akuzuar se janë pjesëmarrës në këtë grup kriminal.

I pandehuri Redion Meshi është akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuara nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Të pandehurit Klajdi Vrioni (Kodra) dhe Bledar Matoshi janë akuzuar edhe për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 278/1 e 25 të Kodit Penal.

I pandehuri Viktor Çervanaku është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 278/1 dhe 278/4 të Kodit Penal;

I pandehuri Denilson Çervanaku është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuara nga nenet 278/1, 278/4 dhe 280 të Kodit Penal;

Gjatë hetimeve paraprake është hetuar edhe shtetasi Kid Koshena, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 e 25 i Kodit Penal, por nga veprimet hetimore të kryera ndaj këtij shtetasi nuk u arrit që të provohej se ka kryer këtë veprër penale. Si rrjedhim, për këtë shtetas është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kërkesë për pushimin e hetimeve ndaj tij.

The post Laboratori i drogën në Fier, SPAK çon për gjykim ish-kryetarin e komunës dhe familjarët e tij appeared first on Albeu.com.

Laboratori i drogës në Fier, prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjen për gjykim
SPAK e ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës që u zbulua një vit më parë ne fshatin Frakull të  Fierit.

Tashm Prokuroria e Posaçme pritet t’i drejtohet gjykatës  me kërkesën për kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të  Viktor Çervanakut, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervanaku dhe të fejuarës  së  këtij  të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë kreu i grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Mësohet  se hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe procedimi është veçuar për të zbuluar rolin e tyre në këtë aktivitet.

Kujtojmë që dhjetorin e kaluar në  oborrin e banesës  së Viktor Cervanakut janë  gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezultoi se kishte në përbërje kishte rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Droga u zbulua nga një  operacion i  SPAK në bashkëpunim me DEA dhe policinë  malazeze.

Droga vinte nga Kolumbia, ndërsa në Shqipëri  ajo përpunohej  me destinacion tregun europian. Ndërsa dy shtetasit  kolumbianë që do të nxirrnin lëndën narkotike nga plehu kimik u arratisën dhe i shpëtuan operacionit të policisë

The post Laboratori i drogës në Fier, prokuroria mbyll hetimet dhe çon dosjen për gjykim appeared first on Albeu.com.

Laboratori i drogës në Fier, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet, çfarë po pret Prokuroria e Posaçme
SPAK ka zgjatur me tre muaj hetimet për laboratorin e drogës që u gjet në Fier, teksa është në pritje të letërporosive nga Kolumbia.

Kujtojmë që rreth 430 kilogramë drogë e përzier me pleh kimik ishte nisur në Frakull të Fierit.

Operacioni u zhvillua me pjesëmarrjen e DEA-as amerikane, SPAK dhe policisë malazeze. Droga u kap në Tivar, teksa laboratori u zbulua në Fier.

Të arrestuar për rastin janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

The post Laboratori i drogës në Fier, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet, çfarë po pret Prokuroria e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Laboratori i kokainës në Fier, si u arratis kimisti kolumbian, grupi kriminal qëlloi me armë agjentët e policisë
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sekuestrimin e mbi 480 kilogramëve kokainë kolumbiane të tretur në pleh artificial në Grakull të Fierit katër muaj më parë.

Nisja e operacionit të para katër muajve në Frakull të Fierit, ku u gjet një sasi prej 485 kg kokaine kolumbiane e tretur ne pleh artificial, është nxituar nga disa të shtëna me armë zjarri.

Burime pranë SPAK konfirmuan se ndërhyrja u përshpejtua, pasi është qëlluar drejt grupeve të vëzhgimit në fshatin ku ishte planifikuar ndërtimi i laboratorit ku do të ekstraktohej kokaina.

Për shkak të rrezikimit të jetës së punonjësve të policisë, por edhe dekonspirimit të operacionit është nisur operacioni që çoi në pranga disa persona mes të cilëve ish-kryekomunarin, Viktor Cervanaku, vëllanë dhe djalin e tij.

Në të njëjtën ditë, ka mundur t’i shpëtojë prangave kimisti kolumbian Zamir Rodrigez.

Ndonëse ka qenë nën vëzhgim gjatë vizitave të tij në laborator, ai është larguar përmes një automjeti.

Sipas burimeve, ai është ndjekur në distancë, por në zonën e Vorës ka devijuar nga rruga kryesore dhe i ka humbur gjurmët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Për të njëjtin hetim, SPAK ka dërguar letër-porosi autoriteteve kolumbiane dhe malazeze, por ende nuk ka marrë përgjigje për to./AlbEu.com/

The post Laboratori i kokainës në Fier, si u arratis kimisti kolumbian, grupi kriminal qëlloi me armë agjentët e policisë appeared first on Albeu.com.

Droga në thasët me pleh në Frakull, përfundon akt-ekspertimi, e gjithë sasia del kokainë
Ka përfunduar aktekspertimi për thasët me pleh organik të zbuluar në fshatin Frakull të Fierit më 24 nëntor 2022.

Pas ekspertimit ka rezultuar e gjithë sasia drogë e llojit kokainë, me peshë totale 485 kg.

Gjatë operacionit u arrestuan disa persona si pjesëtarë të një grupi kriminal.

Në momentin kur shtëpia e Viktor Çervanakut në Frakull po shndërrohej në laborator kokaine SPAK ndërhyri duke kryer dhe arrestimet.

Ditët e fundit ekspertët kanë arritur në konkluzionin se në thasë jo vetëm që kishte kokainë, por edhe pesha e saktë prej 485 ishte kokainë. Një sasi e vogël është mbajtur nga autoritetet në Mal të Zi, të cilat evidentuan ngarkesën e dyshimtë.

SPAK është duke hetuar për bashkëpunëtorë të tjerë të trafikut të kokainës. Në Shqipëri janë arrestuar pjesa më e madhe e grupit kriminal. Një tjetër hetim i Prokurorisë ka të bëjë me faktin nëse më herë ky grup ka trafikuar sasi të tjera droge.

Për drogën e zbuluar janë pas hekurave shtetasit Viktor Çervanaku, ish-kreu i komunës Frakull, Enxhi Ferhati, Klajdi Vrioni, Redion Meshi, Bledar Matoshi si dhe Julian Malaj.

RRUGA E DROGËS

Kokaina e nisur nga Kolumbia u gjet në shtëpinë e Çervanakut, i cili aktualisht ishte me detyrë drejtor i administratës së OST.

Kokaina kishte nisur rrugëtimin nga Kolumbia dhe ishte stacionuar në banesën e tij në fshatin Frakull e Madhe në Fier, e cila shpejt do të shndërrohej, në një laborator të përpunimit të kokainës, pasi aty do të ‘zbarkonin’ ‘kimistët’ kolumbianë, për të kryer ekstraktimin e saj.

Plani për të transportuar kokainën nëpërmjet thasëve me pleh, nisi të thurej në janar 2022, kur vëllai i Viktor Çervanakut, Zenel Çervanaku, regjistroi një biznes në emër të tij, me aktivitet kryesor import-eksportin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të plehrave organike si edhe mallrave të ndryshme, duke përfshirë këtu, fruta të thata, ekzotike, deri te pemë dekorative.

Kjo me qëllim kamuflimin e dërgesës me kokainë, që pesë muaj më pas do të nisej nga Amerika e Jugut në drejtim të Shqipërisë, ku thuhet se Zenel Çervanaku, i njohur si NELI porositi ngarkesën, e cila u nis nga Kolumbia në muajin maj. Më konkretisht nga porti i Buenaventuras.

Rrugëtimi u ndal fillimisht në portin e Pireut në Greqi, ku qëndroi vetëm 3 ditë, për të marrë më pas drejtimin për në portin e Barit apo ndryshe të Tivarit në Malin e Zi, ndalesa e fundit, para se ngarkesa të mbërrinte në Shqipëri.

Por ndërsa dukej se gjithçka po shkonte në përsosmëri me ngarkesën që tashmë ishte ndalur në Portin e Tivarit, nuk duket se ishte kështu për kryedoganierin e portit malazez të mallrave, i cili, duket se nuk u bind nga pesha e mallit, ndaj kërkoi një verifikim të dytë të thasëve me pleh organik.

Kërkimi këtë herë rezultoi surprizues.

Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, kanë shkëmbyer informacione lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” e cila është paketuar në një kontejner me numër CAIU4087660, që transportohej me anijen “Monte Cervino”, në Portin e Tivarit. Sipas të dhënave paraprake te administruara për interesa të këtij procedimi penal rezultonte se, kompania e dërgesave ‘Comercializadora Tober Exportaciones Palmira”, Vale, Columbia, ka organizuar transportin e kontejnerit nga Porti Buenaventura-Kolumbi, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit Malin e Zi, për marrësin shtetasin shqiptar Zenel Çervanaku.

Dyshimi mbi përmbajtjen e thasëve me pleh organik, lindi te autoritetet malazeze, pasi një ngarkesë e ngjashme ishte kapur më herët në Kolumbi, më 21 prill 2022, ku nga analizat kimike që iu bënë në atë kohë plehut organik, u zbulua një sasi prej 171 kg kokainë.

Ishte ky dyshim që drejtoi autoritetet malazeze të kërkonin informacione lidhur mbi porositësin e ngarkesës.

Që në këtë rast rezultonte të ishte Zenel Çervanaku, apo i njohur ndryshe si Neli. Por ndërkohë që anija me ngarkesën me kokainë kishte mbërritur në portin malazez, më 7 Korrik 2022, autoritetet malazeze, morën informacion njëkohësisht se malli do të dërgohej me kamionë në Shqipëri.

Sipas autoriteteve vendase ngarkesa përmbante 20 paleta me gjithsej 600 thasë me ‘pleh artificial’.

Është ky momenti kur malazezët, propozojnë të bëhej dorëzimi i kontrolluar i mallit, për të parë se kush do të ishte marrësi i vërtetë i kësaj dërgese, si dhe kush ishin personat e specializuar për të bërë ekstraktimin e kokainës.

Ndërkohë që tashmë autoritetet ligjzbatuese në bashkëpunim me DEA-n amerikane, nuk kishin dyshime se ndodheshin përballë një grupi të strukturuar kriminal i shtrirë në disa shtete, ku të përfshirë rezultojnë edhe emra që njihen si ‘peshqit’ e mëdhenj të kokainës.

I pari që u vu në përgjim, në fundin e muajit korrik, ndërsa ngarkesa ishte ende në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ishte Zenel Çervanaku.

Ngarkesa me plehun artificial qëndroi në portin e Tivarit deri më datën 19 shtator 2022. Pra afro 2 muaj që nga mbërritja në këtë port më datë 7 korrik 2022. Ku autoritetet portuale u kujdesën që gjatë kësaj kohe të mos binin në sy të porositësve të ngarkesës.

Por t’i lejonin ata që gjatë kësaj periudhe të përgatisnin dokumentacionin e duhur, me qëllim transportin e ngarkesës në Shqipëri. Transport që siç do të shikohet më poshtë, u krye më 19 shtator 2022. Ku në orën 20.00 të kësaj dite, kamioni i ngarkuar me pleh organik, u parkua fillimisht në Terminalin e Doganës së Tiranës. Aty ku kaloi edhe natën. Deri në pritje të zhdoganimit.

Zhdoganim i cili u krye më datë 20 shtator 2022, ku pasi në mesditë ka lënë Doganën, kamioni mësohet se është ndalur në një parkim të hapur në rrugën ‘Jorgo Panajoti’, në Tiranë. Ambient ku thuhet se ngarkesa ka qëndruar prej datës 20 Shtator 2022, ora 14.00 deri më datë 23 Shtator 2022, ora 14.00.

Momenti, kur ngarkesa me pleh organik, këtë herë lë Tiranën dhe niset e ndarë me dy kamionë të tonazhit më të lehtë, drejt fshatit Frakull e Madhe në Fier.

Ku mësohet se mbërriti po në këtë datë, në banesën e shtetasit Refat Çervanaku, babai i Viktor dhe Zenel Çervanakut. Ambient në të cilin sasia e drogës u gjet edhe mbrëmjen e 24 nëntorit 2022./Albeu.com.

The post Droga në thasët me pleh në Frakull, përfundon akt-ekspertimi, e gjithë sasia del kokainë appeared first on Albeu.com.

Laboratori i drogës në Fier, SPAK zbardh detaje: Hetimet kanë nisur që në korrik, porositësi shqiptar
Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin që zbuloi një laborator droge ne Fier.

Prokurori i çështjes është shprehur se hetimet kanë nisur në korrik dhe se porositësi i lëndës ndarkotike është shqiptar. Më tej bën me dije se janë kapur 430 kg kokainë.

“Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë.

Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar.

Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.

Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.

U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona.

10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle.

Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro”, tha prokurori i çështjes.

Kujtojmë se operacioni u zhvillua ditën e djeshme, ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze duke bërë të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Në lidhje me këtë megaoperacion u arrestuan 15 persona, mes tyre dhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës./albeu.com

The post Laboratori i drogës në Fier, SPAK zbardh detaje: Hetimet kanë nisur që në korrik, porositësi shqiptar appeared first on Albeu.com.

“Plehu i përzierë me “bar” në laborator,” flet kryeplaku: Pronari i banesës, ish-kryetari i komunës Frakull
Ditën e sotme policia sekuestroi një sasi të madhe droge në një vend ku tashmë ishte kthyer në një laborator kokaine.

Mbi këtë ngjarje Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka treguar për mediat informacionet që ai kishte rreth vendit.

Muaçaj tha se nuk ishte në dijeni se në godinë ndodhej lëndë narkotike, ndërsa shtoi se pas kontrolleve u gjetën vetëm thasë të mbushur me pleh.

“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, i cili është ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës.

“Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi,” shtoi ai.

Kujtojmë se një megaoperacion i zhvilluar mes DEA-s dhe SPAK dhe policisë malazeze është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kuadër të të cilit u zbulua edhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Operacioni vijon prej tre muajsh pasi policia malazeze zbuloi një sasi prej 400 kilogramë pleh kimik në Tivar.

The post “Plehu i përzierë me “bar” në laborator,” flet kryeplaku: Pronari i banesës, ish-kryetari i komunës Frakull appeared first on Albeu.com.

Megaoperacioni në Fier ku ndodhej laboratori i “të bardhës”, dalin pamjet (VIDEO)
Një megaoperacion i zhvilluar ditën e sotme ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze bëri të mundur kapjen e një sasie të madhe droge të fshehur në një sasi prej 400 kliogram pleh kimik në Tivar, ndërkohë që u zbulua dhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit.

Abc ka siguruar videon e megaoperacionit të zhvilluar në Frakull të Fierit ku ndodhej laboratori i drogës. Laboratori është gjetur në banesën e ish-kryeplakut të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku i cili jeton në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë, pasi ishin ata që të cilët bënin përpunimin e kokainës.

Deri tani janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve në Tiranë. Të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim dhe janë përgjuar prej disa kohësh.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një çifte.

Burime bëjnë me dije se sasia e drogës ka mbërritur në portin e Tivarit, prej ku është transportuar në Fier. Prej së paku 3 muajsh personat e përfshirë janë mbajtur nën përgjim, ndërsa sot është ndërhyrë.

The post Megaoperacioni në Fier ku ndodhej laboratori i “të bardhës”, dalin pamjet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.