Fisnik Qosja Archives - Albeu.com

Opozita duhet të kontribuojë me përgjegjësi/ Takimi për Territorialen, Qosja: Qeveria ka deformuar marrëdhënien me qytetarin
Në një takim të Partisë Demokratike për Reformën Territoriale, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, theksoi nevojën e pjesëmarrjes së opozitës në Komisionin për Reformën Territoriale, duke theksuar se duhet të jetë e pranishme me mjetet më të fuqishme të saj në takime.

Qosja u shpreh se fjala duhet lënë në dorë të ekspertëve, ndërsa foli edhe për rëndësinë që duhet të kenë bashkitë.

Sipas kryebashkiakut demokrat, qeveria e ka deformuar raportin me qytetarin, ndërsa kërkoi që opozita të dalë me një draft që i jep mjetet e mjaftueshme për t’i dalë zot premtimeve që ka bërë për qytetarët.

“Opozita duhet të marrë pjesë por edhe të shkojë aty me armën më të fuqishme, me intelektin dhe moralin e saj politik. Opsionet janë të shumta, por besoj se fjala iu duhet lënë ekspertëve dhe partnerëve tanë dhe ne jemi të jemi në pozita korrigjuese. Politika vendore nuk është thjesht administrim, por ura më e drejtpërdrejtë me qytetarëve dhe shtetit. Bashkitë janë aty ku zgjidhjet duhet të jenë konkrete.

Sot përballë sfidave lokale, kemi edhe përgjegjësi më të madhe, të sigurojmë që zëri i qytetarëve të përfaqësohet denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare. Thelbësore që funksionimi i bashkive ta shohim si interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve. Ne që jemi përditë me qytetarët themi se sfidat janë të mëdha.

Qeverisja e ka deformuar sferën publike dhe marrëdhënien me qytetarin, por këtë arsye, mesazhi im si kryetar është i artë. Të jemi aktiv, të shfrytëzojmë mundësinë e komisionit dhe të propozojmë zgjidhjet, të shprehemi me rrugë zyrtare, të marrim pjesë dhe kontribuojmë me përgjegjësi në këtë proces, derisa të kemi një draft që na jep mjetet e mjaftueshme për t’i dalë për zot premtimeve tona dhe kontribuar përmbajtësisht në administrim e territorit”, u shpreh ai.

The post Opozita duhet të kontribuojë me përgjegjësi/ Takimi për Territorialen, Qosja: Qeveria ka deformuar marrëdhënien me qytetarin appeared first on Albeu.com.

Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe!
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike në Bashkinë e Kavajës. Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i zgjedhur në 14 maj 2023, ka bërë disa emërime të njerëzve të afërt.

Ai ka punësuar disa kushërinj, bashkëshorten e dajës, burrin e kushërirës së parë, krushkën. Dhe, të gjithë në poste kyçe, si në marrëdhëniet me publikun, në urbanistikë, te kabineti apo te prokurimet. Qytetarët e thjeshtë çdo ditë përballen me këta persona kur shkojnë në bashki.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacion dhe një listë e këtyre emërimeve. “Jurgen Kariqi, djali i tezes së Qosjes, është emëruar shef kabineti. Mimoza Beçerri, nusja e dajës, është emëruar përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. Agron Xhihani, burri i gocës së dajës, është emëruar përgjegjës i Urbanistikës. Romina Kala, kunata e motrës (krushka) është emëruar përgjegjëse te prokurimit publike” thanë burimet nga Bashkia e Kavajës. Mësohet se, pas marrjes së detyrës së Qosjes, edhe goca e dajës së tij, Selma Beçerri, është emëruar te Sportelet e ADISA-s. Siç edhe shihet, emërimet janë bërë në postet kyçe në këtë bashki, në vendet më të lakmuara për të gjithë administratën.

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Bashkinë e Kavajës, teksa personat e parë që ndesh janë pikërisht të afërmit e kryetarit Fisnik Qosja. Fillimisht, gazetarët e Fiks Fare interesohen në bashki për këto emërime nepotike dhe shkojnë në zyrën e Urbanistikës për të marrë një informacion sesi mund të aplikohet për një leje rregullimi territori. Fillimisht, gazetarët flasin me një punonjëse të asaj zyre dhe në një moment të caktuar Fiksi kërkon të flasë me një tjetër punonjës të asaj zyre, pikërisht me Agron Xhihani i cili mban detyrën e përgjegjësit të urbanistikës. Gazetarët i kërkojnë një informacion për sistemimin e një prone, meqë është i ri dhe e njeh më mirë zonën. Agroni (burri kushërirës së kryetarit) e sqaron gazetaren për hapët që duhet të marrë.

Më pas, Fiksi pyet një nga rojet e Bashkisë Kavajë se ku është e punësuar Selma Beçerri, që është vajza e dajës e kryetarit të bashkisë. Ai na konfirmon që është vajza e dajës së kryetarit dhe është punësuar aty rishtazi. Roja nuk ishte shumë i sigurt për vendin dhe drejtohet tek Mimoza, nusja e dajës së kryetarit, që punon përgjegjëse aty. Pasi i tregon rojës zyrën se ku punon e bija Selma, vetë roja na tregon se Agroni është dhëndri i Mimozës.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Kavajës, te sporteli dhe kërkojnë takim me kryetarin z. Fisnik Qosja. Punonjëset thonë se nuk ndodhet në zyrë. Fiksi kërkon shefin e kabinetit, z. Jurgen Kariqi, ndërsa punonjëset përgjigjen se nuk ndodhet në zyrë. Punonjësja e sportelit thotë se “duhet të bëni një kërkese me shkrim dhe të shkruani arsyet që doni të takoni kryetarin apo edhe për informacionin”. Gazetarët i kërkojnë se duan ta pyesin personalisht kryetarin për disa emërime. Punonjësja vijon të thotë se “bëni një kërkesë me shkrim”. Më pas, gazetarët e pyesin nëse është znj. Mimoza Beçerri. Ajo thotë po, teksa i bëjnë me dije se një nga arsyet se përse kishin shkuar në bashkinë e Kavajës ishte edhe emërimi i saj si përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. E pyesin se çfarë lidhje ka me kryetarin e ri, ndërsa thotë se “bëni kërkesë”. E pyesin se kur është emëruar, sërish nuk jep informacion dhe ngrihet nga karrigia e punës dhe futet brenda në bashki. Teksa te dera e bashkisë vijnë “përforcime”, punonjës të policisë bashkiake.

Grupi i Fiksit pret disa minuta dhe i kërkojnë punonjëseve të tjerë që të lajmërojnë shefin e kabinetit, përgjegjësin e urbanistikës apo edhe kryetarin. Asnjë nuk pranon që të na takojë. Në fund, i bëjnë kërkesë me shkrim Bashkisë së Kavajës, kryetarit z. Fisnik Qosja duke e pyetur se çfarë lidhje familjare ka me punonjësit. Kur janë emëruar, cilat kanë qenë kriteret e emërimit, është bërë ndonjë konkurs apo jo. Deri në transmetimin e kësaj kronike, Bashkia s’na ktheu përgjigje!/tch/

The post Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe! appeared first on Albeu.com.

“Fitore!” Berisha ndan videon nga festa në Kavajë, uron kandidatin e “Bashkë Fitojmë”
Kavaja është ndër Bashkitë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë në këto zgjedhje lokale.

Fisnik Qosja la pas kryebashkiakun aktual dhe kandidatin socialist Redjan Krali, i cili pranoi humbjen.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar fitoren Qosjes, duke ndarë një video nga festa e fitores në rrugët e qytetit.

“Kavaja feston fitoren e z. Fisnik Qosja! Mirënjohje demokratëve dhe qytetarëve të Kavajës. Urime kryetarit të ri të Bashkisë së Kavajës!”, shkruan Berisha.

The post “Fitore!” Berisha ndan videon nga festa në Kavajë, uron kandidatin e “Bashkë Fitojmë” appeared first on Albeu.com.

Mungon vetëm zyrtarizimi, Fisnik Qosja drejt mandatit në Kavajë: Qytetarët votuan kundër padrejtësive
Kavaja duket se do t’i shkojë koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati Fisnik Qosja tashmë ka shpallur fitoren.

Ai ka vënë në dukje se Kavaja është një qytet rebel dhe voton kundër padrejtësive, teksa premtoi se do t’u shërbejë qytetarëve siç e meritojnë.

“Bashkë me Kralin bëmë një shtrëngim duarsh, një gjest qytetar dhe e ftoj të bashkëpunojmë dhe në vijim. Kavaja është qytet rebel dhe nuk i duron padrejtësitë, dhe vendosi të votojë BF. Ndihem shumë i privilegjuar që më kanë mandatuar për katër vite në krye të baskisë. Sot kam vetëm mesazhe falënderimi, në një moment të dytë do merrem dhe një analizë politike. Sot Kavaja dha një mesazh qytetarie, dhe procesi në një muaj fushatë e bëmë si qytetarë të nivelit të parë dhe treguar atë që Kavaja është në të vërtetë”, tha ai në një lidhje për emisionin “Open”.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Fisnik Qosja drejt mandatit në Kavajë: Qytetarët votuan kundër padrejtësive appeared first on Albeu.com.

Redjan Krali pranon humbjen dhe i jep dorën Salianjit, mbështetësit e përcjellin duke qarë
Kavaja është një nga bashkitë e pakta që duket se do t’i shkojnë koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje lokale.

Teksa numërimi është drejt fundit, kandidati socialist Redjan Krali ka pranuar humbjen.

Kryebashkiaku aktual i ka dhënë dorën Ervin Salianjit, teksa është përshëndetur edhe me simpatizantë të tij që qëndronin afër ambienteve ku po numërohen votat.

Madje disa nga këta të fundit e kanë përcjellë kryebashkiakun socialist mes lotëve.

The post Redjan Krali pranon humbjen dhe i jep dorën Salianjit, mbështetësit e përcjellin duke qarë appeared first on Albeu.com.

Beteja për Kavajën/ Pas Isa Sakjas, një tjetër demokrat futet në Primare
Pas ish-kreut të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, i cili shpalli kandidaturën për të hyrë në Primare më 31 tetor, sot një tjetër demokrat ka shprehur dëshirën për të kandiduar.

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja, përmes një postimi në Facebook, bën me dije se do të hyjë në garë për bashkinë e Kavajës përmes primareve që do të zhvillohen në PD.

Sipas tija, situata në të cilën ndodhet vendi është dramatike dhe ndryshimi duhet të vijë vetëm me angazhim.

Qosja shpreh bindjen se do t’i shërbejë me përulësi banorëve të qytetit të tij.

Statusi i plotë

“Të dashur miq!

Banorë të Bashkisë së Kavajës. Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë për t’u futur në garën për Bashkinë e Kavajës, përmes primareve që do të zhvillohen në Partinë Demokratike.

Situata ku ndodhet sot gjithë vendi, por sidomos Bashkia jonë, është dramatike. Ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim, vetëm duke u bërë pjesë e përpjekjes për të mos i lënë gjërat në këtë rrokullisje çdo ditë e më keq. Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e ketij proçesi , të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim te gjithe te fituar.

Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir.

E ndjej se mund të shërbej, mund të ndihmoj qytetin tim, ku kam lindur, ku kam familjen, e ku po rris dhe djalin tim. Kam bindjen se mund t’i shërbej me përulësi banorëve të mrekullueshëm të Njësive Administrative Golem, Synej, Luz i vogël dhe Helmas. Dua të jemi zëri i qindra mijëra emigrantëve Kavajas, kudo që ndodhen jashtë vendit, duke krijuar ura të sinqerta bashkëpunimi në interes të zhvillimit dhe prosperitetit të Bashkise sonë. Përgjegjësive nuk i kam ikur asnjëherë, edhe kur kam qënë më i ri.

Të marrësh sot përgjegjësi për të hyrë në një garë, me synimin për të përmirësuar gjendjen, e për t’i shërbyer qytetarëve, është angazhim fisnik. Unë vetë do ta vlerësoj këtë nisëm tek çdokush.

Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur këto vite me Kavajën. Eshtë bërë eskperimenti më i keq i rilindjes. U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka, sot kemi një Bashki të falimentuar. Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përvecse dështimin e radhes.

E kjo e ka zanafillën tek shmangja e votës dhe shmangja e llogaridhënies.

Kujt i jep llogari sot kryetari i Bashkisë? A ndihet ai nën detyrim para qytetarëve dhe banorëve të Kavajës për mungesën e investimeve, për hapësirat që nuk janë, për lulishtet që nuk ekzistojnë, për plazhet e papastruara, për sherbimet qe nuk ofrohen, për kopshtet e çerdhet që na duhen? Për taksat e rritura, për gjobat, për asfiksimin e biznesit të vogël?

Nuk ndihet përgjegjës sepse nuk është votuar, thjesht ka marrë një zyrë që është ndarë si plaçkë në Tiranë, nga bosi i madh i rilindjes. Ndaj janë shumë të rëndësishme primaret që po zhvillohen në PD, sepse është kthim tek themeli, tek vota, tek kontrata me njerëzit. Pra, përpara se të kërkojmë besimin e mbarë qytetarëve, fillimisht ne luftojmë, garojmë për besimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD.

Kjo e rrit dyfish përgjegjësinë, dhe llogaridhënien nesër. Jam gati të marr përgjegjësi, me bindjen e palëkundur se ka shumë për të bërë për qytetin dhe zonat rurale , me nje objektiv te qartë për t’i dhënë qytetarëve tanë shërbime cilësore, të harmonizuara, kudo ku banojnë qytetarët tanë dhe në këtë kontekst unë kam shumë për të dhënë, për të dëshmuar që do t’i qendroj besnik angazhimeve t” marra para Jush, duke punuar me Ju, me dedikim dhe ndershmëri. E dua Kavajën dhe i di mirë plagët dhe dhimbjet e saj.

Askush nuk bën dot mrekulli dhe nuk e shndërron gjendjen brenda natës. Unë ju garantoj se kam vullnetin për të punuar çdo orë, pa ndërpreje, cdo ditë të jetës time për të zgjidhur problematikat, e për të bërë të mundur që qyteti të ecë përpara me energjinë e vet dhe me mbështetjen e padiskutueshme të Bashkisë dhe zyrës së Kryetarit.

Çdo gje në shërbim të qytetarëve, çdo gjë në shërbim të Kavajës. Me projekte, me plane konkrete do ta rikthejmë qytetin në lavdinë që i takon, do të krijojmë një mjedis ku njerëzit të kenë mundësi të rriten, të ecin përpara, të krijojnë diçka të tyren, e të mos mendojnë vetëm për të ikur.

Besoj shumë tek gjykimi i sprovuar i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD dhe jam i bindur se në fund të këtij procesi, do të jemi më të fortë dhe më të bashkuar.”

The post Beteja për Kavajën/ Pas Isa Sakjas, një tjetër demokrat futet në Primare appeared first on Albeu.com.