falsifikimi i dokumentave Archives - Albeu.com

Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si u bënë grekë kriminelët shqiptarë, zbërthehet skema
Detaje të reja janë zbuluar nga grupi i policëve në Greqi, të cilët pajisnin me pasaporta kriminelë kryesisht shqiptarë dhe në këtë mënyrë i pastronin nga krimet që ata kishin bërë, duke ju dhënë një identitet të rij.

Mediat greke raportojnë se rolin kryesor në rrjetin e falsifikuesve të dokumenteve e kishte një oficer policie. Po ashtu në këtë rrjet u përfshi edhe gruaja e tij, edhe kjo e fundit një punonjëse policie në Greqi.

Dosja e prokurorisë nxjerr në pah thellësinë dhe gjerësinë e çështjes, ku në total janë përfshirë 43 policë, 9 prej të cilëve janë arrestuar . Në këtë rrjet ishin të përfshirë , punonjës të gjendjes civile, nëpunës civilë, madje edhe qytetarë të “vuajtur”, të cilët për një punë me kohë të pjesshme paraqiteshin si dëshmitarë për të vërtetuar vërtetësinë e të dhënave të personit që do të zbulonte identitetin e rremë.

Të paktën 200 (janë identifikuar deri më tani) kriminelë brutalë, vrasës, grabitës, shpërndarës droge të cilët janë “larë” dhe “pastruar” pasi kanë qenë brenda natës nga shqiptarë në “grekë të kthyer nga ish-Bashkimi Sovjetik” me ID, pasaportë, numër ID, dhe dosje të bardhë kriminale.

Të “pastruar” nga veprat penale, ata qarkullonin brenda Bashkimit Evropian, ku njëri prej tyre u arrestua në Holandë., teksa transportonte një sasi të madhe droge, një tjetër në kërkim pasi rezultoi se ishte shqiptari që vrau një punonjës policie në shtetin fqinj, ndërsa rasti i shqiptarit të vrarë në pikën e karburanit karburantit po ashtu hodhi ditë në zbulimin e grupit.

Shqiptarët me të shkuar të errët, raportohet se paguanin shuma prej 30 mijë eurosh për t’u bërë grek.

Hetimet tani janë në një nivel tjetër. Oficerët në bashkëpunim me shërbime të tjera, duke ndjekur rrugën e parave, tentojnë të zbulojnë se ku ndodhen dhe ku janë investuar 5 milion eurot e dala nga ky aktivitet kriminal.

Në kasafortën e “trurit” të këtij grupi, u gjetën 320 mijë euro “të pista” të cilat në asnjë mënyrë nuk justifikohen me të ardhurat e oficerit.

Para gjykatës oficeri i lartë deklaroi se këto para janë të një mikut të tij i cili ia kishte dhënë për t’i ruajtur.

Megjithatë, bisedat telefonike, survejimet fizike dhe informacionet e mbledhura nga policia, tregojnë se oficeri në vend që të ndiqte kriminelët i “lau” duke i pagëzuar si mërgimtarë grekë.

Kontaktet e shpeshta telefonike me drejtuesin e organizatës, kërkimet e përditshme me kodet e tij në sistemin online të Policisë për të gjetur emra “të pastër” të mërgimtarëve grek , të cilët më pas do t’i përdorte në letërnjoftimet false, ishin ato që i vendosën “vulën” përfshirjes së tij në këtë krim.

Në dosje përmendet edhe emri i gruas së tij, një oficere policie bionde.

Ndërkohë sipas mediave greke pas këtij rrjeti kriminal qëndron një emigrant 60-vjeçar nga Kazakistani i identifikuar si Dimitris E. Ai me partë e tij ka mundur që të josh policët dhe nënpunësit e tjerë që të krijonte këtë fabrikë falsifikimesh me dokumentet greke.

Një tjetër shqiptar ka dalë në skenën e këtij grupi. Ai u arrestua në Holandë, ndërsa me origjinë ishte nga Vlora. Pas verifikimeve rezultoi se shqiptari e kishte të falsifikuar dokumentin grek që mbante dhe lëvizte me të në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Konkretisht ky person është dënuar nga Gjykata e Athinës me 12 vjet burg si dhe një gjobë prej 51 mijë eurosh për trafik droge.

Organizata përdorte, sipas hetimeve policore, ose qytetarë të vuajtur që bënin dëshmitarë për një copë bukë, ose edhe të dhëna të personave që kishin vdekur. Siç thuhet në dosje: “Më 18 qershor 2021, punonjësi i policisë kishte lëshuar kartë identiteti për personat me të dhëna specifike. Të nesërmen komandanti i repartit ka marrë një telefonatë nga komandanti i sigurimit të Menidit, i cili ka deklaruar se pak ditë më parë kanë arrestuar një shqiptar i cili posedonte letërnjoftim me të njëjtat të dhëna dhe ka tentuar të nxjerr një të re. Shqiptari pretendoi se e kishte blerë kartën ID për 50 mijë euro nga një person i quajtur “Dimitris”.

Numërimi mbrapsht për aksionin e grupit kriminal filloi në fund të janarit të kaluar. Në dosje thuhet: “Në datën 26 Janar , në Departamentin e Sigurimit të Çalandrit është sjellë një burrë i cili ka treguar një kartë identiteti të lëshuar në datë 7 shkurt 2020 nga Departamenti i Sigurisë Aspropirgos. Mirëpo, nga ekzaminimi i gjurmëve të gishtave, u zbulua se ai ishte një shqiptar 40-vjeçar. Gjithashtu, në datën 25 shkurt 2021, në shërbimin tonë mbërriti një letër anonime dhe pa datë, e cila përmbante informacione për ekzistencën e një organizate kriminale të përbërë nga individë të veçantë, të cilët së bashku me rrjetin përkatës që kishin krijuar në shërbimet e policisë dhe bashki, në mënyrë sistematike, ka vijuar me porosi. Konkretisht lëshimi i kartave të identitetit, pasaportave për të huaj, kryesisht shqiptarë, ndaj të cilëve në pritje të dënimeve dhe urdhër-arrest për trafik droge, si dhe për gra të huaja që punojnë në lokale nate. Përfitimi monetar që merr organizata për çdo emetim ishte nga 30,000 € deri në 35,000 €.” /abcnews.al/

The post Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si u bënë grekë kriminelët shqiptarë, zbërthehet skema appeared first on Albeu.com.

35 mijë euro për të ndërruar identitet, si u pajis me pasaportë greke porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut
Bledar Jambelli alias (Rikardo Muho) i dyshuari si porositës i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë i pajisur me pasaportë greke të falsifikuar nga grupi që u ndryshonte identitetet kriminelëve shqiptar, me qëllim që ti shmangeshin drejtësisë.

Mediat helene raportojnë se Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania nja kartë identiteti me pasaportë greke me emrin Xristos Xamkidis.

Rikardo Muho, që për policinë greke, e kishte shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanjë dhe Greqi në prill 2020 është marrë në pyetje nga policia helene ku ka dhënë informacion të vlefshëm lidhur me grupin kriminal të falsifikatorëve.

Sipas tij, ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që të mos ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij në Greqi.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me një vendim të datës 18 prill 2018, që është rifreskuar së fundmi nga Policia e Shtetit, ndonëse kërkimet për të kishin nisur prej qershorit të vitit të kaluar.

Me një vendim të dhënë në mungesë, të mbajtur sekret për mediat dhe në fshehtësi të plotë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë për Bledar Jambellin. Masa e sigurisë është caktuar më datë 12 qershor të vitit 2017 dhe menjëherë vendimi i është përcjellë Policisë së Shtetit për ekzekutim.

“Shtetasi Bledar (Rikardo) Jambelli (Muho) shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’, pasi me shkresën nr.3303, datë 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/b të Kodit Penal. E ndjek Seksioni për Krimet ndaj Jetës. Të ndalohet”, ky është urdhri i shpalljes në kërkim ndërkombëtar të Bledar Jambellit./albeu.com/

The post 35 mijë euro për të ndërruar identitet, si u pajis me pasaportë greke porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut appeared first on Albeu.com.

Me dokumenta false drejt Italisë, prangosen dy persona në portin e Durrësit
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në portin e Durrësit.

Sipas burimeve, të arrestuarit janë A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit:

A. K., 46 vjeçe dhe E. K., 22 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 karta identiteti dhe 2 leje drejtimi të dyshuara të falsifikuara,” njofton policia./albeu.com/

The post Me dokumenta false drejt Italisë, prangosen dy persona në portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.