emiratet e bashkuara Archives - Albeu.com

Sulmohet porti Khor Fakan në Emiratet e Bashkuara Arabe, plagosen katër persona
Autoritetet arabe kanë njoftuar se porti i Khor Fakan, në bregun lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe, pranë hyrjes së ngushticës së Hormuzit është sulmuar me dronë. Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur katër persona.

Mediat shkruajnë se një nga të plagosurit, i cili është në gjendje të rëndë është me origjinë nga Nepali. Ndërsa tre të plagosurit e tjerë janë pakistanezë. Sulmi shkaktoi zjarr, i cili tani është vënë nën kontroll nga autoritetet vendase.

Më herët, agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO kishte raportuar një incident me raketa të paidentifikuara që ranë pranë një anijeje kontejnerësh, e cila po ngarkohej në port në atë kohë.

The post Sulmohet porti Khor Fakan në Emiratet e Bashkuara Arabe, plagosen katër persona appeared first on Albeu.com.

Njëri fshihej në Emiratet e Bashkuara, tjetri në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarë. Për çfarë akuzohen
Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim janë arrestuar.

Në kuadër të operacionit “Surnames” u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe një 40-vjeçar.

Ndërsa në kuadër të operacionit “Area” u arrestua në Belgjikë një 39-vjeçar.

Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit shqiptar, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit:

-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.

-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.

The post Njëri fshihej në Emiratet e Bashkuara, tjetri në Belgjikë, arrestohen dy shqiptarë. Për çfarë akuzohen appeared first on Albeu.com.

Në kërkim për vrasjen e Gjin Ndojit, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Denis Bajri
Në foto Gjin Ndoj

Denis Brajoviç, një ndër emrat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara.

Brajoviç ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të dosjes “Metamorfoza”.

Ai akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojt të kryer në vitin 2020, në Shkodër.

Zbërthimi i  aplikacioneve “Sky” dhe “Encro” zbardhi krimet e kryera, ku u përfshin emra të njohur të botës së krimit. Brajoviç shfaqet duke biseduar me Ervis Martinaj, lidhur me një ngjarje kriminale.

Policia njofton se arrestimi i tij në Emiratet e Bashkuara u bë për llogari të drejtësisë shqiptare, ndaj pritet edhe ekstradimi i tij.

“Finalizohet nga Policia në Emiratet e Bashkuara, operacioni policor i koduar “Rishtas”. 36-vjeçari i ndaluar, i akuzuar nga SPAK, për vrasje.

Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër. Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër.

Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.”/albeu.com

The post Në kërkim për vrasjen e Gjin Ndojit, arrestohet në Emiratet e Bashkuara Denis Bajri appeared first on Albeu.com.

Emiratet e Bashkuara Arabe kalojnë Kinën dhe Turqinë, cilat janë 3 shtetet kryesore të përfitimit të arit rus në botë
Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer në një pikë kryesore tregtare për arin rus. Nga implementimi i sanksioneve për luftën në Ukrainë pjesa më e madhe e rrugëve tregtare të Rusisë janë bllokuar për shkak të presionit të SHBA-së.

Emiratet e Bashkuara kanë importuar nga fillimi i luftës në Ukrainë rreth 75.7 ton ar rus në vit, me vlerën e 4.3 bilionë dollarë. Kina dhe Turqia rreshtohen të dytat me importimin e 20 ton ar nga 24 Shkurti i 2022. Të tre shtetet numërojnë 99.8% të eksporteve të arit rus sipas të dhënave doganore.

“Emiratet e Bashkuara Arabe do vazhdojnë të tregtojnë hapur dhe në mënyrë të sinqertë më partnerët internacional, në zbatim te normave ndërkombëtare të vendosura nga Kombet e Bashkuara”, tha Komiteti i Shufrave të Arit i EBA.

Të dhënat tregojnë se eksportuesi më i madhi shufrave të arit te EBA është filiali në Dubai i kompanisë franceze Temis Luxury Middle East. Nga viti 2016 deri më 2021-shin importi i arit rus për shtetin arab ka qenë rreth 450 ton ar i pastër që përbën 10% të importeve të arit në vend.

The post Emiratet e Bashkuara Arabe kalojnë Kinën dhe Turqinë, cilat janë 3 shtetet kryesore të përfitimit të arit rus në botë appeared first on Albeu.com.

“Banda e Durrësit dhe e Elbasanit janë në Dubai”, Alibeaj: Këtu kërcet dyfeku, atje kërcet shampanja
Sot në Kuvend po diskutohet për marrëveshjen e sigurisë mes Shqipërisë, Britanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në lidhje me këtë marrëveshje ka folur edhe kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili deklaroi se marrëveshja me Emiratet është thjeshtë shkëmbim të dhënash.

Ai theksoi se Shqipërisë i duhet një marrëveshje ekstradimi me këtë shtet, pasi Dubai është kthyer në strehën e shumë personazheve të krimit të organizuar shqiptar. Sipas tij, kjo do të ishte arritje, ndërsa theksoi se qeveria nuk po tregon vullnet për ta realizuar.

Alibeaj: Dubai iu thotë gjë? Banda e Durrësit dhe e Elbasanit ju thotë gjë? Këta janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri thotë që ne e kemi një marrëveshje, por është shkëmbim të dhënash. E dëgjova ministrin e Drejtësisë, por nuk kërkoi nëse ka kërkuar një marrëveshje ekstradimi. Nuk dha asnjë provë. është një çështje shumë e rëndësishme. Tregon mungesë vullneti për të luftuar krimin. Këtu kërcet dyfeku, atje kërcet shampanja. është kambanë alarmi që duhet të bjerë në veshin e ministrave. është mungesë rakordimi, apo kapje nga krimi. Nëse sillni marrëveshje me ta për ekstradim, e keni votën tonë. I keni sjellë pengesa SPAK-ut. E kanë thënë ata. E pra, ndaj kësaj marrëveshje kaq të thjeshtë fshihen probleme të mëdha dhe demaskim i probleme. Parajsa kriminale është atje. Duhet vullnet i qartë politik. Edhe për këto marrëveshje. Mjafton të pyesësh gazetarët, e thonë ata ku ndodhet njëri e tjetri. është çështja si ti sjellim këtu. Ky është vullnet politik. është kaq e thjeshtë. Nuk është sfidë për ju dhe për askënd. është thjeshtë qëndrim. Sa të krisë sërish kallashi i radhës, është mirë ta themi që sot, edhe në BE është një nga kërkesat kryesore. Kështu bëhet shteti./albeu.com

The post “Banda e Durrësit dhe e Elbasanit janë në Dubai”, Alibeaj: Këtu kërcet dyfeku, atje kërcet shampanja appeared first on Albeu.com.

Destinacioni Dubai, ja ku gjejnë strehë kriminelët shqiptarë
Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, SPAK, bëri lëvizjen e saj kundër të ashtuquajturës “banda e Durrësit”, një klan i fuqishëm kriminal me qendër në qytetin bregdetar shqiptar të Durrësit.

SPAK akuzoi anëtarët kryesorë të bandës për përfshirje në tre vrasje në 2005 dhe lëshoi ​​urdhër arresti ndërkombëtar për disa prej tyre, duke përfshirë një rezident në Dubai të quajtur Plaurent Dervishaj.

Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe kapi atë dhe autoritetet në Tiranë nisën procesin për ekstradimin e tij. Dervishaj, megjithatë, ende nuk është dorëzuar dhe që atëherë është liruar nga paraburgimi.

“Ne bëmë çdo përpjekje, por u përballëm me burokraci dhe vonesa nga autoritetet e Emirateve”, tha një zyrtar shqiptar me njohuri për procesin dhe që foli në kushte anonimiteti. “Në një moment, i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre, por thjesht nuk morëm më lajme prej tyre.”

Por nuk është vetëm Dervishaj. Në fakt, vështirësitë me të cilat përballen autoritetet shqiptare në sigurimin e ekstradimit të shqiptarëve të kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe duket se kanë shtyrë një numër në rritje figurash të krimit shqiptarë të kërkojnë strehim atje.

“Teknikisht, ata nuk refuzojnë ekstradimet. Kryejnë arrestime, por e zvarritin deri në atë pikë sa mbaron afati i paraburgimit dhe ata lirohen”, tha zyrtari.

Gazetarja investigative Klodiana Lala tha për BIRN: “Figura kryesore shqiptare të krimit të organizuar aktualisht po qëndrojnë në Dubai. Emiratet e Bashkuara Arabe shihen si një portë për t’i shpëtuar drejtësisë, por edhe rivalëve kriminalë që i kërcënojnë ata.”

Shfrytëzohen mënyra të ndryshme

Pengesa më e madhe përsa i përket ekstradimit është mungesa e një traktati dypalësh ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bashkëpunim të mirë gjyqësor dhe traktate dypalëshe me vendet e tjera të Gjirit, dhe shumë pak me ato evropiane”, tha eksperti shqiptar Fabian Zhilla. “Me vende si Shqipëria, procesi i ekstradimit bëhet më i ndërlikuar, edhe sepse në Emiratet e Bashkuara Arabe ka disa institucione të përfshira në proces.”

Bëhet edhe më e ndërlikuar nëse personi kërkuar ka vendbanim të përhershëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Këto metoda po shfrytëzohen nga shumë kriminelë në mbarë botën, duke përfshirë figura shqiptare të krimit të organizuar”, tha Zhilla për BIRN.

Në prill, ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje sigurie që lehtëson shkëmbimin e informacionit dhe trajnimin mes forcave policore të dy vendeve, por çështja e ekstradimit nuk u përmend.

Lala tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin bërë një strehë e sigurt, një vend ku figurat e krimit mund t’i shpëtojnë drejtësisë me familjet e tyre dhe ku mund t’i vizitojnë bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë pesë viteve të fundit, tha ajo, “numri i atyre që migrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe është rritur ndjeshëm”.

Një prej tyre ishte Florenc Çapja, një nga drejtuesit e një bande famëkeqe kriminale në qytetin e Elbasanit. Në maj të vitit të kaluar, Shqipëria kërkoi pa sukses ekstradimin e tij nën akuzat për dy vrasje në vitin 2012.

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se shqiptarët nuk ishin të vetmit që i dinin avantazhet e fluturimit për në Dubai. Dhe ata variojnë nga mbretërit e drogës tek kriminelët e vegjël me ambicie të mëdha.

“Ata po ndjekin gjithashtu trendin, të joshur nga lidhjet kriminale ndërkombëtare që mund të bënin në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Pastrim parash

Problemi nuk është vetëm shqiptar. Edhe Italia ka luftuar për të siguruar ekstradimin e Eldi Dizdarit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht faktit se prokurorët italianë e akuzojnë atë për drejtimin e një rrjeti të madh trafiku kokaine të njohur si “Compania Bello”. Si shumë shqqiptarë të tjerë që jetojnë në vendin e Gjirit, ai nuk i ka ndalur aktivitetet e tij të paligjshme, thonë prokurorët.

“Ata jo vetëm që vazhdojnë të koordinojnë trafikun ndërkombëtar të drogës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bërë biznes si zakonisht, por gjithashtu urdhërojnë sulme dhe vrasje të rivalëve të tyre nga atje”, tha Lala.

Në prill, autoritetet në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë arrestuan 19 persona pas një hetimi ndërkombëtar për një rrjet trafiku kokaine. Sipas një raporti të Associated Press, autoritetet zbuluan se “qendra e kontrollit të trafikantëve ishte me bazë në Dubai, ku grupi organizonte furnizimin e tij me kokainë nga Bolivia”.

Sipas Hoxhës, Emiratet e Bashkuara Arabe janë gjithashtu një destinacion tërheqës për të investuar të ardhurat nga aktivitete të tilla.

“Në fillim, ata u zhvendosën atje për t’i shpëtuar drejtësisë, por më vonë panë se në këtë vend ishte gjithashtu e lehtë të investonin paratë e tyre, kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe sende luksoze, duke përfshirë makina dhe jahte të shtrenjta”, tha ai.

Në mars, Financial Action Task Force, një organizatë mbikëqyrëse globale e krimit financiar, i vendosi Emiratet e Bashkuara Arabe në të ashtuquajturën “lista gri” e juridiksioneve që i nënshtrohen monitorimit të shtuar, duke përmendur “mangësitë strategjike” në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Zhilla tha se Shqipëria duhet të rrisë bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe në identifikimin e flukseve të paligjshme të parave.

“A jo vetëm që kriminelët shqiptarë po pastrojnë paratë e tyre në Emirate, por ka edhe flukse të paligjshme parash që mund të vijnë në shumë forma të ndryshme nga ai vend në Shqipëri”, tha ai.

Udhëtim dhe investim

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më një destinacion i largët për shqiptarët. Sot ka fluturime direkte drejt Emirateve nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, opsione me kosto të ulët dhe më të shtrenjta.

Qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë online për viza afatshkurtër, ndërsa qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të hyjnë në Shqipëri gjatë verës pa kërkuar më parë leje.

Duke parë një mundësi, operatorët turistikë ofrojnë paketa të lira për shqiptarët që dëshirojnë të vizitojnë Dubain ose Abu Dhabin. Disa të rinj shqiptarë madje kanë gjetur punë atje, veçanërisht në industrinë e argëtimit.

Ndërkohë, zhvilluesi i pronave të paluajtshme Emaar në Emiratet e Bashkuara Arabe planifikon të investojë 2.5 miliardë dollarë në zhvillimin e portit shqiptar të Durrësit, duke u zotuar ta “vërë Shqipërinë në hartë” me 12,000 apartamente të reja, hotele, qendra tregtare dhe më shumë. BIRN

The post Destinacioni Dubai, ja ku gjejnë strehë kriminelët shqiptarë appeared first on Albeu.com.