emigrim Archives - Albeu.com

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Në vitin 2024, rreth 48.2 mijë shtetas shqiptarë morën shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Marrja e shtetësisë është procesi përmes të cilit një person bëhet ligjërisht qytetar i një shteti, duke fituar të drejta dhe detyrime ndaj tij, që më pas mundëson dhe marrjen e pasaportës së vendit përkatës.

Në krahasim me 2023-n, shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga një vend i BE-së janë rritur me 8.1%. në tre vitet e fundit, BE ka dhënë mesatarisht 44-45 mijë shtetësi në vit për shqiptarët, ritmet më të larta që nga 2018-a, duke treguar për një valë të re emigracioni në vend.

Që nga viti 2010, rreth 632 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë në një nga vendet e BE-së, ndërsa vetëm dekadën e fundit janë dhënë 522 mijë shtetësi. (shiko grafikun: Shtetësitë e dhëna për shtetasit shqiptarë nga BE). Niveli më i lartë ishte në 2016 dhe 2016, me rreth 60-67 mijë në vit.

Shifra prej 522 mijë shqiptarësh që kanë marrë një shtetësi të BE-së në dekadën e fundit përkon pak a shumë dhe me tkurrjen e popullsisë në vend që në periudhën gjatë dy censeve 2011-2023 u ul me rreth 420 mijë persona, e ndikuar në pjesën më të madhe nga emigracioni, por dhe nga rënia e shtesës natyrore të popullsisë, si rrjedhojë e lindjeve më të pakta.

Kryeson Italia, Greqia më dorështrënguar

Italia është shteti kryesor që u mundëson shqiptarëve që të marrin një pasaportë italiane. Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat e para, ky shtet ka dhënë 375 mijë shtetësi për shqiptarët.

Greqia, ndonëse ka një numër të ngjashëm emigrantësh me Italinë, të paktën rreth 500 mijë secili, a është më dorështrënguar për shtetësitë, duke dhënë 264 mijë të tilla, që nga viti 2007.

Edhe Gjermania po e lëshon dorën

Në Gjermani, për të marrë pasaportë duhet fillimisht të marrësh shtetësinë, zakonisht pas rreth 5 vitesh qëndrimi, me gjuhë gjermane (B1), të ardhura të mjaftueshme, pa probleme ligjore dhe me njohuri bazë për vendin. Edhe pse rregullat janë lehtësuar (nga 8 në rreth 5 vite), ajo mbetet më strikte se shumë vende të tjera të BE-së me kërkesa të qarta për gjuhën, të ardhurat dhe integrimin.

Ky shtet ka qenë i preferuar në valën e fundit të emigracionit dhe duket se shumë shqiptarë po i plotësojnë kushtet, teksa në vitin 2024 Gjermania lëshoi numrin më të lartë të shtetësive të dhënave ndonjëherë për shqiptarët, me 310 të tilla. Për krahasim, që nga 2002-shi deri në 2023-n, pra në 21 vjet, ky shtet kishte dhënë vetëm rreth 8100 shtetësi.

Në vend të katërt është Belgjika, që ka dhënë gjithsej rreth 8.7 mijë shtetësi për shqiptarët nga viti 2022, e ndjekur nga Franca (6480), Suedia (4,219), Irlanda (1,197), Spanja (1,157), Holanda (1,137)./ Monitor

The post Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së appeared first on Albeu.com.

Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT
Një familje shqiptare, po jeton në rrugë në qytetin e Montpeljesë në Francë. Ata kanë ikur nga vendi i tyre, me katër fëmijët e tyre, mes të cilëve edhe një foshnje 20-muajëshe e sëmurë, nuk kanë përfituar ende strehim emergjent, pavarësisht telefonatave të përditshme në numrin 115.

Prej një jave, ata flenë në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë. Një tubim solidariteti u organizua të hënën në mbrëmje në Montpeje nga shoqatat “Un toit, un avenir et solidarité partagée”, të cilat i shoqërojnë dhe i mbështesin. Rreth 60 persona u mblodhën përpara Bashkisë.

Presidenti i Shoqatës ‘Solidarité Partagée’, e cila po e ndjek këtë familje prej javësh, tha për mediat franceze se, “Kjo situatë është e papranueshme. Fëmijët sëmuren nga të ftohtit. Është gjithmonë kështu. Kemi parë familje me fëmijë që qëndrojnë deri në katër muaj në rrugë. Kjo nuk është normale. Prefektura nuk po e bën pjesën e saj”.

Mediat franceze shkruajnë se, prefektura mban qëndrimin se kjo familje nuk është prioritet për përfitimin e strehimit emergjent.

Ky vendim justifikohet me faktin se familja ndodhet në situatë të parregullt dhe se Gjykata Administrative e Montpeljesë, më 8 dhjetor, ka rrëzuar kërkesën e tyre për të përfituar strehim emergjent.

Një tubim i ri solidariteti është parashikuar për të dielën, më 21 dhjetor, në orën 14:00, në sheshin përpara Bashkisë së Montpeljesë.

The post Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës/ FOTOT appeared first on Albeu.com.

Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave
Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të mbipopullimit të banesave tek të rinjtë, duke reflektuar një sfidë serioze sociale dhe ekonomike që lidhet ngushtë me tregun e pasurive të paluajtshme dhe të ardhurat, ndërsa po kthehet në një faktor nxitës për emigracionin.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, për vitin 2021 – të fundit e disponueshme për Shqipërinë – 70.3% e të rinjve shqiptarë (15–29 vjeç) jetojnë në kushte mbipopullimi, që nënkupton se një familje nuk ka mjaftueshëm dhoma në raport me numrin e anëtarëve.

Ky tregues e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në Europë, pas Malit të Zi (72.5% në 2022). Në Serbi kjo shifër është 60.8%, ndërsa në Maqedoninë e Veriut (2022) 43.4%. Për Kosovën nuk ka të dhëna të raportuara.

Në kontrast të fortë, mesatarja e Bashkimit Europian është vetëm 26.5%, ndërsa në zonën euro zbret në 22.7%, sipas të dhënave që janë përditësuar për vitin 2024.

Vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore, shfaqin nivelet më të ulëta të mbipopullimit të banesave për të rinjtë: Holanda vetëm 4.3%, Finlanda 7.7%, Danimarka 8.1% dhe Gjermania 10.5%.

Po ashtu, edhe vendet e zhvilluara të Europës Qendrore kanë përqindje ndjeshëm më të ulëta se Shqipëria, si Austria me 12.7% apo Franca me 12.5%.

Krahasimi i këtyre shifrave tregon hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit dhe atyre të BE-së, ku standardet e strehimit për të rinjtë janë dukshëm më të larta.

Vendet e Europës Qendrore e Veriore, kanë nivele shumë më të ulëta: Suedia 29.8%, Çekia 26.2% dhe Hungaria vetëm 23.6%.

Një faktor që ushqen emigracionin

Mbipopullimi i banesave tek të rinjtë në Shqipëri, lidhet ngushtë me dy faktorë: të ardhurat e ulëta dhe çmimet e larta të apartamenteve.

Të dhëna të publikuara më herët nga Monitor bazuar në Numbeo, tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë në raport me fuqinë blerëse.

Kjo e bën pothuajse të pamundur për shumë të rinj të blejnë një banesë, duke i detyruar të vazhdojnë të jetojnë në kushte të mbingarkuara me familjen.

Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse

Në kontrast, me çmimet e larta të apartamenteve, që në Tiranë fillojnë nga 1500 euro për metër katror, pagat vijojnë të jenë më të ulëtat në rajon e Europë.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Megjithatë, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Kombinimi i pamundësisë për të siguruar një banesë të përshtatshme dhe mungesës së alternativave për jetesë të pavarur, është një nga arsyet që shtyn shumë të rinj drejt emigracionit.

Përballë një tregu vendas të paarritshëm dhe kushteve të mbingarkuara, shumë shqiptarë të moshës së re shohin vendet e tjera europiane si një mundësi më të mirë për jetesë, punësim dhe banim.

Të dhënat e tjera të Eurostat, bënë të ditur se nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, që largohen në kërkim të një jete më të mirë.

Ky realitet e bën të domosdoshme që politikat publike të përqendrohen në krijimin e kushteve më të favorshme për strehimin e të rinjve.

Përkufizim i Eurostat mbi mbipopullimin

Shkalla e mbipopullimit (overcrowding rate) përcaktohet si përqindja e popullsisë që jeton në një familje të mbipopulluar.

Një person konsiderohet se jeton në kushte të mbipopulluara nëse banesa nuk ka të paktën këtë numër dhomash:

-një dhomë për familjen;

-një dhomë për çdo çift në familje;

-një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç;

-një dhomë për çdo dyshe personash të vetëm të së njëjtës gjini, të moshës 12–17 vjeç;

-një dhomë për çdo person të vetëm 12–17 vjeç që nuk përfshihet në kategorinë e mëparshme;

-një dhomë për çdo dy fëmijë nën 12 vjeç./ Monitor

The post Një arsye për emigrimin, të rinjtë shqiptarë, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave appeared first on Albeu.com.

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda vitit.

Këto ishin rezultatet e anketës që zhvilloi në nëntor të vitit 2024 Banka Qendrore e Austrisë në vendet e Europës, Qendrore, Juglindore dhe Lindore CESEE (Bullgari, Çeki, Hungari, Poloni, Rumani, Shqipëri, Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Serbi).

Anketa që kishte si qëllim përdorimin e euros në këto vende, përfshiu edhe pyetjet për emigracionin.

Rezultatet treguan se Shqipëria, mbetet vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve me synime për emigrim në rajon.

Anketa “Euro e OeNB 2024” tregon se, megjithëse dëshira për të emigruar është në rënie në shumicën e vendeve të rajonit, Shqipëria vazhdon të qëndrojë ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë që synon largimin.

Rreth 10% e shqiptarëve shprehin synimin për të emigruar brenda 12 muajve të ardhshëm, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me shkallën më të lartë të migrimit të mundshëm, së bashku me Maqedoninë e Veriut (11%).

Pas tyre renditen Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Polonia, ku shifrat luhaten mes 2% dhe 5%. Hungaria dhe Çekia kanë përqindjet më të ulëta, nën 2%.

Në përgjithësi, dëshira për emigrim ka ardhur duke rënë në rajon, por Shqipëria mbetet një përjashtim.

Në vitin 2019, para pandemisë COVID-19, 7% e qytetarëve të vendeve të anketuara deklaronin se kishin ndërmend të largoheshin brenda një viti.

Në vitin 2021, gjatë pandemisë, kjo shifër ra në 5%, ndërsa në 2024 zbriti më tej në 4.5%. Ky trend shihet si pozitiv për shumicën e vendeve të CESEE, pasi emigracioni masiv ka thelluar problemet demografike dhe ka sjellë vështirësi në tregun e punës.

Në Shqipëri trendi nuk ka ndryshuar shumë. Përveç synimeve për emigrim në periudhën afatshkurtër, të dhënat e anketës tregojnë se 33% e shqiptarëve e konsiderojnë të mundshme emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Ky është niveli më i lartë në rajon, ndërkohë që në Çeki dhe Hungari kjo shifër është vetëm 7%.

Shumica e njerëzve deklarojnë se duan të emigrojnë për arsye të lidhura me punësimin, rreth 46% mesatarisht në të gjitha vendet e anketuara.

Arsyeja e dytë më e rëndësishme është kërkimi i kushteve më të mira të jetesës jashtë vendit.

Të dhënat e vitit 2024 tregojnë gjithashtu se Shqipëria, ka një përqindje shumë të lartë të qytetarëve që kanë jetuar më parë jashtë vendit.

Sipas raportit, 28% e popullsisë shqiptare deklaron se ka pasur një periudhë emigrimi, duke e renditur vendin tonë ndër më të prekurit në rajon.

Mesatarja për vendet e CESEE është 14%, ndërsa Hungaria ka përqindjen më të ulët me vetëm 7%. Në shumicën e vendeve të tjera, përqindja e personave që kanë jetuar jashtë varion nga 11% deri në 16%.

Studimi tregon se qëndrimet afatshkurtra, pra më pak se një vit, janë më të zakonshmet dhe përbëjnë rreth 35% të të gjitha rasteve.

Megjithatë, Shqipëria shfaqet më afër vendeve me qëndrime më të gjata. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rreth 50% e emigrantëve të rikthyer kanë qëndruar më shumë se tre vjet jashtë vendit. Pas Bosnjës, renditen Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia, ku rreth 40% e emigrantëve të rikthyer kanë pasur një emigracion afatgjatë./ Monitor

The post Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit appeared first on Albeu.com.

Kërkesa për azil, Gjermania s’është më e para! Ja vendi i preferuar për emigrantët
Për herë të parë ndër vite, Gjermania nuk është më destinacioni kryesor i azilkërkuesve në Europë. “Welt am Sonntag” citoi raportin e prillit 2025 të Komisionit të BE-së, të konsideruar si konfidencial, mbi situatën e emigrimit në BE dhe vendet e treta. Aty rezulton që tashmë vendin e parë për aplikimet e mban aktualisht Franca me gati 41.000 kërkesa të regjistruara nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Pastaj renditet Spanja (39.318 kërkesa për azil) dhe e treta Gjermania.

Në Gjermani, numri i kërkesave për azil ka rënë me 41 për qind në tremujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku kishte 37.387 aplikime. Në fund të renditjes së BE gjenden Hungaria me 22 kërkesa për azil dhe Sllovakia me 37 kërkesa. Sipas raportit të Welt am Sonntag, një e katërta e të gjitha aplikimeve për mbrojtje në Gjermani bëhen nga sirianë (24 përqind), të ndjekur nga afganët (16 përqind) dhe turqit (11 përqind).

Franca është bërë vendi numër një i destinacionit për ukrainasit. Shumica e atyre që kërkojnë mbrojtje në BE, si dhe Zvicër dhe Norvegji erdhën nga Venezuela, të ndjekur nga azilkërkuesit nga Afganistani dhe Siria. Kërkesat për azil jo vetëm nga ukrainasit, por edhe kinezët dhe indianët gjithashtu u rritën ndjeshëm. Në të kundërt, dukshëm më pak njerëz nga Siria, Kolumbia dhe Turqia kanë aplikuar për azil gjatë kësaj periudhe.

The post Kërkesa për azil, Gjermania s’është më e para! Ja vendi i preferuar për emigrantët appeared first on Albeu.com.

Sondazhi/ 40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor
Një sondazh i “Monitor” me 1044 persona (857 jetojnë në vend dhe 187 jashtë) i cili u zhvillua për rreth një muaj, nga data 11 shtator, zbuloi një trend të ri të emigrimit të personave të arsimuar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Mbi 94% e pjesëmarrësve ishin me arsim të lartë dhe gati gjysma ishin me gradë PHD dhe 57 doktorantë. Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri, 40% kishin bërë gati planet dhe infrastrukturën për t’u larguar gjatë dy viteve në vijim. 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grupmoshës 40-49-vjeç, 38.5% grupmoshës 30-39-vjeç.

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria, është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Ja të gjitha arsyet që po largojnë shtresën e mesme

Emigracioni në Shqipëri ka marrë përmasat e një gangrene, e cila ka mbetur pa një diagnozë, e për rrjedhojë edhe pa një kurë se si mund të fashitet para se efektet të jenë të pandreqshme.

Hemorragjia e ikjeve që nisi me shembjen e sistemit komunist në vitin 1990, vijon të jetë e fortë edhe pas më shumë se 30 vitesh dhe së fundmi po gjen përhapje në kategorinë e të arsimuarve dhe profesionistëve që përfaqësojnë shtresën e mesme.

Një  i “Monitor”, që nisi më 11 shtator të këtij viti dhe zgjati rreth një muaj, ku u intervistuan 1044 persona rreth arsyeve që çojnë individët dhe familjet të largohen nga Shqipëria, tregoi për një pakënaqësi të lartë me standardet e jetës në Shqipëri, mungesën e perspektivës për të ardhmen, cilësinë e dobët në arsim dhe shëndetësi, korrupsionin e lartë etj.

Sondazhi i zhvillua online, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting- Angazhimi i qytetarëve në raportim). Kampioni është rastësor dhe nuk përbën gjetje shkencore.

Nga totali i të anketuarve 857 persona (82%) jetonin në Shqipëri dhe 187 (ose 17.9%) jetonin jashtë vendit.

Rezultatet e intervistave treguan për një emigracion potencial të lartë në mesin e të shkolluarve. Mbi 94% e pjesëmarrësve (984 persona kishin arsimin e lartë, nga të cilët 478 me gradë PHD dhe 57 doktorantë).

Nga të anketuarit që jetonin në Shqipëri 89.7 kishin menduar largimin nga Shqipëria si një opsion, ndërsa vetëm 88 persona ose 10% e atyre thanë se nuk kishin menduar asnjëherë largimin nga vendi.

Pyetjes “keni ndonjë plan konkret për t’u larguar nga vendi brenda 2 viteve të ardhshme?” i dhanë përgjigje 769 persona që jetojnë në Shqipëri, ku 40.6% e tyre (312 persona) pohuan se do të largohen nga Shqipëria në dy vitet e ardhshme.

Gjysma e të anketuarve, 54.8%, nuk do të largoheshin nga vendi për një pagë bruto jo më të vogël se 2000 euro.

Më shumë se 60% mendojnë se duhet të ulet korrupsioni për të zvogëluar emigrimin e të rinjve dhe gjithashtu, përmirësimi i shërbimit arsimor dhe shëndetësor konsiderohet nga gati gjysma e të anketuarve.

“Në fakt, largimi i shtresës së mesme dhe njerëzve që janë në punë është jashtëzakonisht i rrezikshëm për një vend. Këtu në vendin tonë, kjo shtresë nuk largohet për para apo për vend pune, pasi tani punë gjen ku të duash.

Por largohet për një shoqëri më të mirë, më të kulturuar dhe më njerëzore, diçka që nuk e blen dot edhe sikur të paguhesh 100,000 euro në muaj. Largimi për këtë arsye është pa kompromis page dhe pasurie. Ndaj, sa të jetë kjo arsye nuk do të ketë ndonjëherë metodë frenimi për largimin”, – u përgjigj një nga anketuarit.

Sondazhi i “Monitor” evidentoi se nga 187 të intervistuar që jetonin jashtë vendit, mbi 57% nuk kanë plan të kthehen në Shqipëri ose maksimumi do të vizitojnë vendin për pushime. Vetëm 2.1% kishin plane të afërta për rikthim dhe 23.5% pas disa vitesh.

40.6% kanë vendosur të ikin në dy vitet në vijim

Tendenca për të emigruar është më e fortë në mesin e personave të arsimuar treguan rezultatet. Rreth 90% e 857 personave të anketuar në Shqipëri thanë se kishin menduar të emigronin, por 40% e tyre tashmë kishin plane dhe po përgatiten për t’u larguar në dy vitet në vijim.

Emigracioni potencial duket se është shumë i lartë në popullsinë e mirarsimuar. Emigrimi potencial në shtresën e mesme duket se është më i lartë në popullsinë e zakonshme.

Sondazhi i “Monitor” u realizua nëpërmjet një thirrje të hapur në variantin online dhe nuk kishte një kampionim paraprak. Të 1044 personat që plotësuan anketën në pjesën dërrmuese (94%) ishin me arsim të lartë të shoqëruar me doktoratë. Për rrjedhojë sondazhi u kthye në matës të ndjesisë rreth emigrimit në një popullsi të mirarsimuar dhe me të ardhura mbi mesataren.

“Unë jam njëri nga ata që jam larguar familjarisht prej afro një viti. Kam punuar në Tiranë rreth 15 vite në sistemin bankar, përkatësisht në 3 banka.

Ka nepotizëm dhe shumë paaftësi. Karriera nuk bëhet në bazë të meritës. Tmerr! Jemi larguar sepse nuk dua që fëmijët e mi të rriten në ata katrahurë. Edhe pse këtu ku jemi, si fillim jemi 2 shkallë më poshtë nga pozicioni që kishim, ama ndihesh i sigurt, i vlerësuar, stresi zero etj.

Lëre fare pastaj të flasësh për administratën shtetërore në Shqipëri, është tmerr. Atij populli duhet t’i ndryshohet truri, nuk bëhet më. Vendi ka marrë fund. Uroj të mos ketë ndonjë krizë financiare në Shqipëri, sidomos ajo në ndërtim. Nëse Greqia e kaloi për 8 vite, Shqipëria do duhet 30 vite”. shkruan Andi.

Studime të tjera mbi zhvillimet demografike të vendit, tregojnë se Shqipëria renditet në mesin e 10 vendeve me nivelin më të lartë të emigrimit në rang botëror. Organizata e Kombeve të Bashkuara në projeksionet e reja për popullsinë globale të këtij viti referoi se Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme.

Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë, kryesisht nga emigracioni i lartë i të rinjve, të cilët më pas ndikojnë në rënien e popullsisë së mbetur. Banka Botërore, në raportin e fundit rajonal, evidentoi se Shqipëri kishte normën më të lartë të emigracionit mes të arsimuarve në krahasim me vendet e tjera në Ballkanit Perëndimor.

Jo vetëm të rinjtë, po ikin shtresa dhe mosha e mesme

Anketa evidentoi tendenca të forta për emigrimin në shtresën e mesme dhe në moshën e mesme. Emigracioni në Shqipëri, është i përqendruar në të rinjtë ende pa krijuar familje, por vitet e fundit ka një trend në emigrimin e familjeve, me njerëz të arsimuar dhe të mirëpaguar.

Nga personat që jetonin në Shqipëri, 33% e atyre që pohuan se kanë menduar të largohen i takojnë grupmoshës 40-49-vjeç, 38.5% grupmoshën 30-39-vjeç dhe 15,8% ishin nga 20-29-vjeç.

Të dhënat e sondazhit tregojnë nivel të lartë zhgënjimi te profesionistët e arsimuar mbi 40-vjeç, të cilët kishin investuar në familje dhe në profesion dhe po mendojnë të largohen nga vendi, jo vetëm për arsye financiare, por për një infrastrukturë jetësore më të mirë që lidhen me shërbime arsimore dhe shëndetësore më të mira, infrastrukturë më të mirë dhe një mjedis më të pastër.

Një i anketuar që zotëron një biznes me 25 të punësuar, tha se ka planifikuar të largohet nga vendi për këto arsye: “Ajër i ndotur dhe i pamonitoruar, ushqime të dëmshme të pakontrolluara. Asnjë strategji për arsimin.

Asnjë masë për rritjen e hapësirave të gjelbra. Trafik në rritje. Jam biznesmen, por edhe jep paga të larta dhe i trajton mirë, prapë shqiptarët ikin jashtë se mendojnë se do pasurohen shpejt. Jashtë paguhesh me orë pune, ndërsa në Shqipëri paguhesh me pagë fikse.

Një inxhinier në Gjermani merr 25 euro/orë dhe mund të punojë 10 ose 5 orë sipas dëshirës. Orët shtesë paguhen. Në Shqipëri nuk zbatohet Kodi Punës, festat zyrtare bëhen ditë pune.

Nuk ka meritrokaci. Ka padrejtësi të mëdha sociale. Mungon një shtet ligjor që rregullon jetesën e popullatës në paqe. Vendi sundohet nga kriminelët dhe trafikantët që i nxjerrin nga burgu. Me pak fjalë, edhe pushtuesi do të ishte sjellë më mirë me pronën publike”.

Tendenca për t’u larguar është shumë më e fortë te meshkujt se te femrat. 72% e atyre që kishin menduar të largoheshin nga vendi ishin meshkuj dhe 27% femra.

Nga të 1044 personat e anketuar 93%, ishin të punësuar dhe vetëm 7% pa punë. Nga të punësuarit 78% ishin me kohë të plotë, 10.3% ishin të vetëpunësuar dhe 4.7% ishin të angazhuar me kohë të pjesshme.

Shumica e të anketuarve kishin krijuar familje, pasi ishin të martuar ose në bashkëjetesë dhe vetëm, pjesa tjetër 25.5% ishin beqar dhe 1.2% të divorcuar.

Arsyet që shtyjnë shtresën e mesme të largohen nuk janë ekonomike

Ndryshe nga popullata e përgjithshme që shikon si arsye kryesore të emigrimit, statusin ekonomik dhe punësimin, në shtresën e mesme dhe te profesionistët, arsyeja kryesore pse kanë vendosur të largohen nga Shqipëria është mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

Më shumë se 66% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanë si arsye për emigrimin “mungesën e perspektives për të ardhmen”.

Gjithashtu, më shumë se gjysma mendojnë si arsyen e dytë më kryesore për largimin nga vendi “standardet më të larta të jetesës”, në vend të tretë “mungesa e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm”, në vend të katërt, ”mungesa e sigurisë dhe stabilitetit politik, ndërsa 46% e të anketuarve kishin si një arsye “arsim më të mirë për fëmijët”.

Të anketuarit kanë zgjedhur më shumë se një arsye për largimin. Gjithashtu, zvogëlimi i hapësirave publike në zonat urbane shërbeu si arsye për 30% të të anketuarve.

Rezultatet tregojnë se, arsyet që kanë të bëjnë me punësimin dhe gjendjen ekonomike zënë një peshë më të ulët për largimin. Mundësi më të mira punësimi, paga më e ulët dhe problemet ekonomike në vend zunë vendin 7, 8 dhe 9 në grupin e arsyeve.

Një qytetar komentoi “Anarki, korrupsion në organet e drejtësisë së re, prokurori dhe gjykata. Mbi të gjitha, Drejtoria e Tatimeve të Bashkisë së Tiranës. Familja nuk shikon të ardhme dhe siguri në vend. Mundësi më shumë për fëmijët. Meritokraci e munguar në Shqipëri. Unë personalisht ika për fëmijët. Dy djem, (në 2015, kur ikëm) njëri 19 e tjetri 13-vjeç. Nuk shikoja të ardhme për ta në Shqipëri”.

Një qytetare tjetër A. Elezi komentoi “sepse të heqin nga puna. Punët nuk janë kurrë afatgjata. Nuk ka pensione, nuk ka të ardhme. Kur marrin vesh që ke 5 lekë të ruajtura diku i ke gjithë ditën me fatura në dorë. Pa arsyetuar që njeriu i do për sëmundje, ilaçe, pushime, shkollim, apo për të siguruar pleqërinë. Se të heqin e të vënë gjithë ditën nga puna”.

54.8% nuk rrinë Shqipëri as për 2000 euro pagë

Sondazhi evidentoi se, shumica e profesionistëve që përfaqësojnë shtresën e mesme në Shqipëri nuk rrinë në Shqipëri as për 2000 euro pagë. Pyetjes se “për cilin nivel page nuk do të mendonit largimin nga vendi (bruto/muaj)”, 4.8% e të anketuarve që jetojnë në Shqipëri, rreth 469 persona, mund të rrinë në Shqipëri për paga mbi 2000 euro.

10% e të anketuarve pohuan se nuk do të largoheshin nga vendi për paga 1100-1400 euro në muaj, 12,7% nuk ikin nga vendi për paga në intervalin 1400-1700 euro në muaj, ndërsa 7,1% nuk ikin nga vendi për një pagë 500-1100 euro në muaj.

“Në këtë vend, as për +2000 euro apo më shumë nuk rrihet. Është keqardhje për veten dhe fëmijët të rrish. Sistem arsimor përtokë, shëndetësia është më mirë të të vrasin me plumb sesa të shkosh në spitale, për të mos folur për edukatën qytetare dhe njerëzore nga të gjithë. Fatkeqësisht jemi tmerr”, komentoi Gerd.

Joani, një qytetar tjetër, komentoi: “Problemi më i madh në vendin tonë është mentaliteti nga koha e komunizmit që njerëzit akoma trajtohen pa respekt. Nuk ka asnjë ndërgjegjësim për brezat e rinj. Harrojnë oligarkët dhe biznesmenët që janë njerëzit që punojnë dhe që vendosin makineritë e tyre në punë.

Harrojnë që ne paguajmë taksa që ata të marrin tenderë, etj. Çdo hap që hidhet nuk merr parasysh perspektivën, por sot për nesër”.

Gjermania, SHBA dhe Kanadaja, vendet e synuara për të ikur

Profesionistët dhe shtresa e mesme që mendojnë të largohen nga Shqipëria synojnë vendet më të zhvilluara.

Nga grupi i personave që po bëhen gati të ikin nga Shqipëria në dy vitet në vijim, 312 persona ose 37.8% e tyre synojnë të largohen në Gjermani, 21% në SHBA dhe 9% në Kanada. Përqindje më të ulëta zgjodhën Italinë (8.6%), Britaninë e Madhe (5%) Zvicrën (2%) dhe vende të tjera të BE-së me një përqindje më pak se 1%.

Nga pjesa që jeton në Shqipëri, 48% nuk ishin aspak të kënaqur me karrierën e tyre, 44.5% ishin disi të kënaqur dhe 7.7% ishin shumë të kënaqur.

Pas vitit 2015 ka një trend në rritje të emigrimit drejt Gjermanisë, për shkak të lehtësive në procedurat burokratike për profesionistët.

Anketa tregoi se shtresa e mesme synon të largohet në mënyrë të organizuar në vende shumë të zhvilluara, me kontrata pune ose me emigracion të organizuar.

Andrea shkruan: “Pse ikin mjekët? Mjeku edhe këtu po të punojë, merr një pagë dhe ka të ardhura të mira. Pse largohen atëherë? Largohen sepse në spitale janë të njëjtët mjekë, me fëmijët e tyre, me gratë e tyre që punojnë prej 40 vjetësh dhe i pengojnë të gjithë të rinjtë të futen në sistem.

Ndaj të rinjtë, sa të lodhen në këto procese largohen dhe vazhdojnë karriera të mira jashtë. Ndërkohë ata mjekë jo vetëm bllokojnë vendin e punës, por edhe vjetrojnë moshën mesatare të stafit dhe nuk sjellin asnjë avantazh”.

Ulja e korrupsionit, kusht për përmirësimin e situatës

Kur u pyetën “Çfarë mendoni se duhet të përmirësohet në vend për të zvogëluar largimin e të rinjve? (Zgjidhni deri në 2 përgjigje)”, më shumë se gjysma e të anketuarve 674 prej tyre mendojnë se ulja e korrupsionit është e para.

Pothuajse të gjithë të anketuarit dhe ata që kanë komentuar përzgjedhjet e tyre konsiderojnë korrupsionin në prapavijë të arsyeve.

Çështja e dytë më e rëndësishme që duhet përmirësuar është “Arsimi”, e cila është përzgjedhur si çështje kryesore për përmirësim nga 45.9%, gati gjysma e të anketuarve, gjithashtu gati gjysma konsiderojnë se duhen përmirësuar stabiliteti politik dhe ekonomik dhe sistemi shëndetësor.

Gjithashtu, rritja e mundësive për punësim dhe mbështetja e sipërmarrëse të rinj ishte e rëndësishme, përkatësisht për 38% dhe 25% të të anketuarve.

“Duhen plane konkrete për ta bërë qytetin më të jetueshëm (Tirana – trafik i rënduar, mungesa e vendparkimeve, mungesa e hapësirave të gjelbra, transporti publik i munguar, uji dhe ajri i ndotur), rritja e pagave (çmime të larta krahasuar me të ardhurat). Së dyti, respekti i punonjësve që punojnë në sektorin privat, pushime vjetore, vlerësimi për orët shtesë që punojnë, paga e plotë e deklaruar.

Duhet riformatimi i sistemit të gjyqësorit, arsimit, shëndetësisë dhe kontrolli i cilësisë dhe çmimeve të shportës bazë. Shteti duhet të financojë të rinjtë, për kredi me kosto të përballueshme, kam 20 vjet pune dhe me vështirësi mora kredi që të blej një apartament”.

Gjithashtu, 74% e të anketuarve që jetonin në Shqipëri mendonin se kushtet e punës në Shqipëri, janë shumë të rëndësishme për të mos u larguar nga vendi, 20% mendojnë se janë disi të rëndësishme dhe 5.6% jo shumë të rëndësishme.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës” frenon largimin

Të anketuarit u pyetën për një grup arsyesh në pyetjen “Çfarë mund t’ju bindte më shumë për të qëndruar në vend? (Zgjidhni deri në 3 përgjigje)”.

Shumica 76% renditen “Përmirësimi i kushteve të jetesës”. Më shumë se 50% zgjodhën si kritere themelorë që duhen përmirësuar për të mos lënë vendin “Rritjen e pagës dhe përfitimeve”, “Stabilitetin politik dhe social”, “Zhvillimin e mundësive për karrierë” dhe “Më shumë mundësi për arsim dhe trajnime profesionale”. Arsyet e tjera zunë një peshë më të ulët.

“Pushtetarët e sotëm, çdo ligj, vendim apo udhëzim e bëjnë për veten. Po marr vetëm një shembull. Një punonjës i thjeshtë apo ish-zyrtar, pavarësisht se ka punuar një jetë të tërë, 35 – 40 vjet merr aktualisht një pension maksimumi 45,000 lekë, ndërsa një deputet, i cili ka qenë të paktën për një muaj deputet e pastaj është larguar merr 75,000 lekë në muaj. Kjo është barazia e shtetit tonë demokratik”, komentoi Xh. Zagorcani.

Për pyetjen “Çfarë mund t’ju bindte më shumë për të qëndruar në vend? Një qytetar tjetër komentoi: “Një qeverisje dinjitoze ku qytetari të ndihet krenar për qeverisjen e tij dhe autoritetin e vendit të tij në botë.

Një shtet që mirëfunksionon (ulje korrupsioni, ofrim shërbimesh për të cilat paguajmë, mbrojtje e konsumatorit/individit). Paga duhet të vendoset me orët e punës, në një punë dua të punoj 4 orë, në punën tjetër dua të punoj 5 orë.

Pra shteti gjeneron më shumë të ardhura nëse personat janë të dypunësuar. Aktualisht jemi në një punë dhe duhet të rrimë nga ora 8:00 deri 16:00 me pagë bazë.

Paga nuk ka lidhje me vendimin për të ikur, por shëndetësinë e mirë, arsim, hapësira publike, barazi para ligjit, por mendoj që këto nuk do bëhen kurrë, sepse korrupsioni është bërë gangrenë në çdo pjesë të shoqërisë.

Më vjen keq, por do largohem edhe pse kam dy biznese me 25 të punësuar”.

The post Sondazhi/ 40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor appeared first on Albeu.com.

Dorjan Teliti: 40% e fuqisë punëtore ka emigruar, ka sjellë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në jetën sociale
Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, shprehet se 40% e fuqisë punëtore vendase ka emigruar, duke sjellë jo vetëm efekte negative sociale, por edhe efekte të ndjeshme negative në ekonomi dhe sektorët e saj.

Gjithashtu, Teliti shkruan se sipas raportit të IOM, Shqipëria ka nivelin më të lartë të emigrimit në rajon e më gjerë.

“Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në çdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë”, shkruan Teliti.

Postimi i Telitit:

“40% E FUQISË PUNËTORE KA EMIGRUAR. EFEKTET SOCIALE DHE EKONOMIKE DUKSHËM NEGATIVE.

Raporti i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) ka konfirmuar (fatkeqësisht) të gjitha shqetësimet dhe akuzat e ngritura nga PD për largimin “e detyruar” të qindra mijëra personave në moshë pune.

Fakt 1: Sipas raportit të IOM, Shqipëria me emigrimin më të lartë në rajon e më gjerë.

Fakt 2: Niveli i lartë i varfërisë, korrupsioni i përhapur në cdo qelizë të qeverisjes qëndrore dhe lokale, mungesa e konkurrencës së lirë e të ndershme, pagat e ulta e të pamjaftueshme për një jetesë familjare dinjitoze, problematikat me strehimin, arsimin dhe shëndetësinë, etj, janë arsyet kryesore të largimit masiv dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Largimi i tyre nuk ka thjesht ndikim në aspektin social, por ka rritur ndjeshëm edhe presionin mbi sektorët e ekonomisë shqiptare, sidomos në sektorët e industrisë, turizmit dhe shërbimeve.

A vazhdohet më kështu? A ka Shqipëria mundësi të bëjë më shumë?

Po, mundësitë janë, duhet thjesht vizion, dorë e hekurt në luftën ndaj korrupsionit, taksa të ulta, paga dinjitoze, mbështetje ndaj shpirtit sipërmarrës dhe profesionistëve të lirë, mundësi të njëjta për të gjithë (aftësia bën diferencën), politika konkrete për rikthimin e shqiptarëve të larguar, mbështetje direkte financiare ndaj familjeve dhe cifteve të reja, etj.

NDAJ NGRIHUNI DHE ME CDO MJET DEMOKRATIK TË MOSBINDJES CIVILE TË LARGOJMË SHKAKTARËT E KËSAJ GJENDJEJE SKANDALOZE DHE BASHKARISHT TË BËJMË NDRYSHIMIN, #osotokurrë”, shkruan Teliti.

The post Dorjan Teliti: 40% e fuqisë punëtore ka emigruar, ka sjellë efekte negative si në ekonomi ashtu edhe në jetën sociale appeared first on Albeu.com.

Biden bisedon me homologun meksikan për emigrimin
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologun e tij meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, lidhur me bashkëpunimin për politikën e emigrimit, teksa lideri amerikan ende nuk ka vendosur nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim ekzekutiv për të ulur numrin e emigrantëve që hyjnë në SHBA përmes kufirit jugor të shtetit.

Pas bisedës telefonike, që u zhvillua me kërkesë të Bidenit, përmes një deklarate të përbashkët, dy udhëheqësit thanë se biseduan për përpjekjet e përbashkëta për të “menaxhuar në mënyrë efektive” emigrimin dhe për të “forcuar efikasitetin operacional” në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

“Ne bisedojmë në mënyrë periodike. Ai më thërret, unë e thërras”, tha Lopez Obrador gjatë një konference për media të hënën.

Udhëheqësi meksikan tha se të dyja shtetet kanë bërë përparim në kontrollin e emigrimit të pautorizuar, duke i bindur shumë emigrantë që të mos përdorin metoda të paligjshme për të lëvizur nga shteti në shtet. Ai po ashtu mirëpriti vendimin e Gjykatës Supreme amerikane, që u mor në janar. Sipas këtij vendimi, agjentët e kontrollit kufitar mund të heqin telat me gjemba që shteti i Teksasit vendosi përgjatë kufirit, si mënyrë për të penguar emigrantët.

Në deklaratën e përbashkët, Biden dhe Lopez Obrador thanë se kanë urdhëruar këshilltarët e tyre të sigurisë kombëtare që “menjëherë” të marrin masa konkrete për të ulur numrin e kalimeve të paligjshme kufitare, megjithëse nuk dhanë më shumë detaje. Por, në deklaratë u tha se kjo politikë do të mbrojë të drejtat e njeriut.

Që nga kolapsimi i legjislacionit për kufirin në Kongres më herët gjatë këtij viti, Shtëpia e Bardhë nuk e ka përjashtuar mundësinë që Biden të lëshoi një urdhër ekzekutiv për rregullat e azilit, me qëllim që të ulë numrin e emigrantëve në kufirin jugor të SHBA-së.

Sipas shifrave të fundit, numri i kalimeve ilegale të kufirit ka rënë, pasi në dhjetorin e vitit të kaluar u arrit rekordi prej 250.000, teksa zyrtarët meksikanë kanë rritur përpjekjet e tyre për të parandaluar emigrimin ilegal./REL

The post Biden bisedon me homologun meksikan për emigrimin appeared first on Albeu.com.

Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! 570 mijë më pak në dy dekada
8 Dhjetori, Dita e Rinisë në Shqipëri, kujtohet si një moment historik, kur një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, në vitin 1990, u bënë protagonistë të kthesës së madhe historike, për ndryshimin e regjimit diktatorial.

Ishin kohë ëndrrash dhe shpresash të mëdha. Në fakt, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Vendi, shumë më i lirë se më parë, ka ecur përpara, është hapur me botën, ekonomia është rritur e diversifikuar. Të rinjtë e sotëm janë shumë më ndryshe se në atë kohë, kanë pa fund mundësi e zgjedhje se më se 30 vite më parë. Ambiciet e tyre janë shtuar, por edhe pritshmëritë për të ardhmen gjithashtu. Dhe aspiratat e të rinjve janë thelbësore për investimet e tyre në kapitalin njerëzor, zgjedhjet arsimore dhe rezultatet e tregut të punës.

Por, në këto tri dekada, realiteti nuk duket t’i jetë afruar ambicies së të rinjve. Ata, me shumicë, po rezultojnë se kanë zgjedhur t’i përmbushin ato diku tjetër. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2022, grupmosha 0-24 vjeç përbënte vetëm 30% të popullsisë, nga gati 50% që ishte në 2011 (e dhëna më e hershme që është e disponueshme nga INSTAT). Në shifra janë rreth 570 mijë të rinj e fëmijë më pak se dy dekada më parë (nga 1.42 milionë në 2001 në 827 mijë në 2022- shiko grafikun).

Arsyet janë të shumta. Një prej tyre është plakja graduale e popullsisë, një tendencë deri diku normale që ka ardhur me zhvillimin e vendit dhe ndryshimin e stilit të jetesës. Efektin më të lartë po e jep emigracioni, i cili, jo vetëm që nuk është ndalur, por pas vitit 2016 është përshpejtuar, me mbi 70% të të ikurve që janë të moshës nën 24 vjeç, siç ka rezultuar nga të dhënat e azilkërkuesve që raporton Eurostat. Largohen familjet me fëmijë e krahas tyre, edhe të rinjtë që përndryshe do të kishin krijuar familje në vend. Një studim i fundit tregoi se janë rreth 17 mijë studentë që studiojnë jashtë dhe nuk kanë ndër mend të kthehen.

Shkaqet duhet të shihen të ndërlidhura zinxhir. Ato fillojnë që me sistemin e edukimit. Të dhënat e fundit të “PISA 2022”, një studim ndërkombëtar që u fillua nga OECD në 1997, gjeti se Shqipëria pozicionohet e parafundit në rajon për aftësitë e nxënësve për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës, të cilat janë përkeqësuar, duke lënë pas vetëm Kosovën, që është një shtet i ri dhe pa shumë traditë për vetë të kaluarën e tij historike.

Pandemia është vetëm një justifikim, pasi nga vlerësimi i ecurisë së nxënësve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018, Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh, më e larta ndër 80 shtetet e testuara. Shumë familje të shtresës së mesme po largohen, duke zgjedhur të sakrifikojnë për të arsimuar fëmijët e tyre jashtë vendit. Edhe financimet e qeverisë për arsimin, duket se paraprijnë rënien e cilësisë së shkollimit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shpenzimet për këtë sektor, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ranë me 0.2 pikë përqindje në 2022 me bazë vjetore, duke zbritur në 2.9% të PBB, nga rreth 5% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Fondet për kërkim e zhvillim, një instrument që krijon mundësi për të rinjtë, janë më të ulëtat në Europë në raport me madhësinë e ekonomisë. Mungesa e investimeve në kapitalin human është një nga arsyet kryesore, që jo vetëm po demotivon të rinjtë, por dhe po ndikon negativisht në produktivitetin e ekonomisë.

Kjo na çon te faktori tjetër, ai i tregut të punës. Shqipëria vijon të ketë pagën mesatare më të ulët në Europë, që është një reflektim i modelit ekonomik të deritanishëm, ku avantazhi kryesor ka qenë krahu i lirë i fuqisë punëtore.

Vendet e reja të punës vijojnë të jenë më së shumti në sektorë të pakualifikuar, që po refuzohen nga të rinjtë e sotëm ambiciozë. Punonjësit e kualifikuar, sipas agjencive të rekrutimit dhe ekspertëve të tregut të punës, po largohen në emigracion.

Politika, e vjetër apo e re, është zhgënjimi i radhës i të rinjve. Klasa politike, e mbërthyer në skandal pas skandali, nuk po ngjall më shpresë.

Është e vërtetë që Shqipëria e sotme është më mirë se Shqipëria e fillim viteve 1990. Por, po kaq e vërtetë është që Shqipëria e sotme është shumë larg asaj që priste një student i vitit 1990.

Ndryshe nga energjia e viteve ’90, reagimi i heshtur që ata po zgjedhin është emigracioni. Justifikimi që kjo ndodh në të gjithë vendet e Europës Lindore dhe se nuk mund të konkurrojmë me pagat e Gjermanisë zbehet në momentin që krahason shifrat e ikjes në raport me popullsinë, ku Shqipëria renditet me vendet që sot janë në luftë!

Të rinjtë janë burimi i parë i shpresës për një të ardhme më të mirë, janë shtylla kurrizore e çdo shoqërie, përfaqësojnë më të mirën e së tashmes dhe të asaj që do të vijë.

Atyre duhet t’u ofrohet perspektivë, duke përfshirë punë cilësore dhe mundësi arsimimi dhe trajnimi për Shqipërinë e së ardhmes dhe të mbështetet pjesëmarrja e të rinjve në shoqëri, si forma më e mirë për të ndalur hemorragjinë që ka përfshirë sot vendin. /Monitot

The post Sot, Dita e Rinisë, por ku janë të rinjtë?! 570 mijë më pak në dy dekada appeared first on Albeu.com.

Britania me “dorë të hekurt”, masa radikale për të ulur edhe migrimin e ligjshëm
Britania njoftoi planet për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë me rrugë legale, të hënën e 4 dhjetorit, duke rritur pagën minimale që duhet të fitojnë me një punë të kualifikuar me një të tretën, mes presionit të kryeminsitrit Rishi Sunak për të trajtuar shifrat rekord neto të emigracionit.

Nivelet e larta të migracionit legal kanë dominuar peisazhin politik të Britanisë për më shumë se një dekadë dhe kanë qenë një faktor kyç në votën e vitit 2016 për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Sunak ka premtuar të fitojë më shumë kontroll pasi ligjvënësit në Partinë e tij Konservatore kritikuan rekordin e tij përpara zgjedhjeve që priten vitin e ardhshëm.

Shifrat muajin e kaluar treguan se migracioni vjetor neto në Mbretërinë e Bashkuar arriti një rekord prej 745.000 personash në vitin 2022 dhe ka qëndruar në nivele të larta që atëherë, me shumë migrantë që vijnë nga vende si India, Nigeria dhe Kina.

Sekretari i Brendshëm (ministri i Brendshëm) James Cleverly tha se masat e reja mund ta zvogëlojnë atë numër me 300,000.

“Emigracioni është shumë i lartë. Sot ne po ndërmarrim veprime radikale për ta uluar atë”, tha Sunak, i cili gjithashtu po përpiqet të dëbojë emigranët që mbërrijnë ilegalisht në Ruanda.

Ai tha se qeveria do të rriste pragun e pagës minimale për punëtorët e huaj të kualifikuar në 38,700 paund (48,900 dollarë), nga niveli aktual prej 26,200 paund, megjithëse punonjësit shëndetësorë dhe socialë do të përjashtoheshin, raporton Euractiv.

Masa të tjera përfshinin ndalimin e punonjësve të huaj shëndetësorë që sjellin anëtarë të familjes me viza, rritjen e tarifës shtesë që migrantët duhet të paguajnë për të përdorur shërbimin shëndetësor me 66%, dhe rritjen e të ardhurave minimale për vizat familjare.

Tregu i ngushtë i punës

Masat mund të nxisin mosmarrëveshje të reja me pronarët e bizneseve të cilët kanë luftuar për të punësuar punëtorë në vitet e fundit duke pasur parasysh tregun e ngushtë të punës të Britanisë dhe fundin e lëvizjes së lirë nga BE që nga dalja e Britanisë nga blloku në vitin 2020.

Në tetor, këshilltari i pavarur i qeverisë për migracionin rekomandoi heqjen e të ashtuquajturës listë të profesioneve me mungesë, një nga rrugët kryesore për bizneset për të punësuar punëtorë migrantë në sektorë ku ka mungesa të mëdha të stafit.

Me zgjuarsi tha se qeveria do t’i jepte fund sistemit aktual që u lejon punëdhënësve t’u paguajnë emigrantëve vetëm 80% të normës së punës për të bërë punë ku ka mungesë punëtorësh dhe se lista e profesioneve me mungesë do të rishikohet.

“Ne do të ndalojmë imigracionin duke ulur pagat e punëtorëve britanikë,” u tha Cleverly ligjvënësve.

“Ne do të krijojmë një listë të re pagash të imigracionit me një numër të reduktuar profesionesh.”

Megjithatë, disa studime kanë treguar se punëtorët e huaj kanë pak ose aspak ndikim në nivelet e përgjithshme të pagave ose punësimit dhe mungesa akute e kandidatëve në Britani për të plotësuar vendet e lira të punës mbetet një problem për pronarët kompanive.

Banka e Anglisë tha muajin e kaluar se bizneset e kishin pak më të lehtë të punësonin, por mungesa e vazhdueshme e aftësive mbeti në disa sektorë.

Sindikatat shprehën gjithashtu shqetësime për planin e Cleverly. Christina McAnea, sekretarja e përgjithshme e UNISON, sindikata kryesore në sektorin e shëndetësisë, tha se kjo nënkuptonte “katastrofë totale” për shërbimin shëndetësor.

“Emigrantët tani do të shkojnë në vende më mikpritëse, në vend që të detyrohen të jetojnë pa familjet e tyre,” tha ajo.

The post Britania me “dorë të hekurt”, masa radikale për të ulur edhe migrimin e ligjshëm appeared first on Albeu.com.