dritan goxhaj Archives - Albeu.com

Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, nuk do të ekstradohet në Hagë
Gjykata e Lartë, ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj. Prokuroria e Apelit, kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë.

Dritan Goxhaj, u lirua nga qelia në seancën 10 tetorit 2023, ku ishte i pranishëm bashkë me avokatin e tij Ardjan Vishaj, i cili apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij.

Ka qenë gjyqtari Gent Shala, i cili ka vendosur refuzimin e ekstradimit për Goxhajn dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, u arrestua në 31 korrik nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Në janar të vitit 2023, ai publikoi një shkrim me titull “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” ku ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve që mbahen të fshehtë nga Gjykata Speciale.

The post Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, nuk do të ekstradohet në Hagë appeared first on Albeu.com.

Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK ministrin Ulsi Manja: Shpërdoroi detyrën
Ish-anëtari i UÇK. së, Dritan Goxhaj ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme.

Kallëzimi në fjalë është bërë lidhur me procedurat dhe pranimin e kërkesave të Gjykatës Speciales të Kosovës për ekstradimin e Goxhajt kur u arrestua.

Kujtojmë që Goxhaj u arrestua në fund të korrikut në Tiranë, me një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajtojnë krimet e pretenduara të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Goxhaj  akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

The post Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK ministrin Ulsi Manja: Shpërdoroi detyrën appeared first on Albeu.com.

U lirua një ditë më parë, Dritan Goxhaj: U burgosa fizikisht si trup, por jo liria
Një ditë pasi fitoi lirinë nga Gjyakata e Apelit të Tiranës, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj që u arrestua për llogaritë Gjykatës Speciale të Hagës në Prishtinë rrëfeu ditët e tij në izolimit.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Goxhaj e nisi bisedën me një falënderim për të gjitha mediat që e kanë mbështetur përgjatë gjithë kësaj periudhe, dhe që nuk e lanë të luftonte i vetëm.

“Në radhë të parë dua të falënderoj juve dhe gjithë median, e cila më ka mbështetur pafundësisht në këtë luftë. Dhe unë do të thoja që luftën e bëtë ju si media. Subjekti isha unë, luftëtarët ishit ju. Nëse kjo media do të ekzistonte në vitin 1999 kur unë isha në atë luftë, pra kjo mbështetje që m’u bë mua, numri i luftëtarëve për çlirimin e Kosovës do të ishte 3-4 herë më i madh.

Heronj janë ata që dhanë jetën mbi të cilën erdhën, sakrifikuan njësoj si të tjerët, por ata dhanë jetën e tyre. Pra, ata janë heronjtë e vërtetë të të gjithë kësaj. Nuk ka medalje dhe mirënjohje më të madhe se sa ku je në çështje vështirësie dhe në këto rrethana të të japin njerëzit mbështetjen e tyre, pa të të njohur fare dhe kjo është medalja më e madhe. Dhe asnjë lloj medaljeje tjetër nuk ka asnjë vlerë në këtë dynja se sa kjo medalje.

Që nga fillimi ishin akuza të cilat nuk qëndronin, dhe jam i bindur për këtë. E thashë me bindje atë që liria nuk na humbi, nuk na ishte burgosur liria.

U burgosa fizikisht si trup, por jo liria. Lirinë nuk na e burgosën dot, sepse liria është UÇK-ja, liria është kjo që sot është Kosova.

Pra, sot kemi një shtet tjetër shqiptar, i cili është një hap i mesëm i bashkimit kombëtar, një hap drejt atij hapi sublim, për të cilën ata heronj që folëm më lart dhanë dhe jetën dhe derdhën gjakun e tyre për ta arritur këtë bashkim kombëtar, dhe si unë dhe ata të tjerët që janë atje në Hagë nuk e humbëm asnjehërë lirinë.

Sepse të humbasësh lirinë do të thotë të humbasësh shpresën. Të humbasësh lirinë do të thotë që ata njerëzit e thjeshtë, në rrugë, rrjete sociake, ata të mos të të përkrahin, sepse ata janë ata që të gjykojnë realisht se çfarë ke bërë dhe çfarë nuk ke bërë.

Dhe kur ata gjykojnë, kur ata vendosin do të thotë që liria nuk ka humbur”, u shpreh ndër të tjera Dritan Goxhaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik në Tiranë me kërkesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës me akuzën për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë, në një shkrim të publikuar nga ai në janar të këtij viti.

The post U lirua një ditë më parë, Dritan Goxhaj: U burgosa fizikisht si trup, por jo liria appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga burgu ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj
Gjykata e Apelit ka refuzuar ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke çuar kështu në lirimin e tij nga qelia.

Kujtojmë se policia shqiptare arrestoi në fund të korrikut në Tiranë ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj me një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajtojnë krimet e pretenduara të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Goxhaj  akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit ndaj shtetasit me iniciale D.G, nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, ka vendosur:

– Pranimin e kërkesës .

– Lejimin e ekstradimit të shtetasit shqiptar D.G nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale D.G, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, deklarimin e pafajshëm dhe moslejimin e ekstradimit nga Shqipëria në Kosovë (Dhomat e Specializuara të Kosovës).

Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

–Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

– Rrezimin e kerkeses per ekstradimin e shtetasit D.G nga Republika e Shqiperise ne Republiken e Kosoves.

– Heqjen e mases se sigurimit “arrest ne burg “, per shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, date 20.07.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane.

-Urdherohet lirirmi i shtetasit Dritan Goxhaj, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale .

The post Lirohet nga burgu ish-luftëtari i UÇK, Dritan Goxhaj appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj
Seanca gjyqësore për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj është shtyrë për datën 19 shtator.

Seanca u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan zëvendësimin e gjyqtares Alma Kolgjoka me argumentin se është në konflikt interesi për të shqyrtuar kërkesën për ekstradim

Mësohet se gjykata ka vendosur që të mos e zëvendësojë gjyqtaren Kolgjoka, e cila do të jetë ajo që do të dëgjojë sot kërkesën për ekstradim të ish luftëtarit drejt Kosovës.

Dritan Goxhaj u arrestua me 31 korrik në Tiranë me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Hagë dhe dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

The post Shtyhet seanca për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lirinë, gjykata lë në burg Dritan Goxhajn
Gjykata ka lënë në burg pa afat me qëllim ekstradimi Dritan Goxhajn.

Avokati Bashkim Nikolla u shpreh se klienti i tij nuk ka shkelur asnjë ligj dhe kërkesa për ekstradim duhet të rrëzohet. Por trupi gjykues nuk e ka marrë në konsideratë.

Dritan Goxhaj u arrestua me 31 korrik në Tiranë me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Hagë dhe dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

The post Kërkoi lirinë, gjykata lë në burg Dritan Goxhajn appeared first on Albeu.com.

Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia e Burgut 313
Nga Dritan Goxhaj

SHQIPËRIA, KOSOVA DHE “GRUSHTI” JURIDIK I SHTETIT

Të arrestuarit dhe të dënuarit e fundit të ndërgjegjes në Republikën e Shqipërisë kanë qenë në vitin 1989. Prej atij viti Shqipëria ka tentuar të ecë në rrugën europiane, pa të arrestuar apo të dënuar të ndërgjegjes.

Megjithatë, plot 30 vjet më pas, Shqipërisë po i imponohet sot që të kthehet 30 vite pas. Sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga ZPS-ja (Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës, duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet e tyre të cilat, kur binin ndesh me politikën vrastare Rankoviçiane të Serbisë në Kosovë, u rrezikonin jetën dhe qenësinë shqiptarëve, po mundohen edhe sot që, përveç shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, të marrin peng edhe fjalën e lirë dhe ndërgjegjen në Kosovë nëpërmjet një grushti shteti juridik në Kosovë.

Kjo prokurori dhe gjykatë kanë vendosur për arrestimin tim me pretekstin e shkruar e bardha mbi të zezë në faqen 6 të vendimit për arrestimin tim në pikën “Koha dhe vendi i kryerjes së veprës (penale): “Gjykatësi i vetëm ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar që z. Goxhaj, së paku dy herë, zbuloi qëllimisht çfarë besonte përmes një postimi në faqen e Facebook-ut që mban emrin e tij, në formën e një artikulli –opinion.”

Le t’i shohim me radhë që të kuptojmë natyrën kriminale-Rankoviçiane të kësaj prokurorie dhe gjykate.

Kjo prokurori dhe gjykatë kërkojnë arrestimin tim dhe ekstradimin drejt vendndodhjes së kësaj gjykate në Hagë me akuzën:

1. Frikësim i dëshmitarëve

2. Pengim i drejtësisë

Të dyja këto akuza hyjnë në veprat penale të konsideruara të zakonshme në sistemin juridik të Kosovës dhe, si të tilla, ato nuk janë kompentencë lëndore as të kësaj prokurorie e as të kësaj gjykate.

Kjo prokurori, sipas faqes së saj zyrtare WWW.sep-ks.org shkruan: “Prokurori i Specializuar ka kompetenca për sa vijon:

a) Të marrë në pyetje viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar dhe të regjistrojë deklaratat e tyre

b) Të kryejë hetime në vendngjarje, të mbledhë prova

c) Të kërkojë ndihmë prej vendeve të treta, organizatave ndërkombëtare dhe subjekteve të tjera

d) Të ndërmarrë masa hetimore

Dhe të gjitha këto vetëm në kuadër të ligjit që e autorizon ZPS-në të hetojë dhe ndjekë penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në raportin e APKE-së të Dik Martit (Dick Marty).

Ashtu siç edhe shihet qartësisht, veprat për të cilat kjo prokurori ngre akuzë ndaj meje nuk janë absolutisht kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, por këto sy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm. Dhe kjo nuk është as më shumë e as më pak se një Grusht Shteti Kriminal.

Tani, le të vijmë tek pjesa tjetër, aty ku këto dy subjekte arsyetojnë vendimin e tyre për arrestimin tim. Aty ata deklarojnë se unë kam zbuluar atë çfarë unë besoj, në formën e një artikulli- opinion. Dhe këtu vijmë tek mentaliteti Rankoviçian që i udhëheq këto dy subjekte.

Arrestimi im bëhet vetëm për dy arsye thelbësore. E para, sepse deklaroj – shpreh atë që besoj dhe, e dyta, sepse atë që besoj e shpreh dhe e publikoj si opinion timin në formë artikulli.

Të dyja këto arsye të vetme me të cilat këto dy subjekte justifikojnë arrestimin tim hyjnë te veprat penale të ndërgjegjes, vepra penale këto që ka 30 vjet që janë hequr nga Kodi Penal në Shqipëri, ndërsa në Kosovën e re ato as nuk ekzistojnë fare.

Këto dy subjekte, në bashkëpunim kriminal me njëra-tjetrën, në këtë rast, ia kanë kaluar vendimin e tyre antikushtetues për ekzekutim Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Kjo Ministri, e vetëdijshme për këtë antikushtetueshmëri të këtij vendimi, ka vendosur ta ekzekutojë atë.

Në këtë moment është realizuar pengmarrja juridike e shtetit dhe qeverisë së Kosovës nga ana e ZPS-së dhe Gjykatës Speciale.

Për momentin unë nuk jam në gjendje të them nëse kjo ka ndodhur me vetëdije apo pa vetëdije të qeverisë Kurti por, duke qenë se deri më tani këto dy subjekte kanë arritur të marrin peng Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri dhe Prokurorinë e Shkallës së parë, të krijon përshtypjen e një lloj tentative të tipit “Revolucion Kinez” për të marrë peng jo vetëm sistemin juridik në Shqipëri, por edhe gjithë shtetin dhe shoqërinë në vendin tonë.

Duke e detyruar edhe Shqipërinë që ta pranojë dhe ekzekutojë këtë vendim antikushtetues dhe kriminal të këtyre dy subjekteve jo vetëm që arrijnë të bëjnë një grusht shteti juridik edhe në Shqipëri, por në këtë mënyrë e kthejnë Shqipërinë sërish në vitin 1945 kur te ne diktonte Serbia Rankoviçiane Titiste.

Unë vetëm uroj që shteti shqiptar dhe një pjesë e sistemit të tij juridik të arrijnë të kuptojnë kurthin vdekjeprurës ndaj lirisë së fjalës dhe ndërgjegjes, drejt të cilit po e shtyjnë ZPS-ja dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

Uroj që Shqipëria ime të ecë drejt Europës me liri fjale, opinioni dhe ndërgjegjeje e mos të bjerë viktimë e mentalitetit Rankoviço-Titist të ZPS-së dhe Gjykatës Speciale të Kosovës dhe t’i thotë “Jo!” pengmarrjes së shtetit shqiptar.

Shpresoj dhe besoj se sistemi gjyqësor shqiptar do të respektojë, në rastin tim dhe jo vetëm, parimet bazë të një gjykimi të drejtë e të paanshëm.

Dritan Goxhaj

Burgu 313

Tiranë, më 15/08/2023

The post Letër e hapur e Dritan Goxhaj nga qelia e Burgut 313 appeared first on Albeu.com.

Apeli la në burg Dritan Goxhajn, koloneli: Ndaj tim biri po bëhet shkelje e madhe, çështjen do e dërgoj në Strasburg
Koloneli Dilaver Goxhaj, në një intervistë për News24 i bën thirrje qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptarë që të reagojnë për çështjen ku është përfshirë djali i tij Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së.

Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale. Ngjarje kjo që ka sjellë reagime të shumta. Në këtë intervistë për gazetarin Igli Çelmeta, koloneli Dilaver Goxhaj u shpreh se nuk e priste këtë ‘shpërblim’ pas luftës në Kosovë.

“Përse nuk ekziston në Shqipëri e drejta e prevalimit?”, shtron ai pyetjen gjatë kësaj interviste.

Ndër të tjera shtoi se pas gjithë kësaj çështje qëndrojnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë.

Gjithashtu ai u shpreh: “Këtë e bëjnë forca të caktuara të Europës që kanë qenë dhe janë aleatë me Serbinë. Nuk e kam takuar djalin, sot që shkova të takoja më duheshin disa dokumente dhe nuk e takova. I bëj apel që të bëjnë vetëm drejtësi të shohin ligjet e Republikës së Shqipërisë. Edhe në kohën e sistemit monist, nuk dënohej njeri përse shkruhej kundër qeverisë, dënoheshin për veprimtari që donin të rrëzonin qeverinë, por gjyqe të tilla? Aq më keq që trajtohet në një gjykatë që Shqipëria nuk e njeh. Kërkon që gjyqi që është bërë me revokim nga avokati të bëhet me dyer të hapura që të jemi të qartë dhe i gjithë opinioni publik. Përse bëhet kjo këmbëngulje për ekstradimin me urgjencë për djalin tim”./bw

The post Apeli la në burg Dritan Goxhajn, koloneli: Ndaj tim biri po bëhet shkelje e madhe, çështjen do e dërgoj në Strasburg appeared first on Albeu.com.

“Ju burgosi Shqipëria”, protestë para Ministrisë së Drejtësisë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK
Sot është zhvilluar protesta e radhës para dyerve të Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.

“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria,” është ky slogani i kësaja protestë që shoqëron qytetarët.

Gjatë kësaj proteste pjesëmarrësit janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm dhe se kundërshtojnë ekstradimin e tij.

Kujtojmë se sot, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua disa javë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, doli në Gjykatën e Apelit ku është lënë në fuqi masa “arrest me burg”.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.

The post “Ju burgosi Shqipëria”, protestë para Ministrisë së Drejtësisë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK appeared first on Albeu.com.

U arrestua në Tiranë me urdhër nga Gjykata Speciale e Kosovës, lihet në burg ish-anëtari i UÇK-së
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Ky i fundit ka pretenduar para Gjykatës se ka mbrojtur vendin e tij Kosovën “me zemër dhe me penë.”

“Nuk kam kryer asnjë shkelje ligji, por po më ekstradoni që t’i bëni qejfin Serbisë”, raportohet të ketë thënë ai para trupës gjykuese.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe avokati i tij duke pretenduar se arrestimi i Goxhajt është tërësisht politik.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Hagës ka kërkuar ekstradimin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi ky i fundit akuzohet se ka kërcënuar dëshmitarët e luftës së Kosovës që të mos flasin për gjyqin që po bëhet në Hagë.

Dritan Goxhaj është djali i ish-zv/shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë. Më pas edhe djali i tij iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare. Ai ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me Komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri./Albeu.com.

The post U arrestua në Tiranë me urdhër nga Gjykata Speciale e Kosovës, lihet në burg ish-anëtari i UÇK-së appeared first on Albeu.com.