drejtori i policise se shtetit Archives - Albeu.com

Ceremonia zyrtare, Muhamet Rrumbullaku prezantohet në postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit
Ditën e djeshme u vendos që Muhamet Rrumbullaku të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ditën e sotme, Rrumbulllaku mori detyrën në një ceremoni zyrtare.

I pranishëm në ceremoninë zyrtare ishte edhe ministri për Punët e Brendshme, Bledi Çuçi.

Gjatë fjalimit të tij, Çuçi tha se Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret ligjore për të qenë në krye të policisë së shtetit, ndërsa u shpreh I bindur se Rrumbullaku do të kryeje detyrën e tij me nder dhe sukses.

“Përveç kritereve ligjore që plotëson për të qenë drejtor i policisë se shtetit, në gjykimin tim por edhe të gjithë njerëzve që jam konsultuar , është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional. Është nga të paktët që ka qenë në pjesën më të madhe të karrierës së tij në pozicione drejtuese. Policisë së shteti I duhet një person si Rrumbullaku. Mesazhi që dua t’ju jap sot: ju sot do merrni në dorëzim flamurin e organizatës, ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera. Ca më shumë ca më pak, flamuri i vetëm për të cilin çdo shqiptar është gati ta japë jetën është flamuri me shqiponjën , këtë gjë mos e harroni. Jam bindur se do ta realizoni me nder dhe sukses këtë rrugëtim,” tha Çuçi.

Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u betua sot gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës, duke thënë se betohet të mbajë r me nder Flamurin e Policisë së Shtetit

“Në këtë çast solemn, në respekt të brezave, në shenjë nderimi, të rënëve në krye të detyrës, të vendosur për të zbatuar ligjin, betohem për të mbajtur me nder Flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Rrumbullaku./albeu.com/

The post Ceremonia zyrtare, Muhamet Rrumbullaku prezantohet në postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit appeared first on Albeu.com.

Gledis Nano letërporosi drejtuesve të policisë! Çfarë iu kërkon
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka urdhëruar marrjen e masave shtesë përgjatë muajit gusht, për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Nano nëpërmjet një letërporosie ka kërkuar nga drejtoret vendore dhe të kufirit marrjen e menjlhershme të masave shtesë për sigurinë e pushuesve. Letërporosia e Nanos vjen në një moment kur policia e shtetit dështoi që të parandalonte disa ngjarje të rënda kriminale që ndodhën muajin e fundit në vend, kryesisht në zonën e Kurbinit, ku u vranë 4 persona.

Nisur nga fluksi i lartë i turistëve, vizitorëve dhe bashkëkombasve tanë, që vijnë për të kaluar pushimet gjatë muajit gusht, në Shqipëri, si dhe në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me Jet ski dhe mjete të tjera lundruese, në afërsi të bovave dhe ndonjë rast brenda perimetrit të sigurisë, lind nevoja për marrjen e masave shtesë, konkretisht:

Të caktohen punonjës policie, kryesisht të Policisë Kriminale a të Rendit, për të patrulluar në vijën bregdetare, aty ku ka grumbullime masive të pushuesve dhe të filmojnë çdo rast të tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski”-të apo skafet, qoftë brenda perimetrit të sigurisë, ashtu edhe në afërsi të perimetrit të sigurisë.

Punonjësit e Policisë që janë me shërbim në plazhet e vendit të insktruktohen dhe të angazhohen në punë, si turni i parë ashtu edhe i dyti, për të patrulluar pandërprerë në vijën bregdetare dhe të evidentojnë çdo mjet lundrues që cënon sigurinë e jetës së pushuesve.

Qoftë punonjësit civilë, ashtu edhe punonjësit me biçikleta apo me patrullat e rendit, për çdo rast të konstatuar, filmimet t’ua dërgojnë menjëherë Policisë Kufitare, e cila të reagojë në kohë reale duke bllokuar mjetin dhe duke e ndëshkuar me masë administrative.

Policia Kufitare të rrisë patrullimet dhe të koordinojnë veprimet me Policinë vendore, për të parandaluar dhe për të reaguar në kohë ndaj këtyre shkeljeve që krijojnë imazh negativ për vendin, cënojnë efektivitetin e punës së Policisë dhe krijojnë frikë dhe panik tek pushuesit.

Në letërporosinë gjithashtu thuhet se Gledis Nano ka kërkuar rritje të prezencës policore përgjatë muajit gusht edhe në zonat turistike e malore.

Gjithashtu Drejtor Nano ka kërkuar monitorim intensiv të qarkullimit rrugor me mjetet inteligjente, radarët automatikë  e dronët edukues me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të punohet në drejtim të parandalimit, ky të jetë qëllimi kryesor e i vetëm, aspak qëllimi i sasisë së masave administrative.

The post Gledis Nano letërporosi drejtuesve të policisë! Çfarë iu kërkon appeared first on Albeu.com.

Në Hagë, Gledis Nano takon Drejtoreshën Ekzekutive të Europol (FOTO LAJM)
Në selinë e Europol, në Hagë, Holandë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, zhvilloi një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle.

Takimi u zhvillua për prezantim pas marrjes së detyrës nga z. Nano, si dhe pas riemërimit të znj. De Bolle, në mandatin e saj të dytë.

Në fokus të takimit:

-Forcimi i marrëdhënieve dhe kontributi që Policia shqiptare jep jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe të BE-së.

-Rritja e dimensionit të Policisë së Shtetit në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga Europol.

De Bolle vlerësoi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër narkotikëve e trafiqeve, si dhe ndaj krimeve kundër pronës, duke vënë theksin në rezultatet e arrira nga Task Forca Antiskifter. Duke e uruar zotin Nano, për detyrën e rëndësishme në krye të Policisë së Shtetit, znj. De Bolle i ofroi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Europol.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano siguroi Drejtoreshën e Europol se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Nano: “Rizgjedhja juaj në krye të Europol është një sinjal i mirë për të thelluar bashkëpunimin në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj personit e pronës, si dhe të krimeve ekonomike e kibernetike.”

Nano e vlerësoi Task Forcën Antiskifter si një model suksesi të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Europol.

Policia e Shtetit është pjesëtare në Projektin Analitik “FURTUM”, nëpëmjet TF A-S dhe ka pozicionin e co-leader (bashkëdrejtues), bashkë me vendet anëtare të BE-së, në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndaj pronës, i cili është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ciklit të Politikave të BE-së, të përcaktuara në prioritetet e EMPACT (Platforma Multidisiplinare Evropiane Kundër Kërcënimeve të Krimit të Organizuar). Policia e Shtetit është pjesëmarrëse aktive në përpilimin e Planeve Operacionale të Veprimit – OAP 8.2, në kuadër të EMPACT, për krimet kundër pronës.

The post Në Hagë, Gledis Nano takon Drejtoreshën Ekzekutive të Europol (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha “trazon ujrat”, zbërthen anën e errët të largimit të Ardi Veliut
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit u dorëhoq ditën e sotme nga posti që mbante prej më shumë se tre vitesh.

Dorëheqja e tij ka sjellë edhe një debat publik, mes figurave të njohura të politikës.

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG”, në ABC neës,  u shpreh se Ardi Veliun e detyrën që të vetëdorëhiqej nga detyra, sepse sipas tij, të ishte për të, nuk kishte për t’u tërhequr.

“Sot jemi pa drejtor të përgjithshëm policie. Unë dua të kuptoj cfarë po gatuan në krahun tjetër. E mban mend kur e hoqi Lleshajn, e përdori në një situatë kur u vendos në presion publik, si rasti i Klodian Rashës, dolët në protestë, ja ku e keni “kokën e turkut”. Fatmir Xhafaj e solli Ardi Veliun, me të cilin bëri dy palë zgjedhje dhe përballoi të gjitha protestat pas daljes së opozitës nga parlamenti.

Pse tani? Ardi Veliu nga shkresa kupton që është vetëdorëhequr. Rama vendosi në këto momente. Unë nuk kam kuptuar arsye të dukshme. A thua ra avioni? Nuk është hera e parë. Ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme? Jo. Nuk ka pasur. Pra, Rama ka vendosur, ka gjetur këtë zgjidhje me dorëheqje. Jemi para faktit të kryer. Meqë iku Veliu sot, nesër nuk do të trafikohet kokainë, heroinë, apo nuk do të ketë ngjarje?

Po, do të ketë. Për mua njeriu që është përgjegjësi direkt është kryeministri i vendit, që punon me ËhatsApp. Dhe kur punon me këtë standard mos prit për standarde e dokumente. Surpriza e vetme është me cilin do ta zëvendësojë” tha Artan Hoxha duke komentuar emrat që kanë dalë në media. “Zakonisht kur duan ta djegin dikë e nxjerrin emrin në media” tha ai.

Shemsi Prençi u shpreh se Ardi Veliu është njoftuar që mbrëmë për shkarkimin nga detyra. “Ajo, letra nuk është shkresë e përgatitur nga Ardi Veliu, as nga varësit as e shtypit në drejtorinë e policisë. Shkresa së pari nuk mban asnjë format zyrtar të ministrisë së Brendshme, as numër protokolli nuk ka. A thua u largua “Tirja” nga spitali covid. Shkresa nuk përmban elementët bazë.

Shkresa nuk është zyrtare, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai erdhi në krye të policisë në rrugën më të pandershme duke kapërcyer tre grada. Në dijeninë time Veliu e ka marrë vesh mbrëmë përmes ish-ministrit Xhafaj, që e mori vesh nga Veliaj, sepse ka dalë sekreti i shkarkimit dhe Veliu ishte i shkarkuar që në mëngjes, nuk kishte pse të priste orën 12” tha ai.

Pikërisht në mesditë ishte deputeti demokrat Luan Baçi, ai i cili në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu. Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”, raporton abcneës.al.

“Unë isha i bindur në atë që gatuhej në drejtorinë e policisë, ministrin e pyeta pa qellim, jam i sigurt që ministri nuk dinte gjë, Rama vepron i vetëm, është kryeministër, ministër, drejtor i përgjithshëm i policisë. Largimi i Veliut nuk ndryshon, edhe tjetri do të bëjë cfarë të vendosë Rama” shtoi Luan Baçi./albeu.com

The post Artan Hoxha “trazon ujrat”, zbërthen anën e errët të largimit të Ardi Veliut appeared first on Albeu.com.