Ditmir Bushati Archives - Albeu.com

Deklarata e fortë e gazetarit italian, Roberto Saviano: Krimi shqiptar arriti të krijojë “Shqipërinë e Madhe”
Gazetari italian Roberto Saviano, i ka përshkruar grupet kriminale shqiptare dhe ato italiane si të bashkuara në një të vetme. Në podcatin ‘Public Square’, me ish-ministrin Ditmir Bushati, Saviano tha se vendi ku kriminaliteti shqiptar është më i fortë se kudo, është Londra.

Sipas gazetarit të librit “Gomorra”, Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë.

“E ndiej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është më i fortë se kudo, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë. Ajo që më çudit sa herë që kam të bëj me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien shqiptare flitet shumë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjitha kjo, krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar si dhe krimi shqiptaro-maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit në politikë, por u arrit me krimin. Të gjithë këta elementë, për fat të keq, ceken pak. Mjafton të shohësh publikimet mbi mafien shqiptare. Janë shumë të pakta”, tha Saviano.

“Duhet kujtuar se për shembull, një nga grupet më të famshme shqiptare, i përfolur ne media, e që  besoj tani është në krizë të madhe ‘Kompania Bello’, e njëherësh një nga grupet kriminale më të fuqishme në vitet e shkuara, e kishte qendrën e vet operative në Ekuador. E kishte qendrën ne vet operative në Ekuador, pikërisht për të organizuar trafikun e kokainës me Mbretërinë e Bashkuar”, tha Saviano.

Gazetari italian është deklaruar edhe për lidhjen në mes të mafias italiane dhe asaj shqiptare.

“Marrëdhënia e mafies shqiptare me mafiet italiane është si një grusht i vetëm. Janë gati e njëjta gjë. Themi gati, pasi, përshembull, në Mbretërinë e Bashkuar krimi i organizuar shqiptar operon në autonomi të plotë. Por në SHBA, mafia shqiptare është bërë plotësisht pjesë e karteleve italiane”, tha tutje ai.

Ai foli edhe fillimin e anëtarësimit të shqiptarëve në organizata kriminale italiane.

“Deri në vitet e ‘90 dhe ndoshta edhe më tutje, do të thosha deri në vitin 2000, ishte e pamundur të hyje në ‘Cosa Nostra America’ pa pasur gjak italian nga të dy prindërit. Më pas filluan të anëtarësojnë mafiozë apo burra të fjalës e që për ‘kodin e nderit’ edhe vdesin edhe vetëm duke pasur nënën italiane. Më pas filluan të anëtarësojnë edhe duke pasur vetëm babanë italian dhe tani pranojnë në organizatë edhe shqiptarë”, tha ai.

Saviano ka treguar edhe evoluimin e mafias shqiptare.

“Evolucioni i mafias shqiptare, i detyrohet shumë trafikut të armëve, gjë që, për shembull nuk e ka ndikuar shumë për përfytyrimin e vet shqiptarëve, ndikon trafiku i prostitucionit, vjedhjet në shtëpi, ndikon shpërndarja e lëndëve narkotike në rrugë. Të gjitha gjërat që organizatat shqiptare nuk i bëjnë më. Po një lloj aktiviteti të prostitucion vazhdojnë ta bëjnë, por gjithnjë e më shumë duke e deleguar, tani marrin para nga të tjera që i organizojnë. Vjedhjet në shtëpi janë zero”, tha ai.

“Organizatat shqiptare shesin armë. Në Itali ka të dhëna të publikuar qa disa kohë më para që tregojnë se i gjithë trafiku i armeve të paligjshme është Shqipëri-Itali”, tha ndër të tjera ai.

Saviano foli mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me konceptin e tij për lirinë, prej së cilës ai është i privuar prej 18 vitesh, pas denoncimeve për raportet mes mafias shqiptare dhe asaj italiane.

“E kuptova çfarë është liria duke e humbur. E humba lirinë në moshën 26-vjeçare kur shkruaja ‘Gomorrah’ dhe sot jam 44 vjeç dhe jam ende nën mbrojtje. Po të kthehesha nuk do ta bëja”, tha Saviano.

Roberto Saviano është shprehur mjaft kritik për protokollin e bashkëpunimit mes dy qeverive për refugjatët dhe mendon se kjo bie ndesh me liritë e të drejtat e njeriut dhe jo vetëm. Ai renditi disa probleme duke nisur nga ato juridiksionale, por u ndal dhe tek mësimet që Shqipëria ka mundësinë të nxjerrë nga Italia në këtë pikë.

“Pra që, juridiksioni italian do të shtrihej në një territor ekstra-europian, thjesht përmes shtrëngimit të duarve mes kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni. Kjo do të thotë se në ato qendra nuk do zbatohen ligjet shqiptare, por ato italiane. Të tjera problematike paraqet kjo marrëveshje edhe në raport me përzgjedhjen e refugjatëve që do të sillen në Shqipëri, kush dhe si ua garanton të drejtën për mbrojtje ndërkombëtare dhe së fundmi si do të mbrohemi nga organizatat kriminale?”– tha gazetari.

“Shqipëria duhet t’i thotë lamtumirë heshtjes, pra frikës për të folur. Pra, institucionet shqiptare druajnë se mund ta rëndojnë këtë paragjykim, të përkeqësojnë gjendjen e emigrantëve duke folur për krimin. Është e kundërta. Paragjykimi luftohet”, shtoi ai.

Në kohën kur zhvillimi teknologjik ka nxjerrë fort në pah garën për klikime, apo kur e vërteta alternative është ulur këmbëkryq mes nesh, Saviano dhe Bushati diskutojmë mbi konceptin e “makinerisë së baltës” dhe sesi ajo e dëmton individin qoftë edhe kur bëhet fjalë për kauza të rëndësishme të interesit publik por që prek dhe dëmton mbi të gjitha demokracinë.

“Makineria e baltës dhe delegjitimimi sot është mjeti më i parë për të sulmuar individët. E përdor mafia, regjimet por edhe kompani të zakonshme, parti normale në demokraci, gazetat. Dhe shpesh njerëzit bëhen mjet, vegël e makinerisë së baltës, pa e ditur. Përhapin informacion false kundër një personi, duke mos e lënë të marrë frymë një individ, pa arsye”, thotë Saviano.

The post Deklarata e fortë e gazetarit italian, Roberto Saviano: Krimi shqiptar arriti të krijojë “Shqipërinë e Madhe” appeared first on Albeu.com.

BINDJA QË MË PËRFORCOI 2023
Nga; Ditmir Bushati

BINDJA QË MË PËRFORCOI 2023

Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia për të menduar me kokën tënde, dëgjuar me kujdes mendimet e të tjerëve, debatuar me to për ide dhe reflektuar për tema të ndryshme.

Në shoqëritë demokratike, pavarësisht vërshimit të të “vërtetave alternative”, ekziston një ekosistem i decentralizuar i akademikëve, klerit, shoqërisë civile, gazetarëve, sipërmarrjes dhe të tjerëve që nuk janë në një mendje për shumëçka, por bien dakord për një sistem të përbashkët rregullash për formësimin e njohurive.

Në Shqipëri kjo është e vështirë, për shkak se nuk ekziston ende një treg idesh dhe një ekosistem ku njerëzit kolektivisht të kenë mundësi të arsyetojnë mbi atë që është e vërtetë.

Në mungesë të tij, politika e ditës i dikton shoqërisë një agjendë mediatike, e cila, në rastin më të mirë nuk mundëson shqyrtimin e ideve që duhet t’i mbijetojnë kontrollit kolektiv, shoshitja e të cilave e ndihmon zhvillimin demokratik të shoqërisë.

Përgjatë vitit 2023 në podcastin tim “Public Square” pata mundësinë të bisedoj me personalitete të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare për tema të ndryshme, duke u përpjekur për të kuptuar e shpjeguar fenomene që na shqetësojnë.

Fjalët kyçe të këtyre bisedave kanë të bëjnë me sigurinë, demokracinë, ekonominë e jetës, dhe mënyrën sesi mund të veprojnë shqiptarët në një realitet me “të panjohura të njohura”, për të huazuar një shprehje të filozofit të njohur Slavoj Žižek. Po përpiqem të shtjelloj reflektimet e mia nga këto biseda për të kuptuar sfidat para nesh.

Siguria

Viti 2023 u shënjua nga luftrat dhe konfliktet. Megjithëse Ukraina po i reziston agresionit rus, kundërofensiva e saj ushtarake nuk arriti rezultatet e dëshiruara.

Pak gjëra ndryshuan në tërren. Ndërsa në Europë dhe SHBA u ndjenë shenjat “lodhjes nga Ukraina”. Rindezja e konfliktit të përgjakshëm në Lindje të Mesme më 7 tetor, fundosi shanset për paqe dhe zgjidhje të qëndrueshme mes Izraelit dhe Palestinës dhe zhvendosi disi në plan të dytë luftën që po zhvilohet në Europë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.

Pasi Vladimir Putin pushtoi Ukrainën, Perëndimi u ndje superior në udhëheqjen e një shumicë shtetesh në Kombet e Bashkuara, që përmes rezolutave të njëpasnjëshme dënuan agresionin e pashembullt rus.

Megjithatë, në kuptimin demografik të fjalës, duhet pranuar se pjesa më e madhe e botës nuk e dënoi Rusinë, sepse sanksioneve ju bashkuan rreth 40% e popullsisë së botës, që përkon me rreth 30% të produktit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Mirëpo, rindezja e konfliktit të përgjakshëm në Lindje të Mesme e përmbysi epërsinë e Perëndimit përkundrejt pjesës tjetër të botës, për shkak të ndarjeve katastrofike brenda BE-së dhe vetë Perëndimit. Dhe askund kjo nuk ishte më e dukshme se sa në votimet që u zhvilluan në OKB, ku Perëndimi ishte i përçarë.

Gjatë angazhimeve të mia në Lindjen e Mesme dhe bisedave me personalitete të ndryshme atje, kuptova se për ta lufta në Ukrainë konsiderohej një luftë në Europë, që pak kishte të bënte me të drejtën ndërkombëtare dhe sigurinë ndërkombëtare.

Europa shfaqej me vështirësi në hartën mendore të Lindjes së Mesme, pavarësisht afërsisë gjeografike dhe faktit se Europa është porta hyrëse e refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Është e kuptueshme se mungesa e një qëndrimi të përbashkët në mbështetje të së drejtës ndërkombëtare, armëpushimit të menjëhershëm dhe ndërtimit të kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete në Lindje të Mesme, e dobëson pozitën globale të BE-së në veçanti dhe Perëndimit në përgjithësi në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare ndaj Ukrainës, e cila qëndron në zemër të sigurisë europiane.

Pozicioni i BE-së është po aq i vështirë në jug të kontinentit, për shkak të qëndrimeve anemike ndaj Serbisë, si prishëse e stabilitetit rajonal dhe për moslinjëzimin e politikave dhe qëndrimeve të saj me ato të BE-së.

Në dallim nga agresioni rus kundër Ukrainës, që ka trajtat e një luftë koloniale, apo nga konflikti në Nagorno-Karabakh, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës është ai i një shteti kandidat për anëtarësim në BE ndaj një shteti që synon anëtarësimin në BE.

Vështruar në këtë kontekst, përfundimi i këtij konflikti nuk është më një çështje politike, por një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe të ardhmen e Europës.

Zgjedhja nuk është më vetëm mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe përshkallëzimit të mëtejshëm të akteve të dhunës.

Pa garantuar sigurinë dhe përmbylljen e konflikteve si pasojë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në jug të kontinentit, BE-ja do ta ketë të pamundur t’i rezistojë në mënyrë të qëndrueshme agresionit rus në lindje të kontinentit.

Demokracia

Që prej vitit 2008, kemi një rënie graduale të cilësisë së demokracisë, madje edhe midis tridhjetë demokracive më të përparuara të Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut. Viti 2023 nuk përbën përjashtim.

Edhe në rajonin tonë, me përjashtim të Kosovës, ka bjerrje të normave demokratike, jo vetëm për sa u përket zgjedhjeve të lira e demokratike, por edhe për sa i takon aspekteve të tjera të demokracisë liberale.

Me fjalë të tjera, normave themelore të bashkëjetesës demokratike që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, kontrollet dhe ekuilibrat ndërmjet pushteteve, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë politike.

Në të tilla kushte shtrohet pyetja nësë ja vlen të luftosh për demokracinë? Përgjigjja e kësaj pyetje për ne shqiptarët s’duhet të ketë asnjë dilemë, pasi arritjet më të mëdha historike si komb i kemi realizuar në ato pak çaste të historisë sonë kur kemi mbajtur gjallë shpirtin dhe frymën e demokracisë dhe kur kemi respektuar ligjësitë e politikës, të cilat edhe pse jo të kodifikuara kanë vlerën e ligjeve të natyrës.

Ashtu si siguria edhe demokracia nuk mund të merret e mirëqenë, si një sistem që fitohet njehërë e përgjithmonë.

Demokracia është një sistem që duhet kultivuar dita-ditës. Për të kemi shumë përkufizime. Koncepti minimalist i saj lidhet me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

Koncepti i mesëm nënkupton, nga njëra anë, zgjedhje të lira dhe të barabarta, si dhe shtetin e së drejtës, kontrollin dhe ekuilibrat ndërmjet pushteteve, nga ana tjetër.

Ndërsa sipas konceptit maksimalist, që kryesisht promovohet nga demokratët e thekur, demokraci do të thotë zgjedhje të lira, shtet i së drejtës, plus një lloj drejtësie sociale dhe frymë ndershmërie në qeverisje.

Përkundrejt kategorizimit të mësipërm, sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit tonë mund të mos jenë identike. Sidoqoftë, një fillim i mirë do të ishte adresimi i polarizimit të tejskajshëm të jetës politike, njehësimit të shtetit me pushtetin, togëzimit të korrupsionit dhe krimit në jetën publike, përqendrimit të pasurisë së përbashkët dhe liçensave kombëtare tek një grusht njerëzish, pa i kthyer mbrapsht investimin shoqërisë.

Fenomene këto që rraskapisin besimin e njerëzve dhe zvogëlojnë mundësitë për një jetë të dinjitetshme. E sigurtë është se 2024, si vit zgjedhor në një pjesë të madhe të botës, do të jetë vendimtar në betejën mes demokracisë dhe formave të tjera të qeverisjes.

III. Ekonomia e jetës

Në Ballkanin Perëndimor ka gjithnjë e më pak njerëz. Ndërkohë, ato që nuk emigrojnë dhe qëndrojnë në rajon po plaken.

Hendeku zhvillimor mes rajonit dhe BE-së, apo edhe fqinjëve tanë anëtarë të BE-së, nuk po ngushtohet, pavarësisht fjalëve të ëmbla të zyrtarëve të lartë të BE-së.

Rajoni përballet me sfida të rëndësishme përsa i përket politikave të arsimit, shëndetësisë, përkujdesjes shoqërore dhe shërbimeve të tjera publike, të cilat përbëjnë boshtin e asaj që Jacques Attali e përkufizon si “ekonomia e jetës”.

Tkurrja e popullsisë dhe fuqisë punëtore në dispozicion zvogëlon mundësinë për tërheqjen e investimeve të huaja.

Pa të rinj dhe pa njerëz të arsimuar është e vështirë të krijohet një masë kritike e përkushtuar për të mbështetur sundimin e së drejtës, rrënjosur demokracinë, përmirësuar kulturën politike, sjelljen institucionale dhe nivelin e llogaridhënies.

Për fat të keq, Shqipëria i prin vendeve të rajonit me numrin më të lartë të emigracionit. Në mungesë të një debati të mirëfilltë për këtë “kërcënim demografik”, në Shqipëri ka dy qëndrime.

Njëri, që përpiqet ta trajtojë si dukuri që ka prekur shumë vende të Europës Juglindore, por duke shmangur analizën për rrënjët e fenomenit dhe intensitetin e lartë të emigrimit.

Tjetri, që është konstatues ndaj fenomenit dhe shpotitës ndaj qeverisë, por pa paraqitur ide alternative sesi mund të dilet gradualisht nga kjo situatë.

Nëse nuk merren masa të shpejta, krahas rreziqeve të mësipërme, Shqipëria do të përballet edhe me tri rreziqe të tjera që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve, kujdesit shëndetësor, dhe atij shoqëror.

Kësisoj, dorëzimi para “kërcënimit demografik” nuk është opsion, e as zëvendësimi me politikat e imigracionit.

Është e domosdoshme të adresohen faktorët shtytës dhe tërheqës të emigracionit, duke insistuar në lidhjen e marrëveshjeve me shtetet që preferohen si destinacione, sidomos nga të rinjtë e mirëarsimuar.

Kjo krijon një bazë për përdorimin e aseteve të krijuara falë kontributit të taksapaguesve shqiptarë dhe njëkohësisht i’a njeh të drejtën njerëzve që duan të lëvizin për një jetë më të mirë në veriun e Europës.

Gjithashtu, nevojiten politika aktive që formësojnë ekonominë e jetës.

Aktivitetet duhet t’i riorientojmë drejt ekonomisë së jetës, që do të thotë më shumë demokraci, më shumë shëndet, më shumë arsim, më shumë ushqim të përballueshëm dhe të shëndetshëm, dhe natyrisht siguri.

Të dhënat nga shumë studime tregojnë se një pjesë e mirë e njerëzve nuk emigrojnë vetëm për arsye ekonomike, por për shkaqe që lidhen me modelin e qeverisjes, i cili asfikson shtresën e mesme, duke thelluar pabarazitë në shoqëri.

Pabarazinë e statusit social-ekonomik, e të ardhurave, dhe mundësive të jetës.

Për të dalë nga kjo situatë na duhet të rishpërndajmë burimet dhe të ardhurat, por mbi të gjitha duhet të rishpërndajmë burimet e dijes dhe aftësive përmes arsimit.

Politikat e arsimit kanë nevojë të rishikohen e zbatohen me një mendësi të re, duke pranuar me përulësi gabimet e së shkuarës.

Programet e trajnimit me fokus teknologjinë janë të mirëpritura, por ato nuk mund të zëvendësojnë programet e arsimit. Na duhet të sigurojmë cilësi në mësimdhënie dhe në punë shkencore.

Struktura e ekonomisë shqiptare duhet të ndryshojë gradualisht. Ekonomia mbështetet kryesisht në degë si ndërtimi apo turizmi, që janë të përkohshme për mënyrën si duhet të zhvillohet vendi.

Mënyra si duhet të rritet ekonomia duhet të jetë me produktivitet shumë të lartë, në mënyrë që të krijojë të ardhura më të mëdha. Pa arsim cilësor dhe dije është i pamundur produktiviteti i lartë.

Na duhet të nxisim degët e reja të zhvillimit që bazohen tek industria e gjelbër, të zhvillojmë burimet e mëdha energjitike, që janë një pasuri e madhe, dhe burimet minerare për zhvillimin e industrisë së rëndë, dhe të orientojmë burimet njerëzore drejt degëve të reja.

Duke reflektuar mbi sfidat e mësipërme, të cilat jam përpjekur t’i analizoj me të ftuarit në podcastin tim “Public Square”, viti 2023 më përforcoi bindjen se nuk mund të vazhdojmë ta marrim për të mirëqenë faktin se jetojmë ditët më të mira të historisë tonë kombëtare, të faktorizimit e ndërveprimit rajonal e global, pa investuar më shumë për sigurinë, pa luftuar e rrënjosur demokracinë, dhe pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm që bazohet tek dija.

Nëse të ardhmen tonë i’a lemë inercisë, nëse nuk ëndërrojmë për këtë të ardhme, nëse nuk kemi asnjë vizion, dhe nëse nuk kemi fuqinë dhe shpirtin për të luftuar për këtë të ardhme e këtë vizion, do të humbasim epërsinë historike që fituam në fillim të shekullit të njëzet e një.

The post BINDJA QË MË PËRFORCOI 2023 appeared first on Albeu.com.

Ditmir Bushati rrëfehet sonte përballë Endri Xhafos në “Log.”
Emisioni i moderatorit Endri Xhafo do të nisë mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në ekranin e Panorama Televizion.

Në puntatën e parë në prime-time në “Log.”, përballë moderatorit Endri Xhafo do të jetë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili do të bëjë një skaner të situatës së brendshme politike, zhvillimeve në rajon dhe më gjerë.

Bushati, një prej figurave të spikatura të Partisë Socialiste, kritik ndaj maxhorancës në pushtet do të jetë një ndër zërat që do të startojë emisionin politik të mbrëmjes.

“Log.” do të transmetohet çdo mbrëmje në orën 21:00, nga e hëna në të enjte.

View this post on Instagram

A post shared by Endri Xhafo (@endrixhafo)

The post Ditmir Bushati rrëfehet sonte përballë Endri Xhafos në “Log.” appeared first on Albeu.com.

Më shumë siguri!
Nga Ditmir Bushati

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë. Një Koncept i ri Strategjik do të miratohet duke përshkruar Rusinë si “kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë ndaj Aleancës”. Ndërkohë që Kina përmendet për herë të parë si një nga sfidat e së ardhmes për NATO-n, edhe pse Aleanca nuk ndan vijë kufitare me të. Kjo është arsyeja që udhëheqësit e shteteve, të cilët e shohin me shqetësim rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe teknologjike të Kinës, të tilla si Australia, Japonia, Korea e Jugut dhe Zelanda e Re, janë ftuar të marrin pjesë për herë të parë në një Samit të NATO-s.

Shqipëria lipset të përditësojë e kontekstualizojë Strategjinë e Sigurisë Kombëtare në përputhje me detyrimet që burojnë nga Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, duke pasur parasysh veprimtarinë e aktorëve të mësipërm dhe aleatëve të tyre në rajon.

Koncepti i fundit Strategjik i NATO-s, i vitit 2010, vlerësoi rrezikun e luftës në Europë si të ulët. Sipas këtij dokumenti, rreziku më i rëndësishëm për NATO-n ishte apatia e anëtarëve, e cila shprehej edhe me mospërmbushjen e detyrimeve financiare. Asokohe, Europa besonte se i kishte larë hesapet me luftrat njëherë e përgjithmonë.

Mirëpo, goditja sizmike e shkaktuar nga agresioni Rus në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Reagimi i NATO-s e befasoi Kremlinin, i cili prej kohësh përpiqej t’i vendoste shtetet e Aleancës kundër njeri-tjetrit duke rrëmuar në diferencat mes tyre. NATO u tregua e shpejtë në dislokimin e trupave shtesë në shtetet baltike dhe në Rumani, në mbështetje të krahëve të saj lindorë dhe jugorë. Ndërsa një pjesë e aleatëve vendosën të mbështesin ushtarakisht Ukrainën. Gjermania i tha lamtumirë politikës së saj tradicionale në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Një tjetër surprizë për Rusinë ishte vendimi i Finlandës dhe Suedisë për të hequr dorë nga politika e mosangazhimit dhe për të nisur procedurat e anëtarësimit në NATO.

Meqë SHBA-ja duhet të kujdeset dhe të përdor një pjesë të burimeve të saj në Indo-Paqësor, Europa pritet të mbajë një ngarkesë më të rëndë në lidhje me mbrojtjen kolektive. Kësisoj, Europa duhet të përgatitet për të qenë përgjigja e parë ndaj krizave në periferi të NATO-s, duke dëshmuar përgjegjësi më të madhe strategjike europiane, në vend të autonomisë strategjike, të kërkuar para fillimit të luftës nga Presidenti francez Macron.

Mjedisi i ri i sigurisë në Europë kërkon shpenzime shtesë ushtarake duke shkuar përtej objektivit të vendosur në Samitin e Uellsit të vitit 2014. Objektivi i dikurshëm i shpenzimit të 2% të Produktit të Brendshëm Bruto për nevojat ushtarake, tani konsiderohet më shumë si një “dysheme”, sesa një “tavan”. Prandaj, në Madrid, udhëheqësit e NATO-s do të zotohen sërish si për politikat që kanë të bëjnë me shkurajimin ashtu edhe për mbrojtjen.

Samiti i Madridit pritet të intensifikojë mbështetjen ndaj Ukrainës me qëllim transformimin tërësor të ushtrisë së saj me pajisje moderne të NATO-s. Megjithëse anëtarësimi i Ukrainës dhe Gjeorgjisë u premtua në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ky proces nuk është materializuar.

Samiti pritet të rikonfirmojë gjithashtu mbështetjen ndaj partnerëve si Gjeorgjia dhe Bosnje Hercegovina përmes mbështetjes politike e praktike për fuqizimin e qëndrueshmërisë së tyre për të parandaluar çdo agresion të mundshëm.

Pavarësisht kontekstit të mësipëm, stërvitjes “Defender 21” të zhvilluar vjet në Shqipëri me synim rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate; faktit që Bosnja figuron në agjendën e Samitit; duhet thënë se pak ka ndryshuar politika për krahun jugor të NATO-s, ku përfshihet edhe Ballkani Perëndimor.

Nisur nga nevoja e garantimit të një mjedisi të sigurtë përkundrejt çdo agresioni të mundshëm, NATO është pranishme në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë, sikundër ka shtuar investimet në rajonin tonë për çështjet e sigurisë. Megjithatë, NATO nuk ka ndërmarrë ende asnjë nismë që do të ankoronte përfundimisht në gjirin e saj shtetet të cilat synojnë anëtarësimin.

Ballkani Perëndimor është një rajon ku demokracitë transatlantike kanë gamën më të madhe të levave dhe mjetet më të fuqishme diplomatike dhe ushtarake, jo vetëm për të parandaluar dhe frenuar dhunën dhe agresionin, por për të krijuar një mjedis të favorshëm për përparimin demokratik. Fakti që Perëndimi është i bashkuar si kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duhet shfrytëzuar si një mundësi për të përmbyllur procesin e ankorimit të rajonit në NATO, si mundësia më e mirë për një rajon të sigurtë.

The post Më shumë siguri! appeared first on Albeu.com.

Luftë dhe shpresë
Nga Ditmir Bushati

“Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektivën europiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën europiane”. Këto ishin fjalët përmbyllëse të Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen në prezantimin e Opinionit të Komisionit Europian për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE. Fjalë, të cilat më kujtuan thirrjet buçitëse të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”; mijëra shqiptarë që u përndoqën e dergjen burgjeve sepse besonin tek idealet e lirisë të promovuar nga Europa; mijëra “agjentë të ndryshimit” që e kanë lënë Shqipërinë me kohë dhe e kanë gjetur “Europën” e tyre.

Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, duke i njohur atyre meritën në procesin e reformave. Ndërkohë që Komisioni Europian nuk mbështeti aplikimin e Gjeorgjisë, për shkak të trajektores politike shqetësuese në raport me procesin e demokratizimit, duke nënkuptuar atë që dihet prej kohësh se “procesi i zgjerimit është një proces politik i veshur me rroba teknike”. Një proces, të cilin duhet ta meritosh. Vlerësimet e Komisionit Europian duhet të miratohen njëzëri nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat pritet ta thonë fjalën e tyre në takimin e 23-24 qershorit.

Komisioni, një hap përpara

Partneriteti me shtetet e lindjes, si një dimension specifik i politikës së fqinjësisë së BE-së u shpall në vitin 2009, me qëllim forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Bashkimit Europian nga njëra anë, dhe gjashtë shteteve partnere të Europës Lindore dhe Kaukazit Jugor nga ana tjetër: Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Pakkush ka menduar se keto shtete nga ‘partnere’ do të mund të ktheheshin një ditë në ‘anëtare’ të BE-së. Me kalimin e viteve, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia dëshmuan vokacion europian duke formësuar një “trio” brenda suazës së Partneritetit Lindor me BE-në.

Duhet thënë se Komisioni Europian bëri një hap përpara në raport me konkluzionet e BE të takimit të Versajës, të 10-11 marsit 2022. Bashkë me rekomandimin e statusit kandidat, Komisioni njohu edhe perspektivën europiane të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Ndërkohë që krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në takimin e Versajës u kufizuan në njohjen e aspiratës europiane vetëm për Ukrainën, duke i kërkuar nga ana tjetër Komisionit Europian përgatitjen e opinionit (avis) mbi aplikimin për anëtarësim në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Simbolika e statusit kandidat

Me gjasë, shtetet anëtare të BE-së do t’i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat javës tjetër, dhe madje në mënyrë simbolike të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Në këtë mënyrë ata do të shprehin solidaritetin e tyre me luftën e Ukrainës dhe do të angazhoheshin politikisht që Ukraina të bashkohet me BE-në sapo të përmbushë kushtet. Mirëpo, precedentët e së shkuarës nuk ngjallin besim. Turqia, mori statusin e vendit kandidat në vitin 1999 dhe filloi bisedimet për anëtarësim në BE në vitin 2005, por askush nuk di të thotë nëse ajo do të bëhet një ditë anëtare e BE-së. Po kështu, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrë respektivisht statusin e vendit kandidat në vitin 2005 dhe 2014, por ende nuk kanë nisur bisedimet për anëtarësim në BE.

Pavarësisht entuziazmit që përcjell lajmi i statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila gjithashtu nën udhëheqjen e Presidentes Maia Sandu është përkushtuar me një vullnet të çeliktë në rrugën e reformave dhe luftën kundër krimit, korrupsionit dhe oligarikisë, realiteti i procesit të anëtarësimit në BE është më i lodhshëm e njëkohësisht i dhimbshëm, krahasur me të gjitha pretendimet morale. Urgjenca që ndjejnë ukrainasit vështirë se do të përputhet me burokracinë dhe gjendjen politike të BE-së. Perspektiva politike që kërkohet është më e rëndësishme sesa përmbushja e kërkesave teknike nga një vend në luftë.

Një raport i ri me NATO-n dhe Rusinë

Me vendimin e pritshëm për t’i dhënë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, BE-ja përcakton gjithashtu caqet e një bashkëpunimi të ri në pragun e Rusisë, kur dihet se kjo e fundit ka forcat e saj ushtarake të dislokuara në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Vështruar në këtë kontekst, BE-ja duhet të dëshmojë vendosmëri për të evituar situata të ngjashme me atë që ndodhi në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, ku edhe pse u konfirmua perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës dhe Gjeorgjisë në NATO, ky proces nuk u materializua.

Edhe pse tingëllon paradoksale, BE-ja do të duhet të qartësojë gjithashtu evoluimin e strategjisë së zgjerimit për shtetet e Partneritetit Lindor në raport me NATO-n dhe politikën e saj të dyerve të hapura. Aleanca Atlantikut të Veriut i përmbahet zyrtarisht kësaj politike, e cila mbështetet nga shtetet e BE-së që janë gjithashtu anëtarë të NATO-s. Me nisjen e procesit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, vetëm Irlanda, Austria, Malta dhe Qipro mbeten shtete të paangazhuar brenda BE-së. Si rregull, anëtarësimi në NATO i paraprin anëtarësimit në BE, siç është, për shembull, rasti i kandidatëve në Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Serbisë.

Nëse në rastin e Ukrainës anëtarësimi në BE do të vazhdonte ndërkohë që hyrja në NATO jo, kjo do ta vendoste BE-në në një situatë të vështirë, teksa do të pranonte një vend jashtëzakonisht të ekspozuar gjeopolitikisht, në një mjedis të pasigurt. Në një situatë hipotetike, sipas nenit 42.7 të Traktatit të BE-së, shtetet anëtare kanë detyrimin të ofrojnë “ndihmë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion” për Ukrainën si shtet anëtar, në rast të një agresioni të armatosur në territorin e saj.

Edhe nëse BE-ja dhe anëtarët e saj do të kishin kapacitete të veta më të fuqishme, ato nuk mund ta bëjnë këtë pa masat mbrojtëse të NATO-s. Pavarësisht nga proceset e anëtarësimit, NATO dhe BE-ja duhet të bashkërendojnë ngushtë politikat me shtetet e Partneritetit Lindor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Samiti i ardhshëm i NATO-s, cili do të mbahet në Madrid më 29-30 qershor pritet të përcaktojë piketat e sinkronizimit të veprimeve. Në një të ardhme të afërt BE-ja nuk do të jetë gati për të pranuar në gjirin e saj shtetet e Partneritetit Lindor. Për të siguruar në mënyrë efektive kufijtë me Rusinë, BE-ja duhet të zgjerojë ndjeshëm aftësitë e saj ushtarake brenda kornizës së Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe të thellojë bashkëpunimin me NATO-n.

Ballkani Perëndimor ende në pritje

Ndërkohë që qëndresa e ukrainasve ndaj pushtimit rus ka prodhuar një realitet dhe pritshmëri të reja në lindje të BE-së, në plan të parë duket sikur është zhvendosur vëmendja nga Ballkani Perëndimor. Mirëpo, qëndrimet dhe vizita e Kancelarit gjerman Scholz në disa prej kryeqyteteve të rajonit, pozicionimi i përbashkët italo-austriak dhe i shteteve dashamirëse ndaj procesit të zgjerimit, dëshmojnë të kundërtën. Natyrisht, hijet e dyshimit për skepticizmin francez ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të ishin fashitur nëse Presidenti Macron apo zyrtartë të lartë të qeverisë së tij, do të përcillnin në tërren mesazhet e mbështetjes, gjatë presidencës franceze të BE-së.

Kjo, në kushtet kur Ballkani Perëndimor është dëshmia më e qartë e status quo në procesin e anëtarësimit në BE. Në një rajon që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, më shumë sesa për zgjerim mund të flitet për konsolidim të projektit europian. E megjithatë, që prej Samitit të Selanikut të vitit 2003, procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka gjetur mënyrën për të fuqizuar forcat e ndryshimit në shoqëri apo tërhequr qytetarët në procesin e konsolidimit demokratik, integritetit institucional dhe rrugën e reformave për zhvillim të qëndrueshëm. Me përjashtim të Kroacisë, e cila u bë pjesë e BE-së në vitin 2013, shtetet e tjera ndajnë pak a shumë të njëjtat sfida.

Çimentimi i status quo-s në rajon nuk nxit dinamika shoqërore që formësojnë realitete demokratike, zhvillim të qëndrueshem ekonomik të bazuar në shtetin e së drejtës, e as na bën përfitues të modelit të kapitalizimit social europian. Është fakt i pamohueshëm se BE-ja, edhe pse është aktori më me peshë në rajon, krahas SHBA-ve, fuqia ndikuese e saj në zhvillimet e brendshme apo në adresimin e konflikteve të papërfunduara të shtetësisë është reduktuar në progresion gjeometrik me numrin e emisarëve special.

Në kohën kur është e thjehtë të bëhesh cinik me BE-në, lajmi se Ukraina apo Moldavia po bëhen vende kandidate për në BE na rikujton se për çfarë qëndron projekti europian: paqe, liri dhe mirëqënie. Ndaj, krahas këtij lajmi, zyrtarizimi i bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sikundër heqja e regjimit të vizave për Kosovën do të ishin mesazhet e shpresës nga Këshilli Europian javës që vjen për Ballkanin Perëndimor, i cili qëndron në pritje të anëtarësimit që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003.

The post Luftë dhe shpresë appeared first on Albeu.com.

Kongresi i PS, Bushati: Të mos bien në kurthin e vetëkënaqësisë, situata e PD-së duhet të na shqetësojë
Kongresi i Partisë Socialiste riktheu Ditmir Bushatin. Në fjalën e tij përpara delegatëve në Pallatin e Kongreseve, Bushati vuri theksin te një parti më e hapur dhe më përgjegjëse për besimin e dhënë nga qytetarët.

Ai tha se PS, duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Bushati u ndal edhe tek situata në Partinë Demokratike, për të cilën u shpreh se duhet që të shqetësohen. Socialisti nënvizoi se ndonëse janë në mandatin e tretë nuk duhet të bien në kurthin vetëkënaqësisë.

“Mekanizma si Këshillimi Kombëtar janë një instrument i rëndësishëm ndërveprimi. Por ne kemi për detyrë që zërin e shoqërisë ta jetësojmë. Ne jemi të vetëdijshëm se përgjegjësia për Shqipëria është më e madhe. Aktivizimi politik dhe krijimi i kushteve për dialog nuk mund të kuptohet pa parti që shërbejnë si organizma regjenerues.

Kujdesi për demokratizim të mjaftueshëm është me rëndësi. Për krijimin e një plejade të re politikanësh. Partia të shërbejë edhe si platformë mendimi dhe debati. Na duhet angazhim dhe diskutim rreth ideve politike. Kjo do të mundësonte një shoqëri më demokratike. Udhëhiq vendin siç udhëheq veten. Këtë duan sot.

Sfida jonë e radhës është si ta përhapin drejtësinë në të gjitha sferat. Atëherë do ta vendosim thekson te vlerat që prodhon shumica. PS duhet të jetë alternativa më e mirë dhe jo e keqja më e vogël. Një parti ku identiteti dhe besimi te vlerat e lirisë janë në të gjitha nivelet. Ne duhet të mos bien në kurthin e vetekënaqësisë. Situata e pazakonte që po përjeton opozita duhet të në shqetësojë. Unë e kam bindje se Shqipëria duhet të ishte në vendet paranojë në negociata e integrimit nëse do të kishim krijuar kushte për dialog. Fjala kompromis nuk duhet të cilësohet si pazar.

Jo shumë larg nesh në Ukrainë, paqja dhe liria janë nën agresioni. Kush do ta kishte imagjinuar këtë luftë në Evropë. Kush do ta kishte imagjinuar këtë eksod pas atij të motrave dhe vëllezërve tanë në Kosovë. Ukrainasit i kaluan ndasitë politike sapo filloi lufta dhe rrokën armët. Ata po tregojnë se është e mundur të jesh edhe patriot edhe të besosh në një shoqëri të hapur”, deklaroi Bushati.

The post Kongresi i PS, Bushati: Të mos bien në kurthin e vetëkënaqësisë, situata e PD-së duhet të na shqetësojë appeared first on Albeu.com.

E la jashtë Kuvendit, Ditmir Bushati nuk mungon në Asamble por “injoron” Ramën (FOTO LAJM)
Pavarësisht konflikteve dhe mosdakordësive me kryeministrin Edi Rama, ish-ministri Ditmir Bushati nuk ka munguar në Asamblenë e PS që po zhvillohet në këto momente.

Ndërkohë që kryeministri po mban fjalën e tij, ish-ministri Bushati njohur si një ndër kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Rama në radhët e PS, ka qëndruar më së shumti në telefon.

Rikujtojmë se Ditmir Bushati u la jashtë listës për deputetë nga kryeministri Rama në zgjedhjet e 25 prillit, pas disa debateve në distancë mes tyre. /albeu.com/

Rama bën për “ujë të ftohtë” socialistët: Jemi bërë si klub çakenjsh!

Rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar njësoj, duke thënë jo po nuk është kollaj të mos gjesh njerëz të rinj, jo po të mos prishim ekuilibrat se janë zgjedhjet, jo po na mërziten ata poshtë dhe nuk afrohen për zgjedhje, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po rinia është indiferente, jo po statuti, jo po udhëzimi jo po duam mbështetje nga lart, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po se desha atë të vinte te lagjia ime, jo po ajo pi kafe te lokali i PD, jo po ajo ja ka lënë lokalin LSI.

Një parti politike dhe gjykimi i saj nga publiku dhe kthimi në një komunitet vlerash është si të pajtohesh me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz. I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjendrave malinje sepse krijohen ngaqë shtyhet kura e duhur me justifikimin “nuk është ky momenti, më vonë”. Kjo shtyrje e pafundme e përballjes e një kapitali të çmuar si PS, varfëron demokracinë duke e bërë politikën dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq, ngjajmë me një cirk pelivanësh. Në sytë e publikut, të rinjve iu duket si klub çakenjsh.

Partia nuk mund të zgjohet kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mbahet gjallë si moçal interesash në rrethet e të privilegjuarve dhe e vërteta e hidhur se pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive tona, në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 1936’, ku kemi një tufë me drejtora.

Nëse duam një parti të rifitojë përsëri besimin e shqiptarëve, shembëlltyre e asaj parie kapardisur nëpër rrugë e nëpër kafene, duhet zhdukur nga sytë e popullit. Nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe të historisë që ne kemi fatin ta shkruajmë pas 2 zgjedhjesh të jetë ngjitur në majë. /albeu.com/

The post E la jashtë Kuvendit, Ditmir Bushati nuk mungon në Asamble por “injoron” Ramën (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Heqja e roaming, Bushati: Kur ka vullnet politik ka bashkëpunim rajonal
Nga sot, në Ballkanin Perëndimor nis zbatimi i komunikimit pa roaming. Ky fakt, është komentuar dhe nga ish minsitri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ka vullnet politik.

Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se është rezultat i prekshëm në kuadrin e procesit të Berlinit ku Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit dhe BE janë lehtësues të këtij procesi.

“Sot është dita e parë e #romanginfree në Ballkanin Perëndimor. Një rezultat i prekshëm për qytetarët në kuadrin e Procesit të Berlinit që tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ekziston vullneti politik. Faleminderit Rcc dhe BE për lehtësimin e këtij procesi!”, shkruan Bushati në Tëitter.

The post Heqja e roaming, Bushati: Kur ka vullnet politik ka bashkëpunim rajonal appeared first on Albeu.com.

I doli kundër për punëtorët nga Bangladeshi, Rama injoron plotësisht Bushatin: Ku kupton ai?
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në “Open” ka injoruar plotësisht Ditmir Bushatin kur emri i tij iu përmend nga Vasili.

Debati ishte për ekonominë në Shqipëri dhe deklaratën e kryeministrit Rama për të sjellë punëtorë nga Bangladeshi për të punuar në vend, dhe I cilësonte shqiptarët si dembela.

Pas një kritike të gjatë të Bushatit në Facebook, Rama e ka injoruar plotësisht në emission duke u shprehur se ai nuk merr vesh nga struktura e ekonomisë shqiptare.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Po bëjmë muhabet serioz këtu? Ku kupton Ditmir Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptarë. Nuk do të thotë se ai është i PS merr vesh nga ekonomia shqiptare.

Deklarata e Ramës për punëtorët e huaj pak ditë më parë:

Me këtë pagë që ke ti këtu i ke të sigurt punëtorët e huajt nga Bangladeshi nga Afganistani, nga India. I ke pronto, nuk dinë as shqip dhe nuk merren me thashetheme. Sa të fillojnë me mësu shqip, fillo ndërroi se i futet krimbi, jo politika, jo demokracia jo më the të thashë. /albeu.com/

The post I doli kundër për punëtorët nga Bangladeshi, Rama injoron plotësisht Bushatin: Ku kupton ai? appeared first on Albeu.com.

“Shqiptarët janë dembelë, merrni punëtorë nga Bangladeshi”, Bushati kritikon Ramën
“Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim…”

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama me pronarin e një fasonerie në Shkodër ku i kërkoi të merrte punëtorë nga Bangladeshi, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët dhe se Shqipëria nuk bën përjashtim.

Sipas tij, pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit.

Reagimi i plotë:

Para se t’i përkufizojmë shqiptarët si ‘thashethemexhinj’ e ‘dembelë’, duhet të pyesim veten a mbajmë ndopak përgjegjësi për strukturën e ekonomisë shqiptare dhe modelin zhvillimor që ndjekim.

Gjovalinin, dhe shumë sipërmarrës si ai në sektorin e fasonerisë në Shkodër, kam pasur mundësi t’i takoj disa herë e të bisedoj për sfidat me të cilat përballet sektori. Natyrisht, asnjë vend nuk është zhvilluar nga të tjerët. As Shqipëria nuk bën përjashtim.

Ndaj, nuk ka sesi të vij zgjidhja magjike përmes zëvendësimit të shqiptarëve që ikin drejt veriut të Europës dhe Amerikës me bangladeshas, afgan dhe indian, meqë këta të fundit nuk paskan ‘pretendime’. Në fakt, në të dy rastet bëhet fjalë për njerëz dhe jo robot!

Mirëqenia në shoqëri është produkt i kontributit të komunitetit. Fjala vjen, rafineria e Ballshit apo miniera e Bulqizës, nuk mund të jenë vetëm ‘pronë e koncesionarit’, sepse aty kanë kontribut punëtorët, komuniteti lokal dhe shoqëria.

Kjo është arsyeja që të tilla biznese duhet të paguajnë detyrimet që punëtorët dhe komuniteti lokal të jenë pjesëmarrës në të mirën që sigurohet nga sipërmarrja. Sipërmarrësit në partneritet me shtetin duhet të investojnë për kapacitetet njerëzore, për t’i zhvilluar e jo thjesht shfrytëzuar këto sektorë të ekonomisë.

Sado i suksesshëm të jetë një sipërmarrës nuk bën dot pasuri e as prodhon të mira për shoqërinë pa ekipin apo punonjësit. Për një parti të qendrës së majtë, puna, djersa e punëtorit, risku i sipërmarrësit në investim dhe vlera e shtuar në ekonomi, duhet të kenë përparësi absolute.

Në këtë kontekst, shteti duhet të kujdeset për të drejtat e punonjësve në sektorin privat, për shëndetin dhe sigurinë e tyre në punë. Ndërkohë që me sipërmarrësit duhet të vendoset një raport besimi e mirëkuptimi që lehtëson rrugën e sipërmarrjes jo vetëm në funksion të xhepit të tyre, por të sigurimit të të mirave për shoqërinë.

Ky episod na fton që të mos mbetemi as tek konstatimi dhe as tek mohimi i ikjes së shqiptarëve drejt veriut të Europës dhe Amerikës. Pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit. E as do të jemi në gjendje të identifikojmë avantazhin e krahasuar të ekonomisë shqiptare, apo të përqafojmë vlerat sociale europiane për punonjësit.

The post “Shqiptarët janë dembelë, merrni punëtorë nga Bangladeshi”, Bushati kritikon Ramën appeared first on Albeu.com.