Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare Archives - Albeu.com

Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Presidenti Begaj: Shqipja, tipari themelor i identitetit tonë kombëtar
Këtë të premte, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti Bajram Begaj, përcolli mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe nga shqiptarët e Diasporës.

Nismës së Kreut të Shtetit, iu përgjigjën përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët ruajnë gjuhën amtare ndër breza, duke respektuar njëherazi diversitetin gjuhësor e kulturor dhe shumëgjuhësinë.

Një grup fëmijësh të shqiptarëve në Diasporë përcollën përmes interpretimit të tyre vargjet e poezisë “Gjuhës Shqipe” të Mitrush Kutelit, një nga veprimtarët shqiptarë që, veç ndihmesës për ekonominë e vendit, përmbledhjes së rrëfenjave folklorike dhe lëvrimit të gjuhës përmes përkthimeve në shqip, iu përkushtua edhe botimeve dhe shpërndarjes së librit shqip për mërgimtarët.

Presidenti i Republikës, e ka në vëmendjen e tij ruajtjen e gjuhës amtare dhe përcjelljen e saj te fëmijët nga familjet shqiptare që jetojnë jashtë vendit, duke inkurajuar, gjithashtu, hapjen e sa më shumë shkollave shqipe në komunitetet shqiptare nëpër botë përmes nismave vullnetare dhe institucionale.

Një përpjekje të tillë, Kreu i Shtetit e cilëson jetike për ruajtjen e gjuhës shqipe, si një nga elementet themelore të identitetit tonë kombëtar.

“Gjuha shqipe është tipari themelor i identitetit tonë kombëtar, që duhet të na bashkojë në përpjekjen për ta ruajtur,trashëguar dhe pasuruar atë”, shkroi Kreu i Shtetit.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, këtë vit kremtohet në të gjithë botën si Jubile i Argjendtë, pasi mbushen 25 vite nga celebrimi i saj dhe në fokus janë përpjekjet për promovimin e diversitetit gjuhësor, mbrojtjen e gjuhëve të rrezikuara dhe inkurajimin e edukimit shumëgjuhësor.

The post Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Presidenti Begaj: Shqipja, tipari themelor i identitetit tonë kombëtar appeared first on Albeu.com.

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Begaj apel për ruajtjen e gjuhës shqipe
Përmes një video në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera.

Presidenti ndau vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj.

Gjithashtu, Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit, të cilët, krahas bashkëjetesës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar.

“Është mbresëlënës dhe unikal çdo element që reflekton dashurinë për atdheun. Shqiptarët kudo në botë e ruajnë dhe e trashëgojnë gjuhën si pjesë thelbësore të identitetit tonë kombëtar. Sot, në Ditën Botërore të Gjuhës Amtare, përgëzoj të gjithë ata prindër dhe mësues që përcjellin te fëmijët tanë “Gjuhën Shqype”, – shkruan Presidenti.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Presidenti Begaj,  në material filmik shpërndau fëmijë, lindur e rritur në shtete të ndryshme të botës, ku interpretojnë vargjet e poezisë “Gjuha Shqype” të Ndre Mjedës”.

The post Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare/ Begaj apel për ruajtjen e gjuhës shqipe appeared first on Albeu.com.