Dimiter Kovacevski Archives - Albeu.com

Kryeministri bullgar thirrje Kovaçevskit: Bëhu i guximshëm dhe pranoje propozimin francez
“Sot, Parlamenti bullgar mori një vendim historik që i jep dritën jeshile propozimit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE,” shkroi në Twitter kryeministri bullgar Kirill Petkov.

BNG shkruan se në një intervistë për Politico, kryeministri i bëri thirrje homologut të tij maqedonas, Dimitër Kovaçevski, të jetë i guximshëm dhe të pranojë propozimin e presidencës franceze, megjithëse ekziston rreziku që qeveria të bjerë. Kirill Petkov deklaroi gjithashtu se vendimi i Presidencës Franceze, duhet pranuar si evropiane dhe jo vetëm si një marrëveshje ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në fund të ditës e di së është shumë e vështirë politikisht. E di se rreziku për rrëzimin e Qeverisë është i madh. Si politikan duhet të marrësh vendim, cili është roli im? A është roli im stabilitet? Ose roli im është që të udhëheq kombin dhe të bëj një hap para. Mendoj se ky është vendimi, ndërsa Dimitar Kovaçevski duhet ta bëj këtë tani. Po të jem në vendin e tij nuk do të kisha menduar dy herë. Nëse hynë në histori me hapjen e dyerve të vendit për BE-në, mendoj se ky është rezultati më i mirë për një kryeministër”, tha Petkov.

Kuvendi në Bullgari votoi sot me 170 vota pro propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas propozimit francez, Maqedonia e Veriut duhet të pranojë në Kushtetutë se bullgarët janë një nga etnitë konstituive të vendit. Ndërkohë që Maqedonia e Veriut tha të premten se tre tema kryesore kishin nevojë për sqarime përpara se të binte dakord për marrëveshjen./albeu.com

The post Kryeministri bullgar thirrje Kovaçevskit: Bëhu i guximshëm dhe pranoje propozimin francez appeared first on Albeu.com.

VOA: Tirana, Shkupi e Beogradi në dilemë për pjesmarrjen në takimin me krerët e BE-së
Tri vende të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po shohin mundësinë për të mos marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel me udhëheqësit e vendeve të Bashkimit europian, si shenjë zhgënjimi ndaj zvarritjes së nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin.

Këtë e bëri të ditur në Tiranë kryeministri Edi Rama pas një bashkëbisedimi online me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Dhe më herët, zoti Rama, deklaroi gjatë një konference të përbashkët me kryeministren e Finlandës Sanna Marin se nuk kishte ndonjë pritshmëri nga mbledhja e Këshillit europian këtë të enjte.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë muajin e kaluar presidenti i Këshillit europian Charles Michel, njoftoi se udhëheqësit e Ballkanit janë ftuar të takohen me krerët e vendeve të Bashkimit europian. Ndërsa procesi i integrimit po has pengesa të vazhdueshme, Brukseli duket se po eksploron mënyra të tjera alternative për t’i mbajtur pranë vendet e rajonit.

Takimi i së enjtes do të mbahet, pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit europian ku do të diskutohet sërish çështja e nisjes zyrtare të bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin, të bllokuara nga Bullgaria. Të zhgënjyera nga ko situatë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me të cilat është bashkuar dhe Serbia, po shohin mundësinë që të mos marrin pjesë.

Në një postim në Twitter, kryeministri Rama bëri të ditur se kishte patur një bashkëbisedime të gjatë me udhëheqësit e dy vendeve të tjera ballkanike. “Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i marrë peng nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë të bëjmë atje?!”, shkruajti zoti Rama, ndërsa një vendim për këtë çështje pritet të merret nesër.

Më herët ai kishte deklaruar gjatë një daljeje publike me kryeministren e Finlandës Sanna Marin se “nuk pres asgjë të re në këtë Këshill, megjithatë deri në fund, Bashkimi Europian, vendet evropiane, Finlanda përfshirë, po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin. Edhe për këtë ne jemi shumë falënderues”.

Për Finlandën, siç bëri të ditur kryeministrja Marin, bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin pa asnjë vonesë.

Vizita e sotme në Tiranë e e zonjës Marin, e para e një kreu qeverie të Finlandës, që kur dy vendet kanë marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën, duket të jetë një shenjë falenderimi ndaj qëndrimit të Shqipërisë për kërkesën e këtij vendi, së bashku me Suedinë, për t’u bërë anëtarë të Nato-s. Të dy shtetet hoqën dorë nga neutraliteti i tyre historik, pas agresionit rus në Ukrainë. Qeveria shqiptare ka miratuar në parim aplikimin e tyre dhe tani pritet vetëm ratifikimi nga parlamenti.

Situata në Ukrainë zuri një vend të rëndësishëm në deklaratën e përbashkët për shtyp të zonjës Marin me kryeministrin Edi Rama. ”Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka ndryshuar për breza të tërë mjedisin tonë të sigurisë”, tha kryeministrja e Finlandës, duke shtuar se “ndërkohë që Rusia vazhdon luftën e saj mizore kundër Ukrainës, është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar dhe se nuk ka vend për logjikën e Rusisë për influencë në Europën e sotme. Besojmë që ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm nga samiti i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji. Na duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë dhe të jemi të bashkuar. Kjo është e vetmja mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë luftën e saj”.

Për kryeministrin Edi Rama “bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e Aleancës se Atlantikut të Veriut dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert e Aleancës duhet të jenë të hapura në të katër kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë”

Deri më tani Turqia është e vetmja që ka kundërshtuar anëtarësimin e dy vendeve nordike, pasi sipas saj ato i kanë ofruar mbështetje dhe strehim eksponentëve të Partisë së punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të cilët i konsideron si terroristë. Megjithatë dje mes Turqisë dhe Finlandës u zhvilluan bisedimet e para për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje./VOA

The post VOA: Tirana, Shkupi e Beogradi në dilemë për pjesmarrjen në takimin me krerët e BE-së appeared first on Albeu.com.