dimer i veshtire Archives - Albeu.com

Luftime të ashpra në Donbas, Rusisë “po i pakësohen dukshëm rezervat”
Ushtria ukrainase ka raportuar për luftime të ashpra pasi forcat ruse sulmuan disa qytete në zonën Donbas, në lindje të Ukrainës, në orët e hershme të së shtunës.

Ndërkohë, mbështetja ndërkombëtare për Kievin po përqendrohet në mbrojtje ajrore dhe zyrtarë të shteteve perëndimore kanë paralajmëruar se Moska ka nevojë gjithnjë e më të madhe për armatim pasi po i pakësohen rezervat.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten, në adresimin e tij të përnatshëm, se trupat ushtarake të Moskës e kanë sjellë “ferrin nën flamurin rus” në vendin e tij.

Ai e cilësoi “shumë të vështirë” situatën në disa zona të Ukrainës lindore ku luftimet ishin më të ashpra, veçanërisht në Bakhmut, Soledar dhe Kremina.

Zelenskiy e quajti Bakhmutin – një qytet që numëronte rreth 70 mijë banorë para fillimit të luftës – “një tjetër qytet të Donbasit që ushtria ruse e ka shndërruar në rrënojë të djegur”.

Ai tha se ka kohë që nuk ka “hapësirë rezidenciale që nuk është dëmtuar nga sulmet me raketa”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar se Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur në Teheranin zyrtar për ta vazhduar luftën në Ukrainë, përderisa vazhdon frika nga rreziku i përshkallëzimit në një konflikt më të gjerë tani që ka nisur muaji i dhjetë i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Barbara Woodward, tha të premten se përveç qindra dronëve iranianë që i janë dërguar Rusisë që nga gushti për “vrasjen e civilëve dhe sulmet ilegale me cak infrastrukturën civile” në Ukrainë, “Rusia tani po tenton të sigurojë armë të tjera, përfshirë këtu qindra raketa balistike”.

Woodward tha gjithashtu se Londra është “pothuajse e sigurt se Rusia po tenton të sigurojë armatim nga Koreja e Veriut [dhe] vendet e tjera të sanksionuara, përderisa rezervat e veta dukshëm po pakësohen”.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha në takimin e Këshillit të Sigurisë se Moska i ka mohuar disa herë sugjerimet e shteteve perëndimore se po furnizohet nga Irani.

“Kompleksi industrial ushtarak në Rusi mund të funksionojë në mënyrë të përsosur dhe nuk ka nevojë për ndihmën e askujt, ndërsa industria ushtarake e Ukrainës në thelb as nuk ekziston dhe po ndihmohet nga industria perëndimore dhe kompanitë perëndimore”, tha ai.

Këto diskutime u zhvilluan gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë që ishte thirrur nga Rusia lidhur me armët “që po bien në duart e banditëve dhe terroristëve” në Evropë dhe përtej.

Ndërkohë, pas luftimeve në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, e përshkroi gjendjen përreth qytetit të Bakhmutit si “ferr në tokë”.

Rajoni i Donbasit në lindje të Ukrainës ka qenë fokusi i luftimeve ruse që kur forcat ukrainase shënuan fitore të mëdha në zonat më perëndimore, para fillimit të dimrit me temperatura të ulëta.

Në orët e hershme të së shtunës, stafi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase i listoi tre zona në rajonin e Luhanskut dhe disa të tjera në rajonin e Donetskut ku tha se forcat ukrainase i kishin zmbrapsur sulmet e forcave ruse gjatë luftimeve të ashpra.

Mbi 20 zona banimi vetëm në Bakhmut u goditen gjatë këtyre luftimeve, sipas ushtrisë së Ukrainës.

Zyrtarët rajonalë ukrainas thanë se ushtria ruse i kishte sulmuar “masivisht” vendbanimet në Nikopol dhe Marganets në rajonin Dnipropetrovsk gjatë natës mes 9 dhe 10 dhjetorit, duke i lënë të paktën katër persona të vdekur.

Kryesuesi i administratës rajonale, Valentyn Reznychenko, i shpërndau disa fotografi të zonave të banimit që ishin bombarduar dhe tha se 11 ndërtesa ishin goditur, ndërsa ishin dëmtuar disa objekte civile, si kopshte për fëmijë.

Radio Evropa e Lirë nuk mund të vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet për fitoret, humbjet apo numrin e të vdekurve nga asnjëra palë në zonat e luftimeve të rënda.

Ushtria ukrainase tha se i kishte rrëzuar dhjetë dronë iranianë të premten në zonat Herson, Nikolayiv dhe Odesa.

Shtëpia e Bardhë e lajmëroi një tjetër pako ndihme, 275 milionë dollarëshe, për Ukrainën për t’i ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes ajrore, veçanërisht kundër dronëve rusë.

“Ne ndihemi të përkrahur nga shtetet si dhe organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e të drejtave të njeriut”, tha Zelensky./REL

The post Luftime të ashpra në Donbas, Rusisë “po i pakësohen dukshëm rezervat” appeared first on Albeu.com.

Dimër i vështirë për Ukrainën, Franca i dërgon 100 gjeneratorë për energji dhe ngrohje
Franca ka dërguar 100 gjeneratorë në Rumani për transport të mëtejshëm në Ukrainë. Lajmin e ka bërë të ditur të martën ambasada franceze në Rumani. 100 njësitë do t’i dorëzohen Ukrainës “shumë shpejt”, thuhej në një postim në Twitter.

Bashkimi Evropian ka dërguar 500 gjeneratorë në Ukrainë, nga 17 vende të BE-së, njoftoi në Twitter Mbrojtja Civile dhe Ndihma Humanitare e BE-së, krahu humanitar i bllokut. Pajisjet variojnë nga gjeneratorët e vegjël të përshtatshëm për familjet e vogla deri tek ato shumë më të fuqishme me kapacitete më të larta.

Dërgesa e Francës është pjesë e këtyre 500 njësive, konfirmoi ministria për CNN dhe pason 85 gjeneratorë në total që Franca i ka dërguar tashmë në Ukrainë dhe Moldavi.

The post Dimër i vështirë për Ukrainën, Franca i dërgon 100 gjeneratorë për energji dhe ngrohje appeared first on Albeu.com.

“Furnizohuni me batanije”, ukrainasit bëhen gati për një dimër të vështirë
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike deri në mars, tha një ekspert i energjisë, për shkak të asaj që një zyrtar tjetër e përshkroi të martën si dëm “kolosal” të shkaktuar në rrjetin elektrik të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse.

Ukrainasve u është kërkuar të furnizohen me rezerva, të evakuojnë zonat më të prekura – apo edhe të mendojnë të largohen krejt nga vendi.

Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania ishte udhëzuar nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës të rifillojë ndërprerjet emergjente të rrymës në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rajonin lindor Dnjipropetrovsk.

“Edhe pse tani ka më pak ndërprerje, dua që të gjithë ta kuptojnë: Sipas shumë gjasave, ukrainasve do t’iu duhet të jetojnë me ndërprerje deri të paktën në fund të marsit,” paralajmëroi Kovalenko në një postim në Facebook.

“Mendoj se duhet të përgatitemi për opsione të ndryshme, madje edhe më të këqijat. Mblidhni rroba të ngrohta, batanije, mendoni se çfarë do t’ju ndihmonte ta kaloni një ndërprerje të gjatë të rrymës”, tha ai, duke iu drejtuar banorëve ukrainas.

Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore që disa javë rresht, ndërkohë që lufta po i afrohet muajit të nëntë që nga fillimi i pushtimit rus.

Ky sulm ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike dhe ka privuar miliona ukrainas nga energjia elektrike, ngrohja dhe uji.

“Ky dimër do të kërcënojë jetët e miliona njerëzve në Ukrainë,” tha Hans Henri P. Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, duke iu referuar mungesës së energjisë dhe dëmtimit të objekteve shëndetësore të Ukrainës.

Temperaturat zakonisht qëndrojnë nën zero në Ukrainë gjatë dimrit dhe bora tashmë ka rënë në shumë zona, përfshirë Kievin. Autoritetet ukrainase kanë nisur evakuimin e civilëve nga pjesët e çliruara së fundmi të rajoneve jugore Herson dhe Mikollaiv nga frika se dimri do të jetë shumë i vështirë për të mbijetuar.

Kovalenko tha se, edhe nëse nuk ndodhin më sulme ajrore ruse, do të duhet të planifikohen ndërprerje në të gjithë Ukrainën për të siguruar që energjia të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë rrjetin energjetik të vendit, që është dëmtuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit.

“Shkalla e shkatërrimit është kolosale” në rrjetin elektrik, shkaku i sulmeve ruse të javës së kaluar, tha të martën Volodymyr Kudrytskyi, drejtor ekzekutiv i Ukrenergo, operatorit shtetëror të rrjetit të energjisë elektrike.

Ai tha se Ukraina nuk ka “praktikisht asnjë termocentral (ose) hidrocentral të padëmtuar” pas sulmeve të Moskës, të kryera më 15 nëntor.

Prej kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, lufta ka lënë të vrarë të paktën 16.784 civilë dhe ka plagosur 10.189 të tjerë, vlerëson Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Por gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley, vlerësoi në fillim të këtij muaji se rreth 40.000 civilë ukrainas janë vrarë ose plagosur./REL

The post “Furnizohuni me batanije”, ukrainasit bëhen gati për një dimër të vështirë appeared first on Albeu.com.

“Na pret një dimër i vështirë”, kryebashkiaku i Kievit: Po përgatisim 1 mijë pika ngrohjeje në kryeqytet
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitchko ka deklaruar se pas sulmeve të fundit ruse të cilat kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike qytetarët e Kievit i pret një dimër i vështirë. Ai bën të ditur se qeveria ndërkohë po punon që ta bëjë sa më të lehtë jetesën e qytetarëve.

Ai shtoi se duke qenë se forcat ruse kanë vënë në “shënjestër” pikat trategjike të furnizimit me energji elektrike dhe uji qeveria po merr masa për ngritjen e 1000 qendrave që do të shërbejnë si pika ngrohjeje për banorët e Kievit.

“Për shkak të sulmeve me raketa ruse në objektet e infrastrukturës kritike, ne po shqyrtojmë skenarë të ndryshëm të zhvillimit të ngjarjeve. Më e keqja është kur nuk do të ketë fare energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Në këtë rast, ne po përgatisim më shumë se 1000 pika ngrohjeje. Qyteti bleu gjeneratorë elektrikë, sigurioi pajisjen me ujë dhe gjithçka të nevojshme që këto pika ngrohje të përdoren nga njerëzit. Do të jeni në gjendje të ngroheni, të pini çaj, të karikoni telefonat dhe të merrni ndihmën e nevojshme”, thuhet në një llogari ukrainase në Twitter.

In case of emergency, Kyiv is getting ready to open around 1000 public points of heating for the city residents, — @Klitschko, the Mayor of Ukraine’s capital.

? pic.twitter.com/3LYVay2tKg

— Saint Javelin (@saintjavelin) November 1, 2022

The post “Na pret një dimër i vështirë”, kryebashkiaku i Kievit: Po përgatisim 1 mijë pika ngrohjeje në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

Dimër i vështirë në Kosovë; çmimet e bukës, druve dhe peletit prekin kulmin
Çmimet e druve në Kosovë kanë shënuar një ngritje në krahasim me muajt e kaluar për shkak të sezonit të dimrit. Aktualisht, një metër dru kushton prej 70 deri 80 euro. Rritje të çmimi ka pësuar edhe buka, nga 50 në 60 cent. Kurse, një ton pelet ka shkuar në mbi 500 euro, nga 200 sa ishte më herët.

Rritjes enorme të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë nuk i ka shpëtuar as buka. Nga java e kaluar qytetarët e komunës së Fushë Kosovës bukën e blejnë 60 centë. Derisa në qytetet e tjera të Kosovës buka është shtrenjtuar edhe muaj më parë. Kjo është hera e dytë që po ngritët çmimi i bukës brenda një viti.

“Është shumë shtrenjtë. Tash me i marr tri bukë dhe me i peshua nuk janë as një kilogramë. Një kilogram bukë po i bie që po kushton rreth dy euro është shumë, kurse unë i marr vetëm 100 euro pension. Kjo nuk është në rregull”, ka thënë një qytetar, duke bërë thirrje se qytetarët e Kosovës të hanë më pak bukë.

Përveç bukës tashmë rritje të lartë të çmimit ka edhe tek drutë për ngrohje. Qytetarët të cilët konsiderojnë se ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit, thonë se çmimi është i lartë dhe i papërballueshëm për ata, por megjithatë duhet të bëjnë ndonjë zgjidhje dhe t’i marrin ato.

“Akoma nuk kemi blerë dru. Shtrenjtë po shkojnë 70 a 80 euro metra, kush punon prapë diçka bënë, por për ata që janë me social, shtrenjtë. Vitin e kaluar ka qenë çmimi i druve 30 euro, tash 60 është bërë”.

Kurse, shitësit e druve kanë deklaruar se kush i shet drutë janë lirë, ndërsa për ata që i blejnë janë shtrenjtë. Sipas tyre, duhet shumë punë derisa t’i përgatisin ato për shitje, duke përmendur këtu prerjen e tyre, ngarkimin në kamion, pastaj transportin. Edhe çmimi i peletit që përdoret shumë në Kosovë për ngrohje ka shkuar në kulm. Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar, ka kushtuar rreth 200 euro – sot kushton deri në 500. Krahas rritjes së çmimit, në treg vërehen edhe mungesa të peletit. Arsyet janë të ndryshme, nga rritja e kërkesës deri te reduktimi i prodhimit.

Qeveria e Kosovës tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë dimrit, të gjejnë alternativa për ngrohje, për shkak të situatës së paqëndrueshme energjetike. Dhe këto alternativa janë ose peleti, ose drutë. Nga Qeveria, po ashtu, janë zotuar se do t’i identifikojnë fabrikat e shuara të peletit në Kosovë dhe se do t’i shqyrtojnë mundësitë për aktivizimin e tyre, me qëllim rritjen e prodhimit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se shumë kompani për prodhimin e peletit kanë dalë nga tregu viteve të fundit, por nuk ka treguar numrin e tyre e as arsyen e shuarjes. Kriza energjetike është bërë globale, për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar fillimisht pandemia e koronavirusit, e pastaj edhe lufta e Rusisë në Ukrainë. Dhe, shumica e vendeve përpiqen të kursejnë produktet për nevojat e veta.

Tregtarët në Kosovë janë furnizuar me pelet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, por i vetmi shtet nga i cili mund të bëhen furnizimet, tash për tash, është Mali i Zi.

Sipas të dhënave doganore, vlera e importit të këtij produkti në Kosovë gjatë vitit 2021 ka arritur në rreth 9 milionë euro. Përveç te peleti, drutë dhe buka, rritje e çmimit është regjistruar edhe te shumica e produkteve të tjera. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se norma e inflacionit në muajin korrik ka arritur në 14 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.

Në një situatë të tillë, shtuar këtu edhe reduktimet e rrymës që tashmë kanë nisur, autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar “dimër të vështirë”, por janë zotuar se do t’i subvencionojnë disa produkte për ngrohje./Monitor

The post Dimër i vështirë në Kosovë; çmimet e bukës, druve dhe peletit prekin kulmin appeared first on Albeu.com.

Energjia dhe rritja e çmimeve, Rama: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë
Nga Nju Jorku, kryeministri Edi Rama ka deklaruar për emisionin “Opinion” se shqiptarët do të kenë një dimër të vështirë përsa i përketë energjisë elektrike dhe rritjes së çmimeve.

Rama theksoi se qeveria po merr masa që mos ketë kufizime të energjisë gjatë dimriot si dhe mos ketë rritje të mëtejshme të çmimeve.

“Dimri do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë dhe një bast i madh për diktatorin e kremlinit, Për shqiptarët dimri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm. Duam ta prekim pa kufizime dhe pa prekur familjarët apo biznesin. Dimri ka dhe një sfidën e rritjes së çmimeve. Me reshjet e ditëve të fundit kemi pak rikupreim përsa i përketë energjisë, gjithsesi nuk i kemi të gjitha sasitë që na duhen për nevojën e brendshme, jemi të detyruar të dalim në treg. Ne i kemi  një seri skenarësh dhe jemi të vendosur që të kemi një demimër pa kufizime”, tha Rama.

The post Energjia dhe rritja e çmimeve, Rama: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë appeared first on Albeu.com.

“Na pret një dimër i vështirë”, Rama bën parshikimin e “zi”: Evropa po përgatit planin për ndërprerje të energjisë elektrike pas orës 10 të darkës
Kryeministri Edi Rama tha se Ballkanin duke përfshirë edhe Shqipërinë e pret një dimër i vështirë, si pasojë e krizës energjetike.

Rama tha se Evropa po paraqet plane strikte për të përballuar krizën energjetike, siç është fikja e dritave pas orës 22:00.

Gjë që nënkupton se e njëjta gjë mund të aplikohet edhe në vendin tonë.

“Ky dimër ka gjasa të jetë më i vështiri që kemi hasur. Në Ballkan nuk kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie. Ky është fakt. Në vende si Britania, Franca apo Gjermani po paraqiten plane për të ndërprerë energjinë. Plane këto që përfshinë fikjen e dritave pas orës 22:00. Mbyllje të çdo aktiviteti restorante. Njësoj si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, tha Rama në konferencën e Samitit të Hapur në Ballkan.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosën sot në samit marrëveshjet e përbashkëta midis tyre.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, kulturën, energjetikën dhe emergjencën civile.

The post “Na pret një dimër i vështirë”, Rama bën parshikimin e “zi”: Evropa po përgatit planin për ndërprerje të energjisë elektrike pas orës 10 të darkës appeared first on Albeu.com.

Mickoski: Qytetarët i pret një dimër i vështirë, vetëm për shkak të qeverisë së papërgjegjshme
Lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, vazhdon të kritikojë se Qeveria nuk ka siguruar në kohë thëngjill dhe gaz dhe për këtë arsye konsideron se qytetarët në Maqedoninë e Veriut i pret dimër i vështirë me mundësi për restriksione.

“Dimër i vështirë me energjensë të shtrenjtë dhe goditje e re në xhepin e qytetarëve”, ky është parashikimi i liderit të opozitares VMRO-DPMNE për periudhën që vjen, për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë që në kohë të prokurojë energjensët.

“Pas një muaji fillon viti shkollor, ndërsa pas dy muajve e gjysmë fillon sezoni i ngrohjes. Nuk kanë siguruar thëngjill, nuk kanë siguruar gaz, renditen kontratat në katër sy për gërmime në REK Manastiri, por jo për gërmim të vërtetë , por për grumbullim në xhepat e personave privatë dhe arkat partiake”, deklaroi Mickoski.

Se ky dimër do të jetë i vështirë dhe me krizë të theksuar energjetike, e tha edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ai u shpreh se konflikti i fundit Rusi-Ukrainë ka bërë të pashmangshëm ndikimin e krizës globale edhe në Maqedoninë e Veriut, por se qeveria do të mundohet që të ofroj ndonjë opsion për tejkalim sa më të lehtë të krizës./alsat

The post Mickoski: Qytetarët i pret një dimër i vështirë, vetëm për shkak të qeverisë së papërgjegjshme appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, na pret një dimër i vështirë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se LSDM-ja dhe koalicioni mbeten në qëndrimin se nuk do të pranojnë takim në të cilin do të flitej për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse siç u shpreh ai vendi dhe e gjithë Evropa janë në një krizë të thellë dhe janë në pritje të një dimri shumë të vështirë.

“Lidhur me takimin që në agjendë ka zgjedhjet e parakohshme, kemi thënë se takim i tillë nuk duhet të mbahet, pasi një kërkesë e tillë vjen në momentin e krizës më të madhe energjetike dhe ekonomike në Evropë. Para nesh është dimri më i ashpër me të cilin duhet të përballemi”, tha Kovaçevski. /Alsat.mk

The post Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, na pret një dimër i vështirë appeared first on Albeu.com.