dialogu kosove serbi Archives - Albeu.com

Lajçak për marrëveshjet Kosovë-Serbi: S’ka kthim prapa, janë të pranuara nga të dyja palët
Me vëmendjen e Europës të përqendruar në luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, paqja dhe stabiliteti nuk janë aspak të garantuara në një tjetër nga zonat më të paqëndrueshme të konfliktit të rajonit, sipas një diplomati të lartë të BE-së.

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë qenë të tensionuara që nga konflikti brutal i dyshes në vitet 1990, mbeten delikate një vit pas një marrëveshjeje tentative për një rrugë të re drejt normalizimit, shkruan mediumi amerikan “CNBC”.

“Stabiliteti është i brishtë. Ne nuk mund ta marrim paqen dhe stabilitetin si të mirëqenë”, tha në një intervistë për CNBC në Davos, Zvicër muajin e kaluar Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor.

CNBC, derisa raporton për kontekstin që po zhvillohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, e thekson që ‘vitet e konfliktit mes dyshes e kanë lënë Evropën shumë të ndarë në rrugën përpara, me disa anëtarë të BE-së – Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Rumaninë dhe Greqinë – dhe fqinjë të tjerë jo-BE që kundërshtojnë pretendimin e Kosovës për pavarësi”.

Megjithatë, Lajçak tha se marrëveshja e normalizimit e kishte avancuar situatën “si kurrë më parë” dhe vuri në dukje se fokusi ishte tani në zbatimin e saj. Masat e normalizimit përfshijnë zhvillimin e “marrëdhënieve normale, të fqinjësisë së mirë” dhe kufizimin nga “kërcënimi ose përdorimi i forcës” në mosmarrëveshjet e ardhshme.

“Nuk ka rrugë kthimi. Nuk ka rrugë para këtyre marrëveshjeve sepse këto marrëveshje janë të pranuara nga të dyja palët”.

Si BE ashtu edhe SHBA-ja kanë investuar shumë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, edhe pse përballen me konflikte të tjera ndërkombëtare që zhvillohen me shpejtësi midis Izraelit dhe Hamasit dhe Rusisë e Ukrainës.

Por ora po troket. Me zgjedhjet që priten këtë verë në Parlamentin Europian dhe më vonë gjatë vitit në SHBA, përparimi në bisedimet e normalizimit do të jetë kritik përpara se çështja të zhvlerësohet, shkruan mediumi amerikan.

“Ajo që do të fillojë përpara se BE dhe SHBA të shkojnë në zgjedhje do të vazhdojë gjatë gjithë procesit zgjedhor,” tha Lajçak.

“Por ajo që nuk do të fillojë para këtyre [zgjedhjeve], unë do të kem dyshimet e mia se do të fillojë më pas”.

Rezistenca ka më shumë gjasa të vijë nga liderët përkatës të Serbisë dhe Kosovës, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët kanë baza nacionaliste në shtëpi për të qetësuar.

Presionet janë të larta për të dyja palët. Me aspiratat drejt anëtarësimit në BE të Serbisë dhe Kosovës, Lajçak tha se kjo mund t’i sigurojë BE-së një karotë për të nxitur paqen midis dy vendeve.

Serbia është aktualisht në mes të bisedimeve të pranimit në BE, pasi i është dhënë statusi i kandidatit në 2012, ndërsa Kosova ka statusin e kandidatit potencial, megjithëse të dyjave do t’u duhen reforma të mëdha për t’u pranuar në bllok.

“Suksesi i procesit të normalizimit do të varet gjithashtu nga sa drejtpërdrejt dhe ngushtë janë të lidhura me rrugën e Kosovës dhe Serbisë në BE”, tha Lajçak.

“Kjo është leva më e fortë që kemi”.

The post Lajçak për marrëveshjet Kosovë-Serbi: S’ka kthim prapa, janë të pranuara nga të dyja palët appeared first on Albeu.com.

Zv/kryeministrja e Kosovës, Rexhepi: Projekt-Statuti aktual i Asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi e quan projekt-statutin e hartuar nga komuniteti ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të dëmshëm, pasi sipas saj, krijon mundësi që të krijohet një Republikë Serbe e ngjajshme me atë që ekziston në Bosnje.

Gjatë intervistës me kolegun Artan Haraqija, përfaqësuesja e komunitetit boshnjak të Kosovës thotë se qeveria do të presë qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, para se “të hartojë një statut të ri për Asociacionin”.

Zëri i Amerikës: Zonja Rexhepi, Kosova është nën trysni të vazhdueshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Çfarë hapash po ndërmerr qeveria juaj për të përmbushur këtë detyrim që është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe në Ohër?

Emilija Rexhepi: Si qeveri e re, me kryeministër Albin Kurtin e kemi trashëguar këtë problem.

Unë jam një nga ata që kanë votuar për themelimin e këtij Asociacioni më 2015, megjithëse kjo është një çështje prej vitit 2013, duke vlerësuar që komuniteti serb duhet të integrohet në shtetin e Kosovës, ashtu siç kemi bërë ne të tjerët, që të ketë të drejta për të jetuar, për tu shkolluar, për të punuar.

Por tani kjo është një çështje krejt tjetër, pasi vlerësoj që drafti i tanishëm u jep atyre shumë të drejta, që pushteti ekzekutiv i Asociacionit, nëse do të themelohej, do të ishte i madh dhe kjo do të dëmtonte shtetin tonë.

Nëse do të themelohej një Asociacion i tillë krijohet mundësia që të themelohet një Republikë e dytë Serbe ashtu siç është krijuar në Bosnje e Hercegovinë.

Ne si qeveri kemi qëndrimin që mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe do të presim qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese që të mos bëjmë asgjë që shkon në dëm të shtetit tonë.

Zëri i Amerikës: Ju thoni që Projekt-Statusi që ka ardhur prej BE-së, prej Komunitetit ndërkombëtar është në dëm…?

Emilija Rexhepi: Drafti që kemi parë, i jep shumë pushtet ekzekutiv Asociacionit dhe mund të vijë deri te krijimi i një shteti të ri brenda shtetit tonë.

Zëri i Amerikës: Pra, ju e kundërshtoni projekt-statutin dhe nuk do ta pranoni…

Emilija Rexhepi: Unë jam gjithmonë kundër kësaj dhe kjo nuk është kundër serbëve, por thjeshtë krijon hapësirë në të ardhmen, që kjo pjesë e territorit të shkëputet dhe të shpallet ndoshta një republikë tjetër.

Zëri i Amerikës: Atëherë pse qeveria e Kosovës nuk harton një projekt statut të vetin dhe pse nuk e ka bërë këtë deri më tani, sepse ka kaluar një kohë që ky është bërë një kusht ndërkombëtar që Kosova duhet ta plotësojë?

Emilija Rexhepi: Ne kemi bashkëpunim dhe kemi bisedime të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe rruga drejt BE-së është diçka që për ne ofron përparim dhe përspektivë dhe ne nuk do të heqim dorë nga ajo.

Qeveria jonë padyshim do të mbështetet në Gjykatën Kushtetuese, do të presim qëndrimin e saj dhe më pas do ta marrim çështjen në duart tona dhe do të hartojmë një statut të ri për Asociacionin.

Zëri i Amerikës: Një tjetër çështje që ka shkaktuar probleme mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar është mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat e pjesës veriore.

Ndonëse diplomatët perëndimorë preferonin dorëheqjen e kryetarëve të komunave, qeveria juaj zgjodhi një proces më të ndërlikuar përmes një peticioni që tashmë është nënshkruar.

A janë këto vonesa në dëm të proceseve dhe të marrëdhënieve të Kosovës me komunitetit ndërkombëtar?

Emilija Rexhepi: Ne nuk kemi probleme me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe me komunitetin ndërkombëtar pasi vlerësoj që bëmë gjërat e duhura. Me serbët kemi gjithmonë probleme duke filluar nga regjistrimi i makinave, procesi i reciprocitetit, pasi Serbia përfiton më shumë nga eksportet se sa Kosova.

Më pas keni parë se çfarë ndodhi në Banjskë, sulmet ndaj KFOR-it, sulmet ndaj policëve tanë, një jetë u humb dhe siguria padyshim është dëmtuar. Mund të vij deri të një përshkallëzim të një dhune të madhe dhe është mirë që atë e kemi ndaluar ashtu si duhet.

Vlerësoj që edhe serbët që jetojnë në pjesën veriore të shtetit janë lodhur nga e gjithë kjo pasi një pjesë e serbëve ka dhënë dorëheqjen nga policia dhe kjo më duket si pjesë e një skenari që është hartuar më parë që ndoshta ata të shpëtojnë jetën e tyre dhe të vuaj dikush tjetër nga policia, pavarësisht nga përkatësia etnike…

Vlerësoj që kur u mbajtën zgjedhjet lokale ne kemi qenë të detyruar nga Kushtetuta, përfaqësuesit tanë duhet të mbanin zgjedhjet për shkak të mos funksionimit të pushtetit lokal në katër komunat e pjesës veriore.

Nuk ishte as qeveria e as përfaqësuesit shqiptarë që tani jani në ato komuna fajtor për atë pasi Kushtetuta duhet të respektohej.

Serbët kanë të drejtë që të zgjedhin se si të përfaqësohen në komunat e tyre dhe shpresoj që së shpejti do të organizojmë zgjedhjet lokale dhe do të vendosin se kush do t’i përfaqësojë. Është e sigurt që këta nuk do të jenë shqiptarë e as boshnjakë, por ata duhet të marrin pjesë në votim.

Vendimi i tyre që të mos marrin pjesë në zgjedhje krijoi mundësinë që të kandidojnë të tjerët dhe të fitojnë zgjedhjet. Nëse doni të jeni pjesë e shoqërisë së Kosovës, pjesë e një shteti normal dhe të jetoni së bashku me ta, normalisht që duhet të jeni pjesë e institucioneve.

Zëri i Amerikës: Mund të thoni pse mungon guximi brenda komunitetit serb që të ndahen prej strukturave paralele dhe të integrohen në Republikën e Kosovës?

Emilija Rexhepi: Mendoj se duhet të përqëndrohemi në zhvillimin ekonomik, në mbijetesën e familjes, diçka që unë si zëvendës kryeministre për minoritete e kam bërë tani me organizatën ndërkombëtare ICO për investime kapitale për komunat ku jetojnë komunitetet që nuk i përkasin shumicës me theks të veçantë në veriun e Kosovës në mënyrë që të përfshihen të gjithë serbët.

Ky projekt ka vlerën prej 300 milionë euro, pra bëhet fjalë për një investim tejet të madh. Kemi në plan që ta realizojmë këtë prej vitit 2024 deri më 2030, për gjashtë vjet.

Fjala është për projekte madhore duke filluar nga infrastruktura, ndërtimi i spitalit, ndërtimi i shkollave dhe rrugëve, mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe projekte që kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës të të gjitha kulturave.

Aty shoh hapësirë për kohezion më të mirë shoqëror, për dialog ndër-etnik me shqiptarët dhe të gjithë ne të tjerët dhe zhvillim më të fuqishëm të atyre zonave.

Vetë fakti që në këtë projekt tani janë të përfshirë serbët e veriut dhe ku po punojmë për një vit e gjysmë, krijon hapësirën dhe mundësinë që të bashkëpunojmë dhe komunikojmë më mirë në të ardhmen.

Unë jam e hapur dhe nuk kam asnjë problem që të bisedoj dhe punoj me serbët, shqiptarët, boshnjakët.

Unë respektoj çdo kombësi, çdo fe dhe vetëm në këtë formë e ardhmja e Kosovës do të jetë e mirë.

Zëri i Amerikës: Trajtimi me përparësi i komunitetit serb, ndërsa ju jeni përfaqësuese e komunitetit boshnjak, nuk besoni që i lë në hije interesat, çështjet me rëndësi të komuniteteve tjera pakicë që nuk janë serbë?

Emilija Rexhepi: Unë kam punuar me serbët dhe kam qenë në parlament me ta dhe kam votuar shumë ligje me rëndësi që janë në interes të popullit serb. Serbët duhet ta kuptojnë se të drejta të njëjta kanë edhe boshnjakët, turqit, goranët, romët. Nuk mund të ketë privilegje vetëm për njërën kombësi e as që duhet të viktimizohet kombësia tjetër.

Një popull nuk mund të jetë superior.

Fakti që jetojmë në një Kosovë multietnike është një vlerë. Në qeveritë e mëparshme ka qenë ashtu, ata kishin koalicione me partinë Lista Serbe dhe komuniteti serb gjithmonë ka dominuar.

Tani jo, qeveria e zotit Albin Kurti u jep shumë hapësirë komuniteteve të tjera, shumë prej nesh jemi në institucione.

Unë jam zëvendëskryeministre dhe kjo është hera e parë që nuk është një serb dhe kjo u jep një kënaqësi komuniteteve të tjera që të ndihen të lirë në shtetin e tyre.

Zëri i Amerikës: Vitin e kaluar, ju keni përmendur disa incidente me bazë etnike. Keni përmendur një rast në Prizren, një në Gjakovë ku një pjesëtari të komunitetit egjiptian nuk i është lejuar hyrja në një lokal, për arsye etnike.

Ju keni thënë se një prej mundësive për t’u larguar nga kjo situatë është që familjet, duke filluar nga shumica shqiptare të riedukojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre me idenë që nuk është vetëm një komunitet etnik që jeton në Kosovë, por ka shumëllojshmëri etnish dhe gjuhësh të ndryshme dhe duhet të mësohen me këtë.

Gati një më vit pas, besoni se ka një ndryshim pozitiv në këtë aspekt?

Emilija Rexhepi: Ne që jetojmë në mjedise të ndryshme, ku ka komunitete të ndryshme jemi rritur në atë mënyrë që jemi shoqëruar së bashku, kemi shkuar në shkollë së bashku, punojmë së bashku dhe nuk kemi probleme të tilla.

Megjithatë, në Kosovë ka zona që janë etnikisht të pastra, ku jetojnë vetëm shqiptarët, vetëm serbët apo boshnjakët, një fshat etnik pra dhe është shumë me rëndësi që të edukoni fëmijet tuaj në atë mënyrë që këtu nuk jetoni vetëm ju dhe nuk janë vetëm fëmijët tuaj të rëndësishëm dhe po aq të rëndësishëm janë edhe fëmijët e të tjerëve.

Mund të jenë të ndryshëm por edhe ata janë kosovarë dhe duhet t’i doni po ashtu si i doni tuajët, t’i respektoni dhe para së gjithash ata janë miqtë tuaj, fqinjët tuaj, mund të jenë partnerët tuaj apo kolegë të punës dhe vlerësoj se ende duet të punojmë në këtë drejtim dhe të forcojmë sistemin tonë që t’iu jep hapësirë të gjithëve.

Edhe shqiptarët duhet të mësojnë se në Kosovë jetojnë edhe kultura të tjera dhe që flasin gjuhë të tjera. Serbët duhet ta dijnë që në Kosovë shumica janë shqiptarë dhe ku jetojnë edhe të tjerë që flasin gjuhë tjera dhe duhet të respektojmë njëri tjetrin dhe të jetojmë të gjithë së bashku.

The post Zv/kryeministrja e Kosovës, Rexhepi: Projekt-Statuti aktual i Asociacionit krijon hapësirë për një Republikë Serbe appeared first on Albeu.com.

A do të ketë nënshkrim të marrëveshjes gjatë vitit 2024?
Ka pak optimizëm që në fillim të vitit 2024 të nënshkruhet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet në Kosovë e akuzojnë Serbinë se po refuzon nënshkrimin e marrëveshjes. Ndërsa, opozita kritikon Qeverinë se ka pranuar marrëveshjen në Bruksel dhe faktori ndërkombëtar, sipas tyre, nuk po kërkon nënshkrim por zbatim ku bënë pjesë edhe asociacioni. Ndërkohë, BE-ja ka kritikuar palët për mos zbatimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjeje.

Pak gjasa ka të ndodh që në fillim të vitit 2024 të ketënënshkrim të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisëpër shkak se palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket zbatimit të saj thonë përfaqësuesit e pushtetit. Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, akuzon Serbinë për mos gatishmëri që të nënshkruaj marrëveshjen.

‘’Pa nënshkrim nuk ka zbatim të marrëveshjes”, tha Rrustemi.

Opozita kritikon Qeverinë për mos transparencë nëproces të dialogut. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin se ka marrëveshje me presidentin e Serbisë se kur do ta nënshkruajnëmarrëveshjen.

‘’Kryeministri është marrë vesh me Vuçiqin se kur duhet të nënshkruhet marrëveshja”, tha Haradinaj.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nuk e sheh të domosdoshëm nënshkrimin e marrëveshjes. Sipas tij,atë e ka pranuar kryeministri Kurti në Bruksel.

‘’Kjo është lojë me kërkesën për nënshkrim të marrëveshjen. Kryeministri Kurti ka pranuar të zbatoj marrëveshjes dhe nuk është e domosdoshme nënshkrimi”, tha Kastrati.

Kosova po vazhdon të ketë disfatë në politikën e jashtme për shkak të kryeministrit Kurti, vlerëson deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi. Sipas saj, pas pranimit të marrëveshjes, faktori ndëkombëtar po insiston vetëm në zbatimin e saj dhe jo nënshkrim.

‘’Marrëveshja është pranuar nga të dyja palët, tash nuk e dim a do të ketë nënshkrim apo jo. Pas pranimit të marrëveshjes në Bruksel faktori ndërkombëtar po kërkon zbatimin e saj”, tha Krasniqi.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, vlerëson se brenda vitit 2024 faktori ndërkombëtar do bëjë presion të madh që ti detyroj Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë paqe.

“Bashkësia ndërkombëtare brenda vitit 2024 do ti përmbyllë konfliktet në Ballkan”, tha Kuçi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka refuzuar tënënshkruaj marrëveshjes për të cilën kryeministri Kurtikishte ofruar nënshkrim në Bruksel. Së fundmi pala serbe ka thënë se nuk do t’i zbatojë ato pika që lejojnëKosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe ku bënë pjesë njohja de-facto. Ndërkohë, kryeministri Kurti  është shprehur skeptik në zbatimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi sëfundmi ka thënë se do ta shkruaj Qeveria draft-statutin e saj. Ky qëndrim i Kurtit u kundërshtua nga BE që kërkoi diskutime rreth draftit të saj të paraqitur në tetor të vitit të kaluar. /21

The post A do të ketë nënshkrim të marrëveshjes gjatë vitit 2024? appeared first on Albeu.com.

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel
Sot në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky takim zhvillohet në kuadër të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Kosovës njofton se në këtë takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe Brukseli që ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi, por edhe SHBA-ja, vazhdimisht kërkojnë nga dy palët që të arrijnë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse ku adresohen të gjitha çështjet.

The post Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel appeared first on Albeu.com.

Qeveria e Kosovës zbardh detajet nga takimi në Bruksel, Kurti – liderëve të BE: Vetëm nënshkrimi nënkupton zbatim të marrëveshjes
Qeveria e Kosovës përmes një komunikate zyrtare ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

Kurti, sot, gjatë gjithë ditës ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian, duke iu thënë liderëve se veç nënshkrimi nënkupton zbatim të marrëveshjes.

”Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftim

Siç tregon Qeveria e Kosovës, këtë e ka refuzuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duke dhënë një arsyetim.

”Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftim.

Përmes komunikatës, Qeveria e Kosovës ka treguar për zhvillimet e sotme në Bruksel.

”Në takimin e sotëm, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij, Miroslav Lajcak, Kryeministri Kurti i falënderoi të gjithë ata për rolin, angazhimin dhe kontributin për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”.

”Kryeministri Kurti theksoi që, pas sulmit të agresionit të 24 shtatorit, në Zveçan, prioritet për të është siguria në Kosovë, në veçanti siguria e kufirit me Serbinë, meqë nga ana tjetër erdhën paramilitarët të cilët kryen sulm terrorist e kriminal duke vrarë e plagosur policë të Kosovës. Që kjo të mos përsëritet kurrë më, nevojiten sanksione dhe ndëshkim për Serbinë”, thuhet në hetim.

Më tej, Qeveria e citon kryeministrin për deklaratat në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Hetimet për grupin paramilitar e terrorist të sponzorizuar nga Serbia, duhet të përcaktojnë saktë se kush krejt çka bëri dhe si e ekzekutoi këtë akt agresioni, ndërkohë që nuk ka më dilema as te faktorët ndërkombëtarë mbi fajtorin”.

”Kryeministri Kurti potencoi që Kosova është kampion në sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, gjë që është konstatuar edhe nga organizata prestigjioze ndërkombëtare Ëorld Justice Project. Grupi paramilitar terrorist i Milan Radoicic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, ku do të kishte një gjykim të drejtë dhe fer, aq më tepër kur dihet se sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe proceset gjyqësore monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX”.

”Kryeministri Kurti rikujtoi që ai ishte i gatshëm të nënshkruaj edhe në Bruksel më 27 shkurt 2023 edhe në Ohër më 18 mars 2023, edhe sonte, më 26 tetor 2023, duke theksuar që pikërisht Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel është ngjarja e duhur, në vendin e duhur për nënshkrim të Marrëveshjes Bazike, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe ShBA-të për zbatimin e nenit 7 në ndërlidhje të nenit 10 të Marrëveshjes Bazike. Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vucic, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”.

”Për progresin demokratik dhe ekonomik të saj, Kryeministri Kurti tha që Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, pra edhe bashkimin e pesë shteteve të mbetura të Bashkimit Evropian me shumicën prej 22 sosh, në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq siguria e kufijve për Kosovën, bashkë me sigurinë kolektive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ngriten cilësisht nëpërmjet Marrëveshjes për Partneritet për Paqe me NATO-n drejt anëtarësimit të Kosovës në aleancën veri-atlantike.

Në fund të takimit, Kryeministri Kurti tha: Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, thuhet në njoftim.

The post Qeveria e Kosovës zbardh detajet nga takimi në Bruksel, Kurti – liderëve të BE: Vetëm nënshkrimi nënkupton zbatim të marrëveshjes appeared first on Albeu.com.

Kamberi: Vështirë të ketë hapa të mëdhenj në dialog pa presion ndërkombëtar ndaj Serbisë
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se hapat e mëdhenj në raportet Kosovë-Serbi do të jenë të vështirë, megjithatë çdo gjë do të mund të ndryshonte po të ketë presion ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar.

Kamberi ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës e mirëpresin një marrëveshje me Serbinë, pasi kjo do të mund të ndikonte edhe në normalizimin e sjelljeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Preshevës.

“Unë e mbështes dialogun. Çdo luftë përfundon në tavolinën e bisedimeve, nëpërmjet tij gjendet zgjidhja mes dy shteteve që do t’i relaksonte raportet. Shpresoj se do të ndikonte edhe në normalizimin e sjelljeve të Serbisë për shqiptarët e Preshevës, andaj është jetike edhe për ne. Po shohim një Serbi të radikalizuar me qëndrimet kundrejt Kosovës dhe shqiptarëve, me një fushatë në rritje të glorifikimit të kriminelëve. Një Serbi e cila po i ashpërson marrëdhëniet me fqinjët. Suksese i këtyre bisedimeve do të varet kryekëput nga presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë”, ka thënë ai në një intervistë për “DW”.

Sipas tij, shihet qartë se Serbia ka për qëllim të ndryshojë kufijtë në Ballkan.

“Sulmi terrorist në Banjskë kishte këtë qëllim. Bisedimet që do të duhej të zhvilloheshin, nuk besoj që do të mund të vazhdojnë në formatin e njëjtë. Do të duhej të detyrohej Vuçiqi që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit dhe të ketë përgjegjësi konkrete për atë marrëveshje”, është shprehur më tej ai.

The post Kamberi: Vështirë të ketë hapa të mëdhenj në dialog pa presion ndërkombëtar ndaj Serbisë appeared first on Albeu.com.

Borrell paralajmëron edhe një takim të mundshëm të liderëve evropianë me Kurtin e Vuçiçin
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi mundësinë e takimeve të reja të udhëheqësve evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Disa takime të tilla u zhvilluan më herët në Bruksel, në margjina të një samiti të BE-së.

Ato shihen si përpjekje për të ringjallur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit të armatosur në Banjskë.

“Puna është në vazhdim e sipër. Ndoshta duhet të largohemi nga samiti i BE-së dhe të ulemi sërish me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe të shohim nëse mund të gjejmë ndonjë zgjidhje përmes dialogut. Nuk ka zgjidhje tjetër. Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes këtij dialogu”, u tha Borrell gazetarëve.

Kurti dhe Vuçiq u pritën veç e veç nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Meloni tha se dy udhëheqësve u është kërkuar të bëjnë hapa përpara “në zbatimin e dokumenteve dhe marrëveshjeve të arritura në muajt dhe vitet e fundit”.

“Do të shohim se si do të shkojë dita dhe shpresojmë të bëjmë ndonjë hap përpara”, tha kryeministrja italiane.

Derisa Kurti dhe Vuçiç nuk dhanë ndonjë deklaratë para gazetarëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se përgëzon kryeministrin e Kosovës “për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit, si një kuadër për negociatat vijuese”.

“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi Rama në platformën X.

Burimet e BE-së thonë se “gjërat po ecin”, por nuk saktësojnë se për çka bëhet fjalë.

Ndonjë takim i përbashkët i Kurtit dhe Vuçiqit, tash për tash, nuk është planifikuar, por i njëjti nuk përjashtohet nëse, siç thonë burimet, ka përparim.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më herët se takimet janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.

Përfaqësues të SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës, të njohur si “pesëshja e madhe”, vizituan Prishtinën dhe Beogradin më 21 tetor dhe u paraqitën palëve një plan për normalizimin e marrëdhënieve.

Stano konfirmoi të martën se plani përmban një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa, sipas burimeve të BE-së, nga Serbia kërkon të konfirmojë mbështetjen e saj për zbatimin e Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, të dakorduar në Ohër.

Qeveria e Kosovës tha se Kurti është pajtuar që ky plan të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”.

Vuçiq, në anën tjetër, tha se Serbia është e gatshme të bisedojë për planin, por pranoi se “takimet e planifikuara nuk do të jenë të lehta”.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se SHBA-ja vazhdon ta mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si “rrugën e vetme për arritjen e një marrëdhënieje paqësore dhe produktive midis Kosovës dhe Serbisë”.

Ku qëndron dialogu?

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit më 14 shtator, por pa ndonjë përparim.

Dhjetë ditë më vonë ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një zyrtar policor.

Gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Duke folur për gazetën britanike, Financial Times, më 25 tetor, Kurti tha se “nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”.

Ky proces që synon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Palët arritën dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por shumë prej tyre nuk u zbatuan kurrë.

Një nga to është edhe ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Edhe pse ka marrëveshje nga viti 2013 për të, zyrtarët në Prishtinë thonë se e tillë siç është, do të ndikonte keq në funksionalitetin e shtetit dhe kanë dalë me disa propozime të tjera për rregullimin e çështjeve të komuniteteve pakicë.

Por, si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja e rritën së voni trysninë mbi Kosovën për të formuar Asociacionin.

Derisa nga SHBA-ja thonë se ai duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për BE-në çështja se si bëhet Asociacioni dhe si do të operojë, duhet të diskutohet në dialog./rel

The post Borrell paralajmëron edhe një takim të mundshëm të liderëve evropianë me Kurtin e Vuçiçin appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Vuçiç bëhen gati për pikën e nxehtë të dialogut
Sy e veshë do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të qëndrojnë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Për herë të parë pas 42 ditësh, ata do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian.

Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së dhe kureshtjen për to e shton një njoftim i bllokut të martën.

Kemi bërë një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Deklarata e tij pasoi vizitën e pesë të të dërguarve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, më 21 tetor, por nuk ofroi detaje se çfarë përmban propozimi.

Asociacioni është ndër pikat më të nxehta në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në Beograd insistojnë në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa në Prishtinë thonë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

Për themelimin e tij, palët kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013, ndërsa më 2015 janë pajtuar edhe për parimet e tij.

Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se këto parime janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ka kërkuar që ato të harmonizohen përmes akteve nënligjore.

Zotimi për themelimin e Asociacionit është përtërirë sërish këtë vit në Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që Kosova dhe Serbia e kanë arritur në Bruksel dhe e kanë konfirmuar në Ohër.

Stano paralajmëroi se të ftuarit në Bruksel të enjten, do të diskutojnë rreth një “propozimi modern evropian” për Asociacionin dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai, po ashtu, tha se BE-ja pret veprim të shpejtë të palëve.

Hamendjet për statutin e Asociacionit

Radio Evropa e Lirë nuk mundi të sigurojë përmbajtjen e propozimit për të cilin foli Stano.

Në të kaluarën janë përmendur ose nxjerrë disa drafte për statutin e Asociacionit, por BE-ja ka thënë se diskutimet për to duhet të bëhen vetëm në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat i ndërmjetëson vetë.

Një draft i hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë një deputete të Kuvendit të Serbisë, është paraqitur në Bruksel më 2 maj.

Por, ai është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Kurti, i cili e ka cilësuar si “të papajtueshëm” me Kushtetutën e Kosovës, ashtu si edhe me vlerat evropiane dhe të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane.

Në vend të tij, Kurti ka dalë me një draft-vizion të vetin se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që e rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë.

Ai ka thënë se dokumenti i tij bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht në modelin e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci (SNV).

Çfarë është modeli kroat?

Siç shkruan në ueb-faqen e këtij këshilli, ai “është një person juridik jofitimprurës”. Ai e ka vulën dhe simbolet e veta, të krijuara në përputhje me Ligjin Kushtetues Kroat për të Drejtat e Pakicave Kombëtare. Gjithashtu ka kryesinë, kuvendin, bordin mbikëqyrës, presidentin dhe këshillin.

Disa nga qëllimet e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci përfshijnë: promovimin dhe realizimin e të drejtave në fushën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe interesave të tjera të serbëve, si dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

Statuti specifikon se ky këshill vepron në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave dhe lirive fetare, të zhvillimit të komunitetit lokal, të zhvillimit të qëndrueshëm, të zhvillimit të zonave rurale dhe bujqësisë etj.

Ai bashkëpunon me institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale, me organizata dhe institucione qeveritare dhe joqeveritare, si dhe me organizata ndërkombëtare.

Anëtarë të këtij këshilli janë përfaqësues të pakicës kombëtare serbe. Ai financohet nga buxheti kroat, por edhe nga mjetet e marra nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, donacionet, të hyrat vetanake, fondet e BE-së dhe aranzhime të tjera që janë në përputhje me ligjin kroat.

Cili është propozimi i FES-it?

Në raportimet e disa mediave në Prishtinë u tha se propozimi që përmendi Stano, është më i afërt me një draft-statut që ka nxjerrë në janar organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

I përbërë nga shtatë kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut ka paraparë mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të Asociacionit, përfshirë simbolet.

Sipas FES-it, Asociacioni mund të ushtrojë edhe kompetenca shtesë, të cilat mund të delegohen nga autoritetet qendrore të Kosovës.

Sa i përket strukturës, ky draft-statut ka paraparë që Asociacioni të ketë: kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, këshillin dhe bordin e Asociacionit.

FES-i ka paraparë disa objektiva të këtij organi, sikurse forcimi i demokracisë lokale, duke lehtësuar, financuar ose promovuar aktivitete që avancojnë pjesëmarrjen qytetare dhe praktikat demokratike, si dhe përfaqësimin e interesave të rëndësishme për demokracinë lokale.

Sa i përket buxhetit, në këtë draft-statut është paraparë që Asociacioni të financohet nga kontributet e komunave pjesëmarrëse, nga të ardhurat e shërbimeve që ofron ky organ, pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, transferet nga autoritetet qendrore, grantet, donacionet, si dhe nga mbështetja financiare e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Serbinë.

Trysnia mbi Kosovën

Si Bashkimi Evropian, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë shpeshtuar së voni thirrjet që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pasi kryeministri Kurti i ka kritikuar ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve për anshmëri në proces, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin duhet të përgatitet me Shtetet e Bashkuara.

Për SHBA-në, Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ndër hapat e parë që duhet t’i bëjë Kosova për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Për BE-në, çështja se si bëhet Asociacioni dhe si do të operojë, duhet të diskutohet në dialog.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 14 shtator.

Bisedimet të enjten vijnë një muaj pas sulmit në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Gjatë përleshjeve, që kanë nxitur shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, janë vrarë edhe tre sulmues serbë./REL/

The post Kurti dhe Vuçiç bëhen gati për pikën e nxehtë të dialogut appeared first on Albeu.com.

“Plan i ri”, takimet e diplomatëve perëndimorë me Kurtin dhe Vuçiç për rinisjen e dialogut, Lajçak: Presim të përmbushen plotësisht detyrimet e tyre
Pesë emisarët perëndimorë dje kanë zhvilluar vizita në Prishtinë dhe Beograd, në përpjekje për të rinisur procesin e dialogut që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara.

Lajcak dhe Escobar të shoqëruar nga këshilltarët e Scholz, Macron dhe Melonit dje kanë dorëzuar një “plan të ri” për atë se si do të vazhdohet përpara drejt normalizimit, kjo pasi që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjëra.

Për këtë plan të ri, Lajçak paralajmëruar se do të ketë biseda intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Se do të ketë biseda intensive në vazhdim e ka konfirmuar edhe Zyra për Media e Kryeministrit Albin Kurti të cilët në një komunikatë  për media kanë konfirmuar dorëzimin e “planit të ri” dhe kanë shtuar se “diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas takimit me 5 emisarët, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë takime të rëndësishme në Bruksel

“Takim i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Në ditët në vijim pres takime të rëndësishme në Bruksel”, ka shkruar në Instagram Vuçiç.

Miroslav Lajcak gjatë fjalës së tij pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se kryeministri i Kosovës ka përgjegjësinë për progres në normalizimin e raporteve me Serbinë. Sipas emisarit sllovak Kosova s’mund të ecë drejt BE-së nëse s’ka progres në normalizim dhe këtu ka theksuar edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesa.

“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane”, tha Lajçak.

Ai gjithashtu ka thënë se pret nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet e tyre në kuadër të dialogut dhe se pret një hetim të plotë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise. Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak. /GazetaExpress/

The post “Plan i ri”, takimet e diplomatëve perëndimorë me Kurtin dhe Vuçiç për rinisjen e dialogut, Lajçak: Presim të përmbushen plotësisht detyrimet e tyre appeared first on Albeu.com.

Kurti pas takimit me diplomatët: Siguria e Kosovës është çështja më urgjente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën pas një takimi me pesë diplomatët perëndimorë se për vendin e tij çështja më urgjente është siguria e shtetit të qytetarëve.

Paraprakisht të shtunën pas takimit në Prishtinë, Miroslav Lajçak, i cili i priu pesësh diplomatike, tha se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.

Duke folur pas një takimi të pesë diplomatëve të Perëndimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, Lajçak tha se “çfarëdo kushti, apo çfarëdo vonese për normalizimin e marrëdhënieve është e papranueshme”.

“Ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i plotësojnë tërësisht detyrimet e tyre brenda dialogut. Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin se Kosova dhe Serbia bënë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të këtij viti”, tha Lajcak duke iu referuar sulmit kundër Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ai theksoi se Kurti, si kryeministër i Kosovës, “ka përgjegjësi të bëjë përparim në normalizimin e marrëdhënieve, nëse Kosova dëshiron të bëjë përparim drejt Bashkimit Evropian”.

“Këtu, ne duhet ta nënvizojmë nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë pa asnjë vonesë tjetër. Pa këtë, nuk do të ketë përparim në rrugën evropiane të Kosovës” paralajmëroi Lajçak.

“Diskutuam me Kurtin për një plan”

Lajçak tha se ai dhe katër diplomatët e tjerë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, po e vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin me një plan.

“Ne gjithmonë e kemi një plan, pra ne e kemi një plan dhe ne e diskutuam planin me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq sot më vonë. Tani nuk do të jap më shumë hollësi”, tha Lajçak.

Ai la të kuptohej se Kurti ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e dialogut, megjithëse pas sulmit në Banjskë, kryenegociatori i Kosovës për dialogun mes dy vendeve, Besnik Bislimi – i cili ishte në takim e sotëm në Prishtinë – kishte thënë se së pari duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe Serbisë nuk duhet t’i lejohet të bëjë agresion përsëri në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Lajçak nënvizoi se sulmi në Banjskë vetëm se a e ka bërë edhe më të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ai është rruga e vetme për dy vende me aspirata evropiane.

“Dialogu është më i rëndësishëm së kurrë, sepse nëse nuk ka dialog mund të përsëritet eskalimi, dhe kjo nuk është çka duam ne, as çka doni ju. Prandaj jemi këtu. E dyta, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut, sepse dialogu sjell normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak.

Pas vizitës në Prishtinë, diplomatët do të udhëtojnë drejt Beogradit, ku do të takohen me presidentin serb Aleksandar Vuçiq rreth orës 14:00.

Para takimeve, burimet diplomatike në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se me këtë vizitë synohet të dërgohet mesazh se ekziston unitet mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, që të punohet në zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të arritur në shkurt të këtij viti në Bruksel.

Një muaj më vonë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është arritur pajtueshmëri për aneksin e zbatimit të saj.

Në një samit të mbajtur më 20 tetor mes SHBA-së dhe BE-së në Uashington, palët kanë bërë thirrje për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut.

“Nënvizojmë nevojën që Kosova dhe Serbia, urgjentisht t’i ulin tensionet dhe shpejt, e pa kushte ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, është thënë mes tjerash në deklaratën e miratuar.

Por, pas zhvillimeve në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjërat më nuk mund të jenë njësoj sa i përket rrjedhës së dialogut.

Më 24 shtator, në Banjskë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmeve të një grupi të armatosur serb.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit, mes policisë dhe atij grupi, janë vrarë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili më pas ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e partisë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova është në kërkim të ekstradimit të Radoiçiqit nga Serbia.

Kosova e fajëson Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por ajo i hedh poshtë të gjitha pretendimet.

Çfarë kërkon Kosova?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 20 tetor se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun mes dy vendeve, Besnik Bislimi, ka thënë se fillimisht duhet të hiqen masat ndaj Kosovës, dhe Serbisë nuk duhet t’i lejohet të bëjë agresion përsëri në Kosovë.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës muaj më parë, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

Kërkesën e Kosovës për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë e ka bërë edhe Parlamenti Evropian, i cili përmes një rezolute të miratuar më 19 tetor, ka kërkuar që Beogradi të përballet me pasoja nëse vërtetohet një lidhje e drejtpërdrejtë e Serbisë me sulmin në Banjskë.

Çfarë kërkohet nga dy vendet?

Burimet në Bruksel i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se pritjet e diplomatëve janë që Kosovës t’i kërkohet që ta gjejë një rrugë për “organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri” dhe zotimin për nisjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund ta rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Nga Serbia besohet se do të kërkohet që të distancohet nga secili veprim që mund ta destabilizojë veriun e Kosovës dhe që po ashtu t’i zbatojë marrëveshjet të cilat janë arritur më herët në dialog.

Marrëveshja për normalizim – kyçe

Diplomatët perëndimorë e kanë përmendur disa herë se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është hap kyç për rrugën përpara drejt integrimeve evropiane.

Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

“Do të ketë propozime interesante”

Ditë më parë, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë për televizionin N1 në Serbi se në takimet e 21 tetorit, Kosovës dhe Serbisë do t’iu bëhen “propozime interesante”, pa dhënë më shumë hollësi.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Vetëm kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar tetë herë në kuadër të këtij dialogu, prej vitit 2021, por të gjitha takimet kanë përfunduar pa nënshkrim të ndonjë marrëveshjeje./rel/

The post Kurti pas takimit me diplomatët: Siguria e Kosovës është çështja më urgjente appeared first on Albeu.com.