DHOMA AMERIKANE E TREGTISE Archives - Albeu.com

Çfarë e acaroi kryeministrin? Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë braktisën sallën sapo Rama nisi të flasë për amnistinë fiskale
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, dhe ambasadorja e Francës Elizabet Barsacq kanë braktisur sallën sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë një dëgjese për ligjin e amnistisë fiskale.

Ambasadorët Zingraf dhe Barsacq kanë qëndruar të ulur në reshtin e parë duke dëgjuar fjalën e ministres së Financave Delina Ibrahimi, dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, por janë larguar menjëherë sapo fjalën e ka marrë kryeministri Rama.

Ky i fundit duket se nuk e ka pritur mirë gjestin e dy ambasadorëve, dhe gjatë fjalës së tij ka folur për “mungesë respekti” nga diplomatë të huaj që e trajtojnë Shqipërinë si “vend me bisht”.

Amnistia fiskale është kundërshtuar nga Dhoma e Tregrisë Amerikane dhe Gjermane, si dhe nga Bashkimi Europian.

Kujtojmë që Rama ka thënë sot se qeveria e tij është e vendosur për ta miratuar këtë ligj.

The post Çfarë e acaroi kryeministrin? Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë braktisën sallën sapo Rama nisi të flasë për amnistinë fiskale appeared first on Albeu.com.

“E kam me fakte” Rama i përgjigjet Dhomës Amerikane të Tregtisë për amnistinë fiskale: Edhe ju keni bërë transaksione të fshehta
Kryeministri Edi Rama është shprehur se edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë ka bërë transaksione të fshehta.

Komentet Rama i bëri në një takim që po zhvillon me një grup përfaqësuesish të bizneseve mbi amnistinë fiskale.

Rama shtoi se ata nuk mund të kundërshtojnë dhe të cënojnë sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambiciet e saj.

“Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia. Një kryetar dhome tregtie. Përjashtuar kryetarin e kryetarëve që nuk është bërë asnjëherë biznes. Përfshirë edhe Dhomën e Tregtisë me flamuj të partnerëve, me fakte që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë”, tha Rama.

The post “E kam me fakte” Rama i përgjigjet Dhomës Amerikane të Tregtisë për amnistinë fiskale: Edhe ju keni bërë transaksione të fshehta appeared first on Albeu.com.

Dhoma Amerikane, e ashpër kundër amnistisë fiskale, rrezik për pastimin e parave, futjen e të ardhurave të drogës
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) në një deklaratë zyrtare, thotë se vëren shqetësime serioze mbi draft-ligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Edhe pse akti i ri ka disa ndryshime nga iniciativa e mëparshme e qeverisë e ndërmarrë në vitin 2020, këto ndryshime nuk janë aq thelbësore për të ndryshuar rreziqet e ngritura prej saj dhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë, si FMN-ja dhe Komisioni Evropian.

Për këtë arsye, qëndrimi i Dhomës Amerikane, bazuar në opinionin teknik të ekspertëve të Komiteteve është si më poshtë:

-Dispozitat e këtij projektligji nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si droga, trafiku i qënieve njerëzore, pastrimi i parave janë të përjashtuar nga amnistia.

-Zbatimi i amnistisë do të sjellë konkurrencë të pandershme, duke favorizuar individë me aktivitete të shkuara të paligjshme, nëpërmjet tre situatave të ndryshme:

-Shmangia e pasojave të sistemit gjyqësor;

-Investimi i fondeve nëpërmjet kanaleve jo të ligjshme në ekonominë formale;

-Pagesa e një norme tatimore më të ulët (5-10%) në krahasim me ato të përfshira në aktivitete të ligjshme, e cila aktualisht qëndron në një normë totale 32%.

Për rrjedhojë, këto situata do të ulin pajtueshmërinë tatimore në Shqipëri në të ardhmen.

Pozicioni i Shqipërisë në programet e monitorimit ndërkombëtar mbi parandalimin dhe pastrimin e parave do të përkeqësohet. Duke qenë se Shqipëria ndodhet në listën gri të pastrimit dhe parandalimit të parave nga Moneyval, zbatimi i kësaj amnistie në këto momente kur Shqipëria ende po punon për rritjen dhe forcimin e strukturave monitoruese do të sjellë një stuhi të ekonomisë informale.

“Shqetësimi ynë kryesor është se miratimi i këtij projektligji do të rrezikonte pozitën zyrtare të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke rrezikuar procesin e anëtarësimit në BE.

Prandaj, nëse ky draft nuk merr mbështetjen publike të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë garanci publike nga organizatat monitoruese si Moneyval, FMN etj, Dhoma gjykon se kjo iniciativë do të jetë një hap në drejtim të gabuar, gjë që do të dëmtonte reputacionin e vendit për të bërë biznes me partnerët ndërkombëtarë dhe do të ulte mundësinë për të tërhequr investime të huaja në vend”, thuhet në deklaratë.

Si konkluzion, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri shprehet se rreziqet e projektligjit të ri tejkalojnë ndjeshëm përfitimet e tij dhe rekomandon tërheqjen e kësaj nisme./monitor

The post Dhoma Amerikane, e ashpër kundër amnistisë fiskale, rrezik për pastimin e parave, futjen e të ardhurave të drogës appeared first on Albeu.com.

Dënimi me burg i Saimir Tahirit, vjen reagimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë
Pas dënimit me 3 vite e 4 muaj burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Në një deklaratë, presidenti Enio Jaço shkruan se ky vendim ka ndezur sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Ai shton gjithashtu se ky vendim nuk do të thotë se drejtësia në vendin tonë është perfekte.

Reagimi i Kreut te Dhomes Amerikane te Tregtise, Enio Jaco:

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.

Por vendimi për ish ministrin, s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë Shtetin Ligjor, ka vuajtur nga një “Drejtësi e Përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtuar një Kapje të saj pas viteve ’90.

Ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë sado i vakët të jetë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik! Por që drejtësia të nisë të gëzojë Besueshmërinë e njerëzve do duhet kohë, dhe më shumë vepra reale të tilla, që të nisë të japë efektet e saj./albeu.com/

The post Dënimi me burg i Saimir Tahirit, vjen reagimi i Dhomës Amerikane të Tregtisë appeared first on Albeu.com.

“Kush janë prioritetet e SHBA?” Ambasadorja Kim: Qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim,tha se tre prioritetet kryesore të SHBA-së në Shqipëri janë demokracia, Reforma në Drejtësi dhe biznesi.

Komentet Kim i bëri gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë, tha se qeveria shqiptare ka prioritet klimën e biznesit.

Ajo shtoi se me Skavicën i hapet rrugë investimeve amerikane. Sipas saj e ardhmja e Shqipërisë do të jetë e ndritur dhe kjo nuk vihet në dyshim.

“Prioritet tona janë mbrojtja, biznesi dhe demokracinë. Të gjithë jemi përqendruar prej kohësh në demokracinë dhe mbrojtjen. Jam e kënaqur që po udhëheq ambasadën në një shtysë për të ngritur ekonominë tonë në një nivel. Shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, ekonomi në rritje, qasje në më shumë produkte dhe më shumë mundësi për rininë shqiptare, pikërisht këtu në Shqipëri. Para një viti nënshkruam një memorandum dypalësh për ekonominë. Ne pamë rezultate. Dy javë më parë kemi parë Skavicën, vendin që Shqipëria do të ndërtojë hidrocentralin.

Ky projekt shoqërohet nga një në Vlorë, që është një shembull tjetër i fortë dhe nëse ka sukses do të jetë projekti më i madh në Shqipëri i bërë nga një kompani amerikane. Mbetet ende shumë punë për të bërë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi klimës së biznesit. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund, e konkurrenca e ndershme duhet të jetë parësore që të gjithë investitorët të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparence. Jam e kënaqur që kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmirësuar klimën e biznesit. Gjatë 30 viteve të fundit kemi bërë rrugë të gjatë, por kur shohim atë që ka ndodhur them se e ardhmja do të jetë më e ndritur”, u shpreh Kim./albeu.com

The post “Kush janë prioritetet e SHBA?” Ambasadorja Kim: Qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit appeared first on Albeu.com.

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregoi sërish rënien e besimit të biznesit, reagon ambasadorja Kim
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.

Pas publikimit të këtij raporti, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Në një status në Tëitter shkruan: “Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis rregullit të ligjit dhe biznesit. Rregulla të qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime të SHBA dhe do t’i japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit”./albeu.com

There is a direct connection between rule of law and business. Clear rules (including final resolution of property rights), clean courts & consistent prosecution of corruption will attract more ?? investment & give more Albanians a fair shot at prosperity. https://t.co/x5JM3ka2gW

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 8, 2021

The post Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë tregoi sërish rënien e besimit të biznesit, reagon ambasadorja Kim appeared first on Albeu.com.

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, reagon PD: Taksat e larta prodhojnë korrupsion dhe oligarki
Pas publikimit të raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku thuhej kishte sërish rënie besimi të biznesit në Shqipëri, ka reaguar deputetja Jorida Tabaku.

Ajo shprehet se, ky indeks tregon një krizë të thellë të besimit nga biznesi amerikan në ekonominë shqiptare.

Gjithashtu u shpreh se taksat e larta prodhojnë korrupsion dhe oligarki.

Reagimi i Tabakut:

Rënia më e madhe e besimit në ekonomi,  37.6 %  bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012.

Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës.

Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012.

Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.

–     60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga everia. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.

–    Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.

33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.

–     Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.

Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.

Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin.

Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen./albeu.com

The post Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, reagon PD: Taksat e larta prodhojnë korrupsion dhe oligarki appeared first on Albeu.com.

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.

Ky është viti i dytë me rënie të Indeksit pas asaj të vitit 2019 kur rënia e besimit ishte 5 për qind.

Në studimin e siguruar nga Zëri i Amerikës thuhet se Indeksi i Besimit në vitin 2018 ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind.

Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së bizmesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për anëtarët e saj, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe.

Klima e përgjithshme e biznesit në Shqipëri mbetet e pafavorshme. Më shumë se 71 për qind e anëtarëve të Dhomës Amerikane e vlerësojnë klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, vetëm 9 për qind e vlerësojnë si pozitive dhe 20 për qind si neutrale.

Sipas studimit, performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë me 5 pikë, 80 për qind e të anketuarve deklaruan se performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë gjatë vitit 2020.

Ata kanë të njëjtin perceptim për rënien edhe sa u takon punësimit, investimeve, shkëmbimeve tregtare.

Niveli i taksave përbën një shqetësim dhe vlerësohet si jokonkurrues në rajon.

Afro 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave.

“Qeveria duhet të rishikojë taksat që zbatohen ndaj bizneseve dhe individëve. Administrata duhet të zhvillojë takime me bizneset për të dëgjuar nevojat e tyre dhe të thjeshtojë procedurat e taksave” – shprehet njëri nga biznesmenët e anketuar.

Edhe pse verpojnë në një klimë biznesi sfiduese, kompanitë anëtare shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar veprimtarinë e tyre, duke njohur vlerat potenciale të vendit dhe shpresën tek përmirësimet e ardhshme me reforma dhe forcimin e ligjit.

“Qeveria duhet të heqë dorë nga shumë burokraci dhe të krijojë një klimë më të favorshme për investitorët e huaj, në mënyrë që të tërheqë më shumë prej tyre. Shumë investitorë të huaj preferojnë të mos investojnë fare në Shqipëri, sepse fatkeqësisht, shumë pak mund të bëhet në klimën e biznesit në lidhje me lejet dhe lehtësinë e funksionimit pa ndërhyrje joformale” – u shpreh një tjetër i anketuar nga anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Në komentet e tyre bashkangjitur raportit të Indeksit theksohen më së shumti nevoja e madhe për “luftë ndaj korrupsionit të shtrirë në çdo fushë të jetës në Shqipëri”, për “pakësimin e polarizimit dhe luftës politike”, për “qasje miqësore ndaj biznesit”.

Ata pohuan se pronat private nuk respektohen, janë krijuar monopole dhe oligarki në çdo sektor, ndërsa bizneset mbahen nën presion dhe penalizohen për vonesat në pagimin e taksave për shkak të vështirësive të këtij viti pandemie.

Anëtarët e Dhomës Amerikane pohuan se kanë nevojë “digjitalizim, taksa më të ulëta, ndërhyrje më të pakët të qeverisë”, për “përparim të vërtetë kundër korrupsionit në procedurat e tenderave nga administrata” dhe për “trajtim të ndershëm të kompanive nga autoritetet e taksave”.

Të anketuarit kërkojnë po ashtu luftë ndaj informalitetit, depolitizim të administratës, vazhdimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe mbajtjen larg nga biznesi të garave politike elektorale.

Të anketuarit pohojnë se kanë nevojë për një luftë e vërtetë kundër krimit të organizuar, rryshfeteve, ulje të informalitetit dhe zbatimin e rregullave të BE-së për trajtim të njëjtë ndaj gjithë operatorëve ekonomikë, si dhe politika të qëndrueshme fiskale.

“Ka shumë për të bërë, por, të paktën, zbatoni ligjet në mënyrë që të keni konkurrencë të lirë. Mos e ndryshoni legjislacionin fiskal çdo muaj, pasi kështu shkatërrohen planet afatgjata të zhvillimit dhe investimeve që kompanitë kanë hartuar. Rritni kontrollet mbi cilësinë e punimeve të financuara nga buxheti i shtetit” – shprehet njëri prej të anketuarve nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Ata i bënë thirrje qeverisë për të mbështetur firmat prodhuese që marrin punëtorë të rinj dhe që ulin papunësinë, si dhe për zbatim të shpejtë të reformave për të zhvilluar ekonominë e tregut dhe për të rritur rolin e Shqipërisë në rajon.

“Autoritetet pengojnë procesin me procedura zyrtare të gjata e të kushtueshme, edhe pse ligji doganor parashikon një proces të thjeshtë dhe të shpejtë. Për këto thjeshtime ka një përvojë të madhe në shumë vende veçanërisht në SHBA në këtë fushë. Nevojitet thjeshtimi i procedurave të eksportit, sidomos në e-commerce” – theksoi një tjetër biznesman i anketuar.

Në anketimin e tyre anëtarët e Dhomës Amerikane shprehin besimin që një klimë e një transparence, praktika të ndershme dhe standarte demokratike do të garantonin një të ardhme më të mirë për investime dhe zhvillim ekonomik.

“Nevoja për një ndryshim më të fortë të politikave në reformat e klimës së investimeve del më së shumti në pah në këtë Indeks” – thuhet në studim.

Pandemia Covid-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie./VOA

The post Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri appeared first on Albeu.com.