deputetja e pd Archives - Albeu.com

Dha firmën për Rithemelimin kundër Olta Xhaçkës, deputetja e PD-së sqaron votën e saj në Kuvend
Deputetja e PD-së zyrtare Eralda Tase ka reaguar, pasi është bashkuar me Rithemelimit=n kundër mandatit të Olta Xhaçkës.

Tase shprehet se është dhe ka qenë deputete në krah të Bashës, por se nuk mund të tolerojë dot ish-ministren, që ka mbi supe akuza nga drejtësia.

Reagimi i deputetes së PD zyrtare, Eralda Tase:

Ndjej të nevojshme që për herë të fundit të sqaroj pozicionin tim politik në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në asnjë çast vota ime kundër zonjës Xhaçka nuk ka sesi të jetë pozicionim i imi në krahun e rithemelimit. Unë i përkas Partisë Demokratike zyrtare siç e quajnë disa, Partisë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha. Këtë zgjedhje e kam bërë që ditën e parë dhe sot jam më e bindur se kurrë për pozitën time.

Jam e detyruar të sqaroj këtë, pasi kam dhënë firmën timë kundër Olta Xhaçkës bashkë me deputetët e rithemelimit. Kjo ndodhi sepse në parim unë do të luftoj me çdo mjet një individ si ish ministrja e cila ka mbi supe akuza nga drejtësia, të cilat ja kam përmendur në parlament.

Përballja me të vërtetën e bëri zonjën Xhaçka ta kthente fjalën time në një vendeta personale ku më etiketoi si top lecke, kukull e kurdisur e sinonime të tjera të shemtuara të cilat më kanë shkelur rëndë në parim si njeri, si grua, si nënë dhe si politikane.

Unë jam e qartë në pozicionin tim sepse kam vendosur që në karrierën time politike, sado që ajo të zgjasë, të jem në krah të drejtësisë. Thënë kjo unë qëndroj krah të vetmit grupimi politik i cili ofron figura të papërlyera. Kjo nga ana tjetër më jep të drejtën të votoj kundër çdo figure të korruptuar, majtas e djathtas aq më tepër kur kjo figurë nuk ka guxim të kërkojë ndjesë për arrogacën dhe marrëzinë që ka treguar ndaj çdo shqiptari, duke i vendosur pseudonimin “ata nga mali”.

Qëndrimi im kundrejt zonjës Xhaçka tejkalon çdo lloj grupimi politik apo ndasie politike, kjo sepse demi që ajo i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me pozicionim politik por ka të bëjë me të gjithë ne si qytetarë shqiptarë.

The post Dha firmën për Rithemelimin kundër Olta Xhaçkës, deputetja e PD-së sqaron votën e saj në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Porti i Durrësit, deputetja e PD-së ironizon investimin: “Porta Potty” në qytetin bregdetar
Deputetja e PD, Flutura Açka e cila ka kundërshtuar projektin për Portin e Durrësit ka ironizuar këtë marrëveshje nga salla e Kuvendit.

Nga vendi i saj në ulësen e Parlamentit, Açka ka nxjerrë një fletë të bardhë A4, ku shkruan me shkrim dore “Durrës Porta Potty”.

Kujtojmë se në mediat botërore qarkulloi gjerësisht lajmi mbi skandalin “Porta Potty”, ku vajza eskorta iu binden dëshirave të shfrenuara seksuale dhe jo vetëm të sheikëve të Dubait.

The post Porti i Durrësit, deputetja e PD-së ironizon investimin: “Porta Potty” në qytetin bregdetar appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet vendore/ Zbulohet emri i parë, ish-deputetja e PD shpall kandidaturën për Bashkinë e Tropojës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj është e para në PD, që bën të ditur se ka vendosur të hyjë në Primare. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social ‘Facebook’, Hajdarmataj njofton se do të garojë për të qenë kandidate për bashkinë Tropojë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Miq, Shumë prej jush më njeh si një demokrate, ndër themelueset e PD, e flaktë, që nuk bën kompromis me idealet e të gjithëve ne, të tjerë si një grua dhe nënë që përpiqet të gjendet kudo në nismat për mbrojtjen dhe promovimin e grave dhe vajzave, duke u përqendruar dhe tek potencialet e zhvillimit lokal e turizmit malor.

Dhe shumë të tjerë si pjesëmarrëse në Lëvizjen Studentore dhe anëtare e Grupimit “ Dhjetori 90”, e dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen “ PISHTAR I DEMOKRACISË”, “Për ndihmesën e çmuar në ndërtimin, konsolidimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë në Shqipëri”.

Por ajo që kam më shumë për zemër është identiteti, marka “çikë Tropoje”.

Edhe pse jam larguar në moshë të re nga Tropoja, për shkak të studimeve, profesioni dhe jeta familjare më pas më përqëndroi në Tiranë, asnjëherë nuk i kam shkëputur marrëdhëniet me vendlindjen time dhe patriotët e mi, këtu në Tiranë dhe diasporë.

Tropoja, zona me pasuri të shumëllojshme nën tokë dhe mbi tokë, “Mbretëresha e Alpeve Shqiptare” është ndër krenaritë e mia më të mëdha.

Dashuria për vendlindjen është frymëzim për mua në çdo sfidë.

Braktisja pa mëshirë nga pushteti i Rilindjes, në nivel lokal dhe qëndror, prej afro 10 vite dhe diskriminimi që u është bërë tropojanëve por jo vetëm, më ka ndezur pasionin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për ti hyrë garës së PRIMAREVE në Tropojë.

Është beteja që e kam ëndërruar sepse vetëm kur drejton një bashki ke drejtuar qytetin dhe rrotullon botën për të sjellë projekte, punësim dhe shumë mundësi për të rinj për qytetin tënd.

Tropoja ky diamant i Alpeve dhe gjithë Veriut nuk mund të kryesojë varfërinë e thellë të Shqipërisë.

Nuk e mohoj se një shtysë shum të fortë e kam marrë nga mesazhe dhe telefonata që kam marrë nga tropojanë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Arsyeja më kryesore pse kam vendosur të garoj në PRIMARET për kandidat për Kryetar të Bashkisë Tropojë, në Zgjedhjet Lokale 2022 është vendimi i Partisë Demokratike për t’i besuar anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj për të përcaktuar kryebashkiakët e ardhshëm dhe parlamentarët e tyre lokalë.

Besimi që të japin anëtarët, simpatizantët dhe demokratët me vullnetin e tyre të lirë është i pakrahasueshëm me asnjë pozicion liste kryetarësh.

Prandaj, për t’ia arritur këtij misioni që i kam vënë vetes, më duhet besimi dhe mbështetja e tropojanëve, por të parët jeni ju demokratët, themelet e shtëpisë sonë dhe heronjtë e cdo beteje këtu dhe në Tiranë.

Ju ftoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim që ka për synim rikthimin e vendlindjes sonë,Tropojës sonë, në vendin që e meriton.

Dashuria për Tropojën tonë, për qëndrueshmërinë e komunitetit, të ardhmen e familjeve tona, për të mbajtur rrënjët në tokën e të parëve, duhet të na bashkojë, të mos na ndajë.

Rrugëtimi i vështirë i PD në këta 30 vite dhe kesaj radhe, beteja e vërtetë historike mes nesh, patriotëve të flamurit, besimtarëve në Zot dhe qëndrestarëve të vlerave dhe atyre që atdhe, fè e familje kanë vetëm paranë ka treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë dhe t#ia dalim, për Tropojën tonë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Me demokratët e Tropojës, për Tropojën tonë…

Anëtarë, simpatizantë, demokratë- vota jote, jo e kryetarit!

The post Zgjedhjet vendore/ Zbulohet emri i parë, ish-deputetja e PD shpall kandidaturën për Bashkinë e Tropojës appeared first on Albeu.com.

Padia për tezat e provimit, Kushi përballet me Vokshin në gjykatë
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka paditur në gjykatë deputeten e PD Albana Vokshi në lidhje me akuzat për tezat e provimit të maturës shtetërore, të cilat dolën para provimeve.

Nga dyert e gjykatës, Kushi tha se ka ngritur këtë padi për shpifje sepse beson te disa vlera dhe parime që i ka respektuar që nga dita e pare.

Kushi: E kam ngritur ketë padi për shpifje sepse besoj te disa vlera dhe parime që i kam respektuar që nga dita e parë. Një politikë me e drejtë e ndershme me të verteta pa shpifja e akuza pa fakte.

I bëj apel Vokshit që të jemi të gjithë të vertete të kemi një politikë të ndershme.

Ndërkohë Vokshi tha për mediat se ministrja ka kërkuar që deputetja demokrate të tërheqë deklaratat e saj, gjë që nuk u pranua. Ajo akuzo Kushin dhe Ramën se ka degraduar sistemin arsimor.

Vokshi: Në këtë seancë vendosa të paraqitem personalisht në respekt të investimit që po bën kjo gjykatë , që po përdoret për arsye polituke për të na mbyllur gojën mua dhe kolegëve që të mos bëjmë denoncime, edhe në respekt të grevës së avokatëve për hartën e re gjyqësore.Ishte një seancë pajtuese, kerkoi që të tërhiqja deklaratat e mia, e ka degraduar sistemin arsimor. Ne do jemi në krah të nxënësve./alebu.com

The post Padia për tezat e provimit, Kushi përballet me Vokshin në gjykatë appeared first on Albeu.com.

Albana Vokshi zgjidhet zëvendës-presidente e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi është zgjedhur zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane.

Lajmin e bëri të ditur Komisioni i Rithemelimit, i cili njofton se gjatë kongresit të EPP ëomen të zhvilluar në Dublin, Vokshi rezultoi një nga 3 gratë më të votuara, duke përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Partinë Demokratike.

“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të pronovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, u shpreh Vokshi.

Në kongresin e Dublinit, EPP ëomen vendosi për ndryshimin e lidershipit. Doris Pack, një nga mbështetëset të Shqipërisë u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit.

Presidente e EPP ëomen u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:

Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)

Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,

Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)

Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)

Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)

ëalburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)

Doina Gherman, deputete, (Moldavi).

The post Albana Vokshi zgjidhet zëvendës-presidente e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane appeared first on Albeu.com.