Charles McGonigal Archives - Albeu.com

“Saga McGonigal vazhdon, do ketë hetime të tjera”, Papa: Mendoj që Dumani e ka marrë dosjen
Gazetari Robert Papa deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV se saga McGonigal do të vazhdojë, pasi Kongresi amerikan do të vijojë hetimet. Sipas Papës kreu i SPAK Altin Dumani e ka marrë dosjen, prandaj jo rastësisht është thirrur për t’u marrë në pyetje për 6 orë Agron Neza.

Gazetari shton se duke qenë se dëmi i madh ekonomik është bërë në Shqipëri, Dumani ka të drejtë ta pyesë me letër-porosi McGonigal-in. Papa thotë se McGonigal mund të jetë shitur te FBI nga Neza, Duçka dhe Rama. Ai vë në dukje se kryeministri shqiptar ka shumë përgjime në këtë dosje.

I pyetur sa vendimin e Gjykatës Federale të Uashingtonit, Papa shprehet:

“Vendimi është 7 faqe, është në një gjuhë vështirë për ta përkthyer. Por i është dhënë dënimi maksimal 28 muaj. Te vendimi i gjykatëses, është falsifikimi, mosdeklarimimi i parave cash të marrë nga personi A. Niveli i dënimit shkoi në maksimum në nivelin 17. Përmendet zyrtari i huaj i cili është Rama, në vendimin e gjykatëses. Gjykatësja shkoi edhe më tepër se sa prokurorët që kërkuan që dënimi të ishte në shkallën 6 jo 17. Gjithsej  McGognial dënohet me 6 vite e gjysmë. Është shumë pak, nëse do kishte gjyq dhe ishin 8 akuza të mëdha, maksimumi shkonte në 80 vite burg. Por prokurorët pranuan marrëveshjen dhe ai pranoi vetëm një akuzë, një në Nju-Jork dhe një në Uashington. Kjo s’i jep fund sagës McGonigal. Kongresi vazhdon të hetojë, jo vetëm për rastin me Shqipërinë, në rastin me Rusinë duke parë një periudhë 15 vjeçare të tij si përgjues, dhe lidhjet e hershme që ka pasur me KGB.Problemi është që ky është ngatërruar me lojën politike amerikane. Është te dosja e Trump, por ka lidhje edhe me djalin e korruptuar të Biden, Hunter Biden, por edhe lidhje me Duckën. Duçka është kryesori i korrupsionit që përfaqësohet në lidhjet me Ramën dhe amerikanët. Fakti është që personi A. ka bërë që McGonigal të takojë një zyrtar të huaj, Ramën, dhe t’i japë puset e naftës. Përfitimi ka qenë 25 milionë dollarë. Që të thuash 225 mijë dollarë cash të dhëna nga Neza janë hua, kjo është skandaloze.

Edhe Neza nëqoftëse i ka dhënë dy herë cash, njëri i filmuar në garazh makine, duhet të dërgojë para prokurorëve të dhënat e bankës, sepse këtu kemi të bëjmë me pastrim parash, por prokurorët mbetën vetëm te dënimi i një akuze. Drejtorit të FBI i janë bërë shpesh pyetje në Senat. A do të ketë hetime të mëtejshme ndaj tij? Fakti që ai pati 7 orë takime me 7 krerët e inteligjencës amerikane flet për diçka më shumë. Unë mendoj që Dumani e ka marrë dosjen, jo rastësisht e ka thirrur 6 personin A., Neza”.

I pyetur ku implikohet kryeministri Rama me këtë dosje, Papa thotë:

“Kryeministri Rama përmes Nezës i ka kërkuar puset e naftës, përfitime 25 milionë dollarë, dhe nuk është rastësisht që disa ditë më pas është dhënë para në cash. Një zyrtar i lartë i CIA-s thotë që McGonigal është paguar nga qeveria shqiptare. McGonigal duhet ta ketë ditur që në ambasadën amerikane ka një stacion të FBI-së. Fillesat e hetimeve kanë nisur nga një përgjim në Londër, ku ai është takuar me oficerë të spiunazhit rus. Rama ka shumë përgjime, ka takime në Uashington, takime Nju-Jork, dreka dhe darka dhe Rama ka dashur të ndërtonte një agjenci të madhe kundërkorrupsioni me shef McGonigal. FBI i tha McGonigal-it stop. Dëmi më i madh ekonomik është bërë në Shqipëri, ai ka të drejtë ta pyesë me letër-porosi McGonigal, të marrë dosjen hetimore. Na është thënë që transkrpiti i plotë ne si media e huaj mund të na jepet në fund të marsit, ose në prill. Hunter Biden ka pasur një informator të FBI-së i quajtur ciklopi, që 99 për qind është McGonigal. Këtu luan një rol të madh edhe Duçka që bën lojë të dyfishtë. McGonigal është shitur te FBI, nga personi A, nga Duçka dhe Rama. Fakti që Dumani ka thirrur 6 orë në Prokurori Nezën është shumë. Në 6 orë Neza mund të ketë dhënë shumë informacione. Nuk ka mbaruar saga për Duçkën dhe Nezën”.

Duke u ndalur te deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit në Shqipëri, Papa thotë:

“Blinkeni ka folur në mënyrë diplomatike, s’i takon të vërë nota për një qeveri, sepse raportet vjetore janë skandaloze për Ramën. Imuniteti i Ramës është që duke qenë kryeministër s’e arrestojnë dot. Dyshja më e keqe në diplomacinë amerikane është Blinken-Biden. Vizita e Blinkenit më shumë ishte një qokë e Yuri Kim”.

I pyetur mbi protestën që do të mbajë opozita sot para Kryeministrisë, gazetari deklaron:

“Shpresa nuk ka vdekur, shqiptarët janë gjallë, edhe pse kanë ikur shumë demokratë. Nuk ka rëndësi Berisha a kushdo, por e keqja e madhe në atë vend është Rama. Protestat mund ta shkundin dhe mund të jetë goditja e fundit ndaj një njeriu autoritar, që në këtë ditë shkon e bën takim me një tjetër autoritar në Turqi. Protestën s’e kontrollon dot një politikan, ne shohim edhe në Gjermani, edhe në Francë që ka protesta të dhunshme, janë mjetet e fundit”.

The post “Saga McGonigal vazhdon, do ketë hetime të tjera”, Papa: Mendoj që Dumani e ka marrë dosjen appeared first on Albeu.com.

“U soll si i pandehur”, Bardhi për Ramën: Nuk na tha ça ishte kjo dashuri e madhe e shefit të FBI
Deputeti demokrat Gazment Bardhi tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë sqarim në lidhje me skandalin “McGonigal”.

Bardhi u shpreh se Rama duhet të ishte një deputet i thjeshte dhe jo kryeministër, por fshihet pas imunitetit diplomatik që ja jep konventa e Vjenës

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Siç e patë, erdhi foli 45 min nuk tha asgjë dhe iku. Cilido që priste përgjigje nga Rama, mori thjesht një lumë metaforash, sharjesh ndaj opozitës dhe asnjë sqarim mbi këtë vendim të drejtësisë amerikane.

Kur ngre akuza për kundërshtarët politik flet si prokuror, ndërsa kur ka akuza nga drejtësia amerikane thotë prisni drejtësinë amerikane.

Ai duhet të ishte një deputet i thjeshte dhe jo kryeministër. Ai fshihet pas imunitetit diplomatik që ja jep konventa e Vjenës

Pranoi takimet, por nuk na tha ca ishte kjo dashuri e madhe e shefit të FBI me Edi Ramën. Pse nuk kishte kaq dashuri me kryeministrin e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës. Çfarë i lidhte në këtë marrëdhënie speciale zyrtarin e FBI me kryeministrin shqiptar?!

Dy persona e kanë korruptuar agjentin e FBI, Deripaska dhe Edi Rama. Të dy me një qëllim të përdorin fuqinë e FBI kundër kundërshtareve politikë.

Ai sot u soll si  i pandehur, zgjodhi të mos fliste për akuzat. /albeu.com

The post “U soll si i pandehur”, Bardhi për Ramën: Nuk na tha ça ishte kjo dashuri e madhe e shefit të FBI appeared first on Albeu.com.

“Do t’ju vendosim në listën e zezë”, media amerikane: McGonigal mori 12 milionë euro nga Shefqet Kastrati, tentoi edhe Samir Manen
Mediat amerikane kanë publikuar të tjera detaje lidhur me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal dhe hetimet që po zhvillohen nga drejtësia amerikane. “Washington Examiner” ndër të tjera shkruan se zbuluar se McGonigal ka shantazhuar disa biznesmenë shqiptarë, duke u thënë se do të sanksionohen nga SHBA dhe do të vendosen në listën e zezë.

Sipas “Washington Examiner”, McGonigal u ka marrë këtyre biznesmenëve 30 milionë euro, ndërsa përmend emrin e biznesmenit Shefqet Kastrati duke thënë se i ka marrë 12 milionë euro, ndërsa të njëtën skemë ka tentuar të bëjë edhe me Samir Manen.

Shkrimi i plotë i “Washington Examiner”, nga John Schindler, ish-analist i inteligjencës dhe oficer kundërzbulimit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë

Byroja Federale e Investigimit (FBI), nuk është përballur kurrë me një skandal të tillë si ai me ish-agjentin Charles McGonigal.

Ish-zyrtari i FBI u padit me akuza federale muajin e kaluar. Sipas aktakuzës së publikuar nga Departamenti i Drejtësisë, pas tërheqjes së tij nga byroja në vitin 2018, McGonigal shkeli sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë duke bashkëpunuar me Oleg Deripaskën. Ky i fundit është një prej oligarkëve të Rusisë i lidhur me Presidentin rus Vladimir Putin si dhe me agjencitë e sigurisë në Kremlin. Duke pasur parasysh përfshirjen e Deripaskës në fushatën Presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, arrestimi i McGonigal shkaktoi një sërë reagimesh nga zyrtarët.

Por disa nga e djathta amerikane dolën në konkluzione të tjera. Sipas tyre, kjo ishte një provë se FBI-ja komplotoi në 2016-ën kundër Donald Trump duke e përfshirë atë në një lidhje me rusët. A ishte thjesht një rastësi që punëdhënësi rus i McGonigal kishte punësuar edhe ish-spiunin britanik Christopher Steele, autor i asaj dosjeje të famshme? Ky është spekulim, nga të gjitha anët. McGonigal akuzohet për goditjen e sanksioneve: korrupsion, jo spiunazh. Për më tepër, dashuria e tij e pamatur me Deripaskën erdhi pasi McGonigal u tërhoq nga FBI. Kështu, të paktën, FBI po e rrotullon këtë skandal të turpshëm.

Këtu ka shumë pyetje, veçanërisht sepse McGonigal konsiderohej si një mjeshtër fiksues në FBI për çështje të tilla, dhe ai e përfundoi karrierën e tij si agjent i posaçëm përgjegjës për kundërzbulimin në Zyrën Fieldore të Nju Jorkut, një nga punët kryesore në gjithë FBI. Në atë pozicion, McGonigal kishte akses në një gamë të gjerë sekretesh spiunazhi nga i gjithë komuniteti i inteligjencës. Për ata me prirje konspirative, a ishte thjesht një rastësi që, vetëm një muaj pasi McGonigal mori përsipër operacionet e spiunazhit të FBI-së në Nju Jork, një spiun i lartë rus i caktuar në Ambasadën e Moskës në OKB atje, vdiq në rrethana shumë misterioze, në ditën e zgjedhjeve 2016?

Por shikoni më nga afër lidhjen me Shqipërinë.

McGonigal është paditur gjithashtu nga Departamenti i Drejtësisë me akuzat për marrjen dhe mos raportimin e një pagese prej 225,000 dollarësh nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare i quajtur Agron Neza në verën e vitit 2017. Në atë kohë, McGonigal punonte ende për FBI-në. Për arsye që mbeten të paqarta, McGonigal u bë një “aktor” në politikën shqiptare për të fituar para.

McGonigal, ndërsa shërbente ende si një zyrtar i lartë i FBI-së, u bë një ndërmjetësues i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Partisë së tij Socialiste në pushtet. Shqipëria është një aleat i vendosur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, por që kur Rama mori drejtimin e Tiranës një dekadë më parë, ai vend i vogël është kthyer në një vatër korrupsioni, plus narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Pse administrata Biden mbyll një sy ndaj gjithë kësaj, mbetet një pyetje shqetësuese. Blerja e zyrtarëve të lartë amerikanë si McGonigal është pjesë e mënyrës se si Rama vazhdon ta mbajë pushtetin. Opozita shqiptare është e shqetësuar për këtë skandal, ku shfaqet një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane që shërben si ndërmjetësues për socialistët në pushtet.

McGonigal bëri disa udhëtime në Shqipëri për të ndihmuar Ramën, përfshirë në shtator 2017, kur ai punonte ende në FBI. Ndërsa ky udhëtim kishte një qëllim zyrtar sipas FBI-së, qëllimi jozyrtar i McGonigal ishte të ndihmonte Ramën duke goditur kundërshtarët e tij. Një raport i ri nga Washington Post zbulon disa informacione nga kjo vizitë:

“McGonigal, i cili ishte ende duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dha kryeministrit Byronë “parafernalia” dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse të shpimit për kompanitë që ishin fronte për interesat ruse. Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte në rolin e tij si një Oficeri i kundërzbulimit kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se, në fakt, Neza dhe një shqiptar tjetër që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si këshilltar informal i Ramës, kishin interesat e tyre financiare në vendburimet e naftës”.

E vërteta është më e keqe se kaq. Është mjaft e rëndë që një zyrtar i lartë i FBI-së u përfshi në një marrëdhënie biznesi në politikën e brendshme të një aleati amerikan. Kjo rubrikë mund të raportojë se ajo që bëri McGonigal në atë udhëtim fatal në Shqipëri ishte shumë më e keqe nga sa kanë pranuar autoritetet federale ose media. Burime të nivelit të lartë shqiptarë, të cilët dëshmuan sjelljen e tmerrshme të McGonigal ndërsa ai ishte në atë vend, rrëfejnë se zyrtari i lartë i FBI-së ka kryer një operacion kundër shqiptarëve të pasur për përfitime personale.

McGonigal u tha biznesmenëve shqiptarë, të cilët jo të gjithë ishin nën kontrollin e qeverisë Rama, se do të përballen me sanksione nga SHBA, të cilat do të shkatërronin bizneset e tyre, do t’u sekuestronin llogaritë bankare dhe do t’i jepnin fund udhëtimeve të tyre jashtë vendit. Megjithatë, McGonigal mund ta rregullojë këtë problem për një tarifë modeste prej disa milionë dollarësh. Mesazhi ishte i qartë: Më paguani ose do të shkatërroj jetën tuaj. Shqiptarët e shqetësuar e morën seriozisht këtë kërcënim, duke pasur parasysh qëndrimin e McGonigal në FBI, dhe shumë prej tyre e paguan. Disa kanë paguar “vetëm” 3 milionë euro. Të tjerët paguanin shumë më tepër.

Burimet më thonë se McGonigal tronditi Shefqet Kastratin, manjatin kryesor të naftës në Shqipëri, për 12 milionë euro, me vlerë afro 15 milionë dollarë në 2017. Me sa duket, McGonigal u përpoq të merrte ryshfet edhe nga Samir Mane, një biznesmen kryesor shqiptar, në një mënyrë të ngjashme. Burimet ballkanike thonë se përfitimi i McGonigal nga kjo tronditje ishte rreth 30 milionë euro, por me sa duket kjo ishte e ndarë me partnerët e tij shqiptarë.

Ku shkuan paratë? Ky nuk kishte gjasa të ishte një operacion parash, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e tij, dhe burimet e inteligjencës ballkanike më thonë se kriptomonedha, përfshirë bitcoin, ishte e përfshirë. Këto burime thonë se McGonigal tentoi operacione të ngjashme tronditëse në fqinjët e Shqipërisë, Maqedoni dhe Mal të Zi, të cilat të dyja përmbajnë pakica të rëndësishme shqiptare etnike.

Detajet janë të turbullta dhe kanë nevojë për hetim të plotë, por shqiptarët që kanë informacione, këmbëngulin se kanë qenë dëshmitarë të këtij aktiviteti të paprecedent të Charles McGonigal kur ai ishte një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së. Kjo kërkon një hetim urgjent nga Kongresi. Ajo për të cilën Departamenti i Drejtësisë ka paditur McGonigal, duket si maja e vogël e një ajsbergu ballkanik jashtëzakonisht të korruptuar”. /BW

The post “Do t’ju vendosim në listën e zezë”, media amerikane: McGonigal mori 12 milionë euro nga Shefqet Kastrati, tentoi edhe Samir Manen appeared first on Albeu.com.

Ish-e dashura e McGonigal: Më ka nisur foto me Ramën, i ka dhe FBI
Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, së fundmi ka dhën detaje për marrëdhënien e këtij të fundit me kryeministrin Rama.

Ajo tha se miqësia e tyre i dukej e pazakontë, ndërsa shtoi se të dy janë takuar bashkë në Neë York, ku McGonigal i ka dërguar dhe foto me kreun e qeverisë.

Këto foto i disponon dhe FBI.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Pse jeni e sigurt që në Shqipëri ka pasur raporte të rrezikshme?

Allison Guerriero: Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjentë i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte.

Pyetje: A takoheshin shpesh McGonigal dhe Rama?

Allison Guerriero: Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë, deklaroi Guerriero në Euroneës.

Pyetje: Ai ju tregonte udhëtime të cilat nuk i kishte raportuar tek shefat e tij, do të thotë që kishte besim tek ju apo jo?

Allison Guerriero: Në fakt ai thjesht më ka treguar disa foto peizazhi të Shqipërisë. Ishte thjeshtë duke më thënë që ishte i zënë me punë dhe më dërgoj foto me kryeministrin Rama që tashmë e ka FBI.

Kush është McGonigal?

McGonigal akuzohet nga autoritet amerikane për shkelje të sanksioneve të SHBA ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të lidhur me Kremlinin, në këmbim të pagesave të fshehta që i ka dhënë atij Deripaska. Ai akuzohet gjithashtu për mosraportim në FBI të marrrjes në vitin 2017 të 225 mijë dollarëve nga një shqiptaro-amerikan, ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë, për vizitat në Shqipëri dhe takimet me kryeministrin Rama po në të njëjtin vit. Akuzat përfshijnë edhe mosraportim të marrdhënies së tij me një politikan kosovar dhe dy politikanë boshnjakë

McGonigal dhe Shqipëria

Drejtësia amerikane ka bërë publike ecurinë e marrëdhënies së ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal me Shqipërinë. Në prill 2019, shtatë muaj pas dorëheqjes së tij nga posti i lartë i drejtorit të kundërzbulimit në FBI, ai dhe tre bashkëpunëtorë, blenë studion ligjore në Tiranë, ”Laë office and Investigation”, ku McGonigal kishte 25 për qind të aksioneve, studio që u mbyll pas disa muajve.

The post Ish-e dashura e McGonigal: Më ka nisur foto me Ramën, i ka dhe FBI appeared first on Albeu.com.

“Skandali” McGonigal dhe përfshirja e Ramës, ish e dashura e agjentit: Kryeministrin shqiptar e kishte mik, flisnin shpesh në telefon
Allison Guerriero, gruaja që “fundosi” ish-zyrtarin e FBI, Charles Mcgonigal me një e-mail është zbërthyer së fundmi dukle dhënë detaje për çështjen.

Në një intervistë për Euronews, Guerriero  ka dhënë detaje në lidhje me takimin e kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-të dashurit të saj.

Sipas saj, perveç takimeve që McGonigal ka zhvilluar me Ramën në Shqipëri, ata flisnin shpesh në telefon dhe ishin miq të mirë.

Pyetje: Kë do të takonte në Shqipëri McGonigal? Në dijeninë tuaj kë do të takonte dhe çfarë qëllimi do të kishin këto takime?

Allison Guerriero: Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit.

Pyetje: Çfarë raporti ka pasur McGonigall me kryeministrin Edi Rama?

Allison Guerriero: Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin.

Pyetje: Sa shpesh flisnin në telefon?

Allison Guerriero: Charli ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

Më tej ajo ka dhënë detaje edhe për lidhjen që kishte McGonigal me ish-bashkëpunëtorin e sigurimit Agron Neza.

Guerriero tha se McGonigal e kishte mik dhe së bashku kishin udhëtuar në Shqipëri, Kosovë e Vjenë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A e njihni Agron Nezën? Një person bashkëpunëtor i afërt i ish- të dashurit tuaj, a kishit dëgjuar për të?

Allison Guerriero: Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Neza, nuk e njoh. Charli e ka përmendur si një mik të tij dhe kaq. Dhe që kishin udhëtuar bashkë për në Shqipëri, në Vjenë edhe për në Kosovë me makinë nga Shqipëria.

/Albeu.com/.

The post “Skandali” McGonigal dhe përfshirja e Ramës, ish e dashura e agjentit: Kryeministrin shqiptar e kishte mik, flisnin shpesh në telefon appeared first on Albeu.com.

“Isha e dehur kur e nisa e-mailin”, ish e dashura e McGonigal rrëfen si “e fundosi” agjentin e FBI
Allison Guerriero, një 49 vjeçare nga New York është në fokus të mediave amerikane por jo vetëm, që prej 27 janarit.

Guerriero do mbetet në memorien e të gjithëve si gruaja e tradhtuar nga Shefi i FBI, të cilin për hakmarrje apo për arsye të tjera, e fundosi me një e-mail.

Ajo ka treguar të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.

Ajo thotë se e-mailin e denoncimit ia dërgoi FBI-së  pasi ishte kthyer nga funeral i një personi të afërt dhe ishte në gjendje të dehur.

Në një intervistë për Euronews, ajo  zbulon se në e-mail tregoi për lidhjet e McGonigal me rusët, si dhe vizitat që ish-i dashuri i saj bënte në Shqipëri pa i raportuar në institucionin ku punonte.

Pjesë nga intervista:

Kishte besim tek ju McGonigal?

Allison Guerriero: Ne të dy kishim besim tek njëri-tjetri shumë por nuk diskutonim gjëra për punën tonë në mënyrë të detajuar. Unë thjeshtë merrja informacionet bazike se ku ai do të shkonte dhe kë do të takonte, por nuk dija dhe nuk më thoshte që kishte gjëra të paligjëshme në këto aktivitete.

Nuk ju kishte lindur ndonjë dyshim?

Allison Guerriero: Jo sepse unë e besoja shumë atë.

Si ishte momenti kur vendosët të dërgonit emailin? Pse e bëtë?

Allison Guerriero: E kisha shumë mik William F. Sweeney, ne ishim miq të ngushtë dhe kisha shumë besim tek ai. Ka pasur një rast që unë mendova se ai më tradhtoi dhe nuk kishte të bënte shumë me Charlin. Atë ditë që unë dërgova emalin ishte varrimi i një anëtari të afërt të familjes sime dhe isha e dehur dhe bëra një gabim që nuk duhet ta kisha bërë.

A jeni penduar që e keni dërguar Emalin dhe ke denoncuar McGonigal?

Allison Guerriero: Nuk jam penduar që kam dërguar emalin, jam penduar që e kam dërguar në gjendje të dehur. Mund ta kisha bërë më mirë nëse do të isha esëll. Po nuk jam penduar që e kam dërguar atë email.

Çfarë përgjigje more nga shefi i FBI miku juaj dhe kolegu i MCGonigal? Çfarë ndodhi pas atij emali?

Allison Guerriero: Asgjë nuk ndodhi, ai më injoroi. Dhe nuk besoj që ky hetim është nxitur nga ai email. Besoj që hetimi për McGonigal ka nisur dy vite më pas, pra nuk kam qenë unë burimi i asnjë informacioni që ishte bazë për të nisur një hetim. Asgjë nuk erdhi nga ai email.

Kur daton ai email?

Allison Guerriero: Në 2019.

FBI ka ardhur në shtëpinë tuaj dhe ju ka treguar disa foto?

Allison Guerriero: Po më bën një thirrje për tu paraqitur dhe për të përcaktuar nëse do të isha një dëshmitare e mirë kundër McGonigal. Më intervistuan dhe më pas vendosën që unë nuk kisha asgjë për të ofruar si dëshmitare. U vendos nga organi hetimor që të mos kualifikohesha si dëshmitare.

Çfarë pyetjesh ju bëri FBI në lidhje me Shqipërinë?

Allison Guerriero: Po më pyetën për Shqipërinë ju thash jo më shumë se ju thash ju në këtë intervistë që nuk di asgjë se çfarë po bënte Charlie në Shqipëri. Nuk dua të them shumë sepse nuk dua të riskoi se mund të komprometoj rastin kundër tij do të dali çdo gjë në gjykatë. Do të lë gjykatën të bëj punën e vetë dhe provat të flasin vetë të gjitha përgjigjjet do të merren në kohën e duhur.

A ju kanë kontaktuar njerëz të afërt të McGonigal përfshirë edhe njerëz nga Shqipëria?

Alison Guerriero: Jo dhe këtu unë mbarova nuk ka më përgjigjje. Nuk më ka kontaktuar askush./Albeu.com/

The post “Isha e dehur kur e nisa e-mailin”, ish e dashura e McGonigal rrëfen si “e fundosi” agjentin e FBI appeared first on Albeu.com.

NYT angazhon 5 gazetarë për Ramën dhe McGonigal, çfarë tha prestigjiozja amerikane dhe si përfshihet kryeministri shqiptar
Skandali i ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ka marrë vëmendjen e mediave amerikane dhe jo vetëm.

McGonigal, një figurë jo e panjohur në Shqipëri, u rikthye në vëmendje pasi u arrestua dhe kjo nxori në dukje lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, por edhe zyrtarë të tjerë shqiptarë.

Vetë Rama refuzoi të paraqitej në Kuvend për t’u përgjigjur në lidhje me këtë çështje e megjithatë në po të njëjtën ditë, në orët e mbrëmjes, Rama zgjodhi të shfaqej në media dhe të sulmonte gazetarët që e pyetën në lidhje me këtë çështje.

Pikërisht të nesërmen, media amerikane “New York Times” publikoi një shkrim që vinte në dukje implikimet e kryeministrit Rma në çështjen e McGonigal, në të cilin thuhej se emri i tij përmendej disa herë në aktakuzë.

“New York Times” angazhoi një ekip prej 5 gazetarësh për shkrimin në fjalë, i cili mban emrat e Michael Rothfeld, William Rashbaum, Keneth Vogel, Adam Goldman dhe Susan Beachy.

Dy prej tyre, Micharl Rothfeld dhe William Rashbaum janë fitues të çmimit më të lartë në gazetari, Pulitzer.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se takimi mes Ramës dhe McGonigal u ndërmjetësua nga Dorian Duçka, këshilltari informal i Edi Ramës.

Në artikull thuhet se kryeministri shqiptar dhe McGonigal zhvilluan një marrëdhënie, ku zyrtari i FBI, ndërmori hapa në dobi të Ramës.

“Kur ishte ende në F.B.I., McGonigal zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington. Zoti Rama e ka portretizuar veten si një reformator dhe kundërshtar i luftës së Rusisë në Ukrainë. Por pas daljes në pension të tij në 2018, zoti McGonigal punoi në anën tjetër, në listën e pagave të një oligarku rus të sanksionuar, Oleg Deripaska, që dikur shihej si anëtar i rrethit të ngushtë të Presidentit Vladimir V. Putin, bazuar në aktakuzën për McGonigal dhe një tjetër shtetas Sergei Shestakov“, shkruan New York Times.

Gazeta vë gjithashtu në dukje faktin që Edi Rama vetëshpallet properëndimor, por nga ana tjetër takohej me Charles McGonigal, i cili kishte marrë fonde nga oligarku rus Oleg Deripaska. /albeu.com

The post NYT angazhon 5 gazetarë për Ramën dhe McGonigal, çfarë tha prestigjiozja amerikane dhe si përfshihet kryeministri shqiptar appeared first on Albeu.com.

“Do nxjerrim në dritë çdo fakt”, Berisha: Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se beteja e opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti, teksa e cilësoi këtë të fundit si armik të egër të votës.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha u ndal edhe te çështja McGonigal, për të cilën theksoi se nuk mund të kalojë si gjithë të tjerat.

Berisha tha se të gjitha ata që janë implikuar në këtë çështje do të marin vendin që i takon.

“Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Edi Rama është armik i egër i votës. E gjithë beteja jonë është largimi i tij nga pushteti. Unë e konsideroj akt patriotik vendimin e çdo emigranti dhe qytetari të diasporës të vijë dhe të votojë në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka që të votoni në vendet ku jetoni për zgjedhjet në Shqipëri. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fitoren tonë.

Çështja McGonigal nuk mund të kalojë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik në ShBA dhe Shqipëri. Kjo çështje është simbol i veprime më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Të gjithë ata që janë implikuar, do marrin vendin që meritojnë. Do nxjerrim në dritë çdo fakt të këtij superskandali. Jemi të vendosur të informojmë Komisionin Hetimor në SHBA. Nuk do shmangemi, deri sa protestat të shkojnë drejt kauzës sonë. Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Mcgonigal”, tha Berisha. /albeu.com

The post “Do nxjerrim në dritë çdo fakt”, Berisha: Ed Gonigali do ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI appeared first on Albeu.com.

Republikanë e demokratë kërkojnë sqarime për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal
Në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar drejtorit të FBI-së sqarime lidhur me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në kuadër të një hetimi që ka filluar Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, që ligjvënësit republikanë thonë se janë përdorur si mjete politike nga demokratët kundër republikanëve.

Në një letër për Drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, Kryetari Komisionit Juridik Jim Jordan, vë në dukje se zoti McGonigal luajti rol të rëndësishëm në fillimin e hetimeve për lidhjet me Rusinë të ish Presidentit Trump.

Ata theksojnë se oligarku rus, Oleg Deripaska, për të cilin zoti McGonigal, punoi pas largimit nga FBI-ja, kishte punuar me ish agjentin e shërbimeve britanike të zbulimit, Christopher Steele, dosja e diskredituar e të cilit ndaj zotit Trump, sipas letrës, luajti rol qendror në fillimin e hetimeve.

Edhe kryetari demokrat i Komisionit Juridik të Senatit Dick Durbin, i ka kërkuar me anë të një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, zotit Wray informacione të mëtejshëm lidhur me aktivitetet e zotit McGonigal, duke u nisur nga dy aktpaditë, ajo e Nju Jorkut, për lidhjet me oligarkun rus dhe ajo e Uashingtonit, për lidhjet me Shqipërinë.

Zoti Durbin thotë se akuzat për shkeljet e zotit McGonigal janë shqetësuese dhe ai kërkon informacion mes të tjerash mbi rolin e zotit McGonigal në hetimet për lidhjet ruse të zotit Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016. /VOA

The post Republikanë e demokratë kërkojnë sqarime për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunim me oligarkun rus, Kongresi hap hetimet për Charles McGonigal
Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve po heton ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal, i cili u akuzua javën e kaluar se ndihmoi një oligark rus që u përpoq të shmangte sanksionet amerikane.

Jim Jordan, kryetari i komitetit, dhe  Matt Gaetz i dërguan një letër drejtorit të FBI-së Christopher Ëray duke kërkuar dokumente dhe komunikime në lidhje me McGonigal, të tilla si historia e punës, vlerësimet e verifikimit të sigurisë  dhe dokumente të tjera të lidhura me këtë çështje.

Kongresmenët thanë se po ndjekin qëllimin e vazhdueshëm të komitetit për të “hetuar akuzat për politizimin dhe njëanshmërinë në Byronë Federale të Hetimit (FBI).”

“Vetëm javën e kaluar, me padinë e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, popullit amerikan iu kujtuan sërish problemet në dukje të përhapura brenda FBI-së”, thuhej në letër.

“Ne shkruajmë për të kërkuar material dhe informacion në lidhje me sjelljen e pahijshme të McGonigal.”

Departamenti i Drejtësisë paditi McGonigal, një veteran i FBI-së, më 23 janar për ofrimin e shërbimeve dhe marrjen e parave nga Oleg V. Deripaska, një oligark rus me lidhje të njohura me presidentin rus Vladimir Putin. Në atë kohë, McGonigal ishte agjenti special që drejtonte divizionin e kundërzbulimit të byrosë në Nju Jork.

McGonigal është akuzuar për “shkelje dhe komplot për të shkelur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente”, sipas DD-së, si dhe për komplot për të kryer pastrim parash.

Gaetz dhe Jordan i kërkuan gjithashtu FBI-së të organizonte një konferencë me anëtarët e Kongresit për të diskutuar hetimin dhe për të vlerësuar “rreziqet e sigurisë kombëtare të paraqitura nga bashkëpunimi i McGonigal me Deripaska”./Albeu.com/

The post Bashkëpunim me oligarkun rus, Kongresi hap hetimet për Charles McGonigal appeared first on Albeu.com.