burrat Archives - Albeu.com

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë.

Një grua merrte 75.4 mijë lekë/muaj, ose 10.6% më shumë se në 2023-n. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT.

Teksa pagat mesatare të grave janë rritur me ritme më të shpejta se të burrave, hendeku është ngushtuar në 4.9%, nga 6.2% një vit më parë.

Kjo do të thotë se burrat paguhen mesatarisht rreth 5% më shumë sesa gratë. Hendeku mbetet gjithsesi më i lartë se në vitin 2021 kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Ndonëse hendeku është ngushtuar, janë vetëm 4 grup profesione, ku gratë u paguan më shumë se burrat në vitin 2024, nga 5 një vit më parë. Profesionet ku gratë paguhen më shumë janë:

Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës.

Gratë drejtuese paguhen më shumë

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 214 mijë lekë në muaj në 2024-n, me rritje prej 6% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (200.7 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 6.5% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 118 mijë lekë, ose 7.9% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori.

Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 29%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.

Burrat në industri paguhen 71 mijë lekë në muaj, përkundrejt 50 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.

Aftësitë në mësimdhënie në lëndët shkencore vlerësohen më pak tek femrat. Diferenca në grup profesionin “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë” është 17%, me burrat që paguhen 107 mijë lekë dhe gratë rreth 88 mijë lekë në muaj.

Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 13% më pak sesa ata meshkuj. Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 94 mijë lekë, ose 15.6% më pak sesa burrat. Barazia më e madhe në paga është në Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes (rreth 48 mijë lekë secili).

The post Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim appeared first on Albeu.com.

Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave
Në kuadër të raportit për barazinë gjinore të vitit 2025, femrat shqiptare, kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkujt. Renditja është bërë nga Forumi Ekonomik Global.

Shqipëria renditet e para në botë për nën-treguesin “Barazia në paga për punë të ngjashme”, që është pjesë e tregtuesi “Pjesëmarrja Ekonomike dhe Mundësitë”, një prej katër grupeve kryesore që matin indeksin e barazisë gjinore, së bashku me “Arsimin”, “Shëndetin dhe Mbrojtjen”, dhe “Fuqizimin Politik”.

Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj që fitojnë burrat për të njëjtin punë.

Kjo përqindje është më e larta në botë dhe ka diferencë me vendin e dytë që është Islanda dhe e mbyll hendekun me 85.1%.

Treguesi “barazia në punë për paga të ngjashme” bazohet në të dhënat e Vëzhgimit me Drejtuesit, që organizohet nga Forumi Ekonomik Global, ku mbi 11 000 udhëheqës biznesi nga 123 vende përgjigjen në shkallën 1–7 për pyetjen:

“Në shtetin tuaj, për punë të ngjashme, në çfarë mase pagat e grave janë të barabarta me ato të burrave”? (1 = jo fare, shumë më pak se burrat; 7 = plotësisht, të barabarta). Vlerat mesatare të përgjigjeve (1–7) konvertohen në një indeks 0–1, ku 1 (ose 100%) përfaqëson barazi të plotë (“fully equal”) dhe 0 (ose 0%) përfaqëson mosbarazi të plotë.

Shqipëria ka një barazi shumë më të lartë në paga në krahasim me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Serbi, hendeku gjinor mbyllet në nivelin 64%, Mali i Zi 66.3%, Bosnjë Hercegovinë 60.8%, Maqedoninë e Veriut 54.6% (e fundit në Europë).

Të dhënat për Kosovën mungojnë. Ndërsa e parafundit në Europë është Italia (55%), pra me gratë që paguhen gati sa gjysma e burrave.

Femrat drejtuese në Shqipëri paguhen më shumë sesa meshkujt

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, që i referohen vitit 2023, Paga mesatare e femrave ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, që paguhen 72.7 mijë lekë në muaj.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 201 mijë lekë në muaj në 2023, me rritje prej 16% në raport me vitin e mëparshëm.

Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (188 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 7.2% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 108 mijë lekë, ose 6% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori./MONITOR

The post Forumi Ekonomik Global: Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave appeared first on Albeu.com.

Gratë apo burrat beqarë më të lumtur? Ja çfarë thonë studimet
Supozohet se gratë kërkojnë më së shumti një partner romantik e që shfaqin dëshirën më tepër se sa burrat për martesë dhe krijimin e një familjeje. Bazuar në këtë supozim, është krijuar ideja se gratë “vuajnë” më shumë periudhën e të qenurit beqarë se sa burrat.

Por sa e vërtetë është kjo? Sipas një studimi të fundit, rezulton se gratë beqare në fakt ndihen më të lumtura se sa burrat beqarë.

Studiuesit e Universitetit të Torontos Elaine Hoan dhe Geoff MacDonald, analizuan të dhënat e afro 6.000 njerëzve. Kishte pothuajse një numër të barabartë burrash dhe grash dhe 29 individë non-binary. Mosha mesatare e beqarëve të marrë pjesë në studim ishte 32 vjeç dhe nuk ndodheshin në një marrëdhënie romantike në kohën e studimit.

Gratë ishin më të lumtura se burrat me jetën e tyre beqare

Në çdo pyetje të bërë në studim, gratë beqare ishin më të rehatshme se burrat beqarë me jetën e tyre beqare.

Por, a janë gratë thjesht në përgjithësi më të kënaqura se burrat, edhe nëse janë në një marrëdhënie romantike? Kur bëhet fjalë për kënaqësinë e përgjithshme të jetës dhe kënaqësinë seksuale, përgjigjja është po: Gratë me një partner ishin më të kënaqura se burrat me një partner. Por, ato nuk ishin më të kënaqur me jetën e tyre personale.

Pika në të cilën gratë beqare me të vërtetë dalloheshin nga burrat beqarë dhe gratë në marrëdhënie ishte kënaqësia e tyre për stadin e tyre personal të jetës. Siç rezulton, mesatarisht, jeta e “vetme” i përshtatet grave beqare. Atyre u pëlqen dhe nuk janë veçanërisht të interesuar për të pasur një marrëdhënie me patjetër.

Pse gratë janë më të lumtura se burrat kur janë vetëm?

Për të shpjeguar gjetjet e tyre, Hoan dhe MacDonald sugjerojnë se gratë mund të jenë më të lumtura si beqare, sepse kanë më shumë gjasa të kenë marrëdhënie më ‘mbështetëse’ përtej dashurisë.

Gjithashtu, kënaqësia e tyre seksuale mund të nënvlerësohet në krahasim me atë të meshkujve në marrëdhëniet romantike. Studiuesit argumentojnë gjithashtu se ndërsa të ardhurat e grave priren t’u afrohen burrave, ka më pak siguri financiare për burrat në një martesë.

Të gjitha këto shpjegime të mundshme mund të kenë njëfarë baze. Megjithatë, duket se ato krijohen nga këndvështrimi i çiftit.

Çfarë mund të ndodhë nga ana e beqarëve?

“Ka disa studime që kanë treguar se, mesatarisht, gratë gëzojnë vetminë e tyre. Ata kalojnë më shumë kohë duke ndjekur interesat e tyre, kanë më shumë gjasa të kenë miqësi të ngushta– ato janë të zotë për t’u lidhur dhe për të qëndruar të lidhur me njerëzit që kanë rëndësi për ‘to. Punët e shtëpisë nuk janë një sfidë – ato shpesh janë rritur për të ditur se si të gatuajnë dhe të pastrojnë.

“Në fakt, gratë beqare që më parë ishin të martuara me një burrë shpesh shprehin lehtësim”,—shkruan Paula De Polo në një artikull për Psychology Today.

Një pjesë e madhe e burrave që jetojnë vetëm e vlerësojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre.  Ata gjithashtu mbajnë rrjetet e tyre sociale aktive, përsëri pa u varur nga një partner romantik heteroseksual për ta bërë këtë për ta.

The post Gratë apo burrat beqarë më të lumtur? Ja çfarë thonë studimet appeared first on Albeu.com.

Ja arsyeja pse burrat rrinë më shumë në “WC” sesa gratë
Për shumë burra, shkuarja në tualet është një kohë shumë e gjatë. Sasia e kohës që burrat shpenzojnë në tualet “çmend” gratë, të cilat nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë aty për kaq shumë kohë.

Mund t’iu duket qesharake, por rezulton se tendenca e seksit mashkull për të qëndruar ulur në tualet për një kohë të gjatë shpjegon edhe pse ata në përgjithësi kanë një aktivitet më normal të zorrëve sesa femrat.

“Çdo grua që jeton me një burrë e di se është e vërtetë që meshkujt kalojnë më shumë kohë në banjë sesa femrat në përgjithësi, por në realitet, ata kanë shumë më pak gjasa të vuajnë nga problemet e zorrëve dhe kapsllëku kronik sesa femrat”, tha gastroenterologu, Kyle Steller për Yahoo.

Cila është arsyeja e kohës shtesë të mashkullit që kalon në tualet?

Psikologia gastrointestinale, Madison Simmons nga Klinika e Cleveland tha se shpjegimi mund të jetë biologjik. Si fillim, trupi duhet të jetë i relaksuar për t’i vënë gjërat në lëvizje, me sa duket. Meshkujt, rezulton, priren të ndihen më të relaksuar kur janë në tualet sesa gratë, shpjegoi Simmons. Kjo është për shkak se ata kanë një “ndërprerës binar” që i ndihmon ata të hidhen papritur në përgjigjet “lufto ose ik” (pjesë e një mekanizmi evolucionar mbijetese që përgatit një person të përballet fizikisht me një kërcënim ose rrezik të menjëhershëm).

Funksioni kryesor i sistemit nervor autonom është ruajtja e shëndetit të trupit, balancimi i aktivitetit të sistemeve të trupit dhe ruajtja e energjisë me kalimin e kohës dhe nga ana tjetër, përgatitja e tij për aktivitetin e mbijetesës afatshkurtër. Në mënyrë që tretja të kalojë siç duhet, trupi duhet të jetë në një gjendje të relaksuar. Bërja e kalimit nga stresi i përditshëm në relaksimin në tualet inkurajon atë që Simon e quan “funksioni i pushimit dhe i tretjes”. Kur trupi është në gjendje relaksimi dhe dita për shumicën e të rriturve është relativisht stresuese, a është çudi që ata nuk nxitojnë të ngrihen dhe të shkojnë? Burrat, tha Simmons, thjesht mund të “shijojnë të kalojnë kohë në këtë gjendje relaksi përpara se të kthehen përsëri në jetën e tyre stresuese”.

Hulumtimet e mëparshme zbuluan gjithashtu se burrat kanë më shumë gjasa të lexojnë në tualet, gjë që u merr më shumë se mesatarja e pesë minutave që u duhen shumicës së njerëzve për ta bërë, sipas Klinikës Cleveland. Një studim tjetër nga Universiteti i Oksfordit zbuloi se burrat zakonisht qëndrojnë më shumë në telefon sesa gratë kur janë në banjë (gjë që është e rrezikshme në vetvete).

The post Ja arsyeja pse burrat rrinë më shumë në “WC” sesa gratë appeared first on Albeu.com.

Gratë ankohen më shpesh për sëmundjet, por burrat vdesin të parët! Çfarë tregon studimi
Në fakt, ka disa të vërteta në këtë paragjykim seksist, konstaton një studim shkencor. Gratë ankohen më shpesh për sëmundjet, burrat vdesin më heret.

“Gratë vazhdimisht ankojnë se janë të sëmura: ndonjëherë ‘më dhemb shpina’, pastaj ‘më dhemb koka’, e kur nuk ka këso ankesash, atëherë përdorin ate ‘më lër rehat, jam në depresion’. Ndërsa burrat heshtin – dhe vdesin të parët. Kjo ndodh pjesërisht për shkak se përplasen me një makinë, rrëzohen të vdekur nga sulmi kardiak, zemra u rreh më shpejt, apo dhe vdesin në qetësi të plotë, Ose së fundi vdiqën shumë edhe nga korona.

Këto pohime tingëllojnë si biseda për “burrat e vërtetë” pas birrës së katërt. Paragjykimet e tilla të këqija seksiste mund të dëgjohen në mbarë botën. Por ky është përafërsisht edhe konstatimi i një studimi të madh shkencor të botuar në revistën prestigjioze mjekësore Lancet Public Health, bazuar në 20 sëmundjet më të zakonshme dhe shkaqet e vdekjeve në të gjitha moshat dhe të gjitha rajonet e botës. Arsyet për këtë janë megjithatë shumë më komplekse nga sa imagjinohen.

Dallimi midis gjinive në shëndet bëhet i dukshëm që në adoleshencë. Është mosha jo vetëm kur dallimet biologjike mes gjinive bëhen të dukshme, por edhe kur ndjenja e përkatësisë gjinore – pavarësisht gjinisë biologjike – fillon të ndikojë në jetë. “Nuk është vetëm trupi biologjik me të cilin keni lindur. Është edhe ndjenja e gjinisë në mjedis që shkakton dallimet”, shpjegon profesoresha Sarah Hawkes nga University College London.

Edhe mjekët janë seksistë

Shkaqet janë të shumta dhe nuk janë vetëm për shkak të dallimeve fiziologjike, apo zakoneve në shoqëri. As mjekët nuk janë pa faj. “Ne e dimë se tashmë ka një paragjykim në diagnozat e mjekëve, ku gratë do të diagnostikohen me një çrregullim mendor shumë më shpejt”, thotë një nga autoret e studimit, Luisa Sorio Flor nga Instituti Amerikan për Vlerësimin e Shëndetit.

Në të njëjtën kohë, edhe nëse ankohen për çrregullime mendore, meshkujt do të kenë më pak gjasa të dërgohen për terapi, ndër tjerash për shkak të paragjykimit se “burrat” nuk kanë nevojë për të. Në këtë mënyrë, statistikat tregojnë një numër më të madh të grave që vuajnë nga çrregullime mendore.

“Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës” – siç quhet shpesh dhimbja në pjesën lumbale të shtyllës kurrizore, është pak më e vështirë të shpjegohet. Këtu sigurisht luajnë një rol arsyet fiziologjike, si ndjeshmëria më e madhe ndaj dhimbjeve për shkak të luhatjeve hormonale, ndryshimet në formën e skeletit, si dhe stresi fizik, i cili shkaktohet lehtësisht nga shtatzënia dhe lindja.

Por ka edhe studime të tjera, të cilat dëshmojnë se edhe mjekët gabojnë kur bëhet fjalë për dhimbje shpine. Në studim thuhet se këtë e bëjnë si mjekët meshkuj ashtu edhe femra, edhe pse hulumtimet më të detajuara kanë treguar se shtylla kurrizore e femrave është në gjendje shumë më të keqe se e meshkujve, të cilët më shpejt dërgohen për terapi. Autorët e këtij hulumtimi besojnë se as vetë gratë nuk kërkojnë ndihmë mjekësore në këtë rast sepse janë shumë të zëna me vendin e tyre të punës, apo me mirëmbajtjen e shtëpisë dhe kujdesin për familjen.

“Sëmundjet e grave” nuk janë aq të rëndësishme

Sorio Flor dhe shkencëtarët e tjerë krahasuan të dhënat e studimit nga viti 1990 deri 2021 gjetën diçka interesante: “Në disa kategori mund të vërehen më pak raste të sëmundjes, por raporti midis burrave dhe grave mbetet i qëndrueshëm”. Ndërsa në rastin e “sëmundjeve tipike të grave” – dhimbje shpine dhe depresioni, dallimi është shumë i vogël.

Profesori londinez mendon se seksizmi ekziston –  në të gjithë sistemin e kujdesit shëndetësor: “Unë mendoj se ka një tendencë në kujdesin shëndetësor për të barazuar shëndetin e gruas me aftësinë për t’u riprodhuar. Në të njëjtën mënyrë, shëndeti i një gruaje përqendrohet kryesisht tek mitra”, beson Hawkes.

Studiuesit, të cilët kanë publikuar punimin, bëjnë të ditur se do të përpiqen të marrin të dhëna më të shumta dhe cilësore, por problemi i tyre në rritje është korrektësia politike. Domethënë, gjithnjë e më shpesh në diagnoza nuk shënohet fare gjinia e pacientit, e sidomos jo orientimi gjinor. Kjo u pa edhe në kohën e pandemisë COVID-19: nëse do të kishte të dhëna më të mira për gjininë e pacientëve, ndoshta nga kjo mund të nxirren disa përfundime për terapi më të mirë.

Për Sorio Flor, ky studim tregoi fillimisht një fakt banal: “Rezultatet tona janë mjaft të qarta. Nevojat shëndetësore të burrave dhe grave janë thjesht të ndryshme”. Ky duhet të jetë gjithashtu një mësim për sistemet shtetërore të kujdesit shëndetësor: për sëmundje “burrash” si infarkti, ka mrekulli në të gjitha spitalet dhe ka gjithmonë para për teknologjinë e vërtetë hapësinore. Por për sëmundjet e “grave”, edhe kur është shëndeti mendor, bëhen kursime të rregullta dhe shkurtohen shpenzimet./DW

The post Gratë ankohen më shpesh për sëmundjet, por burrat vdesin të parët! Çfarë tregon studimi appeared first on Albeu.com.

Gratë dhe burrat me lule në duar, ja si i gjen “8 Marsi” rrugët e Tiranës
Në të gjithë botën, sot festohet Dita Ndërkombëtare e Grave, festë e cila vë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre.

Edhe në Shqipëri, kjo festë pritet me plot hare dhe sjell edhe ndryshime lehtësisht të dukshme nga përditshmëria jonë.

Në rrugët e Tiranës këtë ditë ‘8 Marsi’ sheh gra, por jo vetëm, edhe burra me lule në duar.

Në fotot e realizuara nga LSA, nëpër Tiranë gratë shihen nëpër rrugë me lule në duar.

The post Gratë dhe burrat me lule në duar, ja si i gjen “8 Marsi” rrugët e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Studimi: Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë
Është 8 Marsi, festa e gruas. Bilanci në vite tregon për një rritje të rolit të tyre në ekonomi dhe sidomos në politikë. Sot, Shqipëria është ndër vendet që ka peshën më të lartë të femrave në kabinetin qeverisës, në nivele të njëjta me Finlandën.

Megjithatë femrat edhe pse janë më të arsimuara vazhdojnë të paguhen më pak sesa meshkujt, në pjesën më të madhe të profesioneve. Edhe në shtëpi, pushtetin e kanë burrat që kanë në emër të tyre llogaritë bankare, por edhe guxojnë më shumë, duke marrë kredi.

Burrat paguhen më shumë se gratë

Burrat paguhen më shumë sesa gratë në pjesën më të madhe të profesioneve. Madje të dhënat e INSTAT tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022, në raport me atë të femrave.

Mesatarisht, një punonjës në vend u pagua me 61,898 bruto në muaj në 2022, me një rritje nominale prej 8.2%.

Për meshkujt, paga mesatare ishte 63,773, me një rritje prej 9.2%. Për femrat, paga mesatare arriti në 59,813, ose 7.3% më shumë sesa një vit më parë.

Rritja më ritme më të larta e pagave të burrave në krahasim me ato të grave bëri që të thellohet sërish hendeku gjinor mes pagesave të të dy gjinive. Gratë u paguan 6.2% më pak sesa burrat në 2022, nga 4.2% që kishte zbritur diferenca në 2021.

Nga 36 grup profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre gratë paguhen më shumë.

Fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Sipas INSTAT, femrat në grup profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 189,393 në vitin 2022. Ky nivel, jo vetëm që është paga më e larta nga të gjithë grup profesionet në vend, por është dhe 11.1% më e lartë sesa e meshkujve. Në krahasim me një vit më parë, paga për këtë grupprofesion u rrit me rreth 10%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë është grupi tjetër, ku femrat marrin më shumë se meshkujt. Paga e femrave në këtë grup është 64,365 lekë, ose 10.7% më shumë sesa burrat.

Në dy profesionet e tjera, “Punëtorë shërbimi dhe ndihmës” dhe “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, gratë marrin përkatësisht 1.3% dhe 1.1% më shumë se burrat.

Administrata është institucioni që nuk i “diskriminon” femrat në paga, teksa “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” marrin njësoj, rreth 92 mijë lekë në muaj.

Ndërsa në arsim preferenca është tek meshkujt, që paguhen gati 80 mijë lekë në muaj, ose 12% më shumë sesa gratë e të njëjtit profesion.

Edhe në shëndetësi ekziston diferenca. Grup profesioni “Specialistë të shëndetësisë” i paguan meshkujt 85.8 mijë lekë në muaj, ose 13.8% më shumë sesa femrat. Për “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, paga mujore e burrave është 65.8 mijë lekë, ose rreth 8% më shumë sesa e grave të të njëjtit profesion.

Diferenca më e lartë femra meshkuj është në prodhim, ku rekordin e mban industria, që i paguan burrat 24.6% më shumë sesa gratë. (shiko në fund grafikun e pagave sipas sektorëve dhe gjinisë)

…Por gratë janë më të arsimuara

Ndonëse paguhen më pak sesa burrat, gratë kanë nivel më të lartë arsimimi. Sipas INSTAT vajzat tentojnë më shumë që të ndjekin Universitetin, në krahasim me djemtë. Në total, 21.3% e femrave mbi 25 vjeç kanë mbaruar arsimin e lartë, përkundrejt 18.2% të meshkujve.

Në parlament dominojnë burrat, në qeveri e kanë marrë “pushtetin” gratë

Në vitin 1920 në Kuvendin Shqiptar nuk kishte asgjë grua. Epoka e socializmit mund të njihet për diktaturë, por të paktën në periudhën 1970-1990, në Kuvend femrat përbënin 30% të Kuvendit. Me ardhjen e demokracisë pushteti ligjvënës u kthye sërish tek meshkujt, që dominonin me gati 94% të pjesëmarrjes në këtë institucion të lartë në 2011-n. Dekadën e fundit pjesëmarrja e grave në Kuvend është rritur sërish, duke arritur në 2021-2022 në rekordin historik të 36% pjesëmarrje, ndonëse ende në pakicë në raport me burrat.

Por, nëse ka një vend ku ato dominojnë, është në qeverisje. Në qeverinë aktuale, nga 16 ministri, 10 drejtohen nga ministre femra. Në fund të vitit 2023, Shqipëria renditej e para në botë për pjesëmarrjen e femrave në kabinetin qeveritar, me 67% të totalit, e ndjekur nga Finlanda, me 64% dhe Spanja me 64%, sipas indeksit të fuqizimit të gruas, të publikuar nga programi i CFR për gratë dhe politikën e huaj. Aktualisht kjo peshë ka zbritur në 62.5% pas ndryshimeve të fundit në qeveri, që larguan një ministre dhe shtuan një ministër.

Ndryshe nga qeveria, në Administratë dominojnë meshkujt në drejtim. Sipas INSTAT, përqindja e femrave në pozicione menaxheriale në vitin 2022 ishte 35%, në ulje nga 35.5% vitin e mëparshëm.

Indeksi i fuqizimit të gruas, barazia në politikë

Gratë jetojnë më gjatë se burrat, grup mosha 35-39 vjeç ka më shumë meshkuj se femra

Për vetë gjenetikën, apo stilin më të kujdesshëm të jetesës, gratë jetojnë më gjatë sesa burrat. Sipas INSTAT, jetëgjatësia e pritshme në lindje është 80.9 vjeç për gratë dhe 77.3 vjeç për burrat.

Femrat martohen mesatarisht 27.7 vjeç, ndërsa meshkujt 31.2 vjeç.

Në vend, sipas INSTAT ka 2.77 milionë banorë. Nga këta 1.4 milionë ose 50.4% janë femra, ndërsa 1.37 milionë janë meshkuj.

Në Shqipëri lindin më shumë djem sesa vajza. Sipas INSTAT, në grup moshën 1-4 vjeç, vajza janë 48.5%. Për grup moshën 20-24 vjeç, popullsia ndahet në dy pjesë të barabarta. Grup mosha që ka më shumë meshkuj se femra është 35-39 vjeç.

Mbi 40 vjeç ka më shumë femra se meshkuj, për shkak të emigracionit më të lartë të tyre pas viteve ’90.

Në moshat mbi 70 vjeç mbizotërojnë femrat për shkak të jetëgjatësisë më të lartë të tyre.

Paratë i mbajnë burrat

Në llogaritë e shtëpisë gratë mund të jenë më jenë më të ekonomizuara, por kur vjen puna te bankat, janë burrat ata që dominojnë. 56.5% e llogarive depozituese në sektorin familjar zotërohen nga meshkujt.

Edhe rrezikun e marrin burrat përsipër. 57% e llogarive humarrëse janë nga meshkujt.

The post Studimi: Gratë paguhen më pak se burrat, ndonëse studiojnë më shumë appeared first on Albeu.com.

Përleshje masive në tren, burrat godasin njëri-tjetrin (VIDEO)
Disa pamje të publikuara, tregojnë momentin kur një përleshje masive shpërtheu në një metro të ngarkuar në Londër.

Sipas mediave britanike, imazhet që janë bërë virale tregojnë një ngjarje, kur katër burra kanë goditur me grushte dhe shkelmuar vazhdimisht një burrë tjetër, përmes dyerve të hapura të trenit.

Personi që u sulmua më në fund u ngrit në këmbë dhe filloi të luftojë përsëri.

Ata dëgjohen duke përdorur ndaj njëri-tjetrit një sërë fyerjesh të rënda, ndërsa pjesëtarët e publikut bërtasin që të ndalojnë.

Policia Britanike e Transportit, konfirmoi se është në dijeni të incidentit dhe hetimet janë në vazhdim.

Last night on the London underground.. pic.twitter.com/Xfv7PgM9SZ

— London & UK Street News (@CrimeLdn) January 28, 2024

The post Përleshje masive në tren, burrat godasin njëri-tjetrin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Studimi: Burrat europian duan që partnerja e tyre të jetë papunë
Sipas një studimi të ri nga Britania e Madhe, burrat e papunë preferojnë po ashtu që partnerja të jetë e papunë.

Ky konkluzion u arrit pasi u morën në analizë më shumë se 42 mijë njerëz në 9 vende të kontinentit. E teksa burrat jo të suksesshëm e kanë shumë të vështirë ta shohin partneren të ketë arritje, nuk ndodh e njëjta gjë me këto të fundit.

Më së shumti, kjo situatë vlen për Gjermaninë, Britaninë, Spanjën dhe Irlandën, megjithatë gjasat janë që fenomeni është i përhapur në të gjithë Europën.

Bazuar te anketimet e kryera, rezulton se burrat janë më të lumtur kur gruaja nuk punon, njësoj si ata, se sa kur ndodh e kundërta.

“Burrat janë rritur në atë mënyrë që të shihen si ai që mban familjen apo shtëpinë. Ata ndihen shumë të gjykuar në rast se punon partnerja e tyre, ndërkohë që ata janë të papunë. Ata e shohin si një gjë të turpshme”, ka deklaruar Dr.Koëaleëska, një lektor i politikave sociale në Universitetin e Bath.

Studiuesit, të cilët botuan gjetjet e tyre në “European Sociological Revieë”, thanë se “burrat me sa duket i kushtojnë më shumë rëndësi statusit të tyre të punësimit sesa partnerëve të tyre”, duke shtuar se “ata preferojnë që partnerja e tyre të jetë e papunë”.

The post Studimi: Burrat europian duan që partnerja e tyre të jetë papunë appeared first on Albeu.com.

Habit sociologia shqiptare: Gratë të vendosin sa fëmijë duan të kenë, burrat kanë rol dytësor
Sociologia Eris Dhamo ka folur rreth familjes dhe momentit kur vendoset se sa fëmijë një çift dëshiron të ketë.

Sipas saj duhet të jenë gratë ato që vendosin se sa fëmijë duan të bëjnë, ndërsa në këtë çështje burrat luajnë një rol dytësor.

“Unë kam parë që gratë kërkojnë më tepër angazhim dhe realizim personal, pasi tek e fundit, trupi është trupi i gruas dhe vendimin final duhet ta marr gruaja. Ajo e di se çfarë ndodh me trupin e saj dhe si do e përballojë atë që do ndodh me trupin e saj. Kështu që burrat në këtë dimension janë të dorës së dytë. Janë pjesë e familjes dhe e vendimmarrjes, por janë të dytët në vendimmarrje. Timonin për lindjen e fëmijëve e kanë gratë, pasi ka ndryshuar edhe roli që gratë në këto kohë kanë në familje”,-tha sociologia Dhamo në Euronews Albania.

The post Habit sociologia shqiptare: Gratë të vendosin sa fëmijë duan të kenë, burrat kanë rol dytësor appeared first on Albeu.com.