burgu i peqinit Archives - Albeu.com

Prokuroria e Elbasanit rrëzon pretendimet e familjarëve: E konfirmon ADN-ja, personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi
Prokuroria e Elbasanit konfirmon se personi që u vra në burgun e Peqinit disa muaj më parë është Arben Lleshi.

Konfirmimi nga Prokuroria vjen pas kryrjes së testit të ADN-së, i cili u kërkua me ngulm nga familjarët e Arben Lleshit.

Familjarët e Lleshit pretendonin se trupi i viktimës nuk i përkiste të afërmit të tyre. Por Prokuroria ka rrëzuar këtë pretendim pas rezultatit të testit të ADN-së për Arben Lleshin, i cili u vra nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe më pas djegien e trupit të pajetë të Agim Hoxhës në 2012 në Britaninë e Madhe dhe nuk kishte kontakte me familjarët sepse asnjë nuk kishte shkuar për ta takuar.

Lleshi u vra brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë ne Peqin nga Sokol Mjacaj. Mjacaj po ashtu ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë gjatë një tentativë grabitje në 2015.

Dyshohet se shkak i vrasjes së Arben Lleshit të jetë gjakmarrja por që deri më tani policia nuk nuk ka mundur të identifikojë porositësit e kësaj vrasjeje.

Dyshimet për gjakmarrje është pista kryesore pasi familja Leshi prej 12 vitesh është në hasmëri. Familja Lleshi deri më tani ka humbur 5 pjesëtarë dhe sërish i frikësohen një hakmarrje tjetër./albeu.com

The post Prokuroria e Elbasanit rrëzon pretendimet e familjarëve: E konfirmon ADN-ja, personi i vrarë në burgun e Peqinit është Arben Lleshi appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Arben Lleshit në Peqin, arrestohet shefi i Policisë së Burgut të Drenovës
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e Policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu.

Dyshohet se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit ne burgun e Peqinit.

Kujtojmë se Kadiu ka marrë detyrën e Shefit të Policisë në Burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.

Vrasja e Arben Lleshit në qelinë e burgut të Peqinit:

Ekzekutimi i të dënuarit përjetë, Arben Lleshi, në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ka shokuar opinionin publik. Ngjarja e rëndë vjen pak ditë pasi jo pak herë erdhën sinjale nga ky burg për protesta dhe kërcënime me greva urie për shkak të kushteve jo të mira që kanë të burgosurit në atë vend të vuajtjes së dënimit.

Ekzekutimi është bërë në mënyrë mafioze, ndërsa ende mbetet mister mënyra se si është futur arma brenda atij burgu.

Vrasja dyshohet se është e mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.

Lleshi u dënua me burgim të përjetshëm nga autoritet angleze për vrasjen e Agim Hoxhës në vitin 2012, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një automjeti.

Pas kësaj ngjarjeje, nisi saga e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi.

Në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së sotme Arben Lleshi.

Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite. Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së shkaktuar nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

The post Vrasja e Arben Lleshit në Peqin, arrestohet shefi i Policisë së Burgut të Drenovës appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Arben Lleshit në qeli, Albeu.com siguron dëshminë e drejtorit të burgut: Nuk e kam të qartë si e ka kryer lëvizjen Mjacaj
Albeu.com ka siguruar dëshminë e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, i arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli nga Sokol Mjacaj.

Drejtori i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha është arrestuar me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Policia konstatoi pas vrasjes më 15 dhjetor, se në burg nuk funksiononin kamerat si edhe skaneri që nga muaji tetor.

Ai ka treguar para prokurorëve se negociatat me Mjacajn për të dorëzuar armën pas krimit kanë zgjatur rreth një orë e gjysmë.

Mjacaj, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm e kishte futur armën në qeli një muaj para krimit dhe e kishte ruajtur në kutinë e qumështit sipas dëshmisë së Kamberit.

Ai shton se nuk e ka të qartë mënyrën se si ka vepruar Mjacaj.

“Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin”, thotë Kamberi.

“U futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.

Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashe nje policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës. E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin”, dëshmin Hoxha para prokurorëve.

“Skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër.

Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit”, vijon Hoxha para prokurorëve.

Lexoni dëshminë e plotë:

Ka më shumë se 28 vite që është i punësuar në sistemin e burgjeve, ku aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të IEVP Peqin, i komanduar që nga data 22.11.2023, ndërsa emërimin e kam në pozicionin e specialistit në Sektorin e Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Në detyrën që ushtron aktualisht ka në organik kam në pozicionin organik si shef policie që nga data 14.12.2023 shtetasin Qani Muca, i cili më parë mbante detyrën e shefit të 41 Bizit në IEVP Peqin dhe godinën e paraburgimit. Në këtë detyrë që nga data 22.11.2023 në detyrën e shefit të policisë deri më datë 14.12.2023 ka qënë shtetasi Nikolin Gjonpali.

Me marrjen e detyrës më datë 22.11.2023 është marë me organizimin e punës dhe sistemin e disa të dënuarve që nuk ishin akomoduar për shkaqe të ndryshme në dhomat e akomodimit në sektor, situatë të cilën e ka mësuar nga struktura vartëse e policisë. Më datë 15.12.2023 rreth orës 13;52 minuta kam qënë në ambjentet e zyrës, ku kam dëgjuar në radio dhënse marrrëse se diçka po ndodhte në gosdinën B, ambjentet e ajërrosjes. Ka folur në radio se cfarë problemi ka dhe me raportuan në radio se ka ngjarje dhe duhet ambulanca menjëherë. Në moment ka dalë nga zyra dhe është nisur për në regjim të brendshëm. Aty ka parë se ishin dy të plagosur me armë zjari dhe ishin me gjakë. Hypën të dy të plagosurit në ambulancë dhe i nisën për në spitalin e Peqinit për ndihmë mjekësore. Pas kësaj u futa në ambjetet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjaca. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derrën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajirosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjaca, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete.

Afrohem tek dera dhe i burgosurime tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në keto momente, i thashe nje policit që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjelli telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi nje ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvujtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës.

E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do ti tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë sic i thamë neve.

Hapi derën dhe e shoqëruam me sherbimet e policisë. Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vedosur në godinën e observimit (ambientyet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës. Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos ketë konflite apo hasmërira.

Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nenkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së.

I dënuari Sokol Mjaca është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate. I dënuari Sokol Mjaca (i dënuar me burgim të përjetshëm), nga koha që unë erdha i komanduar në detyrën e drejtorit të IEVP Peqin në datën 22.11.2023, e kam gjetur të akomoduar në godinën e cilësuar si godina e 41-Biz, i cili aty ishte i akomoduar i vetëm në dhomë. Për shkak se do të hapej 41-Biz, duhet të boshatisej sektorët ku ishin të akomoduar rreth 20 të burgosur, t ëcilët brenda ditës janë sistemuar nëpër sektorë të tjerë dhe janë marë masat për akomodimin e të burgosurit, i cili me urdhër të Ministrit të Drejtësisë do të kalonte në regjimine posacëm (41-Biz). Për këtë arsye e kemi sistemuar në katin e dytë të godinës B.

Në fillim të muajit hartohet grafiku nga shefi i regjimit të brendshëm dhe shefi i policisë, për daljen në ajërosje të burgosurve sipas sektorëve dhe miratohet nga drejtori i institucionit. Si në dalje për ajërosje dhe në hyrje për ajërosje bëhet kontroll nga punonjësit e policisë të ngarkuar për këtë detyrë.

Unë nuk e kam të qarte se si e ka kryer lëvisjen ky i burgosur. Nga komunikimet që unë pata me punonjësit e ajërosjes mu tha që Sokoli i kishte kërkuar që të shkonte të merrte kafe në dhomë.

Ka shkuar nga ajrosja që gjendet në katin e parë, për në katin e dytë ku ndodhej dhoma e tij, pastaj ka zbritur përsëri poshtë për të dalë për në shëshin e ajrosjes. Dhoma ku janë dy të dëmtuarit është dhoma e parë, majtas në katin e parë, në një distancë rreth 5 metër nga sheshet e ajërimit. Aty nga dritarja pasi i foli në emër të dëmtuarve i ka qëlluar me armë.

Pastaj ndërhyvën punonjësit e policisë dhe ecuan tek ambientet e takimit. Në këtë kohë Sokoli i vendosi pistoletën në qafë punonjësit të policisë, emrin e të cilit nuk e di. Pas kësaj e futën në dhomat e takimit të familjarëve. Derën ku u fut Sokoli e mbylli me shul hekuri (lloz) nga brenda.

Siç u shpreha më lartë duhet të kontrollohej. Behet regjistrii i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku ne hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm.

Atje bëhet kontyrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit.

Po skanohen, por skaneri ka qënë me difekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër.

Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit.

E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore. Nga verifikimet që bëra sot pas ngjarjes, për vitin 2023 ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qënë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikëshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nepermjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakort që ti pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt.

/albeu.com

The post Vrasja e Arben Lleshit në qeli, Albeu.com siguron dëshminë e drejtorit të burgut: Nuk e kam të qartë si e ka kryer lëvizjen Mjacaj appeared first on Albeu.com.

“Çfarë qeverie turpi!” Reagon Vasili për vrasjen në burgun e Peqinit: Në Kuvend deputetët kontrollohen me skaner e kamera, të burgosurit jo se i duhen qeverisë
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar mosfunksionimin e disa prej kamerave dhe skanerit në burgun e Peqinit, ndërsa shkruan se ai dhe kolegët e tij të opozitës i nënshtrohen një kontrolli me skaner, kamera e gardisë në Kuvend.

“Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë punojnë skaneri dhe kamerat. Të burgosurit s’ka nevojë të kontrollohen se i duhen qeverisë”, shkruan ai, duke iu referuar edhe ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë para pak ditësh.

Reagimi i plotë:

“Deputet kontrollohen me skaner e kamera, te burgosurit jo!

Skaneri i burgut te Peqinit nuk punon, skaneri i Kuvendit po!? Ne qeverisjen e Edi Rames skaneri ne burgun e sigurise se larte ne Peqin nuk punon.Nuk punojne as kamerat.

Ndersa ne Kuvendin e Shqiperise punojne skaneri dhe kamerat. Te burgosurit s’ka nevoje te kontrollohen se i duhen qeverise.

Ndersa deputet e opozites kontrollohen me skanera dhe filmohen me njeqind kamera dhe tre qind gardiste. Çfare qeverie turpi!”

The post “Çfarë qeverie turpi!” Reagon Vasili për vrasjen në burgun e Peqinit: Në Kuvend deputetët kontrollohen me skaner e kamera, të burgosurit jo se i duhen qeverisë appeared first on Albeu.com.

“Mund të më vrasin! I burgosuri më telefonoi, kishte parë armën”, Hoxha: Çfarë pa në televizor Mjacaj që përshpejtoi vrasjen
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar dinamikën e vrasjes në burgun e Peqinit. Hoxha tha se vrasja është e planifikuar prej kohësh nga jashtë, për motive që mund të lidhen me hakmarrjen.

Sipas gazetarit në momentin që Sokol Mjacaj mësoi përmes televizorit, urdhrin e ministrit Ulsi Manja, se do të transferohej në regjimin 41 bis, ai ka kërkuar të dalë në ambientet e jashtme të burgut.

Pasi është lejuar, Mjacaj ka marrë armën që mund të ketë qenë e fshehur në ambientet e jashtme dhe ka shkuar te dritarja e Arben Lleshit ku e ka ekzekutuar. Si pasojë e të shtënave u dëmtua dhe Indrit Shaqja.

Sipas Hoxhës plani i ekzekutimit kishte kohë që ishte planifikuar dhe pritej të ndodhte nga momenti në moment.

“Ai në momentin që ka marrë informacionin që do të dërgohej në regjimin 41 bis ka kërkuar që të shkojë në dhomë ajrimi, sepse nuk ka qenë orar ajrimi. Dhe kur ka dalë në dhomën e ajrimit e ka qëlluar. Qelia në të cilën ndodhej Arben Lleshi ka një dritare në pjesën e jashtme, nuk është qëlluar nga korridori, është qëlluar nga jashtë në dritare, ku iu mor jeta të dënuarit me 32 vite burg dhe është plagosur Indrit Shaqja. Personi në fjalë pasi ka bërë goditjen, ka qenë i rrezikuar, pasi mund të qëllohej nga ropjet e sigurisë. Në pjesën e jashtme rojet e sigurisë janë të armatosur, sidomos ata në lartësi, ndërkohë që rojet e brendshme nuk mbajnë armë. Ky ka qëlluar dhe për t’i shpëtuar eliminimit është futur brenda. Këtu kuptojmë që kjo ngjarje ka qenë e planifikuar me detaje. Ai ka hyrë në pjesën e brendshme, ku është kuzhina dhe korridori që të çon te takimet e familjarëve. Ai ka shkuar te dhoma e takimeve dhe ka marrë pengje. Ai ka qëndruar në këtë sektor më shumë se 50 min. Ai ka arritur të negociojë edhe me drejtorin e burgut edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve. Ai nuk e ka pasur synim të dëmtojë as persona të tjerë, as veten.

Kanë shkuar forcat speciale të burgut dhe më pas shkoi RENEA, por nuk ka hyrë në veprim, pasi vrasësi ka synuar eliminimin e objektivit dhe është dorëzuar”, tha Hoxha në Euronews Albania.

“I burgosuri më telefonoi, kishte parë armë”

Hoxha ka ndarë bisedën që ka pasur me një të burgosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin. Hoxha tha se pak kohë më parë ai kishte folur me një të dënuar tjetër në të njëjtin sektor ku ndodhi ngjarja. I burgosuri (të cilin nuk e identifikoi me emër) e kishte telefonuar për t’i shprehur shqetësimin se në burg ishin futur armë, por edhe sepse kishte nisur të shqetësohej se do të ishte ai shënjestra.

“Disa ditë më parë kam folur me një të dënuar që është në këtë sektor dhe kam folur pikërisht për këtë gjë. Ai ndihej i rrezikuar dhe kishte informacion se brenda institucionit ishin futur armë. Ai nuk e dinte se kush do të goditej dhe kishte frikë se do të goditej vetë. Personi që unë kam komunikuar ka qenë i dënuar jashtë shtetit, i dënuar edhe në Shqipëri. Ai i përket kohës ’97-200, është dënuar si pjesëtar i një nga bandave më të mëdha në jug të vendit. Ai është kapur jashtë shtetit, u dënua atje, u kthye në Shqipëri.

Ka diku te 25 vite burg, është personazh i njohur dhe besoj se biseda ime me të është e regjistruar. Ma shprehu shqetësimin sepse ndihej edhe vetë i kërcënuar dhe ndjeu se mund ta godisnin edhe atë. Ai më dha edhe një orientim se kush mund të kishte futur armë brenda në burg, ai më tha gjithashtu se kjo gjë nuk ishte e ditëve të fundit. Informacioni që më dha më krijoi përshtypjen që brenda ka pasur problematikë. Kisha filluar ta verifikoja informacionin. Dje më mori një informacion dhe më tha që ka ndodhur kjo ngjarje. Më tha direkt që ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja është në hetim e sipër”, tha Artan Hoxha.

Prokuroria po heton edhe në një tjetër drejtim, atë të vrasjes së porositur nga jashtë, por ende nuk ka informacione zyrtare të konfirmuara.

The post “Mund të më vrasin! I burgosuri më telefonoi, kishte parë armën”, Hoxha: Çfarë pa në televizor Mjacaj që përshpejtoi vrasjen appeared first on Albeu.com.

Vrasja në burgun e Peqinit, ndalohet drejtori dhe 11 të tjerë
Në Shqipëri, drejtori i burgut të sigurisë së Lartë në Peqin, Kamber Hoxha si dhe 11 punonjës të tjerë janë ndaluar më urdhër të Prokurorisë, pas vrasjes së ndodhur një ditë më parë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit

Një njoftim i Prokurorisë së Elbasanit, 24 orë pas ngjarjes, pasqyron një situatë problematike në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj, vrau të burgosurin përjetë Arben Lleshi, si dhe plagosi një tjetër. Sipas Prokurorisë, Mjacaj e ka patur armën në qelinë e tij, prej afro 20 ditësh, ndërkohë që është e paqartë se si, dhe kur, pistoleta e përdorur nga ai, ka hyrë në mjediset e brendshme.

Ndonëse një burg i sigurisë së lartë, siguria duket se është ajo që nuk ka funksionuar, përsa kohë, sipas Prokurorisë, Mjacaj dyshohet se e mbante me vete armën dhe në mjediset e përbashkëta.

Në njoftimin zyrtar thuhet se ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, në hyrje-daljet e Mjacajt nga qelia, dhe as kur ai është transferuar nga një godinë në një tjetër.

Verifikimet e para kanë zbuluar, se edhe kontrolli me skaner, ka qenë jashtë shërbimit për disa ditë, e po ashtu ka patur probleme dhe me një pjesë të kamerave të sigurisë.

Prokuroria bën të ditur se policia nuk është njoftuar për vrasjen.

Të gjithë punonjësit e burgut të cilët janë ndaluar, dyshohen deri tani për “shpërdorim detyre”, ndërsa vetë Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, dyshohet për tre vepra të tjera penale. Ai ka deklaruar se kishte konflikt personal me të dënuarin e vrarë, por ky variant nuk konsiderohet fort i besueshëm, dhe dyshimet kryesore janë për një vrasje të paramenduar dhe të porositur nga jashtë burgut.

The post Vrasja në burgun e Peqinit, ndalohet drejtori dhe 11 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Goditën gardianët në burgun e Peqinit, izolohen në regjimin 41/BIS tre persona
Janë futur në izolim 3 të paraburgosurit që goditën gardianët ditën e djeshme në burgun e Peqinit. Sipas burimeve zyrtare, ata janë përjashtuar nga çdo aktivitet i përbashkët në burg për 14 ditë.

Njoftimi:

Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për regjimin 41/BIS

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:

a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.

b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.

c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.

d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS./albeu.com

The post Goditën gardianët në burgun e Peqinit, izolohen në regjimin 41/BIS tre persona appeared first on Albeu.com.

Revoltë në burgun e Peqinit, 3 të paraburgosur rrahin policët
Burgu i Peqinit është përfshirë nga revoltat.

Sipas burimeve, bëhet me dije se ditën e sotme tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

Në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur.

Gjithashtu mësohet se të tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin dhe ende nuk dihen arsyet e kësaj situate.

Njoftimi zyrtar

Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:

K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.

A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan./albeu.com/

The post Revoltë në burgun e Peqinit, 3 të paraburgosur rrahin policët appeared first on Albeu.com.

Kapet drogë në burgun e Peqinit
Në ambientet e vuajtjes së Peqinit është gjetur drogë. Drejtoria e Burgjeve Peqin bën me dije se lënda narkotike është gjetur në ambientet e përbashkët që përdoren nga të dënuarit.

Mësohet se janë sekuestruar 10 gram kanabis sativa nga punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve, të cilët ushtrojnë kontrolle të shpeshta./albeu.com

The post Kapet drogë në burgun e Peqinit appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në burgun e Peqinit një i paraburgosur
Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të mërkurë në burgun e Peqin.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi, Andi Gjoci 46 vjeç.

46 vjeçari, i dënuar për vrasje, fillimisht mësohet se ka marrë ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit.

Sipas informacioneve mësohet se 46 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak./albeu.com/

The post Ndërron jetë në burgun e Peqinit një i paraburgosur appeared first on Albeu.com.