brilant martinaj Archives - Albeu.com

Vrasja e efektivit Xhulio Prela, Apeli i kërkon informacion SPAK-ut: Na jepni bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj
Gjykata e Apelit e cila po shqyrton dosjen penale ndaj Redion Hysës dhe Nikollë Sherrnikut, lidhur me vrasjen e policit Xhulio Prela, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme dhe kërkon prej saj informacion nëse në aplikacionin e koduar “Sky ECC”, ka biseda apo të dhëna që lidhen me krimin e rëndë.

Redion Hysa, është shpallur i pafajshëm na Gjykata e Lezhës, lidhur me akuzën e vrasjes se punonjësit të policisë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 20 vite burgim, ndërsa Sherrniku, lidhje e ngushtë e Ervis Martinaj, akuzohet për krijim të kushteve për te kryer vrasje lidhur me këtë ngjarje.

Për vrasjen e Xhulio Prelës, fillmisht u akuzua Brilant Martinaj, kushëri i parë i Ervis Martinaj. Më vonë prokuroria e pushoi akuzën për të dhe arrestoi Hysën, pasi në depozitën e ujit mbi shtëpinë e tij u gjet pistoleta me të cilën kshte kryer krimi, edhe pse në të nuk u gjetën gjurmë të gishtërinjve të të arrestuarit.

Gjatë shqyrtimit të dosjes në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, janë marrë dëshmitë e zyrtarëve të policisë që hetuan çështjen, në një kohë që gjykata ka vendosur t’i kërkojë SPAK bisedat e mundshme në Sky ECC në kohën kur ngjarja ka ndodhur, mes Ervis Martinaj, kushëririt të tij të ndjerë Brilant Martinaj dhe nëse këta të dy apo përdorues të tjerë, kanë biseduar për krimin dhe nëse implikuar dy të pandehurit Hysa e Sherrniku.

Pasi të administrojë këtë provë, Apeli do të firmosë dhe verdiktin e tij lidhur me dy të pandehurit.

Xhulio Prela, u vra teksa kthehej nga Shkodra drejt Tiranës, pasi kishte shoqëruar një të afërmin e tij.

Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, të vetmet automjete që rezultojnë të ketë lëvizur ne atë rrugë për një kohë të fjarë, për shkak se këvizjhet ishin të kufizuara nga pandemia e cpvidit, janë ai që dretohej nga Xhuilipo Prela dhe i dyti nga Brilant Martinaj.

Kjo e fundit provohet nga kamerat e siguisë që një karburanti shumë pranë vendit ku ndodhi krimi, ku Martinaj i veshur me rroba ushtarake ndalohet dhe furnizon makinën me karburant.

Brilant Martinaj, u ekzekutua me 17 korrik 2022 tek mbikalimi i Fushë-Krujës, bashkë me dy miqtë e tij dhe pas atentatit mafioz gjykarta e Lezhës liroi nga akuzat Redion Hysën, pas afro dy vitesh qëndrimi në paraburgim.

The post Vrasja e efektivit Xhulio Prela, Apeli i kërkon informacion SPAK-ut: Na jepni bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj appeared first on Albeu.com.

I dënuar nga drejtësia belge dhe në kërkim nga ajo shqiptare, lista e “bëmave” të Ramazan Rrajës që u arrestua sonte
I dënuar nga drejtësia belge dhe në kërkim nga ajo shqiptare, lista e “bëmave” të Ramazan Rrajës që u arrestua sonte

Nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, ra në pranga mbrëmjën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia për përfshirje në disa vepra penale.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, Ramazan Rraja u arrestua rreth orës 19:45, teksa po konsumtonte iftar në një lokal pranë Urës së Gjoles.

Ndër të tjera, Hoxha bën me dije se Rraja nuk ka bërë rezistencë.

Kujtojmë që në shkurt të këtij viti Ramazan Rraja u dënua me burg nga drejtësia belge pasi cilësohej si një nga kokat e një organizate droge shqiptaro-letoneze që tregtonte miliona euro kokainë, duke përfshirë aktivitetin edhe portet e Antëerpen dhe Vlissingen.

Gjykata e dënoi nipin e deputetit të PS me 12 vjet burg, tre më shumë nga ç’kishte kërkuar prokuroria.

Gjatë hetimeve, Ramazan Rraja ishte dëgjuar duke folur kreun e grupit kriminal, Kaspars N, për një kontejner që ndodhej në kalatën 1742, me banane që tashmë ishte kontrolluar nga dogana, por pa rezultat.

Gjatë një kontrolli të ri, doganierët gjetën 57 kilogramësh kokainë.

Një kapje prej 50 kilogramësh në Vlissingen në Holandë dhe një nga 80 kilogramë në Civitaveçhia italiane pranë Romës ishin gjithashtu të lidhura me grupin.

Herë pas here, droga dërgohej nga Ekuadori, zona e preferuar e punës së kriminelëve shqiptarë të drogës, bënë me dije ateherë mediat belge.

Veçse i dënuar nga drejtësia në Belgjikë, Rraja ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare qysh prej datës 17 janar 2023, pasi GJKKO e ka pranuar kërkesën e prokurorisë SPAK, për caktimin e masës së arrestit në burg ndaj tij.

Sipas SPAK, Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut”.

Emri i Rrajës lidhet me një tjetër ngjarje të rëndë, për të cilën gjithashtu ishte shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për atentatin e datës 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë- Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në atë kohë, Ramazan Rraja ndodhej jashtë vendit.

Ai u shoqërua nga policia e Fushë-Krujës mesditen e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjën e “Flay Dubai” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai deklaroi në polici në lidhje me masakrën me tre të vrarë dhe më pas u la i lirë.

Ndërkohë, më 15 nëntor ai u shoqërua sërish në policinë e Tiranës bashkë me 3 persona të tjerë dhe u morën në pyetje në lidhje me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara.

Ramazan Rraja konsiderohet edhe si mik i Plaurent Dervishajt, prej vitesh rezident në Dubai, e megjithatë në kërkim nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të 2005.

/albeu.com

The post I dënuar nga drejtësia belge dhe në kërkim nga ajo shqiptare, lista e “bëmave” të Ramazan Rrajës që u arrestua sonte appeared first on Albeu.com.

Qetësia zgjati vetëm 8 muaj, krimi që shfaqi “fantazmën” e Ervis Martinajt
Qetësia zgjati vetëm 8 muaj.

Atëherë kur të gjithë, madje edhe Policia, po mendonte se një grupi kriminal i Ervis Martinajt ishte dobësuar, sinjali i rizgjimit u dha nga breshëritë e kallashnikovëve.

Në një rrugicë të errët të “Don Boskos” në Tiranë, plumbat e kallashit, të nisur për të larë hesapet mes grupeve kriminale, i morën jetën një gruaje të pafajshme.

Ndonëse rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit të kaluar, mbrëmjen e 12 marsit u shfaq fantazma e Ervis Martinajt.

Emri i tij doli në skenë duke sjellë jo pak përshtjellim për të gjithë ata që e mendonin edhe të vdekur.

Atentati që kishte në shënjestër Fatjon Muratin dhe njerëzit e tij, ktheu vëmendjen e Policisë tek vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Aty ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

17 KORRIK 2022

VRITET KUSHERIRI I ERVIS MARTINAJT

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë para 8 muajsh, kohë kur një shkresë e klasifikuar e rendiste atë të parin ndër 6 persona që duhej të pyetej për masakrën e Fushë-Krujës.

Prokuroria e Krujës kërkoi në atë kohë marrjen në pyetje të disa personave në lidhje me atentatin e 17 korrikut, ku mes tre të vrarëve ishte edhe djali i xhaxhait i Ervis Martinajt.

Mes emrave që kërkonte organi i akuzës për t’u pyetur ishin Gentjan Reçi, nipi i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, të cilët kanë lidhje krushqie me Endrit Doklen, si dhe tre persona të tjerë.

Grupi hetimor mblodhi në atë kohë prova të shumta në vendngjarje, dy aparate celularë pjesërisht të djegur dhe më shumë se 60 orë filmime të kamerave të sigurisë.

Nga rindërtimi i skenës së krimit, u konkludua se autorë mund të kenë qenë katër persona të përgatitur për ngjarje të tilla dhe që e njihnin mirë zonën.

Tre prej tyre kanë hapur zjarr me breshëri sapo mjeti “Passat” me të cilin udhëtonin viktimat u fut në mbikalim. Vendi ishte zgjedhur me kujdes, që Martinaj, Hoxha dhe Vata të mos kishin asnjë mundësi shpëtimi.

Edhe pse u pyetën në lidhje me këtë ngjarje, si persona që mund të kishin dijeni, Prokuroria nuk mundi të provonte asgjë dhe të gjithë u lanë të lirë.

Atëherë kur pritej një kundërsulm, që do të merrte hak për vrasjen e Brilant Martinajt, pa u bërë një muaj nga ngjarja, Ervis Martinaj denoncohet i zhdukur.

9 GUSHT 2022

DENONCIMI PËR ZHDUKJEN E ERVIS MARTINAJT

Më datë 10 gusht 2022, shtetasi Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinajt, banues në Fushë- Kuqe, paraqiti një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se, kallëzuesi bëri me dije se kishin humbur kontaktet me nipin e tij, ndërkohë që ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Posaçme, me vendimin nr.42, datë 17 maj 2022 ka caktuar ndaj Ervis Martinajt masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 4 vepra penale, një prej të cilave, grup i strukturuar kriminal.

Faik Martinaj, në kallëzimin e tij ka shpjeguar se më datë 9 gusht 2022, rreth orës 22.00, janë njoftuar nga një i afërmi i tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që për arsye sigurie nuk e identifikon me emër, i cili kishte humbur kontaktet me nipin e tij Ervis Martinaj.

Telefoni i tij rezultonte i fikur, çka e bënte të dyshonte se mund të ishte zhdukur nga persona të paidentifikuar.

Faik Martinaj shpjegonte se që prej kohës që nipi i tij Ervisi është shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, ai dhe familja e tij nuk kishin pasur kontakte me të dhe nuk kishin dijeni për vendndodhjen e tij.

I pyetur lidhur me motivet dhe personat që mund të jenë përfshirë në zhdukjen e nipit të tij, Faik Martinaj sqaronte se që prej dhënies së dëshmisë së shtetasit Nuredin Dumani, i cili e akuzonte nipin e tij Ervisin për disa krime të rënda, kishin filluar edhe problemet për të.

Ai ka hedhur dyshime për grupe kriminale dhe posaçërisht tek shtetasi Endrit Dokle.

Lidhur me faktin e kallëzuar është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale edhe shtetasi Mustafa Martinaj, babai i shtetasit Ervis Martinaj, i cili ka dhënë të njëjtat shpjegime lidhur me kohën dhe rrethanat e zhdukjes së djalit të tij.

Ai ka deklaruar se kontakti i fundit me të, kishte qenë në datë 9 gusht 2022, në orën 19:30, me të afërmin e tyre që ndodhet jashtë shtetit dhe që nuk tregohet se kush është.

Pas këtij kallëzimi, Prokuroria ka regjistruar procedim penal për rrëmbim personi, por nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së Ervis Martinajt.

Është hetuar në disa drejtime nga ana e organit të akuzës, janë vënë në përgjim shumë persona, por deri më sot nuk është konkluduar asgjë.

Ai konsiderohet “i humbur”, edhe pse ka pasur aludime se mund të jetë vrarë.

Por për aq kohë sa nuk ka një trup të pajetë, nuk ka as vrasje.

E për aq kohë sa kjo nuk mund të provohet, nuk mund të përjashtohet as mundësia që Ervis Martinaj të jetë gjallë.

Për Policinë e Shtetit, fakti që prej zhdukjes së tij, nuk kishte pasur ngjarje kriminale, të paktën përplasje me armë mes grupeve siç kishin ndodhur më parë, shpjegonte dobësimin e grupit të tij.

Kjo e dhënë ishte edhe një lloj indikacioni që e shtynte Policinë të mendonte se Ervis Martinaj edhe mund të ishte vrarë.

Por ngjarja e së dielës mbrëma në “Don Bosko”, duket se e ringjalli duke kthyer fantazmën e tij, shkruan Abcnews.

Si ndodhi ngjarja dhe pse Policia e Prokuroria dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje është grupi i Ervis Martinajt?

12 MARS 2023

VRITET NJE GRUA, PLAGOSEN 6 PERSONA

Në orën 21:05, dy persona qëllojnë me breshëri automatiku në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit në “Don Bosko”, duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 58 vjeçe.

Gjashtë persona të tjerë mbëtën të plagosur, mes tyre edhe mbesa 10-vjeçare e viktimës që u dëmtua nga xhamat e thyer.

Të plagosurit janë: Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shaholli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Vëllai, xhaxhai dhe djali i xhaxhait të Fatjon Muratit kanë qenë në lokal, në një tavolinë bashkë me personat e tjerë që u plagosën. Të gjithë të afërm me njëri-tjetrin.

Viktima, Mimoza Paja, kishte filluar punë si banakiere para 10 ditësh. Ajo jetonte me qira bashkë me djalin dhe mbante edhe mbesën 10 vjeçe. Ajo u plagos lehtë nga ciflat e xhamave.

Policia e Tiranës, në një njoftim zyrtar, shpjegoi edhe dinamikën e ngjarjes:

Autorët janë afruar me automjetin tip BMW, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit Fatjon Murati.

Dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj, autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Spitalit të Traumës. Kanë vazhduar në autostradën Tiranë – Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetitn në fshatin Likmetaj.

Nisur nga dinamika që shpjegon Policia, ngjarja duket thuajse identike me një tjetër vrasje të ndodhur në Laç më 1 nëntor të vitit 2021.

Bëhet fjalë për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi.

Një kamera sigurie ka fiksuar momentin e vrasjes së tij. Në video shfaqet Xhelal Reçi, i cili futet në një prej bizneseve të tij.

Pak çaste me pas, një makinë “Toyota” ndalet para hyrjes se biznesit ku ai ishte futur.

Dy persona të armatosur me automatikë zbresin nga mjeti dhe hapin zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes autorët largohen me shpejtësi. Makina e tyre gjendet e djegur pak kohë pas ngjarjes në Milot.

Një skenë kjo identike me vrasjen që ndodhi të dielën në Tiranë. Madje Policia nuk përjashton mundësinë që të jetë kryer nga të njëjtët persona.

Kjo lidhet edhe me faktin e përplasjeve mes dy grupeve por edhe me atë çfarë përfaqësonte ish-polici i vrarë.

Xhelal Reçi, dikur punonjës policie, kishte disa biznese në Laç. Ai konsiderohej si person pa probleme.

Pas vrasjes së tij, Policia i përqendroi hetimet në konfliktet e djalit të tij, Besnikut, i cili i shpëtoi një atentati në gusht të vitit 2020.

Në atë kohë, autorët iu afruan makinës së Besnik Reçit me një motor dhe hapën zjarr edhe pse ai shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Reçi mundi të shpëtojë për shkak të manovrimit të shpejtë. Që nga ajo kohë nuk ka asnjë autor të identifikuar të kësaj ngjarjeje.

Por çfarë i lidh këto dy ngjarje përveç skemës së njëjtë?

8 TETOR 2022

ARRESTOHET FATJON MURATI

Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi më 13 në korrik të vitit 2022, gjatë operacionit të kodura “Ruger” u sekuestrua një arsenal armësh në zonën e Farkës.

Në atë operacion Policia arrestoi shtetasin Kristjan Gjini.

Ndërsa në kutinë e një prej pistoletave të sekuestruara, u fiksuan gjurmët e gishtave të Fatjon Muratit.

Më 8 tetor të vitit të kaluar, Fatjon Murati u arrestua kur po lëvizte me një makinë të blinduar bashkë me Endrit Doklen dhe kunatin e Dokles, Gentjan Reçin.

Ata u ndaluan fillimisht nga një patrullë policie që u kërkoi kartat e identitetit. Dokle, Reçi dhe Murati, kanë dhënë dokumentet dhe më pas policia ka vijuar me verifikimin në sallën operative.

Nga verifikimi rezultoi se Fatjon Murati, ishte person në kërkim si i dyshuar për mbajtje pa leje të arsenalit të armëve të sekuestruar në Tiranë.

Policia ka kontrolluar edhe makinën e blinduar të Dokles, por nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.

Murati u arrestua, ndërsa Dokle dhe kunati i tij u lanë të lirë.

Gentian Reçi, kunati i Endrit Dokles, është njëkohësisht nipi i ish-policit të vrarë, Xhelal Reçi.

Nga ana tjetër, duket se edhe vetë Dokle kishte hesape të pambyllura me Ervis Martinajn. Kjo lidhet me dëshminë e dhënë nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

29 MARS 2022

ARRESTOHET NUREDIN DUMANI

Mbrëmjen e datës 29 mars të vitit 2022, nga strukturat e Policisë së Shtetit është finalizuar operacioni policor i koduar “Arratia”, gjatë të cilit u arrit të arrestohet një prej personave më të kërkuar, i dyshuar për disa vrasje.

Rreth orës 22:25, në lagjen “Apollonia” në Fier, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit Nuredin Dumani.

Arrestimi i tij u konsiderua një sukses i madh për Policinë, pasi përveçse ai ishte një prej më të kërkuarve, u kthye edhe në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Falë dëshmisë së tij, në maj të vitit të kaluar u realizua operacioni tjetër, i koduar “Plumbi i artë”, i cili nxori në skenë shumë emra të botës së krimit.

Vrasje të kryera me porosi e të tjera që nuk ishin realizuar.

Mes emrave që përmendi Nuredin Dumani ishin edhe Ervis Martinaj e Endrit Dokle. I pari si autor i dyshuar dhe që rezulton i shpallur në kërkim pikërisht prej rrëfimit të Dumanit dhe i dyti si palë e dëmtuar.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Elbasanit, si dhe në bazë të informacioneve të mara nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme, Policia organizoi operacionin, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.

U ekzekutuan 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa burgje, sepse të dyshuarit ishin arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.

Shumë të tjerë u shpallën në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Ndër të tjera, në rrefimin e tij para prokurorëve të SPAK, Nuredin Dumani tha se një zarf i bardhë kishte shkuar në dorën e tij nga Ervis Martinaj.

Martinaj i kishte lënë dorë të lirë që të kërkonte sa para të donte për të kryer ekzekutimin e Endrit Dokles.

Dumani thotë: “I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen”.

Më pas hyn në skenë bashkëpunërori tjetër i drejtësië, Henrik Hoxhaj. Ai ka treguar se Nuredin Dumani i kishte dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Endrit Dokle.

Kjo kishte ndodhur para një viti kur ai bisedonte shpesh me Nuredinin. Në një nga këto biseda që kryenin në telefon ai i ka kërkuar që të gjente ku ishte Endrit Dokle dhe duhej të merrnin masa për ta bërë. Çmimi ishte mbi 500 mijë euro.

I penduari ka treguar se e ka parë Doklen duke lëvizur me një makinë të blinduar pranë Liqenit Artificial. Sipas tij ai nuk ishte një objektiv i lehtë.

Megjithatë ka treguar se nuk ka kryer asnjë veprim kundër tij, duke qenë se nga bisedat në telefon me Nuredin Dumanin kjo porosi kishte mbetur pezull.

Ndërsa për arsyen se përse Ervis Martinaj e donte të vdekur Endrit Doklen, asnjëri prej bashkëpunëtorëve nuk kanë pasur dijeni.

Megjithatë dyshimet lidhen me parandalimin e një hakmarrje të mundshme në lidhje me vrasjen e Xhelal Reçit.

Kjo ishte një ndër arsyet se përse Prokuroria kërkoi dëshmitë e Endrit Dokles, Gentjan Reçit dhe Fatjon Muratit në lidhje me atentatin e trefishtë ku u vra nipi i Ervis Martinajt, Brilanti.

Prokuroria kishte dyshime në atë kohë se vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, mund të kishte lidhje me ekzekutimin e ish-Policit Xhelal Reçi, në Laç.

Në shtator të vitit të kaluar, Endrit Dokle është pyetur për masakrën e Fushë-Krujës. Ndërsa më vonë, kanë dhënë deklarime edhe Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi.

Grupi i hetimit nuk ka gjetur asnjë provë që t’i lidhë ata direkt apo indirekt me ngjarjen.

Por duket se atentatorët e së dielës mbrëma në Tiranë, nuk kanë pasur nevojë për prova. Të paktën jo për Fatjon Muratin.

Pista kryesore e ngritur nga Prokuroria në lidhje me ngjarjen ku mbeti e vrarë gabimisht banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të afëtm të Muratit, është ajo e hakmarrjes.

Hetuesit thonë se po verifikojnë edhe pista të tjera, por ajo më e rëndësishmja lidhet me vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Vetë Fatjon Murati ishte larguar nga Shqipëria ditën e ngjarjes. Nëse i frikësohej një atentati të mundshëm apo ishte thjeshtë një nga ato arratisjet e tij rutinë, ndonëse ishte në arrest shtëpie, këtë nuk mund ta themi.

Megjithatë, ajo që dihet me siguri është fakti se atentatorët, mbrëmjen e ngjarjes kanë synuar eleminimin e njërëzve të afërt të tij.

Kjo shpjegohet me faktin se është qëlluar mbi 15 herë me breshëri nga dy armë kallashnikov, në drejtim të tavolinës ku ishin ulur njerëzit e afërm të Muratit.

Fatjon Murati banon 50 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Pesë ditë para ngjarjes është verfikuar nga shërbimet e Komisariatit nr.3, duke qenë se ishte në arrest shtëpie dhe ka rezultuar në banesë.

Ka dyshime se ditën e ngjarjes ai është larguar nga Shqipëria, fillimisht drejt Kosovës e më pas në Turqi.

Ai ka udhëtuar ditën e djelë, që në zbatim të një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, kufiri mund të kalohet pa u regjistruar nga njëra anë.

Ata që udhëtojnë drejt Kosovës regjistrohen vetëm në dalje nga ana e Policisë së Kosovës, ndërsa ata që vijnë në Shqipëri, regjistrohen në hyrje nga Policia shqiptare.

Por Policia thotë se, ndonëse ndaj Fatjon Muratit ka pasur një masë sigurimi “arrest shtëpie”, për aq kohë sa ai nuk është person në kërkim, kjo masë nuk shënohen në sistemin kufitar.

Kjo shpjegon edhe faktin se përse ai nuk është ndaluar nga Policia e Kosovës.

MAKINA E DJEGUR

Tjetër element që e bën të ngjashëm atentatin e 12 marsit me atentate të tjera të ndodhura gjatë viteve 2022 e 2021, është mekanizmi i autorëve për të zhdukur provat.

Më datë 13 mars, grupi hetimor është rikthyer në vendngjarje ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Po më datë 13 mars, në orët e para të mëngjesit, në vendin e qujatur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë së Policisë Durrës, kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor ka këqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestruar disa prova të vlefshme për hetimin.

Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se mjeti tip BMW seria 5, me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14 mars 2021, në lagjen nr.13  Durrës.

Të gjitha provat metariale të sekuestruara në vendngjarje dhe në fshatin Likmetaj, janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore ku po u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Ngjarja e së dielës ishte stuhia pas qetësisë 8 mujore.

Shpresat për zbardhjen e saj janë të vakëta.

Por në rast se zjarri nuk ka zhdukur çdo provë në makinë e në armët e krimit, grupi hetimor mund të ketë gjetur një çelës që do të zbardhë jo vetëm krimin e 12 marsit.

Hetuesit janë thuajse të bindur që kjo ngjarje është vazhdim i serialit të përgjakshëm që deri tani ka vrarë 13 persona.

Serial që nga njëra anë ka pa pasur grupin e Ervis Martinajt dhe nga ana tjetër kanë qenë disa grupe të tjera.

Fatjon Murati, mund të ketë hesape pa mbyllur edhe me persona të tjerë, por duket se hesapet me grupin e Ervis Martinajt ishin ato që i rëndonin më shumë.

Ai e mori mesazhin të dielën mbrëma. Për Policinë dhe Prokurorinë mesazhi ishte i qartë dhe të gjithë të dhënat i çojnë në zonën e Kurbinit.

Por ajo që duket se është rishfaqur pas kaq kohësh, është përplasja mes grupeve kriminale.

E bashkë me të duket se është rishfaqur edhe hija e Ervis Martinajt.

The post Qetësia zgjati vetëm 8 muaj, krimi që shfaqi “fantazmën” e Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

Kush fshihet pas masakrës në “Don Bosko”? Gazetarja: Brilanti njeriu më i dashur për Vis Martinajn
Përplasja mes bandave kriminale shkaktoi sërish një viktimë të pafajshme në Shqipëri. Natën e 12 marsit, breshëria e plumbave i mori jetën Mimoza Pajës, 58 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën “Anastas Shundi” në lagjen e Don Boskos në lokalin e Fation Muratit.

Gazetarja e kronikës, Aida Topalli e ftuar në Euronews tha se një nga pistat e hetimit është një hakmarrje e mundshme nga Ervis Martinaj apo nga njerëzit e tij të afërt.

Gazetarja theksoi se Murati është një nga personat e aluduar si i përfshirë në atentatin e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku ndërroi jetë Brilant Martinaj.

“Emri i Fatjon Muratit ka dalë në skenë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe dy personave të tjerë të ndodhur më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës. Është lakuar emir i tij dhe është thirrur në instancat përkatëse për të dhënë dëshminë e tij. Ndoshta kjo ka bërë që policia dhe prokuroria të ngrejë një dyshim të arsyeshëm se kemi të bëjmë me një hakmarrje të Ervis Martinaj, apo njerëzve të tij të afërt.  Kjo është dhe një nga pistat e hetimit. Fati i Ervin Martinaj mbetet mister, që nga data 9 gusht që familjarët denoncuan humbjen e kontakteve me njeriun e tyre

Nuk dimë ende as ne që kemi të bëjmë me një hije të Ervis Martinaj apo me njerëzit që ai ka pas vetes, apo familjarë që po hakmerren për vrasjen e njeriut të tyre të dashur. Kjo punë do shkoj zinxhir se Brilanti ishte njeriu më i afërt dhe më i dashur për Ervis Martinaj”, tha gazetarja./Albeu.com/

The post Kush fshihet pas masakrës në “Don Bosko”? Gazetarja: Brilanti njeriu më i dashur për Vis Martinajn appeared first on Albeu.com.

Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, a ishte djali i xhaxhait të tij shënjestra e autorëve?
Nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët e masakrës së mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ve një makine të djegur dhe armëve të gjetura në të. Megjithatë, nuk ka ende emra për të dyshuar.

I plagosur nga plumbat mbeti edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Muratajt dhe ka dyshime se ai mund të ketë qenë shënjestër e atentatit.

I pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja ishte djali i xhaxhait të Fatjon Muratit, në emër të të cilit është lokali ku dhe ndodhi masakra, por nuk është prekur nga plumbat. Dyshimet janë se edhe ai mund të ketë qenë objektivi i autorëve.

Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Polonia dhe dyshohet që njësoj si kushëriri i tij, të ketë një të shkuar kriminale pasi është akuzuar si kreu i një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si pasojë e masakrës që ndodhi mbrëmjen e djeshme mbeti e vrarë banakierja e lokalit, Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të tjerë, mes tyre dhe mbesa e saj 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Fatjon Murati nuk u gjet në banesë pas ngjarjes edhe pse i ishte caktuar masa “arrest shtëpie. Ai njohet  si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinajt. /albeu.com

The post Masakra në lokalin e Fatjon Muratit, a ishte djali i xhaxhait të tij shënjestra e autorëve? appeared first on Albeu.com.

“Mallkuar qofshin ato plumbat”, nëna iu vra gabimisht në masakrën e “Don Boskos”, reagimi prekës i djalit
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një gryua mbeti e vrarë dhe pesë persona u plagosën në një lokal në zonën e “Don Boskos”.

Viktimë mbeti 60-vjeçarja Mimoza Paja, e cila punonte si banakiere në lokal dhe u vu gabimisht në shënjestër të autorëve.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe djali i viktimës në një postim në rrjetet sociale.

“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tend qofsh e xhenetit mam”, shkruan ai.

Të plagosur në ngjarjen e rëndë mbetën Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare, e cila u dëmtua nga ciflat e xhamit që ranë nga plumbat.

Lokali ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Fatjon Muratit, i cili ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, megjithëse nuk u gjet në banesë pas ngjarjes së rëndë.

Murati njihet për lidhjet me Endrit Doklen dhe emri i tij është përmendur në masakrën e vitit të kaluar në Fushë-Krujë, ku u vranë tre persona, mes tyre djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. /albeu.com

The post “Mallkuar qofshin ato plumbat”, nëna iu vra gabimisht në masakrën e “Don Boskos”, reagimi prekës i djalit appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Maskara me një të vrarë dhe 5 të plagosur, kush është pronari i ku ndodhi ngjarja, miqësia me Endrit Doklen dhe lidhjet me vrasjen e Brilant Martinjat
Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një masakër me një të vrarë dhe pesë të plagosur në një lokal në “Don Bosko”.

Viktimë mbeti kamarierja Mimoza Paja, 60-vjeçe, ndërsa u plagosën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe një vajzë e mitur 10-vjeçe e cila është lënduar nga ciflat e xhamit.

Aktualisht pesë të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku katër prej tyre ndohen në gjendje të rëndë.

Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të lokalit. Gjithshtu mësohet se kamarierja është vrarë gabimisht pasi nuk ka qenë ajo objektivi.

Ndërkohë raportohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të Fation Muratit, i cili u arrestua në tetorin e vitit të shkuar ndërsa ndodhej në makinë me mikun e tij Endrit Dokle.

Murati ishtenë arrest shtëpie, pasi dyshohej se kishte lidhje me vrasjen e Fushë-Krujës me tre viktima, mes tyre edhe djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. Por për Muratin kishte lëshuar urdhërarresti edhe drejtësia italiane.

Megjithatë, nga kontrollet e fundit rezultoi se ky i fundit e kishte në banesë dhe nuk dihet nëse është larguar më parë apo në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, shënjestër e atentatit dyshohet se ishte xhaxhai I tij, Sahit Murati.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Por kush është Fation Murati

Fation Murati u arrestua ndërsa ndodhej në makinë me mikun e tij Endrit Dokle në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar. Ndërsa një javë më pas pme urdhër të prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale. Gjithshtu organi i akzuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.

Organi i akuzës theksoi se hetimi pasuror ndaj Muratajt ka nisur në vitit 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë.

Ndjekje “këmba-këmbës” e Fation Muratit, si ra në gjurmët e policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit

Konkretisht më 21 mars 2018 Murataj së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve disa të arrestuar në Itali, janë denoncuar për se janë marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndaj Fatjon Muratajt, gjykata e Trevizos ka vendosur më 31 tetor 2015 masën për evezion, ndërkohë që një muaj më vonë ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij me akuzat e “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Më 26 prill, Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më 26 korrik 2017 në kuadër të procedimit penal të autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Prokuroria thotë se nga analiza e provave arrin në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të Fajton Muratajt dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që të transferohen tek të tretët.

Për këtë arsye prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e sipërfaqes së ndërtimit 120 metra katrorë në zonën kadastrale 8330, dyqanit me sipërfaqe 40 metra katrorë në rrugën “Lord Bajron”, apartament 90.30 m2 në rrugën “Shaban Matraku” dhe ndërtesë 8 katëshe me sipërfaqe 317 m2 katrorë.

Përveç këtyre pronave, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e tri aktiviteteve tregtare me aktivitet tregti artikujsh ushqimorë, bar kafe dhe lavazh automjetesh.

The post DETAJE/ Maskara me një të vrarë dhe 5 të plagosur, kush është pronari i ku ndodhi ngjarja, miqësia me Endrit Doklen dhe lidhjet me vrasjen e Brilant Martinjat appeared first on Albeu.com.

Nga shoqëria me Doklen dhe lidhja me vrasjen e Brilant Martinajt, kush është Fation Murati, pronari i lokalit ku ndodhi masakra në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së dielës. Në një lokal në zonën e Don Boskos mbeti e vrarë kamarierja Mimoza Paja, 60-vjeçe, ndërsa u plagosën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli.

Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe një vajzë e mitur 10-vjeçe e cila është lënduar nga ciflat e xhamit.

Aktualisht pesë të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku katër prej tyre ndohen në gjendje të rëndë.

Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri në drejtim të lokalit. Gjithshtu mësohet se kamarierja është vrarë gabimisht pasi nuk ka qenë ajo objektivi.

Ndërkohë raportohet se ngjarja ka ndodhur në lokalin në pronësi të Fation Muratit, i cili u arrestua në tetorin e vitit të shkuar ndërsa ndodhej në makinë me mikun e tij Endrit Dokle.

Murati ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohej s ekishte lidhje me vrasjen e Fushë-Krujës me tre viktima, mes tyre edhe djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. Por për Muratin kishte lëshuar urdhërarresti edhe drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.

Por kush është Fation Murati

Fation Murati u arrestua ndërsa ndodhej në makinë me mikun e tij Endrit Dokle në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar. Ndërsa një javë më pas pme urdhër të prokurorisë së Tiranës iu sekuestruan katër prona të paluajtshme dhe 3 biznese me vlerë rreth 5 milionë euro, pasi dyshohen se kanë prejardhje kriminale. Gjithshtu organi i akzuzës theksonte se Murati është akuzuar nga autoritetet italiane për disa vepra penale, mes të cilave edhe trafik kokaine.

Organi i akuzës theksoi se hetimi pasuror ndaj Muratajt ka nisur në vitit 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë.

Ndjekje “këmba-këmbës” e Fation Muratit, si ra në gjurmët e policisë ish-anëtari i bandës së Durrësit

Konkretisht më 21 mars 2018 Murataj së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve disa të arrestuar në Itali, janë denoncuar për se janë marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e kanë zgjeruar aktivitetin në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndaj Fatjon Muratajt, gjykata e Trevizos ka vendosur më 31 tetor 2015 masën për evezion, ndërkohë që një muaj më vonë ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij me akuzat e “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Më 26 prill, Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më 26 korrik 2017 në kuadër të procedimit penal të autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Prokuroria thotë se nga analiza e provave arrin në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të Fajton Muratajt dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që të transferohen tek të tretët.

Për këtë arsye prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e sipërfaqes së ndërtimit 120 metra katrorë në zonën kadastrale 8330, dyqanit me sipërfaqe 40 metra katrorë në rrugën “Lord Bajron”, apartament 90.30 m2 në rrugën “Shaban Matraku” dhe ndërtesë 8 katëshe me sipërfaqe 317 m2 katrorë.

Përveç këtyre pronave, Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestrimin e tri aktiviteteve tregtare me aktivitet tregti artikujsh ushqimorë, bar kafe dhe lavazh automjetesh.

/AlbEu.com/

The post Nga shoqëria me Doklen dhe lidhja me vrasjen e Brilant Martinajt, kush është Fation Murati, pronari i lokalit ku ndodhi masakra në Tiranë appeared first on Albeu.com.

“Vlonjati” derdhi 91 plumba kallashi ndaj makinës së shokëve të Ervis Martinaj , zbulohet roli i dy policëve në atentat
Ngjarja e ndodhur në 17 korrik 2022, konsiderohet si një nga atentat et më të forta të realizuara ndaj grupit të kryesuar nga Ervis Martinaj duke u derdhur 91 plumba kallashi nga njëri prej atentatorëve .

Por ajo që e bën akoma më të rëndë këtë krim, janë dyshimet e arsyeshme se pjesë e këtij krimi, kanë qenë dhe punonjës të policisë.

Kjo pasi një tjetër punonjës i Komisariatit të Laçit dyshohet se ka shërbyer si njeriu kryesor, i cili ka ndihmuar skuadrën e personave që kryen sulmin me armë ndaj Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Ervis Martinaj , i zhdukur prej disa muajsh. Ne vere grupit te tij i ben nje atentet duke derdhur 91 plumba kallashi ndaj makines se tyre

“Ora News” ka mësuar se Prokuroria e Krujës, që ka ndjekur hetimet për rastin, ka zbuluar në këtë ngjarje përfshirjen e dy punonjësve të policisë.

I pari është një punonjës i komisariatit e Kurbinit, që ka varësi direkt nga Drejtoria e Policisë Qarkut Lezhë.

Lexo KETU gjithçka mbi Ervis Martinajn

Ndërsa punonjësi i dytë i policisë është Jeton Lami, i arrestuar nga policia për “Shpërdorim detyre” pasi shoqëronte Ervis Martinaj gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim.

Lami mesditën e 17 korrikut ka qënë nën shoqërinë e Briland Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës. Sapo Lami, i ka lënë në parkimin e Restorant “Brazilit”, 5 minuta më pas tre miqtë e tij janë sulmuar me armë në pritën e organizuar tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Emri i Lamit, në këtë ngjarje doli vetëm 20 ditë pas zhdukjes së Ervis Martinajt në zonën e Shijakut.

Roli i policit

Sipas burimeve, efektivi, (që për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor do respektojmë ruajtjen e anonimatit të tij), në këtë ngjarje të rëndë, dyshohet se ka vepruar si transportues i tre personave, nga vendi ku është djegur “Volksvagen Passat”, në drejtim të qytetit të Laçit.

Përmes njohurive të tij në njohjen e zonës, ai ka nxjerrë autorët me shumë shpejtësi nga zona e krimit, duke bërë që ende pas 7 muajsh kjo ngjarje të mos ketë asnjë autor.

Strehimi i grupit që morën pjesë direkt në vrasjen e trefishtë, dyshohet se është bërë pikërisht në banesën e punonjësit të policisë.

Ky i fundit gjatë këtyre muajve është hetuar nga policia dhe prokuroria, por ai ka nuhatur ndjekjen e kolegëve të tij, duke ju shmangur disa herë gjurmimit.

Ajo që e bën të çuditshme këtë fakt, është se ai vijon të jetë ende në detyrë ndërsa dyshimet për implikimin e këtij personi kanë lindur pas analizimit të kamerave të sigurisë, ku duket se ai me makinën e tij ka shkuar drejt rrugës që të çon në vendin ku tre personat dogjën makinën.

Shfaqja e siluetës së makinës së tij, pikërisht shumë pranë zonës ku është djegur makina e autorëve, ka lindur dyshime të forta se efektivi i policisë të Dielën e 17 Korrikut, ka qënë pjesë e skuadrës që kreu vrasjen e tre personave tek mbikalimi i Fushë-Krujës.

Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria e Krujës, ka ngritur dyshime të forta se në këtë ngjarje, ka marrë pjesë dhe një person me origjinë nga Vlora, i cili dyshohet të jetë njeriu, që ka qëlluar me automatik plot 91 plumba në drejtim të tre viktimave.

Këto dyshime kanë lindur, pas disa bisedave të përgjuara nga grupi i hetimit, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë vënë në përgjim, si persona të dyshuar.

Burimet sqarojnë se dy personat komunikojnë mes njëri-tjetrin për mbëritjen në zonë të një personi nga Vlora, duke ju referuar shkurtimit si vlonjati.

Hetimet janë përqëndruar duke verifikuar dhjetëra persona, por ende dhe sot nuk ka rezultat në identifikimin e autorëve.

Ervis Martinaj kallashi atentat

The post “Vlonjati” derdhi 91 plumba kallashi ndaj makinës së shokëve të Ervis Martinaj , zbulohet roli i dy policëve në atentat appeared first on Albeu.com.

Një hap para policisë, si i nxori jashtë loje kolegët efektivi i implikuar në vrasjen e Brilant Martinajt, pikasi GPS në makinën e tij
Autorët e vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë, ku mbeti i vdekur Brilant Martinaj, Dikler Vata  dhe Besmir Hoxha dyshohet se janë ndihmuar nga një efektiv policie për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas dosjes hetimore rezulton se efektivi M.D (identiteti nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore) ka shoqëruar dhe strehuar autorët edhe para vrasjes verën e kaluar.

Por siç edhe vlerësohet në dosjen hetimore, grupi hetues nuk mund të sigurojë dot numrin apo numrat e telefonit të këtij efektivi policie.

Një fakt i habitshëm ky se si prokuroria dështoi në sigurimin e këtyre provave. Sipas relacionit të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, pas dështimit të sigurimit të tabulateve telefonike, prokuroria vendosi përgjimin ambiental të punonjësit të policisë.

Uniformat blu i vendosën një GPS në makinën e tij efektivit M.D.

Përmes kësaj praktike policia shpresonte që të merrte informacione të vlefshme që mund të çonin në identifikimin e autorëve të mundshëm të krimit në Fushë-Krujë.

Dosja Hetimore

“Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore u paraqit në prokurori relacion dhe kërkesë për kryerjen e përgjimit ndaj M.D., nëpërmjet vendosjes së pajisjes GPS në automjetin e këtij shtetasi dhe vëzhgimi me anë të fotografimit. Për hetimin e gjithanshëm dhe objektiv të kësaj çështje, grumbullimin e provave dhe dokumentimin e autorësisë së veprave penale u pa e domosdoshme gjithashtu edhe kryerja e veprimit procedural të përgjimit të fshehtë me mjete teknike i bisedave ne vende private dhe përgjimi me audio dhe video në vende private të M.D. Konkretisht i bisedave që ky shtetas do të kryejë dhe mund të zhvillojë në automjetin e tij”, thuhet në dosjen hetimore të publikuar në emisionin “Në Shënjestër”.

Por pavarësisht këtyre lëvizjeve duket se diçka nuk shkoi mirë në këtë hetim, ashtu si në shumë hetime të ngjashme të kësaj natyre të cilat dekonspirohen pa filluar mirë.

Efektivi i policisë M.D. ishte në dijeni të çdo veprimi hetimor që po bënte policia ndaj tij dhe siç rezulton mori masat e duhura për të mos u peshkuar nga kolegët e tij, që kishin rënë tashmë në gjurmë të aktivitetit të tij kriminal.

Mësohet se pasi Gjykata dha pëlqimin për përgjimin e efektivit të dyshuar të policisë, grupi hetues vendosi të ngrejë një kurth ndaj tij, duke i vendosur këtë herë një GPS në makinën e tij personale.

Por për ta bërë sa më të vërtetë këtë grackë dhe për të hequr çdo dyshim nga ai vetë, efektivi i policisë u thërrit dy herë në Tiranë me arsyetimin e nevojës së një trajnimi. Në fakt, nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një rreng i përgatitur nga grupi hetues.

Megjithatë, efektivi M.D. nuk ishte aq i mefshtë sa e mendonin kolegët e tij, të cilët kishin hapur një hetim.

Ndërsa grupi hetues vendosi GPS në makinën e tij dhe pritej që punonjësi i dyshuar i policisë të vinte me makinën e tij, çuditërisht në të dyja rastet e paraqitjes së tij në ‘trajnim’, ai mbërriti jo me automjetin e tij, por me atë të personave të tjerë.

Duket se nuhatja e oficerit të policisë se mund të ishte në monitorimin e grupit hetues, veproi më shpejt se këta të fundit. Efektivi i policisë M. D., reagoi në kohë, duke shtangur edhe vetë survejuesit e tij, të cilët i nxori jashtë loje, me një lëvizje të vetme.

“Prokuroria argumenton se ky përgjim është i domosdoshëm për vëzhgimin e hetimeve, për të bërë të mundur identifikimin e rrethit të personave me të cilët komunikojnë personat nën hetim si dhe lidhur me përmbajtjen e komunikimeve të tyre me këta persona. Për këtë qëllim GPS u montua me teknika të fshehta në automjetin e M.D. Por një ditë më vonë, ai ndërroi automjetin, pasi u informua për përgjimin ambiental”, thuhet në dosjen hetimore.

Dështimi i përgjimit me anë të GPS, duket se solli edhe ndërprerjen e hetimeve ndaj oficerit të policisë, M. D. Edhe pse ky i fundit, u pa të largohej me makinën e tij, ditën e ngjarjes, autorët e ekzekutimit në mbikalimin e Fushë-Krujës, të Brilant Martinaj dhe dy shoqëruesve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata./Albeu.com.

The post Një hap para policisë, si i nxori jashtë loje kolegët efektivi i implikuar në vrasjen e Brilant Martinajt, pikasi GPS në makinën e tij appeared first on Albeu.com.