Bregu Archives - Albeu.com

“Bashkëpunimi, Shpresa dhe Suksesi”: Mesazhi Lamtumirës i Majlinda Bregut për Ballkanin
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, mbylli një epokë të rëndësishme me përfundimin e dy mandateve të saj, duke lënë pas një trashëgimi që përfaqëson frymën e bashkëpunimit dhe përpjekjet për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Një Vizion për Ballkanin: Nga Konflikti në Bashkëpunim

Në vitin 2019, Bregu nisi këtë udhëtim me një synim të qartë: të afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i lidhë ato më ngushtë me Europën. Ishte një rrugëtim që ajo e përshkruan si më energjik dhe sfidues nga ç’mund ta kishte imagjinuar. Nga pandemia te skepticizmi për zgjerimin e BE-së, ajo punoi për t’i kthyer fjalët në veprime konkrete.

“Përpjekja për arritje konkrete dhe mbajtja e shpresës së integrimit në BE, edhe kur fjala ‘zgjerim’ ishte në hije, ishte ndër sfidat më të mëdha,” tha Bregu.

Arritjet që Formësuan Rajonin

Në një retrospektivë krenare, Bregu renditi disa nga arritjet kryesore gjatë mandatit të saj:

•	Eliminimi i tarifave roaming: Lëvizje që reduktoi deri në 97% tarifat telefonike me BE-në.

•	Korridoret e gjelbra gjatë pandemisë: Një shpëtim për tregtinë rajonale dhe zinxhirët e furnizimit.

•	Njohja e diplomave dhe profesioneve: Lehtësi për studentët dhe profesionistët e Ballkanit Perëndimor.

•	Plani i Tregut të Përbashkët Rajonal: Një hap drejt Tregut Unik të BE-së.

•	Agjenda e parë e Gjelbër për rajonin: Një angazhim konkret për mbrojtjen e mjedisit.

•	Platforma për rininë dhe sipërmarrjen e grave: Përfshirja e brezave të rinj dhe grupeve të margjinalizuara.

“Rajoni Sot: Më i Lirë dhe Më i Vetëdijshëm”

Pas gjashtë viteve intensive, Majlinda Bregu e mbyll me një mesazh të fortë:

“Ky rajon nuk ka qenë asnjëherë më i vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit sesa sot. Në një botë ku pasiguria është norma, bashkëpunimi mbetet thelbësor.”

Një Epokë e Re me Amer Kapetanoviç

Nga 1 janari 2025, stafetën do ta marrë Amer Kapetanoviç, një diplomat me përvojë 25-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina. Pas gjashtë viteve si Drejtor Politik i RCC, Kapetanoviç pritet të vazhdojë vizionin e bashkëpunimit rajonal.

Majlinda Bregu përfundoi deklaratën e saj me falënderime për ekipin e RCC dhe të gjithë ata që mbështetën rrugëtimin e saj.

The post “Bashkëpunimi, Shpresa dhe Suksesi”: Mesazhi Lamtumirës i Majlinda Bregut për Ballkanin appeared first on Albeu.com.

Bregu: “Tregu i Përbashkët Rajonal është një mendësi dhe proces që sjell risi”
Tiranë – Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, hapi një trajnim ekzekutiv katërditor mbi Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) për përfaqësues nga parlamentet dhe ministritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë.

Në fjalën e saj të hapjes, Bregu theksoi rëndësinë e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal si mjete për përparimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit. “Plani i ri për Ballkanin Perëndimor, faza e dytë e Tregut të Përbashkët Rajonal, është vendosur këtë vit. Integrimi evropian, bashkëpunimi rajonal dhe agjendat lokale janë procese të ndërlidhura që forcojnë njëra-tjetrën. CRM është një mendësi dhe një proces që gjithmonë sjell gjëra të reja,” tha ajo.

Bregu vuri në dukje rëndësinë e trajnimit për ndërtimin e kapaciteteve, duke shtuar se qëllimi kryesor ishte pajisja e funksionarëve shtetërorë me aftësi për të ndërlidhur dhe për të forcuar këto procese. “Përmes këtyre katër ditëve të trajnimit intensiv, dëshiruam që të pajisnim të gjithë me aftësi për të gjetur fijen që bashkon të gjitha këto procese,” shtoi ajo.

Trajnim për ndryshuesit e rajonit

Trajnimi, i titulluar “Ndërtimi i Tregut të Përbashkët Rajonal: Trajnim Ekzekutiv për Ndryshuesit e Ballkanit Perëndimor,” u organizua nga Qendra Shqiptare për Konkurueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT) dhe Qendra Shqiptare për Politikat Evropiane (ACEP), me mbështetjen e RCC. Ai synoi t’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi praktike për të mbështetur CRM dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij në forcimin e integrimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.

Çfarë është CRM?

Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) është një kornizë rajonale e përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian, që synon të përmirësojë konkurrueshmërinë, të eliminojë barrierat dhe të forcojë lidhjet ekonomike ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky treg shërben si një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë në Tregun e Vetëm të BE-së.

Faza e dytë e CRM, e miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit më 14 tetor 2024, përfshin zbatimin e Planeve të Veprimit katërvjeçare të zhvilluara nga RCC në bashkëpunim me administratat e Ballkanit Perëndimor, partnerët rajonalë dhe Komisionin Evropian.

Një hap drejt integrimit evropian

Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit pritet të kontribuojnë në nxitjen e përpjekjeve për integrimin ekonomik dhe heqjen e barrierave që pengojnë bashkëpunimin në rajon. CRM mbetet një nismë kyçe për të përshpejtuar progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

The post Bregu: “Tregu i Përbashkët Rajonal është një mendësi dhe proces që sjell risi” appeared first on Albeu.com.

Bregu: Misioni ynë gjatë 6 viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë
Sarajevë – Takimi i 54-të i Bordit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) u mbajt sot në Sarajevë, i kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së,Majlinda Bregu.

Pjesëmarrësit e Bordit të RCC-së e uruan zonjën Bregu për sukseset që ka arritur në axhendat e bashkëpunimit rajonal gjatë mandatit të saj dhe e falënderuan për përkushtimin dhe këmbënguljen e saj në udhëheqjen dhe ndjekjen e bashkëpunimit në rajonin tonë.

“Jam e nderuar që kam shërbyer si Sekretare e Përgjithshme e RCC-së gjatë këtyre gjashtë viteve të jashtëzakonshëm dhe kam qenë dëshmitare e solidaritetit në rajonin tonë si edhe mes rajonit tonë dhe BE-së. Që nga fillimi, jam udhëhequr nga parimi se bashkëpunimi është aseti më i fortë yni në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Afër gjashtë vjet pas marrjes së detyrës, ky parim mbetet më i rëndësishëm se kurdoherë. Misioni ynë gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë i qartë: jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por edhe ta udhëheqim atë. Ne kemi arritur të rritemi dhe të bëhemi një lojtar i rëndësishëm në shtytjen përpara të axhendës rajonale,” tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Ajo theksoi se gjatë gjashtë viteve të kaluara rajoni ka miratuar dhe nënshkruar rreth 20 marrëveshje dhe deklarata, duke përfshirë axhendat e mobilitetit që janë miratuar tashmë, duke siguruar lëvizjen e qytetarëve, studentëve dhe profesionistëve në rajon. “Ne transformuam integrimin ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor në një bashkëpunim më të gjerë socio-ekonomik,” shtoi Bregu, duke theksuar se falë mbështetjes financiare nga BE-ja, RCC ka arritur të zhvillohet me projekte të reja si “Laboratori i Rinisë i Ballkanit Perëndimor”, i cili angazhon të rinjtë në bashkëpunimin rajonal, dhe “Qeverisja Integrative e Sigurisë së Brendshme”.

“Puna për integrimin në BE nuk është një detyrë e lehtë për një vend, dhe unë e kam bërë këtë çdo ditë për 12 vjet të plota në Shqipëri, por është padyshim më sfiduese për një rajon. Çdo hap kërkon kompromis, qëndrueshmëri dhe vendosmëri përballë vështirësive. Pas gjashtë vitesh mund të them se kurrë ky rajon nuk ka qenë kaq i lirë dhe kaq i ndërgjegjshëm sa është tani për rëndësinë e bashkëpunimit. Të gjithë ne ia detyrojmë këtë situatë kryesisht procesit të integrimit në BE,” përfundoi Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme Bregu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e bordit për mbështetjen e dhënë gjatë gjashtë viteve të kaluara dhe u uroi atyre, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm, Amer Kapetanoviç, i cili do të marrë detyrën më 1 janar 2025, një vazhdimësi të suksesshme të punës së rëndësishme të bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrësit e Bordit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) miratuan Raportin e Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, Majlinda Bregu, për aktivitetet e organizatës gjatë periudhës së kaluar dhe lavdëruan punën e RCC-së, duke konfirmuar miratimin e plotë për aktivitetet e planifikuara për fazën e ardhshme. Pjesëmarrësit e Bordit gjithashtu miratuan Buxhetin e Sekretariatit të RCC-së për vitin 2025 dhe vendosën datat për takimin e rradhës të vitit të ardhshëm.

The post Bregu: Misioni ynë gjatë 6 viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë appeared first on Albeu.com.

RCC shpall fituesit e Çmimit Rajonal të Inovacionit “Butterfly 2023”, Bregu dhe Zëvendëskryeministrja bullgare u dorëzojnë çmimet fituesve
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) shpalli fituesit e Çmimit Rajonal të Inovacionit “Butterfly 2023, në një ceremoni të organizuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, të mbajtur sot në Sofje.

“Urime – shpresojmë që Çmimi i Inovacionit “Butterfly” t’ju mbështesë në lundrimin në tregje sfiduese.

Disa nga fituesit e vitit të kaluar kanë përmirësuar zgjidhjet e tyre e po mendojnë të zgjerohen në tregje të reja, ndaj shpresoj se ky çmim do t’u japë një shtysë të fortë drejtë suksesit edhe produkteve tuaja inovative”, tha me këtë rast Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Fituesit e gjashtë kategorive janë:

ü  Në kategorinë Çmimi i Inovacionit të Industrisë: Ekipi AgAR, nga Serbia, për një mjet autonom bujqësor robotik pa pilot në tokë për të ripërcaktuar peizazhin e bujqësisë.

ü  Në kategorinë Gruaja Inovative: Team Kungul, nga Shqipëria për një aplikacion celular që ofron informacione thelbësore mbi kancerogjenët e mundshëm, alergjenët dhe kimikatet e dëmshme në kozmetikë dhe ofron alternativa të shëndetshme.

ü  Në kategorinë Çmimi i Inovacionit të Gjelbër: Ekipi PowerWheel nga Maqedonia e Veriut, për rrotat e fuqisë që përdorin lëvizjen rrotulluese të bagazheve, karrocave të blerjeve, shtretërve spitalorë dhe karrocave për fëmijë për të karikuar pajisjet elektronike.

ü  Në kategorinë çmimi i inovacionit STEM: Ekipi malazez Flourish, për një trajner digjital të fokusuar në zhvillimin e përballueshëm të inteligjencës emocionale, duke përdorur ushtrime interaktive, të personalizuara dhe në formë lojrash për të rritur inteligjencën emocionale.

ü  Në kategorinë Çmimi Inovacioni Universitar: Ekipi Kosovar Robotic Hand për dorën robotike vendimtare për protetikën funksionale.

ü  Në kategorinë e të rinjve: Team QManager nga Bosnja dhe Hercegovina për një sistem të menaxhimit të radhëve të krijuar për rritjen e efikasitetit nëpër zyra të ndryshme administrative, duke përfshirë bankat, qendrat e administratës së qytetit dhe qendrat e shërbimit.

“Investimi në Kërkim dhe Zhvillim (R&D) në rajonin tonë mbetet mjaft i ulët – më pak se 1% e PPB-së ndërsa në BE kjo shifër është 2.3%. Për të përmbushur premtimin e mekanizmave të inteligjencës artificiale sot edhe politikat duhet të jenë të zgjuara. Si pjesë e Planit të ri- të BE-së- të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, së shpejti do të nisë një para-përshpejtues rajonal i fokusuar në teknologjinë e thellë (deep-tech). Jemi të kënaqur të shohim që përpjekjet tona po japin fryte. Po synojmë gjithashtu që një segment i kësaj nisme të mbështesë ekipet e inovacionit në fazat e hershme përtej teknologjisë së thellë”, shtoi Bregu.

Ballkani Perëndimor ka ndryshuar shumë në dekadat e fundit. Konkurrenca globale për inovacionin dhe transformimin digjital është pika e re ideale, por për fat të keq, performanca e inovacionit të BP është nën 70% të asaj të BE-së. Indeksi Global i Inovacionit 2023 i rendit ekonomitë tona midis vendit 53 dhe 84.

“Nga ana tjetër, rajoni po performon mirë kur bëhet fjalë për STEM. Përqindja e grave në profesionet STEM është mbi 40%, dhe kjo është një arsye tjetër, që e kam shumë për zemër, pse inovacioni është kaq i rëndësishëm për shoqëritë tona. Ai përdor pikat e forta të grave. Përdorimi i inovacionit do t’u mundësojë grave të marrin pjesë në ekonominë digjiitale dhe të kenë akses në shërbimet digjitale, të cilat janë thelbësore për fuqizimin ekonomik. Sapo ka përfunduar fushata vjetore e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Ka një të vërtetë të artë në këtë histori: gratë e pavarura ekonomikisht mund t’i shpëtojnë ciklit të dhunës”, përfundoi Bregu.

RCC do të zbulojë së shpejti një platformë në internet që synon të lidhë gratë e suksesshme në STEM me profesionistë të rinj aspirantë – një hap kryesor brenda Rrjetit Rajonal të Grave në STEM të RCC

“Çmimet e Inovacionit “Butterfly” janë promovimi i krijimtarisë, mençurisë dhe angazhimit drejt inovacionit. Ato tregojnë se si mund të ndërtojmë një ekosistem ku inovatorët, studiuesit, sipërmarrësit, të rinjtë dhe gratë novatore punojnë së bashku për të mirën e rajonit. Unë u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të identifikojnë pikat e forta të rajonit të tyre, në mënyrë që të tregojmë se Ballkani Perëndimor mund t’i transformojë sfidat rajonale në mundësi. Talente, investime, shndërrimi i ideve në realitet: kjo është Europa.”- tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Mariya Gabriel.

Gabriel falenderoi Bregun për angazhimin dhe përkushtimin në këtë process, rezultat i të cilit janë arritjet e jashtëzakonshme që po festojmë sot.

Çmimi Rajonal i Inovacionit “Butterfly” filloi vitin e kaluar në margjinat e Takimit Ministror BE-BP për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin dhe Aftësitë – organizuar nga znj. Gabriel, në atë kohë në cilësinë e Komisioneres së BE-së.

Këtë vit, ne morëm 87 ide të jashtëzakonshme, në gjashtë kategoritë. Veçanërisht, kategoria e Industrisë kryesoi me gati një të tretën e propozimeve, e ndjekur nga kategoritë e Gjelbërta dhe Gratë. Për më tepër, u vu re një diversitet i jashtëzakonshëm në ide, duke përfshirë nga FoodTech në konceptet e ekonomisë qarkulluese, nga modelimi molekular deri te risitë EdTech. Në mënyrë të dukshme, gati gjysma e të gjitha ideve përqendroheshin në zgjidhjet digjitale, duke sinjalizuar një trajektore premtuese drejt një tranzicioni digjital.

Bregu dhe Gabriel zhvilluan një takim dypalësh më herët sot, ku diskutuan bashkëpunimin e ardhshëm jo vetëm në inovacion, por edhe në axhenda të tjera të bashkëpunimit rajonal, pasi Bullgaria është një mbështetëse e vendosur e bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe një nga pjesëmarrësit më aktivë të RCC.

Çmimi i Inovacionit Butterfly është pjesë e “Zonës Rajonale të Inovacionit” të Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (2021-2024). Nisma u krijua në vitin 2021 për të inkurajuar dhe promovuar zgjidhje inovative, të shkallëzuara dhe të bazuara në treg nga Ballkani Perëndimor. Qëllimi i Çmimit të Inovacionit Butterfly është të promovojë kulturën e inovacionit në Ballkanin Perëndimor përmes shfaqjes së arritjeve të suksesshme inovative dhe fuqizimit të grupeve të ndjeshme si të rinjtë dhe gratë. Në periudhë afatgjatë ai synon të mbështesë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor duke përqafuar transformimin dixhital dhe duke nxitur qëndrueshmërinë mjedisore.

The post RCC shpall fituesit e Çmimit Rajonal të Inovacionit “Butterfly 2023”, Bregu dhe Zëvendëskryeministrja bullgare u dorëzojnë çmimet fituesve appeared first on Albeu.com.

Bregu: Rrjedhja e trurit s’ka të bëjë vetëm me kapitalin njerëzor, por edhe çështjet e sigurisë
Romë – “Migrimi po bëhet një nga problemet më të mëdha të ditëve të sotme, sepse vendet tona po zbrazen. Po flasim jo vetëm për ata që rezultojnë në fluksin e migrantëve që hyjnë në rajonin tonë, por edhe për shkak të emigrimit nga rajoni ynë drejt perëndimit. Prandaj, termi “sfidat e sigurisë” po ndryshon kuptim në mënyrë dramatike. Sfidat  e sigurisë nuk janë vetëm zgjidhja apo parandalimi i konflikteve, ndryshimet klimatike dhe katastrofat, spiunazhi dhe problemet reale të jetëve njerëzore por edhe gjetja e mënyrave se si të ndalojmë rrjedhen e trurit njerëzor nga rajoni ynë.” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferencës së tetë të Koordinimit Rajonal të Sigurisë sot në Romë.

Edicioni i tretë i sondazhit të opinionit publik të RCC SecuriMeter është prezantuar në Konferencë, duke zbuluar se çfarë mendojnë qytetarët e rajonit për çështjet e sigurisë.

“Shqetësimet kryesore të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Më shumë se 60% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e rendisin krimin e organizuar si shqetësimin kryesor të sigurisë, i cili shkon paralelisht me korrupsionin, me 55% të qytetarëve të rajonit që besojnë se niveli i korrupsionit është rritur. Kur flasim për migrimin, 70% e qytetarëve tanë pajtohen se rajoni ynë duhet të strehojë emigrantët që kanë nevojë për mbrojtje, por shumica, 80%, beson se BE-ja duhet të bëjë më shumë për të ndarë barrën. Bashkëpunimi rajonal edhe në këtë fushë mbështetet në masë të madhe, pasi 73% janë të mendimit se thellimi i bashkëpunimit rajonal për të kontrolluar kufijtë mes Ballkanit Perëndimor si një rajon është një mënyrë për të menaxhuar migracionin e parregullt”, shtoi Bregu.

SecuriMeter u krye midis 14 majit dhe 2 qershorit 2023 midis 6,023 njerëzve të rajonit. Të dhënat tregojnë se shumica e emigrantëve potencialë nga rajoni ynë, 62% e tyre planifikojnë qëndrime afatgjatë jashtë vendit për vite ose përgjithmonë. Pothuajse gjysma e qytetarëve tanë, 47% besojnë se dezinformimi shkakton më shumë dëm në provokimin e urrejtjes dhe mendimeve përçarëse. Ata mendojnë se mediat sociale janë ato që kanë më shumë gjasa të përhapin lajmet e rreme – 46%, e ndjekur nga afër nga gazetarët me 44% dhe politikanët me 38%.

E gjithë baza e të dhënave SecuriMeter është e disponueshme këtu.

“SecuriMeter tregon shumë tendenca shqetësuese, nga migrimi te frika e luftës, siguria kibernetike dhe dezinformimi. Të gjitha këto sfida do të kenë nevojë që ne të investohemi drejt përpjekjeve edhe më të forta, që t’iu përgjigjemi atyre. Duhet të jetojmë shumë afër njëri-tjetrit, t’i trajtojmë këto sfida si një çështje që na përkasin të gjithëve njësoj, duke e forcuar kështu edhe më shumë bashkëpunimin tonë rajona”, përfundoi Bregu.

Krahas Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, fjalën hyrëse e mbajtën Raffaele Grassi, Zëvendës Shef i Policisë, Ministria e Brendshme e Italisë dhe Andrea Cascone, Drejtor i Njësisë së Adriatikut dhe Ballkanit – Drejtoria e Përgjithshme për Bashkimin Evropian – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.

Konferenca dy-ditore do të fokusohet në sfidat dhe kërcënimet e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor, duke shfaqur shtatë panele të lidhura me sigurinë, dhe sesione ndërvepruese, grupe pune dhe mundësi rrjetëzimi. Kjo konferencë synon të nxisë diskutime të thella, të promovojë bashkëpunimin midis palëve të interesuara dhe të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Është një ngjarje vjetore që mbledh të gjithë praktikuesit, organizatat dhe rrjetet rajonale të sigurisë që merren me çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore dhe në Ballkanin Perëndimor, në veçanti.

Konferenca e 8-të e Koordinimit të Sigurisë është organizuar nga RCC në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Italiane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

The post Bregu: Rrjedhja e trurit s’ka të bëjë vetëm me kapitalin njerëzor, por edhe çështjet e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Bregu: Mbështetje për tranformimin urban dhe digjital të qyteteve!
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Rrjetin e Asociuar të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS) kanë organizuar sot në Tiranë Forumin e parë të Vetëqeverisjes Vendore me temë “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Western Balkans Unite for Smart Cities”.

“Nisja e dialogut të strukturuar rajonal me vetëqeverisjen lokale, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, në mes të diskutimeve të rivitalizuara për integrimin e përshpejtuar të rajonit tonë në BE, e për planin e guximshëm për ringritjen ekonomike, por edhe pas krizës së zgjatur energjetike – është një mundësi e mirë, në kohën e duhur, për t’i hapur rrugën lokalizimit dhe decentralizimit të zbatimit të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ky Forum, në bashkëpunim edhe me forumin e shoqërisë civile që iniciuam në fillimi të këtij viti, mund të jetë një nxitës I mirë për përkthimin e strategjive globale dhe rajonale në veprime konkrete lokale” – tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në fjalën e saj të hapjes.

Forumi “Unlocking the Future: Innovate, Eco-vate, Elevate – Ëestern Balkans Unite for Smart Cities” shënon fillimin e një dialogu të strukturuar rajonal midis Vetëqeverisjeve Lokale nga Ballkani Perëndimor, me synimin për të nxitur zbatimin e Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, në nivel lokal.

“Qytetet janë të parat që ndeshen dhe ndjejnë ndikimet mjedisore, nga ndotja e ajrit, menaxhimi i mbetjeve si dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Ato konsumojnë më shumë se 65% të energjisë së botës dhe janë përgjegjës për mbi 70 % të emetimeve globale të karbonit. Trajtimi i këtyre çështjeve kërkon ndryshime thelbësore në infrastrukturën tonë urbane, sistemet e transportit dhe burimet e energjisë, të cilat janë përpjekje komplekse dhe të kushtueshme. Prandaj është e domosdoshme që qytetet dhe rajonet të mbështeten në përshpejtimin e tranzicionit të tyre drejt krijimit të mjediseve urbane miqësore me ambjentin dhe digjitale. Forumi dhe diskutimet që do të zhvillojmë këtu kanë si synim forcimin e përpjekjeve tona kolektive për inovacion dhe përmirësim. Bashkëpunimi midis pushtetit vendor dhe atij qendror, angazhimi me shoqërinë civile dhe sektorin privat dhe rininë tonë të talentuar sipërmarrëse, mund të sjellë ekspertizë dhe burime të ndryshme në tryezë, dhe të ndihmojë rajonin tonë të kalojë drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe dixhitale”, përfundoi Bregu.

Krahas znj.Bregu, fjalën e hapjes e mbajtën Arbjan Mazniku, Ministër për Pushtetin Vendor të Shqipërisë, Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Mehmet Ergün Turan, President i NALAS dhe Kryetar i Bashkisë Fatih, Stamboll dhe Mathieu Mori, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Më tej, gjatë punimeve të Forumit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin panelin kushtuar transformimit të gjelbër të qyteteve në Balkanin Perëndimor, me Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Danela Arsovska, Kryetar i Bashkisë së Shkupit, Përparim Rama, Kryetar i Bashkisë së Prishtinës, Samir Avdiq, Nënkryetar i Bashkisë së Sarajevës dhe Luka Rakçeviq, nënkryetar i Bashkisë së Podgoricës.

Pjesë e programit të Forumit janë edhe prezantimet e praktikave më të mira të BE-së, si dhe zgjidhjet digjitale që mund të kenë ndikim konkret drejt mjediseve urbane më të pastra dhe më inteligjente. Zgjidhjet digjitale janë nxitur në kuadër të nismës së RCC-së, Balkathon, një konkurs vjetor për zgjidhjen digjitale më të mirë rajonale, që mbahet që nga viti 2020.

The post Bregu: Mbështetje për tranformimin urban dhe digjital të qyteteve! appeared first on Albeu.com.

Bregu: Digjitalizimi europianizim i Ballkanit
Sarajevë – Samiti i gjashtë Digjital i Ballkanit Perëndimor (SDBP), i organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe i mbështetur nga RCC, u hap sot ne mëngjes në Sarajevë.

“Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor padyshim që drejtoi një fazë cilësore të re në bashkëpunimin rajonal për digjitalizimin. Ai mishëron parimet e bashkëpunimit, përfshirjes, vendosjes së rezultateve midis qeverive të 6 vendeve të BP, partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë – dhe gjithashtu bazohet në kontributin e fortë nga industria. Katër vjet më parë në samitin e dytë Digjital të BP-së ne filluam procesin e uljes së tarifave të roaming mes vendeve të BP-së dhe BE-BP, me nënshkrimin e Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut, e cila ishte parakusht për atë me BE-në. Si rezultat, dy vite më vonë, në vitin 2021, në rajonin tonë roaming u bë pa pagesë në të gjithë vendet e BP-së. E duke nisur nga kjo javë, hyri në fuqi edhe ulja e tarifave të roamingut të të dhënave mes BE-BP, bazuar në Deklaratën e nënshkruar ndërmjet Operatorëve të BE-së dhe BP-së vitin e kaluar në Samitin BE-BP në Tiranë”, tha në ceremoninë e hapjes Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Pjesëmarrësit e Samitit mirëpritën reduktimet e tarifave të roaming-ut BE-BP dhe vlerësuan rolin e RCC-së në këtë proces.

Samiti u hap nga Borjana Kristo, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës. Përveç Sekretares së Përgjithshme të RCC, në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe Edin Forto, Ministër i Komunikacioneve dhe Transportit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Oliver Varhelyi, Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Roberto Viola, Drejtor i Përgjithshëm i DG Connect, Stefan Schnorr, Sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale për Digital and Transport (Berlin), Steliana Nedera, Byroja Rajonale e PNUD-it për Evropën dhe CIS, Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Stambollit dhe Doreen Bogdan-Martin, Sekretare e Përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).

“Tani është koha që ne duhet të synojmë më fort për lidhje të përshpejtuar digjitale dhe aksesueshmëri në rajon. Duke synuar të gjithë së bashku ta trasformojmë Ballkanin Perëndimor në mënyrë digjitale, gjithëpërfshirëse – ne po qëndisim me delikatesë fijet e ndërlikuara, në pëlhurën e evropianizimit të rajonit tonë. Është një rrugë drejt një të ardhmeje më të lidhur, më të aksesueshme dhe më të përballueshme për të gjithë, të cilën ne në RCC po e përshkruajmë me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Roli ynë gjithëpërfshirës përmes mbledhjes së informacionit, lehtësimit dhe “shfrytëzimit” të kapaciteteve të ekspertëve, do të mbetet mbështetje kyçe në rrugëtimin sfidues të digjitalizimit!” përfundoi Bregu.

Më tej, gjatë ditës, Sekretarja e Përgjithshme Bregu moderoi panelin me temë “Roli transformues i digjitalizimit – Vizioni dhe ambicia e përbashkët e rajonit të Ballkanit Perëndimor” me panelistët: Edin Forto, Ministër i Komunikacioneve dhe Transportit të Bosnjë-Hercegovinës, Enkelejda Mucaj, Zëvendësministre në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë nga Prishtina, Dritan Dauti, shef i Kabinetit të Ministrit të Shoqërisë Informative dhe Administratës së Shkupit dhe Milan Dobrijeviq, Sekretar shtetëror serb në Ministrinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit nga Beogradi.

The post Bregu: Digjitalizimi europianizim i Ballkanit appeared first on Albeu.com.

Raporti, Bregu: Biznesi kërkon më shumë bashkëpunim në rajon
Javën e kaluar, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikoi rezultatet e Barometrit Ballkanik 2023, Opnioni i Publikut.

Për ta plotësuar pasqyrën e opinioneve të rajonit tonë, për bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin në institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimet, etj, tani është i disponueshëm edhe Opinioni i Komunitetit të Biznesit të Ballkanit Perëndimor https://www.rcc.int/balkanbarometer/.

“Kur u pyetën për të vlerësuar faktorët që ndikojnë në rritjen e biznesit të tyre, biznesmenët e Ballkanit Perëndimor vendosën në krye të listës paqëndrueshmërinë makroekonomike, të ndjekur nga disponueshmëria e punës, ikja e trurit plus paqëndrueshmëria politike ose sociale. Mbështetja nga bizneset për anëtarësimin në BE është rritur me 11% dhe tani është në 71%, duke arritur nivelin më të lartë historik që nga fillimi i Barometrit Ballkanik, në 2015. Mbështetja për bashkëpunimin rajonal midis biznesmenëve është rritur nga 69% që ishte vitin e kaluar, në 74% këtë vit, pasi perceptohet si i rëndësishëm për biznesin e tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

5 rezultatet kryesore të Barometrit Ballkanik 2023, Opinioni i Biznesit:

-Bizneset e Ballkanit Perëndimor e shohin situatën paksa më të favorshme se një vit më parë, pasi indeksi i kënaqësisë së tyre u rrit me 5 pikë duke arritur në 58.

-Megjithatë, 77% thonë se kostot e tyre të punës dhe të tjera janë rritur me më shumë se 25% gjatë katër viteve të fundit.

-Vetëm një e treta (33%) e bizneseve në rajon presin një përmirësim të situatës së tyre ekonomike në vitin e ardhshëm.

-Vetëm 13% përdorin kryesisht energji të rinovueshme dhe 37% nuk ​​kanë ndërmarrë asnjë hap për të reduktuar ndikimin mjedisor të bizneseve të tyre.

-Shumica e tyre (56%) presin përfitime të mëdha nga udhëtimi vetëm me një kartë identiteti brenda rajonit.

“Alarmi i kuq është se 70% e bizneseve nuk I shohin ndryshimet klimatike si një shqetësim domethënës për mjedisin e tyre të biznesit. Po, në Ballkan, kjo mund të mos tingëllojë ende si një emergjencë, dhe ndryshe nga një sëmundje, nuk është drejtpërdrejt e perceptueshme për shqisat tona. Por, kjo është mjaft alarmante. Nga ndotja, rritja e kostove të sigurimit, bujqësia, vera, energjia, transporti i mallrave deri te disponueshmëria e zvogëluar e ushqimit dhe ujit, të gjitha ndikohen nga ndryshimet klimatike. Pothuajse të gjitha industritë janë të kërcënuara nga efektet e ndryshimeve klimatike, direkt ose indirekt. Por ka edhe lajme të mira. Gjysma e bizneseve rajonale thanë se kanë përjetuar përfitime të drejtpërdrejta nga Marrëveshja Rajonale e Roaming. Këto gjetje mund të mos i pëlqejnë të gjithëve. Por sido që të jetë Ballkani, ai nuk është kurrë i njëtrajtshëm, por një rajon plot ngjyra”, përfundoi Bregu.

The post Raporti, Bregu: Biznesi kërkon më shumë bashkëpunim në rajon appeared first on Albeu.com.

Barometri i Ballkanit, Bregu: Ajo çfarë na bashkon është me e rëndësishme se ajo që na ndan
Sarajevë – Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik – sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj. Rezultatet e Barometrit mund t’i shikoni në https://www.rcc.int/balkanbarometer/

“Barometri Ballkanik zbulon 3 tendencat kryesore të opinionit publik në Ballkanin Perëndimor. Së pari, lajmi i mirë, 76% e njerëzve besojnë se bashkëpunimi rajonal është i mirë për zhvillimin e ekonomive të tyre. Për më tepër, 69% janë dakord se ajo që i bashkon qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se ajo që i ndan ata. Lajmi i dytë, mbështetja për integrimin në BE: rezulton 59% ose 3% më pak se në 2021. Dhe i treti është shqetësimi mbi shpopullimin, pasi 44% mendojnë të jetojnë jashtë vendit, 5% më shumë se në 2022. Është gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese se 71% e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi i tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Balkan Barometri 2023, edicioni i Opinionit Publik rezultatet kryesore:

➢ 1 në 5 qytetarë e lidh Ballkanin me shpresë ose bashkëpunim.

➢ Për 15% të qytetarëve, Ballkani do të thotë besim, por për 1 në 10, do të thotë frikë.

➢ 51% janë të pakënaqur me situatën ekonomike

➢ 27% thonë se korrupsioni është problemi më i madh

➢ 69% thonë se ligji nuk zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë – 7% më shumë se në 2022

➢ 45% ndihen të kërcënuar nga mbajtja dhe keqpërdorimi i paligjshëm i armëve

➢ 71% thonë se lufta në Ukrainë ndikoi ndjeshëm në fuqinë e tyre blerëse

➢ 75% nuk ​​u besojnë partive politike

➢ 65% shprehën një shqetësim të shtuar në lidhje me përhapjen e lajmeve të rreme

“Barometri Ballkanik nxjerr në pah historitë njerëzore, shqetësimet e tyre për punën, përpjekjet për më shumë mirëqenie dhe sesi gjithçka që po ndodh rreth nesh po ndikon në rajonin tonë, i cili është brishtë, është lehtësisht i cënueshëm. Barometri na tregon se sa jemi ne të gatshëm për ta bërë shtëpinë tonë një vend më të mirë, ku mund të jetohet më mirë e ku mund të ndihemi të sigurt dhe me një të ardhme më të mirë për veten e për fëmijët tanë.

Njerëzit shohin dhe ndjejnë tek bashkëpunimi rajonal dhe gjërat që na bashkojnë shpresën dhe mundësinë për të përmirësuar veten”, përfundoi Bregu.

The post Barometri i Ballkanit, Bregu: Ajo çfarë na bashkon është me e rëndësishme se ajo që na ndan appeared first on Albeu.com.

Bregu: Krimi kibernetik, qasje rajonale, dhe standarde të BE-së
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), organizoi në bashkëpunim me DG NEAR (Komisioni Europian) në 28-29 qershor 2023 në Bruksel, një konferencë dyditore, të nivelit të lartë, mbi sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

“Sulmet kibernetike nuk njohin kufij – ndaj një qasje e përbashkët rajonale për të garantuar sigurinë kibernetike në rajon, në përputhje me standardet e BE-së është bërë tashmë domosdoshmëri. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë korniza të forta ligjore që lehtësojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit mes tyre por edhe me BE-në. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është përkushtimi në nivele të larta politike ndaj reformave për sigurinë kibernetike. Rajoni duhet të punoj së bashku në këtë drejtim. Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë komponentë jetikë të një strategjie gjithëpërfshirëse për sigurinë kibernetike. Programet dhe strategjitë që mbështesin digjitalizimin e biznesit, përfshirë tregtinë elektronike, janë ato që ne duhet t’i zhvillojmë me shpejtësi”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, në fjalën e saj, mbajtur gjatë panelit kushtuar progresit, sfidave dhe nevojave për arritjen e një hapësire kibernetike elastike në Ballkanin Perëndimor.

Krahas znj. Bregu, fjalimin kryesor e ka mbajtur Drejtori i Përgjithshëm i BE-së pranë Drejtorit të Përgjithshëm, Gert Jan Koopman, ndërsa në panel ishin Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut; Enkelejda Muçaj, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë; Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Kosovës; Milan Dobrijeviq, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit të Serbisë; Marija Hajdukoviq, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Administratës Publike të Malit të Zi; Predrag Simović, Shef i Departamentit të TIK-ut në Agjencinë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Nëse do të matej, atëherë krimi kibernetik që parashikohet të shkaktojë dëme të cilat arrijnë në 8 trilionë dollarë globalisht në vitin 2023, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe pas SHBA-së dhe Kinës. Nëse studimet dhe parashikimet janë shkencërisht të sakta, një rritje prej 15% në vit gjatë 3 viteve të ardhshme të kostove të krimit kibernetik, do të jetë transferimi më i madh i pasurisë ekonomike në histori. Rritja e qëndrueshmërisë kibernetike në rajonin tonë mbetet një themel i fortë dhe shtylla kurrizore për të gjitha ndryshimet transformuese, duke përfshirë integrimin e përshpejtuar në tregtinë elektronike dhe tregun e vetëm Europian. Ballkani Perëndimor ka nevojë për tu përfshirë në të gjitha organet, rrjetet, kornizat e BE-së – në çdo kapacitet të mundshëm”, përfundoi Bregu.

RCC i është bashkuar së fundmi 110 anëtarëve të Forumit Global për Ekspertizën Kibernetike (GFCE) për të vazhduar forcimin e ndërtimit të kapaciteteve rajonale dhe evropiane të sigurisë kibernetike. RCC po nxit proceset për të mundësuar integrimin e Ballkanit Perëndimor në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA). Kjo do të shënojë një tjetër hap drejt përafrimit të përshpejtuar të BP me standardet dhe praktikat e Tregut të Vetëm të BE-së. Për më tepër, përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Mekanizmin e Rishikimit të Incidenteve të Sigurisë Kibernetike të BE-së për të vlerësuar dhe rishikuar incidente të veçanta të sigurisë kibernetike do të mundësonte një përgjigje të përforcuar ndaj sulmeve kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe do të krijonte kapacitete për reagim në kohë.

Pjesëmarrësit e konferencës diskutuan mbi avancimin e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes më të madhe kibernetike ndaj kërcënimeve kibernetike. Ministrat dhe përfaqësues të tjerë të qeverive dhe institucioneve publike të Ballkanit Perëndimor, donatorë, organizata ndërkombëtare, partnerë zbatues, sektori privat, OJQ-të dhe akademia shkëmbyen mendime mbi sfidat dhe nevojat e jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike dhe hulumtuan se si t’i trajtojnë ato më së miri përmes një qasja më bashkëpunuese mes qeverisë dhe gjithë shoqërisë. Shkëmbimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit, njohurive dhe përvojës midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe brenda komunitetit kibernetik global.

The post Bregu: Krimi kibernetik, qasje rajonale, dhe standarde të BE-së appeared first on Albeu.com.