Brataj Archives - Albeu.com

441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi!
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre dhe të të tjerëve.

Kreu i QKUM, Skënder Brataj theksoi se gjatë këtij viti “patëm 441 mijë thirrje, nga të cilat 144 mijë ishin vizita të kryera në shtëpitë tuaja dhe 50 mijë konsulta mjekësore nga njësia e koordinimit”.

Brataj gjithashtu theksoi se qytetarët duhet të tregohen të kujdeshëm në përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Mjetet piroteknike përdoren gjatë festave, por keqpërdorimi i tyre përbën rrezik serioz, sidomos për fëmijët dhe të rinjtë. Rreziqet kryesore janë djegiet e rënda të duarve, fytyrës dhe trupit, dëmtime të syve deri në humbje shikimi, zjarre në ambiente të hapura dhe të mbyllura”, tha ai.

Brataj theksoi se duhet të përdoren vetëm mjetet e certifikuara dhe të lejuara me ligj.

Gjithashtu ai bëri thirrje që fëmijët të mbahen larg tyre.

“Mbani distancë sigurie, mbani fikëse zjarri afër. Mos i ndizni në dorë, mos i drejtoni nga njerëzit, mos i përdorni në ndikimin e alkoolit. Në rast aksidenti si djegie, ftoheni zonën me ujë të rrjedhshëm për 20-25 minuta. Syrin e dëmtuar mos e fërkoni, por mbulojeni lehtë”, tha Brataj.

Brataj gjithashtu bëri thirrje që mos të teprohet në konsumin e alkoolit.

“Festa mbaron, por pasojat zgjasin gjatë gjithë jetës”, e përmbylli Brataj mesazhin.

The post 441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi! appeared first on Albeu.com.

Numri i lartë i aksidenteve, Brataj: Përdoruesit e skuterave nuk i respektojnë rregullat
Numri i personave të plagosur dhe që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore ka ardhur duke u rritur nga muaji në muaj.

Referuar shifrave më të fundit të INSTAT, në muajin gusht janë shënuar 180 raste të plagosur nga aksidentet, ku 11 persona kanë humbur jetën. Shifrat tregojnë për 15 të aksidentuar më shumë se muaji paraardhës.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj thekson se numri i aksidenteve është rritur jo vetëm për shkak të mos respektimit të kodit rrugor nga drejtuesit e automjeteve po edhe nga përdoruesit e skuterave elektrikë, të cilët kalojnë në rrugë pa respektuar semaforët apo rregulla të tjera të qarkullimit.

“Duhet të sensibilizohemi të gjithë pasi bëhet fjalë për mijëra përsa i përket numrit të aksidenteve nëse i referohemi periudhës janar-gusht, përfshirë këtu edhe aksidentet e shkaktuar nga përdorimi i skuterave elektrikë, të cilët i respektojnë më pak nga të gjithë rregullat e qarkullimit. I sheh kudo, kundër sensit”, tha Brataj.

Përdoruesit e monopateve apo skuterave elektrike nuk ndëshkohen me gjobë edhe kur ata shkelin rregullat  e qarkullimit.

“Monopatet janë njëlloj si motori apo biçikleta. Shikon akoma biçikleta në rrugë kur ekziston korsia e biçikletave apo monopate që futen në mes të makinave në rrugë duke u bërë burim aksidentesh”, shtoi Brataj.

Kodi Rrugor e ka të përcaktuar ndëshkimin me gjobë edhe për këmbësorët, që nuk respektojnë semaforin apo vizat e bardha por në këtë rast kodin nuk e respekton as policia./TCH

The post Numri i lartë i aksidenteve, Brataj: Përdoruesit e skuterave nuk i respektojnë rregullat appeared first on Albeu.com.

1100 urgjenca në ditë, Brataj: 10% prej vapës, mbizotërojnë problemet kardiake
Rreth 1100 thirrje për ndihmë mjekësore drejtohen çdo ditë në numrin 127 të Urgjencës.

Drejtori i urgjencës kombëtare Skënder Brataj, thotë se rreth 10-11% e urgjencave janë të ndikuara nga temperaturat e larta.

“Nëse në Janar ishin 85 çrregullime që kanë të bëjnë me uljen e presionit , dehidradimi, mbërrijnë në 101 rastet në Korrik”, tha ai për Euronews.

Më të prekur nga temperaturat e larta, mbeten moshat e treta dhe fëmijët.

“Janë më të rrezikuar fëmijët dhe të moshuarit për faktin  e mekanizmit mbrojtës që organizmi ka. Tek fëmijët janë të pazhvilluar mirë ndërsa te të moshuarit janë të ngadalësuar”, tha më tek Brataj.

Pas urgjencave nga vapa, problemet kardiake vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë.

“Po të vëmë një piramidë, të patologjisë, kardiologjia është në vend të parë me 35%”, shtoi ai.

4500 vizita regjistrohen në javë në 30 qendrat shëndetësore verore të shpërndara në gjithë vendin. Kur vala e të nxehtit afrikan ka nisur të sjell ndikimin e saj në Shqipëri, mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes, me ekspozimin në diell, si dhe ushqyerjen e shëndetshme. Edhe pse në vendin tonë nuk ka asnjë jetë të humbur si pasojë e vapës, bluzat e bardha, thonë se çdo ditë ka fatalitet, që mund të ndikohen nga faktorët e motit.

The post 1100 urgjenca në ditë, Brataj: 10% prej vapës, mbizotërojnë problemet kardiake appeared first on Albeu.com.

Lufta mund të krijojë një variant të ri, Brataj: Si pritet të jetë situata gjatë muajve në vazhdim
Skënder Brataj, dha alarmin se lufta në Ukrainë mund të çojë drejt daljes së një varianti të ri të koronavirusit.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Brataj tha se grumbullimi i madh i ukrainasve nëpër bodrume, qëndrimi aty për një kohë të gjatë, në ambiente të pa ajrosura dhe të ftohta, mund të çojë drejt përhapjes së madhe të koronavirusit, gjë që mund të krijojë një variant të ri të virusit, i cili do të përhapej në të gjithë botën.

“Një masë shumë e rëndësishme është vaksinimi nga mosha 12 vjeç e lartë për të gjithë. U pa se vektor i transmetimit të sëmundjes janë moshat e vogla të pavaksinuara. Synojmë që të kemi një popullsi të mbrojtur. Jemi ende në pandemi, mendohet të kalojmë në ende pas verës, por asgjë nuk është sërish e sigurt. Tani na u shtua dhe lufta, ku kaluam nga një luftë e padukshme në një luftë të dukshme. Ukraina është 44 milionë njerëz, ku shumë janë mbledhur nëpër bodrume, në një kohë të gjatë, në ambiente të mbyllura, të ftohta, që do të thotë se mundësia e përhapjes së infeksionit është shumë herë më e madhe. Kjo përhapje do të krijojë probleme. Omicroni nuk do të lërë njeri pa kapur, i vaksinuar apo i pavaksinuar qoftë. Duke parë numrin e madh të grumbullimeve, mund të lindë ndonjë variant i ri, pasi Rusia dhe Ukraina nuk janë dhe mirë me nivelin e vaksinimit. Po doli variant i ri, ne e kemi parë që përhapet në të gjithë botën”, tha Brataj.

Sa i përket vaksinimit, kreu i Urgjencës u shpreh se “Nëse do të ketë një vaksinë tjetër, sigurisht që do të jetë, por ne themi që të kalojmë në endemi, edhe pse nuk është e sigurt nëse do të shfaqet sërish vitin tjetër virusi. Edhe nëse shfaqet, mund të jetë si puna e gripit, por në një popullsi të imunizuar, nuk do të ketë efektshmëri. Edhe vaksina do të jetë me dëshirë, si ajo e gripit. Në kuadrin e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, lindin edhe prodhime të reja të vaksinave, sipas moshave, problemeve shëndetësore, etj. Vaksinimi është arma më e sigurt në këtë moment. Vaksinimi na mbroj, ndryshe po na kapi sëmundja, sigurisht që do të kemi pasoja, mund të mbetemi invalidë, mund të kemi probleme të tjera, deri te “long covid”, që vijon për një kohë të gjatë”.

Brataj foli më tej dhe për situatën e pandemisë në vendin tonë, duke thënë se jemi ende në pandemi, por sipas tij, pritet një pranverë dhe verë e qetë dhe një lehtësim i mëtejshëm i masave.

“Për fatin e mirë kemi pasur një nivel të mirë vaksinimi. Njerëzit duhet të dinë se e kanë mundësinë e vaksinimit në çdo moment. Sa i përket gjendjes, para dy-tre javësh ishin me mbi 20-25 shtrime në spitale dhe vizita në banesa për Covid-in kanë qenë mbi 3 mijë. Jemi akoma në gjendje pandemie. Sot, në 123 të infektuar, ka dy humbje jete. Por, rezultatet e sotme duken pas një muaji. Ne do të kemi një pranverë dhe verë shumë më të qetë, dhe sigurisht që masat do të rishikohen, drejt lehtësimit. Problemi është vjeshta dhe dimri i ardhshëm. E gjithë bota pritet që të kalojë në endemi”, shtoi Brataj.

The post Lufta mund të krijojë një variant të ri, Brataj: Si pritet të jetë situata gjatë muajve në vazhdim appeared first on Albeu.com.

Rasti i Eriksen, Dr, Brataj: Nuk ishte mrekulli e Zotit
Nga Dr. Skender Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Tiranë.

Mbrëmjen e e djeshme po dëgjoja interpretime të ndryshme mbi ngjarjen që ndodhi në fushën e lojës! Interpretime që më lanë një shije të hidhur, një interpretim sipërfaqësor, jo profesionist, jo mjeksor, jo urgjence! Nuk mund të thuhet në televizione që mund të ishte një lipotimi, nje humbje ndjenjash.

Ishte një arrest kardiak, i trajtuar në menyren e duhur. Komplimente stafit qe trajtoi kete pacient.

Sot prisja një reagim nga shoqatat mjeksore, sidomos nga mjeksia e urgjencës apo reanimatorët!

Arresti kardiak që ndodhi ditën e djeshme në ndeshjen e futbollit për kampionatin Europian midis Danimarkës dhe Finlandës ishte demonstrim i një sëmundjeje vdekjeprurëse që mund të ndodhi në çdo ambient dhe ço personi.

Arresti kardiak që ndodhi dje në fushën e lojës ishte një demonstrim se si duhet të veproj një ekip mjeksor. Nuk ishte një mrekulli, nuk ishte se e ruajti Zoti, nuk ishte se ishte i ri! Ishte masazhi kardiak dhe defibrilatori që bënë mrekulline!

Çfarë është arresti kardiak ? Çfarë është një vdekje e pa pritur?

Ndërprerje e menjëhershme dhe e papritur e aktivitetit kardiovaskular dhe respirator, e paraprirë ose jo nga shenja dhe simptoma, në një person me ose pa sëmundje kardiake të njohura më parë.

Vdekja kardiake e papritur është 1 event në 1.000 banorë në vit!

Shkaqet e arrestit kardiak janë:

Hipoksia

Hipovolemia

Hipo- hiperkalemia

Hipotermia

Jonet hidrogjen(Ac. metabolike)

Tamponada

Pneumotoraksi hipertez

Intoksikimet

Trombembolia pulmonare(TEP)

Infarkti Akut i Miokardit(IMA)

Çfarë duhet të bëjë një person që gjendet pranë një pacienti në arrest kardiorespirator, që nuk është koshient, nuk merr frymë, nuk ka puls dhe nuk ka shenja jete?

Pasi vlerëson këto tre parametra, kërkojmë ndihmë dhe të na sjellin një defibrilator. Vendosim personin në një plan të ngurtë me barkun lart dhe fillojmë shtypjet e gjoksit. Ato bëhen në qendër të gjoksit, në linjën intermamelare aty ku kjo linjë kryqëzohet me qendrën e sternumit.

Shtypjet e gjoksit bëhen 30 herë me shpejtësi 100-120 në minutë, 5-6 centimetra thellësi te i rrituri, deri në 5 centimetra te fëmija dhe deri në 4 centimetra thellësi te infanti nën 1 vjeç.

Cikli bëhet me 30 shtypje gjoksi dhe 2 ventilime, ose vetëm shtypje gjoksi deri sa të mbërrijë një defibrilator. Kur defibrilatori mbërrin aplikohet kjo sekuencë: ndizet, vendosen piastrat në gjoks, lidhet kavo me defibrilatorin dhe presim analizën e tij. Nëse ai thotë “shok i këshillueshëm” atëherë japim goditjen elektrike. Pastaj fillojmë menjëherë masazhin kardiak 30 me 2 për 5 herë, ose 2 minuta.

Përsëri dëgjojmë analizën e defibrilatorit dhe ndjekim çfarë na këshillon ai. Ky protokoll ndiqet nga infermierët dhe mjekët e urgjencës të cilët do tju drejtojnë në veprimet tuaja nëse do të thërrisni menjëherë 127. Të bësh këto veprime nuk është e thënë të jesh mjek ose infermier. Ato mund ti bëjë çdo person që ndodhet pranë një skenari të arrestit kardiak.

Sa janë të përgatitur stafet mjeksore dhe personeli që kërkohet për të asistuar ndeshjet në aktivitetet sportive në Shqipëri? Sa prej tyre kanë në dispozicion defibrilator?

Është detyrë e intitucioneve përkatëse, e klubeve dhe drejtuesve të tyre të verifikojnë ato.

Prandaj shumë herë kam kundërshtuar kryetar bashkish, deputet apo president klubesh kur kërkonin vetëm një ambulancë prezente në fushë për të filluar ndeshja!!!

The post Rasti i Eriksen, Dr, Brataj: Nuk ishte mrekulli e Zotit appeared first on Albeu.com.

“Covid-19 nuk na mund dot”, Brataj: Vaksina kineze efektive ndaj variantit brazilian
Ardhja e vaksinës kineze në Shqipëri shkaktoi mjaft polemika dhe pasiguri tek njerëzit, por drejtori Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë lajmin e mirë.

Përmes një postimi në Facebook ku i është referuar një studimi të bërë në Brazil, Brataj theksoi se vaksina kineze, CoronaVac është efektive ndaj variantit Brazilian të koronavirusit.

Më pas ai theksoi se kjo vaksinë është efikase 50% që me marrjen e dozës së parë.

Reagimi i plotë:

Si çdo virus, baktere, parazit apo sëmundje edhe ti SarsCov 2, nuk na mund dot!

Lajme të mira mbi vaksinën CoronaVac!

Studimi i fundit në Brazil!

CoronaVac është efektiv kundër variantit brazilian të Covid-19 P.1.

Studimi u krye me 67.7 mijë punonjës shëndetësorë në qytetin e  Manaus

Postuar më 07/04/2021.

Nga Elaine Patricia Cruz – Agência Brasil – São Paulo

Vaksina CoronaVac, është një imunizues i prodhuar nga Instituti Butantan dhe kompania farmaceutike kineze Sinovac. Ajo është 50% efikase kundër variantit P.1 të Covid-19, varianti brazilian, i cili u shfaq në qytetin e Manaus në vitin 2020 dhe që tashmë mbizotëron në disa shtete të Brazilit. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes u konfirmua 14 ditë pas aplikimit të dozës së parë.

Studimi u krye me 67,718 punonjës shëndetësorë në Manaus dhe u botua nga grupi Vebra Covid-19, i cili bashkon studiues nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, departamentet e shëndetit shtetëror të Amazonas të São Paulo dhe departamentet komunale të Shëndetësisë në Manaus dhe San Paolo, të mbështetura nga Organizata Shëndetësore Panamerikane (OPS).

Kërkimet ende nuk e kanë vlerësuar efektivitetin pas aplikimit të dozës së dytë, e cila do të dali në javët e ardhshme. Në analizën e ndërmjetme, efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Një rëndësi të veçantë mer fakti që kjo përqindje është vetëm pas dozës e parë!

Këto rezultate janë shumë inkurajuese sepse CoronaVac mbetet efektive në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes simptomatike në një skenar me një prevalencë mbi 50% të variantit brazilian P.1, thekson studimi. Këto zbulime mbështesin përdorimin e vazhdueshëm të kësaj vaksine në Brazil dhe vende të tjera me të njëjtin variant qarkullues, thanë studiuesit.

Për drejtorin e Institutit Butantan, Dimas Covas, studimi në terren po tregon efikasitetin e vaksinës, si dhe efikasiteti i saj është përcaktuar nga provat klinike.

Nëse pas dozës së parë efektiviteti është 50%, pritet që pas dozës së dytë kjo përqindje të rritet ndjeshëm, tha Covas. Ai citoi një studim tjetër, të bërë në Kili, ku CoronaVac po soministrohet për popullatën. Deri tani është demostruar  një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç.

CoronaVac është një vaksinë e përbërë nga viruse të inaktivuar, që do të thotë se përmban të gjitha pjesët e virusit. Kjo mund të gjenerojë një përgjigje imune më të plotë sesa vaksinat e tjera që përdorin vetëm një pjesë të proteinës Spike (proteina e përdorur nga koronavirusi për të hyrë në qeliza). Vaksina aplikohet në dy doza, me një interval prej 14 deri në 28 ditë.

The post “Covid-19 nuk na mund dot”, Brataj: Vaksina kineze efektive ndaj variantit brazilian appeared first on Albeu.com.

“Lajm i mirë”, Brataj nxjerr të dhënat e studimit të ri për COVID-19
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë një postimtë gjatë në rrjetin social Facebook ku shkruan se referuar një studimi të ri, sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit nga COVID-19.

Sipas këtij studimi, cituar nga Brataj, “Antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit treguan një aftësi të shtuar për të bllokuar SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut”.

Mesazhi i Bratajt:

LAJME POZITIVE MBI IMUNITETIN!

Sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit nga COVID-19.

Një nga publikimet shkencore të Rockefeller University të ditëve të fundit.

Ndërsa numri i njerëzve që kanë kaluar SARS-CoV-2 rritet, është shumë e rëndësishme të dijmër: sa do të zgjasë imuniteti i tyre ndaj koronavirusit të ri? Një studim i ri i Rockefeller University ka një përgjigje inkurajuese, se ata që shërohen nga COVID-19 mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj, dhe me gjasë shumë më gjatë.

Publikimet e botuara në revistën Nature, tregojnë se ka prova të forta, se sistemi imunitar “kujton dhe njeh” virusin, po ashtu vazhdon të përmirësojë cilësinë e antitrupave edhe pasi infeksioni ka kaluar. Antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit treguan një aftësi të shtuar për të bllokuar SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut.

Studiuesit zbuluan se këta antitrupa të rritur prodhohen nga qelizat imune që kanë vazhduar të evoluojnë, me sa duket për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm ndaj mbetjeve të virusit të fshehura në indet e zorrës. Bazuar në këto gjetje, studiuesit dyshojnë se kur pacienti i rikuperuar takon virusin herën tjetër, përgjigja do të ishte edhe më e shpejtë dhe më efektive, duke parandaluar ri-infektimin.

“Ky është një lajm vërtet emocionues. Lloji i përgjigjes imune që mund të shohim këtu mund të sigurojë mbrojtje për mjaft kohë, duke lejuar trupin të aktivizojë një përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj virusit pas ri-ekspozimit “, thotë Michel C. Nussenzëeig, Zanvil A. Cohn dhe Ralph M. Steinman Profesor dhe shef i Laboratorit të Imunologjisë Molekulare, ekipi i të cilit ka monitoruar dhe karakterizuar përgjigjen e antitrupave në pacientët me Covid-19 që nga ditët e para të pandemisë në New York.

Kujtesë afatgjatë!

Antitrupat, që trupi krijon në përgjigje të infeksionit, vazhdojnë në plazmën e gjakut për disa javë ose muaj, por nivelet e tyre bien ndjeshëm me kalimin e kohës. Sistemi imunitar ka një mënyrë më efikase për të trajtuar patogjenët(viruset): në vend që të bëjë antitrupa gjatë gjithë kohës, krijon memorie(kujtesë) të qelizave B që njohin patogjenin dhe mund të lëshojnë shpejt një raund të ri antitrupash kur e hasin për herë të dytë.

Por sa mirë funksionon kjo kujtesë varet nga patogjeni. Për të kuptuar rastin me SARS-CoV-2, Nussenzëeig dhe kolegët e tij studiuan përgjigjet e antitrupave të 87 individëve në dy faza: një muaj pas infektimit dhe përsëri përsëri gjashtë muaj më vonë. Siç pritej, ata zbuluan se megjithëse antitrupat ishin ende prezent brenda gjashtë muajve, numri i tyre ishte ulur ndjeshëm. Eksperimentet laboratorike treguan se aftësia e mostrave të plazmës së pjesëmarrësve për të neutralizuar virusin u zvogëlua pesëfish.

Në të kundërt, qelizat B të kujtesës së pacientëve, veçanërisht ato që prodhojnë antitrupa ndaj SARS-CoV-2, nuk ulen në numër dhe në disa raste madje u rritën pak. “Numri i përgjithshëm i qelizave B të kujtesës që prodhuan antitrupa që sulmojnë thembrën e Akilit të virusit, e njohur si fusha e lidhjes së receptorëve, mbeti e njëjtë”, thotë Christian Gaebler, mjek dhe imunolog në laboratorin e Nussenzëeig. “Ky është një lajm i mirë sepse ato janë ato që ju duhen nëse ndesheni përsëri me virusin.”

Për sa kohë mund të kemi në trupin tonë mbetje të SarsCov-2?

Një vështrim më i afërt i limfociteve B të kujtesës zbuloi diçka të habitshme: këto qeliza kishin pësuar cikle të shumta mutacioni edhe pas pastrimit të infeksionit, dhe për pasojë antitrupat që prodhuan ishin shumë më efektivë sesa origjinalet. Eksperimentet e mëvonshme laboratorike treguan se ky grup i ri antitrupash ishte në gjendje t’i bashkohej më mirë virusit dhe gjithashtu mund të njihte versionet e mutazioneve të tij.

“Ne u befasuam kur pamë se qelizat B të kujtesës vazhduan të evoluojnë gjatë kësaj kohe,” thotë Nussenzëeig. “Kjo shpesh ndodh në infeksione kronike, të tilla si HIV ose herpes, ku virusi vazhdon të qëndrojë në trup. Por nuk prisnim ta shihnim me SARS-CoV-2, i cili mendohet se do të largohet nga trupi pasi të pastrohet infeksioni “.

SARS-CoV-2 replikon në qeliza të caktuara në mushkëri, në pjesën e sipërme të fytit dhe në zorrën e hollë dhe grimcat e mbetura virale që fshihen brenda këtyre indeve mund të nxisin evolucionin e qelizave të kujtesës. Për të shqyrtuar këtë hipotezë, studiuesit bashkëpunuan me Saurabh Mehandru, një ish-shkencëtar i Rockefeller dhe aktualisht një mjek në Spitalin Mount Sinai, i cili ekzaminoi biopsitë e indeve të zorrëve të njerëzve që ishin shëruar nga COVID-19 mesatarisht tre muaj më parë.

Në shtatë nga 14 individët e studiuar, testet treguan praninë e materialit gjenetik të SARS-CoV-2 dhe proteinave të tij në qelizat që veshin zorrën. Studiuesit nuk e dinë nëse këto mbetje virale janë ende ngjitëse apo janë thjesht mbetje të viruseve të vdekura. Ekipi planifikon të studiojë më shumë njerëz për të kuptuar më mirë se çfarë roli mund të luajnë stacionet virale si në përparimin e sëmundjes ashtu edhe në imunitetin tonë.

The post “Lajm i mirë”, Brataj nxjerr të dhënat e studimit të ri për COVID-19 appeared first on Albeu.com.