borrell Archives - Albeu.com

Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork.

Kjo u njoftua sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni do të ketë një delegacion të lartë nga BE-ja, përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Prioriteti i BE-së do të jetë adresimi i konflikteve dhe krizave në nivel global”, theksohet në njoftim.

Në një takim të veçantë, presidentja von der Leyen, u takua të enjten në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar mbi zgjerimin dhe një plan për rritje ekonomike për rajonin.

Pas takimit, Von der Leyen, shprehu se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë një vend në Bashkimin Evropian.

“Sot pritëm liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Të gjitha këto vende e kanë vendin në Evropë, dhe për këtë jemi duke punuar. Po ashtu, po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me të tona përmes Planit tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

The post Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën appeared first on Albeu.com.

Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë
Shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borell, vlerësoi se gjatë mandatit të tij është bërë shumë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se përparimi në dialog kërkon guxim, vizion dhe vullnet politik të liderëve të të dyja palëve.

Ai në një tekst autorial të publikuar në portalin EEAS, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është në qendër të përfshirjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Është e nevojshme të zhbllokohet e ardhmja evropiane për të dyja palët dhe të forcohet siguria dhe stabiliteti në rajon”, tha ai.

Borrell theksoi se në kuadër të dialogut është bërë shumë gjatë viteve të fundit dhe shtoi se procesi mund të përparojë vetëm aq sa të jenë të gatshme të dyja palët.

“Ndërmjetësimi i BE-së nuk mund të sjellë normalizim më të madh sesa dëshirojnë Kosova dhe Serbia. Pas disa muajsh njerëz të ndryshëm do të jenë në krye të kësaj teme në Bruksel, por pritjet e BE-së dhe vendeve anëtare nuk do të ndryshojnë. Detyrimet Kosovë-Serbi nuk do të zhduken”, tha Borrell.

Si arritjen më të rëndësishme gjatë mandatit, Borrell përmendi marrëveshjen në Ohër dhe Aneksin për zbatimin e saj 2023, teksa shtoi se Kosova dhe Serbia mbajnë përgjegjësi për mos përmbushjen e asaj që premtuan më shumë se një vit më parë.

Sipas tij, dialogu solli përmirësime në jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi duke paralajmëruar se takimet e reja mes palëve në procesin e dialogut do të vazhdojnë.

Ndryshe, Borrell do të largohet nga pozita e tij pas përfundimit të mandatit, ndërkohë që në vend të tij në samitin e mbajtur të enjten në Bruksel pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, u shpallën emrat që do të udhëheqin BE-në për pesë vjetët e ardhshëm.

Liderët e BE-së zgjodhën Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen presidente të Komisionit Evropian dhe kryeministren e Estonisë në largim Kaja Kallas përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Kallas, e cila do të shërbejë si përfaqësuese e lartë e BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë për pesë vjet, është gjithashtu kryeministrja e parë femër e Estonisë.

Vajza e ish-kryeministrit të Estonisë dhe komisionarit të BE-së, Siim Kallas, vendosi të ndiqte hapat e babait të saj duke lënë punën e saj si avokate dhe hyri në Parlamentin e Estonisë në vitin 2011 si anëtare e Partisë Reforma liberale. Ajo shërbeu në PE nga 2014 deri në 2018.

Kallas, përfaqësuesja e re e lartë e BE-së, është politikania e parë e Evropës Lindore që mban këtë post. Ajo do të jetë gjithashtu politikania e parë estoneze që do të mbajë një pozicion të lartë në administratën e BE-së.  Ajo do të shërbejë gjithashtu si zëvendëspresidente e Komisionit Evropian.

The post Dialogu, Borrell para largimit nga posti ka kërkesa për Kosovën e Serbinë appeared first on Albeu.com.

Borrell: KFOR dhe EULEX do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në veri të Kosovës
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur për mediat pas takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, ku u shpreh se në një sesion kanë folur për Ballkanin Perëndimor.

Borell është shprehur se bashkëpunimi mes KFOR-it dhe EULEX-it do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në veri të Kosovës, zonë e cila sipas tij, po “përballet me momente të vështira”.

Ndër të tjera Borrell ka theksuar se anëtarët e Bashkimit Evropian janë të angazhuar për paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë sesion ne folëm për Ballkanin Perëndimor. Ju e dini se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian, shumë anëtarë të bllokut janë të angazhuar për stabilitet në këtë rajon dhe shumë shtete të këtij rajoni janë kandidate.

Stabiliteti i tyre, prosperiteti dhe përshtatja me politikën e jashtme është shumë e rëndësishme për ne. Më lejoni të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s në veri të Kosovës. Misioni ynë i EULEX-it është i pozicionuar dhe ka një bashkëpunim të fortë me KFOR-in dhe po përballen me momente të vështira. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet dhe siguri në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, ka thënë Borrell para gazetarët.

The post Borrell: KFOR dhe EULEX do të vazhdojnë të sigurojnë stabilitet në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Kryediplomatët evropianë takohen sot me homologët ballkanas, çfarë do të diskutohet
Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, më 13 nëntor, në Bruksel me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar për një sërë temash me interes të përbashkët.

Ky është takim tradicional dhe atij do t’i prijë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Sipas paralajmërimeve nga BE-ja, temat kryesore do të jenë situata e sigurisë në rajon dhe më gjerë dhe bashkëpunimi mes bllokut dhe vendeve të rajonit në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Takimi zhvillohet disa ditë pasi Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit. Në to vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të shteteve të rajonit me BE-në në fushën e politikës së jashtme, me përjashtim të Serbisë dhe në një masë edhe të Bosnje e Hercegovinës, pasi këto dy vende kanë nivel më të ulët të përshtatjes me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme.

Shtetet e tjera, sikurse Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë një përshtatje pothuajse të plotë me qëndrimet e BE-së, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës. Edhe pse Kosova nuk ka obligim formal, ajo po ashtu i ka mbështetur qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë. Kjo gjë është vlerësuar nga BE-ja.

Këtë letër e kanë nënshkruar Austria, Kroacia, Republika Çeke, Italia, Greqia, Sllovenia dhe Sllovakia. Këto shtete kanë propozuar që ministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor të ftohen më shpesh në takime me kolegët e tyre nga BE-ja, përfshirë edhe në takime joformale dy herë në vit. Po ashtu, ata kanë propozuar edhe pjesëmarrjen e kohëpaskohshme të përfaqësuesve të shteteve të rajonit në takimet e Komitetit për siguri dhe politikë të BE-së.

Në kohën kur rrisin bashkëpunimin me shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, nga BE-ja kërkojnë që edhe brenda rajonit të ketë një bashkëpunim të madh dhe zgjidhje përmes dialogut dhe bashkëpunimit të problemeve që këto shtete kanë mes tyre. Kjo veçmas vlen për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas diplomatëve të BE-së, marrëdhëniet jo të mira mes këtyre dy shteteve e rëndojnë edhe situatën në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Para se të takohen me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor, ministrat e Jashtëm të BE-së do të zhvillojnë një takim në Këshillin e Punëve të Jashtme, ku temë kryesore do të jetë konflikti Izrael-Hamas dhe situata humanitare në Rripin e Gazës. Lufta atje ka nisur më 7 tetor, pasi Hamasi – që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuar dhe BE-ja – nisi sulme në jug të Izraelit.

The post Kryediplomatët evropianë takohen sot me homologët ballkanas, çfarë do të diskutohet appeared first on Albeu.com.

Borrell kryeson nesër mbledhjen BE-Ballkani Perëndimor: Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojmë paqen
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të kryesojë nesër takimin BE- Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministrat e Jashtëm të regjionit.

Në njoftim është thënë se ndër temat e diskutimit do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

“BE-ja mbështet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”.

“Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.

The post Borrell kryeson nesër  mbledhjen BE-Ballkani Perëndimor: Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojmë paqen appeared first on Albeu.com.

Propozimi i BE për draftin e Asociacionit, Borrell e komenton për herë të parë: Serioz dhe i balancuar
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Josep Borell ka folur për herë të parë rreth propozimit të Pesëshes për draft-statutin e Asociacionit të cilin e sollën më 21 tetor në Prishtinë. Duke e përmendur si pengesë, BE ka bërë një propozim serioz dhe te balancuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Është një pengesë e madhe e që është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në mënyrë që të ndihmohen palët për të arritur marrëveshje, bashkë kemi prezantuar një propozim serioz evropian dhe të balancuar për ta themeluar këtë asociacion dhe kemi insistuar që palët ta shfrytëzojnë këtë rast që do të ishte hap i madh përpara drejt procesit të normalizimit dhe të shmangen spiralet e reja të dhunës”, ka thënë ai

Ndryshe Kryeministri Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruaj propozimin e ri të BE’së për implementimin e marrëveshjeve përfshirë propozimin për draft -statutin e Asociacionit, bashkë me marrëveshjen bazike, por ka thënë se këtë s’e ka bërë Vuçiq. Presidenti serb ka thënë se propozimi i Pesëshes është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe se pala serbe është e gatshme që të krijohet Asociacioni në bazë të propozimit të Pesëshes.

The post Propozimi i BE për draftin e Asociacionit, Borrell e komenton për herë të parë: Serioz dhe i balancuar appeared first on Albeu.com.

Borrell fton Izraelin dhe Palestinën në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian
Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe homologu i tij i Autoritetit Palestinez Riyad Al-Maliki janë ftuar të marrin pjesë në një takim urgjent të ministrave të jashtëm evropianë gjatë ditës për të diskutuar situatën në Izrael, tha kryediplomati i BE-së Joseph Borrell.

“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që po mbledh sot pasdite. Unë kam ftuar gjithashtu ministrin e Jashtëm (të Autoritetit Palestinez) Maliki që t’i drejtohet takimit dhe të prezantojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez”, tha Borrell në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

I have invited Israeli Foreign Minister @elicoh1 to join the meeting of EU Foreign Ministers I am convening this afternoon.

I have also invited Foreign Minister Malki @pmofa to address the meeting and present the views of the Palestinian Authority.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 10, 2023

Ministrat e BE-së do të takohen në Muscat, Oman, ku tashmë është planifikuar të zhvillohet një samit i ministrave të jashtëm të BE-së dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Disa ministra do të jenë personalisht, të tjerë do të marrin pjesë në takim nga distanca./Albeu.com

The post Borrell fton Izraelin dhe Palestinën në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian appeared first on Albeu.com.

Lufta në Izrael, Borrell: Prioritet ndalimi i dhunës menjëherë dhe lirimi i pengjeve
Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell foli për “një nga ditët më tragjike në historinë e Izraelit” .

Ai vuri në dukje se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Izraelit Eli Cohen dhe shprehu “solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe dënimin e tij ndaj dhunës dhe terrorizmit”.

“Siç kemi thënë në një deklaratë të lëshuar më herët, BE qëndron në solidaritet me Izraelin, i cili ka të drejtë të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar, kundër sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim,” shtoi ai .

Borrell foli gjithashtu me kryeministrin palestinez Mohammad Stageh.

“Tani prioritet është ndalimi i menjëhershëm i dhunës dhe de-përshkallëzimi, si dhe lirimi i të gjithë pengjeve”, theksoi ai.

Ai shtoi se “siguria e stafit tonë diplomatik të BE-së ka qenë gjithashtu një burim shqetësimi”.

Përfaqësuesi i Lartë ishte në kontakt gjatë ditës së djeshme të shtunën me Delegacionin dhe i gjithë personeli aktualisht është i sigurt, ashtu si edhe stafi civil i Misioneve të Përbashkëta të Politikës dhe Sigurisë (CSDP) në terren.

“Ne gjithashtu koordinojmë shërbimet konsullore dhe shërbimet e sigurisë për qytetarët e BE-së, në kontakt me shtetet anëtare”, theksoi ai.

Përfaqësuesi i Lartë vuri në dukje se “shkalla e sulmit ka habitur komunitetin ndërkombëtar, por ne e dinim se përparimi për paqe nuk ishte i qëndrueshëm”.

“BE rikujton rëndësinë e punës për një paqe të qëndrueshme përmes përpjekjeve të rinovuara në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Kjo është pikërisht arsyeja pse, së bashku me Lidhjen e Shteteve Arabe, Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Jordaninë, ne filluam një nismë të përbashkët për të ndihmuar në rigjallërimin e zgjidhjes me dy shtete më 18 shtator me “Përpjekjet e Ditës së Paqes”. Qëndrimi i BE-së mbetet se rruga përpara qëndron në zgjidhjen me dy shtete ”, përfundoi Josep Borrell./Albeu.com

The post Lufta në Izrael, Borrell: Prioritet ndalimi i dhunës menjëherë dhe lirimi i pengjeve appeared first on Albeu.com.

Borrell thirrje Serbisë: Tërhiqni ushtrinë nga kufiri me Kosovën
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Zhvendosja trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Policia e Kosovës e gjeti dhe konfiskoi një arsenal armësh pas sulmit.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

“Në të njëjtën kohë grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësuese. Kjo duhet të ndalet menjëherë”, tha Borrell.

Ai nguli këmbë se “nuk ka vend për grumbullim të ushtrisë dhe forcave të sigurisë në kontinentin e Evropës. Forcat duhet të tërhiqen“.

Të premten, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë t’i tërheqë trupat nga kufiri, duke e quajtur zhvendosjen e tyre “zhvillim shumë destabilizues”.

Borell pret që përgjegjësit për sulmin e 24 shtatorit të ndëshkohen dhe Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

“Duhet të kthehemi prapa në situatën në të cilën palët bisedojnë dhe të kthehemi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja i cili është e vetmja platformë për normalizimin e raporteve mes tyre“ shtoi ai.

Sulmi ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe Vuçiqi dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian më 14 shtator në Bruksel.

Prishtina beson se duhet të jetë një njohje reciproke, ndërsa Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe ka mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës kundër saj për këtë. /REL

The post Borrell thirrje Serbisë: Tërhiqni ushtrinë nga kufiri me Kosovën appeared first on Albeu.com.

Borrell bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiçin: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë
Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me sulmet në Zveçan, ku humbi jetën një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Gjatë këtyre bisedave telefonike, Borrell ka përsëritur thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit, raporton Klan Kosova.

“Pas sulmit të tmerrshëm dhe frikacak terrorist të sotëm kundër policëve të Policisë së Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell foli me kryeministrin Albin Kurti. Ai dënoi me shprehjet më të forta agresionin e sotëm”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe i uroi shërim të shpejtë policit të plagosur.

Borrell ka telefonuar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit”, thuhet tutje në komunikatë.

“EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, po monitoron situatën në terren dhe është i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e tij dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s. Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën në terren është në kontakt të ngushtë me autoritetet”, thuhet në fund të komunikatës./klankosova

The post Borrell bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiçin: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë appeared first on Albeu.com.