bllokada Archives - Albeu.com

Largohen bllokadat serbe në kufi me Kosovën, hapet qarkullimi në pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka lajmëruar pak më herët se janë informuar se janë larguar bllokadat në pikat kufitare në territorin e Serbisë. Lidhur me këtë, Sveçla tha se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak.

Rend dhe ligj, paqe e siguri, cep më cep e në çdo kufi të Republikës tonë.”, shkruan Sveçla në Facebook.

Kosova vendosi dje mbylljen e qarkullimit në Merdarë dhe Bërnjak, si përgjigje ndaj disa personave të maskuar të cilën bllokuan lëvizjen vetëm shqiptarëve, qofshin edhe ata të diasporës, ndërsa serbët i lanë të kalonin në kufirin mes dy vendeve.

Përfaqësues të qeverisë së Kosovës janë shprehur se pas këtyre bllokadave dhe personave të maskuar që pengonin qarkullimin e shqiptarëve qëndron qeveria e Serbisë. Ministrja e Jashtme e Kosovës tha se automjetet e policisë serbe nuk ndërhynë për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, sipasj saj. Gërvalla thotë se kjo sjell në mendje kohë të errëta.

Edhe presidentja Osmani ka bërë fajtore Serbinë, ku tha se prapa bllokadave në pikat kufitare me Kosovën qëndron shteti serb, ndërsa shtoi se këto veprime janë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit të arritura në 12 vite. Presidentja i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dalë me qëndrim publik për shkeljet e vazhdueshme të Serbisë.

The post Largohen bllokadat serbe në kufi me Kosovën, hapet qarkullimi në pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës appeared first on Albeu.com.

“Beleri”, Scholz kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh të martën, 14.11.2023, në Berlin kundër bilateralizimit të procesit të zgjerimit të BE. Scholz e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje për mosmarrëveshjet e fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë, gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin grek Kyriakos Micotaqis.

Kancelari socialdemokrat theksoi se në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit, Berlini është “në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që kandidatët për anëtarësim ta arrijnë atë sa më shpejt”. Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premitimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.

Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve për tre grup-kapitujt e deri në fund të vitit 2023. Këta kapituj janë nga më të rëndësishmit pasi kanë të bëjnë me demokracinë, funksionimin e institucioneve demokratike dhe prokurorimet publike. Që bisedimet të hapen duhet mbështetja unanime e 27 vendeve në Këshillin Europian të shteteve anëtare të BE. Më 11 nëntor Greqia vendosi të mos i bashkohet shteteve të tjera anëtare të BE-së për të plotësuar kërkesën e komisionit Evropian drejtuar Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për tre grup-kapitujt e parë.

Shkak për këtë është mbajtja ende në burg e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. 52-vjeçari u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023 dhe akuzohet për shit-blerje votash. Autoritetet greke e konsideruan arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit një “cënim të shtetit të së drejtës, shkelje të të drejtave civile, mosrespektim të të drejtave politike.”

Dy liderët evorpianë ishin takuar edhe një ditë më parë në një grup të vogël pune, me liderë të ndryshëm të disa vendeve të BE-së, si Hungaria, Qipro, Sllovakia, në një darkë që kishte dhënë të hënën në mbrëmje presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në Berlin. Darka kishte si synim dakordimin mes vendeve për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me të ardhmen e BE-së.

Scholz kërkon pauza humanitare në Gaza

Micotakis dhe Scholz përsëritën këtë të martë qëndrimin e tyre se, me sulmet hakmarrëse në Gaza, Izraeli po ushtron të drejtën e tij për vetëmbrojtje dhe siguruan se Tel Avivi është “i përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar dhe vepron në përputhje më të”. Të dy liderët ishin kundër ndërprerjes së luftimeve, por u shprehën për pauza humanitare. “Nuk mund të pranohet që të krijohet një situatë në të cilën Hamasi të ketë mundësi të rimëkëmbet, të grumbullojë armë dhe të sulmojë përsëri Izraelin,” tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Të dy liderët do të takohen këtë javë veçmas me presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili së fundmi i cilësoi bombardimet në Gaza si “fashiste”. Kancelari gjerman Olaf Scholz i shmangu kritikat e drejtpërdrejta ndaj Erdoganit, i cili pritet të jetë për vizitë në Berlin të premten, më 17 nëntor 2023. Por ai theksoi se Izraeli është pa dyshim një vend demokratik dhe se vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. “Akuzat kundër Izraelit janë absurde,” tha socialdemokrati Scholz.

Scholz u shpreh për pauza humanitare në Gazë, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare, largimin e të huajve të bllokuar në Rripin e Gazës dhe trajtimin mjekësor të plagosurve. Konservatori Mitsotakis, nga ana e tij, vuri në dukje se e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje duhet të përshtatet “në çdo rast” brenda ligjeve të luftës dhe ligjit ndërkombëtar dhe humanitar. Të dy liderët përsëritën idenë se zgjidhja e vetme është ajo e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. /DW

The post “Beleri”, Scholz kundër bllokadës së Greqisë ndaj Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

BDI: Mbi 500 milionë euro i kushton qytetarëve bllokada e VMRO-së dhe “Levicës” në Kuvend
Nga BDI thonë se VMRO-DPMNE në bashkëpunim me “Levicën” po bllokon aktivisht mbi 500 milionë euro të destinuara për Korridorin 8 dhe 10D.

Nga kjo parti thonë se ndryshimet ligjore nuk cenojnë të drejtat e punëtorëve, ashtu siç pretendon opozita.

“Implikimet financiare të bllokimit të ligjit të TVSH-së janë 40 milionë euro, për ligjin e tatimit mbi fitimin janë 20 milionë euro, për tatimin e solidaritetit 80 milionë euro, si dhe bllokimi i ligjeve financiare për huamarrjet, 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve për kredi për ekonominë me kushte të favorshme dhe 100 milionë të tjera nga BERZH për ESM, mbi 150 milionë euro për korridoret 8 dhe 10 – D, si dhe gjithsej 260 milionë euro nga BE dhe FMN që varen nga ligjet tatimore, si dhe qindra milionë euro për hekurudhat në korridorin 8. Gjithashtu, OBRM-PDUKM në bashkëpunim me Levicën po bllokon ligjet për ndërtimin e shpejtë dhe të lirë të korridoreve 8 dhe 10 – D, ndërsa kjo bllokadë e pakuptueshme po i kushton qytetarëve dhe buxhetit të shtetit mbi 150 milionë euro ndërtime më të shtrenjta dhe mbi dy vjet ndërtim më të gjatë të autostradave. Prandaj, vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shfrytëzimin e mundësive të rregullores për miratimin e ligjeve për marrëdhëniet e punës, për ndërtimtari, për planifikim urban, shpronësime dhe ligjin special, është vendim i drejtë. Lajmet e rreme të opozites për përmendjen e 60 oreve pune apo që ka deputetet që e kanë parë kontratën, si dhe se do te paguhen gjobat bashkë me importimin e mbi 70% të fuqisë punëtore, ranë në ujë sepse janë thjesht lajme të rreme. Ligji i Punës i lejon të punësuarit, me pëlqimin paraprak me shkrim dhe me orar shtesë të paguar plotësisht, të mund të punojnë orë shtesë, ndërsa duhet të respektohen dispozitat për 12 orë pushim dhe 24 orë pushim gjatë javës. Ligjet e tjera lehtësojnë dhe thjeshtojnë procedurat institucionale për të gjitha projektet kombëtare dhe strategjike të vendit, jo vetëm për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 – D, por edhe për hekurudhat, projektet energjetike, gazsjellësit etj”, thonë mes tjerash nga BDI./shenja

The post BDI: Mbi 500 milionë euro i kushton qytetarëve bllokada e VMRO-së dhe “Levicës” në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Transportuesit privatë i japin fund bllokadës në Shkup
Transportuesit privatë i dhanë fund bllokadës në rrugën “Ilindenska”, për t’i hapur mundësinë dialogut me kryeministrin Kovaçevski dhe përfaqësuesit e Qytetit të Shkupit. Qëndrimi i këtillë i transportuesve privatë, vjen pas deklaratës së kryeministrit i cili tha se duhet të tërhiqen autobusët nga rrugët dhe të krijohen kushte për negociata.

“Ne menjëherë pas kësaj konference për shtyp do të përgatisim një kërkesë të re e cila do të jetë në kontekst të asaj që e tha kryeministri Kovaçevski me të cilën do i plotësojmë të gjitha sugjerimet e tij dhe do të presim të jemi të ftuar në takim. Unë në emër të “Slloboda Prevoz”, “Makekspres” dhe të gjithë transportuesve tjerë, dua ti falënderohem kryeministrit Kovaçevski i cili u inkuadrua me deklaratën e tij të fundit në zgjidhjen e këtij problemi”, u shpreh Lenin Jovanovski, “Slloboda Prevoz”.

Kryeministri Kovaçevski më herët gjatë ditës tha se nuk do ti pranojë në takim transportuesit privatë nëse nuk i tërheqin autobusët nga rruga. Ai shtoi se e ndjen si kërcënim deklaratën e transportuesve se mund të radikalozojë protestat nëse nuk gjendet zgjidhje. Kovaçevski shtoi se në takim po ashtu duhet të ketë përfaqësues të Qytetit të Shkupit. Ai tha se Qeveria nuk ka kompetenca për të paguar borxhin.

Kur do të plotësohen kushtet që të kemi dialog i cili do të bazohet në fakte, duke u inkuadruar të gjithë që janë kompetent për të zgjidhur problemin dhe kur ai dialog do të fillojë pa presion, respektivisht kur rrugët ti kthehen qytetarëve atëherë mund të kemi dialog, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Transportuesit privatë thonë se në asnjë moment nuk kanë bërë deklarata kërcënuese ndaj kryeminsitrit. Nga qyteti i Shkupit edhe sot nuk kanë dhënë asnjë detaj lidhur me përpjekjet e tyre për zgjidhjen e problemit e as për numrin e personave të interesuar të cilët janë paraqitur tek konkursi për linjat transportuese në kryeqytet./Alsat.mk

The post Transportuesit privatë i japin fund bllokadës në Shkup appeared first on Albeu.com.

Nga shtyrja e datës së zgjedhjeve, te të shtënat me armë dhe vendosja e barrikadave, çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtyrë zgjedhjet e parapara për 18 dhjetor në veri të Kosovës, për në prill të vitit të ardhshëm. Vendet e QUINT-it e kanë mirëpritur këtë vendim.

Vendimi i saj vjen pas disa incidenteve që janë raportuar në veri të Kosovës ditëve të fundit.

“Diskutuam rreth datës më të përshtatshme dhe kohës së përshtatshme dhe në fund me konsensus të plotë, pas propozimit tim erdhëm në konkluzion që të shtyhen për muajin prill të vitit 2023, kurse data e saktë e muajit prill, sonte ose më largu nesër në mëngjes do t’i tregohet publikut”, deklaroi Presidentja Vjosa Osmani, pas takimin që mbajti me përfaqësues të partive.

Pak orë para shtyrjes së zgjedhjeve, autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për shkak të, siç është thënë, dëshmive se ai ka organizuar “sulmin terrorist në zyrat e KQZ-së në veri të vendit”.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.  I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka shkruar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Si shenjë pakënaqësie, serbët lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar disa rrugë në veri.

Duke përmendur çështjet e sigurisë, Policia e Kosovës më vonë ka njoftuar për mbylljen e dy pikëkalimeve mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë dhe Bërnjak.

“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut. Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë dhe se autoritetet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”, shkroi Kurti.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Më herët gjatë javës është raportuar për sulm në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor, teksa zyrtarë të këtij institucioni kanë synuar nisjen e përgatitjeve për zgjedhje.

Përveç këtij sulmi, më 8 dhjetor është raportuar edhe për plagosjen e një zyrtari të Policisë së Kosovës në veri.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë shpallur në veri pasi përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kundërshtuar vazhdimisht mbajtjen e tyre.

Policia e Kosovës ka shtuar së fundi prezencën në veri, me qëllim të, siç është thënë “sigurimit të qytetarëve”./express

The post Nga shtyrja e datës së zgjedhjeve, te të shtënat me armë dhe vendosja e barrikadave, çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Shoferët privatë në RMV ndjejnë keqardhje dhe kërkojnë falje për bllokadat, por kërkojnë dhe mbështetje
Transportuesit e autobusëve privat përmes rrjeteve sociale u kërkuan falje qytetarëve të Shkupit për pengimin e lëvizjes nëpër qytet, pasi që nga ora gjashtë e mëngjesit sërish protestuan me bllokada në disa pika të rëndësishme të trafikut në kryeqytet, duke kërkuar pagesën e borxhit që kërkojnë nga Qyteti i Shkupit.

“Slloboda Prevoz, në emër të të gjitha transportuesve privatë, u kërkon falje të gjithë qytetarëve të Shkupit të cilët sot dhe deri në zgjidhjen e problemit do të pengohen në lëvizjen e tyre nëpër qytet. Transportuesit privatë kërkojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë për problemin, thuhet në mesazhin e publikuar në faqen në Fejsbuk të “Slloboda Prevoz”.

Pasi nuk u arrit marrëveshje me autoritetet e qytetit për shlyerjen e borxhit që u ka Qyteti i Shkupit, nga ora gjashtë e mëngjesit të sotëm, kompanitë private protestuan sërish duke bllokuar dy kryqëzimet para QT “Mavrovasja” dhe përballë Kryqit kuq, si dhe ne Bul. “Ilinden” rreth lokacionit të Kuvendit të Qytetit.

Kemal Muriqi nga transportuesi privat “Sloboda prevoz” thotë se bllokadat nuk do të hiqen derisa të ketë përparim për dalje nga gjendja.

Siç kemi paralajmëruar sot autobusët janë të parkuar dhe do të jenë këtu derisa të mos ketë përparim për këtë gjendje, gjegjësisht të na thërrasin në bisedime dhe të biem dakord për dinamikën e pagesës së borxhit të prapambetur, të vazhdojnë pagesat javore që të mund të përfshihemi në linjë me qëllim që mos pësojnë qytetarët”, tha Muriqi.

Nga ana tjetër, qytetarët janë të detyruar të gjejnë alternativa në komunikacion, por për shkak të rritjes së turmës nëpër rrugët dhe bulevardet alternative, në pjesën më të madhe të rrugëve ka një ndalesë, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur të udhëtojnë me biçikleta, skuter, ose në këmbë për në destinacionet e tyre.

Në orën 11:00 është paralajmëruar deklaratë për media nga drejtori i “Sloboda Prevoz” Lenin Jovanovski për zhvillimet e fundit dhe hapat e ardhshëm të transportuesve./ina

The post Shoferët privatë në RMV ndjejnë keqardhje dhe kërkojnë falje për bllokadat, por kërkojnë dhe mbështetje appeared first on Albeu.com.

Eksporti i grurit në Ukrainë u ul me 40% në fillim të qershorit, në krahasim me vjet
Ukraina eksportoi 40% më pak grurë në gjysmën e parë të qershorit sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ministria e Politikës Agrare dhe Ushqimit fajësoi për rënien e bllokadës së Rusisë ndaj porteve ukrainase në Detin e Zi, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Megjithatë, gjatë gjithë vitit, ministria tha gjithashtu se eksporti i përgjithshëm, nga korriku 2021-qershor 2022, 10.3% më i lartë se 12 muajt e mëparshëm.

Ndërkohë, zëvendësministri i parë i Politikës Agrare dhe Ushqimit, Taras Vysotskyy, thotë se nëse portet e Ukrainës mbeten të bllokuara, ajo do të përdorë ashensorë të lëvizshëm të grurit për të ruajtur drithërat që nuk mund të eksportohen.

“Bankat dhe kontejnerët e ashensorëve celularë po sillen tani si një Plan B për të ruajtur grurin nëse eksporti i shpejtë është i pamundur,” thotë ai.

Kjo vjen mes shqetësimeve që Ukraina nuk do të jetë në gjendje të gjejë depo për 15 milion ton drithë deri në tetor./albeu.com

The post Eksporti i grurit në Ukrainë u ul me 40% në fillim të qershorit, në krahasim me vjet appeared first on Albeu.com.