BIRN Archives - Albeu.com

Integrimi/ BIRN: Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse procesi duket sikur është në ngërç deri në një përgjigje të vendeve anëtare që vlerëson ecurinë e deritanishme të tij, vendimmarrje që sipas qeverisë nuk ka një afat kohor se kur mund të ndodhë. Në politikën e brendshme procesi i integrimit vijon të shkaktojë debat politik dhe kritika për mungesë transparence dhe përvetësimi të procesit nga qeveria. Kuvendi përfshiu të enjten në rend të ditës votimin e një rezolute parlamentare mbështetëse për procesin.

Por para se ta votonin me konsensus me 114 vota mazhoranca dhe opozita u përfshin në debat për mënyrën se si qeveria po e trajton procesin duke theksuar se më shumë se sa teknik ai është politik dhe lidhet me vlerat e standardet demokratike.

Debati politik u bazuar në një raport të dorëzuar nga qeveria më herët në Kuvend, ku bëhej një tablo teknike e negociatave për çdo kapitull dhe masave të marra për përmbushjen e kritereve dhe hendeqeve të konstatuara nga Brukseli.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi qeverinë për “hipokrizi” ndaj procesit të integrimit dhe përdorimin e tij për propagandë elektorale. “Në letrat dhe raportet e Edi Ramës gjithçka duket perfekte”- tha ai duke shtuar se “Europa nuk është propaganda për reformën në drejtësi. Europa është barazia përpara ligjit, të cilën Edi Rama e shkeli me këmbë për Belinda Ballukun”. Ai e cilësoi raportin e qeverisë si një përpjekje të qeverisë për shitur stabilitetin politik si zëvendësim të demokracisë. “Po përpiqet t’i thotë Europës: mbyllni sytë përpara korrupsionit, kapjes së shtetit, presionit mbi mediat, mungesës së zgjedhjeve reale dhe në këmbim do t’ju japim stabilitet”, tha Bardhi.

Deputetë të tjerë të opozitës kërkuan më shumë transparencë nga qeveria për negociatat duke vënë theksin tek mbajtja ‘sekret’ e pozicionit negociues të saj me BE-në dhe përfshirjen e opozitës në proces. Edhe për ekspertë të shoqërisë civile ky proces nevojitet të jetë më transparent dhe gjithëpërfshirës. “Nuk ka pasur transparencën e nevojshme për një proces kaq të rëndësishëm”, i tha BIRN Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania” Sipas tij, çështja e ‘pozicioneve negociues’ është shumë e rëndësishme të jetë transparente.

“Jo vetëm kanë qenë konfidenciale gjatë hartimit por dhe pas miratimit të tyre vazhdojnë të jenë të tilla, gjë që pengon grupet e interesit apo politikën për të analizuar dhe për të dhënë kontributin që të jenë vërtet pozicione kombëtare të Shqipërisë në proces”, shton ai.

Kjo mungesë transparencë e bën procesin që të mos jetë i hapur ndaj aktorëve të tjerë vlerëson Gjipali. Për sa i përket momentit ku ndodhet aktualisht procesi i negociatave ku pritet miratimi i Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve një mekanizëm i njohur si IBAR ose një lloj ‘provimi i ndërmjetëm’ për ecurinë e negociatave, Gjipali thotë se transparenca nuk varet nga pala shqiptare. Sipas tij, “ngelet në dorën e vendeve anëtare nëse duan të bëjnë publike pengesat që ekzistojnë”.

Kërkesat e organizatave ndaj qeverisë që pozicionet negociuese të konsultoheshin ose të paktën të bëheshin publike kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërkohë që ato vijojnë të mos jenë publike dhe pas çeljes së negociatave për çdo grup-kapitull, ashtu siç mbeten të panjohura dhe shumë aspekte të tjera të negociatave që bëhen pas dyerve të mbyllura. Ndërsa Komisioni Europian e ka publikuar dokumentin e pozicioneve negociuese me të cilat ka hyrë në negociata me Shqipërinë. “Kjo krijon një asimetri informacioni”, thotë Blerjana Bino, që drejton Qendrën për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), duke shtuar se “pozicionet negociuese nuk janë dokumente thjesht teknike. Ato tregojnë angazhimet reale të vendit, reformat që marrin prioritet, fushat ku kërkohen periudha tranzitore, kostot institucionale dhe mënyrën si preken qytetarët, bizneset, institucionet dhe grupet e interesit”.

Për Binon gjithashtu është shqetësuese për shoqërinë civile dhe publikun mungesa e transparencës së procesit të integrimit, sidomos në kushtet e metodologjisë së re dhe të një procesi të përshpejtuar. Përveç dokumentacionit, sipas saj, mungon edhe gjurmueshmëria e procesit që publiku të di, sipas saj, se “kush është konsultuar, cilat komente janë marrë në konsideratë, cilat janë refuzuar dhe pse?”.

“Pa këtë, konsultimi rrezikon të mbetet formal dhe kontributi i shoqërisë civile, ekspertëve apo grupeve të interesit nuk përkthehet domosdoshmërish në ndikim real”, i tha Bino BIRN-it. Në këtë kontekst Bino vlerëson se roli i Kuvendit dhe strukturave të posaçme të tij duhet të forcohet si institucion monitorues i procesit. “Kuvendi duhet të ketë informacion të plotë, debat të rregullt mbi kapitujt dhe grup kapitujt, dhe hapësira ku shumica, opozita, shoqëria civile dhe ekspertiza e pavarur mund të ndjekin jo vetëm miratimin e ligjeve, por edhe cilësinë dhe zbatimin e reformave”. Ndryshe nga Gjipali, Bino beson se dhe për mekanizmin e IBAR qeveria shqiptare mund të bënte transparencë pavarësisht natyrës që ka procesi i vendimmarrjes nga vendet anëtare.

“Nuk themi dot automatikisht termin “ngërç”, sepse kjo kërkon informacion të plotë mbi komunikimin mes qeverisë dhe institucioneve të BE-së, që nuk e kemi, por padyshim ka një moment paqartësie që kërkon shpjegim publik më serioz”, thotë ajo. Sipas Binos, IBAR është një dokument shumë i rëndësishëm i cili prek ritmin dhe besueshmërinë e të gjithë procesit. Bazuar në këtë rëndësi ajo këmbëngul që “qeveria duhet të shpjegojë ku ndodhet procesi, cilat janë pritshmëritë e BE-së, çfarë është përmbushur, ku ka vonesa dhe cilat janë masat korrigjuese”. Ekspertët vlerësojnë gjithashtu se procesi duke pasur karakter kombëtar do të duhej të ishte më gjithëpërfshirës ndaj gjithë aktorëve të shoqërisë dhe se ai nuk duhej trajtuar nga qeveria në mënyrë thellësisht teknike duke lënë jashtë komponentin politik të tij.

“Mendoj se momente të caktuara procesi i integrimit trajtohet në mënyrë të ngushtë në aspektin krejtësisht teknik të tij, duke lënë jashtë çështje që kanë impakt të brendshëm politik të cilat lihen jashtë për të ulur presionin politik dhe për të shmangur përgjegjësitë politike mbi këtë proces”- thotë Gjipali. Kërkesën e opozitës për të pasur një rol parlamentar më të fortë në proces ai e sheh si të justifikuar dhe në linjë me vetë kërkesën e BE-së për dialog dhe diskutim konstruktiv për procesin në Kuvend. Por ai shton se parlamenti duhet ta trajtojë procesin ligjbërës dhe mbikëqyrës të tij në mënyrë më transparente dhe më gjithëpërfshirëse. “Palët janë fokusuar më shumë tek konflikti në lidhje me bashkëpronësinë e procesit’ se sa tek bërja e një procesi të hapur ndaj gjithë shoqërisë shqiptare”, përfundoi Gjipali./BIRN

The post Integrimi/ BIRN: Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës appeared first on Albeu.com.

BIRN: Si po i kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë call cenetr-at, industria e mashtrimit
Transformimi i sektorit call center në një industri masive të mashtrimit financiar në Shqipëri po rrezikon të kriminalizojë një brez të tërë të rinjsh, nën joshjen e parasë së shpejtë dhe një krizë të thellë vlerash morale.

Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiranës. Drita të forta neoni, rreshta të pafundmë kompjuterësh me ekrane të mëdha, karrige ergonomike dhe qindra të rinj rreth të njëzetave me kufje në vesh, që flasin rrjedhshëm në disa gjuhë të huaja, gjë që e bën mjedisin të duket si njëfarë kulle Babeli.

Operatorët e rinj janë të regjistruar si punonjës të kompanive në dukje legjitime dhe me emra tërheqës, të tillë si “Magnolia Group”, “Espiron Studio”, “IOTA Network”apo “Koppa Network”.

Megjithatë, e gjitha është një fasadë.

Kur policia ndërhyri më 14 prill në zyrat e këtyre kompanive në qendër të Tiranës, ajo zbuloi një rrjet mashtrimi me mbi 400 punonjës. Pamjet e filmuara të aksionit tregojnë mbi 900 mijë euro cash të ndara nëpër zarfe si bonuse të dedikuara për operatorët më të suksesshëm në zhvatjen e qytetarëve nga një duzinë vendesh të Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është vetëm një nga dhjetra operacionet e ngjashme të viteve të fundit në Shqipëri, që tregon se industria call – center ka pësuar një mutacion të frikshëm.

Nga një sektor shpresëdhënës dikur për mijëra të rinj me diploma në xhep, por pa perspektive pune, sot është transformuar në një industri masive të mashtrimit financiar dhe krimit kibernetik.

Sipas prokurorëve që kanë hetuar çështjet, kjo industri po konkurron për nga shpejtësia e pasurimit të paligjshëm me trafikun e narkotikëve dhe po kriminalizon mijëra të rinj shqiptarë.

“Është fenomen shumë shqetësues”, thotë një prokurore në Tiranë, e cila foli me BIRN në kushtet e anonimatit.

“Nëse flasim në masë se sa ndikon në kriminalizimin e shoqërisë, për mua është më e rrezikshme se shpërndarja e drogës, sepse masiviteti është i madh dhe një pjesë e tyre janë thjesht të përdorur”, shtoi ajo.

Këtë alarm e ndan edhe eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i cili e sheh këtë sektor si një hapësirë ku krimi normalizohet.

“Në këto mjedise ndodh një normalizim gradual i sjelljes së paligjshme, ndërkohë që individët fitojnë aftësi praktike dhe krijojnë rrjete kontakti që mund të shfrytëzohen më vonë”, shpjegon Qirjazi, duke theksuar se për këtë ushtri të rinjsh, kalimi drejt krimeve më të sofistikuara “është më shumë evolucion sesa revolucion”.

Të vetëdijshëm në krim

Biznesi call -center në Shqipëri filloi të lulëzonte në fundin e viteve 2000, duke u mbështetur tek fuqia e lirë punëtore e përbërë kryesisht nga të rinj me njohuri në gjuhë të huaja. Por dinamika ndryshoi sapo fitimet e ulëta të fushatave legjitime të shërbimit të klientit u zëvendësuan nga tregjet financiare fiktive.

Dokumentet hetimore, statistikat e policisë, raportet e agjencive ndërkombëtare dhe analizat e ekspertëve zbulojnë një tablo të zymtë, ku shifrat flasin për një industri të organizuar gati ushtarakisht, që shfrytëzon mijëra të rinj dhe gjeneron dhjetramiliona euro të vjedhura çdo vit.

Bazuar në të dhënat nga operacionet e prokurorisë dhe policisë prej vitit 2021 deri në fillim të vitit 2026, përmasat e arrestimeve dhe dëmeve ngjajnë me ato të karteleve ndërkombëtare.

Vetëm gjatë muajit prill 2026, autoritetet goditën disa grupe të ndryshme. Mes tyre ishte edhe operacioni i koduar “Ghost Call”, gjatë së cilit u arrestuan 10 persona nga disa kompani që kishin të regjistruar mbi 400 punonjës.

Aksioni erdhi si fryt i bashkëpunimit mes autoriteteve austriake, Europolit dhe Prokurorisë së Tiranës, pas hetimeve që zbuluan një dëm të llogaritur në një shifër rekord prej të paktën 50 milionë eurosh.

“Qendrat e thirrjeve ishin të ngritura dhe të organizuara në mënyrë profesionale, duke ngjasuar me struktura legjitime biznesi që shfaqin një ndarje të qartë të roleve dhe menaxhim hierarkik”, deklaroi Europol pas operacionit. Pas regjistrimit fillestar, viktimave u caktoheshin agjentë të cilët hiqeshin si këshilltarë investimesh.

Në një tjetër valë goditjesh në janar të këtij viti, u vunë në pranga 6 persona të tjerë për mashtrimin e shtetasve italianë. Këto qendra mashtrimi shpesh zinin hapësira luksoze në kullat e qendrës së Tiranës, gjë që më vete tregon për fuqinë financiare të këtyre grupeve.

Vetëm në dy operacionet e fundit në Tiranë, në momentin e ndërhyrjes së policisë, në punë u gjetën rreth 150 operatorë. Një ushtri digjitale që përbëhet kryesisht nga individë të moshës 18 deri në 28 vjeç.

Por a janë këta operatorë, një pjesë e mirë studentë dhe të tjerë të diplomuar në fusha të ndryshme, të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë?

“Shumica e tyre janë të rinj, studentë apo që kanë përfunduar studimet dhe nuk kanë gjetur një punë në fushën e tyre. Por dua të them këtë; ata janë në dijeni të asaj që bëjnë, subjektivisht janë të vetëdijshëm që janë të përfshirë në krim”, theksoi prokurorja që foli me BIRN në kushtet e anonimatit.

Pjesmarrja aktive në krim shpjegohet me sjelljen e tyre në momentin që përballen me policinë.

“Kanë një skript gati, e dinë çfarë do thonë sapo të hyjë policia”, tha prokurorja.

“Të gjithë janë në dijeni të asaj që bëjnë sepse trajnohen dhe kalojnë në faza të ndryshme trajnimi, kanë skripte për të tërhequr klientët”, theksoi ajo.

Spektakël, shampanjë dhe bonuse cash

Gazetarja Luela Gaxhja e emisionit “Piranjat”, e cila ka investiguar një sërë kompanish mashtrimi nën maskimin e call center i tha gjithashtu BIRN se operatorët që punojnë në këto biznese janë të vetëdijshëm për pjesmarrjen në krim.

Ajo i referohet rastit të një kompanie të vendosur në një vilë në periferi të kryeqytetit, ku kishte shkuar të xhironte me kamera.

“Rreth 100 veta që ishin të pranishëm, u arratisën nga sytë këmbët sapo diktuan kamerat”, tha ajo.

Gaxhja thotë se arsyet pse të rinjtë përfshihen në këtë aktivitet janë bazike: para të shpejta, një jetë luksi dhe iluzioni se ky është një “krim i pastër” për shkak të fshehjes pas NIPT-eve dhe emrave të kompanive.

Dhe dëshmitë e mbledhura prej saj të kujtojnë skena të ngjashme me filmin “Ujku i Wall Street”; me një sistem stimujsh spektakolarë që shpërndahen live nga menaxherët.

“Kur një konsulent mashtronte klientin me një shumë të madhe, këtu bëhet fjalë mbi 50 mijë euro, atëherë menaxheri ndalonte punën, mblidheshin të gjithë në qendër, hapej shampanja dhe më e bukura ishte se konsulenti shpërblehej cash, direkt aty me përqindjen që i takonte”, përmbledh ajo dëshminë e njërit prej operatorëve.

Ekspertët flasin gjithashtu për rrezikun e kriminalizimit të mëtejshëm, përsa kohë që mashtrimi kompjuerik shoqërohet edhe me pastrimin e një volumi të madh parash.

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi e analizon këtë atmosferë si një trampolinë të drejtpërdrejtë drejt thellimit në paligjshmëri. Ai shpjegon se ndonëse call center-at mashtruese nuk përbëjnë një mekanizëm të strukturuar rekrutimi, ato funksionojnë si një hapësirë ndërmjetëse perfekte.

“Në mungesë të mundësive për riintegrim në sektorin formal, ekziston rreziku që këto aftësi të riorientohen drejt aktiviteteve të tjera të paligjshme (absorbohen nga struktura më të sofistikuara kriminale që kërkojnë këtë profil), qoftë brenda vendit apo jashtë tij”, thotë Qirjazi.

Ky është ndoshta paralajmërimi më i errët për të ardhmen.

“Nëse nuk adresohet në mënyrë të plotë dhe të koordinuar, ekziston rreziku që vendi të prodhojë një brez të tërë të rinjsh me aftësi reale dhe të vlefshme, por të orientuara në kah të gabuar”, shtoi ai.

Krizë vlerash

Sociologu Ergys Mërtiri, e shpjegon dyndjen e të rinjve në këtë aktivitet kriminal me atë që ai e quan një kolaps të gjatë kulturor.

“Në kushtet e një trashëgimie 50-vjeçare të kultivuar me materializëm dialektik, shoqëruar me varfëri ekstreme dhe bjerrje të vlerave tradicionale, shoqëria shqiptare sot gjendet në një krizë të thellë vlerash, pikë së pari morale e kulturore”, tha Mërtiri.

Ai thekson gjithashtu se modelet e një jete të ndershme janë zbehur plotësisht në Shqipëri.

“Modelet që ushqejnë sot të rinjtë nuk janë ato që reflektojnë vlera morale, por përgjithësisht modele që orientohen më shumë drejt parasë, vesit, instinktit”, argumenton Mërtiri, duke shtuar se edhe media promovon suksesin dhe paranë e fituar shpejt dhe lehtë, pa mund e djersë.

Për ekspertin Redion Qirjazi, realiteti është më shumë strukturor dhe lidhet drejtpërdrejt me paaftësinë e autoriteteve për të luftuar krimin kibernetik.

Sipas Qirjazit, krimi është më inovator dhe përshtatet më shpejt se institucionet, ndërkohë që nuk përjashton edhe bashkëfajësinë e heshtur, sidomos kur aktivitete të tilla maskohen si biznese të ligjshme dhe gjenerojnë të ardhura.

Ky tolerim afatgjatë ka filluar të krijojë pasoja të rënda jo vetëm për qindra të rinj të përfshirë në këtë industri, por edhe për imazhin e vendit.

“Tolerimi afatgjatë i këtyre aktiviteteve ndikon negativisht në perceptimin e partnerëve ndërkombëtarë, sidomos në aspektin e besueshmërisë institucionale dhe kapacitetit për zbatim të ligjit”, thotë Qirjazi, ndërsa shton se ekziston një rrezik real që Shqipëria të perceptohet ndërkombëtarisht si “një ambient ku aktivitete të tilla mund të zhvillohen lehtësisht”./ BIRN

The post BIRN: Si po i kriminalizojnë të rinjtë shqiptarë call cenetr-at, industria e mashtrimit appeared first on Albeu.com.

“Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale
Qeveria shqiptare lançoi një projekt të madh të quajtur “Porta e Alpeve” për investime në infrastrukturë në qarkun e Shkodrës, por ekspertët nuk i shohin këto fonde si të ndara nga beteja elektorale e vitit të ardhshëm.

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për bashkitë e qarkut të Shkodrës në prag të zgjedhjeve lokale, përmes projektit të njohur si “Porta e Alpeve”.

Sipas kryeministrit Edi Rama, projekti “Porta e Alpeve” do të jetë një shtojcë e “Paketës së Maleve” – një nismë kontroverse e shoqëruar me shqetësime mbi të drejtën e pronësisë dhe mënyrën se si do të aplikohet.

“Bëhet fjalë për një investim masiv për zhvillimin e turizmit me fokus atë malor”, tha Rama të dielën gjatë një video të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas tij, bëhet fjalë për investime të infrastrukturës rrugore, menaxhim të ujërave të zeza, ndërhyrje në zhvillimin urban dhe në ruajtjen e trashëgimisë historike dhe natyrore, punë të cilat në dukje janë investime që lidhen drejpërdrejt me qeverisjen vendore.

Në zbatim të këtij projekti, qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj për ratifikimin e kontratës financiare me Bankën Evropiane të Investimeve me një vlerë prej 50 milionë eurosh kredi, të cilat do të përdoren për “punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin ‘Porta e Alpeve’.

Kësaj kredie do t’i bashkohet dhe një fond 50 milionë euro nga buxheti i shtetit për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Projekti do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

PS e fitoi qytetin e Shkodrës për herë të parë që pas rënies së regjimit komunist në zgjedhjet lokale të vitit 2023 me kryebashkiak Benet Becin, një ish-drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Dy prej bashkive të tjera të qarkut, ajo e Pukës dhe e Fushë-Arrëzit drejtohen nga opozita.

Projekti i ri i ka të lidhur shumicën e komponentëve me qytetin e Shkodrës, të tilla si rehabilitimi i shesheve, bulevardeve, ndërtim parkingjesh si dhe i një korridori rrugor që lidh Alpet me bregdetin Adriatik, nëpërmjet Shkodrës, liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, Velipojës dhe Shëngjinit.

Përdorimi i investimeve publike si mekanizëm për ndikim elektoral është një fenomen i pandalshëm në Shqipëri, i cili edhe pse nuk cënon formalisht dispozitat e Kodit Zgjedhor, shërben shpeshherë për të mikluar votuesit.

Por ekspertë të shoqërisë civile, edhe projekti i ri i njohur si “Porta e Alpeve” nuk mund të shihet jashtë mekanizmit politik për ndikim elektoral.

“Qeveria duhej të ishte shumë trasparente për të gjitha kostot, rrisqet, përfitimet dhe qasjen strategjike për të ardhmen,” tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike. Krasniqi i sheh ‘Paketën e Maleve’ apo ‘Portën e Alpeve’ si nisma që ndërlidhin shumë sektorë, prekin pronën private, prekin raportet e qytetarëve me shtetin, shërbimet e kadastrës, konkurrencën ekonomike, sektorin e turizmit dhe me elementë të sigurisë kombëtare.

“Si të tilla duhet të jenë nisma shumë transparente dhe të qëndrueshme”, theksoi ai.

Në mungesë të këtyre elementeve, sipas Krasniqit, këto janë nisma të mbyllura, jotransparente dhe të nxitura nga interesa të diskutueshme.

Drejtori i Institutit Shqiptar të Bashkive, Agron Haxhimali thotë se kjo paketë investimesh është e nevojshme për zonat malore, por ai e vendos theksin te shpërndarja e drejtë e fondit.

“Të pesë bashkitë e qarkut duhet të jenë përfituese. Secila bashki duhet të jetë pjesë e konsultimit dhe vendimarrjes për projekte strategjike, që të sigurojnë kohezion social, rritje ekonomike dhe ripopullim”, tha ai.

Ndërkohë që ligji e detyron qeverinë që të ketë kufizime investimesh vetëm katër muaj përpara zgjedhjeve, Krasniqi mendon se investimet në vlera të tilla të mëdha nuk shihen jashtë ndikimeve politike elektorale.

“Në mungesë të elementëve që sigurojnë transparencën dhe interesin e një zhvillimi afatgjatë ekonomik, projekti i ri mund të ketë fatin e projekteve të mëparshme që kanë rezultuar më shumë si projekte 2-3 vjeçare politiko-elektorale apo klienteliste sesa projekte për zhvillimin e Shqipërisë”, përfundoi ai./ BIRN

The post “Porta e Alpeve”/ BIRN: Qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale appeared first on Albeu.com.

BIRN: Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit
Edhe pse fytyra publike e projektit turistik në ishullin e Sazanit është dhëndri i presidentit amerikan, dokumentet e depozituara në QKB tregojnë se ai kontrollohet nga dy vëllezërit Al-Khayyat nga Katari dhe një rrjet i ndërlikuar korporativ me aksionerë të panjohur.

Një seri dokumentesh të reja të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit të martën zbulojnë një arkitekturë komplekse korporative pas projektit të shumëpërfolur për transformimin e ishullit të Sazanit në një resort luksoz – projekt ky i prezantuar nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Jared Kushner.

Ndërkohë që Kushner është fytyra publike e projektit, të dhënat e depozituara në QKB tregojnë se kompania zbatuese “Sazan Operations” e themeluar më 1 prill në Shqipëri kontrollohet në 100 për qind të aksioneve nga dy vëllezërit miliarderë, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat, me bazën e bizneseve të tyre në Katar.

Pronësia ushtrohet megjithatë përmes një rrjeti prej 6 kompanish të huaja, të cilat zotërojnë njëra tjetrën në formë kaskade. Njëra prej kompanive të lidhura, “Blue Industries Investment Holding B.V.”, e regjistruar në Holandë, ka pesë aksionerë të panjohur shqiptarë, të cilët paketa prej 24% e aksioneve u mundëson që të mos shfaqen në regjistrin e përfituesve fundorë.

Gjithashtu, Mohamad Al-Khayyat rezulton i përfshirë në projektin e dytë të ndërtimit të një resorti në Zvërnec përmes degës shqiptare të kompanisë “Urbacon Trading and Contracting – Albanian Branch”.

Dokumentet e “Sazan Operations” u shfaqën në QKB në të njëjtën ditë me publikimin e vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike për shtyrjen e afatit të negocimit për projektin e ndërtimit të resortit në Sazan, për të cilin kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” e lidhur me Kushner ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare.

Vëllezërit Al-Khayyat janë emra të njohur në Lindjen e Mesme. Ata drejtojnë konglomeratin Power International Holding (PIH) me aktivitet në ndërtim, pasuri të paluajtshme, bujqësi dhe shëndetësi. PIH ishte një nga kontraktorët kryesorë në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Një investigim i The New York Times, i publikuar më 19 Prill 2026, vuri në dukje lidhjen mes vëllezërve Al-Khayyat, të cilët janë me origjinë siriane, dhe Kushner si dhe anëtarëve të tjerë të familjes Trump.

Lidhur me investimet në Shqipëri, Ramez Al-Khayyat i ka konfirmuar NYT partneritetin me Kushner.

“Ne po investojmë në holding për t’u siguruar që të ketë kapital të mjaftueshëm. Pra, është një sipërmarrje e përbashkët mes dy kompanive, dhe në fakt ne po e menaxhojmë atë së bashku”, tha ai për New York Times.

Kosto shtesë për buxhetin

Regjistrimi i kompanive të huaja dhe publikimi i të dhënave të tyre u bë thuajse në të njëjtën kohë me zbardhjen e një vendimi të ri të Komitetit të Investimeve Strategjike të 30 dhjetorit 2025, i cili zgjat afatet e planit të parashikuar për dhënien e statusit të investimit strategjik për ishullin e Sazanit.

Sipas vendimit, kostot për çminimin e Sazanit i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pikën 5 të këtij vendimi, KIS ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes që të kryejë pastrimin e ishullit nga “risku piroteknik”, mbetjet e municioneve luftarake nga koha e komunizmit. Pika më e rëndësishme e këtij vendimi është theksimi se kostot e këtij procesi “do të mbulohen nga vetë ministria”, ndërsa në vendimin e mëparshëm i liheshin investitorit.

Gjithashtu, vendimi i KIS i dha një afat prej 120 ditësh, me mundësi shtyrje edhe 120 ditë të tjera për të negociuar me investitorin. Regjistrimi i “Sazan Operations” në prill 2026, rreth katër muaj pas këtij vendimi, përkon fiks me këtë afat negociatash.

Në vendimin e KIS bëhet me dije se deri në dhjetor 2025 ishin zhvilluar 10 negociata mes palëve dhe se një pjesë e detyrave ishin realizuar. Megjithatë, vendimi i ri lë sërish të kuptohet se kompania nuk ka ende një plan dhe një studim fizibiliteti.

Sipas pikës 11, investitorit i kërkohet ndër të tjera: Plani i plotë i biznesit, studimi i plotë i fizibilitetit, një relacion shpjegues ku jepen arsyet e kërkesës për përfshirje shtetërore, projekti i plotë zhvillimor i infrastrukturës së brendshme dhe mënyra e lidhjes së saj me infrastrukturën e jashtme, si dhe të drejtat e përfitimet që i kalojnë shtetit./BIRN

The post BIRN: Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “Sky ECC”/ Dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash, BIRN: Si u kthye një shef policie në ‘aset’ të krimit të organizuar
Bisedat në “Sky ECC”, zbulojnë përfshirjen e një oficeri policie në trafik droge, dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash në favor të një grupi kriminal në Vlorë.

Hetimi i SPAK zbulon se ai ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë funksionarësh të inkriminuar.

Në dhjetor të vitit 2020, Rezart Kuçi – asokohe shefi i krimeve në Policinë e Vlorës – po vriste mendjen se si të siguronte “dy muaj leje pa të drejtë page”.

Oficeri i policisë nuk kishte ndonjë hall familjar apo probleme shëndetësore, por po gjurmonte një “mundësi biznesi” në brigjet e Almerias në Spanjë.

Sipas një dosjeje hetimore të bazuar në komunikimet e “SKY ECC”, Kuçi po përgatitej të udhëtonte drejt gadishullit Iberik jo si punonjës policie, por si investitor dhe koordinator logjistik i trafikimit të një sasie të stërmadhe kanabisi nga Maroku në drejtim të Spanjës.

Ai sapo kishte siguruar gjithashtu një gomone 14-metërshe të pajisur me tre motorë “Yamaha 300” për të realizuar trafikimin.

“Investova ça kisha e jam në pritje,” i shkruante ai nga Barcelona një bashkëpunëtori në aplikacionin e enkriptuar “SKY ECC”, të dhëna që iu përcollën Prokurorisë së Posaçme nga autoritetet franceze.

Bisedat në “SKY ECC”, e tregojnë oficerin e policisë të përfshirë që para vitit 2020 si anëtar dhe bashkëpunëtor i organizatës nën drejtimin e Inez Hajrullaut, një prej figurave të njohura të krimit në Vlorë.

“Gjatë analizimit të komunikimeve të tij, në momentet që duhet të ushtronte funksionin e oficerit të policisë dhe t’i shërbejë qytetarit, ai gjendet në shërbim apo shpreh gatishmërinë për t’i shërbyer një aktiviteti të jashtëligjshëm të grupit kriminal”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme të marsit të këtij viti ndaj oficerit Rezart Kuçi, Inez Hajrullasë dhe 6 të tjerëve.

Me gjasë ai nuk ishte i vetmi. Në përmbledhje të fakteve, gjykata përmend shumë “funksionarë publikë” që i shërbenin organizatës kriminale dhe thekson se prej komunikimeve të grupit krijohen dyshime se ata kanë “ndërvepruar midis tyre me qëllim ndërhyrjen në sistemin gjyqësor” në favor të bashkëpunëtorëve nën hetim apo në gjykim.

Gjetjet e këtij hetimi të Prokurorisë së Posaçme, janë një tjetër tregues i infiltrimit të krimit të organizuar deri në hierarkitë më të larta të organeve ligjzbatuese. Raportet zyrtare të SPAK vënë në dukje se deri në fund të vitit 2023, rreth 70 oficerë policie ishin në hetim për përfshirje në krim të organizuar.

Kuçi është ndër të fundit e kësaj liste që u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në një aksion kundër organizatës së Hajrullës në fillim të marsit të këtij viti, ndërsa ishte transferuar me detyrë në Kukës.

Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në disa episode, “trafikim të narkotikëve” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Kuçi ishte i vetmi anëtar i grupit që përfundoi në pranga gjatë operacionit të marsit.

Dy të akuzuarit e tjerë, Flodian Plaku (alias Mamo) dhe ish-oficeri i policies, Hamëz Demushi, u njoftuan për masat e reja të sigurisë në qeli, ku ndodheshin të izoluar për krime të tjera në Shqipëri dhe në Zvicër.

Anëtarët e tjerë të grupit, Inez Hajrulla, Ervis Matodashaj, Arben Memishaj, Argest Xheza dhe Mendu Duka janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vrasje, atentate dhe trafik narkotikësh nga Afrika dhe Amerika Latine drejt vendeve të veriut të Evropës.

Aset strategjik i krimit

Analiza e hollësishme e komunikimeve të Rezart Kuçit zbulon një tradhti sistematike ndaj detyrës si oficer policie. Sipas prokurorisë, Kuçi nuk ishte thjesht një përfitues pasiv, por një pjesëmarrës aktiv që informonte trafikantët dhe i udhëzonte ata se si t’i shmangen drejtësisë.

Në episodin e dekonspirimit të Flodian Plakut në tetor 2020, kur forcat e Antidrogës rrethuan banesën e këtij të fundit, Kuçi shpërfaqi rolin e tij si mbrojtës.

“Pastro shpinë… vetë mos rri atje… lër veç plakun… sa ta marrim vesh fiks,” i shkruante ai Plakut, ndërsa kolegët e tij prisnin urdhrin për ndërhyrje. Kur Plaku e pyeti nëse mund të pyeste dikë te Antidroga, Kuçi u përgjigj me një siguri që dëshmon kompromentimin e të tjerëve kolegë: “Pyes njëherë nga ne… do pyes… ja të mundohem të marr vesh sa më shpejt”.

Në biseda me bashkëpunëtorin në krim, Kuçi tallet me kolegët që ishin në detyrë, duke i ironizuar për zellin. “E kanë fry kot këta fshatarët tanë këtu”, shkruan ai, pasi më herët e kishte vënë në dijeni Plakun se do lexonte komunikimet në email të një oficeri për të kuptuar çfarë po ndodhte.

Por kjo përfshirje ishte maja e ajsbergut. Kuçi, siç del nga bisedat, u përfshi në asgjësimin e provave materiale në kohë reale.

Gjatë një kontrolli në banesën e një personi në kërkim, Kuçi gjeti një telefon ku ishte e ruajtur fotografia e një gomoneje që do të përdorej për trafik.

Në vend që të referonte provën, ai njoftoi Ervis Matodashajn, një tjetër anëtar i grupit. Sapo Matodashaj i konfirmoi se mjeti ishte i “shokëve”, Kuçi përmbylli procesin: “Ok, po ja heq fotot vk”. Ky veprim, sipas prokurorisë, “cenon detyrimin ligjor për ruajtjen e provave si dhe përbën shkelje ligjore në lidhje me detyrën funksionale”.

Në vijim ai përdor aksesin që ka në sistemet e policisë për të ndihmuar grupin të mbledhë borxhet e narkotrafikut. Në vendimin e gjykatës gjendet biseda mes Kuçit dhe një kontakti të lënë pa emër, i cili i kërkoi ndihmë për të gjetur dy borxhlinj që i kishin 40 mijë euro për një dërgesë “çokollate” (hashashi). Oficeri i krimeve hyri në sistemin shtetëror TIMS dhe dërgoi jo vetëm të dhënat, por edhe fotot e tyre personale, duke i udhëzuar kriminelët.

“I gjeta lagjen… po prisni se s’kam gjet derën e saktë”, shkruan ai. Për prokurorinë, ky përdorim i aksesit zyrtar “jashtë funksionit ligjor dhe jo në funksion të detyrës… për interesa private… ka cenuar interesin publik dhe sigurinë e të dhënave”.

Edhe pse Kuçi është i vetmi oficer i arrestuar dhe nën akuzë në këtë dosje, gjykata analizon se bëhet fjalë për më shumë funksionarë publikë që sipas saj “dyshohet se janë të angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e aktivitetit kriminal të korrupsionit dhe në aktivitete të tjera të kundërligjshme që kryhen nga ky grup kriminal”.

Në vendim thuhet se këta persona “duke përfituar nga pozicioni dhe aksesi në informacione të siguruara për shkak të detyrës, ndihmojnë anëtarët e tjerë të grupit kriminal për zhvillimin e aktivitetit kriminal”.

Chati i vdekjes

Bisedat në Sky ECC tregojnë se ndërsa Rezart Kuçi ishte “mburoja” e grupit, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj ishin ‘shpata’ e kësaj organizate.

Ata organizuan dhe realizuan ekzekutimin mafioz të Gentjan Qarrit, njohur si Geçe, më 6 shkurt 2021 në Vlorë. Të dhënat e hetimit tregojnë se nuk ishte një vrasje e rastit, por një operacion i drejtuar live përmes platformës Sky ECC. Prokuroria ka dokumentuar se si javë përpara atentatit, organizatorët shfaqnin interes për rivalët e tyre: “Cipua, Doqja, Eljus dhe një Geco… e di unë”.

Veç Gentjan Qarrit (Geço) për të cilin po përgatitej atentati, shënjestra dukeshin se ishin edhe Armand Sulejmani (Çipuri), Elius Thoti dhe Fatmir Hyseni (Doqja), rivalë në sagën e përgjakshme të hakmarrjeve në Vlorë. Ndaj Sulejmanit dhe Thotit pati atentate që i lanë të plagosur. Fatmir Hyseni është i shpallur në kërkim.

Plani përfshinte vendosjen e pajisjeve GPS te makinat e kundërshtarëve dhe rekrutimin e njerëzve pranë tyre: “T’i vëmë GPS… t’mbarojmë hall të gjithë. Takoje atë që thashë se na duhet vëlla. Atë e dua për shofer, ai është pilot”.

Skenat që krijohen nga leximi i bisedave janë të ngjashme me ato të përplasjeve në filmat e organizatave mafioze italiane. Hajrulla dhe Matodashaj rezultojnë të frikësuar se rivalët po bëhen gati të sulmojnë, se kanë larguar familjet nga Vlora dhe se do bënin “dëm”.

Shpesh bisedat bëhen kontradiktore dhe është e paqartë se kush ishte shënjestra e grupit rival. Fillimisht duket sikur është Hajrulla, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por thotë se do të kthehet të marrë situatën në dorë, ndërsa Matodashaj e kundërshton si veprim që e vendoste në rrezik.

Në një moment të dytë, është Hajrulla që qetëson Matodashajn duke i kërkuar të mos përfshihet vetë dhe të mos dalë nga shtëpia.

Bisedat në Sky ECC tregojnë se organizata po përgatitej për përplasje dhe një pjesë e saj ishte e fshehur e në pritje, derisa viktima bëri lëvizjen e gabuar.

Më 4 shkurt 2021, një tentativë e parë dështoi për shkak të një defekti teknik në armë. Inez Hajrulla i shkruante i tensionuar Matodashajt: “I ka ngecur, do i ketë ngecë vëlla, s’kanë bërë gjë akoma”. Dy ditë më vonë, asgjë nuk u la në dorë të rastësisë.

Ndërsa qitësit qëllonin mbi 20 herë mbi Gentjan Qarrin, Hajrulla dhe Matodashaj monitoronin lëvizjet e policisë përmes radiove operative. “Mbaroi vëlla te rapi, mbaj radion, ndihmo ata”. Kur ambulanca mbërriti, Matodashaj raportoi: “Ka vdekur, tani sa vdiq”.

Sapo konfirmohet vdekja e objektivit, Hajrulla feston në chat: “Epo hajde t’puth”. Për të vulosur operacionin, Matodashaj i dërgon kodin famëkeq “-1” një bashkëpunëtori tjetër, të shoqëruar me fotografinë e lajmit televiziv: “Atentat në Vlorë. Ekzekutohet Gentjan Qarri”.

Sipas prokurorisë, ky dërgim i mesazhit pas vrasjes “është një lloj kodi si sinjal për eliminimin e objektivit, për të cilin e kishte njoftuar më herët”. Ky episod provon se organizatorët monitoruan dhe festuan eliminimin fizik të kundërshtarit si një fitore biznesi.

Pas atentatit, policia është në kërkim të Matodashajt dhe Hajrullas si të dyshuar. Por çështja i bie në dorë Kuçit dhe ky i fundit lajmëron menjëherë grupin, madje edhe i mëson si të sillen kur të kenë kontakt me policinë.

“Rri serioz kur të vij unë. Ka dhënë urdhër i madhi. Mos e ça k… se e kam unë situatën në dorë”, i shkroi ai Matodashajt.

Sindikata transnacionale e trafikut

Përtej atentateve lokale, kjo organizatë operonte sipas Prokurorisë si një sindikatë transnacionale me fuqi financiare dhe shtrirje gjeografike që sfidonte hapur autoritetet shtetërore.

Në total, hetimi dokumenton një qarkullim prej rreth 1.3 tonë kokainë dhe rreth 26 milionë euro të tentuara apo të realizuara për tregjet e Gjermanisë, Belgjikës, Holandës, Greqisë e Italisë. Rreth 800 kg marijuanë u janë sekuestruar në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, ndërkohë që grupi kishte edhe një projekt aktiv për trafikimin e mbi 4 tonëve hashash (çokollatë) nga Maroku drejt Spanjës përmes gomoneve të modifikuara.

Kjo makineri narkotikësh prodhonte një fluks monetar që, sipas llogaritjeve të bazuara në vlerën e tregut, i kalon 30 milionë eurot për një periudhë gati dyvjeçare që mbulohet nga hetimet, ku qindra mijëra euro shpenzoheshin vetëm për logjistikë, pajisje dhe ryshfete.

Dosja evidenton dërgesa të gatshme “cash” prej mbi 310 mijë eurosh drejt Shqipërisë, pagesa paradhënie për kartelet ekuadoriane prej 195 mijë dollarësh dhe kosto të larta për motorë e infrastrukturë që kapnin shifrën e 60 mijë eurove në një blerje të vetme.

Në këtë kontekst, ryshfeti prej 1,200 eurosh për pajisjen Sky ECC të oficerit Rezart Kuçi konsiderohej nga grupi si një “shpenzim mirëmbajtjeje” i papërfillshëm për sigurinë e një rrjeti që lëvizte miliona.

Episodi më spektakolar i trafikut, i dokumentuar në hetimet e SPAK, lidhet me tentativën e Flodian Plakut dhe Mendu Dukës për të sjellë kokainë direkt nga Ekuadori drejt Hamburgut.

Prokuroria ka dokumentuar se si më 14 dhjetor 2020, grupi kreu pagesën prej 195,000 dollarësh me destinacion Guajakilin, si paradhënie për mallin. Plani përfshinte një koordinim kirurgjikal me “planerin” në portin e Hamburgut, personin e ngarkuar për të nxjerrë drogën nga porti. Prokuroria shënon në aktet e saj: “Nga analiza e komunikimeve dhe elementëve logjistikë rezulton se veprimet kanë kaluar fazën e përgatitjes së thjeshtë, duke hyrë në fazën e tentativës për realizimin e veprës penale, ku ndarja e roleve ishte e prerë dhe koordinimi transnacional i plotë.”

Megjithatë, ky operacion transoqeanik dështoi në momentin e fundit.

Kur Plaku hyri në terminalin CTA në Hamburg në mesnatë për të zbrazur kontejnerin HLBU 2710351, gjeti një surprizë të hidhur. Audio-mesazhet e tij dëshmojnë panikun: “O vëlla sikur nuk ka asgjë. Është ndërruar çelësi, ka qenë i verdhë ai i joni, ky është çelës jeshil”.

Prokuroria sqaron se bëhej fjalë për 750 kilogramë kokainë të bllokuar nga dogana holandeze gjatë tranzitit në portin e Roterdamit.

Në një tjetër linjë, Hamëz Demushi menaxhonte trafiqet në Ballkan me një tolerancë tronditëse ndaj humbjeve. Kur në Maqedoninë e Veriut iu sekuestruan 542 kilogramë marijuanë, Demushi ironizonte në chat faturën financiare.

“Si erdhi puna 500 mijë eu në punë… e po marrim me fajde me Bentli e G Class. Nuk është gjynah, me na vra. Hahahahhah. Ne humbëm një kamion”.

Ky dëshpërim i shoqëruar me humor tregon volume të paimagjinueshme parash, ku humbja e gjysmë toni droge konsiderohej thjesht një “aksident pune”.

Veprimtaria e këtij grupi sipas prokurorisë dëshmon një rrezikshmëri ekstreme shoqërore, pasi ata zotëronin burime financiare dhe njerëzore për të përballuar humbje të mëdha.

Në një episod tjetër të hetuar nga prokuroria, Argest Xheza, i cili identifikohet si njeriu i logjistikës së mauneve dhe “cash”-it, koordinonte dërgesat drejt Italisë e Greqisë.

Më 21 janar 2021, një bisedë zbulon numërimin e mbi 310 mijë eurove të thata që ktheheshin në Shqipëri.

“310,930 vëlla ishin, u numëruan n’prani të atij që i solli, të mbyllura ishin,” thotë Xheza, ndërsa jep sqarime se paratë u numëruan “me makinë në exchange”./BIRN

The post Bisedat në “Sky ECC”/ Dekonspirim operacionesh dhe asgjësim provash, BIRN: Si u kthye një shef policie në ‘aset’ të krimit të organizuar appeared first on Albeu.com.

BIRN: Të huajt rezidentë kanë një marrëdhënie të vështirë me shqipen, jetojnë prej vitesh në Durrës, por nuk shfaqin interes për ta mësuar gjuhën
Edhe pse jetojnë prej vitesh në qytetin bregdetar, komunitetet rezidente të peshkatarëve nga Egjipti apo pensionistëve nga Italia nuk shfaqin interes për të mësuar gjuhën shqipe, ndryshe nga vendasit.

Hasan Ebif është nga Egjipti, por punon prej 20 vitesh në sektorin e peshkimit në Durrës. Në gjurmët e tij ka ardhur edhe i biri, i cili po përgatitet që të pajiset së shpejti me pasaportë shqiptare.

“Kjo është arsyeja që i kanë kërkuar të paraqitet në provim për gjuhën shqipe dhe për historinë e Shqipërisë”, thotë Ebif, krenar për të birin.

Babë e bir janë pjesë e një komuniteti të vogël prej 200 shtetasish të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve nga Egjipti dhe Turqia, të cilët punojnë prej vitesh si peshkatarë. Por gjuha shqipe që ata flasin lë për të dëshiruar.

Edhe pse jetojnë prej shumë vitesh në Durrës, pak prej tyre kanë pasur mundësi që të ndjekin kurse të gjuhës shqipe.

Muhamedi, një tjetër peshkatar nga Egjipti, shpjegon me vështirësi, më shumë me ndihmën e shenjave, se motopeshkatoret do të qëndrojnë këto ditë në port, pasi moti është i keq. “Ne dalim në pazar”, shton ai.

Një tjetër komunitet i huaj në Durrës, i ndryshëm nga i pari, ka njësoj marrëdhënie të vështira me gjuhën shqipe. Por komuniteti i pensionistëve italianë është i avantazhuar nga vendasit, të cilët flasin italisht.

Mes tyre, Carlo Chersoni i ardhur në Durrës katër vjet më parë është ndër të paktët italianë që ka marrë mësime të gjuhës shqipe tek një mësues privat.

“Më duket e vetmja mënyrë për të njohur kulturën, traditat dhe zakonet e shqiptarëve”, thotë Carlo.

Ai tregon se fillimisht kishte një interes më të madh, pasi kursi i gjuhës shqipe u nis me dhjetë vetë, por pas një viti mbetën vetëm tre. Carlo pranon se shumica e bashkëatdhetarëve të tij nuk kanë paraqitur asnjë interes për gjuhën shqipe.

“Ndoshta edhe për faktin që kur ne perpiqemi të flasim ndonjë fjalë shqip, shumica e durrsakëve na përgjigjen në italisht”, thotë ai.

Italishtja është një gjuhë familjare për shumicën e shqiptarëve të moshës së mesme për shkak të afërsisë gjeografike dhe ndjekjes së televizioneve italiane, të cilat shërbyen si dritare e vetme drejt Perëndimit në vitet e fundit të regjimit komunist.

E kundërta ndodh me të rinjtë shqiptarë, të cilët janë më të lidhur me anglishten.

Mësuesja e gjuhës angleze, Mira Tati, thotë se shumica e nxënësve të saj i zgjidhin ushtrimet e vitit të tretë që në vitin e parë.

Teknologjia kompjuterike dhe celularët e kanë lehtësuar mësimin e gjuhës së huaj, dhe po ashtu edhe punësimin e shpejtë të tyre në agjenci të ndryshme.

Tati shton se mjaft djem e vajza janë punësuar në një nga hotelet e reja në shëtitoren buzë detit, i cili ka përgjithësisht klientelë të huaj.

Në qytet funksionojnë disa qendra për mësimin e gjuhëve të huaja, ku bashkë me anglishten, të interesuarit mësojnë spanjisht apo gjermanisht, të cilat shërbejnë për punësim në call center.

Afrimi i stinës së verës e bën praninë e të huajve në qytet më të dukshme.

Të huajve rezidentë u shtohen edhe turistët, të cilët zgjedhin Durrësin për disa ditë, ndërkohë që shëtitorja bregdetare gumëzhin nga fjalët në gjuhë të ndryshme.

“Atëherë më kujtohet Kulla e Babelit, e cila siç thuhet, u bë shkak për t’i shtuar gjuhët e botës…,” përfundon mësuesja Tati./BIRN

The post BIRN: Të huajt rezidentë kanë një marrëdhënie të vështirë me shqipen, jetojnë prej vitesh në Durrës, por nuk shfaqin interes për ta mësuar gjuhën appeared first on Albeu.com.

BIRN: Mesazhet mashtruese në emër të Postës Shqiptare rrisin rrezikun për qytetarët
Pas një serie sulmesh me mesazhe mashtruese që përdorin emrin e Postës Shqiptare, policia dhe institucioni i postës u bënë thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë, teksa ekspertët ngrenë shqetësimin se sofistikimi dhe rafinimi i këtyre sulmeve rrit rreziqet potenciale ndaj sigurisë së qytetarëve dhe kërkon masa parandaluese.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, paralajmëroi më 6 prill qytetarët të ishin të kujdesshëm ndaj mesazheve mashtruese që po qarkullojnë masivisht në Shqipëri nëpërmjet SMS-ve dhe që paraqiten si njoftime të Postës Shqiptare për pako postare të padorëzuara.

Vetë Posta Shqiptare reagoi lidhur me këto mesazhe me një deklaratë zyrtare, ku u shpreh se këto SMS nuk lidhen në asnjë mënyrë me shërbimet zyrtare të postës.

“Posta Shqiptare informon opinionin publik se ditët e fundit po qarkullojnë mesazhe mashtruese (SMS) që përdorin në mënyrë të paligjshme emrin e institucionit tonë, me qëllim mashtrimin e qytetarëve dhe përfitimin e të dhënave të tyre personale apo bankare”, shkruan njoftimi i Postës Shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që institucioni i Postës Shqiptare bëhet shënjestër e sulmeve dhe fushatave të tilla mashtruese me SMS të rreme, të cilat janë përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit.

Këto sulme njihen ndryshe me termin “smishing” dhe konsistojnë në tentativa që synojnë, nëpërmjet mesazheve të formuluara si të besueshme, të “peshkojnë” qytetarët dhe të penetrojnë në të dhënat e tyre sensitive nëpërmjet linqeve të bashkëngjitura në mesazh.

Pasi qytetarët klikojnë në këto linqe, atyre u kërkohet të vendosin të dhënat e kartës bankare ose të dhënat e tyre personale.

Sipas ekspertëve të sferës digjitale, zakonisht këto sulme janë dashakeqe dhe vijnë nga aktorë të paidentifikuar, të cilët kanë qëllime përfitimi financiar ose për vjedhjen e identitetit të dikujt.

“Rreziqet e këtyre sulmeve janë të shumta, si humbje financiare për viktimën, vjedhje e të dhënave dhe identitetit, komprometim i llogarive personale dhe, në disa raste, instalim malware apo viruse në pajisjen e viktimës”, tha Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë SCiDEV.

Sipas Xhaferaj, targetimi i shpeshtë i institucionit të postës prej këtyre sulmeve vjen për shkak të natyrës dhe rolit të saj në komunikim të vazhdueshëm dhe gamës së gjerë të shërbimeve që i ofron qytetarëve.

“Sistemi postar përdoret nga një numër i madh qytetarësh dhe të gjithë, në një moment, i përdorin shërbimet e postës”, tha Xhaferaj për BIRN.

“Kjo bën që probabiliteti që dikush të presë një pako të jetë më i lartë dhe ta bëjë më të besueshëm mesazhin”, theksoi ajo, duke shtuar se posta përpunon një numër të madh të dhënash personale, duke e rritur kështu rrethin e viktimave potenciale.

“Vrulli i përditshmërisë dhe kryerja e veprimeve automatike nëpërmjet telefonit rrit vulnerabilitetin edhe të atyre personave që kanë mesatarisht njohuri mbi sferën digjitale”, shtoi Xhaferaj.

Sipas hulumtueses së politikave digjitale, suksesi i këtyre sulmeve përcaktohet gjithashtu në masë të madhe edhe nga analfabetizmi digjital i popullatës, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë informacionin e duhur rreth tyre.

“Këto sulme janë të automatizuara dhe nuk diskriminojnë ndaj viktimave”, tha për BIRN Xhaferaj.

“Kjo e bën një sfidë më vete parandalimin e plotë të tyre, pasi automatizimi, rafinimi dhe lehtësimi nga inteligjenca artificiale janë në përparësi kundrejt aftësive të ulëta digjitale të popullatës”, shtoi ajo.

Sipas Xhaferaj, në mënyrë që të parandalohen sadopak pasojat negative të këtyre sulmeve në të ardhmen, nevojiten fushata të vazhdueshme ndërgjegjësuese, si “offline” ashtu edhe “online”, ku të theksohet se posta nuk kërkon pagesa nëpërmjet SMS-ve.

“Është shumë e rëndësishme që institucionet të përdorin gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të rritur kuptueshmërinë e qytetarëve”, tha Xhaferaj për BIRN, duke shtuar se krahas kësaj, disa masa teknike për filtrimin e SMS-ve të tilla mund të implementohen nga telefonitë celulare në bashkëpunim me institucionet publike.

Për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, vetë Posta Shqiptare ka publikuar vazhdimisht njoftime ku theksohet se institucioni i tyre nuk kërkon kurrë të dhëna personale apo bankare nëpërmjet mesazheve SMS apo linqeve të paautorizuara.

“Komunikimet tona zyrtare realizohen vetëm nëpërmjet kanaleve të verifikuara të faqes sonë zyrtare”, shkruan posta në njoftimin e saj të radhës.

“Ne dënojmë me forcë çdo përpjekje për keqpërdorimin e emrit të Postës Shqiptare dhe bëjmë me dije se raste të tilla janë duke u ndjekur dhe denoncuar pranë institucioneve përkatëse ligjzbatuese”, përfundon njoftimi i Postës Shqiptare.

The post BIRN: Mesazhet mashtruese në emër të Postës Shqiptare rrisin rrezikun për qytetarët appeared first on Albeu.com.

BIRN: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika! Komisioneri zbulon grupet më të prekura
Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, gjuha e urrejtjes po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në mjedisin online në Shqipëri, shpesh duke u përhapur përmes mediave dhe komenteve të qytetarëve në internet.

Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shqipëri që prej vitit 2018, udhëheq institucionin përgjegjës për hetimin dhe trajtimin e rasteve të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në vend.

Në një intervistë për BIRN, Gajda shpjegon se si gjuha e urrejtjes po përhapet dhe amplifikohet në mjedisin online përmes rrjeteve sociale, mediave dhe diskursit politik, duke vënë në shënjestër veçanërisht grupe të caktuara shoqërore si komuniteti LGBT, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Ai paralajmëron se ky fenomen jo vetëm përforcon stereotipet dhe paragjykimet ekzistuese, por mund të krijojë pasoja reale për komunitetet e prekura – nga përjashtimi social deri tek krimet e urrejtjes, ndërsa thekson se balanca mes lirisë së shprehjes mbetet një nga sfidat kryesore për shoqërinë shqiptare.

“Diskriminimi në mjedisin online lidhet kryesisht me gjuhën e urrejtjes”, tha Gajda, duke theksuar se kjo gjuhë përhapet në forma dhe kanale të ndryshme.

Sipas Gajdës, një nga mënyrat problematike se si përhapet gjuha e urrejtjes lidhet me përmbajtjet që fillimisht shfaqen në televizione dhe më pas shpërndahen në internet përmes videove apo artikujve online, të cilët shpeshherë që nga titulli mbartin tone paragjykuese ose diskriminuese.

Një tjetër dimension janë komentet e qytetarëve në platformat online, ku vihet re një përdorim i shtuar i gjuhës ofenduese.

Po ashtu, ai thekson se edhe gjuha e përdorur në Kuvendin e Shqipërisë mund të përhapet dhe të amplifikohet më tej nga mediat online dhe rrjetet sociale.

Përveç këtyre, ekzistojnë edhe raste kur individë të veçantë bëhen objekt i gjuhës së urrejtjes përmes mesazheve personale në internet. Sipas tij, këto forma tregojnë se fenomeni ka shumë dimensione dhe shfaqet në mënyra të ndryshme në mjedisin online.

Sipas Gajdës, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi trajton raste të gjuhës së urrejtjes që shfaqen si në media tradicionale ashtu edhe në internet, kryesisht mbi bazën e ankesave që paraqiten nga organizata të shoqërisë civile. Në disa raste, institucioni nis edhe hetime me iniciativën e vet, kur vlerësohet se përdorimi i gjuhës mund të ketë tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes dhe të ketë cenuar të drejtat e grupeve të caktuara.

“Në pjesën më të madhe ne administrojmë ankesa, por nuk kanë munguar dhe rastet kur institucioni ka gjykuar që të nisi vetë një çështje “ex-officio””, tha Gajda.

Sipas tij, vlerësimi i rasteve përqendrohet nëse gjuha e përdorur lidhet me një nga shkaqet e mbrojtura nga Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe nëse merr në shënjestër një grup të tërë individësh. Këtu përfshihen, ndër të tjera, përdorimi i aftësisë së kufizuar për të ofenduar dikë, gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT për shkak të paragjykimeve homofobike, gjuha seksiste ndaj grave apo deklarata me konotacion fetar.

Megjithatë, hetimi i rasteve në internet shpesh has vështirësi praktike. Sipas Gajdës, mungesa e rregullimit të qartë të tregut online dhe anonimati në internet e bëjnë të vështirë identifikimin e personave përgjegjës.

“Kemi hasur vështirësi në identifikimin ligjor të personit përgjegjës, në mënyrë që institucioni t’i dërgojë shkresën zyrtare dhe të marrë më pas parashtrimet, argumentet dhe të garantojë procedurën kontradiktore”, tha Komisioneri.

Pasojat e gjuhës së urrejtjes

Komisioneri Robert Gajda thekson se gjuha e urrejtjes mbart shumë pasoja, duke krijuar perceptime negative dhe ndasi në shoqërinë shqiptare.

Kjo formë komunikimi thellon paragjykimet dhe stereotipet kundrejt grupeve shoqërore që janë sistematikisht dhe strukturalisht të diskriminuara.

“Përdorimi i gjuhës së urrejtjes ndikon shumë në mbajtjen gjallë të paragjykimeve dhe stereotipeve negative kundrejt këtyre grupeve, ç’ka pastaj bën që këto grupe të mos ndihen të barabarta në shoqëri dhe të ndihen gjithmonë të paragjykuara dhe të portretizuara negativisht”, shpjegoi Gajda.

Problemi tjetër, sipas tij, lidhet me dezinformimin, shpërndarja e të cilit kontribuon për të krijuar paragjykime të reja ose për të përforcuar paragjykimet ekzistuese, të cilat portretizohen në forma të reja.

Pastaj, specifikisht, grupet e targetuara dhe individët e këtyre grupeve preken drejtpërdrejt nga kjo gjë, sepse janë pjesë e një komuniteti i cili, nëse portretizohet negativisht, bën që shoqëria të ketë tendencën të mos i vlerësojë individët për aftësitë e tyre të vërteta apo për vlerat që mund të kenë si njerëz, por t’i etiketojë sipas mënyrës negative se si janë portretizuar në mënyrë publike dhe të vazhdueshme mediatikisht, duke i mbajtur gjithmonë të paragjykuar.

Kjo formë diskriminimi mund të çojë deri në krime urrejtjeje, paralajmëron Komisioneri.

“Këta persona mund të dhunohen vetëm për shkak të përkatësisë apo të perceptimit se janë pjesë e një grupi të caktuar shoqëror, i cili është i paragjykuar apo i stereotipizuar negativisht”, tha ai.

Sipas Gajdës, institucioni që ai drejton ka zhvilluar monitorime dhe studime për të kuptuar më mirë ndikimin e gjuhës së urrejtjes mbi grupet e prekura.

Nga këto analiza rezulton se anëtarët e grupeve që bëhen objekt i gjuhës së urrejtjes përjetojnë një ndjenjë të thellë përjashtimi social.

“Këta njerëz ndihen si qytetarë të dorës së dytë në shoqëri, të padëshiruar si nga institucionet publike ashtu edhe nga vetë shoqëria”, shpjegon ai.

Sipas tij, kjo situatë i ekspozon këta individë ndaj formave të tjera të diskriminimit dhe ndikon drejtpërdrejt në mundësinë për të gëzuar të drejtat e tyre.

Gajda theksoi gjithashtu se pasojat shfaqen edhe në nivel psikologjik dhe social, duke krijuar gjendje ankthi dhe pasigurie.

Në disa raste, këto qëndrime negative mund të reflektohen edhe në ambiente më të ndjeshme si shkollat, ku mund të shfaqen forma bullizimi ose sjellje diskriminuese nga bashkëmoshatarët apo edhe nga vetë mjedisi arsimor.

Rritje e rasteve gjatë debatit për barazinë gjinore

Gjatë vitit të fundit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka marrë në trajtim 15 çështje që lidhen me gjuhën e urrejtjes, ku përfshihen si raste të nisura nga vetë institucioni, ashtu edhe ankesa të paraqitura nga organizata të shoqërisë civile.

Komisioneri Robert Gajda, thekson se fokusi kryesor i këtyre rasteve ka qenë komuniteti LGBT në Shqipëri.

“Ka pasur një valë të shtuar të gjuhës së urrejtjes, sidomos gjatë debatit për Ligjin për Barazinë Gjinore”, tha ai.

“Sjelljet kanë qenë të ushqyera në forma të ndryshme – nga gjuha diskriminuese dhe paragjykuese, deri te gjuha e hapur e urrejtjes kundër këtij komuniteti”, shtoi Gajda.

Komisioneri theksoi se nuk kanë munguar edhe raste që lidhen me aftësinë e kufizuar, me ngjyrën e lëkurës apo racën, si edhe me gjininë, kryesisht kundër grave. Megjithatë, këto mbeten më të pakta në krahasim me rastet që lidhen me komunitetin LGBTI.

Gajda shpjegoi se masa e parë që kërkohet zakonisht nga Komisioneri në rastet që lidhen me gjuhën e urrejtjes është një ndjesë publike nga subjekti që e ka përdorur atë.

Sipas tij, kjo konsiderohet masa kryesore, pasi një ndjesë publike tregon se personi ka kuptuar se gjuha e përdorur ka qenë e papërshtatshme, duke tejkaluar kufijtë e lirisë së shprehjes dhe duke shqetësuar një komunitet të tërë.

Megjithatë, nga praktika është vënë re se kjo nuk ndodh gjithmonë. Sipas tij, shpesh personat e përfshirë e kanë të vështirë të kërkojnë ndjesë, edhe kur mund ta kuptojnë se gjuha e përdorur ka tejkaluar kufijtë, pasi ndjesa ende perceptohet nga disa si një shenjë dobësie.

“Kjo bën pastaj që vendimet tona ose të ankimohen në gjykatë dhe të presim derisa të shprehen gjykatat mbi ligjshmërinë e vendimit, ose nëse nuk ankimohen në gjykatë dhe njëkohësisht nëse nuk kërkohet ndjesa, neve pastaj mund të aplikojmë edhe gjobën kundrejt subjekteve”, tha ai.

Ai shpjegoi se Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi parashikon tashmë edhe një mekanizëm shtesë për trajtimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes.

Sipas këtij parashikimi, pasi një vendim merr formë të prerë, një pjesë e tij duhet të publikohet në televizionet kombëtare, me qëllim informimin e publikut për rastin e gjuhës së urrejtjes apo për situatën diskriminuese që ka ndodhur.

“Në një demokraci dhe në një shoqëri të lirë, individët dhe grupet duhet të kenë lirinë të shprehin qëndrimet, kritikat dhe opinionet e tyre pa frikë”, theksoi Gajda, por shtoi se kjo liri nuk është e pakufizuar dhe se gjuha e përdorur nuk mund të përmbajë tone diskriminuese apo urrejtje ndaj grupeve të caktuara të qytetarëve.

“Thelbi mbetet ruajtja e balancës mes mbrojtjes nga gjuha e urrejtjes dhe lirisë së shprehjes”, përfundoi ai./BIRN

The post BIRN: Gjuha e urrejtjes online amplifikohet nga politika! Komisioneri zbulon grupet më të prekura appeared first on Albeu.com.

BIRN: Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Treguesi i Masës Monetare M3, u rrit me ritëm shumë të shpejtë gjatë pjesës së dytë të vitit 2025 si dhe në dy muajt e parë të këtij viti, duke sinjalizuar rrezikun për inflacion të lartë.

Por inflacioni, së paku sa i përket Indeksit të Çmimeve të Konsumit të matur nga INSTAT, nuk shfaqet ende në nivele shqetësuese.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi treguesit monetarë të vendit si dhe të dhënat e Institutit të Statistikave për ecurinë e çmimeve të mallrave të konsumit, bien në këtë mënyrë në një kontradiktë të pashpjegueshme me teorinë kryesore të ekonomiksit, e cila ka udhëhequr politikat ekonomike anembanë globit që prej pothuajse gjashtë dekadash.

Dyfish kundrejt rritjes ekonomike

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Masa Monetare M3 u rrit në terma vjetorë me 10.2% në dhjetor 2025. Në të njëjtën periudhë, Indeksi i Çmimit të Konsumit u rrit me 2.2% ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto, në terma nominalë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave u rrit me 4.95%.

Në teorinë monetariste, të hartuar pesë dekada më parë nga Milton Friedman, një rritje e masës monetare në nivelin 10%, kundrejt rritjes ekonomike 5%, do të kishte shkaktuar rritje të inflacionit. Kjo, për aq sa i takon statistikave zyrtare, rezulton një teori e gabuar. Ndërsa paraja në qarkullim rritet me dyfishin e normës së rritjes ekonomike, kjo para shtesë në qarkullim sipas INSTAT, nuk shkakton inflacion.

Inflacion asetesh apo ekonomia e të pasurve

Qytetarët dhe disa politikanë po ankohen këto ditë për çmimin e domateve dhe çmime të tjera të mallrave të domosdoshme. Ankesat e tyre duket se janë të pambështetura, nëse shohim se inflacioni i mallrave të matura nga INSTAT, nuk jep kurrfarë të dhëne për të shkaktuar alarm. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni mesatar gjatë vitit të kaluar ishte 2.2%. Inflacioni i zarzavateve, për të cilat dëgjohen edhe ankesat më të mëdha, është zyrtarisht 2.5%. Kjo do të thotë që, ose INSTAT e ka matur gabim inflacionin e zarzavateve, ose ankesat janë të pambështetura në arsye reale.

Reputacioni i INSTAT si institucion profesional nuk është i fortë. Si çdo institucion nën qeverisjen aktuale, edhe imazhi i institucionit në fjalë dëmtohet nga praktika e partitizimit tërësor të shtetit dhe përdorimit të punësimeve në shtet për mbledhje votash. Por fakti është që, sido që të mund të hamendësohet, nuk ka një alternativë ndaj INSTAT. Nuk ka një institucion tjetër në gjendje për të bërë një matje alternative të inflacionit.

Anomalia mbetet e pazgjidhur në këtë drejtim. Shqipëria është vendi ku paraja në qarkullim është rritur shumë më shpejt se sa ekonomia dhe kjo nuk ka shkaktuar, siç mund të pritet nga çdo ekonomist, inflacion.

Masa Monetare M3 është treguesi statistikor që përmbledh të gjithë paranë në qarkullim, përfshirë paranë fizike në monedha dhe kartëmonedha që mban në xhep çdo qytetar, paranë në depozita bankare në lekë apo në monedha të tjera, si dhe paranë të mbajtur në tituj borxhi, qofshin këto të qeverisë apo të korporatave private. Sipas të dhënave të BSH, M3 në dhjetor 2025 ishte afërisht 1.97 trilionë lekë ose rreth 20 miliardë euro. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, M3 është rritur me 137 miliardë lekë ose 10.2%. Gjatë të njëjtës periudhë, Prodhimi i Brendshëm Bruto, ose sasia e vlerës së shtuar që puna e çdo shqiptari ka krijuar, arriti në 2.64 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej më pak se 5%.

Paraja në ekonominë kombëtare është diçka e ndryshme nga paraja në jetën qytetarëve. Në ekonominë kombëtare është një mjet, i cili prodhohet pothuajse pa kosto nga banka qendrore dhe vihet në dispozicion të ekonomisë. Ndërsa në jetën e qytetarëve paraja është diferenca mes të qenit i pasur dhe të qenit i varfër. Sasia e parasë së prodhuar nga autoriteti që e emeton monedhën varet nga madhësia e ekonomisë. BSH nuk mundet të prodhojë para për t’i bërë të gjithë qytetarët e pasur sepse, në këtë rast, paraja thjeshtë do të bëhej një letër pa vlerë. Rrjedhimisht, kur ekonomia rritet me 5% në terma nominalë, masa monetare, pra paraja që i shërben kësaj ekonomie, mundet të rritet me të njëjtën masë.

Në fakt ka një shpjegim për këtë anomali dhe ky shpjegim është inflacionimi i aseteve dhe ekonomia e të pasurve. Por para se të mbërrijmë këtu duhet të vërejmë një anomali tjetër, gjithashtu shumë të fortë, që ekonomia ka shfaqur gjatë vitit 2025.

Depozitat rriten më shpejt se sa PBB

Gjatë vitit 2025, depozitat e qytetarëve dhe të bizneseve në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri arritën në afërsisht 1.9 trilionë lekë. Rritja në krahasim me vitin 2024 ishte në masën 8.5% ose 148 miliardë lekë. Përveç faktit që rritja e depozitave është më e madhe se sa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vlerë nominale, pra që do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e rritjes së depozitave ka ardhur nga jashtë ekonomisë formale, fakti është që disa banka të mesme janë përfitueset kryesore të rritjes së depozitave. FIBank, ABI Bank dhe Tirana Bank udhëheqin tregun sa i përket rritjes së depozitave. Këto banka kanë njohur rritje të depozitave me 20, 17 dhe 18% në terma vjetorë. Ndërsa bankat tradicionalisht të njohura për shërbime për popullsinë e gjerë, si IntesaSanpalolo, Raiffeisen apo BKT, janë që të gjitha të kufizuara te shtimi i depozitave në ritmin e 4, 5 apo 7 për qind.

Fakti që depozitat e bankave që kanë numër relativisht të kufizuar klientësh janë rritur me ritëm të lartë, ndërsa ato me numër të lartë klientësh, janë rritur me ritëm normal, sugjeron se depozitat shtesë i përkasin një numri të vogël klientësh. Dhe nëse është kështu, (Shqipëria nuk grumbullon dhe analizon të dhëna për të matur probleme të tilla si pabarazia kështu që ne mundemi vetëm të hamendësojmë mbi të dhëna të raportuara për qëllime të tjera), atëherë shtesa e depozitave dhe shtesa e masës monetare M3, nuk ka pse të shkaktojë inflacion te Indeksi i Çmimeve të Konsumit, sepse kjo shtesë nuk i përket popullsisë së gjerë. Kjo mundet të shpjegojë gjithashtu se pse çmimet e aseteve, të cilat nuk maten nga INSTAT, të tilla si pronat e patundshme, janë shtrenjtuar me ritëm shumë më të shpejtë se sa rritja ekonomike tashmë prej shumë vitesh.

Gjithsesi, gjasat janë që kanalizimi i parasë shtesë te pronat e patundshme dhe inflacionimi i çmimeve të këtyre aseteve është vetëm një rrugë indirekte para se paratë shtesë të kalojnë te inflacioni i përgjithshëm.

Rritja e masës monetare M3 gjatë vitit të kaluar përkon në një masë të madhe me kalendarin e blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë për të shmangur forcimin e lekut. Banka e Shqipërisë bleu 729 milionë euro në treg “për frenimin e forcimit të lekut” gjatë vitit 2025, por 435 milionë nga këto u blenë në korrik dhe gusht. Rrjedhimisht, ritmi i rritjes së M3, kërciti nga 6-7% që ishte në pjesën e parë të vitit, në mbi 10% në muajt pasues.

Dukshëm, një shumë e madhe parash që hyn në ekonominë shqiptare përmes kanaleve jo të identifikuara konkretisht dhe që nga shumë dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale të shqiptarëve jashtë vendit, po hyjnë në ekonomi, po hyjnë me forcë dhe po shkaktojnë inflacion. Fillimisht inflacion të aseteve dhe pastaj, inflacion të mallrave të konsumit. Nuk është e vështirë të dallosh një lidhje jo fort të tërthortë mes parave të drogës dhe çmimit të domateve./Reporter.al

The post BIRN: Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin appeared first on Albeu.com.

Shkarkimet e paligjshme/ BIRN: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore
BIRN/ Pas 34 vitesh karrierë në administratë, Shkëlqim Barushi u shkarkua nga puna në Bashkinë e Tiranës në dhjetor të vitit 2015 për efekt “ristrukturimi”.

Barushi ishte vetëm një prej dhjetra nëpunësve civilë që u shkarkuan nga detyra pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, të cilat ngjitën në krye të Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliajn.

Tre vite më vonë, Gjykata Administrative e Apelit e gjeti shkarkimin e Barushit të paligjshëm dhe urdhëroi që ai të rikthehej në detyrë, ose të paguhej sikur ishte në detyrë deri në kohën kur vendimi i gjykatës të zbatohej.

Por Bashkia e Tiranës,  nuk e zbatoi asnjëherë plotësisht vendimin e gjykatës dhe Barushi u pagua si pjesë e administratës së Bashkisë së Tiranës pa qenë në punë, derisa doli në pension në shtator të vitit 2024.

Tani pensionist, Barushi i tha BIRN se e kishte përjetuar shkarkimin nga detyra në mënyrë traumatike.

“Isha 55-vjeç dhe nuk kisha mundësi të ndërroja karrierë, ishte në një moment që nuk nisja dot diçka nga e para”, tha Barushi përmes një bisede telefonike.

“Nuk është vetëm rasti im, absolutisht i të gjithëve”, shtoi ai, duke e konsideruar tranzicionin e shërbimit civil një problem madhor.

Sipas raportit vjetor që Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, KSHMC, ka dorëzuar në Kuvend, një duzinë zyrtarësh publikë të shkarkuar sipas vendimeve gjyqësore padrejtësisht nga pushteti vendor, kanë qëndruar në listë pritje derisa mbushën moshën e pensionit – dhe disa prej tyre deri në vdekje.

Nga 48 raste të analizuara për “rastet e nëpunësve civilë gjyqfitues”, vetëm 3 janë rikthyer në vendin e punës, ndërsa institucionet vendore, bashkitë dhe këshillat e qarkut, kanë paguar apo kanë si detyrim të paguajnë 224 milionë lekë dëmshpërblime dhe paga.

Por kjo nuk është fatura e plotë financiare dhe dëmi në buxhet është disa herë më i madh. Sipas KSHMC, problematikat në zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë vijojnë të mbeten strukturore dhe të përsëritura.

Kreu i Qendrës për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha, e sheh këtë praktikë si një shkelje të rëndë të të drejtave.

“Në këtë aspekt po është një shkelje e të drejtave të njeriut, pasi i heq atij mundësinë për karrierë, i heq mundësinë për t’u plotësuar si individ, sepse njeriu nuk ka nevojë vetëm për pagën apo dëmshpërblimin financiar”, tha Hoxha për BIRN.

Vendimet nuk zbatohen

Sipas raportit vjetor të KMSHC-së, institucionet refuzojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave për të shkarkuarit në mënyrë të padrejtë nga puna. Komisioneri vë në dukje se mbi 90% e vendimeve gjyqësore të kësaj natyre nuk zbatohen në afatet e kërkuara dhe një pjesë e vendimeve kanë më shumë se një dekadë që qëndrojnë në sirtarë të pazbatuara.

Sipas raportit, 79 nëpunës civilë të bashkive dhe njësive vendore qëndrojnë në listë pritje pasi kanë fituar gjyqet me vendim të formës së prerë, pjesa dërrmuese e të cilëve në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, vetëm 38 prej të shkarkuarve që kanë fituar gjyqet janë kthyer në detyrë.

Edison Hoxha vë në dukje se institucionet përdorin formula nga më të ndryshmet për të shmangur zbatimin e vendimeve të gjykatës. Duke iu referuar rasteve që ka ndjekur, Hoxha thotë se pas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, institucionet bëjnë formalisht ripranimin në punë dhe më pas e kalojnë personin në listë pritje.

Sipas kësaj procedure, institucionet paguajnë edhe për 1 vit nëpunësin dhe më pas ai thjesht mbetet në listë pafundësisht dhe i papaguar.

“Kjo u mundëson pagesën për një kohë dhe me këtë quhet i ezauruar zbatimi i vendimit të gjykatës”, shpjegoi Hoxha.

Barushi, i cili e kaloi këtë peripeci në kurriz, thotë se problemi është masiv dhe i rëndon dyfish buxhetit dhe familjeve të prekura, ndërsa ka kosto edhe për vetë administratën që largon personat me përvojë, kryesisht mbi baza politike.

“Pastaj është ofendues, është fyerje, shkarkimi pa asnjë arsye thjesht ik ti se s’më pëlqen mua”, tha Barushi.

“Kjo është një çështje madhore për të cilën askush nuk flet. As opozita nuk e ngre zërin”, shtoi ai.

Emërime të paligjshme

Refuzimi për të zbatuar vendimin e gjykatës nuk është e vetmja shkelje e identifikuar në raportin e KMSHC-së sa i përket administratës. Të dhënat e mbledhura nga monitorimet dhe inspektimet e Komisionerit vënë në dukje se institucionet, kryesisht ato lokale, vijojnë emërimet e paligjshme.

“1279 pozicione janë plotësuar nëpërmjet akteve të emërimit pa respektuar procedurat ligjore, ose 7.3% e pozicioneve të punës në shërbimin civil”, thuhet në raport.

KMSHC veçon se bashkitë janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit në këtë aspekt dhe nga mbikëqyrja ka rezultuar se 1016 të punësuar në shkelje të legjislacionit janë bërë nga pushteti vendor dhe 263 nga institucionet e qeverisjes qendrore.

KMSHC megjithatë vë në dukje si zhvillim pozitiv se të 205 institucionet që punësojnë nëpunës civilë kanë miratuar një plan vjetor të pranimit të punonjësve, që rregullon procedurat e konkurrimit dhe praktikave.

Por sipas Komisionerit “ky përmirësim formal nuk shoqërohet në të gjitha rastet me respektim të plotë të kërkesave materiale të ligjit”.

Komisioneri vë në dukje se në administratë ka 2088 pozicione pune të lira dhe se në institucionet e pavarura nuk evidentohen raste të emërimeve në kundërshtim me ligjin.

Raporti po ashtu vë në dukje se formalisht konkurrimet në administratë kanë funksionuar, por janë gjetur qindra raste kur për të shmangur procedurat titullarët përdorin skemën e emërimeve të përkohshme.

“Ndërkohë që parregullsi janë konstatuar kryesisht në lidhje me emërimet me kontratë të përkohshme nga titullari i institucionit, të cilat vijnë në kundërshtim me kërkesat e ligjit për nëpunësin civil”, thekson raporti.

The post Shkarkimet e paligjshme/ BIRN: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore appeared first on Albeu.com.