berlini Archives - Albeu.com

REL: Një dekadë me ambicie dhe ngecje e Procesit të Berlinit
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lehtësimin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, shënon këtë vjeshtë përvjetorin e dhjetë.

Përkundër disa marrëveshjeve dhe deklaratave të miratuara përgjatë një dekade, përparimi në terren ka qenë i ngadalshëm.

Me fjalët e Naim Rashitit – drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, i cili vazhdimisht analizon zhvillimet e këtij procesi – vendet e rajonit i pranojnë marrëveshjet, por i zbatojnë në mënyrë selektive.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Pak kohë përpara kësaj nisme, presidenti i atëhershëm i Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, shpalli pauzë në zgjerimin e BE-së.

Ideja ishte që përmes Procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina – ta rrisnin bashkëpunimin mes vete dhe me vendet e BE-së.

Në verën e vitit 2014, Merkel i ftoi krerët e shteteve dhe qeverive të rajonit në një konferencë në Berlin, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Gjermanisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Francës dhe të institucioneve të BE-së.

Me kalimin e viteve, ky proces u zgjerua dhe sot ka dhjetë vende partnere: Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Samite janë mbajtur çdo vit në qytete të ndryshme evropiane – nga ku kanë dalë marrëveshje dhe deklarata të ndryshme – ndërsa i radhës pritet të mbahet më 14 tetor në Berlin.

Objektivat e Procesit të Berlinit dhe marrëveshjet

Rashiti thotë se zgjidhja e problemeve të hapura ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i bazës për qëndrueshmëri të rajonit, janë katër objektiva kryesore të Procesit të Berlinit, të cilat mbeten të pandryshuara.

Në thelb të procesit është “Agjenda e Lidhshmërisë”, e cila përshpejton rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të kësaj agjende, BE-ja prezantoi në vitin 2015 planin për t’i rritur investimet dhe përmirësimet në transport dhe infrastrukturë.

Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër, ndërkaq, u nënshkruan në Samitin e Sofjes, më 2020.

Tregu i Përbashkët Rajonal, siç thuhet në deklaratën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, synon “ta forcojë bashkëpunimin ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor, në përputhje me rregulloret dhe standardet e BE-së”, si dhe “ta afrojë rajonin me BE-në dhe Tregun Unik të BE-së”.

E, Agjenda e Gjelbër parasheh adresimin e sfidave që dalin nga ndryshimet klimatike nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rashiti thotë se ndër qëllimet e mira të Procesit të Berlinit, por mjaft të sfiduara, janë: Agjenda e Lidhshmërisë dhe objektivi i pajtimit të shoqërive në rajon.

Por, sipas tij, këto njëherësh janë edhe “dy dështimet më të mëdha” të këtij procesi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Rashiti shpjegon se Agjenda e Lidhshmërisë ka paraparë një standardizim të procedurave për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor, zhvillim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, hapje të kufijve, si dhe rritje të mundësive për lëvizshmëri në rajon.

“Por, jemi dhjetë vjet pas dhe ende kemi pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave… Kemi tensione më shumë dhe kemi shumë pak investime infrastrukturore që i ndërlidhin vendet me njëra-tjetrën”, thotë Rashiti.

Ai thekson se edhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe, si parakusht për rritjen e bashkëpunimit rajonal, “ka shënuar ngecje enorme”.

“Zgjidhja e problemeve nuk ka ndodhur. Tensionet politike ndërmjet vendeve janë shumë të mëdha”, thotë Rashiti, duke iu referuar sidomos tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Procesi i Berlinit nuk parasheh ndonjë mekanizëm ndëshkues dhe e gjitha mbetet në vullnetin e palëve.

Pse nuk ka zbatim në praktikë?

Sipas Rashitit, Tregu i Përbashkët Rajonal është projekti kryesor i Procesit të Berlinit, por si i tillë nuk ka arritur të realizohet.

Shkaku kryesor për këtë mbetet kontesti i pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet mes dy vendeve, viteve të fundit, thotë ai.

“Në substancë, për interesa të veta, që nuk e prekin politikën e Serbisë ndaj Kosovës, Serbia i zbaton [marrëveshjet]. Në substancë, Bosnja dështon në shumë aspekte, për shkak të konflikteve rajonale dhe të brendshme. Në përmbajtje, Kosova zbaton një pjesë të madhe, përveç atyre ku është e hendikepuar në aspektin e përfaqësimit, si në CEFTA”, thotë Rashiti.

CEFTA, apo Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore, e arritur në vitin 2006, përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavinë.

Kosova në CEFTA, deri më tash, ka qenë e përfaqësuar përmes misionit të Kombeve të Bashkuara, UNMIK, por këtë javë Komiteti i CEFTA-s ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.

Këtij vendimi i ka paraprirë presioni i Gjermanisë ndaj Kosovës për të hequr ndalesën e importit të mallrave nga Serbia – në të kundërtën është paralajmëruar për mundësinë e përjashtimit të saj nga nismat rajonale.

Qeveria e Kosovës e ka hequr këtë ndalesë më 7 tetor – pas më shumë se një viti – në vendkalimin kufitar të Merdares.

Zbatimi i CEFTA-s, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërlidhet me zbatimin e Marrëveshjes për Treg të Përbashkët Rajonal (TPR), e cila del nga Procesi i Berlinit.

Çështja e CEFTA-s është shtruar si problematike edhe në raportin “Kosova dhe Procesi i Berlinit: Adresimi i pasigurive dhe shfrytëzimi i mundësive”, i botuar nga Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung, në dhjetor të vitit 2023.

“CEFTA vazhdon të jetë një aspekt problematik i zbatimit të TPR-së. Çështja e përfaqësimit të Kosovës mbetet një diskutim pa zgjidhje që paraqet pengesa për progresin e TPR-së”, është thënë në atë raport.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor u dakorduan në vitin 2022 për tri marrëveshje në drejtim të jetësimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Kosova i ratifikoi të tria marrëveshjet, por jo edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria e Kosovës shprehu bindjen se Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime do të mundësonte që “qytetarët e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, më në fund, të lëviznin lirshëm vetëm me letërnjoftime”.

Por, kjo nuk ndodhi. Qytetarët e të dyja vendeve duhet të vazhdojnë të pajisen me viza për të lëvizur në vendet përkatëse.

Kjo, për shkak se Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk e ka ratifikuar asnjërën marrëveshje.

“Paramendoni, Kosova lëviz lirshëm me BE-në dhe qytetarët e Bosnjës lëvizin lirshëm me BE-në, por nuk lëvizin në njëra-tjetrën. Ky është skandal. Kjo e pengon ekonominë dhe tregtinë”, thotë Rashiti.

Në katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime.

Rashiti thotë se ka shumë paradokse në lidhje me marrëveshjet, të cilat, sipas tij, krijohen nga vetë vendet nënshkruese.

“Për shembull, njihen profesionet, por nuk njihen diplomat. Nuk është dakorduar lista e universiteteve. Bëhen, në njëfarë forme, zgjidhje gjysmake, që shpeshherë nga Gjermania ose vendet tjera të BE-së, nuk kuptohen. Sepse, në konceptin e tyre, kur njihen profesionet, njihet edhe diploma”, thotë Rashiti.

Për njohjen e diplomave, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje edhe në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, por ajo nuk gjeti zbatim në terren.

Në samitin në Poznan, në vitin 2019, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshjen për “roaming”, apo heqjen graduale të tarifave për telefoninë mobile dhe internetin.

Në vitin 2023 u shënua hyrja në fuqi e tarifave të reduktuara për “roaming”.

Angazhimin e vendeve të rajonit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Rashiti e sheh si diçka pozitive.

“Në aspektin e [Agjendës së] Lidhshmërisë, ‘roamingu’ ka qenë i suksesshëm dhe pritet të hiqet ose do të duhej tani të hiqej… Ka ulur kostot dhe urojmë që tarifat të bëhen zero sa më shpejt, sepse do të ketë efekt shumë të mirë”, thotë ai.

Si shembull të mirë, Rashiti përmend edhe zbatimin e projektit të iniciuar në samitin e Parisit, më 2016, për bashkëpunimin e rinisë – RYCO.

“Ai e merr për bazë projektin e ngjashëm ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ka filluar shumë mirë të punojë. Punon ende shumë mirë, por pengesat janë enorme nga vetë qeveritë e [vendeve të] Ballkanit Perëndimor për RYCO-n”, thotë Rashiti.

Ai pret që në samitin e 14 tetorit në Berlin të lansohet Tregu i Përbashkët Rajonal 2.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian theksojnë vazhdimisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, por u bëjnë thirrje vendeve që t’i zgjidhin çështjet e hapura.

Këtë vit, BE-ja ka miratuar edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, me të cilin synohet të mbështeten reformat e lidhura me BE-në dhe rritja ekonomike në rajon.

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është zotuar se do ta ketë prioritet zgjerimin e BE-së./REL

The post REL: Një dekadë me ambicie dhe ngecje e Procesit të Berlinit appeared first on Albeu.com.

Kryeministri spanjoll në Tiranë i jep shpresa rajonit: Do të punojmë për një Evropë të bashkuar
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ishte mori fjalën në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në ambientet e Piramidës deklaroi se Këshilli Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm që Shqipëria dhe vendet  e rajonit të bëhen pjesë e BE-së.

Sanchez: Takimi ynë ndodh në një moment kyç, së pari sepse sfidat e kontinentit tonë, kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës. Sfidat na kanë treguar që të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku dhe kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe do të punojmë për një Evropë të bashkuar. Kërkojmë nga Procesi i Berlinit angazhimi nga rajoni dhe ne besojmë se mund të krijohen gjëra më të mira në të ardhmen.

Sanchez theksoi se më rëndësi është që qytetarët të shikojnë fryte të prekshme.

Kryeministri Spanjoll gjithashtu dënoi sulmin e Hamasit kundër Izraelit, ndërsa theksoi se mbrojtja e civilëve është thelbësore. E vetmja mënyrë e zgjidhjes së konflikti është njohja e dy shteteve, theksoi në fund Sanchez./Albeu.com

The post Kryeministri spanjoll në Tiranë i jep shpresa rajonit: Do të punojmë për një Evropë të bashkuar appeared first on Albeu.com.

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Do ta bëjmë të paharrueshëm
Kyeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falenderuar presientetn e KiE-së, Ursula Von der Leyen, për realizimin e Samitit të procesit të Berlinit në Tiranë, i cili do të mbahet ditën e nesërme.

Rama theksoi se do të bëjë maksimumin që ta bajë të paharruar këtë samit për të gjithë liderët e BE.

Siaps tij nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikëpritjes.

“Nuk dua të zgjatem më shumë se doja t’i lija vendin tre zonjave se janë forca reale, por Luigi do gjithmonë që unë të flas në evente. Në këto punë duhet të thuash faleminderit edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por falenderimi që i them Ursulës është i ndjerë nga zemra, është mjaft kumptimplotë sepse ajo e tha dhe e bëri. Kaq e thjeshtë dhe më besoni kam parë Samite, por jo çdo Samit ka firtytin e rezultateve në një kohë kaq të shpejtë. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë sesa ne që jemi këtu për të nisur këtë aktivitet. Samiti i Procesit të Berlinit është hera e parë që ndodh në Shqipëri, jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta bërë të paharruar për çdo të ftuar. Me që ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë, sepse mendoj që kanë bërë kaq shumë Samite dhe ndonjëherë janë kaq të lodhur nga Samitetet që bëjnë, por jo çdo samit është i paharruar në një standard europian, por këtu mikëpritja është e një tjetër niveli”, u shpreh ndër të tjera Rama.

The post Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Do ta bëjmë të paharrueshëm appeared first on Albeu.com.

Bëhuni gati! “La Casa De Papel” rikthehet, seritë e reja do të shfaqen premierë në dhjetor në Netflix
SHBA-Netflix ka njoftuar përmes një traileri se episodet e reja të “La Casa De Papel” me titull ”Berlin” do të kenë premierën e tyre më 29 dhjetor.

Në “La Casa de Papel”, një grup të huajsh bëhen bashkë për të grabitur shuma të mëdha parash në institucionet shtetërore të Spanjës me një plan të krijuar nga Profesori (Álvaro Morte) dhe të ekzekutuar nga Berlini. Serite e reja “BERLIN” fokusohen në një periudhë më të hershme në jetën e Berlinit, e cila është prekur në rikthimet në sezonet e mëvonshme të Money Heist.

Berlini thotë se ka vetëm dy gjëra që mund ta kthejnë një ditë të keqe në një ditë të mrekullueshme: dashuria dhe një ditë pagese miliona dollarëshe. Kjo është ajo që e mban atë të fokusuar në qëllimet e tij të larta. Pra, ai po përgatit një nga grabitjet e tij më ekstreme deri më tani, duke zhdukur bizhuteritë me vlerë 44 milionë dollarë. Por së pari, atij do t’i duhet të kërkojë ndihmën e disa kriminelëve të zgjuar: Keila, një organizatore e sigurisë kibernetike; Damián, një akademik dhe mik i ngushtë i Berlinit; Cameron, një djalë i lirë; Roi, një bravandreqës dhe ndihmës besnik i Berlinit; dhe Bruce, i cili merret me pajisje dhe armatime.

Seriali i ri do të ndjekë një nga grabitjet më të pazakonta të personazhit ikonik të luajtur nga Pedro Alonso, i cili rikthehet në rolin e Berlinit. Alonso është i bashkuar në kastin e aktorëve me Michelle Jenner, Tristán Ulloa, Begoña Vargas, Julio Peña Fernández, Joel Sánchez, Samantha Siqueiros, Julien Paschal, Masi Rodríguez dhe Rachel Lascar. Tetë episodet e serialit u krijuan nga Álex Pina (La Casa de Papel, Sky Rojo) dhe Esther Martínez Lobato dhe u drejtuan nga Albert Pintó (Sky Rojo, Malasaña 32).

The post Bëhuni gati! “La Casa De Papel” rikthehet, seritë e reja do të shfaqen premierë në dhjetor në Netflix appeared first on Albeu.com.

Uashingtoni, Londra dhe Berlini: Mali i Zi në qorrsokak
Mali i Zi duhet të zgjidhë ngërçin politik dhe të mbetet i përkushtuar në rrugën euroatlantike, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit që pati me kryeministrin në mandat teknik, Dritan Abazoviq.

Ai i bëri thirrje Podgoricës që “të kundërshtojë qartë agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në vizitë zyrtare në Mal të Zi po qëndrojnë edhe të dërguarit special të qeverive të Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich dhe Manuel Sarazin.

Ata shprehën shqetësimin për krizën politike, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pafuqinë e vendimmarrësve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

“Vendimmarrësit duhet të konsiderojnë me kujdes mesazhin e dëmshëm që do t’u dërgojnë partnerëve euroatlantikë nëse zgjedhin një kryeministër dhe formojnë një Qeveri bazuar në një Ligj që është i diskutueshëm nëse është në përputhje me Kushtetutën”, thanë ata.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese, e cila vlerëson nëse ligjet e miratuara janë në përputhje me të, nuk ka kuorum për vendimmarrje që nga shtatori.

Me iniciativën e Frontit Demokratik pro-rus, më 12 dhjetor shumica parlamentare miratoi amendamentet në Ligjin për Presidentin.

Me miratimin e këtij Ligji, kjo shumicë do të marrë një pjesë të kompetencave së presidentit Milo Gjukanoviq në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Të dërguarit nga Britania dhe Gjermania shprehën shqetësimin e tyre për miratimin e ndryshimeve, duke mos marrë parasysh rekomandimin kundër të Komisionit të Venecias.

“Vendimet e marra në Kuvend më 12 dhjetor e përkeqësuan edhe më shumë krizën. Kjo është shumë shqetësuese dhe e dëmshme për Malin e Zi dhe qytetarët e tij”, thanë të dërguarit special.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara nga Fronti Demokratik pro-rus është që kandidati i tyre, Miodrag Llekiq, të jetë kandidat për kryeministër i Qeverisë së re malazeze.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare kërkon që të formohet një Qeveri e re që do të udhëhiqej nga Llekiqi dhezgjedhjet e rregullta të mbahen në vitin 2024.

Më 12 dhjetor, Komisioni Evropian u bëri thirrje vendimmarrësve që ta tërheqin këtë Ligj, duke shprehur frikën se ky veprim do ta zhytë Malin e Zi në kaos kushtetues.

Që nga gushti i vitit 2020 në Mal të Zi kanë rënë dy qeveri, e fundit e Dritan Abazoviqit në gusht të këtij viti./REL

The post Uashingtoni, Londra dhe Berlini: Mali i Zi në qorrsokak appeared first on Albeu.com.

Berlini kërkon qetësi mes Kosovës dhe Serbisë: Duhet marrëveshje, për të do të vazhdojmë punën me Francën
Qeveria Federale e Gjermanisë është shprehur e shqetësuar me zhvillimet e fundit në Veri të Republikës së Kosovës dhe për tërheqjen e serbëve nga institucionet. Gjermanët kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të kontribuojnë në qetësimin e situatës.

Nga Berlini zyrtar në një përgjigje për Express kanë thënë se e kanë përsëritur shpesh që sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet shmangur situatat e tilla kur gjithmonë shikohet gjatë në drejtim të asaj që e quajnë “humnerë” të skadimit të afateve, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

Gjithashtu kanë bërë thirrje që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin këtë situatë me dialog të drejtpërdrejt mes vete.

“Ne disa herë deri tani kemi thënë që referuat Ballkanit Perëndimor e posaçërisht raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të largohemi/shmangemi, si të themi që rregullisht të shikojmë gjatë në humnerën e skadimit të afateve. Për një afat të tillë bëhet fjalë në këtë rast.Çështja është se duhet të bëhen kompromise tani. Apeli ynë urgjent i drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën”, thuhet në përgjigje.

Tutje theksojnë se është e rëndësishme arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe thonë se do t’i vazhdojnë përpjekjet bashkë me Francën dhe partnerët tjerë evropianë për t’u siguruar dialogu vazhdon dhe të bëhet progres në këtë çështje.

“Kancelari ka thënë se është e rëndësishme që marrëveshja të ketë sukses dhe ne duhet të punojmë me durim dhe me përpjekje të mëdha për ta arritur atë. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me Francën dhe partnerët e tjerë Evropianë për t’u siguruar që dialogu vazhdon dhe që të ketë progres në këtë çështje”, potencon përgjigja nga Berlini.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar pas vendimit për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriq, pasi ky i fundit ka refuzuar të implementojë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për targat.

Si rezultat, me ftesën e Listës Serbe të shtunën e javës që shkoi është mbajtur një takim në Zveçan, ku edhe është marrë vendim për braktisje të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Goran Rakiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Kthim dhe Komunitete dhe deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Gzjithashtu ka pasur dorëheqje nga Policia, Gjykatat dhe Prokuroria.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe kryeministri Albin Kurti, duke iu bërë thirrje serbëve që të mos i lëshojnë institucionet. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se është Serbia ajo që është armik i popullit serb në Kosovë, meqë po ua djeg veturat dhe shtëpitë të gjithë atyre që po respektojnë rendin dhe ligjin e Kosovës. /GazetaExpress

The post Berlini kërkon qetësi mes Kosovës dhe Serbisë: Duhet marrëveshje, për të do të vazhdojmë punën me Francën appeared first on Albeu.com.

Kaos në protestën e zhvilluar para ambasadës iraniane në Berlin, tre të plagosur
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas trazirave të ndodhura pranë ambasadës iraniane në Berlin.

Qytetarët të cilët ishin duke protestuar u sulmuan nga persona të maskuar të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.

Gjithashtu tre protestues kanë mbetur të plagosur dy prej të cilëve janë dërguar në spital. Autoritetet bëjnë me dije se autorët janë larguar me makinë.

Qytetarët kishin zhvilluar protestë paqësore të shoqëruar me pankartat, “ Grua, jetë, liri”. Një nga sloganet e protestave që kanë tronditur prej javësh Iranin.

Shtypja e protestave nga autoritetet iraniane ka lënë të paktën 160 të vdekur, duke përfshirë rreth 20 fëmijë, sipas një raporti të lëshuar nga organizata joqeveritare Iran Human Rights (IHR) me qendër në Oslo.

Me qindra janë plagosur, si dhe të tjerë janë arrestuar. Demonstrata në mbështetje të protestuesve iranianë janë mbajtur në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.

The post Kaos në protestën e zhvilluar para ambasadës iraniane në Berlin, tre të plagosur appeared first on Albeu.com.

Ambasadori rus: Berlini kaloi “vijën e kuqe” kur furnizoi Ukrainën me armë
Ambasadori rus në Berlin, Sergey Nechayev, ka kritikuar Gjermaninë për mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së luftës së Moskës në këtë shtet.

“Dërgimi i armëve vdekjeprurëse për regjimin ukrainas – të cilat nuk po përdoren vetëm kundër ushtarëve rusë, por edhe kundër popullsisë civile në Donbas – përbën ‘linjë të kuqe’ që Qeveria gjermane nuk do të duhej ta kalonte”, ka thënë Nechayev në një intervistë për të përditshmen ruse, Izvestia, transmeton dpa.

Ai i është referuar në intervistë “përgjegjësisë historike dhe morale të Gjermanisë për krimet e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore”.

Sipas tij, pas krizës në Ukrainë, Qeveria gjermane ka shkatërruar marrëdhëniet e mira bilaterale që ka pasur me Rusinë, dhe ka dëmtuar procesin historik të pajtimit mes dy popujve.

Nechayev ka hedhur poshtë mundësinë që Gjermania të ketë rol ndërmjetësues për të ndihmuar në dhënie fund të luftës.

Ai e ka përshkuar Berlinin si një prej akterëve kryesorë në politikën e Perëndimit për sanksionim të Rusisë.

Rusia e ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Që atëherë, Qeveria gjermane ka furnizuar Kievin me pajisje ushtarake dhe municion e tanke, por jo edhe aeroplanë luftarakë, të cilët i ka kërkuar Ukraina.

Berlini e ka cituar historinë e saj në luftëra, si arsye për veprime të kujdesshme, kur është fjala për furnizim të Kievit me armë të rënda.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

The post Ambasadori rus: Berlini kaloi “vijën e kuqe” kur furnizoi Ukrainën me armë appeared first on Albeu.com.

Gjermania do të lidhet me qendrën energjetike që do ndërtohet në Baltik
Gjermania ka siguruar një lidhje energjetike me qendrën që planifikohet të ndërtohet në Detin Baltik për prodhimin e energjisë përmes erës. Kjo pritet t’i ndihmojë Berlinit që të ulë varësinë që ka ndaj energjisë ruse, bëri të ditur Ministria e Energjisë së Danimarkës, vendit ku do të ndërtohet kjo qendër.

Qendra e planifikuar e energjisë në ishullin Bornholm pritet të ndërtohet më 2030. Kjo qendër do të ketë lidhje me disa parqe të erës në Baltik dhe do të ketë kapacitet të prodhimit të paktën prej 3 gigavatësh, që janë të mjaftueshme për të ofruar energji për 4.5 milionë amvisëri gjermane, tha Ministria e Energjisë përmes një njoftimi.

Qendra erës do të lidhet me Gjermanisë përmes një kablloje të energjisë të gjatë prej 470 kilometrash.

Investimet dhe përfitimet në të ardhmen do të ndahen në mënyrë të barabartë midis Gjermanisë dhe Danimarkës, u tha në njoftim, pa dhënë detaje për koston financiare.

“Bashkëpunimi danezo-gjerman është projekti kryesor”, tha ministri gjerman i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habeck, përmes një njoftimi.

“Rryma e gjelbër nga ishulli Bornhold do të furnizojë prodhimin kombëtar të energjisë dhe do të ulë varësinë tonë nga importet e energjisë fosile”, shtoi ai.

Vitin e kaluar, të dy shtetet funksionalizuan një kabllo të energjisë, që po ashtu lidhet edhe me disa ferma të tjera të erës në Detin Baltik.

Projekti në Bornholm është pjesë e një plani më të gjerë të Danimarkës që ka për synim që në vitin 2030 të pesëfishojë prodhimin e energjisë përmes erës, në qendrat në det të hapur.

Planet e mëhershme të shteteve veriore të Evropës për të krijuar një linjë të përbashkët energjetike nën Detin e Veriut, me qëllim që të lidhej me fermat e erës, kanë hasur në probleme financiare dhe sfida ligjore.

Danimarka do të jetë nikoqire e samitit të energjisë në Detin Baltik, i cili do të mbahet të martën. /REL

The post Gjermania do të lidhet me qendrën energjetike që do ndërtohet në Baltik appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Gjermania do të ndalojë blerjen e qymyrit në Rusia
Gjermania do të ndalojë plotësisht blerjen e qymyrit nga Rusia. Ndalimi do të bëhet nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor. Por sfida më e madhe e Berlinit do të jetë plotësimi i boshllëkut të madh që do të krijohet kur BE të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Moska, sasia e të cilit arrin në 158 mld metra kub në vit.

“Ne do të ndalojmë blerjen e qymyrit rus brenda disa javësh ,” tha zëvendësministri i financave i vendit Gerg Kukis.

Gjermania po ndërton terminale për të importuar gaz natyror të lëngshëm (LNG) për të filluar plotësimin e boshllëkut të madh të furnizimit me gaz, por Gerg Kukis vuri në dukje se SHBA dhe Katari mund të shesin vetëm 30 miliardë metra kub në Evropë, një sasi e cila nuk është e mjaftueshme./albeu.com

The post Lufta në Ukrainë, Gjermania do të ndalojë blerjen e qymyrit në Rusia appeared first on Albeu.com.