berisha arben ahmetaj Archives - Albeu.com

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse një fije floku i preket Arben Ahmetajt, do ta pësojë rëndë ai dhe familja e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se qoftë një fije floku t’i preket ish-zëvendësit të tij Arben Ahmetaj pas deklaratave që tronditën vetë PS-në, atëherë ai do ta pësojë rëndë së bashku me familjen e tij.

Berisha tha se Ahmetaj u tregoi shqiptarëve se kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama dhe pronari i djegësit të Tiranës, Erion Veliaj.

“Të dashur miq! Askush nuk e ka sulmuar me fakte më shumë se Sali Berisha, Arben Ahmetajn.

Por në rast se ju kujtohet, kur kërkuan arrestimin e tij dhe lexova dosjen konstatova dhe u deklarova publikisht se me këtë akt akuzë, e kanë ndihmuar Arben Ahmetaj.

Se me këtë akt akuzë, Arben Ahmetaj, del krejtësisht i pafajshëm.

Me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdorur nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj.

Kërkonte ti atribuonte atij, fuqinë e kryeministrit.

Kërkonte ti atribuonte atij, projektet e kryeministrit.

Kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij dhe siç e kuptuar shumica e njerëzve.

Por me fjalën e tij mbrëmë, në intervistën e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte.

Të dashur gazetarë dhe gazetare, dokumentet, faktet zyrtare i ka paraqitur gjatë një periudhe nga korriku gjer sot, me qindra dokumente PD-ja.

Nuk ka asnjë gjë, të pabazuar në dokumente në akuzat e saj, prandaj dhe të kërkoni dokumente të tjera kur ju keni firmën e Edi Ramës në përmbysjen me zv/ministra në mënyrë të kundraligjshme të strategjisë së landfillimit dhe zëvendësimit me strategji djegie.

Kërkoni dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës të trupëzimit në buxhetin afatmesëm me firmën e Ramës të vjedhjes së shekullit.

Kërkoni dokumente të tjera ju kur keni firmën e Engjëll Agaçit, Edi Ramës, të Niko Peleshit me porosi dhe në mungesë të Ramës, për procedurën e kundraligjshme, negociata të mbyllura.

Kërkoni dokumente të tjera dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës për bonuesin prej 8 pikësh për një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë përveç se në mendjen e Ramës dhe Veliajt, sipërmarrjes së tyre.

Ju lutem mos bëni atë që nuk jeni.

Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama.

Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, gazetari, juristi, gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si krye-hajdutin e aferës së shekullit.

Akuzojeni për ç’të doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë.

Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se, Erion Veliaj është pronari real i djegësit të Tiranës.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se ja ktheva 5 herë Veliajt, gjersa mashtroi, gënjeu dhe firmosi në emër të bashkive, në emër të këshillit pa i mbledhur kurrë ato”, deklaroi Berisha.

The post Berisha paralajmëron Ramën: Nëse një fije floku i preket Arben Ahmetajt, do ta pësojë rëndë ai dhe familja e tij appeared first on Albeu.com.