berati Archives - Albeu.com

Gjashtë Bashki hyjnë në zgjedhje të parakohshme lokale
Shkon në 6 numri i Bashkive që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku ish-kryetarët u zgjodhën si deputetë të rinj të Parlamentit më 11 maj dhe presin të betohen nesër në seancën e Kuvendit, do të jenë edhe 3 bashki të tjera që do presin me votën e qytetarëve emrat e kryetarëve të rinj.

Tirana, ku kryeministri Edi Rama shpalli si kandidaturë Ogerta Manastirliun, në vend të Erion Veliajt të arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti, Vlora pas dorëheqjes së papritur të Ermal Dredhës dhe Cërriku, pasi Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë.

Mbetet për t’u caktuar vetëm data e zgjedhjeve lokale të parakohshme, me dekret të presidentit të vendit Bajram Begaj.

Ervin Demo i Beratit, që tashmë do të jetë edhe ministër i Pushtetit Vendor në “Rama 4”, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe Agron Malaj i Matit, do të jenë deputetë të rinj në Parlament.

The post Gjashtë Bashki hyjnë në zgjedhje të parakohshme lokale appeared first on Albeu.com.

Rama: Kalaja e Beratit, kurora që ruan shpirtin dhe historinë e qytetit
Berati, qytet unik i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vijon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Shqipëri. I ngritur buzë lumit Osum rreth 2400 vjet më parë, ai tërheq mijëra vizitorë çdo vit.

Mbi kodrën që mbikëqyr qytetin, ngrihet Kalaja e Beratit, një fortesë madhështore që ende sot është e banuar dhe simbol i gjallë i trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Kalaja, duke e cilësuar atë si “shpirtin dhe krenarinë e qytetit”.

“Kalaja e Beratit, kurora mbi qytetin e një mbi një dritareve, që ruan kujtesën, shpirtin dhe krenarinë e një qyteti ku historia dhe kultura gërshetohen në çdo hap”, – u shpreh Rama.

Mbi qytetin antik të “Një mbi një dritareve”, qëndron si kurorë e shndritshme Kalaja e Beratit, një prej kalave më epike shqiptare, e njohur ndryshe edhe si “Fortesa e Arbërve”.

E ruajtur me fanatizëm, ajo është ndër të vetmet kala në Ballkan ku jeta gëlon ende sot. Gjurmët e historisë lexohen nëpër muret e kalasë, kishave dhe kullave që qëndrojnë si dëshmitare të heshtura të një epoke të shkuar.

Ky fortifikim i lashtë ka përjetuar luftra të shumta, por edhe periudha të begata zhvillimi dhe kulture. Që prej ilirëve e deri në ditët e sotme, bizantinë, sllavë, muzakaj, osmanë, pashallëku i Beratit, muret e saj dëshmojnë qendresën dhe përpjekjet për ruajtjen e atdheut dhe identitetit.

Ruajtja dhe konservimi i çdo grimce kulture që këto mure rrethojnë është sfida e përbashkët.

Kalaja është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, e ndërtuar mbi një plan trekëndor dhe e vendosur në mënyrë të tillë që duket si pjesë natyrore e kodrës.

Kulla e hyrjes së brendshme është ndërtuar me blloqe guri të periudhës ilire, që datojnë në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur periferik dhe 24 kulla.

Brenda kalasë ndodhen rreth 14 kisha, të cilat dëshmojnë për rëndësinë fetare dhe kulturore të saj ndër shekuj. Ndër kishat më të njohura përmenden: Kisha e Shën Triadhës, e ndërtuar në fund të shekullit XIII dhe fillim të shekullit XIV, me afreske të pasura; Kisha e Shën Todrit; Kisha e Shën Kollit; Kisha e Shën Kostandinit dhe Shën Helenës; Kisha e Shën Mërisë Vllaherna, etj.

Kjo pasuri e testamentit kulturor shqiptar është një nga atraksionet më të rëndësishme të turizmit kombëtar.

The post Rama: Kalaja e Beratit, kurora që ruan shpirtin dhe historinë e qytetit appeared first on Albeu.com.

Rama: Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anekënd botës
Qyteti i Beratit i njohur ndryshe si qyteti i një mbi një dritareve thuajse në çdo kohë të vitit vizitohet nga një numër gjithnjë e më të lartë turistësh.

Ditën e sotme kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa foto të turistëve që vizitojnë pikat më tërheqëse të qyetit muze.

“Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anë e kënd botës”, shkruan Rama në Facebook.

Kalaja e Beratit një nga atraksionet më piktoreske në zonë, është nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri, e cila edhe sot është një zonë e banuar.

Përveç kalasë turistët e huaj edhe ata vendas mund të vizitojnë objektet shekullore te kultit dhe të provojnë kuzhinën tradicionale të qytetit.

The post Rama: Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anekënd botës appeared first on Albeu.com.

UNESCO: Shqipëria dështoi të përmbushë detyrimet për Beratin e Gjirokastrën
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO u kërkoi një vit më parë autoriteteve shqiptare të finalizonin me urgjencë Planin e Menaxhimit të Integruar për Gjirokastrën dhe Beratin.

Shqipëria thotë në raportin e dorëzuar në UNESCO se kjo nuk është bërë ende dhe i arsyeton vonesat me largimin nga Instituti i Trashëgimisë të gjithë ekipit që punonte për Planin e Menaxhimit.

Ndërsa raporti i Shqipërisë për gjendjen e konservimit të Beratit dhe Gjirokastrës u publikua në faqen e Qendrës së Trashëgimisë Botërore, kjo ende nuk ka ndodhur për Butrintin, për të cilin raporti duhej të dorëzohej nga pala shqiptare më 1 shkurt.

Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS publikoi në faqen e saj raportin e Shqipërisë për gjendjen e konservimit të “Qendrave Historike të Beratit dhe Gjirokastrës” që listohen si site në seri në pasuritë botërore.

Raporti është përgatitur nga ministria shqiptare e Kulturës dhe Ekonomisë në përgjigje të vendimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore që u mbajt në shtator të vitit të shkuar në Arabinë Saudite.

Sipas raportit ende Berati dhe Gjirokastra nuk kanë të finalizuar një Plan të Menaxhimit të Integruar, megjithëse proçesi me mbështetjen ndërkombëtare ka nisur që në vitin 2019 dhe është kërkuar të përfundojë me urgjencë nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore.

Vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore ne sesionin e 45 te UNESCO-s që u mbajt vitin e shkuar në Arabinë Saudite, nuk ishte bërë i njohur më parë për opinionin shqiptar, por paragrafe të tij zbulohen nga raporti i dorëzuar këto ditë nga Shqipëria.

Në paragrafin 2,3 vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore shprehej “se vërente me keqardhje dështimin e Shtetit Palë (Shqipërisë ) për të zbatuar plotësisht asistencën ndërkombëtare të dhënë për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për Beratin dhe Gjirokastrën në bashkëpunim me sektorët qeveritarë dhe qytetarët”.

“Vendimet e mëparshme të Komitetit, thuhej më tej nga UNESCO, i kërkojnë Shtetit Palë që të finalizojë Planin e Menaxhimit si çështje urgjent, duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e bëra tashmë nga Organet Këshillimore”.

Ndërsa UNESCO ka kërkuar me urgjencë përfundimin e Planit të Menaxhimit autoritetet shqiptare janë përgjigjur se ky proces nuk ka përfunduar edhe tani pasi i gjithë ekipi i punës së Institutit të Trashëgimisë Kombëtare që ishte i angazhuar drejtpërdrejt në hartimin e draftit të parë të Planit të Menaxhimit të Integruar është larguar nga ky institucion.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka dorëzuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore një draft të Planit të menaxhimit më 16 shkurt të vitit 2023 ndërsa komentet i janë dërguar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore më 16 mars të vitti 2023”, thuhet në raportin e Shqipërisë.

Raporti vijon më tej se “rishikimi i draftit të Planit të Menaxhimit pas komenteve të ekspertëve të ICOMOS dhe ICCROM nuk ka përfunduar plotësisht brenda afateve kohore të përcaktuara në kontratë, për shkak të disa vështirësive”.

Sipas raportit, “Instituti i Trashëgimisë gjatë periudhës së zbatimit të kontratës ka pasur disa ndryshime në nivelet e menaxhimit dhe nivelet e stafit teknik, dhe i gjithë ekipi i punës që ishte e angazhuar drejtpërdrejt në hartimin e draftit të parë të Planit të Menaxhimit të Integruar është larguar nga institucioni”.

Raporti thotë se se “aktualisht stafi i Institutit Trashëgimisë Kombëtare është i reduktuar dhe pa përvojën e nevojshme në përgatitjen e një plani të integruar të menaxhimit për të dyja qendrat historike”

Plani i Menaxhimit është një instrument detyrues i UNESCOS për sitet e trashëgimisë botërore që duhet të rregullojë menaxhimin dhe mbrojtjen strategjike afatgjate të pasurive kulturore.

Vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore vitin e shkuar prekin edhe problemin e Bypass-it të Gjirokastrës ku UNESCO thotë se “vëren me keqardhje rifillimin e ndërtimit të bypass-it të Gjirokastrës përpara se konkluzionet të ishin në dispozicion dhe mund të merreshin parasysh”, ndërsa autoritetet shqiptare janë përgjigjur në raport se i kanë adresuar problematikat e projekteve ndërtimore si tek bashkitë edhe tek organet e tjera egzekutive dhe vendim-marrëse.

Vendimi i Komitetit të Trashëgimisë Botërore ka vlerësuar ndërkohë punën e autoriteteve shqiptare për sa i përket “bonuseve të rijetëzimit”, për restaurimin e monumenteve si dhe përmirësimin e Rregulloreve të Qendrave Historike në Berat dhe Gjirokastër.

Raporti i Shqipërisë për Beratin dhe Gjirokastrën pritet të shqyrtohet në sesionin e ri të Komitetit të UNESCOS që mbahet në Indi në korrik të këtij viti.

Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në 15 korrik 2005 ndërsa më 8 korrik të vitit 2008 u regjistrua edhe Berati.

Raporti i Butrintit ende i papublikuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore

Ministria e Kulturës dhe Ekonomisë ka autorizuar publikimin e raportit për Gjirokastrën dhe Beratin por ende në faqen e Qendrës së Trashëgimisë Botërore nuk është publikuar raporti i Shqipërisë për Butrintin.

Sipas një letre që Qendra e Trashëgimisë Botërore i dërgoi Ambasadores së Shqipërisë në UNESCO raporti nga pala shqiptare duhej të dorëzohej më 1 shkurt të këtij viti.

“Në funksion të informacionit të marrë nga palët e treta, me prova mbështetëse vizuale, si dhe gjetjet e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s/misionit të përbashkët këshillues të lCOMOS në pronën e Trashëgimisë Botërore “’Butrint”, nga 26 deri më 28 tetor 2022, mbi cënueshmërinë e vlerave universal të pronës dhe konfirmimin e heqjes së 600 ha nga Parku Kombëtar, i cili nuk është njoftuar në Qendrën e Trashëgimisë Botërore dhe që përfaqëson një ndryshim në regjimin e mbrojtjes së një pjese të ndjeshme të zonës tampon të pronës, do të doja të ftoja autoritetet tuaja kompetente të paraqesin një raport mbi gjendjen e ruajtjes së pronës së Trashëgimisë Botërore “Butrint” deri më 1 shkurt 2024, për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 46-të””, thuhet në letrën që Drejtori i Qendrës së Trashëgimisë Botërore Lazare Eloundou Assomo, i drejton ambasadores shqiptare në UNESCO Besiana Kadare.

Problematikat e Butrintit mbeten të ndjeshme në opinionin shqiptar jo vetëm për ndryshimin e kufijve të Parkut Kombëtar por edhe modelin e ri të menaxhimit.

Qeveria shqiptare vendosi që menaxhimi i një pjese të Butrintit që njihet si zona “A-3” dhe që përfshin qytetin antik të bëhet nga një Fondacion i ri ku përfshihet ministria shqiptare e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Ligji u miratua nga Kuvendi në maj të vitit 2022 dhe shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi përmes kësaj forme.

Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parku Kombëtar të Butrintit.

Edhe misioni i UNESCOS ka drejtuar kritika të forta ndaj modelit të menaxhimit vetëm të një pjesë të parkut, zonës A -3 që përfshihet në marrëveshje e cila është 614,3 hektarë nga rreth 9424 hektarë që është sipërfaqja tërësore e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Misioni i fundit i UNESCO-s shprehet se menaxhimi vetëm i kësaj pjese nuk përmbush menaxhimin e integruar të arkeologjisë, monumenteve dhe pjesës natyrore të Butrintit, kërkuar edhe nga misionet e mëparshme të UNESCO-s.

Misioni shprehet se, Ministria e Kulturës duhet të ruajë autoritetin në gjithë territorin e Parkut Kombëtar.

Prej tetorit të vitit të shkuar kur raporti i misionit iu dorëzua Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ai nuk u publikua nga UNESCO pasi pala shqiptare nuk dha pëlqimin.

Gjykata Kushtetuese, në një gjest të pazakontë, në janar të këtij viti, bëri një ndryshim të procedurave të saj, duke i kërkuar qeverisë raportin e UNESCO-s dhe rihapjen e seances plenare për Butrintin.

Ministri i ri i Kulturës dhe Ekonomisë Blendi Gonxhe nuk ka firmosur kalimin e Parkut në administrimin e Fondacionit të ri që sipas ligjit të miratuar në Parlament duhet të bëhej më 14 shkurt të këtij viti.

Zoti Gonxhe tha përmes një statusi në rrjetet sociale se “në cilësinë e Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe njëkohësisht si Kryetar i Bordit Drejtues të Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit donte të siguronte opinionin publik për angazhimin dhe vëmendjen maksimale për mirëadministrimin e procesit sfidues të ndryshimit të modelit të menaxhimit të pasurisë kulturore universale të Parkut Kombëtar të Butrintit, në zbatim të plotë të standardeve ndërkombëtare dhe të kuadrit ligjor shqiptar në fuqi”.

“Kryefjala do të jetë transparenca dhe gjithëpërfshirja” , u shpreh Ministri i i ri i Kulturës dhe Ekonomisë.

The post UNESCO: Shqipëria dështoi të përmbushë detyrimet për Beratin e Gjirokastrën appeared first on Albeu.com.

Vjedhje dhe dëmtime; nga turistët e Beratit te ata më të pasjellshmit e vitit 2023
Në çdo vend të botës, përfshirë Shqipërinë, ka drejtues biznesesh të pasjellshëm por ka edhe turistë që tregohen të tillë. Më shumë se të parët. Mirëpo, ndryshe nga vende të caktuara nëpër botë, ku ka kode të sjelljeje dhe rregulla të mirëpërcaktuara, ne ende nuk jemi bërë pjesë e një kodi etik, duke ia lënë çdo gjë në dorë ndërgjegjes që, jo në pak raste, qoftë për turistë të huaj, qoftë për ata shqiptar, nuk funksionon!

Për shembull, nëse përpiqeni të gdhendni emrin tuaj në ndërtesa historike, apo të pini birrë në zona ku ndalohet alkooli, në vende të ndryshme të Europës, do të përballeni me policinë. Në Shqipëri, siç e keni parë, askush nuk iu ndalon për këtë.

Gjatë vitit 2023, turistët nëpër botë kanë dëmtuar vendet e trashëgimisë kulturore, kanë vjedhur apo janë larguar pa paguar nga restoranti. Këtë e pamë të ndodhte edhe në Berat, me turistët italian, faturën e të cilëve u tha se e pagoi kryeminstria e Italisë, Georgia Meloni.

Këtu janë 5 nga incidentet më të këqija që kemi parë gjatë vitit 2023.

Ura më e famshme e Italisë, ponte Vechio, në Firence, e ndërtuar në periudhën mesjetare dhe më pas e rindërtuar për të lidhur Palazzo Pitti me Galeritë Uffizi nën sundimin e Medici, ishte aq e bukur sa gjermanët u larguan. e paprekur në Luftën e Dytë Botërore, sepse Hitleri kishte rënë në dashuri me të nga një vizitë me Musolinin. 34-vjeçari amerikan është gjobitur me 500 euro për kalimin e tij nëpër të.

Në shkurt, një influencere kineze u gjobit pasi ajo transmetoi drejtpërdrejt duke gatuar dhe ngrënë një peshkaqen të bardhë, një specie e mbrojtur në Kinë. Ajo thuhet se u gjobit me 125,000 juanë, ose 18,600 dollarë.

Një turist rus provokoi zemërim duke u zhveshur për të bërë një foto gjysmë nudo në një vend të shenjtë në Bali

Në qershor, një turist në Koloseun e Romës u kap duke gdhendur “Ivan + Hayley 23” në monumentin 2000 vjeçar. Ndërsa po filmohej, ai buzëqeshi, por ishte më pak i guximshëm kur policia e gjurmoi vetëm një ditë më vonë. Banori britanik iu lut menjëherë autoriteteve italiane për falje, sipas një zëdhënësi të policisë së karabinierëve, dhe tha se nuk e dinte sa i vjetër ishte monumenti. Ai tani mendohet se është në pritje të gjykimit në vitin 2024.

Në vitin 2022, një turist bëri kërdinë në Muzetë e Vatikanit duke thyer skulptura antike. Për vitin 2023, kjo prirje e tmerrshme ishte përhapur në Izrael, ku dy skulptura romake të shekullit të dytë të erës sonë u dëmtuan nga një turist amerikan. Policia tha për CNN se njeriu i kishte rrëzuar statujat sepse i konsideronte “idhujtare”, por avokati i tij nuk u pajtua, duke thënë se ai thjesht vuante nga “Sindroma e Jerusalemit”, ku turistët janë aq të mbingarkuar nga historia saqë shkëputen nga realiteti.

The post Vjedhje dhe dëmtime; nga turistët e Beratit te ata më të pasjellshmit e vitit 2023 appeared first on Albeu.com.

Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra dhe Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë më 2022
Popullsia e Shqipërisë u reduktua edhe mbi 31.8 mijë persona, apo rreth 1.1%, në vitin 2022, por disa qarqeve patën rënie gati tre herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Përveç Tiranës, popullsia e të gjitha qarqeve ishte me rënie, por në ato të Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Lezhës reduktimi ishte më i fortë se në tjerat.

Të dhënat e INSTAT, që marrin në konsideratë llogaritjen vjetore të popullsisë, tregojnë se, popullsia e Gjirokastrës pati rënin më të fortë vjetore me 3.5%. Ky qark ka treguesit demografikë më të përkeqësuar në vend për shkak të plakjes së popullsisë.

Normat e larta të vdekjeve, largimeve dhe rënia e lindjeve po e çojnë Gjirokastrën drejt shuarjes, edhe pse qarku është një nga destinacionet më të preferuara për turizëm.

Berati renditet i dyti me tkurrjen më të fortë vjetore të popullsisë me rreth 3.1%. Popullsia e këtij qarku u reduktua me mbi 3600 persona brenda një viti.

Dekadën e fundit, Berati po pëson një tranzicion demografik me të fortë të qarqet e tjera. Këto zhvillime po reflektohen në reduktimin më të fortë të popullsisë që gjithashtu po ul normës së lindjeve.

Berati është një nga qarqet më potencialet më të mëdha të turizmit. Qyteti 2000 vjeçar po përthith nga viti në vit mijëra turistë nga e gjithë bota, teksa malet për rreth, me kanionet e Osumit dhe potencialet për zhvillimin e bujqësisë janë motive për të rritur popullsinë e zonës dhe jo për tkurrjen e saj.

Në 1 janar 2021, INSTAT e llogariti popullsinë e Beratit në 111,431 banorë nga 115,050 që ishte më 1 janar 2021.

Pas Beratit, norma e më e lartë rënies se popullsisë ishte në Dibër me 2,9%. Edhe pse qarku u lidh me Kryeqytetin nëpërmjet rrugës së re që shkurtoi distancën në pak më shumë se një orë, sërish zona po braktiset me shpejtësi edhe pse vendi ka traditë dhe potenciale të mëdha të burimeve natyrore në industri dhe turizëm.

Pas Dibrës, normën më të lartë të rënies të popullsisë e pati Lezha me 2.6% brenda një viti. Qarku që ka një turizëm bregdetar, që po zhvillohet fort vitet e fundit, u pakësua me 3100 banorë vitin e kaluar, teksa bizneset në zonën janë në emergjencë për punonjës.

Gjithashtu rënie të popullsisë me shumë se mesatarja kombëtare kishin qarqet e Elbasanit (2.5%), Fierit me (2.4%) dhe Korça me (2.5%).

Rënia e popullsie është problemi me serioz që po kalon vendi në dekadën e katërt të tranzicionit. Emigracioni ishte i fortë në tre dekadat e fundit, mirëpo po tani kur popullsia në total është zvogëluar ndjeshëm dhe është plakur, pasojat e zbrazjes janë shumë të dukshme.

Mungesa e kapitalit human është shndërruar në emergjencë për komunitetin e biznesit, të cilët po e rendisin si shqetësimin kryesor.

Që nga kur u regjistruan për herë të fundit, popullsia dhe banesat në vitin 2011, demografia e vendit ka pësuar ndryshime të mëdha nga emigrimi dhe lëvizjet e brendshme.

Matjet e tërthorta të INSTAT tregojnë se, janë larguar nga vendi gjatë dekadës së fundit 230 mijë deri në 600 mijë persona.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur zhvendosje të mëdha të popullsisë nga qarqet drejt qendrës së vendit. Qeveria që është operatori më i madh në ekonomik duket se, po bën investime në disa zona që në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë banor./monitor

The post Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra dhe Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë më 2022 appeared first on Albeu.com.

Specialisti i IT: Ky është qyteti shqiptar që kërkon më shumë video për të rritur në internet (VIDEO)
Jemi në fund të vitit dhe siç e do zakoni, ka ardhur koha e bilanceve. Specialisti i IT, Tomi Kallanxhi ka treguar dje në Goca dhe Gra se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në Google në vitin 2022.

“Ne si popull jemi të apasionuar pas trafikantëve dhe personat më të kërkuar në Shqipëri janë trafikantët dhe më pak politikanët. Luftar Hysa është personazhi që u përfol si aksioner i lojrave të fatit dhe ka thyer limitet për kërkime në internet”, shprhet specialisti.

Ndërkohë një tjetër statistikë që zbuloi Kallanxhi dhe bëri bujë është qyteti që kërkon më shumë video porno.

“Berati është i pari qytet që kërkon më shumë kategorinë Porno dhe i fundit qytet që kërkon më pak futbollin”./albeu.com/

The post Specialisti i IT: Ky është qyteti shqiptar që kërkon më shumë video për të rritur në internet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Hidhet nga kati i treti i një pallati 59-vjeçari, transportohet në gjendje të rëndë drejt spitalit të Beratit
Një 59-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i një pallati në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. A. Elezi, me origjinë nga qyteti i Kavajës dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Elezi është parë të hyjë në një pallat të kësaj lagjeje dhe më pas ka hipur në bordurën e hyrjes dhe është hedhur, raporton për BalkanWeb gazetarja Eneida Petova.

Banorët e lagjes, pasi kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë parë trupin në sheshpushimin e pallatit, kanë njoftuar menjëherë policinë. 59-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe aktualisht ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas mjekëve kirurg të spitalit tē Beratit, gjendja e tij është kritike dhe që prej mbërritjes në spital ai nuk ka reaguar. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë, që po punojnë për zbardhje e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që po kërkohen edhe kontaktet e familjarëve të tij për ti njoftuar për ngjarjen.

The post Hidhet nga kati i treti i një pallati 59-vjeçari, transportohet në gjendje të rëndë drejt spitalit të Beratit appeared first on Albeu.com.

Grida Duma ironizon Berishën nga Berati: E prisja dhunën atë ditë sepse e njoh (VIDEO)
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Gridsa Duma është takuar sot me gratë demokrate të LDG-së Berat. Duma ka deklaruar për mediat se ka ardhur momenti të thuhen të vërtetat brenda PD-së sepse vetëm të vërtetat që çojnë në një proces të shëndetshëm për ngritje e Partisë Demokratike në nivelin e meritës dhe në nivelin për të ardhur si forcë alternative në pushtet.

Kritikat e parashtruara nga zonjat demokrate beratase, Duma i ka cilësuar si vlerë të shtuar, pavarësisht momentit kritik që po kalon Partia Demokratike pasi-sipas saj-këto kritika lidheshin me mënyrat sesi mund të forcohet Partia Demokratike, jashtë çdo diskutimi mbi individë të veçantë.

Duke dekraruar se brenda dy javësh do të finalizohen zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas në Berat,Duma i ka cilësuar gratë demokrate si një forcë e madhe brenda PD-së.

Duma ka folur edhe për situatën e krijuar brenda selisë blu, teksa i ka cilësuar personat e lëkundur brenda PD-së si persona që duke kontribuar gjatë brenda Partisë Demokratike kanë të drejtë të jenë emocional, edhe pse të gjithë demokratëve u del si detyrë të jenë racionalë, të arsyeshëm dhe të kuptojnë që e vetmja mënyrë që i nxjerr demokratët të fituar është që Partia Demokratike të forcohet.

“Përtej emrave individualë, përtej Lulzim Bashës, Sali Berishës apo kujtdo tjetër ne të gjithë duhet të mendojmë që Partia Demokratike të jetë forca fituese dhe alternativa e shqiptarëve për ndryshim”-ka thënë Duma.

Ndrë të tjera, ajo ka komentuar edhe 8 janarin, duke e cilësuar si një ngjarje të shëmtuar, që nuk duhet të ndodhte. Duma thotë se e priste atë që ndodhi atë ditë, pasi e njeh Sali Berishën.

“Unë nuk doja që të ndodhte por e prisja që të ndodhte.E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike.Unë e di shumë mirë qëkur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qënë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës. Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë instutucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë”-ka thënë Duma nga Berati. /albeu.com/

The post Grida Duma ironizon Berishën nga Berati: E prisja dhunën atë ditë sepse e njoh (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, Këlliçi nga Berati: Ftoj të rinjtë t’i bashkohen PD-së (VIDEO)
Takimi brenda selisë së PD-së Berat, sot ishte i hapur për demokratët.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një mbledhje me anëtarësinë e Partisë Demokratike në Berat.

Ndryshe nga herët e tjera, mbledhja u zhvilluar brenda selisë së PD-së Berat, dyert e të cilës ishin të hapura sot për demokratët.

Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura e që zgjati 60 minuta, u diskutua me demokratët në lidhje me çeljen e proçesit zgjedhor në të gjitha nivelet deri në nivel kryetar dege, në të 71 degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Në përfundim të mbledhjes, drejtuesi i saj, Belind Këlliçi e ka cilësuar këtë proçes si një proçes të shumëpritur në Partinë Demokratike, për t’u bërë gati në përballjen elektorale më të shpejtë me qeverinë dhe Edi Ramën.

Këlliçi u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që aspirojnë të kenë një karrierë në Partinë Demokratike,që të vijnë të bashkohen dhe të bëhen pjesë e këtij proçesi të jashtëzakonshëm, që-sipas Këlliçit-do ta riorganizojë,do ta rivitalizojë por edhe do ta rifreskojë mbi të gjitha Partinë Demokratike në çdo cep të saj.

Fjala e plotë e Belind Këlliçit.

“Në një mbledhje të degës së Partisë Demokratike Berat u diskutua udhëzimi nr.3,i datës 10 Janar 2022, të Komisionit të Përkohshëm të rithemelit të Partisë Demokratike, në lidhje me çeljen e proçesit zgjedhor në të gjitha nivelet deri në nivel kryetar dege, në të 71 degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Ky është një proçes që ka nisur nga data 10 Janar dhe do të përfundojë në 15 Shkurt.

Është një proçes i shumëpritur në Partinë Demokratike, për shkak se demokratët me zor kanë pritur rifreskimi e strukturave, për tu bërë gati në përballjen elektorale më të shpejtë me qeverinë dhe Edi Ramën. Interesi i anëtarësisë së demokratëve për të marrë pjesë në këtë takim ka qënë i madh dhe gjithçka shkoi në mënyrë krejt normale.

Kur nuk ka dyer të blinduara dhe bunkerizim të selive të Partive Demokratike,demokratët dinë të operojnë, siç kanë ditur në këto 31-vite,në mënyrë paqësore, njerëzore dhe demokratike.

I drejtoj një thirrje të gjithë demokratëve por mbi të gjitha të rinjve, që duan dhe aspirojnë të kenë një karrierë në Partinë Demokratike, të vijnë të bashkohen me ne dhe të bëhen pjesë e këtij proçesi të jashtëzakonshëm,që do ta riorganizojë, do ta rivitalizojë por edhe do ta rifreskojë mbi të gjitha Partinë Demokratike në çdo cep të saj. Armiku ynë dhe kundërshtari politik është një dhe vetëm një, ai quhet Edi Rama dhe përballë do të na ketë Edi Rama dhe të gjithë ata që kanë tradhtuar misionin e të qënurit në opozitë dhe sot i shërbejnë Edi Ramës”-ka thënë Belind Këlliçi nga Berati. /albeu.com/

The post Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, Këlliçi nga Berati: Ftoj të rinjtë t’i bashkohen PD-së (VIDEO) appeared first on Albeu.com.