bashkimi i pd-se Archives - Albeu.com

Gjekmarkaj: Bashkimi i PD-së është elementi më thelbësor, ja si do ta mundim Ramën
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, ka reaguar lidhur me lëvizjet e fundit të opozitës, duke thënë se protesta e 20 Shkurtit i ka zhgënjyer të gjithë në një farë mënyre, disa pozitivisht e disa negativisht.

Sipas tij, bashkimi i PD-së, është elementi më thelbësor dhe se protesta nuk është çështje numrash, por fryme dhe shprese, gjë që u arrit.

Ai shtoi se Edi Rama, mundet vetëm përmes të ndryshmes dhe jo me të njëjtat forma dhe metoda që përdor ai vetë.

Ndër të tjera, ai thekson se; “Shqiptaret ndihen të sulmuar kudo e në çdo gjë ndaj ata protestojnë. Ata po i japin kredite opozites që të lexojë dëshirën e saj për ndryshim rrënjësor të asaj si parti politike dhe të Shqiperisë njëkohësisht”.

Reagimi i plotë:

“Me thirrjen e Opozites me 20 Shkurt u realizua një protestë e madhe në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Në një farë menyre ajo i zhgenjeu të gjithë, dikë pozitivisht e të tjerë negativisht.

Arsyet pse ata dolen janë disa. Bashkimi i PD-së është elementi më thelbesor. Kjo ngjarje nuk është çeshtje numerash por fryme dhe shprese. Ai e arriti këtë. Instikti bazik i një shoqerie që bombardohet ore e çast me propagande qeveritare e diplomatike në sherbim të pushtetit vepron në ndergjegjet individuale. Mungesa e çfardoshme e hapesirave të lirisë ku të perfaqesohet zëri dhe populli opozitar ka zhbalancuar gjithçka.

Perceptimi në rritje që Sali Berisha është arrestuar pa akuzë në thyerje të Kushtetutes si i perzgjedhur per tu bërë shembull tek gjithësecili ka shkaktuar pikëpyetje. Aferat korruptive, skandalet me paranë publike, arroganca e një qeverie e cila na vertit 11 fytyra në 11 vjet e varfer dhe e lodhur tashmë edhe në retorike.

Të gjithë perdorin nga 10 fjalë per kokë! E pasur vetem në arrogancë dhe harbuteri gjuha e tyre politike është shnderruar në provokative per shoqerinë. Figura të spikatura të kesaj mazhorance që kanë ngrënë “ fiq, kumbulla, dardhë, mjaltë, tasqebap, paçe pilaf, kukurec, kërmë pas shpine janë në burg” askush nuk mban pergjeqësi per ta as morale as politike. Diskursi publik me regji qendrore është perqendruar mbi opoziten! Të krijohet pershtypja se korruptohet qeveria -fajin e ka opozita! Kopuku bëhet minister fajin e ka opozita! Ikin shqiptaret e boshatiset vendi-fajin e ka opozita! Prishet kushtetuta dhe gelon krimi -fajin e ka opozita! Vidhen zgjedhjet -fajin e ka opozita. Proteston opozita në kuvend per trasparencë e llogaridhënie, perjashtohen nga 23, 19 deputet të saj -fajin e ka opozita!

Kerkojnë shqiptaret integrim, standarte, mireqenie-nuk i kemi, fajin e ka opozita. Nuk ka rrugë veriu, nuk udhetohet dot nëper të fajin e ka opozita.

Shqiptaret ndihen të sulmuar kudo e në çdo gjë ndaj ata protestojnë. Ata po i japin kredite opozites që të lexojë deshiren e saj për ndryshim rrenjesor të asaj si parti politike dhe të Shqiperisë njekohesisht. Protesta nuk kerkon vetem prapanica per të njëjtat karrige por njerez që rrinë në këmbe per ti sherbyer shoqerisë, jo si komisar por si individ e grupe politike me integritet, ide, e alternativa. Natyrisht merite kanë dhe strukturat e PD por kesaj here populli e tejkaloji atë dhe PD duhet të ndihet mirë, duhet ta perktheje si duhet atë mesazh dhe jo ta perkufizoje atë me gjuhë të vjeter dhe me aparatçikë. Njerzit nuk po kerkojnë të kunderten në të ngjashme por të ndryshmen. Duke u afruar koha e zgjedhjeve shoh që shtojen servilat dhe hallexhinjet. Partitë politike shqiptare PS dhe PD kanë shumë të tillë po shumë te cilet në ligjetimim e tyre synojnë veshet dhe emocionet e Liderit.

Duan ti shfaqin besnikeri deri në budallek deri në asgjesimin publik të karakterit. Pyetjes a dolen shumë njerez per Sali Berishen në proteste, i pergjigj sigurisht që po, por shumica e tyre dolen per të gjitha arsyet bashke ! Por ata dolen per shumë me teper se kaq! Ata i thanë opozites shpejto, vrapo, ndiqen deshiren per ndryshim dhe pergjigjiu asaj me program, ide, oferta dhe njerez te rinj sa më shumë të tillë! Lider është Berisha prej 34 vitesh, dhe jo të gjithë bashkëudhetaret e tij duhet të jene fytyra e “re” e PD. Ai kete pozicion e merr me vote, ndonëse personalisht do kisha preferuar realitet tjeter, po të tjeret si “ besnik” të tij mbijetojnë?

A mjafton kaq ! Të gjithë duhen , por secili duhet të behet i arsyeshem për të shtuar numerat, jo të asgjesojnë vetveten duke “ rritur” Berishen që tua kthejë me vendin në listë.

Bashkimi u bë, nuk zhbehet më, ishte minimumi si detyrim ndaj njerzve. Tani duhet të behemi fitues dhe jo servilë. Të mbetemi kritik dhe të mbledhim rreth vetes gjithkënd që e do mendimin e vet dhe respekton shumicen. Na duhen të gjithë ata demokratë e qytetarë që besojnë tek Spaku, na duhen gjithë ata që nuk duan konflikt me ambasaden e SHBA në Tiranë.

Edi Ramen keshtu e mundim, me të ndryshmen ! Me të njejtat forma të tij kam dyshime”.

The post Gjekmarkaj: Bashkimi i PD-së është elementi më thelbësor, ja si do ta mundim Ramën appeared first on Albeu.com.

Të mandatuarit e Berishës dhe Alibeajt ulen sot “kokë më kokë”, a do të bashkohet PD-ja?
Edi Paloka dhe Gazment Bardhi dy të mandatuarit e Berishës dhe Alibeajt janë gati të ulen sot përballë njëri-tjetrit për të diskutuar mbi mundësinë e bashkimit në zgjedhjet vendore. Kreu i PD, Sali Berisha mblodhi të hënën në selinë blu drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar mbi aksionin politik të opozitës por edhe nisjen e procesit të primareve. Në radhët e Berishës ka optimizëm se bashkimi mund të ndodh.

Por paralelisht me takimin e Berishës, në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj thirri deputetë te tij të grupit parlamentar. Në takimin me dyer të mbyllura, Gazment Bardhi sqaroi para deputetëve komunikimin me Edi Palokën, ku ndryshe nga optimizmi në radhët e deputetëve të Berishës u shpreh skeptik.

“Disa ditë më parë unë pranova të jem personi që do të kontaktoj me z. Paloka i cili është mandatuar nga grupi tjetër i kolegëve të PD. Dua t’ju sqaroj se kam qenë në komunikim me z.Paloka por nuk jemi takuar për shkak se ai ka qenë jashtë shtetit. Kemi dakordësuar që të takohemi të martën. Fatkeqësisht paralelisht me këtë takim të parashikuar me z. Paloka nga media jam njohur me një mbledhje që do të zhvillohet në PD për nisjen e procesit të primareve. Kjo na bën të jemi përpara një fakti të kryer. Por unë do t’i qëndroj deri në fund vullnetit të shumicës për të kryer çdo diskutim në funksion të daljes me kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore”.

Përballë vendosjes në pozitat e faktit të kryer, deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka i kërkuan kolegëve të tyre në grupin Alibeaj të nis puna për zhvillimin e takimeve dhe evidentimin e kandidatëve potencial për të dalë me emra të veçantë nëse negociatat do të dështojnë. Një skenar i tillë do ta çonte Partinë Demokratike dhe opozitën në pozitat e 6 marsit, ku dolën me 2 kandidatë dhe rezultuan humbës në 5 nga 6 bashkitë ku u garua.

The post Të mandatuarit e Berishës dhe Alibeajt ulen sot “kokë më kokë”, a do të bashkohet PD-ja? appeared first on Albeu.com.

A do ta tërheqë ankimimin nga Gjykata? Flet Enkelejd Alibeaj
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se Partia Demokratike i ka të gjitha hapësirat për bashkim.

Alibeaj tha se gjatë mbledhjes ka patur disa diskutime për mënyrën se si mund të bëhet bashkimi i partisë, prandaj kanë vendosur që çdo deputet ta bëjë propozimin me shkrim dhe ta dorëzojë ditën e mërkurë.

Komentet Alibeaj i ka bërë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë një konference për shtyp.

I pyetur nga gazetarë se a do ta tërheqë ankimimin në gjykatë, Alibeaj tha se ankimimi është një e drejtë kushtetuese.

Sipas tij PD i ka të gjitha mundësitë të punojë e të shkojë drejt bashkimit, pa u ndikuar nga vendimi i gjykatës.

Alibeaj: Në të njëjtën linjë të mbledhjes së kaluar ku zoti Berisha erdhi unë i thashë të njëjtën gjë. Megjithatë vura re me kënaqësi që shumica dërrmuese konstatuan në mënyrë të qartë disa gjëra të thjeshta që është lëvizja për të shkuar tek zgjidhja më e mirë për demokratët për bashkimin, një bashkim i cili do të duhet të realizohet në bazë të një procesi të përbashkët, ku të mos ketë përjashtime. Pothuajse të gjithë deputetët dhanë zgjidhje që e ofronin pikërisht këtë gjë, në fund unë kërkova që nesër secili deputet të propozojë në mënyrë shtjelluese propozimin e vet. Kishte një propozim që ishte i shkruar i qartë ai i zotit Lefter Gështenja. Kishte një konstatim për proces të njëanshëm që po bëhet deri tani.  Ne duam të fillojmë procesin e organizimin nga poshtë lart. Nuk do të bëjmë procese të nxituara, por procese që të japin sinjale bashkimi atje poshtë. Grupi parlamentar është institucioni si grup kolegjial. Unë dua të tregoj se edhe sikur një hapësirë e vogël të jetë do të duhet ta eksplorojmë, pasi vota të çon pastaj në një pikë pa rikthim. Pati modalitete dhe për një Kongres bashkimi. Dy pika janë ato që u rrahën, e para çfarë është bërë deri tani është e padobishme për vetë PD dhe e dyta një proces i përbashkët i çertifikuar zgjedhjesh që fillojnë nga baza dhe shkojnë lart. Propozimi i shumicës së deputetëve ishte që ajo që është baza e demokratëve ajo do të duhet të jetë e garantuar, e p-ara që t’i bëjmë shërbimin. Pati edhe propozime për lart, por këtë t’ia lëmë të nesërmes.

Pyetje: A do tërhiqeni nga apelimi?

Alibeaj: Kam qenë këtu para dy javësh, ditën që ishte një vendim i marrë në mënyrë të paligjshme, i marrë në konflikt interesi i deklaruar nga vetë gjyqtari dhe deklarova që do të bëj ankimim. Ankimimi besoj se është e drejtë Kushtetuese, unë besoj se ankimi është një mjet që e zgjidh çështjen në gjykatë. Unë besoj që një parti e cila synon qeverisjen dhe qëndron tek vlerat Kushtetuese kurrsesi nuk duhet të thotë mos-respektojmë gjykatat. Kur të flasin gjykatat me vendim të formës së prerë unë dhe gjithë të tjerët do të heshtim, deri në atë moment kemi të gjitha hapësirat për të bashkuar demokratët. Vajtja në gjykata nuk kufizon eksplorimin e mundësive për të gjetur bashkimin. Gjejmë bashkimin këtu, nuk ka nevojë për gjykatë./albeu.com/

The post A do ta tërheqë ankimimin nga Gjykata? Flet Enkelejd Alibeaj appeared first on Albeu.com.

“Berisha të tërhiqet”, Alibeaj i vendosur: Nuk pranojmë diskutime me Rithemelimin për këtë kusht
Kryetari i Komanduar në PD, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se demokratët duhet të bashkohen.

Komentet Alibeaj i bëri në një dalje për mediat ku tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve.

Alibeaj shtoi se nuk mund të diskutojnë kushtin që PD i ka vendosur Komisionit të Rithemelimit për moskandidimin e Berishës.

“Dita e sotme kujton për këdo që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë. Bashkimi tek vlerat është çelësi për ata që vuajnë sot peshën e diktaturës. Respekti ndaj njëri tjetrit bashkimi ndaj regjimit që është instaluar në Shqipëri. Besoj që është thirrja sot më shumë se kurrë. Kësaj do duhet të shpresojmë t’i shërbejmë”, tha Alibeaj.

“Bashkimi është ndër demokratë. Bëhet fjalë për ata që s’kanë përfituar dhe kanë sakrifikuar. Do kemi kohë se sot është një ditë feste. Do kemi kohë për procedurat.

E rëndësishme është sensi i mirë që buron nga ato vlera. Të bëhemi bashkë pikërisht për këtë”, shtoi Alibeaj.

“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar. Do diskutohet prej kohësh, besoj se ishte ajo që përfshinte të gjitha kërkesat. Do veprohet sipas procedurave. Nuk do jetë e fundit do kemi diskutim”, përfundoi Alibeaj.

Sot Rithemelimi do organizojë një mbledhje në orën 18:00, bashkë me Sali Berishën, për të dalë me një qëndrim zyrtarë për kërkesën e PD-së./albeu.com/

The post “Berisha të tërhiqet”, Alibeaj i vendosur: Nuk pranojmë diskutime me Rithemelimin për këtë kusht appeared first on Albeu.com.

Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i Grida Dumës
Pas dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga drejtimi i PD-së, ka reaguar edhe deputetja demokrate, Grida Duma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se nga ky çast PD mund të ndërtojë projektin e fitores së madhe.

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!  Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”, shkruan ajo.

Pas humbjes së PD në zgjedhjet e 6 marsit, Duma ka qenë ndër të parat që kërkoi dorëheqjen e Bashës./albeu.com/

The post Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i Grida Dumës appeared first on Albeu.com.