bankat Archives - Albeu.com

Bankat, 13,3 miliardë lekë kredi konsumatore në 3-mujorin e parë 2025
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 3 muajt e parë të vitit 2025 kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar, duke përfshirë edhe overdraftet, kishte vlerën e 13,3 miliardë lekëve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kredia konsumatore u rrit me 27,7 % në 2025, ndërsa huadhënia është orientuar më së shumti drejt monedhës vendase, lekut.

Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit mars kishte vlerën e 92,3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 14,7 %.

Sipas BSH-së, në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë që financon blerjen e banesave, rritja po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.

The post Bankat, 13,3 miliardë lekë kredi konsumatore në 3-mujorin e parë 2025 appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët s’kanë lekë, marrin borxhe/ Bankat rrisin numrin e kredive të dhëna. Ja si ndahen ato
Bankat në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm shifrat e kredive të dhëna deri në fund të korrikut të këtij viti.

Banka e Shqipërisë raporton se sinjalet pozitive janë si për bizneset në investimet ashtu dhe për individët në konsum apo blerje të pronave të paluajtshme.

Për këto dy të fundit shtesa në shtatë mujor është me 15 për qind ose me 4 pikë më e lartë se rritja e së njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Madje, në blerjen e apartamenteve dinamika ka qenë e njëjtë që prej janarit.

“Kredia për banesa përbën rreth 67.4%, rreth 1 % më shumë se fundi i vitit 2023”, thuhet në analizë.

Madje, edhe bankat vijojnë të tregohen tolerante në këtë fushë duke ulur dhe normën e interesit nga mesatarja 4.5 në 4.1.

Edhe në fushën e bizneseve rritja ka qenë e ndjeshme me 13%, ose rreth dy herë më të lartë se ajo e shënuar një gjashtëmujor më parë.

Madje, rezulton se 64 për qind të totalit e zënë huatë afatgjatë, çka është sinjal për pritshmërinë në rritje nga investimet.

Institucioni financiar në vend shton se rënia e normave të interesit shënohet si në rastin e kontratave me monedhën vendase, ashtu edhe me atë të huaj.

The post Shqiptarët s’kanë lekë, marrin borxhe/ Bankat rrisin numrin e kredive të dhëna. Ja si ndahen ato appeared first on Albeu.com.

Kosovë, rritet fitimi i bankave tregtare në gjashtëmujorin e parë 2024
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për periudhën janar-qershor 2024 nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera ndaj qytetarëve dhe bizneseve, bankat tregtare kanë pasur fitim të pastër 90.9 milionë euro, ose 8.2 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në gjashtëmujorin e parë 2023 fitimi i bankave ka qenë 82.6 milionë euro. Në vitin 2022 në këtë periudhë fitimi i bankave ishte 65 milionë euro, raporton KosovaPress.

Norma e interesit për muajin qershor të këtij viti ishte 6.1 për qind.

Numri i qytetarëve që kanë marrë kredi nëpër bankat tregtare në Kosovë është rritur mbi 6 mijë deri në qershor të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Afro 87 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi në gjashtëmujorin e parë. Ndërkaq, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin qershor është mbi 5 miliardë euro, që nga njohësit e ekonomisë vlerësohet si shqetësuese. Ndërsa norma mesatare e interesit ka shënuar një rënie të lehtë.

The post Kosovë, rritet fitimi i bankave tregtare në gjashtëmujorin e parë 2024 appeared first on Albeu.com.

Cfarë po ndodh? “Black out” në të gjithë botën, preken bankat, aeroportet, hekurudhat e linjat e transportit
Rrjetet jetike si bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë, radiofonikë dhe supermarketet janë prekur nga probleme të sistemeve të IT.

Linjat ajrore të mëdha amerikane janë ndalur.

Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global.

Përdoruesit në subreddit për firmën e sigurisë kibernetike Crowdstrike, raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re.

Përdoruesit në Australi filluan të raportojnë probleme herët këtë mëngjes, duke deklaruar se ishin bllokuar nga stacionet e tyre të punës, sipas Sky News.

The post Cfarë po ndodh? “Black out” në të gjithë botën, preken bankat, aeroportet, hekurudhat e linjat e transportit appeared first on Albeu.com.

Bankat në pritje të pensionistëve: Kosto zero për hapjen e llogarisë dhe mirëmbajtjen e saj
Që nga data 3 Prill 2024 ka hyrë në fuqi ligji që u jep mundësi 730 mijë pensionistëve dhe shtresave të tjera të margjinalizuara të shoqërisë që të hapin llogari bankare me kosto zero.

“Ne detyrojmë bankat që të hapin llogari me kosto zero qoftë për hapjen e saj, qoftë për mirëmbajtjen e saj, për të gjitha ato shtresa popullsie që nuk e kanë pasur këtë llogari deri më sot, përfshihen në radhë të parë pensionistët, por edhe të gjitha shtresat e tjera të margjinalizuara, ata që marrin ndihmë financiare, studentët, të rinjtë në përgjithësi, kemi përfshirë edhe të huajt që kanë marrë statusin e refugjatit në Shqipëri. Kostot e mirëmbajtjes së një llogarie variojnë nga 1500 lekë deri në 3000 lekë në mauj. Mund të ketë edhe kosto të konsideruexshme për nicvelin e pensioneve që ne kemji dhe të ndihmës socialie që ne kemi”, tha Deniz Deralla,  drejtor i departamentit të mbikëqyrjes, BSH.

Përfitues nga ky ligj do të jenë edhe 70 mijë pensionistë, që sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sot e marrin pensionin në bankë, si klient normal, duke paguar kosto.

“Pensionistët që sot e marrin pnesuionin në bankë si konsumatorë normal të bankës, do të kenë mundësinë ta mbyllin këtë llogari dhe të hapin llogari me shërbime bazike për të mos pasur ato kosto minimale që sot i kanë”, tha Deralla.

I vetmi rast kur do të ketë kosto për përdoruesit e shërbimeve bazike do të jetë kur ata i përdorin kartat në banka të ndryshme nga ajo që i ka lëshuar apo kur kryejnë transferta me jashtë.

The post Bankat në pritje të pensionistëve: Kosto zero për hapjen e llogarisë dhe mirëmbajtjen e saj appeared first on Albeu.com.

Çfarë bëjnë bankat me paratë tona?!
Shumica e njerëzve kanë llogari bankare. Ju vendosni para në bankë dhe i tërhiqni ato kur ju nevojiten. Për bankën, paratë tuaja nuk janë thjesht një fond për ruajtje.

Janë një kredi që mund ta përdorin për të fituar më shumë para.

Ndiqni këtë rrugëtim të parave tuaja në bankë:

1.Kur paratë tuaja hyjnë në bankë, ato futen menjëherë në punë përmes sistemit financiar. Kjo ndodh edhe nëse është para, çek apo diçka tjetër, si një depozitë direkte nga puna juaj.

2.Një shumë e vogël lihet mënjanë si rezervë, qoftë në kasafortën e bankës apo banka të tjera. Historikisht, bankave u është kërkuar të mbajnë në dorë një sasi të vogël parash, zakonisht midis 3 dhe 10 për qind të depozitave të tyre. Bankat e mëdha, duhet të kenë mjaftueshëm fond për të financuar tërheqjet dhe pagesat.

3.Disa nga paratë tuaja u jepen hua bizneseve, zakonisht në formën e kredive të biznesit të vogël. Bizneset paguajnë interes në bankë, që është një nga mënyrat se si bankat fitojnë para.

4.Një pjesë parave tuaja kalon edhe te njerëzit e tjerë, në formën e hipotekave, kredive për makina dhe kredive personale. Banka ngarkon interes për këto kredi. Ato zakonisht zgjasin pesë, 10, 15, madje edhe 30 vjet, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të të ardhurave në bankë.

5.Bankat gjithashtu ruajnë depozita në obligacione dhe letra me vlerë të qeverisë që paguajnë interes. Këto konsiderohen investime të qëndrueshme me kthime të parashikueshme.

The post Çfarë bëjnë bankat me paratë tona?! appeared first on Albeu.com.

Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rrezikun e një krize bankare që do të zhvillohej nga turbulencat e fundit financiare globale duke goditur ekonominë edhe më fort se kriza e energjisë e lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Pas një takimi në Bruksel, krerët e qeverive së BE-së thanë se huadhënësit në Evropë janë përgjithësisht në pozita të shëndetshme dhe në gjendje të përballojnë një kombinim të rritjes së normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.

“Sistemi bankar është i qëndrueshëm në Evropë,” u tha gazetarëve kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit. Kryeministri holandez Mark Rutte tha: “Në përgjithësi, mendoj se jemi në gjendje të mirë”.

Diskutimet e BE-së erdhën pas mbylljes së dy bankave amerikane nga rregullatorët amerikanë, përfshirë Silicon Valley Bank, dhe një blerjeje të orkestruar nga Zvicra të huadhënësit problematik Credit Suisse nga rivali UBS.

Veprimet emergjente në të dy anët e Atlantikut ringjallën kujtimet e krizës financiare globale të vitit 2008 dhe krizës së borxhit të BE-së që pasoi, që pothuajse shpërbëu monedhën euro që tani përdoret nga 20 vende evropiane.

Një tregues i shqetësimeve në tregun evropian, aksionet e kompanisë Deutsche Bank, huadhënësi më i madh i Gjermanisë, ranë deri në 14% në Frankfurt të premten.

Kancelari Scholz hodhi poshtë idenë e dobësive themelore në bankën Deutsche Bank, duke thënë se ajo është bërë “shumë fitimprurëse” pas modernizimit të biznesit të saj.

“Nuk ka asnjë arsye për të pasur ndonjë shqetësim,” tha ai.

Ekonomia evropiane është ngadalësuar me shpejtësi që kur Rusia pushtoi Ukrainën 13 muaj më parë e deri më sot, duke e lënë BE-në në rrezik të një recesioni. Lufta ka nxitur inflacionin duke sjellë shkurtime në furnizimet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus dhe ka ulur besimin e konsumatorëve dhe të biznesit.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, pret që rritja ekonomike në bllokun prej 27-vendesh të ngadalësohet në 0.8% këtë vit nga 3.5% në 2022 dhe 5.4% në 2021. Një rikthim i parashikuar i rritjes në 1.6% vitin e ardhshëm varet nga një sektor i shëndetshëm bankar që është në gjendje të japë kredi për bizneset dhe konsumatorët dhe të mbrojë depozitat.

BE-ja ka përforcuar rregulloret e saj të institucioneve financiare që nga kriza e borxhit të euros dhe para së premtes pak shenja ishte shfaqur për një përhapje më të gjerë në Evropë nga shpëtimi dramatik i Credit Suisse.

Megjithatë, mbikëqyrja financiare në Evropë mbetet në duart e autoriteteve të BE-së dhe kombëtare që ndjekin qasje të përbashkëta në vend që t’i kushtojnë vëmendje një rregulloreje të vetme aktuale evropiane.

Në frontin e tregut, zyrtarët kanë thënë se bankat evropiane në përgjithësi kanë rezerva adekuate të parave – ndërkohë që kërkojnë ende vigjilencë. “Sektori ynë bankar është elastik, me pozita të forta kapitali dhe likuiditeti”, thanë liderët e BE-së në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre. /VOA

The post Udhëheqësit e BE-së minimizojnë rreziqet bankare ndërsa ekonomia dobësohet appeared first on Albeu.com.

“Hakerat nuk vjedhin dot lekët e qytetarëve nëpër banka”, Karamuço: E bëjnë për panik
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ditën e sotme ka folur lidhur me sulmet kibernetike pre e të cilave ka rënë vendi ynë kohët e fundit.

Hakerat iranianë kanë bërë publike edhe llogaritë bankare të qytetarëve.

Sipas ekspertit, hakerat nuk merren më me qeverinë, por tashmë e kanë fokusin te bankat dhe nuk kanë qëllim të vjedhin. Ata duan të krijojnë panik, tha eksperti në Abc.

Karamuço: Ka të dhëna për spiunazh të mundshëm pas gushtit. Ne dijeninë time, ka pasur dhe raste te tjera të një niveli më të ulet. Disa agjentë janë ndaluar para se t’i bënin këto sulme. Ka pasur tentativa dhe mbrëmë ka dalë informacione nga një bankë, është thyer sekreti bankar. Hakerat nuk kanë mundësi të vjedhin bankën dhe qytetarët, thjesht duan të krijojnë panik.

Ata vazhdojnë të sulmojnë, kanë lënë qeverinë dhe kane vazhduar me bankat. Çuçi tha se duhet të ngrihet Qendra e Mbrojtjes Kibernetike që ne të kemi një koordinim me institucionet dhe të dimë si të mbrohemi. Ne sulmin e kaluar ne nuk dinim se çfarë ishin sulmet kibernetike nuk ishim të trajnuar. Pësimet janë kthyer në mësime për ne. /Albeu.com.

The post “Hakerat nuk vjedhin dot lekët e qytetarëve nëpër banka”, Karamuço: E bëjnë për panik appeared first on Albeu.com.

Vlera më e lartë që prej 2021, çfarë po ndodh me llogaritë bankare, ja sa u shtuan depozitat në muajin qershor
Depozitat bankare në Euro gjatë muajit qershor shënuan rritjen më të lartë qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e depozitave bankare në monedhën Europiane në mesin e këtij viti shënoi një rekord të ri historik, në vlerën e 5.7 miliardë Eurove. Totali i depozitave në këtë monedhë u shtua me 101 milionë Euro në një muaj, rritja mujore më e lartë qysh prej gushtit të kaluar.

Rritja e depozitave në Euro ishte e shpërndarë mes individëve dhe bizneseve, ndërkohë që u përqendrua kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, tendencë kjo e përvijuar qartë në vitet e fundit, për shkak të normave të ulëta të interesit. Rritja vjetore e depozitave në Euro ka arritur në 18.6%, nivel ky ndjeshëm më i lartë se rritja mesatare e depozitave bankare.

Shifrat dëshmojnë për prurje dhe ofertë të lartë të Euros në ekonominë shqiptare. Kjo ofertë po reflektohet edhe në kursin e këmbimit të Euros ndaj Lekut, që po qëndron në nivelet më të ulëta historike dhe gjatë muajve të fundit ka thyer rekord pas rekordi në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro këmbehej të enjten me 116.62 Lekë, nivel 4.2% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër faktorët e dukshëm dhe të matshëm, rritja e prurjes së Euros reflekton në radhë të parë shifrat rekord të turizmit hyrës në Shqipëri. Sipas INSTAT, në gjashtë muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e vizituan 2.55 milionë shtetas të huaj, në rritje me 51% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Është e arsyeshme të besohet se rritja e vizitave të shtetasve të huaj në nivelet më të larta historike po ndikon edhe në shtimin e prurjeve të Euros në ekonominë shqiptare. Ndër të tjera, rritja e lartë e depozitave në Euro gjatë qershorit dëshmon edhe faktin se rritja sezonale e ofertës po bëhet më e shpërndarë në kohë dhe është më pak e përqendruar vetëm në periudhën korrik-gusht. Megjithatë, pritshmëritë janë që për dy muajt e pikut të sezonit veror rritja e depozitave në Euro të jetë edhe më e lartë.

Monedha europiane vazhdon të dominojë strukturën e depozitave bankare, megjithë përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për ta reduktuar peshën e saj, nëpërmjet disa masave rregullatore në vitin 2018. Por, prania e Euros në ekonominë shqiptare duket se ka rrënjë të thella dhe përpjekjet për ta “luftuar” vetëm brenda sektorit financiar nuk po japin shumë sukses.

Depozitat në Euro madje vazhdojnë të rriten, pavarësisht zhvlerësimit kundrejt monedhës vendase. Duke qenë se shpenzimet e konsumit në ekonominë shqiptare kryhen kryesisht në Lekë, zhvlerësimi i Euros e ndikon negativisht vlerën e kursimeve në këtë valutë. Por, me sa duket, individët dhe bizneset nuk i japin shumë rëndësi këtij faktori dhe monedha europiane perceptohet si më e besueshme, pavarësisht zhvlerësimit ndaj Lekut. Një ndikim të madh në këtë zgjedhje mund të ketë edhe euroizimi i lartë i ekonomisë së brendshme dhe fakti që asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pronat, përgjithësisht kuotohen dhe tregtohen në Euro.

The post Vlera më e lartë që prej 2021, çfarë po ndodh me llogaritë bankare, ja sa u shtuan depozitat në muajin qershor appeared first on Albeu.com.

Cilat ishin dhe kur u hapën bankat e para moderne në Shqipëri?
Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN

Për herë të parë, Shqipëria pati një bankë të sajën në vitin 1913, pas shpalljes së Pavarësisë, edhe pse me një veprimtari të kufizuar e pa mundur të realizojë misionin për të cilin ishte krijuar.

Megjithatë, prezenca e institucioneve financiare moderne daton shumë më herët; që në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane dhe e ndarë në 4 njësi administrative.

Instituti i parë financiar modern për veprimet monetare në Perandorinë Osmane u krijua në vitin 1863. Deri në atë kohë, Perandoria kishte refuzuar që të modernizonte financat por situata e borxhit të thelluar ndaj shteteve europiane e ktheu në domosdoshmëri nevojën për modernizimin e financave.

Në këtë mënyrë, u krijua edhe Banka Perandorake Osmane apo ‘Banque Imperiale Ottomane’, me kapital të përbashkët francez dhe anglez dhe që kishte në qendër të funksionit të saj emetimin e kartëmonedhave dhe kreditimin.

Kjo bankë krijoi degë edhe në trojet shqiptare; në qendrat e 4 vilajeteve, në Shkodër, Shkup, Manastir e Janinë.

‘Ziraat Bankasi’ apo Banka Agrare

Një bankë tjetër, edhe më e rëndësishme se Banka Perandorake ishte Banka Agrare që u krijua paralelisht me të. Roli i kësaj banke ishte më i rëndësishëm për shkak të modelit ekonomik që vetë perandoria, dhe Shqipëria si pjesë e saj, kishte në ato vite.

Perandoria Osmane ishte një perandori agrare, ku modeli ekonomik ishte i bazuar te bujqësia e blegtoria e ku shkëmbimet ende bëheshin me mallra e ku taksat paguheshin po me mallra.

Në këtë kontekst ekonomik, roli i një banke agrare mori rol më të madh edhe në Shqipëri.

Rrjeti i kësaj banke ishte më i madh sesa i Bankës Perandorake dhe shtrihej në çdo qendër sanxhaku (prefecture) me degë dhe me arka në çdo qendër nënprefekture.

Kjo bankë pati degë në Janinë, Leskovik, Filat e Margëlliç si dhe në Gjirokastër, Berat, Vlorë, Delvinë, Përmet e Tepelenë.

Kushti kryesor për dhënien e kredisë ishte lënia peng e tokës bujqësore dhe për shkak të mënyrës sesi ishte ndarë pronësia në Shqipëri, jo të gjithë kishin tokë në pronësi e si rrjedhojë nuk mund të plotësonin këtë kriter për të marrë kredi.

Historiani Kristo Frashëri në botimin e tij “Monedha, krediti dhe banka në shqipëri gjatë shekujve”, citon Vjetarin e Vilajetit të Janinës, sipas të cilit në vitin 1903, shumën më të madhe të kredive e kishin dhënë dega e Bankës në Berat, e ndjekur nga dega në Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Tepelenë  e në fund, Delvinë.

“Me gjithë ngritjen e dy bankave shtetërore turke, dhënia e kredive si dhe më parë nga tregtarët fajdexhinj privatë nuk u ndërpre. Përkundrazi, erdhi vazhdimisht duke u rritur. Duke u rritur vazhdimisht erdhi edhe pamundësia e tyre për të shlyer kreditë në afatet e caktuara.

Si rrjedhim, jo pak fajdexhinj, të cilët zakonisht ishin tregtarë, nxirrnin me lehtësi nga gjykatat vendimin për konfiskimin e tokave ose të kafshëve të tyre të punës. Kështu, krahas bejlerëve çifligarë u krijua në fund të sundimit osman edhe shtresa e tregtarëve çifligarë” shkruan Frashëri në studimin e tij.

Banka “Tozzi & Company” apo “Societa Commerciale D’Oriente”

Kjo mund të konsiderohet si banka e parë europiane që vjen në Shqipëri. Ngritja e kësaj banke vjen në një kohë kur Italia kishte nisur të fitonte betejën për tregun e Ballkanit me Austro Hungarinë.

Ky institucion financiar u krijua në vitin 1907 nën emrin “Societa Commerciale D’Oriente (Shoqëria Tregtare e Orientit)”, me misionin që të promovojë nismat industriale e bankare në Lindjen e afërme.

Studiuesit Lorenzo Iaselli në studimin e tij “Finanza, industrie e infrastrutture: la ferrovia transbalcanica e le sue ricadute per l’espansione economica italiana nei Balcani (1900-1920)” evidenton se  shoqëria e zgjeroi shpejt rrezen  e veprimit në Shqipëri  përmes hapjes së filialeve në Shkodër, Durrës e Vlorë si dhe në Malin e Zi, në Tivar e Podgoricë.

Banka Kombëtare e Shqipërisë në 1913

Pasi Shqipëria shpalli Pavarësinë në vitin 1912, në vend u ndëpre veprimtaria e dy bankave osmane (Bankës Perandorake Osmane dhe Bankës Agrare) ndërsa likujdimi i tyre u mor përsipër nga drejtoritë e financave që u krijuan nga shteti i ri shqiptar.

Menjëherë u ndëmor hapi i ngritjes së bankës së parë shqiptare që u cilësua edhe si akti i dytë më i rëndësishëm i Pavarësisë, pas atij të ngritjes së flamurit. Akti i koncesionit u nënshkrua në tetorin e vitit 1913 nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e bankave italiane dhe austriake.

Firmëtarët ishin Baroni Karol Piter dhe Oskar Pollak, në emër të “Wienner Bank Verein” dhe Pietro Fenoglio e Guido Ansbacher, në emër të “Banka Commerciale Italiana”.  Vendimi përcaktonte se Banka Kombëtare e Shqipërisë do të ishte do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

Për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, veprimtaria e bankës u kufizua vetëm në një transaksion bankar duke mos mundur të realizonte misionin e emetimit të kartëmonedhës apo të kreditimit të ekonomisë.

Bankat ‘ushtarake’/ 3 bankat austriake dhe hungareze në Shkodër, banka italiane në Vlorë

Me hyrjen në vitin 1916 të ushtrisë austro-hungareze, në zonën e veriut të vendit që administrohej nga kjo perandori, u krijuan degët e tre bankave më të rëndësishme. Në Shkodër u hapën filialet bankare të “Wienner Bank Verein”, “Pester Bank” dhe “Ungarische Bank”.

Këto banka nuk emetuan monedha e kartëmonedha por shërbyen si zyra për kryerjen e veprimeve financiare në funksion të ushtrisë dhe të luftës. Një ndër aktivitetet më të mëdha ishte shitja dhe garantimi i huave të luftës që emetonte Perandoria Austro-Hungareze.

Nga ana tjetër, po për qëllime ushtarake, në Vlorë u hap një filial i  ‘Banca Commerciale Italiana’ me qendër në Milano, që gjithashtu kreu veprime të thjeshta financiare në funksion të ushtrisë.

Bashkitë dhe oda tregtare e Beratit në funksionin e bankave

Ndryshe nga sa kishte ndodhur me ushtritë austrohungarezë dhe italiane që kishin sjellë në vend filiale të bankave të tyre, ushtria franceze që administronte kryesisht zonën e Korçës, zbatoi vendimin e Administratës së Krahinës Autonome të Korçës.

Krahina autonome e Korçës u krijua me 10 dhjetor të vitit 1916. Administrate shqiptare e Korçës ushtroi edhe funksionet e një banke, duke emetuar në janarin e vitit 1917 kartëmonedhat e saj shqiptare. Këto kartëmonedha jo vetëm plotësonin nevojat që kishte ekonomia lokale për shkëmbime por edhe i jepte zgjidhje problemit të zhvlerësimit të dhrahmive greke.

Kartëmonedhat u shtypën nga Drejtoria e Financave të Korçës dhe u quajtën Frang, njësoj si monedha zyrtare e Francës. Mbulimi i këtyre kartëmonedhave, ndryshe nga sa ndodhte në atë kohë, u bë nga të ardhurat e taksave dhe jo nga rezervat e arit.

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, në mungesë të një banke e në kushtet e një ‘babilonie’ monedhash të huaja që qarkullonin në vend, qeveria shqiptare ndërmori masat e para për rregullimin e situatës monetare të vendit. Në vitin 1920 do të vendosej për herë të parë nxjerrja e të ardhurave shtetërore në bazën e frangut ar.

Në këtë periudhë ekonomia shqiptare përballej me një serë problematikash e një nga shkaqet ishte edhe mungesa e monedhës divizionare, pra e monedhave me vlerë të ulët që mund të përdoreshin për shkëmbime të ndryshme.

Nevoja për të pasur monedha divizionare, i detyroi disa bashki që të vinin në qarkullim nën garancinë e tyre në vitet 1920 dhe 1921, disa lloje monedhash me vlera të ulëta për të përballuar shkëmbimin lokal me përdorim vetëm brenda territorit të juridiksionit të tyre.

Kjo masë do të zyrtarizohej në vitin 1923 kur qeveria me anë të ligjit të datës 16 janar do të autorizonte bashkitë që të vinin në qarkullim kartëmonedhën krahinare, deri në një shumë prej 80 mijë frangash ari secila.

Në bazë të këtij ligji, disa prej bashkive si ajo e Shkodrës apo ajo e Korçës, kanë pasur të shtypur e kanë vënë në qarkullim kartëmonedha prej 0.25 franga ari, 0,50 franga ari, 1 e 2 franga ari, të cilat në vitin 1924 do të hiqeshin nga qarkullimi. Në Berat, ky rol u mor nga Dhoma Tregtare e Beratit.

Çështja bankare e Shqipërisë u zgjidh në vitin 1925 kur u nënshkrua koncesioni për ngritjen e Bankës Kombëtare të Shqipnis’ që i hapi rrugë emetimit të monedhës zyrtare shqiptare.

The post Cilat ishin dhe kur u hapën bankat e para moderne në Shqipëri? appeared first on Albeu.com.