ballkani hapur Archives - Albeu.com

Taravari: Do të propozoj largimin e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”
Kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari ka paraqitur dy pikat kyçe nga programi i tij, në mesin e të cilave është edhe largimin e RMV-së nga “Ballkani i Hapur”.

“Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë.

Do t’i propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur.

Harmonizim të plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, shkruan Taravari në Facebook.

The post Taravari: Do të propozoj largimin e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur” appeared first on Albeu.com.

Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shfaqur edhe një herë rezervat e tij për nismën rajonale, Ballkani i Hapur, gjatë një vizite në Shqipëri, të dielën.

Udhëheqësi maqedonas u takua me homologun e tij shqiptar, Bajram Begaj, në Pustec, ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri.

Të dy presidentët folën më 23 korrik për marrëdhënie të mira mes dy vendeve dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian, por interesi i gazetarëve bëri që deklarata e tyre për mediat të përqendrohet te Ballkani i Hapur.

Presidenti maqedonas tha se mungesa e tri prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismën rajonale është mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur, ku, pos Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, bën pjesë edhe Serbia.

“Është e pakontestueshme, për vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se ombrellë për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit”, është shprehur Pendarovski.

“Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i Hapur. Gjashtë shtete marrin pjesë në Procesin e Berlinit, ndërsa vetëm tri shtete në Ballkanin e Hapur, dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Begaj, theksoi se vendimi për vazhdimin apo jo të nismës rajonale i përket politikës.

“Padyshim, çdo iniciativë rajonale është e mirë. Vendimmarrësit ekzekutivë politikë mendojnë për vazhdimin e një iniciative apo jo”, është shprehur Begaj.

“Fati” i kësaj nisme rajonale është ende i paqartë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi pak kohë më parë se misioni i Ballkanit të Hapur ka përfunduar, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një takimi joformal të udhëheqësve të rajonit në Tiranë theksoi se nisma vazhdon të ekzistojë, dhe vazhdon me projekte të përbashkëta.

Rreth një vit më parë, Pendarovski pati deklaruar se Ballkani i Hapur mund të jetë ide e mirë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, por jo edhe alternativë për Bashkimin Evropian, që, sipas tij, duhet të jetë prioritet për rajonin.

Ai ka shprehur rezervat e tij që prej fillimit të kësaj nisme.

“Unë, që në vitin 2019, kam pasur rezerva lidhur me këtë nismë, dhe i kam thënë se cilat janë ato: të mos jetë si alternativë e Bashkimit Evropian e kështu me radhë…”, ka thënë Pendarovski.

“Unë nuk kam problem me këtë nismë dhe këtë ua kam thënë edhe iniciatorëve të saj, pasi e shoh se nuk ka komponentë politike, apo në thelb nuk është alternativë për integrimet evropiane”, pati deklaruar Pendarovski.

Nisma rajonale, që fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u firmos nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma Ballkani i Hapur më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal./rel

The post Pendarovski në Shqipëri: Mungesa e tri shteteve në Ballkanin e Hapur, mangësi e madhe appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate në ekonomi
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha në Itali se kufijtë po pengojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të komunikojnë me njëri-tjetrin, ndaj duhet të hiqen sa më parë.

“Ballkani i Hapur po jep rezultate për njerëzit e bizneset. Ballkani i Hapur nuk është nismë politike por ekonomike, e cila mbështetet në 4 liritë në të cilat bazohet BE dhe provohet përmes shifrave. Tregtia e MK dhe Serbisë në 2022 krahasuar me 2019 është rritur me 53%. Kjo provon se barrierat jotarifore ishin ato që ndaluan bizneset të ecin së bashku. Ne përmirësuam rritëm dhe përshpejtuam tregtinë mes vendeve.

Nuk ka budallallëk më të madh se kufijtë në Ballkan. Jemi të vetmet vende me kufi në Europë. Të dhënat që Vucic ndau me ne që 70% e transportit kalohet në kufi ndahen edhe nga Banka Botërore. S’kemi nevojë për këta kufi. Ky panair verërash është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut. Sot do të shihni verëra me shumë cilësi nga vreshtat më të mira. Ky bashkëpunim rajonal që kemi jo vetëm ndihmon qytetarët por të gjithë në 3 vendet tona. Po kështu do jetë mundësi për të tërhequr ekspozuesit që të vijnë te panairi ynë i verërave. Diskutuam edhe për prodhuesit filmikë, kineastët shkojnë në festival të rëndësishme në mbarë botën por kemi rënë dakord që të kemi festivalin e Filmit në Shkup.

Nëse ka një gjë që ka rezultuar e drejtë është se nëse jemi së bashku, jemi gjithmonë më të fortë”, tha Kovaçevski.

The post Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate në ekonomi appeared first on Albeu.com.

Pendarovski mesazh Brukselit: Vendosni kush ka prioritet ”Ballkani i Hapur” apo ”Procesi i Berlinit”?!
Presidenti Stevo Pendarovski I ka bërë thirrje Brukselit që të vendos prioritetin midis dy nismave ekonomike në rajonin e Ballkanit perëndimor – “Ballkanit të Hapur “ dhe Procesit të Berlinit”, në të kundërtën, sic percjell KlanM, deklaratën e tij, “gara” mes dy nismave mund të shkaktojë ndarje në rajon.

Ndarja, sic tha Pendarovski, vjen nga fakti që në “Ballkanin e Hapur” marrin pjesë vetëm tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në ekonomi ekziston një kompeticion midis dy nismave. “Ballkani i Hapur” është aktiv dhe punon tashmë tr evite, por Brukseli para tre muajve ktheu në “dyer të mëdha” “Procesin e Berlinit”, kurse me konferencën e fundit dha mesazhin se dëshiron të promovohet në organizatë – ombrellë ku të tjerët do të jenë vetëm komponenta. Dy nismat janë të dobishme, megjithatë, duhet të bëj thirrje tek përgjegjësit dhe kompetentët në Bruksel që të bëjnë prioritetin midis këtyre dy cështjeve, për shkak se nëse ata nuk e bëjnë në Bruksel, ne në Ballkan asnjëherë nuk mund ta bëjmë, kurse mbi këtë bazë njerëzit po ndahen, mes tjerash edhe për shkak se në “Ballkanin e Hapur” janë vetëm tre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor” – ka deklaruar Presidenti Pendarovski në tryezën e sotme të rrumbullakët “ Ballkani Perëndimor midis Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e BE-së deri në 2030” të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve. /KlanMacedonia/

The post Pendarovski mesazh Brukselit: Vendosni kush ka prioritet ”Ballkani i Hapur” apo ”Procesi i Berlinit”?! appeared first on Albeu.com.

Berisha: Ballkani i Hapur, aksi ku lëvizin dhe operojnë bandat më të rëndësishme në rajon
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shprehur dhe njëherë kundërshtinë e tij ndaj projektit Ballkani i Hapur, duke thënë se është një “aks ”ku lëvizin dhe operojnë bandat më të rëndësishme në rajon.

“Ajo që është dëmtuar më rëndë dhe që është shndërruar në një rrezik madhor për shqiptarët, lidhet direkt me çështjet e sigurisë. Sot jemi vend anëtar I NATO-së që definicion, ne nuk mund të kemi kërcënime për sigurinë kombëtare, sepse aleanca ka traktatin, nenet e saj dhe zotimi së fundi i Joe Biden se një inç po u prek në vendet anëtarë të NATO aleanca do të veprojë si një e tërë. Megjithatë, ajo që është tejet shqetësuese është një përpjekje e hapur e Edi Ramës për të njësuar Shqipërinë me Serbinë, e cila në të gjitha kohërat është e njohur si Rusia e Vogël. Dhe, në këtë kontekst duhet thënë se nëse Shqipëria dihet të ishte e para që Shqipëria të refuzonte këtë projekt, është qeveria e Kosovës ajo që është shndërruar në një faktor të gjysmimit të aleancës trelaterale. Kjo aleancë përbën një problem për rendin, sigurinë dhe luftën kundër krimit, pasi janë në këtë aks ku lëvizin dhe operojnë bandat më të rëndësishme të Ballkanit. Ballkani i Hapur është një Ballkan i hapur për krimin, drogën dhe pasigurinë. Por në raport me sigurinë kombëtare, rendin dhe jetën, veprimtarinë e policisë dhe organeve ligj zbatuese ajo që ka patur efektin më shkatërrimtar në Shqipëri ka qenë dhe është drogë. Ju jeni dëshmitarë që kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës, erdhi me skaf. Nga ët gjithë politikanët shqiptarë, I vetmi që në atë kohë kishte skaf dhe u emërua ministër. Në një akt shkatërrimtar për rendin, goditën policinë e shtetit dhe hapën rrugë për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi apo Kanabistan”, tha Berisha./albeu.com

The post Berisha: Ballkani i Hapur, aksi ku lëvizin dhe operojnë bandat më të rëndësishme në rajon appeared first on Albeu.com.

“Serbia mbylli kufijtë, Rama gojën”, Meta flet për tensionet në veri të Kosovës: Tashmë e qartë se çfarë është Ballkani i Hapur
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku po flet për situatën në veri të Kosovës të krijuar pas shtyrjes së zbatimit të marrëveshjes së reciprocitetit me Serbinë.

Meta tha se Shqipëria duhet të rreshtohet përkrah Kosovës dhe tha se Serbia nuk duhet të vendosë bllokada por duhet të sanksionojë ndaj Rusisë.

“Është e qartë se Serbia dhe Kosova kanë firmosur një marrëveshje. Serbia do të zbatojë vetëm marrëveshjet që i interesojnë dhe do t’u shmanget përgjegjësive nga marrëveshje të cilat ajo është e detyruar t’i respektojë se i ka nënshkruan. Se çafrë është Ballkani i Hapur është i qartë. Serbia mbylli kufijtë, Rama gojën. Se çfarë është Ballkani i Hapur e ka thënë kryeministri i Malit të Zi. Koha që serbi të vërë sanksione ndaj Rusisë, jo të vendosë bllokada. Kjo është një sjellje destabilizuese, e përsëritur, që tregon qartë politikë n e vërtetë të saj”, tha Meta.

Deklarata e plotë

Pas një tensioni artificial të krijuar në Veriun e Kosovës dhe në Pikat e Kalimit Kufitar Kosovë-Serbi, të nxitur nga ana e Beogradit, jemi të kënaqur që situata tani është shumë më e qetë dhe po shkon drejt stabilizimit të plotë.

Edhe këtë herë klasa politike në Kosove, pozitë dhe opozitë së bashku, treguan pjekuri politike dhe ishin njëzëri në mbrojtje të interesit shtetëror, integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe sundimit të ligjit.

Ngjarjet e mbrëmshme janë tregues i qartë që Serbia nuk është e interesuar të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ndërmjetësuara nga faktori ndërkombëtar, të firmosura në Bruksel me Kosovën, përkundrazi i bllokon ato dhe i keqpërdor maksimalisht vetëm në interes të politikave destruktive dhe destabilizuese duke u fshehur pas grupeve kriminale në Veri të Republikës së Kosovës.

Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave është në themelet e Bashkimit Europian. Në BE nuk mund të shkohet me bllokime të marrëveshjeve ndërkombëtarisht të obligueshme, siç po bën Serbia.

Nxitja e tensioneve nga ana e Serbisë në Veri të Kosovës dhe më gjerë në rajon, është në dëm jo vetëm të rajonit tonë, por edhe mbarë Europës.

Siguria dhe stabiliteti në rajonin tonë është sot më i domosdoshëm se asnjëherë tjetër.

Institucionet e Kosovës treguan pjekuri dhe mençuri që bashkëpunuan dhe pranuan këshillën e aleatëve perëndimorë, BE dhe SHBA, që për 30 ditë të shtyhen masat e reciprocitetit të kalimit të qytetarëve, mallrave dhe mjeteve motorike me Serbinë.

Bashkimi Europian duhet të jetë më këmbëngulës dhe të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjet e firmosura me Kosovën, si dhe të jetë i qartë se çdo tendencë për destabilizimin e rajonit do të dënohet dhe do të ndëshkohet ashpër. Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në Veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës. Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Europolit dhe Interpolit.

Qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri i saj, nuk duhet të bëjnë lojën e strucit nga halli se i mbetet qejfi shefit të “Ballkanit të Hapur”, por të pozicionohet qartë në krah të Kosovës dhe të drejtës së saj. Siç e pamë qartë dje, Serbia mbylli kufijtë, KM mbyll gojën.

Partia e Lirisë vlerëson se është koha të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, si një paketë e plotë, që do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemet mes të dy vendeve.

Çdo zgjidhje e pjesshme dhe jo tërësore, do të jetë një shteg i hapur për tensione të vazhdueshme dhe me kosto të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Procesi i Berlinit dhe integrimet euro-atlantike, janë e vetmja rrugë e drejtë dhe e sigurt për të gjithë rajonin.

The post “Serbia mbylli kufijtë, Rama gojën”, Meta flet për tensionet në veri të Kosovës: Tashmë e qartë se çfarë është Ballkani i Hapur appeared first on Albeu.com.

Berisha: Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës, e treguan kartonët e kuq për Srebrenicën
Ish-kryeministri Sali Berisha, bashkëbisedim për trashëgiminë kulturore, me temë: Nga gërmadhat e Teatrit te “shitja” e Butrintit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te Ballkani i Hapur, për të cilin tha se është ndarja e Kosovës dhe këtë e provoi ngritja e kartonit të kuq nga socialistët për masakrën e Srebrenicës.

“Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës. E kam deklaruar herë pas here, dhe më pas jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, ku prodhimet e tyre hidhen në kanal. Janë rritur 40% importet bujqësore të Shqipërisë nga Serbia. është moment jo i favorshëm për ne si komb. Ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë. Edhe këtë bëtejë do ta fitojmë. Edi Rama është tërësisht i përfshirë. Ju e patë vetë ku shkon kopeja. E patë kur u ngritën kartonat e kuq për Srebrenicën. është vetëm efekt kopeje. Njeriu ka një ndërgjegjie, dhe ministres Margariti i mungon. është misioni i saj mbrojtja e trashëgimisë kulturore të Butrintit. Ju garantoj se shqetësimet serioze që u ngritën këtu, do të jenë pjesë e programit. Teatri Kombëtar do të ngrihet siç ka qenë”, tha Berisha. /albeu.com

The post Berisha: Ballkani i Hapur është ndarja e Kosovës, e treguan kartonët e kuq për Srebrenicën appeared first on Albeu.com.

Sa kohë i duhet Malit të Zi për të hyrë në Ballkanin e Hapur, sipas Abazoviç
Se a do të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se për gjëra të rëndësishme nuk vendosin për dy ditë.

Megjithatë, Abazoviq tha se qëndrimi i tij është pozitiv, por gjërat që janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen e rajonit nuk duhet të rrezikohet të vendoset për dy ditë, në vend që të vendoset për 20-30 ditë apo dy muaj.

“Për hir të qytetarëve presim të krijojmë një dokument që do të përfshijë shumë më tepër informacion. Besoj se njerëzit në Mal të Zi nuk kanë informacion të mjaftueshëm për Ballkanin e Hapur. Qëndrimi im është shumë pozitiv, jam pro. Por për gjërat që janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen e rajonit, nuk duhet të rrezikojmë vetëm pse duam të marrim një vendim brenda dy ditësh në vend se të vendosim për 20-30 ditë apo dy muaj.”, tha Abazoviq në një intervistë për rts, pas vizitës së tij dy ditore në Beograd.

Kryeministri malazez theksoi se Ballkani Hapur mund të quhet fëmijë i procesit të Berlinit, apo vazhdimi i këtij procesi.

“Kur bëhet fjalë nëse bie në kundërshtim me procesin e Berlinit – nuk është. Është plotësisht i pajtueshëm dhe Ballkani i Hapur mund të quhet fëmijë i procesit të Berlinit apo vazhdim i procesit të Berlinit. A i inkurajojmë të gjashtë vendet të jenë pjesë e iniciativës? Ne po përpiqemi gjithashtu që çdo gjë të jetë në përputhje me rregullat evropiane. Jemi në favor që Ballkani i Hapur të na ndihmojë të jemi ekonomikisht konkurrues me njëri-tjetrin dhe që të trajnojë qenien tonë ekonomike dhe të krijojë një supozim të mirë që nesër, kur të gjithë do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, do të jemi sa më të suksesshëm në raport me shtetet tashmë anëtare”, thekson Abazovic./express

The post Sa kohë i duhet Malit të Zi për të hyrë në Ballkanin e Hapur, sipas Abazoviç appeared first on Albeu.com.

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Në Ballkan të Hapur, s’ka fusnotë
Ambasadorja amerikane në Mal Të Zi, Judy Rising Reinke, ka thënë se SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur me kusht që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të përfaqësohen “plotësisht dhe në mënyrë të barabartë”.

Reinke tha se në Ballkanin e Hapur s’ka fusnotë dhe s’ka kushte të veçanta.

Më tej ajo shtoi se e mbështesin këtë iniciativë përderisa ajo është plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian.

“Ekziston një grup i thjeshtë kushtesh, dhe ai është që “Ballkani i Hapur” është plotësisht dhe njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pa fusnota, pa kushte të veçanta. Pra, përderisa ajo është e hapur për të gjithë dhe për sa kohë që të gjitha parimet brenda Ballkanit të Hapur janë plotësisht në përputhje me kushtet që do të priste BE në procesin e anëtarësimit. Këto janë kushtet. Kjo do t’u jepte vendeve të Ballkanit Perëndimor një shans për të ndërtuar ekonomitë e tyre, për të punuar për të vendosur norma dhe parime rregullatore për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe burimeve dhe për të qenë më të përgatitur me afrimin e anëtarësimit në BE”, tha ajo.

Po ashtu, ajo tha se nuk është me rëndësi nëse kjo iniciativë mbështet nga Rusia, për të është me rëndësi se për çfarë bëhet fjalë në Ballkanin e Hapur.

“Për mua, çelësi nuk është se kush mbështet, por se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ajo që ne kuptojmë dhe mbështesim është “Ballkani i Hapur” i cili është njëlloj i hapur për të gjashtë vendet e Ballkanit dhe plotësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian”, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës./gazetaexpress

The post Ambasadorja amerikane në Mal të Zi: Në Ballkan të Hapur, s’ka fusnotë appeared first on Albeu.com.

Rama flet për “Ballkanin e Hapur” në Kosovë: As nuk na bashkon dhe as nuk na ndan
Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për Ballkanin e Hapur, ku tha që është një nisme që s nuk e bashkon me Kosovën, por as nuk e ndan.

Kurti: Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle dhe memorandum gjithsej 19 dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëdhëniet tona janë vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit.

Rama: Është e vërtete që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por ama Ballkani i Hapur nuk na ndan, në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, nuk është sekret, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që të ecim përpara në marrëdhëniet bilaterale. Tarifat doganore, heqja e të gjitha tarifave doganore për kompanitë, është sot në Ballkanin e Hapur dhe duam ta bëjmë e me Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë pa asnjë diskutim, madje për sa i përket tarifave doganore Kosova ka kërkuar pak kohë për studim, dhe ne do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme dhe do ta hapim pa tarifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës./albeu.com

The post Rama flet për “Ballkanin e Hapur” në Kosovë: As nuk na bashkon dhe as nuk na ndan appeared first on Albeu.com.