Audi A8 Archives - Albeu.com

Audi A8 “fluturon” në Rrugën e Kombit me 205km/h, si e pësoi drejtuesi
Mjetet e Inteligjencës së Policisë Rrugore kanë konstatuar një mjet luksoz Audi A8 që po lëvizte me shpejtësi prej 205 km/h në Rrugën e Kombit.

Për pasojë, drejtuesi është gjobitur me 40,000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese

“Qarkulloi me shpejtësi 205 km/orë, në Rrugën e Kombit, konstatohet nga mjetet inteligjente të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, si dhe ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë të rinj dhe me masë plotësuese, drejtuesi i një automjeti tip “Audi A8”, njofton policia.

Gjithashtu nga kontrollet, gjatë 2 javëve të para të muajit korrik, shërbimet e Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, të pajisura me mjete logjistike bashkëkohore, ndëshkuan 144 shtetas që drejtonin automjetin përkatës, me shpejtësi nga 150 km/orë deri në 205 km/orë, prej tyre:

-135 shtetas kosovarë u ndëshkuan me masë administrative sa dyfishi i masës administrative që parashikon Kodi Rrugor;

-9 shtetasve shqiptarë iu është pezulluar leja e drejtimit për periudha nga 3 deri në 12 muaj, si dhe iu janë zbritur nga 5 deri në 8 pikë nga leja përkatëse e drejtimit.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, 70 automjete janë shpallur “Alert”, pasi qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, në tunelin e Kalimashit.

The post Audi A8 “fluturon” në Rrugën e Kombit me 205km/h, si e pësoi drejtuesi appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca për sekusetrimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe Audi A8 që përdorte Kejvina Kthella
Është shtyrë seanca gjyqësore për sekuestrimin e pasurive të Redjan Rrajës, përfshirë edhe makinën Audi A8 të models, Kejvina Kthella.

Kjo është hera e tretë që Gjykata e Posaçme shtyn seancën për kërkesën e SPAK për konfiskime e pasurive të Redjan Rraja.

Seanca u shty për shkak të mungesës së avokates së bahskëshortes së Dedjan Rrajës, ndërkohë mësohet se më seancën e sotme nuk u paraqitës as Kejvina Kthella e as Redjan Rraja.

Ish-velina Kejvina Kthjella u vu në qendër të mediave për shkak të miqësisë së saj më Redjan Rrajën, njohje për të cilën u mor në pyetje edhe nga prokuroria pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj. Kjo pasi i dyshuar kryesor për atentatin është Rrahja./albeu.com/

The post Shtyhet seanca për sekusetrimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre dhe Audi A8 që përdorte Kejvina Kthella appeared first on Albeu.com.

PAMJE/ Luani dhe koleksion i makinave luksoze, a është ky Audi A8 me të cilën u pa për herë të fundit Ervis Martinaj?
Ndërkohë që policia nuk ka dalë ende me një version zyrtar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, detaje të reja kanë dalë në lidhje me ditët e fundit kur ai është parë në Tiranë. Siç deklaroi më herët gazetari Artan Hoxha në ABC, Martinaj është parë mes datave 5-7 gusht në Tiranë dhe më pas është zhdukur.

Për herë të fundit, Ervis Martinaj është parë të lëvizë me një makinë tip Audi A8 ngjyrë e zezë. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara më herët në rrjetet sociale në lidhje me një këlysh luani që ai mbante në ambientet e hotelit të tij, në sfond është një makinë Audi A8, me të njëjtën ngjyrë me atë me të cilën u pa të lëvizte për herë të fundit Ervis Martinaj.

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?

Policia nuk ka një version zyrtar në lidhje me çfarë ka ndodhur me të, megjithatë në media deri më tani kanë dalë dy versione kryesore. Një pjesë e gazetarëve të kronikës raportojnë duke iu referuar një videoje që ata thonë se e kanë parë, se Ervis Martinaj është kapur nga kundërshtarët e tij dhe është ekzekutuar. Ndërkohë, versioni tjetër lidhet me një skenar në lidhje me zhdukjen e tij me qëllim shmangien nga policia e cila e kishte shpallur në kërkim, por edhe prej kundërshtarëve pas vrasjeve të fundit në rrethin e tij shoqëror.

Tërmeti në botën e mafias

Largimi nga terreni i Ervis Martinajt, qoftë i eliminuar fizikisht apo i zhdukur vetë duket se ka krijuar një realitet të ri në botën e krimit të organizuar në vend, të cilët qarkullojnë qindra miliona euro dhe kanë të infiltruar persona të tyret në polici dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Bëhet fjalë për nivele tepër të larta të krimit të organizuar, të cilët mund të kërcënojnë edhe njerëzit e afërt të ministrave apo kryeministrit.

Kush po “mbretëron” tani?

Gazetari i ABC shprehet se përballë Ervis Martinajt janë organizuar disa grupe kriminale, të cilat kanë patur një qëllim të vetëm: Largimin e tij nga “loja” pasi ishte kthyer në një personazh që kishte prishur balancat e marrëdhënieve mes krimit, politikës dhe botës së biznesit. Hoxha paralajmëroi gjatë intervistës në ABC se grupi në fjalë, i cili ka financa tepër të shëndosha si edhe një grup të armatosur profesionistësh janë ata që do të mbretërojnë gjatë dekadës së ardhshme në fushën e krimit të organizuar.

Sipas tij, ky grup është një “përbindësh” që u krijuar për të hequr qafe Martinajn, ndërkohë që tashmë do të kthehen në një rrezik të madh për vendin pasi kanë gjithçka që iu duhet për të qenë të paprekshëm, qoftë edhe mbështetjen politike, raporton abcnews.al.

Kush e donte të vdekur Ervis Martinajn?

Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013. Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend.

Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.

Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare.

Dorëzimi të kundërshtarët

Artan Hoxha tha në ABC se pasi grupi që kishte përballë dukej tepër i fortë dhe me një skuadër “killerash” të pamëshirshëm, Ervis Martinaj nisi kërkimin e aleancave të reja. Fillimisht ai shkoi në Vlorë duke kontaktuar me një personazh të njohur të botës së krimit atje, ndërsa për herë të fundit është parë në një zonë pranë Fushë Krujës, ku është futur në një banesë me qëllim lidhjen e një aleance me një grup kriminal që operon në këtë territor. Hoxha tha se është pikërisht ky momenti ku dyshohet se ky grup e ka “shitur” Martinajn te kundërshtarët e tij, ku ata që e kanë marrë kanë ndërhyrë si një skuadër policie, e veshur me uniformë të Forcave Speciale.

Gazetari thotë se është pikërisht ky momenti kur familjarëve të Martinajt i shkon një mesazh ku shkruhej se “policia do të bëjë kontrolle”. Sipas Hoxhës, fillimisht njerëzit e Martinajt kanë menduar se atë e mori policia, por rezultoi se ishin kundërshtarët e tij.

Megjithatë, pavarësisht videos që qarkullon, e cila është e turbullt dhe nuk identifikohet mirë, policia nuk ka dhënë ende asnjë version mbi një prej zhdukjeve më të mistershme të dekadës së fundit. /abcnews.al

The post PAMJE/ Luani dhe koleksion i makinave luksoze, a është ky Audi A8 me të cilën u pa për herë të fundit Ervis Martinaj? appeared first on Albeu.com.