ARTAN LAME SKANDAL Archives - Albeu.com

Basha për përgjimet e Artan Lames: Akt kriminal!
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Kadastrës Artan Lame përdor legalizimet për fushatë. Basha nga Kamza e ka cilësuar këtë si akt kriminal.

Para qindra mbështetësve demokratë Basha tha se Rama premton legalizime, por në të vërtetë kërkon të marrë votën e qytetarëve duke mashtruar. Kreu i demokratëve kërkoi votën për Partinë Demokratike për të vijuar më tej përfundimin e procesit të legalizimeve.

“E dëgjuat si drejtori i Kadastrës me porosi të Ramës udhëzon që të shkojë derë më derë  e t’u thonë familjeve që do t’ua bëjmë legalizimet pasi të na jepni votën, por në fakt ne nuk do t’ua bëjmë por s’mund t’ua themi tani. Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do t’i prishë pas 25 prillit është sakrifica e jetës dhe familjes. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’ua prish pas zgjedhjeve vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Kjo është politika që shkatërroi vendin. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, dhe gjithë Shqipëria. Me 25 prill do ta largojmë duke votuar numrin 9 për të përfunduar procesin  e legalizimit. Për të gjithë ata që meritojnë dhe do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi.ora e ndryshimit nuk ka të ndalur,” tha Basha.

Basha u shpreh i bindur se PD do të sjellë të dielën fitoren e jashtëzakonshme që do të hyjë në histori. Kryedemokrati kërkoi pjesëmarrje masive ditën e zgjedhjeve për të larguar sipas tij njëherë e mirë të keqen.

“Do të jetë pjesëmarrja më masive dhe fitorja më e thellë në historinë e vendit. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme këtu në Kamëz. E kam parë në sytë e nënave, të rinjve nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndalë. Forca e ndryshimit ndodhet këtu në këtë shesh dhe dhjetëra e qindra të tjerë si ky, të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për ti dhënë fund dimrit tetë vjeçar. Për ta larguar njëherë e mirë me votë. Tetë vite dështime, tetë vite mashtrime. Tani po vje ora dhe dita e shqiptarëve për ti dhënë përgjigje duke votuar numrin 9. Të gjithë bashkë drejt kutive të votimit. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 9 për t’i dhënë fund njëherë e mirë politikës së mashtrimeve,” deklaroi kreu i PD. /albeu.com/

The post Basha për përgjimet e Artan Lames: Akt kriminal! appeared first on Albeu.com.

Artan Lame në panik? Mesazh punonjësve të Kadastrës: Mos flisni me persona të dyshimtë
Mega skandali i audio përgjimit të drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, ka detyruar rilindjen që të marrë masa.

Në një mesazh që është shpërndarë në adresë të punonjësve të Kadastrës dhe jo vetëm, lexohet udheëzimi i Lames ndaj punonjësve që të shmangin bisedat me persona të dyshimtë.

‘Pershendetje te gjitheve

Duke marr shkak nga situata ne rrjetet sociale per drejtorin e kadastres, nje lajm qe do te demtoje imazhin tone, ju lutemi gjithesecilit prej jush kujdes me ke flisni dhe per cfare flisni.

Bisedat keto dite jane te kota, mundesisht komunikim zero me persona te dyshimte.

Ju lutemi te gjitheve!’, shkruan Lame në mesazhin e drejtuar ndaj punonjësve të tij.

The post Artan Lame në panik? Mesazh punonjësve të Kadastrës: Mos flisni me persona të dyshimtë appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha nxjerr regjistrimin, Artan Lame: Gënjejini pronarët, ndryshe votojnë PD-në! (VIDEO)
Ndërkohë që ende nuk është mbyllur skandali i patronazhistëve, një skandal tjetër është bërë publik. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio e cila zbulon skandalin e madh për legalizimin e banesave të shqiptarve nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

“100 mijë objekte të cilat ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz që po u the që nuk bëhet, ia hodhe palës tjetër. U bënë mish për top për palën tjetër. Pra do të vazhdojnë të trajttohen do të shikohet, do ta diskutojmë dhe do rishohim… “- dëgjohet të thotë Lame duke mësuar se si të gënjejnë 100 mijë pronarë të cilët mund të kthehen vota për opozitën.

Hoxha shkruan se maxhoranca me një llogari të thjeshtë duke gënjyer dhe mashtruar shqiptarët për legalizimin e shtëpive fiton në kuti 200 mijë vota pra gati 20 mandate në parlamentin e ardhshëm.

Reagimi i plotë:

Sa me shume afrohet 25 prilli, aq me e eger dhe e paskrupullt behet fushata zgjedhore…

Me nje fjale, nga shitja e sapunit për djath, kemi evoluar në shitjen e sapunit për kaçkavall, po nga ai francezi ama.

Ndersa humbim kohe me “patronazhistet” e partise, “patronazhistet” e vertete të qeverise, po bejne kerdine…

Me poshte keni nje rregjistrim audio, sesi nje nga agjensite me te rendesishme qeveritare, Agjensia Shteterore e Kadastres, instruktohet qartesisht sesi duhet ti manipuloje, mashtroje, apo mbaje me shprese të kote, pronaret e afro 100 mije ndertimeve pa leje, të cilet kane aplikuar për legalizim.

Direktiva eshte e qarte, “nese u themi qe nuk legalizohen shtepite tuaja, i kemi hedhur direkt mish për top per kundershtarin”…

Prandaj duhet ti mbajme varur…

Me nje llogari te thjeshte, 100 mije ndertime pa leje, jane minimalisht dy vota per shtepi, ose 200 mije vota në kuti, gati me shume se 20 mandate në parlamentin e ardhshem.

Prandaj popull qendroni vigjilent deri të dielen…

Zbardhja e plotë e audio përgjimit:

Eshtë bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për proçesin e legalizimeve në vijim, unë kam paraqitur situatën e kam iniciuar unë vetë takimin për të informuar dhe atë po dhe për të marrë një input politik që ore si do vazhdoj proçesi, ëëë dhe llogjika ime ka qene kjo:

Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen…

…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim ëëë, atë, ëë kur të rishihet ëë legjislacioni…

…i hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur ëëë duke ëëë sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse ëëë do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhe, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtpi, prapa kësaj ëë të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh, është…

…Millosheviçi ti thoj që ëë ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv që do të thotë janë rrangalla, plera, rrangalla, depo, magazina, ëëë kshu si quhen këto, garazhe shtesa anësore një katëshe plera që shkatërrojn qytetin brënda, do përgatisim një masë të madhe nga këto dhe në bllok këto ti skualifikojm në bashkëpunim me bashkitë që të lëm sa më pak këtë masën që nuk legalizohen dot që nuk legalizohen dot diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që janë që përmbyten ça ti thuash atyre që nuk ë, që do tua skualifikoj, edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithë juve ditën e parë pas zgjedhjeve do jeni të legalizuar, edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht i intereson atij se ça është politika, ai thotë të shpëtoj shtëpinë… /albeu.com/

The post Artan Hoxha nxjerr regjistrimin, Artan Lame: Gënjejini pronarët, ndryshe votojnë PD-në! (VIDEO) appeared first on Albeu.com.