Arjan Tase Archives - Albeu.com

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, 18 vite burg për ish-policin Tase
Ish efektivi Arjan Tase i cili përplasi për vdekje vogëlushen Jonada Avdiaj është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 12 vite burg.

Ndaj tij Gjykata ka dhënë 18 vjet burg, por i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar tashmë me 12 vjet.

Arjan Tase shkaktoi tragjedinë në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjecare pasi i godit nga mjeti lundrues që drejtohej nga ish-punonjësi i policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Potam të Himarës.

The post Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, 18 vite burg për ish-policin Tase appeared first on Albeu.com.

Një vit nga tragjedia e Potamit, si u përplas për vdekje me skaf 7-vjeçarja Jonada nga ish-polici Arjan Tase
Data 2 gusht 2022 ka qenë një ditë tragjedie në Shqipëri. Ndërsa po shijonte pushimet me familjen e saj në Potam të Himarës, 7-vjeçarja Jonada Avdiu u përplas nga helikat e një skafi, që i morën jetën.

Skafi drejtohej nga Arjan Tasi, ish-punonjës policie, i cili akuzohet akuzohet për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte.

Para disa ditësh, Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas hetimeve ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues Arjan Tase të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Vlorë përfundon hetimet për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën e mitura J.A., akuzat për 9 të pandehurit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.918/2022 aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasje me dashje” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 76 dhe 248 i Kodit Penal.

Fakti penal i referohet ngjarjes së datës 02.08.2022, të ndodhur në zonën e Potam, Himarë, ku ka gjetur vdekjen e mitura J.A., si pasojë e përplasjes nga mjeti lundrues ujor MERCURI, NENA 154, në drejtimin e të cilit ka qënë shtetasi A.T.

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit A.T., të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Hetimet janë përqëndruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:

A.T., për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal;

F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kotrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

B. A. dhe A.B., me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes./albeu.com

The post Një vit nga tragjedia e Potamit, si u përplas për vdekje me skaf 7-vjeçarja Jonada nga ish-polici Arjan Tase appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Potam/ Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet, ish-efektivi Arjan Tase akuzohet për vrasje me dashje
Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për tragjedinë në Himarë një vit më parë, ku ish-polici përplasi për vdekje  me  skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Ish-polici Arjan Tase është marrë i pandehur, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit Arjan Tase, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Prokuroria bën me dije gjithashtu se çon për gjykim edhe tetë zyrtarë të policisë kufitare të bashkisë  Himarë me akuzat për shpërdorim detyre.

Si ndodhi tragjedia?

Në plazhin e Potamit, Arjan Tase, duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, ka goditur vajzën e mitur e cila po lahej në bregdet. Vogëlushja, për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para syve të qindar pushuesve, të cilët janë tronditur nga ajo që kanë parë.

Familja e viktimës, me mbiemër Avdia, kishte nga ardhur nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri, ndërsa me origjinë ishte nga Tropoja. Pushuesit, të cilët knë qenë dëshmitarë okularë të ngjarjes, u shprehën se mjeti është afruar në breg dhe ka bërë një manovër kthimi indietro dhe në këtë moment helika ka goditur fëmijën, ndërsa drejtuesi nuk ka qenë aspak i vëmendshëm për të shmangur atë.

Kush është Arjan Tase, drejtuesi i skafit që goditi për vdekje 7-vjeçaren?

Arjan Tase është efektiv policie me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan. Ai ka pasur performancë të dobët në punë pas rikthimit në detyrë, pasi ishte i pezulluar më parë si shef i komisariatit Himarë.  Gjithashtu mësohet se edhe kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës. Në dhjetor të 2020 në kuadër të operacionit antidrogë ai u arrestua së bashku me disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë, por fitoi pafajësinë nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022. Po ashtu, burime pranë AMP-së së Elbasanit bëjnë me dije Arjan Tase nuk ka arritur nivelin e nevojshëm të kryerjes së detyrave të funksionit që mbante aktualisht. Pas ngjarjes, Tase u arrestua dhe u shkarkua. Në dëshminë e tij, oficeri ka deklaruar se në momentin kur ka goditur vajzën, gomonia ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend. Ai ka shtuar gjithashtu se në mëngjes kishte shkuar me makinë në Porto Palermo për të marre aty gomonen dhe se mjetin ia kishte marrë djalit të xhaxhait por ka deklaruar se edhe vetë kishte leje drejtimi të mjeteve lundruese. Gjithashtu ai ka bërë me dije se kishte udhëtuar me gomone nga Porto Palermo në drejtim të Potamit ku do merrte gruan dhe fëmijët për t’i nxjerrë shëtitje në det. Nga pamjet që kanë qarkulluar në rrjet, shihet një gjakftohtësi nga ana e Tases pas ngjarjes. Ai është sulmuar me fjalë nga njerëzit për pakujdesinë e treguar, ndërsa ka treguar dhe arrogancë, ndërsa i ati i vogëlushes, nga hidhërimi i thellë, ka tentuar ta godasë. I pafuqishëm para humbjes së madhe, ai u gjunjëzua në tokë.

Njoftimi

Prokuroria Vlorës ka përfunduar hetimet për ngjarjen tragjike në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdiaj, teksa po notonte në plazhin e Potamit.

Sipas prokurorisë, nën hetim për këtë ngjarje janë nëntë persona, të cilët akuzohen si persona përgjegjës për krimin e rëndë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.918/2022 aktet e të cilit bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasje me dashje” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 76 dhe 248 i Kodit Penal.

Fakti penal i referohet ngjarjes së datës 02.08.2022, të ndodhur në zonën e Potam, Himarë, ku ka gjetur vdekjen e mitura Jonada Avdia, si pasojë e përplasjes nga mjeti lundrues ujor MERCURI, NENA 154, në drejtimin e të cilit ka qenë shtetasi Arjan Tase.

Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit nga ana e drejtuesit të mjetit lundrues shtetasit Arjan Tase, të zonës së përcaktuar (kufizuar) për notarë si dhe manovrës së gabuar në drejtimin e mjetit.

Hetimet janë përqendruar në institucionet përgjegjëse të ngarkuara për zbatimin e sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik dhe konkretisht Bashkia Himarë, Komisariati Himarë si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, duke u marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit:

Arjan Tase, për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal;

F.M., me detyrë shef i sektorit të kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës “parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

N. B., me detyrë shef stacioni në Stacionin e Policisë Kufitare, Dhërmi, në sektorin e kufirit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

L. A., B.M. dhe K.H., me detyrë trupa shërbimi në mjetin lundrues BP06, të ngarkuar me kontrollin e vijës bregdetare në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

A. D. me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

B. A. dhe A.B., me detyrë përgjegjës dhe punonjës të Policisë Bashkiake në Bashkinë Himarë, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal si punonjës që kanë kryer kontrolle periodike në vendin e ngjarjes./albeu.com/

The post Tragjedia në Potam/ Prokuroria e Vlorës përfundon hetimet, ish-efektivi Arjan Tase akuzohet për vrasje me dashje appeared first on Albeu.com.

Bëmat e fisit Rraja “i hëngrën” kokën Çuçit, nga zhdukja e Ervis Martinajt te masakra e Fushë-Krujës, ngjarjet më të bujshme
Nga zhdukja e Ervis Martinajt te masakra e Fushë Krujës, ngjarjet e bujshme që “i hëngrën kokën” Bledi Çuçit

Bledi Çuçi u bë ministri i radhës i Brendshëm që shkarkohet në tre mandate të qeverisë së Edi Ramës, në një post që duket se është “i mallkuar”.

Këtë detyrë pritet ta mbajë tashmë Taulant Balla, aktualisht edhe kreu i grupit parlamentar të socialistëve.

Shkarkimi i Çuçit vjen pas ngjarjeve që kanë trazuar vendin dy ditët e fundit dhe u parapri nga dorëheqja e deputetit Rrahman Rraja.

Anëtarët të familjes së këtij të fundit, përfshirë dhe djalin e tij Rexhep Rraja, dhunuan barbarisht Jashar dhe Bilbil Majën në një lokal në Fushë Krujë.

Ngjarja tronditëse ndodhi pasi këta të fundit ishin ankuar për guroret në pronësi të Rrajave, që u kishin dëmtuar shtëpitë.

Majat thanë se kishin bërë rreth 40 denoncime në polici, por ishin përcjellë me kërcënimin se do të arrestohen nëse vazhdojnë ankesat për guroret.

Më herët gjatë ditës së sotme, kjo ngjarje u bë shkak edhe për shkarkimin e strukturave drejtuese të komisariatit të Krujës.

Çuçin duket se e ka ndjekur fati i paraardhësve të tij, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa dhe Sandër Lleshaj, duke e çuar kështu 4 numrin e ministrave të Brendshëm të shkarkuar ose të dorëhequr gjatë qeverisjes së Ramës.

Mirëpo, si edhe në mandatet e të mëparshmëve, edhe gjatë kohës kur Çuçi ka mbajtur këtë post, janë shënuar ngjarje që kanë tronditur vendin.

Zhdukja e Ervis Martinajt

Zhdukja e Ervis Martinajt që nga gushti i vitit të kaluar është një ndër ngjarjet më të përfolura ende në vend.

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga “mbreti i lojërave të fatit”, teksa zhdukja e tij u pasua me atentate dhe krime të rënda. Edhe pse u la afat për gjetjen e tij, kur Muhamet Rrumbyullaku u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë, duket se përpjekjet nuk kanë pasur sukses.

Masakra e Fushë Krujës

Zhdukjes së Ervis Martinajt i parapriu një ngjarje e rëndë që përfshinte familjarët të tij. Djali i xhaxhait të Ervis Martinaj, Brilant Martinaj, u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës në korrik të vitit të kaluar. Viktima mbetën edhe Diklen Vata e Besmir Hoxha. Ende nuk ka një përgjegjës para drejtësisë për ngjarjen.

Vdekja e Lear Kurtit në duart e policisë

32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u shoqërua në polici në tetor të vitit të kaluar. Pasi u shoqërua në polici, ai është ndjerë keq edhe ka ndërruar jetë, gjë e cila është konstatuar në Spitalin e Traumës. Nga familjarë dhe të afërm të të riut, nuk kanë munguar akuzat e vazhdueshme se ndaj Learit u ushtrua dhunë nga policia.

Vrasja e Joniada Avdias nga polici Arjan Tase

Vera e kaluar u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në plazhin e Potamit në Himarë, polici Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren Joniada Avdia. Kur ndodhi ngjarja Tase mbante detyrën e shefit të policimit në komunitet në policinë e Elbasanit.

Më parë ai ishte shkarkuar nga detyra, por i kishte shpëtuar drejtësisë, pasi akuzohej se gjatë kohës kur mbante detyrë në policinë e Vlorës, favorizoi kultivimin e kanabisit.

Atentati në Don Bosko

Në mars të këtij viti, një ngjarje tjetër e rëndë u shënua në kryeqytet. Në një atentat në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e “Don Boskos” mbeti e vrarë banakierja që punonte aty, Mimoza Paja. Ngjarja ndodhi në sy të mbesës së saj 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur. Të plagosur mbetën gjithashtu Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Ende asnjë i dënuar për ngjarjen.

Masakrat e Dan Hutrës

Marsi i këtij viti hyri i zi, pasi që në ditën e parë u shënuan tre viktima, me të njëjtin autor.

Dan Hutra, pasi plagosi të dashurën e tij Marjana Gurakuqi, u end i lirë për të vrarëish-partneren e tij Elena Hysa dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe kunatën e saj Elena Hysa. Të plagosura mbetën Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Ai u end sërish i lirë për të vrarë më pas Etleva Kurtin, motra e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte në burg.

Janë këto disa nga ngjarjet më të bujshme që kanë shoqëruar mandatin e Çucit, teksa nuk kanë munguar edhe atentate e skandale të tjera, me ngjarjet e ditëve të fundit që i vunë vulën shkarkimit të tij.

The post Bëmat e fisit Rraja “i hëngrën” kokën Çuçit, nga zhdukja e Ervis Martinajt te masakra e Fushë-Krujës, ngjarjet më të bujshme appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Jonadës, mbyllen hetimet për Arjan Tasen, zbardhet akuza e Prokurorisë
Ngjarja e rëndë e Potamit, ku vogëlushja Jonada Avdia u vra nga ish-polici Arjan Tase me skafin e tij, ishte nga më tronditëset për verën e trazuar të Shqipërisë gjatë këtij viti.

Ditën e sotme, Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është marrë i pandehur për vrasjen e vogëlushes 7-vjeçare.

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka ngritur akuzën e “Vrasjes së kryer në formën e dashjes indirekte” për Arjana Tasen.

Sipas dosjes hetimore, Tase teksa drejtonte një gomone në një zonë detare të ndaluar dhe e destinuar për pushues, ka goditur me helikat e motorëve vajzën e mitur, Jonada Avdia, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjatë fazës së komunikimit të akuzës punonjësi i policisë Arjan Tase, ka pranuar autorësinë e krimit, duke kërkuar falje familjarëve të vajzës së mitur.

Pritet që në ditët në vijim, dosja penale ti nënshtrohet gjykimit në seancë paraprake, ku do kontrollohen veprimet hetimore të kryera nga prokuroria e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2v gusht 2022.

E mitura po lahej në breg të detit me babain e saj kur u godit nga pjesa e motorit të skafit i cili  drejtohej nga Arjan Tase.

Vajza e vogël humbi jetën në vendin e ngjarjes./Albeu.com.

The post Vrasja e Jonadës, mbyllen hetimet për Arjan Tasen, zbardhet akuza e Prokurorisë appeared first on Albeu.com.

“Arjan Tase kishte një qetësi të frikshme”, rikthehet skena e krimit ku u vra Jonada, dëshmitarët tregojnë tmerrin e përjetuar
Ngjarja e rëndë e Potamit, ku vogëlushja Jonada Avdia u vra nga ish-polici Arjan Tase me skafin e tij, ishte nga më tronditëset për verën e trazuar të Shqipërisë gjatë këtij viti.

Nuk ka kaluar shumë kohë nga tragjedia, megjihatë duket sikur çdo gjë është harruar dhe të gjithë janë dorëzuar në heshtje përballë një fatkeqësie që mund të ishte parandaluar.

“Piranjat” kanë riktheyr edhe njëherë në vëmendje rastin e rëndë që trazoi gjithë shqiptarët dhe ngriti pikëpyetje të forta mbi institucionine  Policisë së Shtetit, që edhe më parë ishte mes dyshimeve të shumta.

Gazetarja Aida Topalli është rikthyer sërish në vendngjarje në një përpjekje për të rindërtuar si ndodhi tragjedia.

Deputeti Kreshnik Çollaku, deputet i PD dhe dëshmitar ditën fatale, tregoi për “Piranjat” se Arjan Tase parkoi në breg të detit, ngarkoi disa njerëz dhe u largua sërish diku tjetër. Në momentin që u shkëput nga bregu, ish-polici i dha skafit gaz.

E afërmja e vogëlushes, pedagoga Ilirjana Kuçana, ka treguar se i ati e ka pasur vajzën për dore në momentin që po lahej në det.

Çollaku dhe Berti, gjithashtu dëshmitar i ngjarjes, tregojnë se ulërimat tërhoqën vëmendjen e tyre për t’u afruar drejt vendngjarjes.

Artur Meçollari, Kapiten i rangut të Parë, thotë se skafi ka hyrë në një zonë të ndaluar, që është vetëm për notarët, për më tepër me shpëjtësi tejet të lartë.

Çollaku shton se aty ku u parkua mjeti kishte edhe shumë fëmijë të tjerë dhe përmasat e tragjeidsë mund të kishin qenë edhe më ekstreme.

Veç këtyre, Kuçana ka treguar se sjellja e Arjan Tases nuk ka qenë ajo e një polici, detyrë që e mbante atëherë, por siç e theksoi ajo e një “rrugaçi. Familja e tij nuk është sjellë më mirë.

Ndërkohë Berti tregon se Tase kishte një qetësi të frikshme.

Ajo që të gjithë bien dakord në fund, është se ngjarja ishte e paralajmëruar dhe mund të ishte ndaluar nëse do të ishin marrë masa më parë.

The post “Arjan Tase kishte një qetësi të frikshme”, rikthehet skena e krimit ku u vra Jonada, dëshmitarët tregojnë tmerrin e përjetuar appeared first on Albeu.com.

ÇMENDURI/ Skafet lëvizin sërish në vendin ku Arjan Tase vrau 7-vjeçaren. Kush mban përgjegjësi?
Aksioni dhe zhurma e policisë për heqjen e të gjitha mjeteve lundruese në plazhet shqiptare, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy javë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7 vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i policit Arjan Tase, ka zgjatur vetëm disa ditë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1092907174669063

“Piranjat’ kanë publikuar një video ku shihet se si një tjetër skaf ndodhet pikërisht në të njëjtin vend ku edhe u vra Jonada.

Siç shihet edhe në video skafi i mbushur plot me njerëz, ndodhet në breg të detit dhe lëviz i pashqetësuar edhe pse aty pranë janë me dhjetëra qytetarë që po lahen në det.

Mesa duket as shkarkimet e gjithë elitës së policisë kufitare në Vlorë, apo paralajmërimet e bëra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nuk kanë ndaluar lëvizjen e këtyre skafeve në breg të detit.

The post ÇMENDURI/ Skafet lëvizin sërish në vendin ku Arjan Tase vrau 7-vjeçaren. Kush mban përgjegjësi? appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Himarë, pushuesja: Skafi u ngrit vertikalisht dhe pastaj goditi 7-vjeçaren
Të tjera dëshmi tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja pas goditjes nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.

Në dosjen e prokurorisë së Vlorës të siguruar për “Balkanweb”, është dhe dëshmia e një pushueseje, e cila gjithashtu shprehet e shqetësuar për praninë e skafit para se të ndodhte vrasja e vajzës së mitur.

Shtetasja me iniciale S.M. tregon se bashkëshorti i kishte thënë të lajmëronte policinë për ta larguar skafin, por sapo kishte dalë nga uji ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

“Rreth orës 14:00 isha në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Pamë se pas nesh ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti më kërkoi që të lajmëroja policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilja nga uji, dëgjova njerëzit që po bërtisnin. Kur ktheva kokën pash skafin e ngritur në mënyrë vertikale dhe pastaj situata doli nga kontrolli. Më pas pash goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babai i vajzës bërtiste që të ndalonte”, ka thënë dëshmitarja e ngjarjes së rëndë në Himarë.

The post Tragjedia në Himarë, pushuesja: Skafi u ngrit vertikalisht dhe pastaj goditi 7-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

Sipas AMP mund t’ja hidhte me gjobë, si e “fundosi” prokuroria-policinë në akuzën për efektivin skafist që masakroi 7-veçaren
Prokuroria ka konstatuar prova të rënda që e implikojnë drejtpërdrejt polin Arjan Tase në vrasjen me skaf të 7-vjeçares Jonada Avdia pak ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë. Në kërkesën e prokurorisë ndaj gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen jepen edhe detaje macabre të dëmtimit që ka marrë e mitura nga të dy motorët e fuqishëm të skafit që drejtonte Arjan Tase.

Siç duket në dokumentin e siguruar nga gazetari i ABC, Ermal Vija, sipas mjekësisë ligjore, e ndjera ka pësuar dëmtime shumë të mëdha në kokë, në trup si edhe gjymtyrët e poshtëm. Siç theksohet në raportin e prokurorisë, dëmtimet më të mëdha e mitura i ka marrë në kokë ku janë vërejtur disa prerje shumë të thella të shkaktuara ngë helikat e skafit si edhe në pjesën e gjoksit, ku thellësia e prerjeve është aq e madhe sa ka shkaktuar edhe nxjerrjen e organeve jashtë.

Në këto kushte makabriteti si edhe dëshmive të personave të pranishëm në momentin e vrasjes së 7-vjeçares, Prokuroria ka hedhur poshtë raportin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, e cila çuditërisht thotë se vrasja ka ndodhur 15 metra në thellësi të detit, ndërkohë që e kategorizoi si “vrasje nga pakujdesia”.

Në arsyetimin që bën prokuroria theksohet se ky krim nuk mund të cilësohet si vrasje pa dashje sepse:

Vepra penale e vrasjes nga pakujdesia është një vepër penale që kryhet me faj, në formën e pakujdesisë ë shfaqet në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës. Personi e kryen veprën penale me pakujdesi kur ai parashikon mundësinè e ardhjes së pasojave, nuk i dëshiron ato dhe me mendjelehtësi shpreson që t’i shmangë pasojat ose kur nuk i parashikon pasojat, por nisur nga rrethanat duhet dhe kishte mundèsi t’i parashikonte, Me situatën e ndodhur, vdekja e së miturës ka ndodhur në një zonë që ështeë kategorikisht e ndaluar për lejimin/ kalimin e mjeteve lundruese.

Shtetasi Arian Tase, me detyrë punonjes i policise së shtetit, që ka objekt të punës së tij zbatimin e ligjit edhe pse ditën e ngjarjes rezulton të ketë qenë me leje vjetore, ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Ai e ka parashikuar që lundrimi me mjet lundrues pikërisht në një zonë detare të ndaluar për të hyrë, ku qartësisht evidentohen fëmijë, të rritur dhe të moshuar që janë duke pushuar dhe argëtuar, sjell pasoja për jetën dhe shëndetin e tyre duke qenë në dijeni se në një hark kohor relativisht të shkurtër kanë ndodhur të tilla raste (tashmë të njohura edhe mediatikisht) edhe pse nuk e ka dëshiruar ardhjen e pasojës, pra vdekjen e shtetases së mitur, me veprimet e kryera, ai me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës. Dashje indirekte ose e tërthortë si një një nga format e fajësisë nënkupton që personi parashikoin që nga veprimi i tij mund të vijnë pasoja të kundërligjshme. Këto pasoja nuk dëshirohen prej tij, por me vetëdije dhe ndërgjegje lejohet ardhja e pasojave. Në këë kuptim, veprimet e të arrestuarit Arian Tase do të cilësohen sipas nenit 76 të Kodit Penal “Vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte/ të tërthortë”.

Pavarësisht ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës për të cilën dyshohet tashmë ky shtetas, duke qenë se plotësohen kriteret e parashikuara nga neni 251/1 dhe 252 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me arrestimin në flagrancë (vepra penale që parashikon një dënim jo më të ulët se pesë vjet), i kërkohet gjykatës që të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Tase.

Kërkojmë nga gjykata që ndaj këtij shtetasi të caktohet masa e sigurisë “arrest me burg” të parashikuara nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Nga të dhënat e deritanishme, për këtë shtetas ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Vrasje te kryer në formën e dashjes indirekte”./Abcnews.al

The post Sipas AMP mund t’ja hidhte me gjobë, si e “fundosi” prokuroria-policinë në akuzën për efektivin skafist që masakroi 7-veçaren appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Himarë, del dëshmia e autorit Arjan Tase: Nëse do isha rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time
Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Arjan Tase ka dhënë detaje të tjera lidhur me tragjedinë e ndodhur në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja.

Tase u shpreh se nuk kishte asnjë justifikim për atë që kishte ndodhur dhe nuk kërkonte rrethana lehtësuese.

Por nga ana tjetër, ai u shpreh se në skaf kishte hipur vetëm e ëma dhe djali i tij i vogël, e se pjesa tjetër e familjes ishte në det.

Kështu sipas tij, nëse do të kthehej në anën tjetër, varka e tij do të vriste familjen e vetë.

Komentet Tase i bëri në rrëfimin e tij, gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë.

“Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time”, tha ai pasi kërkoi falje.

Kujtojmë se Prokruroria ka ngritur ndaj tij akuzën “vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte” dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët.

Ndërsa ditën e sotme për të u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”, deri në shpalljen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës së Vlorës./albeu.com/

The post Tragjedia në Himarë, del dëshmia e autorit Arjan Tase: Nëse do isha rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time appeared first on Albeu.com.