aleksander laho Archives - Albeu.com

Zbardhen bisedat në “SKY ECC” për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ Rrumi i Shijakut: Fola me Monikën…
Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn.

Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.

Aleksandër Laho me emrin “Monika”, i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi, shkruan weblajm.

Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi i komunikimeve në Sky ECC, nuk rezulton asnjë provë që implikon znj.

Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.

Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në një bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore.

Biseda:

1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…

L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.

L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.

1D6E0D– Kte jav nga e premjta

Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.

Biseda vijon:

L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet

1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen.

The post Zbardhen bisedat në “SKY ECC” për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ Rrumi i Shijakut: Fola me Monikën… appeared first on Albeu.com.

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për çështjen ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, duke e dënuar atë përfundimisht me 2 vite burg për korrupsion aktiv ndaj një zyrtari publik.

Sipas vendimit, Laho është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim me persona të tjerë.

Fillimisht, i dënuar me 3 vite burg, përfitimi nga gjykimi i shkurtuar i uli 1/3 e dënimit, duke çuar në një dënim përfundimtar prej 2 vitesh.

Hetimet zbuluan se Aleksandër Laho, i kishte dhënë zyrtarit të Avokaturës së Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën prej 600 mijë lekësh, me premtimin për edhe 300 mijë të tjera, për të shmangur apelimin e një çështjeje pronësie që lidhej me përvetësimin e paligjshëm të rreth 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.

Laho nuk është emër i panjohur për autoritetet: ai u plagos në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve për këtë rast, u sekuestrua një video ku ai shfaqej në bisedë me zyrtarë të Avokaturës së Shtetit lidhur me rastin korruptiv.

The post Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Hakmarrja e Plaurent Dervishajt ndaj të fortit të Shijakut! Ish-anëtari i bandës së Durrësit të dhëna nga TIMS për lëvizjet e Rrumit dhe ish-prokurorit Ndoja
Të paktën 2 plane ka pasur ish-anëtari i bandës së Durrësit Plaurent Dervishaj për të vrarë Rrumin e Shijakut, ndërsa i vetmi që u vu në zbatim, ai në 2019, la një viktimë aksidentale, shoferin e ish-prokurorit Ndoja. SPAK kopsiti dosjen ndaj grupit të Dervishajt i cili ndodhet në arrati në Dubai, ku rezulton se për të gjurmuar të fortin e Shijakut banda ka marrë të dhëna nga TIMS dhe regjistri i automjeteve.

Sulmin me armë që iu bë në 20 qershor të vitit 2019, Plaurent Dervishaj, nuk e harroi dhe e ktheu në motiv të hakmarrjes së tij, ndaj personit të vetëm që ai dyshonte, të fortit të Shijakut, Aleksandër Laho. Dy miqtë të cilët kishte në Range Rover, Julian Meçja dhe Bashkim Haxhija, i përdori në të paktën 3 plane për të vrarë Lahon, të njohur me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”.

Sipas SPAK, që tashmë ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen për gjykim në GJKKO, Plaurent Dervishaj, ish-pjesëtari i bandës së Durrësit, drejtoi një grup kriminal me 10 persona për të vënë në zbatim planin e vrasjes.

Më 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit Rrumit iu bë pritë në atentat teksa udhëtonte në makinën e ish-prokurorit Arjan Ndoja. Të dy mbetën të plagosur, ndërsa fatkeqësisht plumbat i morën jetën shoferit, Andi Maloku, një të riu 29-vjeçar nga Fushë-Kruja.

Zbërthimi i bisedave të koduara në SKYECC dhe rrëfimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, zbuluan sipas SPAK – se para dhe pas atentatit te Mbikalimi i Shkozetit, Plaurent Dervishaj ka biseduar edhe për 2 plane të tjera për të vrarë të fortin e Shijakut, të cilat nuk kanë mundur të realizohen.

Teksa për Rrumin e Shijakut motivi lidhet me hasmërinë, hetuesit janë ende të paqartë se përse ish-anëtari i Bandës së Durrësit donte edhe kokën e ish-prokurorit që shoqërohej me një person me historik kriminal.

Ngjarja në atë kohë, artikuloi për herë të parë nga kryeministri Edi Rama termin “KÇK, – kap ç’të kapësh-, duke iu referuar qokave të fundit që persona të drejtësisë mund të bënin për krimin para se të digjeshin në vetting.

Për atentatin ndaj Ndojës dhe Rrumit që la pasojë vdekjen e shoferit, është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, dhe me 35 vite bashkëpunëtori Ariol Halilaj.

Hetimet e SPAK të nisura prej vitit 2021 zbuluan se në grupin e tij, Dervishaj kishte afruar edhe nipin tjetër të ish-deputetit Ramazan Rrajën, i arrestuar më 19 prill 2024, me armë në brez.

Po nga bisedat në aplikacionet e koduara të zbërthyera nga homolgët francezë, është zbuluar se grupi i Plaurent Dervishajt, kanë bërë plan të vrasin babain e shoferit të vrarë në atentatin ndaj prokurorit dhe vëllain e Rrumit të Shikajut, Vullnet Muharremi. Genci Maloku kërkonte drejtësi për të birin, pasi kishte instituar disa herë në dyert e prokurorisë të mësonte kush fshihej pas vrasjes së djalit.

Me tiparet e një grupi të strukturuar kriminal, banda siguronte makina dhe targa të vjedhura, armë zjarri dhe më tej– thotë SPAK – “kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e objektivit edhe nga bazat e të dhënave shtetërore”.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se informacionet merreshin nga sistemi TIMS, duke siguruar foto të personave dhe lëvizje të tyre, por merrnin të dhëna edhe nga regjistri i automjeteve, se me çfarë makinash lëviznin.

Se cilët janë personat që i kanë ndihmuar për të nxjerrë të dhënat, dhe nëse ka të përfshirë nga policia, është një dosje që është ndarë më vete, dhe hetim që vijon për të zbuluar të tjerë bashkëpunëtorë.

5 nga grupi janë të arrestuar në Shqipëri, ndërsa organizatori Plaurent Dervishaj dhe 2 miqtë e tij, Julian Meçaj dhe Amar Shkëmbi, ndodhet në strehën e krimit në Dubai, vend me të cilin Shqipëria ende nuk ka marrëveshje ekstradimi, dhe po vepron në disa raste me marrëveshje.

Sipas  Report Tv anëtari tjetër i grupit kriminal Bledar Polovina është arrestuar në SHBA, dhe SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij.

Sipas dosjes hetimore organizatorët në liri i kishin premtuar 2 arrestuarve për atentatin se në asnjë rast nuk do nxirrnin emrat e bashkëpunëtorëve, me garancinë se nga jashtë, do i ndihmonin të mos merrnin dënim të rëndë.

The post Hakmarrja e Plaurent Dervishajt ndaj të fortit të Shijakut! Ish-anëtari i bandës së Durrësit të dhëna nga TIMS për lëvizjet e Rrumit dhe ish-prokurorit Ndoja appeared first on Albeu.com.

Dyshime se ndodhej në banesë, policia aksion në Durrës, kontrolle në shtëpinë e “Rrumit” të Shijakut
Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut.

Aleksandër Laho është në kërkim dhe ka dy urdhër-arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK.

Aksioni  për kontrollin e banesës së tij është marrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari “Rrumi” ndodhej në shtëpi.

Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë. Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.

Por kush është “Rrumi”, i forti i Shijakut?

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar, “Rrumi”, ishte mik i prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Ai mbeti i plagosur me një plumb në nofull, gjatë atentatit kundër prokurorit disa vite më parë. Njihet si “i forti” i Shijakut, por “bëmat” e tij duket se kanë një rreze më të gjerë se brenda hapësirës së 4 rrugëve të vendlindjes së tij.

Të gjithë e thërrasin me pseudonimin “Rrumi”, ndërsa policia thotë se ai e ka ndryshuar emrin të paktën dy herë.

Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Më 14 shtator të vitit 2016, Policia e Tiranës shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit.

Të dyshuarit ishin të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor në atë kohë u dyshuan se mund të ishin paguar ose porositur nga persona të tjerë për të dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Në atë kohë se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e datës 10 shtator 2016 ishin: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Landi Muharremi u hetua edhe për rrahjen e një avokati, ngjarje për të cilën po ashtu nuk u arrestua asnjëherë./Albeu.com/

The post Dyshime se ndodhej në banesë, policia aksion në Durrës, kontrolle në shtëpinë e “Rrumit” të Shijakut appeared first on Albeu.com.

SPAK lëshon urdhërarrest për “Rrumin” e Shijakut, akuzohet për tjetërsim pronash
GJKKO ka firmosur një urdhër arresti nga SPAK për Aleksandër Lahon, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Akuza ndaj tij është për korrupsion dhe falsifikim lidhur me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit.

Rrumi i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit për heqje te paligjshme të lirisë pas dëshmisë se vëllezërve Beqiraj.

Vëllezërit Beqiraj rrëfyen para hetuesve disa plane për vrasjen me pagesë të shtetasit Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

“Rrumi” ka mbetur i plagosur më 2 nëntor 2019, pas atentatit që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndojtek mbikalimi i Shkozetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Tiranës kur u qëllua me breshëri kallashnikovi nga autorë të paidentifikuar. Nga të shtënat u plagos vetë ai, shoferi i tij dhe një person me precedentë penale që ndodhej në mjet, Aleksandër Laho i njohur Landi Muharremi ose “Rrumi”. Makina e autorëve u gjet e braktisur në një fshat të Ishmit.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr.235 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kjo e fundit kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 259, 244, 248, 186, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. nr.76 datë 20.10.2022 ndërmjet të tjerave ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim I. K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin A.L. (alias P.M.), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 dhe 25 i Kodit Penal.

Në datën 22.11.2022, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ekzekutoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj I.K., ndërsa vazhdojnë kërkimet me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj të hetuarit A.L. (alias P.M.).

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal është bërë e mundur evidentimi i një skeme të mirëfilltë kriminale në falsifikimin dhe regjistrimin e pronave në vijën bregdetare të quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 409 datë 30.10.2021 ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe toke prej rreth 200 000 (dyqind mijë) metra katrorë që gjendet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.

Po ashtu, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin nr.497, datë 18.11.2022, ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe prej 203 100 (dyqind e tre mijë e njëqind) metra katrorë me vendndodhje Shetaj, (Gjiri Lalëz) Durrës.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me evidentimin e fakteve penale dhe personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal./albeu.com

The post SPAK lëshon urdhërarrest për “Rrumin” e Shijakut, akuzohet për tjetërsim pronash appeared first on Albeu.com.