alban zusi Archives - Albeu.com

Prodhuesit shqiptarë japin alarmin: Çmimet e produkteve nga 1 janari do të rriten edhe me 15%
Prodhuesit në Shqipëri lajmërojnë se çmimet e produkteve nga një janari do të rriten me 15 %.

Prodhuesit vendas e kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj. Kreu i shoqatës ë prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi theksoi se miratimi i paketës fiskale  do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% që nga 1 janari.

Sipas Zusit rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize është e papërballueshme.

Fasonët ndërkohë e vlerësojnë paketën fiskale qesharake dhe pa asnjë mbështetje për këtë sektor i cili ka numrin më të madh të punësuarve në vend. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për tu përshtatur me kërkesat e tregut.

Heqja e rimbursimit të TVSH-së prej 6% për fermerët është një ndër  ndryshimet më të kritikuara të paketës fiskale po ashtu edhe vendosja e akcizës për gazin për konsum./albeu.com/

The post Prodhuesit shqiptarë japin alarmin: Çmimet e produkteve nga 1 janari do të rriten edhe me 15% appeared first on Albeu.com.

Zusi: Ushqimi në Shqipëri taksohet sa produktet e luksit në Europë
Kreu i Shoqatës së Përpunuesve Alban Zusi deklaroi se është pro uljes së TVSH-së për produktet e shportës nga 20 në 6%. I ftuar në “Log.” në ABC me gazetarin Endri Xhafo ai u shpreh se kjo nxit bizneset informalë të bëhen formalë.

Ai theksoi se asnjë vend në Europë nuk ka taksë kaq të lartë për produktet ushqimore. Zusi rreshtoi disa argumente për mbështetjen e kësaj kërkese, duke vendosur të parin atë moral.

“Së pari është argumenti moral. Nuk mund të taksojmë ushqimin me 20%. Nuk e bën asnjë vend i Europës. Në Europë taksimi i ushqimeve bazë taksohen deri në 6%. Produktet e përpunuara shkojnë deri në 10%. Dhe pastaj taksa për produktet e luksit është 20%. Argumenti i parë është ai moral. Nuk mundet shoqëria të bëjë luksin e saj me taksën e ushqimit.

Në Shqipëri në sektorin e produkteve ushqimore evazionin mund ta kemi deri në 80%. Një taksë e lartë vetëm e favorizon këtë evazion. Duke ulur në 6% ne zgjerojmë bazën dhe jo që mund të humbasë nga kjo ulje ka gjasa të rikuperohet. Me 6% janë të gjithë të motivuar. Sot në Shqipëri ti nuk ke asnjë lloj statistike. Nuk ke statistika në Shqipëri. Sot ka evazion dhe informalitet total. Ti nuk bën dot politika sot.

Mbi bazën e këtyre politikave ka gjasa të marrësh më shumë të ardhura dhe të kompensosh atë që po humbet sot. Në 2014 kompanitë që deklaronin një vlerë kaluan në disa fish deklarim brenda disa vitesh. Bankat filluan të japin kredi për fermerët sepse ata që nuk ekzistonin për ta filluan të figuronin me para në bankë. U formalizua gjithçka. Kompani me 70 vetë të deklaruar shkuan në 270. Duhet bërë kjo punë sepse është sektori më informal që kemi”, deklaroi Zusi.

Ndërsa eksperti për ekonominë Eduart Gjokutaj deklaroi se politika nuk mund të ndryshojë kaq shpesh si “fizarmonikë” duke theksuar se kjo nuk jep mesazhin e duhur.

“TVSH për bujqësinë ka ndryshuar katër herë nga 2014. Kjo është qasje që me politikat është luajtur nga çdo qeveri. Nuk ka ndikuar për mirë. Baza e paedukuar është kthyer prapë në nivelet ku ka qenë. TVSH është taksë konsumi. Atë e mbart konsumatori. Biznesi siç e merr do ta japë. Në shëndetësi dhe arsim u bë zero. Nuk bëhet politika kaq e shpejt si fizarmonikë. Nuk merren mesazhe”, deklaroi Gjokutaj./Abcnews.al

The post Zusi: Ushqimi në Shqipëri taksohet sa produktet e luksit në Europë appeared first on Albeu.com.

Rritet çmimi i bukës, Zusi: Ministria të thërrasë prodhuesit, duhet mekanizëm për shtresat në nevojë
Për kreun e Shoqatës së Përpunuesve Alban Zusi, rritja e çmimit të bukës është një lëvizje që nuk prek vetëm Shqipërinë, por shtoi si ministria është në kohë për të thirrur prodhuesit në mënyrë që të bëhet një përllogaritje.

Zusi theksoi në këto vite kanë ndodhur rritje të pagave, taksave dhe produkteve të tjera, gjë e cila mund të ketë sjellë edhe rritjen e çmimit të bukës. Por ai hodhi poshtë pretendimin e disa prodhuesve që e lidhin këtë me rritjen e çmimit të miellit.

“Drithërat lëvizin në mënyrë ciklike. Nuk është lëvizje vetëm për Shqipërinë. Nuk është hera e parë që ndodhin lëvizje kaq të larta. Për të prodhuar një bukë, rritja reale nuk është më shumë se 2 deri 2.5 lekë të reja ose 25 lekë të vjetra. Institucionet publike duhet të bënin atë që unë kam bërë para 7 vitesh kur patëm të njëjtën situatë.

Kemi gati 10 vite që nuk kemi rritje të çmimit të bukës. Kanë ndodhur rritje të pagave, taksave dhe produkteve të tjera të cilat munden të kenë krijuar nevojën për rritjen e çmimit të bukës. Nëse do e justifikojmë me miellin është totalisht e pajustifikuar.

Sot është bërë fakt i kryer. Unë mendoj se jemi në kohë për të thirrur prodhuesit dhe për të bërë një përllogaritje dhe për të parë sa është impakti. Nuk besoj kurrsesi që për shkak të rritjes së miellit të kemi rritje 10 lekë të çmimit të bukës. Nëse do kemi rritje me 20 lekë është shumë shqetësuese. Flasim për produkt që është bazik. Është një nga produktet që për një përqindje të madhe të popullsisë është bazik”, tha ai.

Zusi shtoi se ka një mungesë të fleksibilitetit me prodhuesit duke shtruar nevojën e ndërtimit të mekanizmave për të mbrojtur shtesat në nevojë.

Dikush mund të përdorë edhe një formë tjetër duke prekur sasinë në mënyrë të fshehur dhe kjo është e pandershme. Ka mekanizma për ta bërë këtë lloj verifikimi. Me prodhuesit e bukës duhet bërë edhe një diskutim i hapur se çfarë do ndodhë kur çmimi në bursë të jetë në ulje. Ky çmim buke është që në vitin 2010, i njëjti çmim kur çmimi i miellit ka rënë.

Kemi mungesë të fleksibilitetit nga prodhuesit. Duhet të fillojmë të ndërtojmë mekanizma për të mbrojtur shtresat në nevojë. Kam përshtypjen se nuk ka një rregullim. Nuk është shumë e vështirë për ta bërë. Mbledh një ekip ekspertësh. Bëj një konsultim me palët. Mekanizmi mund të krijohet. Ne ende taksojmë një kg bukë siç taksojmë një varëse floriri”, tha Zusi.

The post Rritet çmimi i bukës, Zusi: Ministria të thërrasë prodhuesit, duhet mekanizëm për shtresat në nevojë appeared first on Albeu.com.