Akullnaja Archives - Albeu.com

Shkrirja e akullnajave prej ngrohjes globale detyron Zvicrën dhe Italinë të ripërcaktojnë një pjesë të kufirit alpin
Zvicra dhe Italia kanë ripërcaktuar një kufi që përshkon një majë alpine, pasi shkrirja e akullnajave ka ndryshuar kufirin e përcaktuar historikisht.

Të dy vendet ranë dakord për modifikimet nën Matterhorn, një nga malet më të larta në Evropë, i cili shtrihet në rajonin Zermatt të Zvicrës dhe luginën Aosta të Italisë.

Akullnajat në Evropë, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, po tërhiqen me një ritëm të përshpejtuar për shkak të ngrohjes globale.

“Seksione të rëndësishme të kufirit përcaktohen nga pellgu ujëmbledhës ose vijat e kreshtave të akullnajave, bredha ose bora e përhershme,” tha qeveria zvicerane në një deklaratë të cituar nga Bloomberg . “Këto formacione po ndryshojnë për shkak të shkrirjes së akullnajave.”

Vendpushimi i famshëm i skive Zermatt është prekur nga ndryshimi, të dy vendet ranë dakord të modifikojnë kufirin rreth pikave historike të Testa Grigia, Plateau Rosa, Rifugio Carrel dhe Gobba di Rollin bazuar në interesat e tyre ekonomike, raportoi Bloomberg.

Një komision i përbashkët italo-zviceran ra dakord për ndryshimet në maj 2023. Zvicra e miratoi zyrtarisht traktatin të premten, por Italia ende duhet të nënshkruajë.

Ndryshimet vijnë pas një mosmarrëveshjeje mes dy vendeve për territorin e majës që zgjati për vite me radhë. Akullnajat zvicerane humbën 4% të vëllimit të tyre në vitin 2023, rënia e dytë më e madhe vjetore në rekord, sipas Akademisë Zvicerane të Shkencave. Rënia më e madhe ishte 6% në vitin 2022.

Ekspertët kanë ndaluar matjen e akullit në disa akullnaja zvicerane sepse nuk ka mbetur asnjë. Mbetjet e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk duke kaluar një akullnajë pranë Matterhorn gati 40 vjet më parë, u zbuluan në shkrirjen e akullit në korrik të vitit të kaluar.

Ekspertët në Itali thanë këtë muaj se akullnaja Marmolada, e cila është më e madhja dhe më simbolika nga Dolomitet, mund të shkrihet plotësisht deri në vitin 2040 si rezultat i rritjes së temperaturave mesatare.

Shembja e një pjese të Marmolada vrau 11 njerëz në 2022. Akullnaja matet çdo vit që nga viti 1902 dhe konsiderohet si një “termometër natyror” i ndryshimeve klimatike.

The post Shkrirja e akullnajave prej ngrohjes globale detyron Zvicrën dhe Italinë të ripërcaktojnë një pjesë të kufirit alpin appeared first on Albeu.com.

Epoka e “vogël” akullnajore, pse ndodhi një valë e të ftohtit ekstrem për 500 vite
Angli, gjysma e dytë e shekullit XIV. Valët e të ftohtit po shkatërron gradualisht të gjitha vreshtat dhe ullinjtë në vend. Kjo seri ngjarjesh, do të ishte një pararojë e asaj që do të ndodhte gjatë 500 viteve të ardhshme. Klima do të ndryshonte aq shumë, sa që vetëm gjatëviteve të fundit, me ngrohjen aktuale globale, e shkaktuar kryesisht nga emetimet e gazrave serrë dhe ndotësve të tjerë nga njeriu, do t’i rikthehemi kultivimit të vreshtave në ato gjerësi gjeografike.

Vitet nga shekulli IX dhe deri në fillim të shekullit XIV-të u karakterizuan nga temperatura shumë të ngrohta. Dëshmitë dokumentare dhe shkencore, na tregojnë për një fazë të një klimeme një thatësirë ​​dhe temperatura të larta në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut.

Në këtë periudhë,nga Skandinavia, vikingët nisën eksplorimin me anijet e tyre drejt perëndimit, duke kolonizuar toka të shkreta më parë si Islanda (viti 874), Grenlanda (980) dhe sipas të dhënave të ofruar nga sagat nordike edhe në Amerikën e Veriut.

Leik Erikson, djali i vikingut të famshëm Eriku i Kuq, zbarkoi rreth vitit 1000 në një tokë që ata e quanin Vinland, ndoshta në ishullin Njufaundlend në Kanadanë e sotme. Vini re emrat:në vitin 874, kolonia e re u quajt “Iceland”, “toka e akullit” , ndërsa më pas u themeluan vendbanimet e quajtura “Greenland” (tokë e gjelbër) dhe “Vinland” (tokë kullotash).

Natyrisht nuk mund të mendojmë se në ato gjerësi gjeografike ata kishin gjetur një bimësi të harlisur, por as klimën aktuale. Si provë e mëtejshme e atij të ngrohti anormal, hardhitë dhe pemët e ullirit u rritën në Angli. Nga viti 1300 çdo gjë nisi të ndryshojë. Akullnajat, që mëparë thuajse mungonin, u rikthyen duke mbuluar Detin e Veriut dhe malet.

Bora shfaqet në majat e Afrikës së Veriut dhe Timbuktu, një qendër e rëndësishme karvanësh,që në harkun kohor prej 300 vjetësh, u përmbyt plotësisht në të paktën 13 herë nga lumi Niger i fryrë nga shirat. Në Kinë, kriza e shkaktuar në mënyrë progresive nga klima e çmendur shkaktoi zi buke, që u pasuan nga revolta politike, të cilat në mesin e shekullit XIV,do të sjellin rënien e dinastisë Ming dhe ngjitjen në krye të perandorëve të dinastisë Qing.

Në Evropë pati valë të paprecedentë ngricash:Deti Baltik ngriu disa herë. Për shembull nëjanar 1658, ushtria suedeze marshoi mbi të nën drejtimin e mbretit Karli X për të sulmuar Danimarkën, si pjesë e Luftës së Dytë Veriore. Në Londër, panairi “Thames Frost Fair”, mbahej rregullisht gjatë dimrit, mbi lumin e ngrirë Tamiz.

Grenlanda dhe Islanda ishin plotësisht të mbuluara dhe të rrethuara nga akulli, dhe popullsia e tyre u përgjysmua gjatë atyre viteve. Të famshme janë edhe pikturat e artistëve flamandë, që iportretizojnë peizazhet e Holandës aktuale të mbuluara tërësisht në dëborë.

Gjërat nuk shkuan më mirë as më në jug. Akullnajat pushtuan tokat dikur pjellore dhe të banuara, duke shkatërruar gjithçka. Stuhitë dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur apo shkrirja e borës, shkaktuan një katastrofë e vërtetë. Lisbona, kryeqyteti i Portugalisë, përjetoi 8 stuhi të rënda borë dhe ngrice gjatë shekullit XVII-të.

Zitë e bukës ndoqën njëra-tjetrën, duke goditur fort popullsinë evropiane. Njerëzit u detyruan të braktisnin kultivimin e bimëve që nuk i përshtateshin më klimës së ndryshuar. Kështu ndodhi ne Kinë me portokallet. Në disa vende mungesa e grurit, detyroi njerëzit të përzienin lëvozhgat e grimcuara të arrës me miellin e pakët për t’u ushqyer disi.

Si pasojë e kequshqyerjes dhe të ftohtit, epidemitë dhe murtajat ishin të shpeshta. Përballë këtij ndryshimi klimatik apokaliptik, njerëzimi reagoi duke u përshtatur me pëlhura dhe veshje më të rënda që mbulonin më mirë trupin, dhe duke e përmirësuar arkitekturën e godinave, që u bënë më të orientuara drejt ruajtjes së nxehtësisë së brendshme.

Uri çoi edhe në akte të dhunshme:personat e dyshuar për helmimin e ushqimit apo për përhapjen e sëmundjeve nëpërmjet magjive, përdoreshin si “kokë turku” për situatën, duke shkaktuar kështu një gjueti shtrigash. Veç kësaj, luftërat dhe revoltat e shpeshta e goditën gjithë kontinentin tonë.

Ishte një periudhë padyshim e turbullt, e cila përfundoi vetëm në fundin e shekullit XIX, kur klima gradualisht hyri në fazën e tanishme, më të butë. Shkencëtarët kanë paraqitur teori të ndryshme për të shpjeguar këtë fenomen. Natyra ciklike e temperaturave të planetit tonë është diçka e njohur tashmë.

Ne e dimë nga burimet e lashta, se dimrat jashtëzakonisht të ftohtë ndodhin me një frekuencë mesatare prej rreth 300 vjetësh. Për shembull, kjo ndodhi në vitet 860 dhe 1162, edhe pse nëatë kohë ishim në të ashtuquajturën fazë të periudhës së ngrohtë mesjetare.

Po ashtu është hipotezuar mbi aktivitetin diellor, veçanërisht fenomenin e njollave diellore. Këto zona të errëta në sipërfaqen e yllit tonë, të zbuluara nga Galileo në shekullin XVI, por tashmë të njohura edhe për astronomët kinezë, janë zona “më të ftohta”. Është vënë re se prania e njollave të Diellit është ciklike:çdo 11 vjet ose më shumë, ato reduktohen në mënyrë drastike.

Midis fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, shkencëtari dhe meteorologu anglez Xhon Dalton, vëzhgoi për herë të parë mungesën thuajse të plotë të njollave diellore.Në ato vite u regjistrua edhe viti pa verë (1816). Disa vjet më vonë, në fundin e shekullit XIX, shkencëtarët anglezë Eduard Uoller dhe Ana Maunder, interpretuan vëzhgimet e astronomëve midis viteve 1645–1715, duke zbuluar se në atë periudhë kishte rreth 15 njolla diellore të dukshme.

Normalisht vërehen disa mijëra. Dhe viti 1709 ishte një tjetër vit ekstremist i acartë.Ndërkohë në vitet para 1816–ës, ka pasur 3 shpërthime të fuqishme vullkanike, hiri i të cilëve errësoi atmosferën. Aktualisht ne vërejmë një “maksimum” të aktivitetit diellor, me stuhi të shpeshta magnetike që shkaktojnë Aurora borealis të mëdha dhe që ndikojnë negativisht; për shembull, telekomunikimet tona radio dhe satelitore, si dhe një rritje graduale e temperaturës.

Mund të arrijmë në përfundimin se ndoshta me ciklin e tij aktiviteti diellor, është të paktën një nga shkaqet e ndryshimit historik të klimës. Natyrisht, në përmbysjen klimatike që po shohim vitet e fundit, është e dukshme “dora” e veprimtarisë njerëzore, që synon përfitimin në kurriz të ruajtjes së mjedisit.

The post Epoka e “vogël” akullnajore, pse ndodhi një valë e të ftohtit ekstrem për 500 vite appeared first on Albeu.com.

Pse akullnajat janë kaq të rëndësishme për Tokën?
Akullnajat janë një nga fenomenet më të shquara, por njëherazi edhe të tmerrshme të natyrës. Ato janë male akulli, shkëmbi, bore dhe sedimentesh që zvarriten përgjatë oqeaneve, duke u plasaritur dhe u grumbulluar sipas dëshirës. Por në të njëjtën kohë, ato po zhduken dalëngadalë.

Kështu akullnajat si ato në majën e malit Kilimanxharo në Afrikë, do të zhduken tërësisht deri në vitin 2050. Shkaku janë ndryshimet klimatike. Por ndryshimet klimatike kanë arritur deri në pikën që shkencëtarët thonë se asnjë ndryshim në emetimet globale të gazeve serrë, nuk do të ndryshojë fatin e tyre, që është zhdukja e plotë.

Po çfarë i bën akullnajat kaq të rëndësishme për planetin në fillim? Akullnajat janë në thelb koleksione të mëdha shkëmbi, sedimentesh, akulli, bore dhe uji që formohen nga toka. Nganjëherë ato përfundojnë në oqean, por shumë të tjera gjenden në tokë.

Shumica e akullnajave të botës gjenden në rajonet polare. Çdo klasifikim i tyre do të varet nga faktorë të ndryshëm si vendndodhja, madhësia, regjimi termik etj. Akullnajat malore janë akullnaja të kufizuara në një shteg të caktuar. Fushat e akullit janë në thelb komplekse akullnajash që mbulojnë vargjet malore.

Akullnajat krijohen kur bora gjatë shekujve ngjeshet fort në fletët dhe shkëmbinjtë prejakulli. Ndryshimi aktual i klimës ka një ndikim të madh në natyrë. Një efekt anësor, është se akullnajat në nivel global janë duke shkrirë me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Gazrat serë si dioksidi i karbonit kanë kontribuar në rritjen e temperaturave, të cilat nga ana tjetër shkrijnë akullnajat. Vlerësohet se më shumë se 1/3 e të gjitha akullnajave në botë, do të zhduken deri në vitin 2100. Ndaj shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të parandaluar shkrirjen e mëtejshme të tyre.

Dhe ky studim është tepër i rëndësishëm, sepse akullnajat nuk janë vetëm pjesë të mëdha akulli, por një burim jetik uji për pjesën më të madhe të popullsisë së botës. Mbi 1 miliard njerëz kanë nevojë për akullin e akullnajave për ushqim, energji, ujë, etj.

Duke pasur parasysh se ato janë në thelb lumenj të mëdhenj që gjarpërojnë dhe shtrihen nëpër vargmalet malore në të gjithë planetin, njerëzit që jetojnë pranë këtyre vendeve furnizohen me ujin e ëmbël pikërisht nga ky burim. Njerëzit që banojnë përreth Himalajeve, por edhe ata në Ande, e kështu me radhë, janë vetëm disa shembuj të vendeve shumë të varura nga uji i akullnajave.

Akullnajat veprojnë si depo uji, duke siguruar ujë edhe gjatë pjesëve më të thata të vitit. Pa këtë arsye, disa njerëz mund të mos kenë qasje tek uji gjatë gjithë vitit. Në fakt, rreth 3/4 e tëujërave të ëmbla në planet ruhen në akullnaja, duke e bërë atë rezervën më të madhe të ujërave të ëmbla që ka në dispozicion njerëzimi.

Por akullnajat mund të kenë një efekt të madh tek vetë peizazhi. Pasi ato kanë aftësinë të gdhendin dhe skalitin vetë tokën përmes erozionit. Ky erozion, pasohet më pas nga sasi të mëdha depozitimesh shkëmbore, duke e ndryshuar me kalimin e kohës përbërjen fizike të peizazhit.

I njëjti erozion vjen në formën e dy proceseve të ndryshme: Shkëputja dhe gërryerja. Kjo fundit ndodh kur fundi i trashë i akullit, i ngjashëm me letër zmerile e bluan shkëmbin poshtë ndërsa rrëshqet mbi të, duke krijuar strija ose gërvishtje.

Ndërsa shkëputja ndodh kur shtohen plasaritjet në shtratin e një akullnaje, duke thyer copa shkëmbinjsh që akulli i merr me vete. Ndonjëherë ato krijojnë ato që quhen koritat akullnajore. Këto janë lugina të mëdha, në një formë U-je. Fjordet e Norvegjisë janë një lloj peizazhi bregdetar që mund të krijohet përmes zhvendosjes së akullnajave.

The post Pse akullnajat janë kaq të rëndësishme për Tokën? appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i shkencëtarëve: Akullnajat e Gjermanisë do të zhduken për 50 vjet
Pesë akullnajat gjermane alpine mund të zhduken brenda 50 viteve, sipas ekspertit Christoph Mayer.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të shiut këtë vit e bënë të vështirë që akullnajat të mbeten të ngrira, për këtë arsye ato u shkrinë në mënyrë dramatike.

“Nëse shikoni të gjitha akullnajat në Alpe, atëherë duhet të thoni se situata është ndryshe me akullnajat gjermane. Ka rreth 3000 akullnaja në Alpe, si dhe disa akullnaja shumë të mëdha që do të vazhdojnë të ekzistojnë për një kohë shumë të gjatë, por parashikimi për akullnajat gjermane është shumë më i keq. Akullnajat e Berchtesgaden do të zhduken brenda pak vitesh dhe dy më të mëdha do të ekzistojnë për 10 ose 15 vjet të tjera. Atëherë me siguri do të marrë fund”, tha Mayer.

Mbulesa më e hollë e dëborës që nga viti 1901 është regjistruar në malin më të lartë të Gjermanisë. Mayer argumenton se është më e rëndësishme të reduktohet emetimi i gazrave të dëmshëm.

The post Parashikimi i shkencëtarëve: Akullnajat e Gjermanisë do të zhduken për 50 vjet appeared first on Albeu.com.

Shembet akullnaja, dy alpinistë të vdekur e 9 të lënduar
Një pjesë akulli është shkëputur nga një akullnajë duke zënë poshtë një grup prej të paktën 15 alpinistësh në anën zviceriane të malit Grand Combin.

Ngjarja raportohet të ketë këtë mëngjes pas orës 06.00. Më pas, sipas raportimeve u organizua një operacion shpëtimi me shtatë helikopterë. Si pasojë e rrëzimit të akullit, të paktën dy alpinistë kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Mali ku ndodhi aksidenti është 4,314 metra i lartë ndërsa kërkimet janë përqendruar në zonën “Plateau du Déjeuner”, në 3400 metra lartësi. Për momentin, janë të paktën tre persona në gjendje të rëndë në vendin e ngjarjes ndërsa të tjerët janë shpëtuar. Ndërkohë, Prokuroria Publike e Sionit ka nisur hetimet./albeu.com

The post Shembet akullnaja, dy alpinistë të vdekur e 9 të lënduar appeared first on Albeu.com.

Pamje të mrekullueshme nga “akullnaja” e liqenit të Pogradecit (FOTO LAJM)
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh.

Kjo ka bërë që në zonat malore të vendit të bien reshje dëbore dhe disa prej liqenëve në vend kanë ngrirë në zona të veçanta.

I tillë është edhe liqeni i Ohrit në Pogradec, prej nga kemi sjellë edhe këto pamje të mrekullueshme, që rrallherë mund t’i filmosh./albeu.com/

The post Pamje të mrekullueshme nga “akullnaja” e liqenit të Pogradecit (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Shkrin Akullnajat në Alpet Zvicerane, krijohen 1.000 liqene
Ndryshimi i klimës transformoi thellësisht peizazhin e Alpeve Zvicerane dhe krijoi më shumë se 1 mijë liqene të reja si shkak i shkrirjes së akullnajave.

Ky ka qenë zbulimi i ri, i cili tregoi se si rezultat i një inventari të ri të liqeneve akullnajore zvicerane tregoi se “që nga fundi i Epokës së Vogël të Akullnajave, rreth vitit 1850, rreth 1200 liqene të reja u shfaqën në ish-zonat akullnajore në Alpet Zvicerane”.

Sipas studimit të Instituti Federal Zviceran të Shkencave dhe Teknologjive të Ujit, Universitetit të Cyrihut dhe Zyrës Federale për Mjedisin, rreth 1 mijë nga këto liqene ekzistojnë edhe sot.

Ashtu si në pjesën tjetër të Alpeve, akullnajat në Zvicër po shkrihen. Gjatë vitit të kaluar, ato humbën 2% të masës së tyre, sipas një raporti vjetor nga Akademia Zvicerane e Shkencave.

Edhe nëse përmbushet Marrëveshja e Parisit dhe rritja e temperaturës është e kufizuar në 2ºC, shkrirja pritet të prekë dy të tretat e akullnajave në Alpe, sipas një studimi të Shkollës prestigjioze Politike të Politikenikut të Cyrihut.

Midis 2006 dhe 2016, formimi i liqeneve të reja akullnajore u përshpejtua ndjeshëm, thonë studiuesit. Është “një provë e qartë e ndryshimit të klimës në Alpe”, ata siguruan për këtë periudhë në të cilën u shfaqën 18 liqene të rinj çdo vit dhe zonat ujore u zgjeruan çdo vit me më shumë se 400 m².

Studimi mbi liqenet akullnajore është bërë nga të dhënat e regjistruara nga mesi i shekullit të 19-të.

“Kur akullnajat filluan të shkriheshin, kjo zgjoi kuriozitetin e natyralistëve në atë kohë,” shpjegon Nico Mölg, një studiues postdoktoral.

Autorët e raportit ishin në gjendje të përdorin hartat Dufour të bëra midis 1840 dhe 1870, fotografi ajrore të bëra në 1946 dhe të dhëna nga Swisstopo, Byroja Federale e Topografisë. Përveç ndryshimit të klimës, ky raport është i dobishëm kur bëhet fjalë për sigurinë.

Për secilin nga 1,200 liqenet, shkencëtarët dokumentuan vendndodhjen, lartësinë, dimensionet, si dhe evolucionin e shtrirjes së liqenit dhe derdhjet e mundshme të ujit dhe tokës.

“Në një fazë tjetër, këto të dhëna do të përdoren për të llogaritur individualisht rreziqet e mundshme të secilit liqen, për shembull, rrezikun e zbrazjes së papritur të një liqeni në rast se prishet një nga pjesët që e formojnë atë,” thuhet në deklaratë.

The post Shkrin Akullnajat në Alpet Zvicerane, krijohen 1.000 liqene appeared first on Albeu.com.