Aida Topalli Archives - Albeu.com

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Gazetarja tregon çfarë pa në kamerat e sigurisë
Gjatë një interviste në studion e Quo Vadis, gazetarja e njohur Aida Topalli, ka treguar gjithë skenarin që ka parë në kamera nga sherri në shkollën “Fan Noli”, ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani më 18 nëntor.

Topalli thekson se në kamera shihen një grup adoleshentësh që grushtohen me njëri-tjetrin, teksa shton se nuk ka një autor të dytë.

Gazetarja tha se së bashku me autorin largohet dhe një shok i tij, por në kamera i mituri nuk shfaqet me thikë me vete.

Sipas Topallit, vetëm autori ka një thikë, me përmasat e një hanxhari.

Pjesë nga biseda:

Topalli: Pas ngjarjes së Gramshit, kjo është ngjarja e dytë më e rëndë. Ne jemi popull që shpesh e kalojmë masën. Të përdorësh politikisht një ngjarje ku janë të përfshirë vetëm të mitur, nuk duhet. Fajet nisin që nga familja, tek shoqëria që del e papërgjegjshme, dhe kalojnë te institucioni arsimor. Sigurisht, është një çështje e ndërlikuar për t’u hetuar. Pasi kaluan disa ditë dhe u përfol për një autor të dytë, kërkova të shoh nga afër pamjet filmike të regjistruara nga kamerat. Janë pamje që, nëse do transmetoheshin, do dilja kundër dhe do thosha se ne nuk dimë t’i trajtojmë rastet me të mitur.

Borakaj: Akti është i filmuar?

Topalli: Po, duket. Duket edhe akti i dhunës, është i filmuar nga larg. Videoja tregon gjithë skenarin se si ka ndodhur ngjarja. Janë të dy grupet e adoleshentëve, viktima me shokët dhe autori me shokët e tij. Të gjithë shkojnë pas një godine, përleshen me grushte dhe pastaj autori i kësaj ngjarjeje bie në tokë, goditet nga viktima. Më pas, nga poshtë, autori godet 14-vjeçarin. Edhe para, pas dhe gjatë ngjarjes ka pasur vazhdimisht sherr me grushte nga adoleshentët e tjerë. Shihen të gjithë që largohen, përveç viktimës dhe të plagosurit. Shihet autori i plagosur që largohet së bashku me një thikë që mbyllet, e cila duket si një hanxhar i madh. Ai është larguar me një nga shokët e tij me një taksi.

Borakaj: Ka një person të dytë?

Topalli: Nuk ka një person të dytë si autor. Një person tjetër largohet, por nuk ka thikë në dorë. Nuk e di si ka pranuar taksisti ta çojë në polici personin e plagosur dhe nuk e di nëse ai ka njoftuar policinë. Më vjen keq që ngjarja është përdorur politikisht. Ne po luajmë me ndjenjat e të dyja familjeve.

The post Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Gazetarja tregon çfarë pa në kamerat e sigurisë appeared first on Albeu.com.

Gazetarja bën deklaratën e fortë: Si më kërcënoi dhe ofendoi motra e Ervis Martinajt
Gazetarja Aida Topalli, teksa ishte e ftuar në Podcastin “M’kujto” , ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj 7 vjeçar, në fushën e kronikës së zezë.

Ajo tha se ishte kërcënuar nga të afërm të Ervis Martinajt, ndërsa tregoi edhe disa anë të errëta të botës së krimit dhe personazhe të njohur të lidhur me ta.

“Fola në një intervistë për Ervis Martinajn, i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Pak orë pasi dola nga studioja më telefonon motra e tij dhe më thotë: “Si përmend t’i vëllain tim”.

Në fillim e nisi butë, por më pas më kërcënoi dhe ofendoi. I thashë nuk mund të ndërhyni në punën time, mund t’u drejtohesh institucioneve nëse pretendon për shpifje. Sot e kanë shumë të lehtë të na gjejnë e na marrin pa pikën e problemit”,– u shpreh gazetarja.

The post Gazetarja bën deklaratën e fortë: Si më kërcënoi dhe ofendoi motra e Ervis Martinajt appeared first on Albeu.com.

Bedrija, një tjetër Liridonë shqiptare, e vërteta e një tragjedie
Nga; Aida Topalli

Ishte data 2 janar 2024, kur Salla Operative e DVP Durrës, lajmërohet nga Spitali Rajonal i Durrësit, që një grua 41 vjeç, kishte shkuar në urgjencë, pa shenja jete, pasi kishte konsumuar fostoksinë. Bëhej fjalë për Bedrije Lokën.

Menjëherë trupi ju nënshtrua ekspertimit mjeko-ligjor, dhe rezultati ishte i tillë: Shkak i vdekjes ishte konsumimi i fostoksinës. Trupi ju kthye familjarëve të së ndjerës. Bashkëshortit Xhemal Loka dhe fëmijëve të saj, për të kryer ceremoninë mortore, sipas traditës.

Por para dorëzimit të trupit të saj, një situarë aspak e zakontë, thanë burime koefidenciale për Replikë, ka ndodhur në ambjentet e morgut në QSUT. Vëllezërit e Bedrije Lokës, janë konfliktuar me dhëndrrin e tyre, Xhemal Loka.

Ata donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para, përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt kryerjes së këtij akti, ishte pikërisht ai, Xhemal Loka. Por përtej sherrit që degjeneroi në dhunë fizike, Bedrija u varros nga familja e burrit të saj. Një histori që na riktheu edhe njëherë tek ajo që ndodhi në Kosovë, ngjarja tragjike e Liridonës.

Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk shkelën më kurrë në banesën e Xhemal Lokës.

Dy ditë pas tragjedisë, një mesazh shkon në redaksinë e portalit JOQ, ditën që do të ngrihej peshë edhe opinioni publik. Nga ana tjetër, vëllezërit e Bedrijes kishin shkuar në polici dhe kishin shprehur ankesën se e motra nuk ka vdekur nga historia e Tik Tok, ajo është vrarë nga dhuna e tmerrshme psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të saj.

Nga njëra anë ndikimi mediatik, nga ana tjetër puna e policisë, sot, u arrit të arrestohej Xhemal Loka, si person përgjegjës për vetëvrasjen e Bedrije Lokës. Pas marrjes me dhunë të telefonave, brenda tyre u gjetln video e mesazhe që e implikonin këtë të fundit në një dhunë të tejskajme psikologjike ndaj bashkëshortes.

Mesazhe kërcënuese e ndaluese. E deri në video kërcënuese ndaj saj. Këto e bindën Prokurorinë dhe Policinë se ai ishte fajtori i vërtetë dhe jo historia e vjetër e Tik Tok. Një histori e ndodhur dhe e mbyllur në vitin 2022.

Por çfarë e shtynte Xhemal Lokën të ushtronte këtë lloj dhune ndaj Bedries?

Familja e Sanije Lokës, një grua e ve, nënë e 5 fëmijëve, mes tyre edhe Xhemali, zbritën nga Peshkopia në Sukth shumë vite më parë. Në fshatin Vardardhë, Bedrija, së bashku me Xhemalin, ndërtuan një shtëpi 2 katëshe. Sanija me djalin tjetër dolën me qera në fshatin Kodër.

Kjo e fundit, insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses. Kjo kishte bërë që sa herë që Xhemali të vinte nga kurbeti, të plaste sherri e debati. Deri edhe në ofendimet për nder.

Bedrijen e respektonte gjithë Vardardha e Sukthi. Si një grua të ndershme, që fëmijët më shumë i rriti vetëm se me burrë, e megjithatë nderin sja kishte shkelë kurrë. Por pavarësisht këtyre sakrifivave, mania e të tjerëve e zhyti në mënxyrën e mentalitetit. Bedrijes i vodhën edhe para në banesë. Rreth 40 mijë euro. Se nga kush u morën, kjo nuk është zbardhur.

Të gjitha këto, bënë që ajo të ishte piketim brutaliteti që e dënuan për së gjalli, duke e bërë të merrte edhe vendimin drastik, vetëvrasjen.

Bedrija punonte në një fasoneri. Dhe çdo ditë, në punë merrte edhe djalin 10-vjeçar.

Bedrija ishte një grua shembull, një grua pasqyrë e realitetit shqiptar. E bukur dhe e zonja, por në fund, me epitete që e bënë të vetësakrifikohej.

Xhemal Loka ishte pa frikë shkaktari kryesor i vetëflijimit të saj. Tipiku i burrit toksik, që për ta fshehur të vërtetën, çoi një mesazh duke hedhur një tjetër pistë në publik. Por e vërteta është e lehtë për t’u zbardhur, sidomos kur historiku dihet…b

The post Bedrija, një tjetër Liridonë shqiptare, e vërteta e një tragjedie appeared first on Albeu.com.

Lë takim me pedofilët dhe i demaskon, rrëfehet gazetarja: Njëri prej tyre është arrestuar sot
Gazetarja e “Piranjave”, Aida Topalli, e cila demaskoi tre pedofilë në puntatën e së martës në emisionin investigativ që ka nisur në Abc, tregoi se njëri prej tyre është arrestuar. “Nertili është arrestuar sot nga drejtoria e Policisë së Fierit. Uroj që të arrestohen dhe dy të tjerët, Shkëlqimi dhe Ardiani”, tha ajo në “Abc e mëngjesit”.

Pas Fazliut nga Prizreni, Kristianit nga Lezha, këtë radhë në gjurmët e “Keisit”, personzhit imagjinar të rrjeteve sociale, pas të cilit fshihet gazetarja e “Piranjave” ranë dhe Nertili nga Fieri, polic Shkëlqimi dhe Ardiani nga Korça. Duke folur për rastin e Fazliut nga Prizreni, gazetarja tha se nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

“Mesa kam kuptuar, Prizreni e njihte për rrezikshmërinë që kishte për vajzat e vogla. Njerëzit na duartrokitën dhe thoshin shumë ia bëtë. Ishte një personazh i njohur, kishte pasur dhe raste të tjera. Kolegët e Kosovës kanë marrë dhe dëshmi të vajzave të mitura”, tregoi ajo.

E pyetur nga moderatori nëse ka frikë, ajo tha: “Frikë nuk kam por çfarë nuk pret nga këta njerëz. Kur ngacmojnë seksualisht një fëmijë mund të presin të të ndjekin. Kur e dinë rrezikun, mendoj se e logjikojnë mirë atë pjesë dhe nuk do ta bëjnë. Nëse bëjnë 3 vite për pedofili do të bëjnë dhe disa të tjera për kërcënim”.

“Fazliu ishte divorcuar, Kristiani ishte i varfër dhe nuk punonte por priste vetëm ndihmë sociale nga shteti. Këto lekë që kishte i harxhonte në Tiranë për raste të tilla. Nertili ishte 35 vjeç, dhe ishte shumë e rëndë. Ardiani ishte po ashtu i vetmuar dhe me Shkëlqimin jemi habitur sepse në dukje kishte një familje të rregullt.

Na është shprehur se i pëlqente vajzat e shkollës”, tregoi ajo. “Të njëjtën gjë bëjnë të gjithë duke çuar video dhe foto. Jemi shtangur të gjithë se si kaq lehtë dërgojnë foto dhe video me fytyrë dhe të organeve gjenitale. Nga çfarë vuajnë këta njerëz?”, tha gazetarja.

The post Lë takim me pedofilët dhe i demaskon, rrëfehet gazetarja: Njëri prej tyre është arrestuar sot appeared first on Albeu.com.