agjentet ruse Archives - Albeu.com

Karamuço për rusët e arrestuar në Gramsh: Jam i sigurt se janë spiunë, kam prova
Eksperti kriminalistik Ervin Karamuço është shprehur se është i bindur dhe ka prova që shtetasit rus të arrestuar në uzinën e Gramshit janë agjentë rusë.

Karamuço ka deklaruar se janë disa detaje që i kanë nxjerrë zbuluar të rinjtë.

Komentet ai i ka bërë teksa ka qenë i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku ka thënë se janë gjetur disa skica dhe prova të tjera, që vërtetojnë gjithçka.

“Ajo që më ka bërë përshtypje është që si ka mundësit? Janë dy gjëra që e kanë nxjerrë zbuluar atë blogeren. E para, blogerja vjen shumë e promovuar, që është një blogere e famshme me miliona ndjekës, me mjete luksi dhe transporti etj. Edhe një ditë të bukur kur arrestohet ju bën thirrje shokëve të mbledhin lekë se nuk ka lekë për avokat. Do të thotë që rubinetat janë mbyllur gjatë kësaj kohe, nuk ka më financim.

E dyta, menjëherë pasi ajo arrestohet nga ana e autoriteteve shqiptare, gjykatat aty në Moskë nxjerrin një urdhër për ndalimin e saj sepse gjoja ajo ka hyrë në disa të dhëna që janë konfidenciale dhe sekret shtetëror edhe në Rusi. Pra, duan ta bëjnë të besueshëm që ne nuk e kemi. Nuk është agjentja jonë. Po këto janë fakte që provojnë të kundërtën. Përveç kësaj, unë nuk dua t’ju them se çfarë është gjetur nga ato që janë gjetur sepse unë jetoj në një komunitet që punoj me shumë njerëz që janë të sigurisë kombëtare. Edhe ato që i janë gjetur këtyre tre personave, ato si ansamblet treshe si diversantët e dikurshëm, njëri për dukje, tjetri kimist, ndërsa tjetri IT. Ato që janë gjetur, janë shumë komprementuese. Janë gjetur skica siç e keni dëgjuar dhe gjëra të tjera që s’keni për t’i marr vesh kurrë. 100%, ata jo vetëm që janë agjentë, dy prej tyre janë njëpërdorimsh që janë gjetur në rrethana të caktuara, qoftë edhe material shtrëngues, shkoni merrni informacion dhe hajdeni. Ndërkohë, njëra është e sprovuar që ka bërë edhe veprimtari tjetër. jo vetëm për sistemet tona, por edhe për skenarët e mundshëm se nga mund t’i vijë Shqipërisë nesër dëmi i madh dhe e keqja nga Rusia, sepse po studiojnë pikat tona të dobëta strategjike”, u shpreh Karamuço.

Kujtojmë se një muaj më parë tre persona u arrestuan në Uzinën e Gramshit, pasi akuzohen për spiunazh. Dy prej tyre ishin shtetas rusë, ndërsa njëri ukrainas, të cilët thuhet se sponsorizoheshin nga agjentura të huaja.

33-vjeçarja, Svetlena Timofoeva ishte një blogere me jetë luksi, ndërsa djemtë e tjerë, njëri kimist dhe tjetri IT. Kjo ka bërë që dyshimet të shtohen edhe më shumë rreth tyre./albeu.com/

The post Karamuço për rusët e arrestuar në Gramsh: Jam i sigurt se janë spiunë, kam prova appeared first on Albeu.com.

Si agjentët e Putinit depërtojnë në Gjermani
Shërbimet sekrete të Rusisë mund të kenë depërtuar edhe në Gjermani.

Forcat gjermane të sigurisë kanë “indikacione” se ata kanë spiunuar ushtarët ukrainas që po qëndrojnë në Gjermani për t’u trajnuar si të përdorin armët e Perëndimit.

Lajmin e ka bërë të ditur revista gjermane, Spiegel të premten.

Forcat ushtarake gjermane kanë identifikuar disa pajisje të dyshimta jashtë dy qendrave të trajnimit.

Dronë të vegjël janë përdorur po ashtu për të fluturuar jashtë qendrave të trajnimit dhe më pas janë larguar, ka thënë Spiegel pa cituar burimet e veta.

Ushtarët ukrainas janë duke u trajnuar në landin perëndimor, Rajnland Patatinate si dhe në Bavari, ku ushtria amerikane është duke mësuar ukrainasit si të përdorin sisteme të artilerisë.

Burime të sigurisë kanë pohuar se shërbimet ruse kanë përdorur skanerë teksa kanë tentuar të fitojnë qasje në telefonat mobilë të ushtarëve ukrainas, është thënë në artikullin e revistës.

Gjermania është duke gjykuar të dyshuarit për spiunim për shtetin e Rusisë.

Vitin e kaluar, një gjykatë në Gjermani ka dënuar një burrë rus me burgim të përjetshëm, pasi ka qëlluar për vdekje një komandant çeçen në një park në Berlin.

Prokurorët kanë thënë se Moska e ka dhënë urdhrin për vrasje. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

The post Si agjentët e Putinit depërtojnë në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Gratë u kapën jashtë me aparate, policia reagon për ngjarjen në uzinën e Poliçanit
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja në uzinën e Poliçanit, ku disa gra u kapën me aparate fotografike jashtë uzinës.

Sipas burimeve nga policia, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake janë konstatuar shtetaset me inicialet P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Gjithashtu sipas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, është ushtruar menjëherë kontroll i imtësishëm.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.

Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.

Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/

The post Gratë u kapën jashtë me aparate, policia reagon për ngjarjen në uzinën e Poliçanit appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Nga fqinjët na vijnë agjentë rusë, disa parti financohen nga Moska
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, është shprehur se nga vendet fqinje vijnë agjentë rusë.

Komentet Pendarovski i bëri gjatë një interviste për numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus”, ku ka komentuar edhe deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme rus Sergei Lavrov, i cili së fundi ka përsëritur se disponimi i popullit maqedonas është në kundërshtim me kursin euroatlantik të elitën politike.

Siç thotë Pendarovski, këto janë deklarata provokuese të cilat, sipas tij, janë pjesë e propagandës politike.

“Të gjitha institucionet shtetërore e dinë se Rusia ndërhyn në punët tona të brendshme. Herën e fundit me pjesëmarrje intensive përmes njerëzve të vet, subjekteve të veta politike, instalacioneve të veta. Nga fqinjët vijnë njerëz që janë agjentë rusë, pra njerëz të shërbimit rus. Nuk mund të zbuloj publikisht se nga vijnë saktësisht, sepse këto janë informacione të ndjeshme, por rusët po përpiqen të ndikojnë edhe përmes atyre kërcënimeve hibride të quajtura moderne, përmes propagandës politike”, tha Pendarovski.

Ai tregon se në organet kompetente ka informacione për persona që kanë ardhur për të provokuar protestat e fundit qytetare, por edhe për financimin e “disa subjekteve politike”./albeu.com/

The post Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Nga fqinjët na vijnë agjentë rusë, disa parti financohen nga Moska appeared first on Albeu.com.

Osmani konfirmon deklaratat e Petkovit për spiunët rusë: Puna e tyre mund të lidhet me diplomatët “non grata” në Maqedoni
“Nga këtu them se ky konstatim është i saktë. Se ka pasur vazhdimisht tentime që Ballkani Perëndimor të mos lëvizë me dinamikën adekuate drejt BE-së”, tha Osmani.

Kështu ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani konfirmoi sot deklaratat e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, i cili së fundmi deklaroi se shërbime pro-ruse kanë punuar për prishjen e marrëdhënieve Shkup-Sofje.

“Unë jam i kënaqur që po dëshmohet edhe me fakte dhe këtë posaçërisht e thonë miqtë tanë bullgarë që interes në bllokimin e perspektivës evropiane nuk ka asnjë anëtare e BE-së, por vetëm palët e treta që dëshirojnë që BE të dobësohet, për shkak se ka një rajon me çështje të hapura pa perspektiva të qarta. Ne gjatë gjithë kohës e thamë këtë, që në interes strategjik i Bullgarisë është të jetë lider i perspektivës evropiane në rajon dhe rajoni të konsolidohet në drejtim të anëtarësimit në BE. Për shkak se zgjerimi mbi gjitha është çështje sigurie. Bullgaria gjendet në këtë rajon tonin, siguria nuk mbaron në kufijtë e një shteti”, deklaroi Osmani.

Osmani tha se dyshon se aktiviteti i personave në Bullgari mund të jetë i ndërlidhur me aktivitetin e diplomatëve rusë që janë shpallur persona të padëshiruar në Maqedoninë e Veriut.

“Unë nuk mund të hyj drejtpërdrejt në publikimin e aktiviteteve të cilët kanë qenë në kundërshtim me Konventën e Vjenës si arsye për shpalljen e tyre persona non grata, por konteksti është ai. Aktivitete që kanë ndërmarrë diplomatët rusë në drejtim të nxitjes edhe të faktorëve politikë dhe jopolitik brenda, mund edhe të interpretohen ashtu për shkak se kanë qenë në drejtim të krijimit të një atmosfere të pakënaqësisë në vend që unë kujtoj se mund të ndërlidhet me aktivitete e ngjashme që janë ndërmarrë në Republikën e Bullgarisë”, deklaroi Osmani.

Ndryshe, kryeministri Petkov tha se dy të punësuar në Agjencinë Shtetërore për Siguri Kombëtare të Bullgarisë kanë punuar që Maqedonia të mos ketë ardhmëri evropiane duke u shprehur i kënaqur që agjencia është marrë me këtë problem dhe që këta persona nuk do të punojnë më mbi këtë çështje./TV 21/

The post Osmani konfirmon deklaratat e Petkovit për spiunët rusë: Puna e tyre mund të lidhet me diplomatët “non grata” në Maqedoni appeared first on Albeu.com.