2 Archives - Albeu.com

Pensionet do indeksohen 2,5%/ Vendimi hyn sot në fuqi, ja kategoritë që përfitojnë
Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve në masën 2,5%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor 2025. Nga indeksimi në total do të përfitojnë 721,398 pensionistë.

Numri i pensionistëve që marrin pension pleqërie është 607,567 pensionistë, 65,926 përfitojnë pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, indeksimin e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit të cilat ndahen:

a) 1 106 000 000 lekë (një miliard e njëqind e gjashtë milionë) lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve; b) 34 000 000 (tridhjetë e katër milionë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

Vendimi i plotë:

Indeksimin, në masën 2.5 për qind, të:

a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr. 326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;

ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr. 758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;

d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 dhe 48, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenit 24, të ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;

ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr. 9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;

f) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension”;

g) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të minierave, të caktuara sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar; gj) pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

h) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

i) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;

j) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

k) shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar;

l) pensioneve shtetërore të posaçme, të caktuara në përputhje me nenin 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ll) përfitimeve të caktuara sipas ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

m) trajtimeve të veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a dhe 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

n) trajtimit financiar, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 129/2021, “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’”.

nj) shtesës mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, sipas vendimit nr. 869, datë 18.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, ‘Statusi i invalidit’, të ndryshuar”.

Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e dytë, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, nga data 1.10.2025 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 18 335 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj dhe më shumë se 36 670 (tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekë në muaj.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, si dhe sipas paragrafit të dytë, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, nga data 1.10.2025 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 12 554 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër) lekë në muaj, por jo më shumë se 18 335 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj.

Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.10.2025 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 18 335 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, si dhe nr. 150/2014, datë 6.11.2014, të caktuara me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit të indeksuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr. 17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, në atë masë që i kanë përfituar deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë.

Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; dhe nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 19 985 (nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve, sipas shkronjave “a”, “e”, “gj”, të pikës 1, të këtij vendimi, me datë fillimi të pensionit deri më 31.12.2014, dhe përfituesit e pensioneve të parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, krahas pensionit dhe kompensimeve, sipas përcaktimeve në pikat 6 dhe 7, të këtij vendimi, do të marrin edhe kompensimet sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.

Përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, dhe udhëzimeve në zbatim të tij, me kusht që pensioni që kishte apo i takonte mbajtësit të familjes të jetë llogaritur sipas dispozitave ligjore në fuqi deri më 31.12.2014.

Masa e pensionit të plotë social, duke filluar nga data 1.10.2025 e në vazhdim, do të jetë 9 953 (nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë. Shuma bazë e pensionit, e përcaktuar sipas pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për personat që plotësojnë periudhën e sigurimit sipas përcaktimeve të nenit 92, të këtij ligji, duke filluar nga data 1.10.2025 e në vazhdim, do të jetë 9 953 (nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1 140 000 000 (një miliard e njëqind e dyzet milionë) lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit të cilat ndahen: a) 1 106 000 000 lekë (një miliard e njëqind e gjashtë milionë) lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve; b) 34 000 000 (tridhjetë e katër milionë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë./Monitor

The post Pensionet do indeksohen 2,5%/ Vendimi hyn sot në fuqi, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Çmimet e mallrave të konsumit, rritje vjetore prej 2,3% në gusht
Indeksi i çmimeve të konsumit, një tregues që mat ndryshimet në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që përdor një familje mesatarisht, shënoi rritje vjetore prej 2,3% në muajin gusht të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kur ky ndryshim ishte 2,0%.

Po ashtu, krahasuar me muajin korrik 2025, ndryshimi mujor i çmimeve ka qenë 0,3%.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe është vërejtur në grupin e “argëtimit dhe kulturës” që ka shënuar një rritje të çmimeve prej 6,3%, pasuar nga “pije alkoolike dhe duhan” me 3,3%, dhe “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%.

Grupi i “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” ka pasur një rritje prej 2,5%, ndërsa grupet e tjera si “hotele, kafene dhe restorante” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë shënuar gjithashtu rritje, respektivisht me 2,2% dhe 2,8%.

Brenda grupit të ushqimeve, disa produkte kanë pasur rritje më të theksuar të çmimeve. Ndryshimi më i madh është regjistruar në “vajra dhe yndyrna”, ku çmimet janë rritur me 6,5%, pasuar nga grupet e “qumështit, djathit dhe vezëve” me 3,6%, “mishit” me 3,2%, dhe “peshkut” me 2,4%.

Po ashtu, çmimet e frutave dhe zarzavateve janë rritur përkatësisht me 2,1% dhe 1,3%.

Krahasuar me korrikun 2025, disa grupe kanë shënuar rritje të çmimeve, siç janë grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “argëtim dhe kulturë” dhe “hotele, kafene dhe restorante”, që janë rritur me 0,5% secili.

Po ashtu, çmimet e “mobiljeve, pajisjeve shtëpie dhe mirëmbajtjes së shtëpisë” janë rritur me 0,4%, ndërsa grupet si “ushqime dhe pije joalkoolike”, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “veshje dhe këpucë” kanë shënuar rritje prej 0,3% secili.

The post INSTAT: Çmimet e mallrave të konsumit, rritje vjetore prej 2,3% në gusht appeared first on Albeu.com.

Erisa Xhixho: Gjatë vitit 2023, numri i nxënësve u ul me 5,2 %, është vrarë çdo shpresë dhe të rinjtë po ikin
Përmes një deklarate për mediat, zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka folur rreth gjendjes së arsimit, shkollave dhe studentëve.

Xhixho tha se të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave, tregojnë se në vitin 2023 mbyllën arsimin e mesëm gati 2500 nxënës më pak se vitin paraardhës, një ulje prej 5,2 %, krahasuar me vitin shkollor  2021-2022.

Gjithashtu, Xhixho thekson se Shqipëria po i humbet me shpejtësi të rinjtë, për shkak të keqqeverisjes që kaq vrarë shpresën.

Çdo vit, numri i nxënësve e studentëve sa vjen  e tkurret, u shpreh Xhixho.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë. Shqipëria po i humbet me shpejtësi të rinjtë për shkak të keqqeverisjes që kaq vrarë shpresën. Çdo vit, numri i nxënësve e studentëve sa vjen  e tkurret.

Të dhënat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojnë se në vitin 2023 mbyllën arsimin e mesëm gati 2500 nxënës më pak se vitin paraardhës, një ulje prej 5,2 %, krahasuar me vitin shkollor  2021-2022.

Politikat e dështuara arsimore dhe një axhendë e qartë e qeverisë për shpopullimin e vendit po i kthen institucionet e dijes në ngrehina boshe. Po humbasim nxënësit, po humbasim mësuesit, po humbasim shkollat dhe universitetet. E gjithë kjo sepse para së gjithash shqiptarët kanë humbur shpresën.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022 në të gjithë vendin janë mbyllur 202 shkolla publike, sipas të dhënave të vetë Ministrisë së Arsimit.

Do të mjaftonte vetëm kaq për të ngritur alarmin e shkretimit të qyteteve të vogla e fshatrave të tëra, por kjo qeveri e propagandës zgjedh ta mbulojë dështimin me numrin e turistëve. Sa më shumë e zgjedhin të huajt Shqipërinë për ta vizituar, aq më pak e zgjedhin shqiptarët për të jetuar.

Në vend që të hartojë politika që synojnë rivitalizimin e zonave të shpopulluara, qeveria ua vështirëson jetën edhe atyre pak qytetarëve që pamundësia ekonomike i mban lidhur në një vend që shumica e kanë braktisur.

Me një VKM. të datës 1 mars 2023, qeveria u ka hequr të drejtën e transportit për në shkollë qindra nxënësve që mësojnë në shkollat larg banesave të tyre. Heqja e pagesës mujore të transportit e ka bërë akoma më të vështirë aksesin në dije, që shteti ka detyrimin ta garantojë falas për çdo fëmijë të këtij vendi. Prindërit e tyre janë të detyruar të zgjedhin mes pagesës për transportin ose heqjes së fëmijëve nga shkolla.

Zbrazja e shkollave dhe universiteteve nga nxënës e studentë ka prodhuar tashmë pasojat e para edhe në stafin pedagogjik. 54 mijë studentë kemi humbur që nga viti 2013. Kjo hemorragji dramatike e të rinjve rrezikon ta lërë vendin pa profesionistë të fushave të ndryshme, por para së gjithash po e lë pa mësues.

Në të gjithë vendin ka 222 vende vakante për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letërsisë, dy lëndët bazë në arsimin parauniversitar. Pagat e ulëta nuk i inkurajojnë të rinjtë të ndjekin degët e mësuesisë, të cilat po mbyllen me një ritëm të frikshëm.

Nevoja për rivitalizimin e stafeve pedagogjike është më emergjente se asnjëherë tjetër. 47.5% e mësuesve zotërojnë njohuri të pamjaftueshme për çështje që lidhen me mësimdhënien, 94% e trupës mësimore nuk kanë aftësi digjitale.

Në kushtet e këtij dështimi, Partia e Lirisë e ka vënë arsimin në qendër të njërit prej 5 prioriteteve për Shqipërinë.

Plani ynë parashikon para së gjithash një analizë të thellë të sistemit, për të ndarë sipas nevojave akute të arsimit buxhetin, i cili do të jetë sa 5% e GDP-së, njësoj si vendet e BE-së. Ne kemi bindjen se pa investuar fort në të, arsimi nuk mund të ringrihet dhe pa të nuk mund të ringrihet as Shqipëria.

Ne do të bëjmë një reformim të thellë të kurrikulave shkollore, nga grupe ekspertësh jashtë çdo pazari apo përfitimi në kurriz të cilësisë së teksteve.

Do të vëmë mësuesin në qendër të reformës, duke dyfishuar pagat e tyre e duke i mbështetur me bonuse, sipas modelit të vendeve nordike.

Plani ynë parashikon rritjen e pagave për pedagogët dhe stafet universitare, depolitizim të arsimit, shmangie nga çdo ndikim politik, strategji afatgjatë e të gjithë pranuar në interesin më të madh të vendit.

Ne duhet të investojmë në arsim, për ta kthyer atë në arenë ku edukohen dhe përgatiten qytetarë të angazhuar, me njohuri të plota mbi shtetin ligjor, demokracinë, të drejtën për referendum, dhe gjithashtu ne duhet ta bëjmë shkollën institucionin që formon qytetarë që mendojnë në mënyrë kritike, që janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre, dhe i mbrojnë ato me çdo mjet demokratik përballë padrejtësisë.

E ardhmja e vendit garantohet vetëm përmes arsimimit cilësor, dhe duhet ta bëjmë të mundur sa më shpejt!

The post Erisa Xhixho: Gjatë vitit 2023, numri i nxënësve u ul me 5,2 %, është vrarë çdo shpresë dhe të rinjtë po ikin appeared first on Albeu.com.

Tanket e para Leopard 2 janë tashmë në Ukrainë
Tanket e para Leopard 2 kanë mbërritur tashmë në Ukrainë, tha ministri polak i mbrojtjes Mariusz BLaszczak.

Tanket moderne të betejës të prodhuara në Gjermani mendohet të jenë një ndryshim i lojës për Ukrainën, e cila shpreson të nisë një kundërofensivë në javët e ardhshme.

Bloomberg News më herët tha se kryeministri i Polonisë do të njoftojë mbërritjen e tankeve gjatë vizitës së tij në Kiev.

Mateusz Morawiecki mbërriti në kryeqytetin ukrainas më herët sot në shenjë mbështetjeje për vendin, shkroi zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller në Twitter.

Premier @MorawieckiM ?????Prezydent Ukrainy @ZelenskyyUa

Polska konsekwentnie wspiera działania na rzecz bezpieczeństwa Ukrainy i Europy. pic.twitter.com/vfC0DkPDX0

— Piotr Müller (@PiotrMuller) February 24, 2023

/albeu.com

The post Tanket e para Leopard 2 janë tashmë në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Londër – New York për 80 minuta, prezantohet dizajni i avionit supersonik (FOTO LAJM)
Një projektues spanjoll ka zbuluar një dizajn mahnitës për një aeroplan të ri supersonik që mund të arrijë nga Londra në Nju Jork për 80 minuta.

Hyper Sting është një koncept i ri për aeroplanët e ardhshëm komercial supersonikë që do të udhëtojnë me 2,486 mph. Kjo është pothuajse dyfishi i Concorde, i cili bëri fluturimin e tij të parë gati dy dekada më parë. Dizajneri spanjoll Oscar Viñals thotë se 170 pasagjerë mund të shijojnë udhëtimin me mbi tre herë shpejtësinë e zërit. Ai shpjegoi se një aftësi 3.5 Mach do të ishte falë sistemeve inovative si një reaktor bërthamor i deritanishëm teorik me shkrirje të ftohtë.

Oscar Viñals / SWNS

Kjo do të fuqizonte dy motorë ramjet dhe katër turbojet hibrid të gjeneratës së ardhshme. Në 328 këmbë, Hyper Sting do të ishte mbi 100 këmbë më i gjatë se Concorde dhe do të kishte një hapje më të gjerë krahësh prej 169 këmbë krahasuar me 85 këmbët e Concorde.

“Concorde ishte një makineri e shkëlqyer, një eksperiment fisnik, por ai shkaktoi shumë emetime në mjedis, shumë zhurmë në komunitetet tona dhe ishte shumë i shtrenjtë për t’u përdorur”, tha Viñals.

“Një epokë e re e fluturimit supersonik mund të jetë afër qoshes, por ka sfida për të kapërcyer kur bëhet fjalë për të fluturuar më shpejt se shpejtësia e zërit.”

Oscar Viñals / SWNS

“Sot, ka disa projekte për një epokë të re fluturimesh supersonike nga iniciativa të ndryshme private dhe publike, disa prej tyre janë në zhvillim e sipër dhe mund të bëhen brenda pak vitesh në një koncept real.

Viñals thotë se emri i dizajnit të tij është i ndikuar nga forma e avionit. Trupi i avionit do të kishte formën e një “thimbi të madh” me një “hundë” shumë të mprehtë, që do të kishte funksionin për të kontrolluar rrjedhën e ajrit përpara (presionin/shpejtësinë), për ta rishpërndarë atë në pjesën qendrore dhe mbi krahë, – tha Viñals.

Dizajneri i Barcelonës beson se koncepti i tij është i realizueshëm, por do të kishte nevojë për përparime në teknologji.

The post Londër – New York për 80 minuta, prezantohet dizajni i avionit supersonik (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

641 mijë paund për 54 orë punë, ish-kryeministrja e Britanisë po shijon “pensionin” politik
Largimi nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe 3 vite më parë nuk ka pasur asnjë ndikim në xhepat e Theresa May-t.

Ish-kryeministrja, sipas mediave britanike së fundmi ka fituar plot 109 mijë paund vetëm për një fjalim pesë orësh në Danimarkë.

Që nga fillimi i vitit 2022, May ka siguruar një shifër rekord prej 641 mijë paund për vetëm 54 orë punë.

Kjo është një tarifë për orë prej gati 12,000  dhe ajo tani ka grumbulluar më shumë se 2.1 milion £, nga fjalimet e saj nëpër konferenca dhe takime të ndryshme që nga korriku 2019.

Pagesa e saj e fundit erdhi muajin e kaluar për një fjalim në Shoqërinë Daneze Juridike në Kopenhagë, të cilën ajo e regjistroi në Regjistrin e Interesave Financiare të Parlamentit. Klienti gjithashtu i dha asaj një asistencë plus, pra një paketë akomodimi me vlerë 3,400 paund në muajin mars.

Ndërsa në muajin janar sipas TheSun, May mori 127 mijë paund për një konferencë njëditore në Florida.

The post 641 mijë paund për 54 orë punë, ish-kryeministrja e Britanisë po shijon “pensionin” politik appeared first on Albeu.com.

Pastronte paratë e bandës shqiptare të drogës, familja kineze në Londër detyrohet të lërë 2,2 milion $
Një familje kineze në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, akuzohet se pastronte paratë e bandës shqiptare të drogës.

Atyre do u duhet të dorëzojë dy pronat e saj me vlerë më shumë se 1.6 milionë paund (2.2 milionë dollarë)  në Londër, për shkak se mamaja kishte pranuar të pastronte para për një bandë shqiptare.

Sipas hulumtimeve të policisë dy shtëpitë ishin të lidhura me pastrimin e parave të një bande shqiptare të drogës, për të cilat shtetasja me kombësi kineze, Fen Chen, u dënua me 6 vite burg në 2017-n pasi u shpall fajtore, raporton Ora Neës.

Hetuesit zbuluan se grupi i kriminal i organizuar i kishte dhënë zonjës Chen më shumë se 1,8 milionë paund para në dorë.

Ajo u arrestua pasi kishte pranuar një pako me para nga një shqiptar i identifikuar si Fation Koka, me vlerë 300 mijë paund, në një vend parkimi.

Edhe Koka u arrestua gjatë atij operacioni policor.

Një “çmenduri”, shikoni perlën për golin e vitit. E shënon në Francë nga 60 metra

Mësohet se kinezja vendoste vazhdimisht shuma të mëdha parash në llogaritë e të birit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Shuyu Cao.

Ky i fundit  kishte marrë më shumë se 800,000 £ në llogaritë e tij përmes bankave në të gjithë vendin.

Një kontroll në shtëpinë e tij zbuloi një valixhe metalike që mbante 60,000 £, duke nxitur një hetim të ri për burimin e parave.

Oficerët gjetën gjithashtu fotografi në kompjuterin e tij të tufave të parave dhe dy kartëmonedhave të grisura, një pajisje e njohur e përdorur nga pastruesit e parave./albeu.com/

The post Pastronte paratë e bandës shqiptare të drogës, familja kineze në Londër detyrohet të lërë 2,2 milion $ appeared first on Albeu.com.