Kryesore

Zbardhet dosja e Prokurorisë për vrasjen e Egli Progës/ Ma dridh një duhan, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës: Mos më bëni si të fortë se u…

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçari Eglantin Proga, u dhunua për vdekje nga shtetasi nga Denis Meçe.

Top Channel, ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore ku sipas dosjes, një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme.

Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre.

Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri-tjetrin, duke thënë, “o kushëri, o kushëri”.

Pas një çasti Egli i thotë Denisit: “O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat”.

Më pas kaluan përsëri me të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: “Hajde dalim pak jashtë”.

Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë ku kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe, godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar atje pranë, e më pas është rrëzuar në tokëm dhe është përplasur në asfalt.

Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar.

Disa minuta më vonë ka mbërritur ambulanca dhe pasi është transportuar në spital, është konfirmuar i vdekur.

të fundit

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

2 minutes ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

36 minutes ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Kuvendi miraton Buxhetin 2027 me 80 vota pro, kalon edhe paketa fiskale!

Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…

1 hour ago

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit 27 Nëntor 2026, reshje shiu dhe dëborë në zonat malore

Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…

2 hours ago