Kryesore

Shqiptarët e Luginës marshojnë për “identitet dhe dinjitet” dhe kundër diskriminimit

Qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës në jug të Serbisë kanë marshuar të hënën, për siç thanë ata, kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Një nga organizatorët e marshit tha se “nga këtu dërguam porosinë se shqiptarët duan barazi, se barazia pa drejtësi nuk bëhet.
Kërkesat e shqiptarëve janë të kamotshme, e kamotshme është edhe heshtja e shtetit dhe padrejtësia që po ua bën shqiptarëve”.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se kërkesat janë kthimi i gjykatës, zbatimi i marrëveshejve të deritashme, kthimi i adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njohja e diplomave shkollore dhe integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore.

Serbia e ka mohuar vazhdimisht se shqiptarët në këtë vend janë të diskriminuar.

Të veshur me fanella me mbishkrimin “Për identitet dhe dinjitet”, marshuesit kaluan nëpër qendrën e qytetit të Preshevës pranë institucioneve duke mbajtur pankarta me thirrjet si: “Stop pasivizmit selektiv”, “Duam libra shqip” dhe “Kthema adresën”.

Marshuesit, të cilëve u prinë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe kryetarja e Preshevës, Ardita Siani, u ndalën pranë ndërtesës së Komunës së Preshevës, ku u këndua himni kombëtar shqiptar.

Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve të Luginës në dy muajt e fundit, pas asaj në Bujanoc në gusht.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61.687 shqiptarë.

Përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit – komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës – shpesh janë ankuar se diskriminohen nga autoritetet në Serbi.

Një problem me të cilin përballet shqiptarët e Luginës së Preshevës është edhe mosnjohja e diplomave universitare të fituara në Kosovë, pavarësisht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Më 2020 Kosova dhe Serbia e ritheksuan përkushtimin e tyre për njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale, por deri tani nuk janë bërë hapa për zbatimin e tyre.

Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, shqiptarët u Luginës u ankuan edhe për një rritje të numrit të çaktivizimit të adresave të tyre nga policia serbe, duke e akuzuar atë se i ka fshirë ato në mënyrë të paligjshme, për t’ua mohuar të drejtat elementare.

Problemi i çaktivizimit të adresave është përmendur në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, në pjesën që ka të bëjë me respektimin e të drejtave të pakicave.

Pas protestës së gushtit në Bujanoc, Qeveria e Serbisë, kishte thënë se ajo ishte përpjekje e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti “për të destabilizuar rajonin”.

Qeveria serbe i kishte hedhur poshtë akuzat e deputetit Kamberi për diskriminimin e shqiptarëve dhe për përfaqësim të pamjaftueshëm në institucione duke thënë se nuk qëndrojnë.

Më 2001 ishte arritur një marrëveshje e njohur si Marrëveshja e Konçulit për çmilitarizim e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) dhe për integrimin e pakicës shqiptare nëpërmjet një procesi demokratik.

Në korrik të vitit 2013, Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq e miratoi planin shtatëpikësh, i cili ishte pothuajse i njëjtë si marrëveshjet e mëparshme.

Qeveria serbe tha në gusht se ai plan u ndërpre nga deputeti i atëhershëm shqiptar në Kuvendin serb, Riza Halimi, në nëntor të vitit 2013./REL

të fundit

Besnik Tahiri: VV-ja nuk do ta marrë Presidencën, nuk do të lejojmë krijimin e parti-shtetit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri është shprehur i vendosur se pozitën e Presidentit nuk do të lejojnë ta merr Lëvizjes…

2 minutes ago

Liverpooli përgatit 65 milionë euro për Endrickun, Real Madridi përballet me një vendim të vështirë

Liverpooli është gati të bëjë një lëvizje konkrete për Endrickun, duke përgatitur një ofertë prej 65 milionë eurosh për sulmuesin…

23 minutes ago

Deputeti ukrainas sfidon qëndrimin e Zelenskyt dhe kërkon njohjen e Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se mbështet fuqishëm njohjen e Kosovës nga Ukraina, duke bërë të ditur se për…

23 minutes ago

“Boo sa turp!” Rozana Radi nuk përmbahet: Po lahuni o njerëz, lahuni… (FOTO)

Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit një episod aspak të këndshëm që duket se i ka ndodhur gjatë përdorimit të…

24 minutes ago

Pensionet në Maqedoninë e Veriut pritet të rriten sërish në shtator

Pensionistët në Maqedoninë e Veriut në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve, e cila këtë herë…

24 minutes ago

“E sulmova për t’u hakmarrë për vëllain” – Dëshmia e Poli Boriçit për atentatin e dështuar ndaj Ermir Kërtezit në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”. Kjo mësohet të…

28 minutes ago