Kryesore

Qytetarët në protestë, deputetët e Kryesia me pushime/ Zbulohet mesazhi i Nokës: Duhet të jemi ne në ballë, jo anëtarët e thjeshtë

Protesta me numra modeste, si para Bashkisë dhe poshtë ballkonit të Sali Berishës duket se janë kthyer në problem brenda selisë blu dhe për herë të parë pranohet edhe nga vetë drejtuesit e Partisë Demokratike.

Megjithëse fund gushti, pushimet për deputetët dhe anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nuk kanë mbaruar.

Të lidhura

None found

Ora News ka zbuluar një mesazh që ka mbërritur në aparatët celularë të anëtarëve te Kryesisë dhe deputetëve nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, i cili u kujton se ka ardhur koha të harrojnë pushimet dhe t’i rikthehen aksionit.

Numri dy i selisë blu vendos edhe një kuotë pjesëmarrjeje në protestat që do të mbahen para Bashkisë apo edhe poshtë ballkonit të liderit demokrat, duke nënvizuar se protestat nuk janë detyrë vetëm e simpatizantëve dhe anëtarëve te thjeshtë, por fillimisht e organeve drejtuese të partisë.
“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narko-regjimit me qëllim krijimin e qeverisë teknike si të vetmen rrugë për ti dhënë vendit zgjedhje të lira Ky angazhim kërkon më se paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave të tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek Bashkia dhe “Rruga e Shpresës”. Protestat nuk janë detyrë vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi Kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revoltë. Faleminderit” , shkruan Noka në mesazhin e tij.

të fundit

Zbulohen formacionet e derbit Milan-Inter, ndryshime të papritura në të dyja skuadrat

Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…

6 minutes ago

Roma fiton bindshëm ndaj Udineses në një përballje me shtatë gola

Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Udineses, duke triumfuar me rezultat 5-2 në ndeshjen e vlefshme…

12 minutes ago

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Media italiane “Il Fatto Quotidiano”: Tirana në revoltë! Të rinjtë protestojnë prej disa muajsh kundër qeverisë

Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…

17 minutes ago

VIDEO/ Clash at the Ministry of Education: moment FNSH officer kicks a Molotov cocktail and sends it toward the media

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në…

20 minutes ago

Young man’s call at protest: On November 28, all Albanians should unite for the country’s final liberation, Rama did not listen to us for 135 days!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…

20 minutes ago

Police operation in five cities, 13 people arrested for drug-related offenses

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

21 minutes ago