Kryesore

NAMI NË TIRANË/ Njëri rreh infermierin, tjetri përndjek ish-të dashurën, dy të tjerë tapë në timon, 6 të arrestuar

Policia e Tiranës bën me dije se në 24 orët e fundit janë arrestuar 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3:

Të lidhura

None found

– ekzekutuan vendimin penal për shtetasin O. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 katër muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”;

– arrestuan një 17-vjeçar, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Legisi”, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin L. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– A. C., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij;

– A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– G. G., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– E. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në Vorë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin D. L., 23 vjeç, banues në Shkup. Si pasojë është dëmtuar shtetasi  D. L., dhe 2 pasagjerët në mjetin e tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia e Tiranës.

të fundit

Zemaj kërkon hetim për shkeljet ligjore të deputetëve që ushtrojnë edhe detyrën e ministrit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, kërkoi nga Prokuroria që të gjejë shkeljet ligjore dhe keqpërdorimin e buxhetit…

43 seconds ago

FAI i heq mbështetjen Infantinos, IFA rreshtohet me qëndrimin e UEFA-s

Federata Irlandeze e Futbollit (FAI) ka tërhequr zyrtarisht mbështetjen për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa Federata Irlandeze e Futbollit…

4 minutes ago

Eight People Indicted for Abuse of Office, North Macedonia’s State Lottery Damaged by More Than 507 Million Denars

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 8 personave si bashkëkryerës të veprës penale "Keqpërdorim i pozitës dhe…

11 minutes ago

Ilço Gjorgjioski Released from Detention on €500,000 Bail

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Ilço Gjorgjioski, lirohet nga paraburgimi pasi gjykata vendosi t'i hiqet paraburgimi dhe…

11 minutes ago

Indictment Against Radoiçiq Refocuses Attention on Political Ties in Kosovo, Investigation of Associates Also Sought

Aktakuza e ngritur ndaj Milan Radoiçiqit për krime lufte ndaj 20 personave në Gjakovë ka rikthyer në vëmendje jo vetëm…

12 minutes ago

Germany Increases Support for the KSF with Nearly €3 Million Project

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe…

13 minutes ago